Është edhe më e vështirë sesa për spiralen dhe meandrin, të bëhet përcaktimi se kur vija valore ka kuptimin e simbolit e kur është fjala për stolisje të rëndomtë. S’do mend se në rastet e shumta ky motiv shumë i shpeshtë ornamental ka karakterin e dekorimit dhe se, prandaj, nuk duhet të mos merret parasysh fakti se vija valore i ka shërbyer njeriut parahistorik për të paraqitur gjarpërin, pra, një shtazë htonike dhe se ai shpeshherë i ka skalitur umat varrore (T. II, 2). Vija valore në urnat në trevën ilire është mjaft e shpeshtë, kurse shembull të mirë kemi nga Novo Mesto, ku është zbuluar urna në të cilën ndeshet motivi i vijës valore bashkë me svastikën. Numri i rasteve të ngashme është me të vërtetë i madh dhe nuk ka nevojë të preken të gjitha. Mjafton ta kemi parasysh këtë fakt si indikacion, se edhe vija valore në simbolikën funerale është dashur ta ketë vendin e vet.
Ajo që u tha këtu për vijën valore vlen, ndoshta madje në masë më të vogël, edhe për vijën zik-zake. Kombinimet e ndryshme të këtij motivi i ndeshim po ashtu në urnat (T. 11,1), prandaj nuk mund ta përjashtojmë mundësinë se edhe kjo vijë kishte domethënien simbolike në ato raste kur ndeshet në objektet e kultit ose funeralë.