Venediku, Perandoria Gjermanike dhe Roma
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Venediku, Perandoria Gjermanike dhe Roma

Ky episod pohon ndër të tjera një zhvillim që ka nisur të ndihet dhe që u cek më lart, i cili diferencon gjithmonë e më shumë dy Dalmacitë, në veri dhe në jug të Neretvës: ndërkohë që gjithë qytetet e tjera dalmate shkojnë t’i bëjnë nderime dogjës në Zarë, ku siç thotë Jan Gjakoni “u mblodhën pothuajse të gjitha popujt e dalmatëve”, raguzanët e sërës së lartë, përreth ipeshkvit të tyre, u mjaftuan me një mbledhje në Curzola për t’i bërë Orseolos, (që patën kujdes e nuk e ftuan në Raguzë), një betim qartazi më pak solemn e më pak detyrues.

Veç të tjerash, ky kujdes ndaj Dalmacisë jugore përputhet me një politikë, ende modeste, që qeveria e dogjës kërkon ta vërë në jetë: duke çliruar linjat e lëvizjes së saj në Dalmacinë e veriut nëpërmjet kontrollimit të ishujve të mëdhenj që bllokojnë Quarneron. Si përgjigje ndaj sulmeve kroate, djali dhe trashëgimtari i Pietro Orseolos, Ottoneja, nisi një shpeditë të re më 1018 që ka si tipar thelbësor ndalesën, gjatë kthimit, në Arbo, Veglia dhe Osero, ku kërkon t’i përsëriten betimet që i ishin bërë të atit, duke shtuar në to pagesën e një tributi, i cili nuk u kërkua as nga Zara as nga Spalato; ky lloj rezervati privat i Venedikut fsheh në vetvete një ndarje reale me perandorinë greke, e cila po atë vit shpartallon bullgarët dhe zë rishtas vend në Rascie, Bosnje e deri edhe në bregdet “deri në kufijtë e Dalmacisë së poshtme”, të cilën e kontrollon prej Raguzës, ndërkohë që Zara dhe Spalato e ruajnë statutin e tyre prej qytetesh autonome, porse duke ia njohur atij supremacinë. Kjo autonomi nën proteksion e veriut të Dalmacisë mund të verifikohet edhe në vitet 1033-1034, kur një personazh të cilin tekstet greke e quajnë Dobronas dhe i japin titujt “arhond dhe topark i Zarës dhe Spalatos”, bën dy vizita të njëpasnjëshme në kryeqytetin bizantin, ku pritet me nderime të mëdha. Mirëpo perandoria, që është në apogjenë e fuqisë së vet, fillon të mërzitet nga ky lloj sistemi bastard dhe mendon të marrë drejtpërdrejt në dorë Dalmacinë veriore: një vizitë e tretë e Dobrdnasit në kohë e mbretërimit të Mihalit IV (1034-1041) mbyllet me burgimin e tij, zënien rob të së shoqes dhe të të birit, duke shpallur qartë synimin për të futur nën zotërim territoret që ai ka nën kontrdll; krejt familja do të vdesë në robëri. Sidoqoftë, jugu i Dalmacisë si një vazhdimësi e temave të Dyrrahionit dhe të Nikopolisit, është realisht pjesë e perandorisë, siç e dëshmon pjesëmarrja e raguzianëve në operacionet detare bizantine.

Megjithatë Dyrrahioni dhe treva e tij e konfirmon rolin e vet si bastion kundrejt sllavëve nëpërmjet strukturës së fortë administrative e ushtarake: mirëpo kjo nuk i pengon disa fatkeqësi të rënda, siç është marrja e qytetit gjatë një kryengritjeje të re bullgaro-maqedonase më 1040, që mund ta ketë nxitur perandorinë të marrë përsëri premtime më në veri, në Zarë, por sidomos që ta shndërrojë temën e Dyrrahionit në një dukat-katepanat, sipas shembullit të provincave italiane, gjë që kryhet nën mbretërimin e Konstandin Monomakut. Duka i shton tani trupave lokale të tematave, që deri atëhere vetëm sa përmendeshin, kontingjente të ushtrisë qendrore (tagmata), të cilat iu bashkangjitën të parave duke nënvizuar rëndësinë që Bizanti i jep këtij rajoni: ai nuk ka vetëm e funksionin e ndalimit të shtytjes sllave drejt detit, pasi tani vjen e i shtohet edhe roli i kryeurës drejt provincave italiane, për të cilat Dyrrahioni bëhet edhe një herë pikëhyija më e drejtpërdrejtë në çastin kur ravijohet në horizont rreziku norman. Sigurisht, ende shumë pak përiytyrohet se mund të vijë ndonjë rrezik real nga përtej Adriatikut, siç e tregon dobësia e mbrojtjes detare të porteve epiro-shqiptare në fund të shekullit XI, veçse roli i tyre i dyfishtë nga ana tjetër ilustrohet prej kompetencave që kanë, ndoshta më pak teorike sesa është thënë deri tani, të cilat dukës së Dyrrahionit i rinjihen edhe përtej kufijve të juridiksionit të tij, si mbi Dalmacinë ashtu dhe mbi Italinë. Kështu shfaqet një qarkullim detar në rritje, mbi të gjitha ushtarak, nga porti i madh epirot në drejtim të Barit, Brindizit dhe Otrantos, që forcon lidhjet ekonomike të dikurshme, të cilat mungesa e burimeve na pengonte t’i saktësonim deri më tani.

