Vlona
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vlona

Emni “Kepi i Gjuhës” (greqishte) rrjedh nga forma që ka, sepse mund ta krahasojmë me nji gjuhë, të cilën ia shtrijnë përpara thellë në det marinarit Akrokerauniet famëkeqe. Kjo gjuhë përbahet prej nji vargu shkambinjsh të zhveshur dhe ka nji gjatësi prej afër 9 milesh.

Ky kep së bashku me vazhdimin e tij verior, me ishullin e Sazanit, formon gjinin e Vlonës. Gjini asht i thellë, i pershtatshëm për hedhjen e ankorave të vaporëve dhe aq i gjanë, saqë mund të zajë edhe flotën ma të madhe, se asht 10 mila i gjatë dhe gjatësia ma e madhe asht 5 mila deti. Mirëpo ishulli i Sazanit asht larg Kepit të Gjuhës dhe prej gadishullit shkambor që del përpara në gjirin ma në Veri, për ta ba të mundun përforcimin e të dyja hyrjeve në anën lindore dhe jugore të ishullit që çojnë ne gji.

Asnjë pikë në të gjithë bregun shqiptar nuk asht i pershtatshëm për nji vendqendrim flote si gjini i Vlonës, sepse ai ka nji pozitë gjeograflke të mirë, asht i sigurtë, i gjanë dhe mund të fumizohet lehtë me ushqime.

Largësia prej Vlone në Raguzë asht 140, deri në Brindizi 70, deri në Otranto dhe Korfuz 50 mila deti. Gjini i Vlonës u shërben si strehë të gjitha anijeve, të cilat i zen fiirtuna në kanalin e Otrantos ose luftojnë me ema të kundërta. Por, mbasi këtu emat e veriut e të jugut vazhdojnë për nji kohë të gjatë dhe pengojnë nisjen e anijeve, marinarët tanë preferojnë, kur kanë mundësi, skelën e Durrësit, se prej këtu mund të nisen më lehtë. Kështu, në fillim të vitit 1846 qëndruen këtu 30 anije tregtare 3 muaj dhe të dytën ditë pashke fryni një erë nga lindja dhe i shpëtoi. Në Vlonë kanë vue re se ndër të gjitha anijet tregtare, ato tonat janë fumizue ma mirë me ushqime e prandaj marinarët nuk dalin fort në tokë; si shembull tregojnë nji anije të madhe tregtare të Austrisë, e cila qëndroi 3 muej në skelë pa dërgue asnji barkë për në tokë.

Kur fryn nji shirok i fortë, skela e Vlonës, që gjindet kundrejt kepit të Karaburunit, asht e rrezikshme për anijet e vogla. Këtyne u duhet me u tërhekë në brendësinë e gjinit, ne Pasha Liman, të cilët italianët e quejnë Gjini i Raguzës; ky gjindet 10 mila në jug-perëndim të Vlonës. Atje ka qenë dikur qyteti i vjetër Orikum, megjithëqë sot s’ka ma gjurma. Si duket, muret e vjetra janë mbulue me baltë dhe vendasit thonë se kur deti asht i qetë, shifen në ujë teprica muresh.

Vlona asht skela kryesore e krahinës së Beratit, i cili megjithatë, nji pjesë të mallnave koloniale dhe të fabrikave evropiane i sjell me anë të Durrësit. Nganjiherë malli që vjen nga Korfuzi dhe që asht i caktue për Korçë, shkaktohet në skelën e Vlonës. Me anë të Korfuzit sillen këtu të gjitha mallnat koloniale dhe ato të fabrikave të Evropës, përkundrazi, i gjithë eksporti i Vlonës, që asht dy herë ma i madh se importi, shkon në Trieshte me vaporë austriakë dhe të huej.

Eksporti i Vlonës përbahet prej këtyne artikujve:

  1. Voji asht artikulli i parë. Vlefta e tij asht sa 3/4 e të gjithë eksportit. Ky shkon pothuej krejt në Trieshte. Nji prodhim mesatar jep 10.000 varela voji, nga të cilat 3/4 shkojnë përjashta me anë të detit. Teprica ose harxhohet në vend, ose transportohet në viset e brendshme dhe shkon në Gjinokastër dhe në Manastir dhe prej këtu në Belgrad. Vargu që shtrihet buzës së detit ashtu mbushin me ullishta : ma thellë, në brendësinë e vendit, ullishtat bahen ma të rralla.
  2. Leshi - 50.000 okë, i gjithi shkon në Trieshte.
  3. Lëkura qingji - 10.000 deri 15.000 copë shkojnë në Trieshte
  4. Misër, në Trieshte dhe Dalmaci, pak në ishujt e Jonisë, pak tërshanë në Trieshte, pak thekën në Kotorr, 300-400 staja farë lini ne Trieshte, pak groshë në Greqi me anë te Korfuzit.
  5. Valanidh - 15.000 litra veneciane; nji pjesë vjen këtu nga Himara. Kjo, nga kualiteti, vjen baraz me atë të Greqisë.
  6. Krypë, kqyr ma poshtë.
  7. Serë - kjo nxirret në Selenicë, afër 3 orë në verilindje të Vlonës dhe eksportohet me anë të Vlonës. Minierat e serës janë dhanë me qera; këtu punojnë vllehët e fshatrave përqark. Këta e sjellin prodhimin në skelën e Vlonës dhe sipërmarrësi u paguan hakun mbas nji takse te caktueme. Sera asht dy llojesh: blloqet e mëdhenj janë, së pakut, njifish ma të shtrenjtë sesa copat. Nga kualiteti i parë nxirren 300.000 litra veneciane në vit; gjysma shkon në Trieshte dhe Venedik, gjysma tjetër në Levante dhe Napoli. Sasia e copave asht aq e madhe sa ajo e blloqeve. Kjo shkon e gjitha në Trieshte. Në Levante përdoret sidomos për të lyer hardhitë e rrushit, që të mos u ngjiten insektet.

Skela e Vlonës nuk asht veçse një grumbull godinash të mjera, të cilat shërbejnë, kryesisht, për magazinimin e mallrave që dalin apo hyjnë. Në afërsi të tyne asht nji kështjellë e vjetër, gati për tu shembë, mufl rrethues tetëkandësh i së cilës, me cilësi të dobët, le të dyshosh për nji arkitekt turk. As këtu, as në vetë qytetin, nuk duket gjurmë e vendbanimit që në lashtësi ka mbajtë këtë emën. Por duhet thanë se emni Avlona asht ruejtun vetëm të grekët; italianët e quajnë atë Valona, gegët Vlonë dhe toskët Vlorë.

Qyteti asht i vendosur afër nji gjysëm orë në lindje të plazhit. Nga pjesa lindore ai mbyllet prej nji vargu kodrash në formë amfiteatri, i cili luan ma së miri rolin e nji pasqyre për rrezet e diellit dhe për këte, kur moti asht pa erë, vapa këtu bahet e padurueshme.Vlona ka tashma namin e keq si nji çerdhe ethesh dhe në këtë pikë mbahet edhe ma e pashëndetshme se Preveza dhe Durrësi. Por nji njohës i këtyne anëve më shprehu mendimin se klima e këtushme nuk asht as ma e mirë, as ma e keqe se në skelat e tjera të vendit, sepse të gjitha pa përjashtim, gjinden në brigje të sheshta dhe moçalore, ku janë të gjitha kushtet e nevojshme për shumëzimin e miazmave të etheve.

