Veshmbathjet
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Veshmbathjet

Çfarë veshje mbanin ilirët në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë para e.re. do të na mbetet pak e njohur dhe vështirë se do tazgjidhim ndonjëherë. Vetëm me zhvillimin më të madh të artit figurativ te ilirët, e kjo do të thotë vetëm diku prej shekullit VI-V parae.re. ekëndej, paraqiten pamjetë ilirëve të veshurme rroba popullore. Megjithatë, burim kryesor për njohjen e veshjes ilire janë monumentet e shumta të varreve dhe ato të kulteve që, në pjesën më të madhe janë nga Perandoria e vonshme, u krijuan në ato vise ku romanizimi nuk arriti fare, ose nuk mundi të ndryshojë karakterin e veshmbathjeve të stërvjetra popullore. Nuk mund të themi me siguri se ilirët e mijëvjeçarit të parë para e.re. kanë mbajtur ato veshje të cilat i mbanin në kohën romake, prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veç të supozojmë, për pamjet e veshmbathjeve ilire të periudhës parahistorike, prandaj është e besueshme se edhe në kohë të lashta ilirët mbanin përafersisht veshmbathje të njëjta si të kohës romake. Këmbëngulja me të cilën ilirët ruajtën veshmbathjen e tyre si dhe elementet e tjera të kulturës, ishte në raport me luftën e tyre të vazhdueshme për ruajtjen e pavarësisë kombëtare.

Në inventarin e veshmbathjes mashkullore më shpesh ndeshim këmishën (gjegjësisht fustanellën e gjatë, më rrallë edhe të shkurtër), mbi të cilën nganjëherë mbahej edhe guna. Pamjen më të vjetër të këmishës e gjejmë në urnën e gurit japode nga Ribiqi te Bihaqi,40 që daton nga shek V - IV para e.re. Kjo këmishë dallohet sa u përket detaleve për nga stolitë e pasura dhe resat në anën e poshtme. Këmisha që shohim në monumentet nga epoka romake është e ngjashme me tunikën romake, por në dallim prej saj kjo ka mëngë të gjera dhe është e prerë në dy pjesë e në supe mbërthehet me një ose dy pulla. Këmisha, zakonisht, është e prerë për trupi, por nganjëherë bie lirisht deri në gjunj. Pamje shumë të bukura të këtyre këmishave i shohim në një monument varri prej Zenicës (shek. IV para e.re.), ku janë paraqitur katër vetë të veshur me këmisha të gjata. Mendohet se me këtë veshëmbathje të rëndomtë mashkullore ilire duhet të paraqitet prototipi i dalmatikës (dalmatica),42 rrobe, që hyri në përdorim edhe në Romë dhe në viset e tjera të Perandorisë (veçmas në Lindje dhe në Afrikë) qysh në shek. II të e.r. dhe që më vonë u bë rrobe e dashur e parisë së lartë romake, bile edhe e perandorëve, më në fund për t’u bërë rrobe liturgjike në kishën krishtere dhe që ruhet edhe sot e kësaj dite. Si pjesë e veshjes femërore këmisha ilire është ruajtur (në variante të ndryshme) edhe sot e kësaj dite në Shqipëri, në Jugosllavi dhe në vise të tjera të Ballkanit.

Guna të cilën e mbanin ilirët nuk dallohej shumë prej asaj në Greqi (chlamus) ose në Romë (sagum). Një shembull të bukur të gunës e shohim në monumentin e valltarit nga Zaostrogu te Makarska. Valltari i paraqitur në këtë monument e kishte hedhur gunën mbi krahun e majtë kështu që ajo lëshohet në anën e djathtë të krahësorit dhe aty mbështillet nën dorën e djathtë në mënyrë që përsëri të kthehet në shpinë. Zakonisht gunat janë të përforcuara në krahun e djathtë me ndonjë pullë. Valltari nga Zaostrogu, megjithatë, e ka përforcuar gunën e vet në krah me një rreth teneqeje të hollë. Kjo është e vetmja pamje ilire e pjesës së supit nga epoka romake, mirëpo ky objekt interesant nga periudha parahistorike është ruajtur në varrezat në Glasinc.