Por pavarësisht nga përmasat reale të zotërimit bizantin mbi Shqipërinë dhe Dalmacinë, kjo shënon fillimin e një periudhë shkëlqimi për Venedikun, zot i ishujve që mbrojnë bazat e tij të nisjes dhe, veç kësaj, favorit i një perandorie që është bërë sërish për t’iu druajtur, çka s’i trazon aspak lidhjet e tij detare. Pa patur asnjë pretendim për trevat e kanalit të Otrantos, të cilat ruhen mirë nga perandoria, ai s’merakoset shumë për brigjet veriore të Dalmacisë, pasi i trembet më fort kontrollit kroat; në një mirëkuptim të përsosur me Bizantin, ai është në gjendje ta rrahë rrugën perandorake që nxjerr në det të lirë, për në Konstantinopojë apo drejt Lindjes myslimane, ku interesat e veta tregtaresa vjen dhe shtohen. Të bezdis natyrisht fakti që nuk mund të saktësohet se në ç’kohë fillon të shfaqet prania e tregtarëve italianë në bregun e sotshëm të Shqipërisë, por kjo prani është me siguri reale që nga gjysma e parë e shekullit XI; sikurse edhe në pjesën tjetër të perandorisë, ajo është pikësëpari një punë e amalfasve, pasi brigjet e Adriatikut tanimë janë të çliruara dhe joshin një konkurrencë të cilën Venediku më pas do të bëjë çmos ta eliminojë. Veç kësaj, Venedikut duhet të ketë ndjekur shumë shpejt këtë shembull, sidomos në Dyrrahion, për të cilin Ana Komnena arrin deri aty sa të thotë se aty nga viti 1081 banorët “ishin në shumicën e tyre emigrantë nga Amalfi dhe Venediku”, ekzagjerim i dukshëm që vjen nga fakti se në këtë qytet, ashtu si në qytetet dalmate, gjendej një popullatë me peshë romane, të cilën Ana me sa duket e ngatërron me të huajt e mirëfilltë’98. Këto koloni tregtare dëftejnë që tani një qëndrim që do të ndeshet në mjaft rajone të tjerë të perandorisë; megjithëse gëzojnë favoret e saj, ato nuk dëshirojnë të vuajnë edhe pasojat e politikës së saj e as ta ndjekin nga pas përkundër interesave të tyre, siç e tregon sjellja në kohën e sulmit norman të vitit 1081: në rast se Ana Komnena dhe Vilhelmi i Puljes deklarojnë se akropoli i Dyrrahionit iu dorëzua normanëve nga një amalfas, një kronikan tjetër latin thotë se grekët ia kishin besuar gardën një veneciani të quajtur Domenico, i cili paskesh qenë tradhtari, diçka që duket pa gjasa në vigjilje të momentit kur Venediku do të marrë nga Konstantinopoja privilegjin e vet më vendimtar dhe në një kohë kur Amalfi ka rënë, prej vitit 1073, në duart e normanit Robert Guiscard; më anë tjetër, në qoftë se i takojmë venedikasit dhe amalfasit përherë të pranishëm në qytet, më 1084, janë vededikasit ata që janë përgjegjës edhe mbi njërën edhe mbi tjetrën palë.

