Xhamia e Allal Begut

Xhamia e Allal Begut

Burimi është një fshat i vogël, që ndodhet në një vend të rrafshët në Shqipërinë lindore. Kufiri aktual me Maqedoninë është afer. Kjo është pamja historike e Debarit ose e Dibrës në Shqipëri, e cila ka qenë pjesë e sanxhakut osman të Ohrit. Jashtë fshatit të Burimit ndodhet një xhami e vogël, por me të vërtetë madhështore, me kube, e shekullit XVI. Ndërtesa është dëmtuar shumë nga një tërmet i,rënë në dhjetor të vitit 1967, kohë pas së cilës Instituti Shqiptar për Monumentet e Kulturës bëri disa restaurime dhe rregullime (1973). Me këtë rast, ndërtesa u studiua tërësisht dhe rezultatet e studimit u botuan në vitin 1979. Meqë zona e Dibrës është e mbyllur për vizitorët e huaj, duhet ta bazojmë përshkrimin tonë për xhaminë, jo në autopsinë, por në dokumentacionet e pasura, të siguruara nga kolegët tanë.

Xhamia e Burimit, e njohur si “Xhamia e Allajbegisë” (Xhamia e Allaj begut), është një nga shembujt më të vegjël të një xhamie me vetëm një kube në Ballkan. Ajo ka formë katrori, me përmasa 8.20m në pjesën e jashtme dhe përfshin një hapësirë të brendshme nga 6.30m deri në 6.40m. Kështu, katrori është pak i parregullt. Kjo hapësirë është e mbuluar nga një kube 8.60m e lartë, e cila mbahet mbi katër trompa të thjeshta. Masa kubike e tre apo katër mureve përshkohet nga tri dritare, dy në rreshtin e poshtëm, një dritare e vogël mbi nivelin e tokës dhe një sipër, të vendosura midis kupolave. Dritaret e poshtme janë të renditura në një strukturë drejtkëndore guri, që përfshin një grilë me shufra hekuri, të vendosura horizontalisht dhe vertikalisht, sipas stilit të zakonshëm osman, e përforcuar nga një hark ndihmës, i ndërtuar me tulla. Dritaret dhe veçanërisht këto harqe me tulla, tregojnë format tipike të shekullit XVI. Gjithashtu, edhe dritaret e sipërme janë sipas standardit osman, më të vogla, nuk kanë shufra dhe forma guri, por paraqesin harkun e spikatur osman me katër qendra. Në murin ku ndodhet hyga, ka vend vetëm për një dritafe, një e tillë drejtkëndore, e rrethuar me kamare të formuar me stalaktite tulle të thjeshtë, që japin formën e një mihrabi të jashtëm. Ky i fundit u shërbente atyre që uleshin në portik, i cili ka qenë përpara sallës kubike të faljes. Dera është e vendosur në mënyrë ekscentrike, sepse nuk ka aq vend të mjaftueshëm për një derë të zakonshme qendrore, e rrethuar nga dy dritare. Këtë veçori e ka edhe xhamia e Nazireshës së Elbasanit, që i përket fundit të shekullit të XVI.

Trupi kubik i xhamisë është i ndërtuar në një mënyrë, që është shumë e përhapur në Shqipëri: katër qoshet e kubit janë pak të pjerrëta dhe kështu hapësirat trekëndore të formuara, janë të mbuluara me tjegulla. Këta tre trekëndësha formojnë një njësi të veçantë me komizën dhëmbësharre, e cila rrethon të gjithë anën e sipërme të kubit. Në majë të saj, tamburi tetëkëndor është shumë i ulët. Ajo është gjithashtu e bërë me një kornizë dhëmbësharre, ku ngrihet “kupola” e kubesë, gjithashtu e mbuluar me tjegulla. Një ekzaminim i kujdesshëm i Meksit dhe Sulit, nxori në dritë faktin se kjo nuk ka qenë forma origjinale e xhamisë, por një formë e tillë është rezultat i një transformimi apo riparimi të një periudhe më të vonë (ndoshta në shekullin XVIII apo në fillim të shekullit XIX, kur forma e rëndomtë dhe e rëndë e kalimit midis kubit dhe kubesë ka qenë shumë e preferuar nëpër xhamitë shqiptare). Ndoshta, transformimi i kësaj xhamie është bërë gjatë një riparimi të përgjithshëm të saj dhe ka patur për qëllim për ta bërë atë më të përshtatshme me shijet e asaj kohe.

Në pjesën e sipërme të mureve të kubit mund të shihen disa lidhje vertikale dhe, një shqyrtim i mëtejshëm ka nxjerrë në dritë faktin se xhamia origjinale ka patur një tambur dysh. Midis tamburit tetëkëndore dhe trupit katror të xhamisë ndodhej një kalim në formë koni, i krijuar nga ndërpreija e katër qosheve të kubit, duke formuar kështu katër anët e një tetëkëndëshi. Kjo është një zgjidhje që gjendet shpesh në xhamitë e vogla të Edrenesë. Në raundin e dytë të punimeve restauruese, u vendos që të rikthehej kjo formë origjinale.

