XXII

XXII

Nga çdo anë shpejtojnë të deleguarit dhe para syve të dhëndërit tënd,

me zëra të shumta ata përgatiten për të lavdëruar.

Pas kësaj të thurin lavdi kartagasit sepse në tokat, nga tirani

të çliruara, u bënë zotër; gjithashtu u çlirua nga rrethimi

panonasi dhe ai që ujët e Savës pi, meqenëse portat

e qyteteve të mbyllura prej kaq vjetësh mori guximin që t'i hapë.

Ai përtërin, me grihën e tij, kosat e nxira nga ndryshku.

i bën të shkëlqejnë shetrit e dëmtuar nga mospërdorimi,

njeh kasollet e tij, puth kodrat e njohura

dhe nuk i besohet se parmenda, të cilën rishtas në dorë e mori, plisa dheu po nxjerr.

Dhe pasi pret pyjet e formuara nga që toka kishte mbetur e papunuar për

një kohë të gjatë,

i rikthen ato në ara, dhe vreshta gjatë bregut plot hije të Histrit

mbjell dhe gëzohet se paguan taksën që baballarët e tij dikur paguanin,

ai, të cilin lufta e kurseu. Për deri sa ti /Stilihon/ të jesh gjallë

trupi i munduar i shtetit të dobësuar mund të përtërihet.

Ato që ne dikur humbëm gjatë sundimit të aq e aq perandorëve,

ti po i rikthen. Vetëm me mjekimin e Stilihonit

do të mund të mbyllet shenja e plagës romake.

Më në fund me kthimin e kolonit në tokën e tij,

përsëri oborri me taksat e ilirëve do të pasurohet.

info@balkancultureheritage.com