Pantallona ilirët mbanin shumë rrallë, duke gjykuar simbas pamjeve që janë paraqitur nëpër monumente të epokës romake. Në raste shumë të rralla pantollonat shihen vetëm në monumentet romake, në të cilat ilirëtjanë paraqitur si robër (Gemma Augustea, torzo perandorake nga Pula, tropej nga Aequumi etj.). Meqenëse pantollone mbanin germanët, keltët e popujt e tjerë barbarë me të cilët luftuan romakët, të cilët i paraqitën në veprat e tyre artistike simbas një skeme të caktuar, është e mundshme që edhe pamjet e ilirëve të paraqitur janë bërë gjithashtu simbas atyre skemave, prandaj edhe atyre pamjeve të ilirëve nuk duhet t’u japim domosdo vlerën dokumentare, të cilën ato, ndoshta, nuk e kanë. Megjithatë, na duket se nuk mund të përjashtojmë niundësinë se disa shtresa të popullsisë ilire mbanin pantollone. Në këtë përfundim na shtyn paraqitja e pantolloneve në fragmentin e një urne funerare nga Ripaçi te Bihaqi (shek. V-IV para e.re.) e mandej edhe paraqitja e pantolloneve në monumcntin nga Priluka te Livna.

Nga kësulat të cilat i mbanin ilirët njohim katër tipe të ndryshme. Ka qenë i shpeshtë tipi i kapelës mc formë të rrumbullakët që është paraqitur në monumentin nga Zenica, që në esencë nuk dallohet shumë nga kapela e bardhë e sotme shqiptare, qeleshja. Në përgjithësi mendohet, me të drejtë, se kësula e sotme shqiptare drejtpërdrejt buron nga kësula e ngjashme që e mbanin ilirët.

Një tip tjetër i përket kësula e lëkurës ine formë konike, e ngjashme me shubarën e sotme. Një kapelë e këtillë e mban robi nga një relef prej Gardunit te Sinji. Tipi i tretë i kësulës ka formë të rrumbullakët me një rreth të gjerë e të valëzuar. Si duket kësula të tilla kanë mbajtur vetëm ushtarët,49 sepse e gjejmë vetëm në ato monumente romake, në të cilat ilirët janë paraqitur si robër (Gemma Augustea, relef nga Garduni etj.), nëse edhe këtu nuk është fjala për stilizim të artistit romak. Me siguri asnjërit prej tipeve të përmendura deri tash nuk i përket kësula, mbeturinat e së cilës u zbuluan në varreza (kryesishttë femrave) në nekropolet e japodëve në Likë (Kompole, Prozor, Smilan dhe Vrebac). Këto kësula kanë formë të rrumbullakët të bëra nga pëlhurë ose lëkurë dhe janë stolisur me një numër të madh pullash të imta të bronzit e më rrallë edhe metorkuz dhe të përdredhura (torderuara). Për nga forma janë shumë të ngjashme me përkrenaret e rrumbullakëta, të zbuluara në disa nga nekropolet në Slloveni (shih faqen 182), mirëpo konstruksioni i tyre është plotësisht i ndryshëm, ashtu siç është i ndryshëm edhe funksioni i tyre.

Nga mbathjet mashkullore ilire, më së shpeshti hasim opingat, tip këpucësh shumë i shpeshtë edhe te popujt e tjerë në kohën antike (i mbathnin për shembull dakët, të paraqitur në monumentet e njohura në Adam Klissa të Rumanisë), sidomos në Mesdheun lindor dhe përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan, kështu që me të drejtë supozohet se sllavët këtë tip këpucësh e kanë përvetësuar nga vendasit e vjetër ilirë dhe se shqiptarët i ruajnë disa variante karakteristike të opingave nga ajo periudhë. Te ilirët opingat janë paraqitur në variante të ndryshme qysh në shek. V- IV para e.re. në urnat funerare të gurit te japodët, e shpeshherë i hasim edhe në monumentet nga epoka romake. Rëndom përbëheshin nga një copë lëkure që kthehej nga këmba dhe lidhej me lidhëza lëkure. Tipi tjetër i opingave ishte shumë më i hapur, sepse kishin vetëm pjesën e poshtme dhe disa lidhëza me të cilat e lidhnin për këmbe.

Veshjet popullore femërore kanë qenë shumë më të pasura, sigurisht për shkak se gratë në relefet nga epoka romake janë paraqitur më shpesh me veshje popullore sesa mashkujt dhe për shkak se kanë ditur që t’i rezistojnë më gjatë modës së jashtme (greke dhe romake) sesa mashkujt. Te veshmbathjet femërore kemi tre elemente stan- dard, nënkëmishën e gjatë deri te shputat e këmbëve (ose edhe variantin më të shkurtër deri nën gjunj) fustanin dhe gunën. Nënkëmisha kishte mëngë të gjata, në supe ishte e qepur, ndësa për nga pamja nuk dallohej shumë nga këmisha e gjatë e meshkujve — dalmatika. Nganjëherë vishej vetëm nënkëmisha (sidomos femijët), mirëpo rëndom, mbi të vishej edhe një fustan pa mëngë, që në supe mbërthehej me kopsë. Ky fustan lidhej në atë mënyrë që pjesa e sipërme binte mbi brez. Ajo pjesë që binte mbi brez përsëri shtrëngohej me një brezore.

