Xhamia e Bajazidit II (brenda në kala)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Xhamia e Bajazidit II (brenda në kala)

Në majë të kullës veriperëndimore të Iç Kale-së, pjesa më e thellë e kalasë së Beratit, në majën më të lartë të kodër kalasë, ndodhej më parë një xhami e vogël. Kjo xhami mund të jetë shembur në kohën kur kalaja e Beratit është çmontuar nga osmanët, pas kryengritjeve të antitanzimatit. Brenda kësaj kalaje të vogël prej 75mx35m, e renditur në përshkrimin e Evlia Çelebiut(64), u shkatërruan edhe ndërtesat e tjera dhe kanë mbetur vetëm disa themele, që mund të shihen në vendin e shkretë. Rezervuari i nëndheshëm, i përmendur nga Evlia, është akoma i ruajtur dhe ka mundësi të jetë një vepër bizantine. Ajo çfarë ka mbetur nga kjo xhami janë muret, një metër të lartë dhe themeli i minares, pak më i lartë se 2 metra. Xhamia ka qenë një kub shumë i vogël, me një minare shumëkëndore. Me sa duket ajo ka pasur një hajat të vogël prej druri në vendin e të cilit duhet të ishte një portik, që nuk është bërë për shkak të hapësirës së vogël. Xhamia ka qenë e ndërtuar nga blloqe pak të punuar, prej guri gëlqeror të bardhë. Përshkrimi i Evliasë tregon se bëhet fjalë për xhaminë e Bajazidit II. Gërmadhat e pakta ekzistuese nuk na lejojnë të themi nëse grumbulli i gurëve që shohim sot i përket këtij sunduesi të shekullit XV apo ndonjë rikonstruksioni në kohën e pashallarëve shqiptarë. Kjo e fimdit na duket më e mundshme, sepse lloji i ndërtimit është më shumë i lidhur me veprat e shekullit XVIII apo fillimin e shekullit XIX sesa me ato të shekullit XV.

info@balkancultureheritage.com