Veprimtaritë e flotës detare
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Veprimtaritë e flotës detare

Devleti Osman, superfuqia e shekullit të 16-të, ishte po kaq superiore edhe në det. Komandanti më i aftë, në botë, i flotës detare të shekullit të 16-të, është Hëzër Hajreddin Pasha (Barbarosa), pasi ai mundi në Prevezë më 3 Xhumade'l Ula 945/28 shtator 1538 flotën e forcave aleate të krishtera, nën drejtimin e Admiralit të famshëm Andrea Doria. Babai i tij Jakub Spahiu, ishte me origjinë nga fisi i Jenixhe Vardarit, por aij banonte në ishullin e Midil-lit pasi ai u hap ndaj Islamit në vitin 866/1462. Jakubi kishte katër djem: Is'hakun, Oruçin, Hëzërin dhe Iljasin. Edhe pse ishin spahi (kalorës), katër djemtë e tij ishin të apasionuar pas detit dhe hindrimit. Duhet të theksojmë këtu se ata u nxitën për xhihad nga Kalorësit e Shën Xhonit, të cilët e martirizuan Iljas Reisin. Njëri prej tyre, Oruç Reisi, e kishte bazën e tij në ishullin e Xherbas, pranë Tunizisë dhe bashkë me vëllain e tij, Hëzër Reisin, lidhi një aleancë me Ebu Abdil-lah Muhammedin, Sulltanin hafsi të Tunizisë. Nëpërmjet asaj aleance, atyre iu lejohej ta kthenin Tunizinë në bazën e tyre operacionale, në këmbim të pagesës që detyro-heshin fi jepnin sulltanit, në përputhje me praktikën islamike, humsu'l ganaim, 1/5 e përfitimit që mermin nga jobesimtarët.148 Për pasojë, në vitin 919/1513, ata ndërmdrën disa operacione të suksesshme detare, duke fituar një famë të madhe që tërhoqi një numër të madh vullnetarësh gazinj, detarë me origjinë turke që u bashkuan me ta, përfshi këtu edhe shtatë Reisë. Mes shtatë Reisëve ishin dhe Kurdogllu Muslihuddin Reisi dhe Muhjid-din Reisi, nipi i Kemal Reisit. Baba Oruçi, siç e quanin luftëtarët e tij muxhahidinë dhe vëllai i tij, Hëzër Hajreddin Reisi, nëpërmjet Muhjiddin Reisit i dërguan dhurata Javuz Sulltan Selimit, i cili si shpërblim iu dërgoi atyre dy anije. Në atë kohë, Devletet Muslimane në Afrikën e Veriut ishin në agoni dhe Spanja ishte e vendosur ta kthente të gjithë territorin e Afrikës së Veriut në një Andaluzi të dytë, duke bërë rekonkuistan, që nënkuptonte që muslimanët e tyre duhej ose të ktheheshin në katolikë, ose të përballeshin me masakrën. Në Tunizi kishte Hafsitë, Benu Zejan në el-Xhezair dhe Merininj në Marakesh, të gjitha këto entitete të dobëta.

