Vilichi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vilichi

Në jug të Pargës ndodhej stacioni tregtar venecian Verliqui, i përmendur kështu nga Idrizi më 1154. Në prag të Kryqëzatës IV (1204), në kufijtë e themës së Nikopojës ekzistonte si nëndarje kartolarati i Glykisë (cluirtolaratum de Gliki). Më 1320 flitet për "bregun, në ujërat e Vilikit" (super marinam in aquis Vilichi). Më 1390, vendi kaloi në zotërim të Venedikut. Soustal e Koder hamendësojnë, dhe ne jemi të sigurt se është kështu, se emri i portit Vilichi, që shfaqet kështu në dokumentet veneciane në derdhje të lumit Glyki, është një përshtatje në venecianishte e emrit të lumit Glyki, i cili në antikitet quhej Akeront. Ne kemi shëmbuj të tjerë, kur lumi i ka dhënë emrin edhe skelës së ngritur në derdhje të tij (Vrecus, Dievali). Më 1835, W. M. Leake e vizitoi atë zonë dhe thotë se skela e dikurshme e Fanarit në derdhje të lumit Glyki, atë kohë quhej Splantza. Në fakt, kjo skelë shfaqet me disa emra: Gliki (=Vilichi), Fanar (=Frar), Baltë, Splancë. Ciriaco d'Ancona mbërriti në atë skelë dhe iu ngjit lumit përpjetë në një ditë të errët të vitit 1436, "kur Zeusi e kishte dëndur qiellin me re të zymta, dhe kur nata e errët po e mbështillte botën me flatra të zeza, duke i thithur ngjyrën çdo sendi mbi tokë".

Me emrin e lumit, sipas rastit Fanar apo Glyki-Viliki, identifi- koheshin edhe skela dhe forcomat buzë saj (viti 1410: "castellanaria Fanarii sive del Velechi"). Më 1479, skela e Vilikit u pushtua nga Turqit dhe këta emëruan aty një emin për administrimin e aktivitetit tregtar. Lumi Fanar (Frar), që më së shumti citohet nga burimet Vilichi (Glyki), kishte edhe një tjetër emër, Gurla, që sipas W. M. Leake në shek. XIX, ishte emri që përdornin për të banorët shqiptarë të asaj treve. Në fakt, fusha e përshkuar nga lumi në fjalë, fusha e Fanarit (Frarit) ishte e banuar edhe në shekujt në studim nga popullsi shqiptare (alle rive di Fanaro per disparere vertente fra quei confinanti Albanesi).

Më në jug të Vilikit, midis tij dhe Prevezës, ndodheshin skela dhe fortesa e Riniasës, tepër të dëgjuara në shek. XIV-XV, por në dekadencë të plotë pas asaj periudhe. Më 1613 fortesa e Riniasës ishte e shkatërruar dhe e braktisur, kështu që Sulltani dërgoi nga Konstandinopoja të atin e Mehmet Agës, një ndër primatët e Paramithisë, për ta riparuar e për ta populluar atë. Ashtu si Preveza e Arta, edhe Riniasa bënte pjesë në Sanxhakun e Janinës.

info@balkancultureheritage.com