Xhamia Selimije

Xhamia Selimije

Kisha katedrale e mëparshme e Lezhës i ishte kushtuar Shën Kollit dhe ndodhej në pjesën e poshtme të qytetit. Kjo ndërtesë me stil kolonial gotik shërbeu si varr i Skënderbeut pas vitit 1468 dhe mbeti në duart e kristianëve deri në çerekun e fundit të shekullit XVI, kohë në të cilën ajo u transformua në xhami (shih më lart). Rreth viteve 1620/30 kjo xhami u braktis dhe qëndroi si rrënojë deri në fundin e shekullit XVIII, kur u rindërtua nga Sulltan Selimi III. Kjo “xhami” e shekullit XVIII, me përmasa afersisht 9 deri në 17m, nuk është gjë tjetër veç një përpjekjeje rikonstruktimi e kishës së vjetër, duke shfrytëzuar më shumë rrënojat e saj. Megjithatë, minaija e mrekullueshme, që ekzistonte akoma në vitin 1978, ishte e re. Kështu, vlera e ndërtesës për historinë e arkitekturës osmane është e papërfillshme, por për historinë shqiptare, ajo është e një rëndësie të veçantë. Një kërkim arkeologjik gjithëpërfshirës i vitit 1968, nxori në dritë mbetjet e katedrales së shekullit XV. Në qershor të vitit 1978, arkeologët shqiptarë zbuluan varrin legjendar dhe shumë të diskutuar të Skënderbeut në mes të kishës, ashtu siç e përshkruan Barleti, biografi i tij. Pak kohë pas zbulimit, një tërmet shkatërroi një numër të madh të ndërtesave të Lezhës. Midis tyre ishte edhe kisha/ xhami Selimije. Gjatë rindërtimit të qytetit u vendos të hiqeshin shtesat e mbetura osmane dhe të transformoheshin themelet e kishës së vjetër dhe varri i heroit kombëtar në një monument modem madhështor. Një punë e tillë u bë në vitet që pasuan dhe u përfundua pak përpara vitit 1983.

info@balkancultureheritage.com