Ulemaja dhe një grup fisnikësh nga el-Xhezairi (Algjeria) iu drejtuan Oruç Reisit dhe Hëzër Reisit për ndihmë kimdër spanjollëve, të cilët kishin marrë dhe e kishin kthyer në gamizonin e tyre Bixhajen (Bougie) në Algjeri. Vëllezërit luftuan me trimëri kundër spanjollëve, por nuk arritën ta çlironin këtë qytet musliman nga pushtimi i krishterë, edhe pse në vitin 922/1516 ata morën qytetin Xhixhel dhe Xhezair. Spanjollët u tërhoqën në ishullin Penon, që ishte përballë qytetit Xhezair dhe i kërkuan ndihmë Karlit V. Ky i fundit dërgoi një flotë në Xhezair, por spanjollët, gjithsesi nuk arritën ta rimermin territorin e humbur. Pasi u vendos në qytetin e Xhezairit, Oruç Reisi u përpoq të shtrihej drejt qendrës së vendit dhe të shpallte atje sovranitetin. Më pas, spanjollët nxitën Emirin e Tlemcenit (Tilimsanit) kundër tij dhe ai me të marrë lajmin e këtij kurthi që po i ngrihej, mori Tilimsanin, por spanjollët e rrethuan Oruç Reisin në atë vend. Spanjollët në këtë rast kishin mbështetjen e popullsisë muslimane vendase, të cilët ishin tepër të paditur për të kuptuar se ata po luftonin me një armik të fuqishëm të krishterë kundër bashkëbesimtarëve gazinj, që ishin atje për të parandaluar shndërrimin e Afrikës muslimane të Veriut në Afrikë latine katolike, në një Andaluzi të dytë. Megjithatë, Oruç Reisi së bashku me një grup mbështefësish të tij arriti të largohej duke kaluar lumin dhe gati sa nuk e shkatërroi urën që ishte ngritur mbi këtë lumë, dhe mbërriti në një vend të sigurt. Në këtë moment tepër kritik, spanjollët i arritën gazinjtë e plagosur, të cilët thirrën "Baba", që ai t'i shpëtonte nga armiku". Oruç Reisi ndaloi dhe u kthye mbrapsht për t'i shpëtuar shokët e tij gazinj, por ata të gjithë ranë aty martirë, në vitin 924/1518. Ai ishte 44 vjeç kur ra martir dhe i vëllai, Hëzër Hajreddini, mori drejtimin e el-Xhezairit. Nëse Oruç Beu do të kishte qenë një komandant egoist dhe frikacak, ai mund të kishte arritur i sigurt tek anijet e tij. Por në vend që të shpëtonte vetë, ai zgjodhi të sakrifikohej në emër të nderit dhe respektit bashkë me shokët e tij gazinj, të cilët kishin qenë krah tij në shumë beteja kundër jobesimtarëve. Sa mbresëlënëse është ta krahasosh këtë sjellje madhështore dhe guximtare me atë të Napoleon Bonapartit, i cili e tradhtoi në vitin 1812 ushtrinë e tij të goditur nga acari në Rusi, dhe u kthye me një karrocë në Francë.

Pas martirizimit të Oruç Reisit, i vëllai Hëzër Hajreddin Reisi, që evropianët e quanin Barbarosa, e shkatërroi ushtrinë spanjolle prej 20.000 luftëtarësh që sulmuan qytetin Xhezair. Ai arriti të parashikonte rrezikun e pashmangshëm nga të krishterët dhe i kërkoi ndihmë Devletit Osman në vitin 925/1519. Edhe pse kishte kohë që Hëzër Reisi ishte një gazi detar vullnetar, ai ishte në procesin e marrjes së një titulli zyrtari osman. Ai dërgoi katër anije me robër lufte dhe dhurata në Stamboll. Faktikisht, ai planifikoi të shkonte vetë atje, por fisnikët, ulemaja dhe tregtarët e Xhezairit, iu lutën atij të qëndrbnte për t'i mbrojtur nga superfuqia agresive e krishterë e asaj kohe, Spanja. Gjithashtu, ata i dërguan një letër sulltanit osman, ku e lavdëronin Oruç Reisin për martirizimin e tij dhe ngrinin lart të vëllain, Hëzër Hajreddin Reisin, për përpjekjet që bëri për t'i mbrojtur; Ata përmendën edhe faktin që ai qëndroi aty pas kër-kesave të tyre? Sulltani osman Javuz Selimi, që ishte i gëzuar, dërgoi një berat nëpërmjet të cilit e emëroi Hëzër Hajreddin Reisin, Emir, dhe i dërgoi atij një sasi të madhe pajimesh dhe një flamur. Ai, gjithashtu, i ofroi edhe një shpatë me gurë të çmuar që ia dërgoi me Haxhi Hysejinin dhe e lejoi atë të rekrutonte sa të dëshironte vullnetarë gazinj nga Anadolli për flotën detare. Në këtë mënyrë, Xhezairi u kthye në një provincë osmane në vitin 925/1519, edhe pse jobesimtarët kishin ende nën kontrollin e tyre ishullin shkëmbor të Penonit, që qëndronte përballë qytetit të Xhezairit me një kështjellë të fortifikuar në majë të shkëmbinjve. Ata qëllonin shpesh me armë zjarri dhe gjylehedhës, që çanin minaret e xhamive të qytetit, sa herë që muezzinët thërrisnin ezanin. Përfundimisht, Hajreddini luftoi kundër tyre dhe e mori ishullin Penon duke shkatërruar edhe kështjellën. Më pas, ai mbushi me dhë pjesën e detit që ishte midis qytetit dhe ishullit, duke lënë vetëm një gji dhe e lidhi ishullin shkëmbor me Xhezairin. Në këtë mënyrë u krijua Gjiri i Xhezairit. Spanja dërgoi në ishull nëntë anije në ndihrnë të trupave spanjolle. Kur ata e kuptuan se ishulli ishte në duart e muslimanëve u kthyen mbrapsht me nxitim, por Hajreddini i zuri ata rob.