Qyteti mund të numrojë tani rreth 400 shtëpi, të shpëmdame në nji sipërfaqe të gjanë, mes shkurresh dhe pemësh, përmbi të cilat dallohen qartë majat e 7 minareve të hajthme. Gjithë ky grup i rri shumë bukur kundruell pallateve me stil oriental të Vlorajve, familjes ma ta vjetër dhe ma fisnike të vendit, ndërtuar në anën jugperëndimore, dhe që, të shikueme nga kodrat e afërme, ofrojnë nji pamje me të vërtetë magjepsëse. Në brendësi të qytetit, përkundër, pamjet e trishtueshme të shkatrrimit dhe të shkretimit ndjekin njana tjetrën; ngado që të hedhësh sytë shikon vetëm prapambetje dhe rrenim dhe njeriu rreket më kot të gjejë nji shenjë a nji gjurme të nji jete të re, a të një përparimi; edhe pamja e vetë banorëve të kërtyre rrenojave vërteton se në Vlonë nuk ka asnji përparim. Në të gjithë Epirin nuk kam pa vend tjetër, banorët e të cilit të kishin një pamje kaq të mjerueshme dhe varfanjake. Si mund të shpjegohet ky mjerim në nji skelë të nji province të bekueme me pasuri, në nji qytet të rrethuem prej ullishtash të pamatshme dhe tokash bujqësore aq pjellore? Shkaku kryesor duhet kërkuar, mbase, te kriza në të cilën gjendet ekonomia e vendit.

Deri në fillimet e këtij shekulli në vend mbretnonte dhuna, gjakmarrja dhe e drejta e vetëmbrojtjes lulëzonin si dikur në kohnat pagane në Gjermani, dhe të gjitha rrethanat ishin modeluar sipas pasojave që sjell mungesa e rendit. Gjitha populli ishte i’armatosur dhe merrej me luftë dhe grabitje. Nji pjesë e popullsisë jetonte në kurriz të pjesës tjetër; shantazhi dhe shtypja, ose grabitja në rrugë të madhe dhe vjedhja e bagtisë ishin burimet e ekzistencës së saj. Dy burimet e para shfrytëzoheshin nga krerët e shumtë, të fundit, si rregull, u liheshin atyre bashkësive që dukeshin më të mira se pjesa tjetër e popullit. Gjendja e fshatarve paqsorë, në shumicë të krishtenë, ishte pafundësisht e mjerueshme. Pjesa ma e madhe e popullsisë së armatosun jetonte jashtë vendit dhe formonte bërthamën e atyne trupave luftarake që pushtetarët mbanin nëpër provincat e ndryshme të Perandorisë Turke, në kohën kur kishin ende në dorë pushtetin civil dhe atë ushtarak. Në shtetet barbareske, në Kajro, Mekë, Bagdat dhe Erzerum, në Bukuresht, Belgrad dhe Tripoli, amauti asokohe ishte rijë dukuni sa e njohun, aq edhe e frikshme. Kjo sepse asnji mercenar tjetër nuk e shtypte me aq gjakftoftësi popullsinë që duhej të mbante nën fre, askush tjetër nuk ishte aq i aftë për të ba plaçkë lufte, sa luftëtari shqiptar. Herët a vonë dhe me qesenë e mbushun plot, ai kthehej pastaj në atdhe, për të hangër rehat ato që kishte fitue me aq mund. Duhet thanë, pra, se kjo pjesë e popullsisë ishte produktive për vendin: ajo fuste aty çdo vit shuma të mëdha paresh të thata. Kështu ndodhte që në krahinat luftarake të vihej re një farë mirëqenjeje, pa pasë dalë kjo nga vetë toka, apo nga ndonjë mënyrë tjetër në vend.

Ndryshimin e parë të kësaj gjendjeje e bani Ali Pasha, i cili i dha fund pavarësisë së krenëve apo krahinave,.dhe i futi të gjithë nën sundimin e vet. Dalja në skenë e këtij personaliteti të rrallë shënon njiherit edhe fillimin e nji epoke të re për Shqipninë e Jugut; mund ta quash atë qetësi dhe rend, nëse natyrisht, nuk s’e lidh këtë me konceptet evropiane që kanë këto fjalë.

E megjithatë edhe Ali Pasha nuk e ndryshoi dot mënyrën e jetesës së shqiptarit. Ai mbeti luftëtar, siç kishte qenë; numri i mercenarëve në shërbim të Ali Pashës vlerësohet në 30.000 vetë. Revolucioni 'grek, po ashtu qe nji kohë e mirë për ta, sepse Porta e Naltë kishtë shumë nevojë për shërbimet e tyne. Po kur, fill pas kësaj, filloi periudha e reformave, filluan edhe vuajtjet e mercenarit shqiptar, të cilat rriteshin dora-dorës, në masën që reformat fitonin terren dhe hidhnin rranjë. Sepse Reforma ia hoqi atij njanën provincë mbas tjetrës, tue nda pushtetin civil nga ai ushtarak, tue i ba mëkambsat e provincave thjeshtë administratorë dhe tue ia besue organeve të posaçme komandën mbi forcat ushtarake, të cilat nuk përbaheshin ma prej tufash të padisiplinueme dhe te mbledhuna vullnetarisht, por prej nji ushtrie të formueme me anë të rregjistrimit.

Mercenarit tani i duhej të rrinte në shtëpi; askush nuk kishte nevojë për shërbimin e tij; mirëpo edhe këtu ai e ndjen veten gjithnji e ma shumë nën trysninë, të cilën pushteti shtetnor, që sa vinte e forcohej ma shumë, ushtronte mbi rrethanat e vjetra, anarkike, të vendit dhe mbi mënyrën e lirë të jetesës së individit. Aristokracia nuk duhej ma të bante shantazh dhe të shtypte, bashkësitë nuk duhej ma të vidhnin dhe të grabisnin, të gjithë duhej të hiqnin dorë prej zakonit të gjakmarrjes, të trashëguem prej të parëve dhe të dorëzonin armët, të cilat, që nga fëminia, ishin mësue t'i mbanin me vete ditë e natë; të gjithë duhej tu bindeshin administratorëve të dërguem prej Stambollit, dhe jo vetëm t'i shihnin rajatë e krishtenë si të barabartë, por të paguenin edhe taksa sikundër ata38, e mbi të gjitha të shkonin ushtarë në ushtri, ku do të ndrronin fustanellën me pantallonat e ngushta të frengut dhe do të mësonin të viheshin në rradhë. Përse të duket çudi atëhere, që elementi aristokratik i popullit, domethanë rendi musliman i luftëtarëve, t'i kundërvihej Tanzimatit, i cili iu kishte mbyllur burimet tradicionale të fitimit, iu kishte hequr privilegjet e rëftdit dhe u kishte shpallur luftë të gjithë rrethanave dhe^marrëdhanjeve me të cilat ata ishin mësuar që nga koha e stërgjyshëve?

Kjo mënyre mendimi e rendit luftëtar të musiimanëve mund të jepte, mbase, çelsin për të kuptuar zinxhirin e kryengritjeve me të cilin u detyrua të ndeshet futja e reformave në Perandorinë Turke. Ato nuk ndeshen vetëm atje, por edhe gjithkund, ku popullsia asht luftarake dhe e besimit musliman dhe lenë të kuptohen si qëndresë që elementi aristokratik i Perandorisë i ban risive, të ciiat i kërcënonin ata me humbjen e privilegjeve, dmth. me përmbysjen e tyre. Në këte pikpamje historia e re e Perandorisë Osmane na ofron shumë përqasje të spikatuna me luftat që elementi monarkik në Evropë, nga fundi i Mesjetës, bani me elementin aristokratik dhe të cilat në vende të ndryshme patën edhe përfundime aq të ndryshme.

