Dhe tani kush marrëveshjet shkel,
pasurohet, kush atyre u përmbahet në skamje jeton; Ai që shkretoi
provincën e Ahesë dhe pastaj, pa u dënuar, Epirin shkatërroi,
sundon tani Ilirikun; dhe më në fund hyn si mik
brenda mureve /të qyteteve/ që pati rrethuar, për t'u dhënë urdhëra atyre,
gratë e të cilëve zotëron dhe fëmijët e të cilëve i vrau.