Vlora
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vlora

Vlora, porti i dytë i Shqipërisë sot ndodhetnë një limantë mrekullueshëm hatyror në brigjet e limanit me të njëjtin emër, që mbrohet nga gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Qyteti është Aulona e antikitetit, nga e cila ka njedhur emri italian “Valona” dhe “Avlonia” osmane. Kryesisht për shkak të portit të saj të mirë, ajo u ka rezistuar furtunave të migracionit të njerëzve. Historia e qytetit në shekujt e parë të mijëvjeçarit tonë është e lidhur ngushtë me fatin e kalasë së Kaninës, rreth 370m mbi Vlorë. Fati i saj ishte veçanërisht i ashpër. Një vrojtim i zhvillimeve në atë periudhë jepet nga Jireceku. Pas vitit 1081, Vlora shërbeu si një kryeurë për sulmet e normanëve, i kaloi Hohenshtaufen të Siçilisë, bizantinëve dhe serbëve, dhe pas vitit 1378 Balshajve të Shkodrës. Turqit e morën atë në vitin 1417, së bashku me Beratin dhe Kaninën.

Gjatë shekujve XV dhe XVI, Vlora mundi ta ruante pozitën e saj si qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë osmane. Porti i saj ishte i pari që pushtuan osmanët në brigjet e Detit Adriatik dhe si njedhojë ai pati një vëmendje të veçantë. Në vitin 1474 osmanët u përpoqën të hapnin një kanal, me qëllim që të pengonin rritjen e mëtejshme të moçaleve në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Një epidemi murtaje në vitin 1481 i çoi banorët në një vend afer rrëzës së kodrave, rreth gjysmë ore larg nga vendbanimi i vjetër. Në fillim të shekullit të XVI qeveria osmane vendosi një koloni të rëndësishme refugjatësh çifutë nga Kastilia, Portugalia, Siçilia dhe Otranto në Vlorë me qëllim që të nxisnin tregtinë. Regjistri i përgjithshëm osman i vitit 1506 përmend 665 familje kristiane që jetonin në Vlorë në atë vit, në krahasim me 97 familje çifute. Nuk përmendet asnjë popullsi muslimane civile. Regjistrimi i përgjithshëm nga viti 1520 përmend 701 familje kristiane në qytet. Çifutët u ngjitën shumë shpejt në 531 familje, që jetonin në komunitete të ndryshme të emërtuar sipas vendeve që vinin. Kjo jep një popullsi të përgjithshme të përafërt prej 6.000 deri në 6500 banorësh. Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, numri i banorëve u pakësua, ndoshta u lidh me dështimin për të konkuruar me fuqinë detare dhe tregtare të Venecias dhe Perëndimit. Regjistri i vitit 1583 e paraqet këtë pakësim në mënyrë shumë të qartë. Numri i kristianëve ra në 658 familje, ndërsa çifutët zbritën në 211 familje. Disfata e flotës osmane në Lepanto, 1571, dhe pasiguria e mëvonshme e pjesëve bregdetare të perandorisë, padyshim, kanë të bëjnë me këtë rënie të komunitetit çifut. Regjistrimi i përgjithshëm i vitit 1583 akoma nuk përmend ndonjë musliman civil. Derisa Sulltan Sulejmani ndërtoi kështjellën e re dhe të madhe të Vlorës (shih më tej), prezenca ushtarake osmane ishte e kufizuar në një gamizon të vogël prej 17 burrash në “Kullën e Avlonias”, e cila ruante limanin. Pjesa më e madhe e trupave osmane ishte e vendosur në kështjellën e Kaninës, më majën e malit me pamje nga qyteti, në lindje të tij. Regjistrimi i përgjithshëm i vitit 1506 përmend 137 ushtarë në Kaninë.

Vlora shërbeu si bazë për operacionet e vitit 1480 kundër Italisë së Jugut (ekspedita ushtarake e Gedik Ahmed Pashës); në vitin 1492 ajo shërbeu si baza e Bajazidit kundër rebelëve himariotë (9) dhe në vitin 1537 shërbeu si bazë për ekspeditën e Korfuzit të Sulejmanit. Në verën e vitit 1537 Sulltan Sulejmani qëndroi më shumë se një muaj në Vlorë, kohë gjatë së cilës ai urdhëroi kryeijen e disa punimeve të rëndësishme në kështjellën e Kaninës, ndërtoi një xhami të bukur dhe të vogël në Vlorë dhe pa ndërtimin e kështjellës së Vlorës, një prej kështjellave më të mrekullueshme të ndërtuar ndonjëherë nga osmanët në Europën Jug-Lindore.