Xhamia e Allai begut është e ndërtuar prej një teknike kluasonazhi, të zbatuar në mënyrë shumë të kujdesshme me dy shtresa horizontale tulle dhe dy tulla vertikale, të vendosura “në çift”, në të dyja anët e bllokut. Këndet e rëna dhe tamburi tetëkëndor janë ndërtuar në të njëjtën metodë, por shtesat e mëvonshme tek këndet kanë qenë prej një pune gjysmë-kluasonazhi pa cilësi. Muri i hyijes është i ndërtuar sipas një teknike më të lirë: gurë të kave me suva nga sipër. Ky është një tipar i gjetur shpesh në xhamitë e shekullit XV dhe XVI. Xhamia e Burimit nuk ka një portik të ndërtuar me gurë përballë sallës kubike të faljes, por vetëm një mafil të ndërtuar prej druri. Gjithashtu, ky mafil është një zgjidhje e gjetur shpesh në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në xhamitë e vogla të Edrenesë dhe të ndonjë vendi tjetër. Minarja e xhamisë ngrihej në të djathtë të hyijes, në vendin e saj të zakonshëm. Sot është ruajtur vetëm themeli dhe pjesa kalimtare midis themelit e trupit të saj. Ajo ka formën e gjashtë anëve të një dhjetëkëndëshi dhe është e ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh, që janë të ngjashëm me një punë kluasonazhi shumëngjyrëshe.

Xhamia e Allai begut ka pësuar dëme, si nga koha ashtu edhe nga dora e njeriut. Gjatë restaurimit përgatitor të vitit 1973, u rregulluan shumë prej dëmeve dhe transformimeve. Tjegullat e çatisë së kubesë u zëvendësuan me të reja, duke u vendosur në formën e tyre të vjetër. U rivendosën komizat, mbulesa e trashë që mbulonte muret u zëvendësua krejtësisht dhe u vendos një shtresë me tulla të kuqe, të bardha dhe gri. Gjithçka u restaurua dhe u kthye në bukurinë e saj fillestare. Minaija dhe hajati nuk u rindërtuan. Për momentin, nuk ka të shkruar ndonje të dhënë as për kohën e ndërtimit të kësaj ndërtese të vogël dhe as për identitetin e ndërtuesit të saj. Karakteristikat e përgjithshme të ndërtesës, proporcionet origjinale me tamburin dyfish alla Edrene si dhe forma e harqeve mbi dritare, ashtu sikurse edhe prania e shtyllave të thjeshta si mënyra kalimi midis pjesës katrore dhe asaj rrethore, e datojnë këtë xhami në shekullin XVI. Mungesa e ndonjë zbukurimi stalaktit në suvanë e prerë, të çon në dekadat e fiindit të atij shekulli, por duhet të kemi parasysh se kjo mund të jetë rrënuar në një kohë më të hershme dhe gjurmët janë fshirë gjatë restaurimit të bërë në shekullin XVIII dhe XIX. Meksi dhe Suli kanë arritur në përfundimin se kjo xhami nuk mund t’i përkiste shekullit XV, duke u bazuar në supozimin se teknika e kluasonazhit ka qenë e panjohur për arkitektët osmanë të asaj kohe. Ky është një gabim i tepërt, i bërë padyshim për shkak të mundësisë së vogël të përdorimit të literaturës osmane mbi arkitekturën osmane sot në Shqipëri. Për shkak të kësaj mungese të teknikës së kluasonazhit të praktikave osmane të ndërtimit në shekullin e XV, dy autorët nxjerrin përfimdimin se xhamia është ndërtuar nga mjeshtrat shqiptarë të zonës, meqë teknika e kluasonazhit përdorej shpesh në arkitekturën e këtij vendi në shekujt XIII dhe XIV. Ky është një subjekt shumë i favorizuar në vendet ballkanike, gjë që buron nga dëshira për ta përfshirë arkitekturën islame turke brenda trashëgimisë së tyre kulturore, duke theksuar herë pas here tiparet krahinore. Cilësia dhe konstruksioni i kësaj xhamie na tregon se të paktën arkitekti nuk ka qenë i zonës, por një person i mirëpërgatitur përsa i përket traditës osmane dhe një njeri në kontakt me zhvillimet e fundit. Vetë muratorët mund të jenë kërkuar aty afer, në Maqedoni, ku arkitektura osmane ishte ngulitur mirë që në fillim të shekullit XV, kurse në malet shqiptare ajo ka qenë e kufizuar vetëm në disa ndërtesa të shpërndara.

Sigurisht, xhaminë e Burimit duhet ta datojmë në dekadat e fundit të shekullit XVI, kohë në të cilën Islami filloi të fitonte pasues edhe në fshatra, pasi kishte qenë i kufizuar vetëm nëpër qytete. Ajo mund të jetë ndërtuar nga një komandant ushtarak osman, ashtu sikurse e thotë edhe emri i vetë ndërtesës. Ka shumë mundësi që një shqiptar, përmes devshirmesë, të ketë hyrë në ushtrinë osmane dhe të ketë dashur të përkrahë Islamin në krahinës e tij të lindjes, ose xhamia mund të jetë ndërtuar si pjesë e politikës osmane për të sjellë fiset malore në fusha, ashtu sikursë pasqyrohet nga një sasi hyijesh në defterët Muhimme, të fundit të shekullit XVI, që përmbajnë urdhrat e qeverisë qendrore për provincën dhe përgjigjet ndaj tyre. Ka mundësi që xhamia të jetë ndërtuar fillimisht si një mesxhid, ashtu sikurse janë ndërtuar shumica e xhamive me një kube të Edrenesë, Bitolës, Sofias apo Shkupit, siç dëshmohet nga mbishkrimet e tyre apo nga burime të tjera të shkruara. Ndërtesa të tilla i përkisnin një periudhe më të vonë, për të kaluar në kategorinë e xhamisë së të Premtes, duke i shtuar një minber dhe duke zgjeruar personelin me një predikues (hatib). Kur u bë restaurimi i vitit 1973, u gjetën gjurmë të një minberi të thjeshtë prej druri, po ashtu edhe mbetjet e një mahfili të thjeshtë afer murit të hyrjes. Kjo qendër e jetës islame ka patur edhe një mejtep e një burim, por këto janë zhdukur shumë kohë më parë.

info@balkancultureheritage.com