Në Turqi elementi monarkik doli fitimtar; pas shkatërrimit të organit kryesor të aristokracisë ushtarake në kryeqytet dhe në provinca, të jeniçerëve, përqëndrimi i pushtetit shtetnor bani përparime të tilla, sa që ate nuk e kërcënonte ma nga asnji anë ndonji rrezik serioz. Vetëm mbas kësaj fitorje Perandoria Osmane mund të pretendonte të ishte një monarkie absolute, sepse vetëm pas kësaj vullneti i pushtetit qëndror mund të ndigjohej pa kushte në të gjitha pjesët e Perandorisë së gjanë, sepse vetëm nga ai çast ajo kishte në dipozicionin e saj arbitrar të gjitha forcat^ veta. Nuk ka pasun asnji monark në Evropë, i cili për me vue në jetë vullnetin e tij vetiak, të ketë qenë ma i lidhun dhe ushtrimi i pushtetit të tij ma i kufizuem, se sa ajo e parardhësve të Sulltan Mahmudit. Pikpamjet e gabueme që janë përhapun lidhur me këtë pikë në Evropë, mund të shpjegohen kryesisht më faktin se mungesa e garancive vetiakë, falë të cilave individi i fuqishëm mund të grabiste e të vriste sipas qejfit ma të dobtin, la jashtë vemendjes masën e madhe të atributeve të pushtetit dhe dalangadalë, të shkëputuna nga froni i Sulltanit, ato u uzurpuen nga institucione apo provinca.

E ashtuqujtuna Arbëni, malsia midis lumit të Gjinokastrës dhe të detit, në veri e kufizueme prej Vjosës, përfaqëson vendbanimin kryesor jugor të kastës luftarake turko-shqiptarë dhe Vlona mund të quhet si kryeqendra e saj. Këtu ka qenë vatra e mirëfilltë e krengritjeve të ndryshme të drejtuara kundër risive. E fundit ndër këto kryengritje ka ndodhur para pesë vjetësh dhe mori një kthesë të tillë serioze, sa seraskeri i atëhershëm i Rumelisë, në krye të një force të madhë ushtarake, vrapoi vetë për ta shtypur. Pas rivendosjes së qetësisë, pothuaj të gjithë krerët e vendit dhe të viseve përreth - midis tyne edhe pasardhësit e pushtuesve të parë turq të Arbënisë, të cilët kishin pasë në dorë qeverisjen e trashëgueme të provincës dhe të cilëve u përkisnin pallatet e sipërpërmendun r- si edhe shumë njerëz të tjerë me peshë, u surgjynosën në Azi të Vogël, nga ku janë kthyer vetëm tash së fundi. Edhe pse pasojat e kësaj kryengritjeje kanë pjesën e tyre për pamjen e shkretuar te qytetit dhe të banorëve të tij, shkaku kryesor, megjithatë, duhet kërkuar te kriza e përgjithshme në të cilën ka ra ekonomia kombtare, kryesisht ajo e krahinave luftëtare dhe e cila nuk asht ndikue fare nga pjesët e tjera të vendit, ekonomia e të cilave mbështetet në burime paqësore.

Nga lashtësia na vjen kumti39 se nji herë Aleksandri urdhëroi të lidheshin më zinxhirë nji numur mercenarësh tesaliotë që ai i kishte zanë rob, sepse ata kishin zgjedhur zanatin e luftës dhe nuk donin të punonin tokat e tyne pjellore dhe të bekueme. E pra, këta tesaliote dihet se janë pellazgë, të cilët në kohnat prehistorike kanë ardhun nga Shqipnia me cilësinë e pushtuesit. Atë që shtrëngesa e maqedonasit e arriti me vështirësi, tani po e arrin me lehtësi Tanzimati i turqve me pasradhësit e sotëm të atyne shqiptarëve të vjetër tesaliotë; ai (Tanzimati) po i kthen ata, ndonëse jo pa qëndresë, nga luftëtarë, në bujq. Në këtë punë ata kanë një aleat të papërballueshëm: urinë! Njohës të mirë të jetës së këtushme thonë se kthesa tashma ka fillue dhe këtë përfundim e nxjerrin nga rritja e prodhimit të viseve të caktueme. Nëse ky pohim i përgjigjet së vërtetës, atëhere vizitorit të Vlonës, i cili do të kënaqej ma shumë me pamjet e përparimit se sa të amullisë, apo të kthimit mbrapa, i mbetet sidoqoftë ngushëllimi se fara e një gjendjeje ma të mirë tashma asht hedhun.

Lexuesi që ka ndjekun këto shënime, asht bindun se jeta në Shqipni ndryshon shumë 'prej tonës, shumë gjana do t'i duken atij të huaja dhe të largta, të tjera do t'i zgjojnë kujtime historike dhe, si përfundim, ai do ta bahet kureshtar për me mësue ma tepër mbi këtë jetë. Hartimi i nji tablloje gjithpërfshirëse për këtë do t'i kapërcente fuqitë tona; qëllimi ynë, ndaj, asht të kapim anë të ndryshme të kësaj jete dhe t'i'a bajmë ato të kapshme lexuesit.

Le të fillojme me citatin e Qezarit, sepse deri te Qezari dhe Titi duhet të shtyhemi, për të gjetur paralele me jetën në Shqipni; por këtu vemë re se ajo ka gjasime kaq të mëdha me rrethanat galeze dhe gjermane, sa që përshkrimet e atyne shkrimtarëve sikur janë shkrue pikërisht për to.

Qezari, me siguri, përshkruen Shqipninë kur thotë (VI, 11): “Në Gali, jo vetëm shtetet dhe krahinat e viset e veçueme, por edhe shumica e shtëpive asht e ndame në parti, në krye të të cilave qëndrojnë ata njerëz që, sipas mendimit të përgjithshëm, gëzojnë peshën ma ta madhe në shoqni dhe në dorën e tyne asht gjithë drejtimi i punëve. Në themel të kesaj rrethane qëndron tradita e vjetër, sipas së cilës çdo burrë nga populli duhet të ketë për mbrojtës nji njeri të fuqishëm: sepse ky nuk duron që i mbrojtuni i tij të damtohet, apo të keqtrajtohet se në rast të kundërt do të humbiste nderimin në sytë e rangut të tij. Kjo gjendja e punëve shtrihet në të gjithë Galinë, sepse të gjitha shtetet janë të ndame në dy parti.

Kur pyet për shkaqet e kësaj dukunie në Shqipni, mbeten kaq shumë gjana të errta, sa që ma në fund, përpiqen me e pa atë si një instinkt të lindur të popullit. Natyrisht asht e vështirë me e përcaktu se cila dukuni asht në predispozitën natyrore të popullit dhe cila pasojë e rrethanave në të cilat ai jeton, - por a asht ky përcaktim i bazuem? A nuk janë këto rrethana vetë, përsa kohë ato nuk kushtëzohen nga klima apo vendvendosja, produkt i shpirtit të popullit? Shqiptari e ka shtysë të mbrendshme t'i japë personalitetit të tij nji vlerë të jashtme sa ma të madhe; asht ai i fuqishëm, atëhere të gjitha përpjekjet dhe synimet e tij rrahin në pohimin dhe në zmadhimin e namit dhe të ndikimit të tij; asht ai i detyruem të kërkojë mbrojtjen e nji të fuqishmi, atëhere ai përpiqet që këtë rrethanë ta shfrytëzoje sa ma shumë në të mirë të tij; dashamirësia, vetëmohimi, përkushtimi, besnikëria janë këtu po aq të rralla, sa ç'janë të shpeshta të kundërtat e tyne. Nuk asht dashunia pra, që i lidh dhe i ngjit partitë e këtushme, por asht nevoja, asht e drejta e dhunës dhe e zakonit të gjakmarrjes, (përpjekja e parë e instinktit popullor për ta mbrojtur individin nga arbitrariteti i të tjerëve), të trashëgueme nga shekujt, që e shtrëngoi individin të bashkohet me të tjerët dhe, me këtë, t'ia lehtësojë individit barrën e ruajtjes së jetës dhe të pasurisë.