Në gjysmën e dytë të shekullit XVII Evlia Çelebiu e vizitoi Vlorën dhe e përshkroi atë si një vendbanim të hapur, të ndërtuar në livadhet përgjatë kopshteve me pemë gështenje, ulliri, limoni, me një fjalë një kopshti parajse. Qyteti ndahej në disa mëhalla, nga të cilat ai përmend Hynkar Camii Mahallesi, Mumkuzade Camii Mahallesi, Tabaklar Mahallesi-Hysejn Aga Mahallesi, Mahkeme Mahallesi dhe Çarshi Mahallesi. Këto shënime janë të një rëndësie të veçantë, sepse e gjithë gjendja ndryshoi në kohërat që erdhën më pas. Evlia Çelebiu përshkruan gjithashtu xhamitë e Vlorës nga të cilat vetëm një ka mbetur e ruajtur deri sot. Ai ka përmendur xhaminë e Sulltan Sulejmanit në kështjellë; xhaminë e Mumkuzades, një ndërtesë e bukur e ndodhur në çarshinë dhe me një xhemat të konsiderueshëm, e mbuluar me tjegulla dhe me një minare prej guri; xhaminë e ndërtuar rishtas të Hysein Agait në lagjen e Tabakëve, një ndërtesë me tjegulla me një minare guri, një shtëpi e Zotit e mirëproporcionuar dhe e ndërtuar bukur; xhamia e kështjellës dhe pesë mesxhide mëhallash. Sipas Evlias, Vlora kishte tri medrese: Jakub Efendiut Medresesi, Mumkuzade Tedrisi dhe Hysejn Aga Dershanesi. Për më tepër, kishte pesë mejtepe dhe tre “manastire të njerëzve të bashkimit”, nga të cilët ai i urdhrit Halvetije të Jakub Efendi kishte disa qindra vetë. Mbi kodër me pamje nga kështjella dhe e rrethuar nga kopshte të bukura ndodhej Asitan’ja e Kuzgun Babës. Diku tjetër përmendet “Ziareti i Baba Sulltanit” me disa bektashinj. Në Vlorë kishte vetëm një hamam të vogël. Numri i dyqaneve jepet me shifrën 417, të ndodhur në një zonë tregtare të mirë, ku ofrohej për shitje çdo gjë e imagjinueshme. Megjithatë, nuk ekzistonte ndonjë bezisten (Pazar i mbyllur dhe i mbuluar) i ndërtuar me gurë.

Vlora që pa Evlia Çelebiu mund të ketë qenë një vend i begatë. Autori thekson se shtëpitë e Vlorës- 1000 në qytet të hapur dhe 300 në kështjellë - ishin “të ndërtuara me gurë dhe të mbuluara me tjegulla, shumë të zbukuruara dhe perfekte, dhe ishin shtëpi të bukura”. Numri i banorëve ishte ndoshta 7000, jo më shumë sesa një shekull përpara vizitës së Evlias, nga çfarë mund të nxjerrim përfundimin se ditët e arta tashmë kishin mbaruar dhe vendi nuk u zgjerua më tepër, edhe pse niveli i arritur më parë ishte ruajtur pak a shumë.

Vlora u pushtua nga një ushtri veneciane, nën udhëheqjen e Komaros në vitin 1690. Kjo ndodhi gjatë luftës së pafat kundër fuqive të federuara perëndimore pas rrethimit të dytë të pasuksesshëm të Vjenës. Në vitin 1699, qyteti u rikthye në duart e osmanëve por lulëzimi i tij u ndërpre dhe qyteti mori tatëpjetën.

Në gjysmën e shekullit XIX, Vbn Hahn e përshkroi Vlorën si një vend të prishur dhe të varfer që nuk numëronte më shumë se 400shtëpi të shpëmdara në një zonë të gjerë midis pemëve. Në qytet viheshin re 7 minare. Në pjesën e fundit të shekullit XIX, Vlora ishte akoma një vend i vogël. Sipas Salnamesë së vilajetit të Janinës të vitit 1306 H (1888/89), qyteti kishte vetëm 490 shtëpi dhe 9 hane. Sipas të njëjtit burim, në kazanë e Vlorës (Avlonia) jetonin 22 577 muslimanë dhe 3318 kristianë. Vlora u rigjallërua në shekullin XX. Më 28 nëntor të vitit 1912, u shpall pavarësia e Shqipërisë nga një ballkon i një shtëpie në Vlorë. Qeveria e parë shqiptare, nën udhëheqjen e Ismail Qemal Vlorës, e pati bazën në këtë qytet, deri në vitin 1914. Pas Luftës së Parë Botërore, Italia u përpoq ta shfrytëzonte Vlorën si bazë dhe trampolinë për një shtrirje të mëtejshme, por trupat e saj u dëbuan në qershor të vitit 1920 nga një ushtri fshatare. Në dekadat e fundit, Vlora është zgjeruar shumë dhe ëshë bërë porti i dytë në vend me një popullsi që i kalon 50 000 vetët.