Muslimanët, që qëndruan në Andaluzi nën sundimin spanjoll, u lejuan fillimisht të praktikonin adhurimin e tyre, por më pas Karli V (1519-1558) e ndaloi rreptësishtë këtë dhe i torturonte ata. Për këtë arsye, ata u larguan për fu strehuar nëpër male dhe iu drejtuan Hajreddin Beut të Algjerisë, duke i kërkuar atij të ndërhynte për fi shpëtuar. Hajreddin Beu dërgoi 36 anije që'iu shkaktuan disfatë spanjollëve dhe i morën muslimanët në bordin e tyre. 1.000 luftëtarë gazinj qëndruan roje dhe anijet ndërmorën shtatë udhëtime për të marrë rreth 70.000 mudexhxhelë (muslimanë andaluzianë), që i transportuan në provincën e Xhezairit. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e popullit të Algjerisë duket se është me prejardhje. andaluziane.

Me ftesë të Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm, Hajreddin Beu shkoi në Stamboll në vitin 940/1533 ku dhe paraqiti shërbimin e tij ndaj osmanëve. Ai u emërua Bejlerbej i provincës së Xhezairit (Algjerisë) dhe Kaptan i Gelibollut. Gjatë rrugës së tij të kthimit nga Stambolli, ai sulmoi brigjet e Italisë.

Ndërkohë rnidis sulltanit hafsi, Hasanit të Tunizisë dhe vëllait të tij Rashidit kishte filluar lufta për pushtet. Karli V dhe Hajreddin Pasha luftuan për këtë rajon të paqëndrueshëm; i pari dëshironte ta bashkonte me perandorinë e tij gjermano-spanjolle dhe i fundit dëshironte ta bashkonte me Devletin Musliman Osman. Përfundimisht, ishte Hajreddin Pasha ai që arriti ta merrte Tunizinë. Hasani kërkoi ndihmën e Karlit V, i cili përgatiti një flotë prej 500 anijesh dhe nën drejtimin e Admiralit të famshëm Andrea Doria në vitin 942/1535, mbërriti dhe vetë në Tunizi me një ushtri prej 25.000 luftëtarësh. Hajreddin Pasha i qëndroi sulmit për një kohë të gjatë, por nuk arriti të qëndronte gjatë kundër kësaj trupe të fortë dhe u detyrua të tërhiqej nga Tunizia në qytetin e Xhezairit. Më pas, ai u nis nga Xhezairi dhe në afërsi të Ishullit Majorka i arriti dhe i kapi anijet spanjolle, që mbanin në bordin e tyre robër muslimanë nga Tunizia. Ai i çliroi muslimanët dhe mbajti të krishterët si të burgosur lufte, dogji anijet e tyre, goditi Ishujt Baleare dhe u kthye në Stamboll.

Sulltan Hasani, që kishte marrë Tunizinë me ndihmën e spanjollëve, u rrëzua nga froni nga djali i tij Ahmedi, në vitin 947/1540. Spanjollët, që erdhën bashkë me Ahmedin, kryen akte mizorie të çfarëdollojshme në këtë vend. Ata ndërtuan bastione në brigjet ku katolikët kishin planifikuar të vendoseshin. Bastioni ishte i fortifikuar mjaft mirë; qëllimi i tyre ishte ta kthenin Tunizinë në një Andaluzi të dytë, në një vend katolik spanjisht folës, të gjitha këto në kuadrin e veprimtarive të rikonkuistas. Por, muxhahidinët osmanë u nisën me Donanma-jë Hymajun nën komandën e Sinan Pashait, në vitin 982/1574 dhe morën Tunizinë. Ata lanë në këtë vend një forcë prëj 4.000 jeniçerësh për të ruajtur rajonin e Tunizisë. Nga viti 999/1591 filloi periudha e Dajëve (ose Dejve), ndërsa ata u pasuan nga Bejtë, që mblidhnin taksat dy herë në vit.