Kjo na çon në kundërtinë që, sipas mendimit tonë ekziston jo vetëm ndërmjet qenies shqiptare, por edhe ndërmjet asaj lindore dhe përëndimore dhe që bahet gjithnji e ma e mprehtë, sa ma tepër që Perëndimi përparon në kulturë, ndërsa Lindja mbetet mbrapa.

Në Perëndim njeriu tani jeton nën sundimin e ligjit, i cili, mbrojtës dhe kërcënues, e shoqnon në rrugën e tij të jetës, nga djepi deri në varr dhe e mban fort për dore. Ai e çliron atë nga kujdesi për ruajtjen e trupit dhe të pasurisë së tij dhe i vë fre pasioneve të tij të ndaluara. Ligji, zakoni dhe tradita e mbrojnë atë në jetën e tij nga veprimi dhe arbitrariteti i të tjerëve në një shkallë shumë ma të naltë se në Lindje; për këtë arsye njeriu në Perëndim i trembet edhe shpreson shumë ma pak nga bashkëqytetarët e vet. Si të ishte nje lule kopshti, i ruajtur dhe i selitur nga institucionet, ai mund të eci i qetë rrugës së vet dhe të jetojë vetëm për vete dhe për profesionin e tij. Përkundrazi lindori mund të krahasohet me një dru pylli, ekzistenca e të cilit rrethohet nga rreziqe të panumurta; atij i duhet të hapë sytë gjithmonë rreth e rrotull, që të mos sulmohet në befasi, dhe tue qenë se frika dhe shpresa e tij varen në nji masë të madhe nga arbitrariteti i individëve të tjerë, ai si rregull, asht ma i zoti se perëndimori në njohjen dhe trajtimin e njerëzve. Perëndimori qëndron mbi tokë të fortë, lindori mbi tokë të lëkundshme; i pari ka mundësi që t'i përkushtojë të gjitha forcat ndërtimit të jetës së vet, ndaj nuk i njeh rrengjet dhe marifetet, të cilat i dyti i ka të zakonshme për të ruajtur baraspeshimin në veprimtarinë e vet. Ndërkohë që për këtë arsye, perëndimori ka mundësi të zhvillojë të gjitha fillesat e së vërtetës dhe të mirëqënies me të cilat natyra e ka pajisur, lindori, për rrethanat në të cilat jeton, asht i dënuem të rrojë mes frikave, mosbesimeve dhe shtrembërimeve të të gjitha llojeve. Po të marrim parasysh ndryshimin e lindur të predispozitës shpirtërore, na duket se pasja apo mungesa e garancive personale na jep çelësin kryesor për të shpjeguar kundërtitë e natyrës dhe të karakterit të njeriut perëndimor ndaj atij lindor.

Objekt i grindjeve partiake shqiptare asht dhuna vendore dhe epërsia vendore në fshat, qytete, krahinë dhe zonë, sipas nivelit të palëve grindëse, ma nalt apo ma poshtë. Çdo ide e ndonjë motivi politik asht e huaj për këto luftra; shqiptarit madje nuk i shkon mendja as për ndonji përfitim personal në këtë punë; qëllimi i tij asht vetëm të sundojë mbi rrethin ku ai jeton dhe të zhdukë kundërshtarin që e pengon në këtë rrugë. Që kjo asht kështu mund të vërtetohet lehtë, sepse nëse ndodh herë pas here që ndër të dy kundërshatarët vendorë, njeri kalon në kampin e palës dikur kundërshtare, atëhere nuk ndodh aspak ndonjë shkrirje e këtyre kundërshtarëve, por ai tjetri e sheh veten të detyruem të ndjekë shembullin e të parit dhe të ndërrojë ngjyrë, sapo asht bindun që gjendja e re e kundërshtarit të tij nuk asht aspak kalimtare, por e qëndrueshme. Megjithatë një kalim i tillë duhet parë si përjashtim, jo aq se bie ndesh me karakterin e shqiptarit, por ma tepër se ai vështirësohet nga rrethanat që ai, me këtë rast, sjell me vete nga mjedisi i tij i maparshëm.

Nga sa u tha del mirëfilli, se sa të vështirë e ka nji i huej të gjejë të drejtën në grindjet mes palëve në Shqipni, grindje që nuk ndjekin nji prirje të përbashkët, por janë vetëm nji kompleks i interesave të ndryshme private. Përsa i takon përçarjeve në familje të caktueme, disa prej tyne janë të vërteta, ndërsa të tjera, përkundrazi, janë të mirëllogarituna, sëpse kështu e kërkon interesi i familjes dhe për të qenë të mbuluar, duhet mbajtur me të dyja shpatullat.

Kush do të mësojë ma hollësisht për jetën dhe marifetet e nji prisi shqiptar, do të gjejë te Qezari informacionin ma ta mirë (1,18). “Dumnoriksi ishtë një kokëkrisur dhe një zevzek që i kishte të gjitha kushtet për të ba emën në popull; çprej vitesh ai kishte marrë më qira, me nji çmin shumë të ulët, vjeljen e doganës dhe të taksave të tjera të Eduanëve, për të vetmen arsye se në ankandin për këtë qëllim atij nuk guxonte t'i kundërvihej askush, tue afrue ma tepër. Në këtë mënyrë ai jo vetëm që e kishte zmadhue shumë pasuninë e vet, por kishte fitue aq shumë, sa të tregohej edhe zemërgjanë, sa të mbante me shpenzimet e veta edhe nji trupë të madhe kolorësish; ndikimi i tij nuk kufizohej vetëm në atdhe, por shtrihej edhe në shtetet fqinje; për ta rritur edhe ma shumë këtë ndikim ai martoi t'amën me nji burrë fisnik dhe të fuqishëm nga Bituriga, për vete mori nji grua nga Helvetia dhe i dha në shtete të tjera, motrat për babë dhe kushurinat. Për shkak të këtyre krushqive ai favorizon helvetianët, por ai i urren Qezarin dhe romakët për arsye personale, sepse nga intervencioni i tyne në vendin e Eduanëve pushteti i tij u kufizue dhe të vëllait iu dha përsëri pushteti që kishte pasë. Po tu ndodhë romakëvë ndonji fatkeqësi kund, ai mban shpresën që me ndihmën e helvetianëve të bahet sundimtar i plotë, ndërsa po të jenë zot këtu romakët ai, jo vetëm që duhet të heqë dorë prej kësaj, por të humbasë edhe atë ndikim që ka sot. Kur pyeti ma tej, Qezari mësoi madje, se në nji bëtejë kalorësie Dumnoriksi me kalorësit e vet dha shenjën e ikjes, tue tërhequn kështu mbas vetes edhe pjesën tjetër të kalorisë. Së fundi ka dyshime të forta kundër tij se ai ka udhëheqë helvetianët përmes vendit të sekuanëve dhe ka ba të mundun, që të dy popujt të bajnë robër nga njeni tjetri dhe të gjitha këto, jo vetëm pa urdhën, por madje edhe pa dijeninë e Qezarit dhe të qeverise eduane.