Kështjella e Vlorës

Burimi ynë kryesor në lidhje me këtë kështjellë tashmë të zhdukur, e cila ishte një nga ndërtesat më madhështore të ndërtuar ndonjëherë nga osmanët në brigjet shqiptare, është përshkrimi i detajuar i Evlia Çelebiut në vitin 1670/71. Konspektet e tij vërtetohen më tej nga disa skica të bëra nga italianët pas pushtimit venecian të vitit 1690 dhe nga një vizatim të saktë nga austriaku Auersbach, i cili ishte në karantinë në Vlorë në vitin 1847. Ky i ftindit u nxor në dritë nga studuesi shqiptar Apollon Baçe, i cili e botoi në studimin e tij të shkëlqyer mbi kështjellën e Vlorës.  Një fragment të shkurtër nga përshkrimi i Evlia Çelebiut është dhënë nga Babingeri. Meqë ky përshkrim nuk u përkthye asnjëherë në asnjë gjuhë europiane, ne po e japim atë këtu të plotë:

“Kjo kështjellë e Vlorës ndodhet në një vend të ulët me rërë, në hyrje të gjirit të Vlorës dhe gjirit të Dukatit. Është në formë tetëkëndore, shumë e zhvilluar dhe e fortë, si kështjella (mitologjike) e Sedadit, një fortesë e vërtetë solomonike. Ata që thonë se osmanët nuk janë në gjendje të ndërtojnë fortifikime, por pa parë fortesën e Segedinit në kufirin Erlau (në Hungari), fortesa e Benderit në brigjet e Dnjestrit, në kufirin Oczakov dhe kjo kështj ellë në Avlonia, nuk e dinë se çfarë lloj fortesash është në gjendje të ndërtojë Shtëpia e Osmanit. Muret e kështjellës së Avlonias janë 20 ar°in të lartë dhe në të gjitha anët 10 ar°in të trashë. Në të tetë këndet ndodhen kulla të mëdha secila prej tyre si një mur gog dhe Magog me shtatë armë Baliemez në secilën anë. Afer këtyre armëve, në nivelin e tokës, pas portave prej hekuri, ndodhen 47 armë Baliemez, si dragonj me shtatë kokë të vëna mbi karroca, me pamje nga hyija e gjirit me qytat e drejtuara nga deti. Grykët e tyre janë të mbuluara me lloje të ndryshme mbulesash. Ato janë aq të mëdha, saqë në to mund të futet një njeri. Duke qenë në shumicën e kohës tepër të mërzitur, pushkatarët qëndronin dhe flinin pranë pushkëve të tyre. Kështjella ka gjithësej 8 qoshe dhe distanca nga njëra qoshe në tjetrën është 120 hapa. Fq 269 mungon një fjali. Sipas kësaj llogaritjeje, perimetri i kështjellës së Avlonias është 900 hapa. Brenda kështjellës ndodhet xhamia e Sulltan Sulejmanit dhe në qendër të saj ndodhet kulla e tij. Ajo (kulla) është një kullë e ndërtuar shumë mirë dhe e lartë me shtatë kate, e ndërtuar krejtësisht me gurë të prerë të mbuluar me një kapak në trajtë konike prej plumbi. Në majë ndodhet një alem (një pajisje metalike në formën e një gjysëm hëne) të shkëlqyeshme. Kjo kullë mund të ketë qenë kalaja (Iç Kale). Ajo është një kullë veçanërisht e fortë dhe e lartë, sikurse edhe Kulla e Bardhë në Selanik, meqë kjo dhe ajo në Selanik u ndërtuan të dyja nga arkitekti i Sulltan Sulejmanit, Khoxha Sinani. Në këtë kullë nuk jeton askush tjetër, përveç komandantit të fortesës. Ajo është e mbushur deri në buzë me shtresë mbi shtresë municioni dhe materiale të tjera lufte. Rreth kullës, brenda mureve të fortesës ndodhen 300 shtëpi të ngushta dhe të dendura të mbulura me çati me tjegulla, por pa kopshte, vreshta apo oborre. Edhe pse rrugët kryesore janë të gjera, shtëpitë janë shumë të ulëta dhe me modele të vjetra, të bëra prej qerpiçi. Nuk ka ndonjë gjë tjetër, përveç një dyqani ushqimor (treg, pazar). Nuk ka as han, as hamam dhe as imaret. Kështjella ka dy hytje (porta). Dhomat afer këtyre portave janë të mbushura deri në majë me lloje të ndryshme armësh. Rojet janë të pranishëm ditën dhe natën. Njëra nga portat është me pamje nga Lindja, kurse tjetra nga Perëndimi. Hendeku rreth mureve është 50 hapa i gjerë, i mbushur me ujë deti dhe është moçalor. Përballë me portat ndodhen ura lëvizëse, ose të ngritshme. Çdo natë ato tërhiqen lart dhe lidhen me zinxhir tek portat, sikur të ishin mburojat e tyre”.

