Xhamia Muradije
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Xhamia Muradije

Monumenti i vetëm osman i ruajtur në Vlorë sot dhe një nga shembujt më me vlerë të arkitekturës osmane në tokën shqiptare, daton në vitet ‘40-të shekullit të XVI.

Xhamia ndodhet jashtë qendrës së sotme të qytetit, në rrugën kryesore për në Sarandë. Xhamia është një ndërtesë me një kube të vetme, e cila ka përmasat 11.20m në secilën anë. Ndërtimi i saj konsiston në një punë shumë të mirë me vargje të altemuara tulle dhe guri. Poshtë ka dy shtresa me tulla të holla dhe mbi secilën shtresë të blloqeve të prera mirë prej guri kave ngjyrë të gjelbër në gri. Blloqet janë të prera me shumë kujdes, të lëmuar dhe të gjatë. Mbi karkasën e gjatë katrore të xhamisë ndodhet një strukturë më e lartë, e cila ulet lehtësisht. Qoshet e kësaj pjese të ndërtesës janë të pjerrëta. Nga kjo pjesë më e ulët del një tambur me 12 faqe. Ky tambur është i ndarë nga karkasa e xhamisë me anë të një komize. Dymbëdhjetëfaqëshi vazhdon mbi vetë tamburin dhe fsheh pjesërisht lakoren e kubesë. Një komizë e dyte e ndan atë nga pjesët e ulëta të ndërtesës. Muratura e tamburit është e një cilësie më të dobët sesa ajo e pjesës tjetër të kësaj ndërtese. Ajo është e bërë më gurë kave, i cili është i suvatuar sipër për të krijuar një sipërfaqe të lëmuar. Kubeja dhe anët trekëndore janë të mbuluara me tjegulla. Ky kujdes ndaj zonës ndërmjetëse midis kubesë dhe katrorit është tipik për fazën e hershme të arkitekturës osmane. Një ndryshim i ngjashëm midis pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme shihet edhe në tyrben e Kidemli Babait, afer Nova Zagorës., në Trakën bullgare, ku mermeri i bukur dhe i lëmuar është përdorur për pjesët e poshtme dhe guri i prerë trashë për pjesën e sipërme të ndërtesës. Kjo ndërtesë daton rreth vitit 1420. E njëjta metodë është zbatuar në xhaminë e vogël dhe të hijshme të Ahmed Beut në Razgrad (Bullgari), e ndërtuar në vitin 1542.

Një tipar shumë antik i xhamisë Muradije të Vlorës është lartësia e madhe e tamburit. Ky element mund t’i ketë fillesat në një periudhë më të hershme. Megjithatë, ajo i përket kryesisht një restaurimi pak kohë përpara Luftës II Botërore.

Secili nga muret, përveç atij në të cilin ndodhet hyija, ka pesë dritare, të vendosura sipas një modeli të caktuar. Në zonë e poshtme ndodhen dy dritare, të cilat nuk i kanë më komizat origjinale dhe kanë pamje disproporcionale me njëra-tjetrën. Dritaret mbi zonën e poshtme janë më të vogla dhe më të ruajtura se pjesa tjetër e ndërtesës. Mbi to ndodhet një dritare e pestë, e vendosur në mes të murit, duke shënuar majën e harqeve, të cilët mbajnë kubenë nga brenda ndërtesës. Porta e xhamisë është e rrethuar prej mermeri dhe mbi derë ndodhet një hark i bukur.

Siç shihet sot, xhamia nuk duhet të ketë patur hajat, por kjo duket si një gjë e pamundur. Ka shumë gjasa të ketë pasur një hajat të drunjtë, pasi një element i tillë duket se i ka lënë gjurmët e veta në muraturën e ndërtesës. Këto gjurmë mund të jenë hequr gjatë riparimeve të xhamisë përpara Luftës II Botërore. Disa xhami më të vogla në Edrene, kanë pasur gjithashtu hajat prej druri, në vend të atyre me gurë dhe me kube mbi shtylla apo kolona të mermerta.

Përsa i përket datës dhe ndërtuesit të xhamisë së Vlorës mund të ngrihen vetëm supozime, sepse nuk është ruajtur asnjë mbishkrim për të. Emri i ndërtesës të çon tek sulltan Muradi. Muradi I pëgashtohet, sepse ai vdiq shumë kohë përpara se Vlora të bëhej osmane. Teorikisht është e mundur të ketë qenë Muradi III, por emri i tij nuk është i lidhur me ndonjë ngjaije në historinë e qytetit. Evlia Çelebiu nuk e ka përmendur emrin e sullanit në përshkrimin e tij për Vlorën, por ka shumë mundësi se emërtimi “Xhamia e sovranit”(Hunkar Camii Mahallesi) në listën e tij të mëhallave është një maskim, pas të cilit fshihet xhamia “Muradije”.