Le të hedhim nji vështrim mbi natyrën e nji kryengritjeje shqiptare. Qëndrimi i elementit musliman ndaj Tanzimatit dhe qeverisë asht shtjellue ma nalt; pakënaqësi dhe ankime kanë të gjithë, qoftë krenët, qoftë demosi; këta të fundit, megjithatë, nuk kanë vullnetin e tyne, por janë vegël në duert e aristokracisë. Nëse duhet ba kryengritje, duhet që kryetari i njenës a i tjetrës parti ta quej të leverdisshme për interesat e tyne. Zakonisht janë kryetarët e opozitës, që të ngushtuem së tepërmi, e përdorin këtë mjet për me rrëzue nga pushteti kundërshtarët e tyne. -Për këtë ata nuk dalin vetë, por shtyjnë ndonji aventurier që e quejnë të aftë për këtë qëllim. Ky shfaqet pastaj, në krye të nji bande, nëpër zonat më ta largëta, herë këtu, herë atje dhe kjo shfaqje mjafton për ta trazue popullin. Nxitësi, përsa kohë nuk e ndjen veten të fortë, shmang çdo demostrim; kur shef ama, që kushtet e nevojshme u arritën dhe trazimi i popullit arriti gradën e duhun, i formulon ankesat e popullit në nji letër drejtuar Sulltanit dhe fillon, njiherësh, në vendet ku e lejojnë interesat e veta, të sekuestrojë dhe të vejë zjarrin.

Qëndrimi i palës kundërshtare nuk mund të jetë i dyshimtë, ajo duhet të mbajë anën e qeverisë, por gjendja e saj asht ca ma tepër e vështirë, sepse ajo nuk mund të veprojë hapur për të mos humbë ndikimin e saj mbi atë pjesë të demosit që ka me vete, por që natyrisht, simpatizon krengritjen; kështu që ajo mund të veprojë kundër kësaj vetëm fshehtas dhe tërthorazi. Përsa kohë kundër kryengritësve nuk janë dërgue trupa nga provinca te tjera ose ushtarë të rregullt, për ta nuk ka ende ndonjë arsye serioze për tu trembë. Por ku vjen puna deri aty, atëhere komandanti i trupave mbledh menjëherë në kampin e vet gjitha krenët e provincës; që do vijnë atëhere mjaft nga këto Dumnoriksë, komandanti e di mirë, edhe pse ai nuk ka lexuar as Qezarin, as Herodotin. Strategjia që ai pastaj vendos, zakonisht nuk sjell rezuitate; kryengritësit janë të informuem për çdo lëvizje të tij dhe nuk zihen kurrë në befasi. Mirëpo beteja frontale nuk asht mjeti i vetëm për me shtypë nji kryengritje, kjo arrihet edhe me anë të pushtimit të qendrave dhe të burimeve të saj. Si edhe tue ngushtue mundësitë e tjera të saj për ushqime. Vemendja kryesore e komandantëve të ushtrive të mëdha, zakonisht rreh që t'i shuaje kryengritjet bash në këtë mënyrë dhe suksesi i deritanishëm e ka përligjë këtë llogari.

Ne kemi përdorë deri tani termat aristokraci, krenë, fisnikë dhe duem që t'i përcaktojmë ato ma qartë, që lexuesi të mos marrë shkas nga këto terma për të nxjerrë përfundimin se në Shqipni ka nji aristokraci në kuptimin tonë. Atje ku mbretnon ligji i ma të fortit dhe gjakmarrja, detyrimisht gjithshka rregullohet simbas shkallës së fuqisë, populli duhet të përbajnë masën e madhe, kurse të ftiqishmit të jenë në majë të saj41. Këta të fuqishëm ndahen mandej në dy grupe; në të parin bajnë pjesë ata që e kanë trashëgue këtë pushtet nga të parët e tyre.

Pinjojt e shtëpive të pasuna nuk kanë nevojë të kenë dhunti vetiake të veçanta për të mbetun të fuqishëm, përsa kohë ata janë në gjendje të ushqejnë një shpurë të aftë; forca e origjinës dhe e zakonit, që në Shqipni, siç e kemi përmendun, asht shumë e fortë, si edhe interesat e përkrahësve të shtëpisë do t'i mbajnë ata të tillë. Por nëse ai e humb pasuninë dhe këtë humbje nuk asht në gjendje me e zavendësue me nji personalitet të fortë, atëhere ai e humb ndikimin e vet dhe familja e tij dalëngadalë kthehet në masën e popullit, ku mandej, gëzon nji respekt vetëm personal, të lidhun me prejardhjen.

Lloji i dytë i të fuqishmëve përbahet nga ata që e kanë fitue vetë këtë fuqi. Janë, kryesisht, luftëtarë nga shtresat e ulta, të cilët gjatë shërbimit mercenar në dhe të huaj e falë trimnisë dhe zgjuarsisë së jashtëzakonshme, kanë fitue pasuni dhe emën dhe pastaj janë kthye në atdhe për të hapun një shtëpi të re, apo për të ringritun në kambë atë të babës. Në fushën e drejtimit të punëve shoqnore, në sytë e popullit, nji i tillë homo novus shihet si plotësisht i barabartë me dyert e para dhe shpesh herë ata arrijnë ta rrëzojnë nga shala derën e vjetër, që deri atëhere ka drejtue dhe së cilës, zakonisht, ai i kundërvihet, sepse ai e gjen palën opozitare gati për tu bashkue me te.

Sikundër në Shqipni, kështu duhet të ketë qenë edhe në Gjermaninë dhe Galinë e vjetër; ndaj edhe ne e quajmë të tepërt diskutimin për çashtjen, nëse tek gjermanët dhe galët ka pasë një fisnikni në kuptimm tonë të sotëm.

Për mendimin tonë, fisniknia e popujve në kohën kur ata futen në histori, ka qenë, sikundër edhe në Shqipni, ajka e rendit të luftëtarëve, por aspak një grup i përmbyllun mbrenda tij. Për rjedhojë, nji joluftëtar kishte po aq pak shanse të bahej ndonjiherë e dikund kryetar, sa edhe një dash për të pri kopenë e dhive.

Ndërsa për të vërejtë së çfarë pushteti i jepej pasunisë në rrethana të zakonshme, nji shembull shumë domethanës japin për këtë rendi i zejtarve dhe bashkësitë qytetare në Shqipni. Kështu, fjala vjen, e kjo ndodhte shpesh, nji djalë i varfën nga Zagoria pranë Janinës, që kishte shkue në kurbet, arrinte të fitonte atje nji pasuni të madhe dhe mbas disa vjetësh kthehej pastaj me këtë pasuni në atdhe; aty atij, natyrisht po ta dëshironte, i jepej ajo shkallë ndikimi në drejtimin e vendit që i përgjigjes madhësisë së pasunisë së tij. Dhe kjo bahej në mënyrë të vetvetishme, sepse ishte diçka që mendësia popullore e quante të natyrshme.