Gratë ilire vishnin gjithashtu edhe një tip fustani që ishte i prerë në brez, kështu që pjesa e sipërme ishte e pëlqyer për trupin, ndërsa pjesa e poshtme ishte e rudhur dhe kishte formën e kumbonës. Këtë formë rrobesh e mbajnë hyjneshat lokale (Diana, nimfat) në monumentet nga epoka romake si dhe gratë valltare, të paraqitura në urnat japode nga Ribiqi (V-IV para e.re.). Me rrobe të këtilla ishte veshur hyjnesha Diana, që është paraqitur në monedhat e mbretit ilir Ballaeus (shek. II para e.re.). Mendohet se kjo formë e rrobave ilire është ruajtur deri sot te shqiptarët në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë (te pjesëtarët e fsit Kelmend).

Nga guna të cilën e mbanin gratë është interesante ajo me kapelë. Nga koha parahistorike (shek. III-II para e.r.) gjendet një figurë shumë e bukur femre e veshur me rrobe të këtilla nga vendi Krotinë afer Beratit në Shqipëri (Dimali antik) ndërsa nga epoka romake po përmendim pamjen e gunës që e mban një bareshë në reliefin nga Priluka. Guna me kapelë është një nga pjesët e rralla të rrobeve ilire për të cilën janë ruajtur pohimet e autorëve antikë: e quajnë cucullus liburnicus, simbas fisit liburn dhe cucullus bardaicus.

Shamia si mbulesë e kokës është një nga pjesët e paraqitura më së shpeshti e veshjes ilire në monumentet e epokës romake. Për nga forma nuk dallohet nga shamia të cilën e mbajnë sot gratë në shumë vise të Ballkanit dhe jashtë tij. E mbajnë si gratë e martuara, ashtu edhe ato të pamartuara, madje më shpesh në Hercegovinë, në Bosnje dhe në Zagoren Dalmatine, mirëpo haset edhe në vise të tjera ilire. Për dallim nga gratë e sotme, të cilat shaminë, zakonisht, e lidhin nën mjekër, ilirët e linin që t'u binte lirisht në supe. Të atilla, i shohim të paraqitura në monumentet e varrezave dhe në ato votive, mirëpo dyshojmë se në atë mënyrë i kanë mbajtur edhe gjatë jetës dhe se nuk i kanë lidhur ashtu siç i lidhin sot.

Shamitë të cilat i shohim në monumentet e gjetura, e kanë të mbuluar vetëm kokën, mirëpo iliret i kanë mbajtur shamitë edhe shumë më të mëdha, të ngjashme me shallat e sotme. të bëra nga materiali i bardhë, të cilat përveç kokës mbulonin edhe shpinën. Këtë formë të shamive e gjejmë të paraqitur në disa situla nga koha parahistorike nga Sllovenia (Vaçe) dhe Istria (Nesactium), si dhe në monumentet nga epoka romake.

Gratë mbanin gjithashtu në kokë edhe kapela llojesh të ndryshme, gjegjësisht shami, të cilat i lidhnin rreth kokës. Nganjëherë nëpër monumente shihet qartë se iliret në ato shami ose kapela varnin stoli të ndryshme bronzi, disa prej të cilave padyshim kishin edhe domethënie apotropeike.

Për veshjen ilire nuk dimë ende shumë gjera që do të duhej dhe që do të mund të dinim në bazë të materialeve të cilat i kanë në dispozicion arkeologët dhe etnologët. Shumë probleme në shkallën e sotme të hulumtimeve mundemi vetëm t’i supozojmë. E dimë për shembull, se ekzistonin ndryshime në veshjet midis viseve të ndryshme ilire (këto ndryshime janë të dukshme veçanërisht midis veshjeve në Panoni54 dhe atyre në viset perëndimore të Ballkanit). Dimë gjithashtu se grekët ndikuan në veshjen ilire në ato vise që gjendeshin në qarkun e ndikimeve të qytetërimit të tyre, se një ndikim të caktuar e ushtruan edhe kcltët dhe se risitë që i sollën ishte relativisht lehtë të vërehej, ndërsa ndryshime shumë të mëdha në veshjen ilire u shkaktuan, natyrisht, gjatë shekujve të gjatë të sundimit romak. Edhe shumë gjera të tjera duhet bërë para se të arrijmë të sigurojmë pamjen e plotë të veshjeve ilire. Do të ishte veçanërisht interesante të vërtetohej se ç’ka mbetur nga ajo veshje te popujt e sotëm ballkanikë, sepse edhe simbas këtij elementi, si një nga elementet më karakteristike të kulturës së një populli, mund të shihet sesa janë ruajtur të gjalla edhe sot gjurmët e kulturës ilire.

info@balkancultureheritage.com