Veprimtaria osmane në Oqeanin Indian
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Veprimtaria osmane në Oqeanin Indian

Pas zbulimit të Kepit të Shpresës së Mirë nga Vasko de Gama në vitin 1498, portugezët zotëruan Oqeanin Indian dhe lundruan drejt Indisë dhe Lindjes së Largët nëpërmjet kësaj rruge të re. Në atë kohë, portugezët kishin marrë disa qytetet strategjike në brigjet e Detit të Kuq, përballë Oqeanit Indian dhe për pasojë, u përballën me osmanët në Basra, Hixhaz dhe Jemen. Bahadur Shahu, Sulltani i Guxharatit në Indinë nën-kontinentale, iu drejtua sulltanit osman në vitin 942/1535 për ndihmë kimdër portugezëve. Devleti Osman përgatiti një flotë në portin e Suvejshit (Suezit) nën komandën e Sylejman Pashait, që pasi mori Adenin në Jemen, mbërriti në ishullin Diu në vitin 944/1537. Por, ai nuk mundi ta merrte këtë ishull dhe u rikthye në Jemen, pasi portugezët kishin vrarë Bahadur Shahun dhe djalin e tij. Mahmud Shahu lidhi aleancë me ta. Pas kthimit të Sylejman Pashait në Egjipt, portugezët hynë në rajonin e Detit të Kuq dhe u përpoqën të mermin Xhidden! Por falë qëndresës guximtare të komandantit të kështjellës dhe ardhjes në kohë të Emirit të Mekës, Sherif Numejit, ata u sprapsën. Nëse portugezët do të kishin marrë Xhidden, ata me gjasë do të kishin marshuar drejt Mekës dhe do të kishin kërcënuar Vendet e Shenjta. Suksesi i osmanëve për ta ndaluar këtë rrezik është një fakt i mjaftueshëm për të justifikuar prezencën e tyre në Hixhaz dhe në Jemen. Kjo fuqi e madhe muslimane nuk qëndronte atje për shkak të naftës, që do të zbulohej më vonë në shekullin e 20-të apo për ndonjë lloj tjetër përfitimi, por për të mbrojtur el-Haramejn esh-Sherifejn kundër sulmeve pushtuese të portugezëve në shekullin e 16-të dhe veprimtarive të tjera të të krishterëve evropianë imperialistë në ato zona. Portugezët u përpoqën ta digjnin pa sukses flotën osmane në Suez, edhe pse arritën të digjnin qytezën Tur Sina në vitin 950/1543. Faktikisht, portugezët dhe spanjollët ishin dy superfuqi të krishtera në shekullin e 16-të. Për këtë arsye, Papa e ndau botën midis këtyre dy fuqive të krishtera! Një shembull i mirë dhe tregues i këtij fakti është Amerika Jugore: Brazili flet portugalisht dhe gjithë pjesa tjetër flet spanjisht, dhe janë bërë Amerika Latinel Devleti Osman luftoi kundër këtyre fuqive të krishtera nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, u detyrua të përballej dhe me Iranin që godiste nga pas.

Portugezët që e kishin konvertuar Oqeanin Indian në "oqean portugez", pushtuan Adenin, por admirali osman i Suezit, Piri Reisi (1465-1554), e rimori qytezën dhe avancoi me një forcë detare prej 30 anijesh për të marrë Muskatin në vitin 958-1551, që e realizoi pas një beteje të ashpër kundër portuge-zëve gjatë së cilës u përfshinë 70 prej anijeve të tyre. Portugezët u larguan drejt kështjellës së Hormuzit, të dlën Piri Reisi nuk arriti ta merrte dhe më pas shkoi në Basra. Pasi mësoi se qëllimi i portugezëve ishte të bllokonin Gjirin e Basras, në vitin 1553, Piri Reis u largua nga Suezi me tre anije dhe prej aty në Kajro. Megjithatë, ai u ndëshkua pasi nuk e vazhdoi rrethimin e Hormuzit dhe u largua nga Basra, duke lënë pas disa anije dhe ushtarë, Devleti Osman e kishte për zakon t'i shpërblente me bujari sukseset, por në të njëjtën kohë i ndëshkonte rreptësishtë dështimet edhe të zyrtarëve të lartë, shenjë kjo e një adminis-trate të shëndetshme. Piri Reisi ishte një nga admiralët më të mirë të kohës dhe harta e tij që në vitin 1513 tregonte kontinentin e Amerikës. Abbas Hamdani shkruan: "E gjithë kjo tregon se otomanët edhe pse në periudhën e hershme, ishin të vetëdijshëm dhe të interesuar për zbulimin e Botës së Re, që në hartën e Piri Reisit ishte e shënuar me emrin "Vilajet Antilia". Termi vilajet zakonisht i referohej njësisë administrative të Perandorisë Otomane. Pasi otomanët ishin të angazhuar në kundër-kryqëzatë në Oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe, kundër atyre fuqive të mëdha që kishin zbuluar toka të reja, ata u shfaqën të gatshëm t'i ndiqnin armiqtë e tyre në Atlantik dhe ndoshta edhe përgjatë tij. Do të pohoja se interesat e otomanëve në Afrikën e Veriut dhe lëvizja e tyre e dëshpëruar drejt brigjeve perëndimore të Magribit janë vetë treguese të qëllimeve të Portës. Nëse otomanët nuk mbërritën deri në Amerikë, kjo ndodhi pasi ata nuk arritën të mermin brigjet e Atlantikut.