Stili i ndërtesës jep të dhëna të mjaftueshme për të na mundësuar që të përcaktojmë si datë të saj: afersisht gjysmën e parë apo mesin e shekullit XVI. Disa autorë, duke përfshirë këtu edhe veten time, e kanë datuar këtë xhami në gjysmën e parë të shekullit XV, në bazë të emrit (sulltan Muradi II, 1421-1451) dhe në të disa tipareve arkaike në pjesën e jashtme të ndërtesës. Më vonë, kur pata mundësi të inspektoj pjesën e brendshme të ndërtesës, m’u bë e qartë se ajo duhet të datohet në shekullin XVI. Duke lënë mënjanë tiparet e saj stilistike, mund të vërejmë se nuk ka pasur ndonjë kështjellë osmane në Vlorë përpara vitit 1537 (pra asnjë garnizon, në rast se nuk marrim parasysh 17 burrat në “Kullën e Avlonias”, të përmendur në vitin 1506. Po ashtu, përpara vitit 1583 nuk ka pasur as popullsi civile muslimane. Si njedhojë, ndërtimi i një xhamie të tillë monumentale nuk ka qenë i nevojshëm në Vlorë. Vetëm pasi sulltan Sulejmani urdhëroi ndërtimin e kështjellës së Vlorës dhe vetëm pasi një forcë e madhe muslimanësh u strehuan në të, lindi nevoja për këtë ndërtesë. Argumenti përfundimtar është dhënë nga Aleksandër Meksi, në vitin 1987... Ai zbuloi se emri “Muradije” i është dhënë ndërtesës vetëm në fillim të këtij shekulli. Më parë, kjo xhami njihej me emrin “Kur°unlu Camii”apo Xhamia e Plumbit. Në fillim të këtij shekulli, u shkatërrua xhamia origjinale e Mëhallës së Muradijes dhe xhamia në fjalë mori rolin e së vjetrës për këtë lagje dhe me kalimin e kohës, ajo mori po të njëjtin emër. Meksi thotë se Xhamia e Plumbit, sot xhamia Muradije, është xhamia e Sulltan Sulejmanit, siç përshkruhet nga Evlia Çelebiu. Mbishkrimi i kësaj xhamie është ruajtur (i botuar nga Frashëri dhe Dashi) në një ndërtesë të shekullit XIX në Vlorë. Kjo ndërtesë është e ashtuquajtura xhamia e Pashallarëve, një strukturë tetëkëndore e një madhësie modeste. Mënyra se si ka kaluar mbishkrimi i vitit 1542 në xhaminë e Pashallarëve nuk është e qartë. Gjithashtu nuk dihet edhe se çfarë lidhjeje mund të ketë midis Hunkar Camii dhe xhamisë së Sulejmanit në kështjellë. Sipas përshtypjes së Evliasë, ato ishin dy ndërtesa të ndryshme. Mos ndoshta sulltan Sulejmani ka ndërtuar dy xhami në Vlorë, nga të cilat është ruajtur vetëm njëra? Duket si diçka e pamundur. Duke gjykuar mbi vizatimin e Auerbachs në vitin 1847, xhamia e sulltanit në kështjellën e Vlorës ishte në një gjendje të keqe. Ka shumë muridësi që mbishkrimi i saj të jetë hequr dhe ripërdorur në xhaminë e re të pashallarëve. Në këtë shekull, xhamia Muradije i është nënshtruar një riparimi të plotë. Aleksandër Meksi, na tregoi se në disa detaje, fasada është ndryshuar shumë, jo vetëm hajati, të cilin mund ta ketë pasur dikur kjo xhami, por edhe vendi i mbishkrimit.

Tamburi i lartë i pabarabartë, që maskon kubenë, është gjithashtu produkt i këtij restaurimi, duke i dhënë asaj formën e hasur shpesh në xhamitë shqiptare. Megjithatë, ajo nuk është në përputhje me arkitekturën klasike osmane të shekullit XVI. Ndoshta, një kërkim më i kujdesshëm në këtë vend mund t’i zgjidhë problemet e ngritura mbi këtë ndërtesë.

Duket qartë se po flasim për një ndërtesë të periudhës sulejmanike dhe që ka shumë mundësi të jetë vepër e hershme e Sinanit të madh, siç thuhet nga Frashëri dhe Dashi.

info@balkancultureheritage.com