Duhet thanë, megjithatë, se këta arkontë të Zagorisë dhe Epirit ishin gja krejt tjetër, krahasue me prijësat e krahinave luftarake, përpara të cilëve, ata si raja, duhej, së paku maparë, të puthnin pluhnin e kambëve të tyne. Ata janë vetëm qytetarë të pasun dhe ndikimi i tyne mbi bashkëqytetarët asht mjaft i kufizuem dhe kësisoj ata edhe shpresojnë edhe u tremben atyne shumë ma pak; të gjithë së bashku jetojnë si të krishtenë e nën nji trysni të njejtë; por prapseprapë të gjithë dallohen e ndahen sipas pasunisë, dikush ma i pasun, dikush ma pak i pasun.

Të kuptuemit e thelbit të arkontizmit dhe të jetës së qytetarizmit epirot asht shumë i vështirë për perëndimorin' sepse atij i mungon çdo përmasë krahasuese dhe ai ka të bajë me dukuni që as i ka pa, as i ka ndigjue ndonjiherë.Në krye të qyteteve apo të bashkësive të mëdha fshatare qëndrojnë kryetarë, të cilët kanë nën urdhën nji apo ma shumë shkruesa dhe sejmenë të armatosun. Po, a do të thotë kjo se këta janë ma të nderuemit e bashkësisë? Jo, janë vetëm njerëz të sërës së dytë apo të tretë, vegla të arkontëve. Kush janë këta? Në X asht A-ja, B-ja dhe C-ja. Po përse jo edhe D-ja? Ai nuk asht aq sa duhet i pasun dhe i nderuem. Po sa i pasun u dashka ajo nuk mund të veprojë hapur për të mos humbë ndikimin e saj mbi atë pjesë të demosit që ka me vete, por që natyrisht, simpatizon krengritjen; kështu që ajo mund të veprojë kundër kësaj vetëm fshehtas dhe tërthorazi. Përsa kohë kundër kryengritësve nuk janë dërgue trupa nga provinca te tjera ose ushtarë të rregullt, për ta nuk ka ende ndonjë arsye serioze për tu trembë. Por ku vjen puna deri aty, atëhere komandanti i trupave mbledh menjëherë në kampin e vet gjitha krenët e provincës; që do vijnë atëhere mjaft nga këto Dumnoriksë, komandanti e di mirë, edhe pse ai nuk ka lexuar as Qezarin, as Herodotin. Strategjia që ai pastaj vendos, zakonisht nuk sjell rezultate; kryengritësit janë të informuem për çdo lëvizje të tij dhe nuk zihen kurrë në befasi. Mirëpo beteja frontale nuk asht mjeti i vetëm për me shtypë nji kryengritje, kjo arrihet edhe me anë të pushtimit të qendrave dhe të burimeve të saj. Si edhe tue ngushtue mundësitë e tjera të saj për ushqime. Vemendja kryesore e komandantëve të ushtrive të mëdha, zakonisht rreh që t'i shuaje kryengritjet bash në këtë mënyrë dhe suksesi i deritanishëm e ka përligjë këtë llogari.

Ne kemi përdorë deri tani termat aristokraci, krenë, fisnikë dhe duem që t'i përcaktojmë ato ma qartë, që lexuesi të mos marrë shkas nga këto terma për të nxjerrë përfundimin se në Shqipni ka nji aristokraci në kuptimin tonë. Atje ku mbretnon ligji i ma të fortit dhe gjakmarrja, detyrimisht gjithshka rregullohet simbas shkallës së fuqisë, populli duhet të përbajnë masën e madhe, kurse të fuqishmit të jenë në majë të saj41. Këta të fuqishëm ndahen mandej në dy grupe; në të parin bajnë pjesë ata që e kanë trashëgue këtë pushtet nga të parët e tyre.

Pinjojt e shtëpive të pasuna nuk kanë nevojë të kenë dhunti vetiake të veçanta për të mbetun të fuqishëm, përsa kohë ata janë në gjendje të ushqejnë një shpurë të aftë; forca e origjinës dhe e zakonit, që në Shqipni, siç e kemi përmendun, asht shumë e fortë, si edhe interesat e përkrahësve të shtëpisë do t'i mbajnë ata të tillë. Por nëse ai e humb pasuninë dhe këtë humbje nuk asht në gjendje me e zavendësue me nji personalitet të fortë, atëhere ai e humb ndikimin e vet dhe familja e tij dalëngadalë kthehet në masën e popullit, ku mandej, gëzon nji respekt vetëm personal, të lidhun me prejardhjen.

Lloji i dytë i të fuqishmëve përbahet nga ata që e kanë fitue vetë këtë fuqi. Janë, kryesisht, luftëtarë nga shtresat e ulta, të cilët gjatë shërbimit mercenar në dhe të huaj e falë trimnisë dhe zgjuarsisë së jashtëzakonshme, kanë fitue pasuni dhe emën dhe pastaj janë kthye në atdhe për të hapun një shtëpi të re, apo për të ringritun në kambë atë të babës. Në fushën e drejtimit të punëve shoqnore, në sytë e popullit, nji i tillë homo novus shihet si plotësisht i barabartë me dyert e para dhe shpesh herë ata arrijnë ta rrëzojnë nga shala derën e vjetër, që deri atëhere ka drejtue dhe së cilës, zakonisht, ai i kundërvihet, sepse ai e gjen palën opozitare gati për tu bashkue me te.

Sikundër në Shqipni, kështu duhet të ketë qenë edhe në Gjermaninë dhe Galinë e vjetër; ndaj edhe ne e quajmë të tepërt diskutimin për çashtjen, nëse tek gjermanët dhe galët ka pasë një fisnikni në kuptimin tonë të sotëm.

Për mendimin tonë, fisniknia e popujve në kohën kur ata futen në histori, ka qenë, sikundër edhe në Shqipni, ajka e rendit të luftëtarëve, por aspak një grup i përmbyllun mbrenda tij. Për rjedhojë, nji joluftëtar kishte po aq pak shanse të bahej ndonjiherë e dikund kryetar, sa edhe një dash për të pri kopenë e dhive.

Ndërsa për të vërejtë së çfarë pushteti i jepej pasunisë në rrethana të zakonshme, nji shembull shumë domethanës japin për këtë rendi i zejtarve dhe bashkësitë qytetare në Shqipni. Kështu, fjala vjen, e kjo ndodhte shpesh, nji djalë i varfën nga Zagoria pranë Janinës, që kishte shkue në kurbet, arrinte të fitonte atje nji pasuni të madhe dhe mbas disa vjetësh kthehej pastaj me këtë pasuni në atdhe; aty atij, natyrisht po ta dëshironte, i jepej ajo shkallë ndikimi në drejtimin e vendit që i përgjigjes madhësisë së pasunisë së tij. Dhe kjo bahej në mënyrë të vetvetishme, sepse ishte diçka që mendësia popullore e quante të natyrshme.

Duhet thanë, megjithatë, se këta arkontë të Zagorisë dhe Epirit ishin gja krejt tjetër, krahasue me prijësat e krahinave luftarake, përpara të cilëve, ata si raja, duhej, së paku maparë, të puthnin pluhnin e kambëve të tyne. Ata janë vetëm qytetarë të pasun dhe ndikimi i tyne mbi bashkëqytetarët asht mjaft i kufizuem dhe kësisoj ata edhe shpresojnë edhe u tremben atyne shumë ma pak; të gjithë së bashku jetojnë si të krishtenë e nën nji trysni të njejtë; por prapseprapë të gjithë dallohen e ndahen sipas pasunisë, dikush ma i pasun, dikush ma pak i pasun.