Këtij përshkrimi të pasur dhe të detajuar mund t’i shtohet edhe një gjë tjetër, që hendeku që rrethon muret e kështjellës, nuk ka qenë pjesë e planimetrisë fillestare. Ai u bë rreth 12 vjet pasi ishte ndërtuar kështjella (për datën e saktë shih më tej). Regjistri M. M 55 në B. B. A. në Stamboll, një koleksion të dhëna për projektet e ndërtesave të qeverisë osmane nga gjysma e shekullit XVI, në faqen 33, ka një raport për gërmimin e hendekut rreth kështjellës së Avlonias, i cili daton në vitin 957 H (A.D. 1550). Ekziston një mospërputhje midis dimensioneve të kështjellës, të dhëna nga burime të ndiyshme. Në mënyrë të veçantë, masat e dhëna nga Evlia Çelebiu nuk duhet të merren fjalë për fjalë, por duhen interpretuar dhe kuptuar në kontekst. Koroneli ka theksuar se njëra anë kishte përmasat 60 hapa venecianë (105m.). Matja e 120 hapave të Evlias të kësaj ane japin 90m. Auerscbach ka theksuar se diametri i kështjellës ishte 205m.. Një tetëkëndësh prej 90m ka një diametër prej 233m; kështu, ajo çfarë mund të thuhet me siguri është se secila prej anëve ishte afërsisht 100 m e gjatë. Mospërputhja mund të jetë shkaktuar nga një pikënisje e ndryshme; një autor ka përfshirë në këtë llogaritjen e tij kullat, kurse tjetri vetëm muret rrethuese. E gjithë zona e rrethuar me mure mund të ketë qenë midis 3.5 dhe 4 hektarë.

Evlia Çelebiu e jep lartësinë e mureve 13.60m., dhe mund të ketë nënkuptuar lartësinë e kullës qendrore. Llogaritja e tij e trashësisë së mureve gjithashtu nuk është e saktë. Megjithatë, muret ishin shumë të trashë dhe të fortë dhe, sipas mendimit të Garzonit, mund të përballonin një sulm të zgjatur nga një distancë e shkurtër. Numri i armëve të dhëna nga Evlia Çelebiu (103) është sigurisht i ekzagjeruar: kur venedikasit e morën në dorë kështjellën ata gjetën vetëm katër apo pesë armë në secilën prej kullave të mëdha dhe një në secilën prej 16 kullave më të vogla, kullave drejtkëndore  pra, një total prej 56 armësh. Planimetritë venecian e dhe ajo e Auersbach përshkruajnë një mur të jashtëm të ulët, përballë murit kryesor rrethues. Hendeku ishte sigurisht më i ngushtë sesa 37.5m siç e ka përshkruar Evlia: Italianët flasin për një “Piccola Fossa”; Evlia ëshë i saktë në lidhje me këtë front të dytë mbrojtjeje, “falsabrage: (fauses braye) të burimeve italiane. Është gjithashtu interesante të theksohet se numri i shtëpive, si 300 në raportin e Evlias, është dhënë nga Garzoni dhe Cont Vemeda si 150. Është pak e vështirë që numri i shtëpive të jetë përgjysmuar brenda 20 viteve, midis vizitës së Evlias dhe pushtimit venecian. Një gjë e tillë sugjeron se Evlia e ka dyfishuar numrin për ta bërë që të duket më impresionant, një zakon të cilit ai i rikthehej herë pas here.

Evlia Çelebiu ka theksuar se gurët e kështjellës së rrënuar të Jengjeçit, në veri të Vlorës, afer Svëmecit, u sollën në Vlorë një e nga një dhe u përdorën për ndërtesën e re. Jengjeçi ishte një fortesë antike e Treportit.

Skemat (hartat) e Lokatelit dhe Koronelit tregojnë se kështjella ndodhej shumë afër bregut. Mund të vrojtohet gjithashtu se hendeku dhe gropa e vogël e rrethonin kështjellën vetëm në anën nga toka, në gjashtë anët e ekspozuara ndaj ndonjë sulmi nga ndonjë forcë që operon nga toka. Kulla e lartë rrethore ndodhej 50m pas murit rrethues, në drejtim të detit. Ajo ishte projektuar për t’i dhënë mbrojtësit avantazhin mbi suhnin ndaj anijeve.