Të jetuarit nën hijen e Bizantit, siç bën Venediku gjatë një pjese të madhe të shekullit XI, ka gjithaq edhe anën e vet negative: nën Orseolët, që pa dyshim kanë rënë në gjumë nga një mirëkuptim i gjatë me Ottonët e fundmë, Venediku i shpërfill ca si shumë lidhjet e veta plotësuese, si politike ashtu dhe ekonomike, me Italinë e veriut dhe me perandorinë gjermanike, duke rrezikuar të humbasë funksionet e veta të tranzitit midis Lindjes dhe Perëndimit e ta tërheqë Adriatikun në një rrugë pa krye. Tanimë kushëriri i Ottonit III, perandori Henriku II, gjatë tri shpeditave të tij në Itali, kishte diktuar ngjitjen në fronin e Aquileas të një nga të afërmit e vet, Popponi, duke pasur për synim nëpërmjet kontrollit të territorit të patriarkanës që të lidhte më së fundi me një rrugë të drejtpërdrejtë tregjet perandorake të Friulit dhe të Veronës; kjo do të thoshte bllokim i çdo lloj shtriijeje të mundshme tokësore të Venedikut drejt kontinentit, dhe aty për aty asfiksimin e veprimtarisë së tij tregtare në këtë drejtim. Por Konradi II shkon edhe më larg më 1026, duke refuzuar të përtërijë paktin e dikurshëm të Lotharit: një tekst me famë e ndoshta i shkruar në këtë kohë, Honorantiae Ciuitatis Papiae, flet në kohën e shkuar për venedikasit që shkonin në panairet e Pavisë. Dhe pra, Henriku III, që përpara se të ngjitej në fron, kishte shkuar më 1040 në Venedik duke përtërirë aty privilegjet e qytetit...

Në të vërtetë, ekspansioni në det, tërheqja në raport me Italinë dhe përqafimi në dukje i anës bizantine shprehin një krizë të thellë të brendshme që kundërvë edhe një herë një aristokraci, e cila kërkon konfiskim të pushtetit, të përfaqësuar asokohe prej Orseolëve, me elementë që, ndonëse mjaft të pasur, s’kanë asnjë lloj kompetence. Më 1024, mbas kryengritjeve të para e të përgjakshme, familja dukale dëbohet nga Venediku dhe duka Otton strehohet në Konstantinopojë, ku ai dhe rrethi i tij ishin parë si shpresa e vetme; shpirti i revoltës është njëfarë Domenico Flabianico, për të cilin nuk dihet thuajse asgjë, përveç se ka bërë shitblerje trojesh, edhe pse ngjan të jetë marrë dhe me tregtinë e mëndafshit, dy aktivitete që, sido të jetë, nënkuptojnë se kishte të bënte me kontinentin, ngaqë tërë tokat lagunore ishin prej një kohe të gjatë në duart e familjeve të vjetra.

Megjithatë, Venediku është ende larg së qeni një qytet ku ngadhënjejnë tregtarët aventurierë, ndërkohë që hinterlandi mbetet mjaft i pranishëm, teksa fillon të përvijohet lufta midis papës dhe perandorit, e cila do të zgjasë për dy shekuj; vetë Venediku të jep në këtë kohë përshtypjen se merr anën e Romës, çka do të thotë se mbetet besnik ndaj vetvetes, pasi Roma, për arsye të rrezikut norman, është aleate e Bizantit, që gjithnjë e më tepër ushtron trysni ndaj kufijve jugorë të territoreve papnore dhe kundruall provincave bizantine, të cilat tanimë i ka cënuar seriozisht. Më 1044 venedikasit shkojnë në Romë ku fitojnë nga një sinod i mbajtur në Laterano njohjen e të drejtave të Grados si mitropoli, ndërkohë që patriarku i Aquileas poshtërohet me titullin “ipeshkv i Cividales”, një fyeije e skajshme ndaj protektorit të tij gjermanik. Por këtë herë Venediku ka zënë mend, pasi i duhet, për pasojë, të marrë mbi vete andrallat që i hap perandori e mbi të gjitha të durojë mbi fronin e Grados një patriark të devotshëm ndaj Romës, Domenico Marangon, diçka që u bie ndesh qartë traditave krejt bizantine të kishës venedikase, e cila në parim i bindet pushtetit politik. Ai afrohet kështu me Henrikun III që më 1052, në kuvendin pleqësues të Altinos, u jep fund të gjitha grindjeve midis dukatit dhe perandorisë: ekspansioni hungarez drejt Kroacisë, që përkon me mësymjen normane në Itali të jugut, bëhet një kërcënim të cilin të dyja palët kanë interes ta ndalojnë203. Adriatiku, në dukje një liqen bizantin, është duke u bërë në të vërtetë liqeni i Venedikut, i cili nga gabimet e veta të kohëve të fundit ka nxënë artin e neutralizimit të të gjitha forcave që konvergojnë drejt “gjirit të tij”, duke ia kundërvënë ato njëra tjetrës.

info@balkancultureheritage.com