Papa Pali III po përpiqej shumë që të arrinte paqen midis fuqive krisitiane dhe ti bashkonte kundër fuqisë kryesore muslimane, osmanëve. Ai arriti të lidhte një marrëveshje 10-vjeçare midis Fransuasë dhe Karlit V, dhe i drejtoi ata kundër Devletit Osman. Edhe Republika e Venedikut u bashkua në këtë aleancë.

Ndërkohë që Hëzër Hajreddin Pasha ndodhej në Prevezë si Kapudan-ë Derja (Komandanti suprem i Donanma-jë Hyma-juri), ai u bllokua nga flota aleate e krishterë, që ishte e përbërë nga flotat detare të Papatit, Portugalisë, Spanjës, Venedikut, Gjenovës, Maltës dhe fuqive të tjera evropiane. Flota e krishterë ishte e përbërë nga 302 anije, 60.000 ushtarë dhe ishte e armatosur me 2.500 armë zjarri, ndërsa flota muslimane kishte 122 anije, 8.000 muxhahidinë dhe 166 armë zjarri. Anijet e flotës muslimane u pozicionuan në formën e një gjysmëhëne. Në qendër të tyre qëndronte Hëzër Hajreddin Pasha, në krahun e djathtë Salih Reisi dhe në krahun e majtë Sejdi Ali Reisi. Prapa tyre qëndronin gazinjtë vullnetarë, nën komandën e Turgut Reisit. Flota e krishterë ishte nën komandën e Andrea Dorias, nën komandën e të cilit ishin edhe Admirali Vinsent Kapello (Vincent Capello) i flotës venedikase dhe Admirali Marko Grimani i flotës së Papatit. Flota e krishterë u pozicionua në tre linja, duke i kthyer pjesët e saj anësore drejt Donanma-jë Hymajun, në mënyrë që të gjuanin me armë zjarri drejt saj. Linja e parë ishte e përbërë nga luftanije të mëdha, që krijonte një front mbrojtës. Fakti që flota e krishterë ia kalonte flotës muslimane në numrin e anijeve, luftëtarëve dhe armëve të zjarrit, por që zgjodhi luftën mbrojtëse, tregon frikën e Andrea Dorias nga Hëzër Hajreddini.

Hëzër Hajreddin Pasha e përçau flotën e bashkuar të krishterë dhe i çorientoi manovrimet e tyre duke bërë që anijet e krishtera të ishin të paafta për të komimikuar ndërmjet tyre. Flota e krishterë pësoi një disfatë kaq të madhe, sa që Andrea Doria dha urdhrin që dritat të fikeshin dhe u tërhoq i turpëruar. Në të vërtetë, në atë kohë, ky ishte një veprim i turpshëm dhe çnderues, që një admiral të sillej në këtë mënyrë për arsyen e vetme që të shpëtonte jetën. Me fundin e Betejës së Prevezës më 3 Xhumade'l Ula 945/28 shtator 1538, osmanët përfundimisht u njohën si superfuqi detare në Mesdhe. Në këtë betejë detare, komandantët e flotës vullnetare Turgut Reisi, Murad Reisi, Salih Reisi, Kaptan Gyzelxhe fituan një famë të madhe.

Në vitin 948/1541, Karli V sulmoi Xhezairin, me një ushtri shumë të madhe. Ata kishin marrë madje dhe shumë kuaj në bordin e anijeve të tyre. Por, Hasan Pasha, djali i adoptuar i Hëzër Hajreddin Pashait, i shkaktoi disfatë Karlit V. Së bashku me Karlin V ishin dhe ushtarë të Papatit, dhe kalorësit e Maltës (që më parë kishin qenë Kalorës të Rodosit). Hemando Kortez, që kishte pushtuar Meksikën dhe kishte nënshtruar popullin në mënyrë të pamëshirshme, ishte gjithashtu një nga luftëtarët e flotës që u shkatërrua, që për pak i shpëtoi vdekjes. Flota spanjolle humbi 160 anije në këtë aventurë.