Nuk ekziston ndonjë marrëveshje në lidhje me faktin se kush mund ta ketë ndërtuar këtë kështjellë dhe kur. Në gjysmën e shekullit XIX, Von Hahn mendonte se ajo ishte ndërtuar sipas traditës së arkitekturës turke por Karl Patsch, duke shkruar gjysmë shekulli më vonë, ia atribuoi atë venecianëve, ashtu siç bëri edhe Von Sufflay në vitin 1924. Von Sufflay ka shtuar se ajo datonte në shekullin XIII dhe ishte ndërtuar me ndihmën e mjeshtrave italianë. Bodo Ebhardi, një specialist në arkitekturën mesjetare ushtarake, mendonte gjithashtu se kështjella e Vlorës ishte në themel një ndërtesë mesjetare e ndërtuar nga venecianët, dhe sipas mendimit të tij, frëngjijtë për armët ishin modifikime turke ndaj ndërtesës së vjetër. Ebhard e lidhi në mënyrë të saktë kullën e famshme të Vlorës me ato të Thesalonikit (Selanikut) dhe Mododnit (Methoni), por meqë ai i datoi këto ndërtesa shumë herët, ai gaboi me ndërtesën e Vlorës. Vetëm përshkrimi i Evlias do të ishte një e dhënë e mjaftueshme për pranimin e osmanëve si ndërtues të kështjellës së Vlorës dhe shënimet e tij janë vërtetuar nga dy përshkrimet e mësipërme. Në vitin 1496 fisniku (kalorësi) Cologne Arnold van Harff kaloi në Vlorë dhe shkroi: “Në të majtë të këtij limani (të Sazanit), në sterë, shtrihet një fshat shumë i bukur dhe i madh i quajtur Vlorë, i cili ka rreth 2000 shtëpi. Mbi këtë fshat ndodhet kështjella e Kanos (Kaninës)...”. Harff nuk përmend ndonjë kështjellë në Vlorë. Në përshkrimin e bregdetit shqiptar nga Piri Reis, në vitin 1521, Vlora quhet gjithashtu një “fshat i madh”, por as këtu nuk përmendet ndonjë kështjellë, e cila mund te ketë qenë një pikë referimi e rëndësishme për marinarët. Në fakt, kështjella e Vlorës është në mënyrë të dukshme osmane dhe nuk ka ndonjë dyshim në lidhje me një fakt të tillë. Lloji të cilit i përket ajo është një nga krijimet më karakteristike të arkitekturës ushtarake osmane, që është përdorur deri në gjysmën e shekullit XVI kur pëiparimet e bëra në taktikat ushtarake kërkonin lloje të tjera ndërtesash mbrojtëse.

Elementi i një kulle të vetme dhe të fortë si boshtin e një sistemi mbrojtës dihet tashmë se ka ekzistuar në vitin 1445 në kështjellën e Tumu Magurele, ura kryesore osmane në Vllahi, përballë Nikopojës mbi Danub kiyeqytetit të sanxhakut të Bullgarisë veriore.. Elementi i një muri të ulët përballë frontit kryesor mbrojtës shihet në kështjellën e Smederevos në Serbi, të ndërtuar në ndërtesat e jashtme, sipas një mbishkrimi të ruajtur në vitin 884 H . (1479/80). Një prototip më i plotë i ndërtesës në Vlorë është kështjella relativisht e vogël e Bortsit, në hyije të portit të Modonit në Peloponezin e Jugut, ndërtuar midi viteve 1500 dhe 1528. Këtu ne shohim të njëjtin lloj të rrethimit tëtëkëndor me një kullë të madhe në mes. Edhe më afer Vlorës ndodhet Kulla e Bardhë e Selanikut, e ndërtuar, sipas kërkimeve të mia, në vitin 942 H (1535/36); në fillim të shekullit tonë kjo kullë e kishte akoma rrethimin e saj tetëkëndor. Kulla është rrethore dhe ka frëngjij për armë kudo dhe në disa kate. Një kullë e madhe e vetme si bosht kryesor mbrojtjeje është përdorur gjithashtu në kështjellën e Prevezës në Epirin grek, që ka shumë mundësi të datojë nga vitet e fimdit të sundimit të Sulltan Sulejmanit. Përdorimi i kullave katrore, e cila është projektuar pak përtej mureve rrethuese, e gjejnë homologun e tyre në ato të kështjellës së Hlatit në brigjet e liqenit Van në Anadollin lindor, e rindërtuar me urdhër të Sulejmanit në vitin 1554. Arkitekt Sinani ishte përgjegjës për këtë vepër. Megjithatë, kështjella e Vlorës ua kaloi të gjithë atyre që u përmendën nga madhësia dhe perfeksioni i formës gjeometrike. Evlia ishte padyshim i saktë, kur ai e krahasoi Vlorën me Benderin. Kjo e fiindit është një drejtkëndësh shumë i madh me mure me rrethim dyfish dhe e fortifikuar, me kulla të shumta në largësi të rregullta me njëra-tjetrën. Edhe pse forma e saj është e ndryshme me atë të kështjellës së Vlorës, ajo mund te këtë dhënë përshtypje të ngjashme me veprat shqiptare. Benderi është ndërtuar nga Sulejmani gjatë ekspeditës ushtarake moldaviane kundër Petru Rares në vitin 945 H (1538/39) dhe gjithashtu i atribohet edhe Sinanit. Kështjella e Szegetit mbi Teis në fiishën hungareze nuk është ruajtur për të shërbyer si krahsim. Ne kemi vetëm disa skica të vjetra, të cilat e përshkruajnë atë si një drejtkëndësh të rregullt, forma e të cilit ishte përcaktuar nga ndërtesat e mëparshme dhe nga terreni.