Të kuptuemit e thelbit të arkontizmit dhe të jetës së qytetarizmit epirot asht shumë i vështirë për perëndimorin' sepse atij i mungon çdo përmasë krahasuese dhe ai ka të bajë me dukuni që as i ka pa, as i ka ndigjue ndonjiherë.Në krye të qyteteve apo të bashkësive të mëdha fshatare qëndrojnë kryetarë, të cilët kanë nën urdhën nji apo ma shumë shkruesa dhe sejmenë të armatosun. Po, a do të thotë kjo se këta janë ma të nderuemit e bashkësisë? Jo, janë vetëm njerëz të sërës së dytë apo të tretë, vegla të arkontëve. Kush janë këta? Në X asht A-ja, B-ja dhe C-ja. Po përse jo edhe D-ja? Ai nuk asht aq sa duhet i pasun dhe i nderuem. Po sa i pasun u dashka të jesh për tu ba arkont? Kjo nuk asht e përcaktueme. Po kush i zgjedh dhe i cakton ata? Askush, ata shkojnë e vijnë si bari i fiishës dhe si gjethet e pemëve. Shërbimi i këtyne rendeve, a asht i organizuem në mënyrë kolegjiale dhe burokratike? Edhe kjo, përgjithësisht, nuk mund të përcaktohet; kur ndikimi i nji antari asht dominues, atëhere ai i komandon të gjithë, pa pyetë për mendimin e kolegëve, kur jo, atëhere ata këshillohen mes tyne. Do të thotë kjo se mbajnë mbledhje të rregullta? Po ja, ata mblidhen nga dy, o nga tre, o ma shumë, bisedojnë kur e do rasti e për çashtje të caktueme, tërheqim mendimin edhe të nji,a të dy njerëzve që nuk janë arkontë dhe kur vijnë në nji mendje, i thonë kryetarit se ç'duhet të bajë. Por kur nuk merren vesh mes tyne? Atëhere çashtja mbetet pezulll deri sa njena a tjetra ndër palët të bajë për vete peshkopin e pashën. Votimi dhe marrja e vendimeve me shumicë jane koncepte të panjohuna. Kjo mungesë rregullash e jetës lindore, të cilën u munduam ta sjellim edhe këtu me këto shembulla, mbi vrojtuesin e qetë, pasi ai ka kapërcye joshjen e parë të risisë dhe neverinë që pason ma vonë, ushtron nji fuqi tërheqëse të çuditshme, sepse prodhon kundërti dhe kalime, për të cilat mungon çdo përmasë në Perëndimin formal.

Atij, që falë rrjedhës së natyrshm.e të gjanave, del në krye të bashkësive apo të fshatrave, ky pozicion i njihet edhe nga qeveria dhe prej këndej del rrethana, e cila lejon, afersisht, të krahasohet me përcaktimin modern të vetëqeverimit të bashkësive dhe të shoqatave, ndonëse kjo, në të vërtetë, vazhdonte për aq kohë, deri sa nëpunësve të qeverisë apo pushtetarëve të tjerë tu tekej të ndërhynin. Me këta drejtuesa lokalë qeveria bashkëpunon; ato thirren për të mësue vullnetin apo urdhnat e atyne që janë përgjegjës për zbatimin e tyne; nga ana tjetër ata ishin të autorizue me përfaqësue shoqatat dhe rendet e tyne në raste lutjesh, ankesash dhe çashtjesh në diskutim. Nëse në këto raste mungonte njani apo tjetri, kjo, si rregull kalonte pa u vënë re; por kur mungonte ndonji emën i randsishëm, atëhere kjo citohej hollësisht. Po kaq e zakonshme ishte edhe që ndonjë pris, apo arkont i largët të thirrej në kryeqytet për tu këshillue me të apo për t'i dhanë atij ndonjë post publik. Puna asht se në Lindje, përgjithësisht, nuk ekziston ndonjë vijë ndarëse parimore midis zyrtarit dhe personit privat; qeveria i zgjedh organet e veta arbitrarisht nga masa e popullit. Por se sa e fortë asht, në shumë anë, lidhje me bashkësinë, se sa shumë individi asht i lidhun me vullnetin e bashkësisë, antar i së cilës asht, këtë e vërteton jo vetëm shtrirja e madhe e së drejtës së retraktit, që nga e drejta bizantine kaloi në ate turke, por fjala vjen dhe nga ndalimi i sanksionue   ; të shtëpive personave të cilët janë të padëshirueshëm me ligj i dhanies me qira të shtëpive personave të cilët janë të padëshirueshëm per fqinët apo për lagjen.

Dëbimi më dhunë i të huejve, qofshin ata edhe zyrtarë të mëdhenj, nga ndonji bashkësi apo vend, nuk asht aspak gja e rrallë; nuk mungojnë shembujt ku tregohet se bashkësitë kanë kërkue dëbimin e nji antari të saj dhe ky pastaj asht detyrue nga autoritetet që, ose të largohet për një farë kohe, ose edhe ta shesë për fare pronën dhe të largohet përgjithmonë nga bashkësia. “Ne nuk e duam atë të rrijë këtu, ai duhet të largohet” ky refren ishte i zakonshën, sidomos tek gratë, kur ata kishin ndonjë ahkesë kundër dikujt. Gjejmë pra, këtu, pikërisht atë mënyrë mendimi, prej ku në lashtësi, e kanë burimin ostrakizmi dhe petalizmi.

Po të hedhim tani nji vështrim mbi rendin e luftëtarëvë të Shqipnisë se Jugut dhe asaj të Mesme, asht e vështirë të shkëputesh prej nji dukurie kaq interesante. Mjerisht ne nuk patëm mundësi të njiheshim plotsisht me te, ne nuk morëm përgjigje për shumë pyetje tona, prandaj edhe u shtrënguem të kufizohemi vetëm në disa vrojtime përmbi karakterin e tyne të përgjithshëm. Rendi i luftëtarëve ekziston këtu si rend krahas rendeve të tjerë, ai asht profesion, gja që nuk mund të thuhet për fiset malorë të Shqipnisë së Veriut, mirditasit, pultasit, etj, sepse tek këta mercenarizmi asht i panjohun dhe, edhe pse ata janë njerëz shumë gjaknxehtë dhe çdo burrë mban armë, profesionet e tyne janë ai i bariut dhe i bujkut. Tek ata ndërgjegjja e origjinës së përbashkët përban parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta; përkundër, pjesët jugore e kanë lanë tashma mbrapa këtë shkallë kulture, ndaj edhe atje tani ka vetëm gjini dhe lidhjet gjinore kanë shumë ma pak ndikim në rrethanat shoqërore.

Në të dyja pjesët e vendit zotnon gjakmarrja, për të cilën bahet Qalë me hollësi në kapitullin “Doke dhe zakone” dhe ne e gjejmë këtë parim edhe ndër popuj të tjerë, të cilët nuk kanë aspak rende luftëtarësh. Për këtë arsye ka ma gjasë që rendi shqiptar i luftëtarëve të jetë zhvillue jo nga gjakmanja, por nga mercenarizmi.