Përderisa osmanët kishin mbështetur Francën kundër Karlit V, Hajreddin Pasha në pranverën e vitit 950/1543 u nis drejt Mesdheut me 115 anije; ambasadori francez Polen de Lagard ishte në bordin e anijes së tij. Kur flota mbërriti në Rekio (Rechio) pranë Napolit, asaj iu bashkua flota e Xhezairit me 41 anijet e saj. Ata morën Rekion dhe disa vende të tjera, dhe Donanma-jë Hymajun arriti në Ostia, port i Romës. Banorët atje u habitën, por edhe u siguruan. Ushtarët muslimanë pagu-anin me çmim të plotë çfarëdolloj gjëje që blinin në qytetet bregdetare. Donanma-jë Hymajunit iu bashkuan edhe anijet e Francës në Marsejë. Ata iu drejtuan së bashku Nicës, që ishte marrë nga Duka i Savojës, një aleat i Karlit V dhe arritën ta rimermin qytetin në 950/20 gusht 1543. Ndërkohë që vazhdonte rrethimi i kështjellës së brendshme të Nicës, artileria franceze pushoi zjarrin sepse u kishte mbaruar baruti. Hëzër Hajreddin Pasha e komentoi këtë veprim me sarkazëm: "Sa luftëtarë të këndshëm! Ata i mbushin anijet e tyre me verë dhe nuk ha-rrojnë asgjë tjetër përveç barutit!" Më pas, ai iu kthye ambasadorit francez duke e qortuar: "Po bëje shaka kur na the në Stamboll se shteti juaj kishte bërë shumë përgatitje.

Flota muslimane mbërriti në Tulon, ku do të kalonte dimrin dhë Hajreddin Pasha dërgoi lajmëtarët e tij në Gjenovë, për të bërë marrëveshje për çlirimin e Turgut Reisit që kishte qenë i burgosur lufte atje për 3 vjet. Pasi ky i fundit u lirua, Hajreddin Pasha në shenjë vlerësimi për këtë admiral të madh, tha: "Turguti është më i mirë se unë". Hajreddin Pasha vdiq në vitin 953/1546 dhe u varros në bregun e Beshiktashit, në Stamboll.

Turgut Reisi, djali i një fshatari të quajtur Veli, kishte lindur në Menteshe në Anadoll. Ai ishte gazi detar vullnetar. Më pas, u ngrit në detyrë dhe mori titullin reis. Ai e ktheu Mehdijen, që shtrihej në bregdetin afrikan, në bazën e tij detare për operacionet kundër fuqive jomuslimane dhe e hapi Tripolin (në Libinë e sotme) ndaj Islamit në vitin 958/1551, duke ua marrë atë piratëve të quajtur Kalorës të Shën Xhonit. Turgut Reisi iu bashkua Devletit Osman dhe u emërua Sanxhakbej i Karlielisë, dhe shkoi në Prevezë, qendrën e sanxhakut të tij. Ai i shkaktoi një disfatë tjetër Admiralit të famshëm Andrea Doria në Ponza në vitin 959/1552. Në mbështetje të francezëve kimdër Karlit V, Turgut Reisi zbarkoi në Ishullin e Korsikës, që ishte nën zotërimin e Gjenovës, aleates së Karlit V, dhe si shkatërroi forcat armike që kishin ardhur në ndihmë të ishullit, mori kështjellën e fortifikuar të tij në 7 Ramazan 960/17 gusht 1553.

Më pas, në vitin 961/1554 Turgut Pasha mori titullin Bejler-bej i Trablusgarbit (Tripolit) dhe bëri përpjekje të rimerrte Ishullin e Xherbas nga spanjollët. Një flotë aleate e krishterë me 200 anije nën komandën e Andrea Dorias, u përpoq të sfidonte pozitën e osmanëve në këtë ishull, por Devleti Osman dërgoi Pijale Pashanë në krye të 200 anijeve dhe u zhvillua Beteja e famshme e Xherbas. Në këtë betejë, muslimanët i shkaktuan një goditje të rëndë flotës së krishterë. Andrea Doria u arratis me vetëm 7 anije. Ishulli i Xherbas u rihap ndaj Islamit dhe Turgut Pasha u caktua në drejtimin e tij si guvemator, duke e përdorur këtë vend edhe si bazë detare.178 Kështjella e Xherbas u mor më 7 Dhulka'de 967/30 korrik 1560.

Në vitin 972/1565 Donanma-jë Hymajun bllokoi ishullin e Maltës, bazën e piratëve të ashtuquajtur Kalorës të Shën Xhonit dhe rrethuan kështjellën e dytë atje. Pas mbërritjes së tij, Turgut Pasha zgjodhi të rrethonte kështjellën e parë, por ra martir gjatë betqes dhe u varros në Tripoli pranë xhamisë dhe medresesë së tij.

info@balkancultureheritage.com