Data e ndërtimit të kështjellës së Vlorës nuk është e vështirë për t’u përcaktuar. Sulltan Sulejmani ka qëndruar në Vlorë gjatë ekspeditës ushtarake të Korfuzit, duke ndj enjur nj ë muaj në këtë qytet, nga 13 korriku deri më 18 gusht 1537. Në atë kohë, ai mund të ketë urdhëruar për të ndërtuar kështjellën në një vend të përshtatshëm, një kështjellë e cila ka pasur funksion të dyfishtë si liman dhe kantier detar, që ishte aktiv gjatë shekullit XVI dhe duke shërbyer gjithashtu edhe si fortesë kundër malësorëve shqiptarë të padisiplinuar. Nga biografitë e Sinanit, dihet se arkitekti i madh mori pjesë në ekspeditën ushtarake të Korfuzit, por megjithatë, as kështjella e Vlorës, as kulla e bardhë e Thesolinikit dhe as ndonjë tjetër nga ndërtesat e tij ushtarake, nuk pënnenden në listat e ndryshme të veprave të tij. Sidoqoftë, ne e dimë se ai ishte shumë aktiv si inxhinier gjatë rrethimit të Vanit në vitin 1533. Thuajse në të njëjtin vit kur u ndërtua kështjella e Vlorës, ai ndërtoi kështjellën e Benderit. Dy vjet pas ndërtimit të kështjellës së Vlorës ai u emërua si arkitekt mbretëror. Nuk është asgjë më e logjikshme sesa të arrijmë në përfimdimin se ai tashmë i kishte treguar aftësitë e tij në arkitekturë gjatë ndërtimit të kështjellave të përmendura. Kështu, viti 1537 dhe vitet më pas duhen pranuar si periudha e ndërtimit të kështejllës së Vlorës. Në lidhje me këtë fakt, gjejmë përsëri të dhëna shtesë në veprën e Evliasë: ai ka shkruar se xhamia që sulltani kishte ndërtuar në kështjellë mbante një mbishkrim me vitin 949 H (1542/43). Pra, xhamia kishte filluar të ndërtohej pasi kishte përfimduar kështjella. Mbishkrimi nxjerr në pah një tjetër detaj interesant. Në të thuhet se (Halvetije) Sheh Jakub Efendiu (për të cilin bëhet me dije se ka propaganduar “Rrugën e izolimit” në Shqipërinë e Jugut në dekadën e tretë të shekullit XVI) ka ndërtuar një mesxhid në këtë vend, një faltore e cila u shndërrua më vonë në xhami të faljes së ditës së Premte nga ana e Sulejmanit. Ka shumë mundësi që vendi i përmendur në këtë mbishkrim të korrespondojë me vendin ku ndodhej Halveti Zavije e Jakub Efendiut. Përshkrimi i xhamisë i dhënë nga Evlia Çelebiu paraqitet më poshtë:

“Nga të gjitha (xhamitë e Vlorës), xhamia e Sulltan Sulejmanit është një xhami e mbuluar me plumb, me një kube prej guri dhe me minare të shkatërruar. Ajo është një ndërtesë e bukur. Sipër hyrjes që ndodhet me drejtim nga Kibla, shkruhet kjo datë:

Mbishkrimi:

Në fillim, Jakubi, shehu i të devotshmëve E bëri faltore shtëpinë e tij, për hir të Zotit, Pastaj Sulltan Sulejmani, i urti i kohës së tij, Bëri një xhami për faljes e së premtes. Zoti i bekoftë! Punë e mrekullueshme!

Hasbiu ka bërë kronogramin e kësaj ndërtese:

Gjeje dritën e së vërtetës           

Viti 949 (1542/43)

Kjo është një xhami e shenjtë drite”.

Fjalët e fundit tregojnë devocionin e thellë ndaj dy ndërtuesve të saj, sulltanit të madh dhe të shenjtit, Jakub Efendiut.

Data e këtij mbishkrimi është dhënë në numra dhe është paraqitur si një kronogram. Llogaritja e tij është si vijon: Mësoje që xhamia që kemi afër është drita e Perëndisë.