Po të kërkojmë tani për paralele historike të këtij zakoni në shtetet fqinje, atëhere, natyrisht, nuk asht e parandsishme të vihet re se në Greqi viset ku asht i zhvilluem mercenarizmi, janë pikërisht ato që njihen si themelime pelazgjike; konkretisht në Arkadi, ku autoktonët pelazgë kanë mbetë të papërziem dhe duket se janë ba helenë, n'atë mënyrë që Hidra, Specia dhe Salamina shqiptare janë ba helenë, dhe në Tesali, ku pelazgët fitimtarë duket se kanë ba kastën luftarake sunduese dhe në Kretë, ku sipas Homerit, pelazgët e famshëm kanë qenë një pjesë kryesore e popullsisë. Natyrisht, ky zakon, në kohën e fillimit të ramjes u përhaq edhe në vise të tjera greke, por duket se atje ai nuk ka zanë rranjë, aq sa nuk meriton me e quejtë zakon, por mbase, ma tepër, nji modë. Ndërsa për mercenarizmin e atyne viseve ne dimë shumë pak, për të mundë me ba ndonjë krahasim; po kjo gja vlen edhe për mercenarizmin e etruskëve të vjetër.

Për të përftue analogji historike të mjaftueshme, duhet shkue deri tek gjermanët dhe galët dhe këtu ato janë edhe ma të spikatuna. Ma tej, ne bajmë hamendësimin se tek këta dy popuj, në kohën kur ata hyjnë në histori, lidhjet fisnore kishin filluar tashma të dobësohen dhe të turbullohen. Po të ketë bazë kjo pikpamje, në gjendjen e sotme, apo ma mirë ma thanë në ate të sapokaluar të krahinave luftarake shqiptare dhe të atyne popujve, do të kishte një ngjashmëni të madhe dhe kjo do të kishte qenë aq ma tepër e shënueshme, sa që, me përjashtim të gjakmarrjes dhe të mercenarizmit, doket dhe zakonet shqiptare mund të quheshin nji pasqyrë e rrethanave greke të vjetra dhe romake.

Po të mendojmë se romakët dhe grekët në fillimet e historisë së tyne e kishin lanë tashma mbrapa shkallën kulturore të gjakmarrjes, ndërsa shqiptarët e kanë ende sot, atëherë ky fakt, me tu provuar katërcipërisht autoktonësia e tyne, duhet njohur si një kambëngulje dhe ngurtësim i traditës, çka asht pa shembull në historinë evropiane.

E vemë këtu këtë vrojtim, megjithse do të kishte qenë mbase ma logjike që ai të vendosej në fitnd të librit, me qëllim që ta njohim paraprakisht lexuesin me nji kandvështrim prej nga duhen rrokur rrethanat shqiptare, pa dashur me këtë, ta cilësojme atë në mënyrë apodiktike, si të vetmin të drejtë.

Ndërkaq duhet thanë se ne e pasqyruem Shqipninë luftarake ma tepër si asht dhe jo si ka qenë, sepse e thamë edhe ma nalt, edhe këtu koha e krizës ka ndikuar, ma në fund, mbi rrethanat, modeli i së cilave asht formue mbase, në nji kohë kur për pjesën tonë të botës nuk kishte fillue fare historia. Ndaj kush dëshiron që të studjojë në tabllo të gjalla rrethanat e lashta të popujve evropianë, ai nuk duhet të ngurrojë më t'i futet kësaj pune, sepse sipas gjithë gjasave, kjo krizë po përparon me shpejtësi. Natyra e saj asht shenjue tashma ma nalt, e këtu mund të këtë vend vetëm nji vërejtje për aristokracinë shqiptare. Dinastitë gjinore të trashëgueshme, me shumë pak përjashtime, thuajse janë zhdukur. Në Jug ato u shfarosën nga Ali Pasha; në Veri, ato çfarë patën mbetë, u tërhoqën në greminë bashkë me ramjen e pashallarëvë të fundit të Shkodrës. Në këto kushte, të njejtin fat, ndonëse me rrugë jo aq të dhunshme, patën edhe gjinitë e rangut të dytë dhe të tretë. Nga njena anë, shumica e tyne ishte zhytë thellë në borxhe dhe dalëngadalë, nga ligjet gjithnji e ma të rrepta, u kërkohej pagimi i tyne, ndërsa nga ana tjetër, ripërtëritja e nji ligji të vjetër mbi trashëgiminë e pasunisë së patundshme dhe coptimin e pronave të mëdha bujqësore, pati pasoja të ngadalshme, por të pashmangëshme. Sipas të drejtës turke mbi tokën, të gjitha trojet e pushtuara, përfshirë këtu gjithë Turqinë Evropiane, ishte pronë e tanësisë së besimtarëve, apo të Sulltanit si përfaqësues i tyne; individët kishin vetëm të drejtën e përdorimit të truallit dhe tokës dhe kjo kufizohej rreptësisht vetëm mbi tokat e zana me ndërtesa, apo ato bujqësore; pra, nuk lejohej shfrytëzmi i pyjeve, livadheve dhe i ujrave, megjithse në praktikë rregullat ishin ma ta buta.

Pasunitë e patundshme ndaheshin në dy grupe: në të transferueshme dhe jo të transferueshme44, në të parën futeshin ndërtesat dhe te gjitha llojet e bimëve, në të dytën pemtoret. Pronat e klasës së parë mund t'i konsiderojmë si një lloj superficies romake; megjithatë, lidhur me trashëgiminë ato ishin të barabarta me pasuninë e lëvizshme dhe kur kalonin nga dora e një pronari në atë të nji tjetri të gjallë, hartohej nga kadiu një dokument (Hoxhët). Përkundër, shfrytëzimi i pemtoreve ishte rregulluar plotësisht nga Emphyteusis romak dhe bizantin. Kanoni që duhet të paguej emfiteutari përban nji të dhjetën e korrjes. Afatet e humbjes së emfiteuzës për shkak të mospagimit në kohë të kanonit, apo të lanies djerrë të tokës, vijnë nga e drejta romake.

Përfaqsues i Sulltanit këtu ishte spahiu, i cili, si shpërblim për shërbimet ushtarake që i kishte ba shtetit, mirrte kanonin dhe laudemiumin. Kur i kalonte kompetencat (spahillikun) e pemtoreve apo komplekseve (çiflig) të administruara prej tij në një dorë tjetër, ai hartonte nji dokument ligjor (tapi) dhe përfitonte për këtë laudmiumin, të shumtën 10% të shumës së shitjes së tokës. Por ai vetë nuk e kishte të drejtën e shitjes. Nji dokument i tillë nevojitej jo vetëm në raste kontratosh midis të gjallëve, por edhe në raste trashëgimishë, nga e cila çliroheshin vetëm pasardhësit meshkuj të të vdekurit. Bijat, pasardhësit dhe farefisi tjetër, në raste trashigimishë të pemtoreve duhej të hartonin nji tapi të re me spahiun, gja për të cilën, zakonisht, ata paguenih vetëm nji laudemium të thjeshtë. Si pasojë e heqjes së spahillikut, ligji i vjetër, i zbutur në praktikë, u zevendësue me nji të ri, sipas të cilit një tokë, pronari i vdekur i së cilës nuk kishte lanë pasardhës, kalonte në pronësi të Sulltanit, ndërsa trashëgimtarëve të tjerë si ma nalt, nuk iu njihej asnjë e drejtë trashëgimie, por vetëm përparësia për ta ble. Nëse vdes tani, fjala vjen, pa ba fëmijë, njeni ndër dy vëllaznit, i cili e ka trashëgue në mënyrë trë pandashme pronën nga i ati, atëhere kjo, pasi vlerësohet ma parë, mund t'i lihet vllaut tjetër, me kusht që të paguajë në arkën e shtetit, brenda nji afati të caktuem, gjysmën e shumës dhe nëse kjo nuk ndodh, atëhere gjysma që i takonte të vdekunit shitet në të tretë për llogari të shtetit.

info@balkancultureheritage.com