Pas Piri Reisit ishte Murad Reisi, ish-guvemator i Katifit, ai që do të emërohej si Kapudan i Suezit. Ai la Basran dhe luftoi kundër një flote të madhe portugeze jashtë Hormuzit. Por, ai u detyrua të kthehej në Basra, pasi anijet portugeze ishin të projektuara për të lundruar në oqeane dhe për këtë arsye ishin shumë më të mëdha dhe më të forta, kështu që flota osmane nuk mund të arrinte të përballej me to. Megjithatë, osmanët vazhduan të luftonin kundër portugezëve sa herë që gjenin një rast të volitshëm.

"Nga viti 1557 deri në 1562, turqit nga Suakini ndërmorën sulme të ndryshme në Abisini. Në vitin 1557, i gjithë komunikimi midis Etiopisë dhe Indisë u ndërpre."

Sejdi Ali Reisi (v.1562), i cili u emërua si Kapudan (Admiral) i Suezit, lundroi në vitin 1554 me 15 anije nga Basra dhe u ndesh gjatë rrugës me një flotë portugeze prej 25 anijesh. Ai e mundi këtë flotë dhe mori 4 nga anijet e tyre. Ai, gjithashtu, shkatërroi një anije portugeze dhe disa anije të tjera u fundosën gjatë një beteje në Muskat, kurse pjesa tjetër u largua në errësirën e natës. Sulltan Xhelalu'd Din Dinari erdhi në ndihmë të muslimanëve kundër portugezëve.

Ndërkohë një stuhi e shtyu Sejdi Ali Reisin drejt Indisë, ku ai ia dorëzoi armët dhe pajimet e tjera të luftës guvematorit të Suratit, Rexheb Hanit, nën sundimin e Sulltanit të Guxharatit. Për tre muaj, Sejdi Ali Reisi ishte i ftuar i Padishahut të Indisë, Hymajunit. Ai i la pas ushtarët osmanë, të cilët preferuan të qëndronin në Indi dhe u kthye në Stamboll në vitin 963/1556, së bashku me 50 miq, pas një udhëtimi që zgjati 3 vjet. Ai ia dhuroi librin e tij Mir'atu'l Memalik (Pasqyrë e vendeve) Sulltan Sylejmanit. Në këtë libër përshkruhej edhe udhëtimi i tij.

Ndërkohë, në vitin 972/1565, Sulltani Alau'd Din i Açehut, Sumatrës dhe Malakës i kërkoi sulltanit osman ndihmë kundër portugezëve. Ai i dërgoi Sulltanit të Açehut pajime dhe një grup specialistësh për ndërtim anijesh dhe farkëtim armësh. Kurdogllu Hëzër Reisi, i cili u emërua Kapudan i Suezit, do të ishte nisur drejt Lindjes, nëse Imam Mutahheri i sektit Zejdi, nuk do të kishte ngritur krye në Jemen, duke tërhequr vëmendjen e tij në këtë vend. Specialistët dhe pajimet e luftës i arritën Sulltanit të Açehut me dy anije dhe një pjesë e madhe e njerëzve vendosi të qëndronte në këtë vend me vëllezërit e tyre musli-manë. Kjo tregon lidhjen e fortë vëllazërore midis muslimanëve në atë kohë, që është shprehur me parimin islam: "Vendi i një muslimani është atje ku është Islami", dhe në Kur'anin Fisnik "Besimtarët janë Vëllezër" [el-Huxhurat, 10]. Këta marinarë osmanë, të cilët lanë të afërmit dhe trojet e tyre, dhe vendosën të qëndronin përgjithmonë me njerëz që i takonin për herë të parë, duhet të jenë ndjerë sikur të ishin mes vëllezërve të tyre.

"Kundër-kryqëzata kundër Malakës portugeze ishte një pasojë e natyrshme nga prejardhja e Açehas. Prej 120 vitesh, ky shtet lidhi besimin dhe patriotizmin në mënyrë më të ngushtë se kudo tjetër në Indonezi, dhe krijoi për Açehun kontakte edhe më të ngushta me Azinë Perëndimore. Sulltani Ala'ed-din Riajet Shah el-Kahar (1537-1571) ndërmori hapin formal të nënshtrimit ndaj sulltanit turk, në këmbim të ndihmës së tij ushtarake kundër portugezëve. Kujtimi i kësaj lidhjeje afat-shkurtër u mbajt i gjallë në Açeh, nga Flamuri i kuq otoman, variante të ndryshme të të cilit u përdorën nga sulltanët, si dhe prej topit të madh lada sexhupak, që ruante dalamin (murin mbretëror) në qytetin Banda, në Açeh.

Këto u dhuruan si nderim nga Halifi, në shenjë të mbrojtjes prej tij, për vasalët e tij më të largët.

info@balkancultureheritage.com