Në skicën e Auersbach, të vitit 1847 mund të shihet se qendra e gravitetit të Vlorës është spostuar plotësisht në qytetin e hapur. Në kështjellë ndodheshin vetëm disa shtëpi, të vedosura rreth xhamisë. Gjysma e njërit nga muret rrethuese ishte shkatërruar krejt, e rrëzuar me qëllim për të çmontuar fortesën. Ishte ruajtur vetëm themeli i kullës së madhe. Fausse-braye është zhdukur në pjesën më të madhe të saj. Kur rrënojat u shembën përfundimisht në 1906, nuk u bë asnjë skicë. Një gërmim në të ardhmen mund të japë padyshim detaje interesante përsa i përket formës së saktë dhe përmasave të kësaj ndërtese të dikurshme madhështore dhe mund të sigurojë informacion në lidhje me ndërtesat e mëparshme në të njëjtin vend.

Xhamia Muradije

Monumenti i vetëm osman i ruajtur në Vlorë sot dhe një nga shembujt më me vlerë të arkitekturës osmane në tokën shqiptare, daton në vitet ‘40-të shekullit të XVI.

Xhamia ndodhet jashtë qendrës së sotme të qytetit, në rrugën kryesore për në Sarandë. Xhamia është një ndërtesë me një kube të vetme, e cila ka përmasat 11.20m në secilën anë. Ndërtimi i saj konsiston në një punë shumë të mirë me vargje të altemuara tulle dhe guri. Poshtë ka dy shtresa me tulla të holla dhe mbi secilën shtresë të blloqeve të prera mirë prej guri kave ngjyrë të gjelbër në gri. Blloqet janë të prera me shumë kujdes, të lëmuar dhe të gjatë. Mbi karkasën e gjatë katrore të xhamisë ndodhet një strukturë më e lartë, e cila ulet lehtësisht. Qoshet e kësaj pjese të ndërtesës janë të pjerrëta. Nga kjo pjesë më e ulët del një tambur me 12 faqe. Ky tambur është i ndarë nga karkasa e xhamisë me anë të një komize. Dymbëdhjetëfaqëshi vazhdon mbi vetë tamburin dhe fsheh pjesërisht lakoren e kubesë. Një komizë e dyte e ndan atë nga pjesët e ulëta të ndërtesës. Muratura e tamburit është e një cilësie më të dobët sesa ajo e pjesës tjetër të kësaj ndërtese. Ajo është e bërë më gurë kave, i cili është i suvatuar sipër për të krijuar një sipërfaqe të lëmuar. Kubeja dhe anët trekëndore janë të mbuluara me tjegulla. Ky kujdes ndaj zonës ndërmjetëse midis kubesë dhe katrorit është tipik për fazën e hershme të arkitekturës osmane. Një ndryshim i ngjashëm midis pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme shihet edhe në tyrben e Kidemli Babait, afer Nova Zagorës., në Trakën bullgare, ku mermeri i bukur dhe i lëmuar është përdorur për pjesët e poshtme dhe guri i prerë trashë për pjesën e sipërme të ndërtesës. Kjo ndërtesë daton rreth vitit 1420. E njëjta metodë është zbatuar në xhaminë e vogël dhe të hijshme të Ahmed Beut në Razgrad (Bullgari), e ndërtuar në vitin 1542.

Një tipar shumë antik i xhamisë Muradije të Vlorës është lartësia e madhe e tamburit. Ky element mund t’i ketë fillesat në një periudhë më të hershme. Megjithatë, ajo i përket kryesisht një restaurimi pak kohë përpara Luftës II Botërore.

Secili nga muret, përveç atij në të cilin ndodhet hyija, ka pesë dritare, të vendosura sipas një modeli të caktuar. Në zonë e poshtme ndodhen dy dritare, të cilat nuk i kanë më komizat origjinale dhe kanë pamje disproporcionale me njëra-tjetrën. Dritaret mbi zonën e poshtme janë më të vogla dhe më të ruajtura se pjesa tjetër e ndërtesës. Mbi to ndodhet një dritare e pestë, e vendosur në mes të murit, duke shënuar majën e harqeve, të cilët mbajnë kubenë nga brenda ndërtesës. Porta e xhamisë është e rrethuar prej mermeri dhe mbi derë ndodhet një hark i bukur.

Siç shihet sot, xhamia nuk duhet të ketë patur hajat, por kjo duket si një gjë e pamundur. Ka shumë gjasa të ketë pasur një hajat të drunjtë, pasi një element i tillë duket se i ka lënë gjurmët e veta në muraturën e ndërtesës. Këto gjurmë mund të jenë hequr gjatë riparimeve të xhamisë përpara Luftës II Botërore. Disa xhami më të vogla në Edrene, kanë pasur gjithashtu hajat prej druri, në vend të atyre me gurë dhe me kube mbi shtylla apo kolona të mermerta.

Përsa i përket datës dhe ndërtuesit të xhamisë së Vlorës mund të ngrihen vetëm supozime, sepse nuk është ruajtur asnjë mbishkrim për të. Emri i ndërtesës të çon tek sulltan Muradi. Muradi I pëgashtohet, sepse ai vdiq shumë kohë përpara se Vlora të bëhej osmane. Teorikisht është e mundur të ketë qenë Muradi III, por emri i tij nuk është i lidhur me ndonjë ngjaije në historinë e qytetit. Evlia Çelebiu nuk e ka përmendur emrin e sullanit në përshkrimin e tij për Vlorën, por ka shumë mundësi se emërtimi “Xhamia e sovranit”(Hunkar Camii Mahallesi) në listën e tij të mëhallave është një maskim, pas të cilit fshihet xhamia “Muradije”.

Stili i ndërtesës jep të dhëna të mjaftueshme për të na mundësuar që të përcaktojmë si datë të saj: afersisht gjysmën e parë apo mesin e shekullit XVI. Disa autorë, duke përfshirë këtu edhe veten time, e kanë datuar këtë xhami në gjysmën e parë të shekullit XV, në bazë të emrit (sulltan Muradi II, 1421-1451) dhe në të disa tipareve arkaike në pjesën e jashtme të ndërtesës. Më vonë, kur pata mundësi të inspektoj pjesën e brendshme të ndërtesës, m’u bë e qartë se ajo duhet të datohet në shekullin XVI. Duke lënë mënjanë tiparet e saj stilistike, mund të vërejmë se nuk ka pasur ndonjë kështjellë osmane në Vlorë përpara vitit 1537 (pra asnjë garnizon, në rast se nuk marrim parasysh 17 burrat në “Kullën e Avlonias”, të përmendur në vitin 1506. Po ashtu, përpara vitit 1583 nuk ka pasur as popullsi civile muslimane. Si njedhojë, ndërtimi i një xhamie të tillë monumentale nuk ka qenë i nevojshëm në Vlorë. Vetëm pasi sulltan Sulejmani urdhëroi ndërtimin e kështjellës së Vlorës dhe vetëm pasi një forcë e madhe muslimanësh u strehuan në të, lindi nevoja për këtë ndërtesë. Argumenti përfundimtar është dhënë nga Aleksandër Meksi, në vitin 1987... Ai zbuloi se emri “Muradije” i është dhënë ndërtesës vetëm në fillim të këtij shekulli. Më parë, kjo xhami njihej me emrin “Kur°unlu Camii”apo Xhamia e Plumbit. Në fillim të këtij shekulli, u shkatërrua xhamia origjinale e Mëhallës së Muradijes dhe xhamia në fjalë mori rolin e së vjetrës për këtë lagje dhe me kalimin e kohës, ajo mori po të njëjtin emër. Meksi thotë se Xhamia e Plumbit, sot xhamia Muradije, është xhamia e Sulltan Sulejmanit, siç përshkruhet nga Evlia Çelebiu. Mbishkrimi i kësaj xhamie është ruajtur (i botuar nga Frashëri dhe Dashi) në një ndërtesë të shekullit XIX në Vlorë. Kjo ndërtesë është e ashtuquajtura xhamia e Pashallarëve, një strukturë tetëkëndore e një madhësie modeste. Mënyra se si ka kaluar mbishkrimi i vitit 1542 në xhaminë e Pashallarëve nuk është e qartë. Gjithashtu nuk dihet edhe se çfarë lidhjeje mund të ketë midis Hunkar Camii dhe xhamisë së Sulejmanit në kështjellë. Sipas përshtypjes së Evliasë, ato ishin dy ndërtesa të ndryshme. Mos ndoshta sulltan Sulejmani ka ndërtuar dy xhami në Vlorë, nga të cilat është ruajtur vetëm njëra? Duket si diçka e pamundur. Duke gjykuar mbi vizatimin e Auerbachs në vitin 1847, xhamia e sulltanit në kështjellën e Vlorës ishte në një gjendje të keqe. Ka shumë muridësi që mbishkrimi i saj të jetë hequr dhe ripërdorur në xhaminë e re të pashallarëve. Në këtë shekull, xhamia Muradije i është nënshtruar një riparimi të plotë. Aleksandër Meksi, na tregoi se në disa detaje, fasada është ndryshuar shumë, jo vetëm hajati, të cilin mund ta ketë pasur dikur kjo xhami, por edhe vendi i mbishkrimit.

Tamburi i lartë i pabarabartë, që maskon kubenë, është gjithashtu produkt i këtij restaurimi, duke i dhënë asaj formën e hasur shpesh në xhamitë shqiptare. Megjithatë, ajo nuk është në përputhje me arkitekturën klasike osmane të shekullit XVI. Ndoshta, një kërkim më i kujdesshëm në këtë vend mund t’i zgjidhë problemet e ngritura mbi këtë ndërtesë.

Duket qartë se po flasim për një ndërtesë të periudhës sulejmanike dhe që ka shumë mundësi të jetë vepër e hershme e Sinanit të madh, siç thuhet nga Frashëri dhe Dashi.

info@balkancultureheritage.com