Kjo xhami, e ndodhur në qendër të qytetit, llogaritet ndër më të mëdhatë e llojit të vet në vend. Sipas Evlias, ajo ishte xhamia më e rëndësishme e Beratit. Gojëdhënat e kësaj krahine, ashtu sikurse edhe Evhai, theksojnë se kjo xhami është ndërtuar prej Sulltan Bajazidit II. Në fakt, nuk ka ndonjë mbishkrim, me anë të të cilit mund të konfirmohet një gjë e tillë, por mund të themi me siguri se Sulltani e urdhëroi ndërtimin e kësaj xhamie gjatë ekspeditës së tij të vitit 1492, kur kaloi nëpër Berat, në Vlorë e Himarë, nëpërmjet Ohrit dhe Elbasanit
(krahaso listën zyrtare osmane të xhamive të sulltanit nga shekulli XVII, të dhënë në shtojcën në fund të librit).
Xhamia, siç duket sot, është produkt i më shumë se një faze ndërtimi. Gjendja e saj origjinale përshkruhet me saktësi nga Evlia Çelebiu dhe ne po japim përkthimin e një pjese të përshkrimit të tij të gjatë: “Janë gjithsej rreth 30 mihrabe të besimtarëve të devotshëm. Nga të gjitha këto, xhamia e sulltan Bajazid Veliut, që ndodhet në qendër të qytetit, ka grumbullimin më të madh të njerëzve. Ajo është 60 këmbë e gjatë e 50 këmbë e gjerë dhe ka një minare shumë të lartë, të ndërtuar me mjeshtëri dhe të ekuilibruar mirë. Xhamia ka tri porta dhe përballë portës kryesore ndodhet një portik i madh. Oborri i kësaj xhamie është i ngushtë. Ajo është shumë e vjetër, e mbuluar tërësisht me çati me tjegulla dhe e ndërtuar sipas stilit të hershëm.
Në vitin kur e pa autori (1967), xhamia ishte e përbërë nga të njëjtët elemente të përshkruar nga Evliai: salla e faljes, minaq’a dhe portiku. Salla e faljes ishte në formë drejtkëndore, me përmasa 16.85 x 13.95m. Duke patur parasysh se Evliai ishte i shkurtër me trup dhe kishte këmbë të vogla, vëmë re se ai i ka dhënë në mënyrë të saktë përmasat e sallës që shohim sot (60x28cm:16.80m.). Këto përmasajanë shumë të mëdha për t’u mbuluar nga një tavan i varur, kështu që arkitektit i është dashur të përdorë mbajtëse, praktikë kjo, e parë si diçka e padëshirueshme në arkitekturën osmane. Megjithatë, në Berat u gjet një zgjidhje për një problem të tillë, e cila ishte si praktike ashtu edhe estetikisht e suksesshme. Pjesa e sipërme, që shërbente si mbulesë, është konceptuar si një varg kubesh prej druri, dy të mëdha që formojnë një lloj “kupole” dhe katër të vogla, që rrethojnë atë nga të gjitha anët. Kështu, në këtë xhami ndodhen gjithsej 10 kube prej druri, dy të mëdha dhe tetë të vogla. Godina ka mbajtëse në gjysmën e distancës së kupolës, në pikën ku dy kubetë e mëdha takojnë ato të “anëve”. Në këtë vend ndodhen dy shtylla prej druri. Ato kanë funksion të dyfishtë, mbajnë tavanin dhe shënojnë fundin e hajatit të gjerë të grave. Ky mafil zë dy blloqe në të dyja anët e kupolës, po aq sa edhe e gjithë pjesa e pasme e kubesë së madhe. Pra, ai ka formën e shkronjës U. Mafili dhe mbajtëset janë të shkrira në një mënyrë shumë të harmonizuar. Në cepat e brendshëm të mafilit ka mbajtëse të tjera prej druri, të cilat janë katër gjithsej. Në mafil mund të hyhet me anën e një shkalle të brendshme, që ndodhet në anën e djathtë dhe nëpërmjet një shkalle të jashtme, që ndodhet në anën e majtë të ndërtesës, në vendin ku salla e faljes bashkohet me mafilin.
Secila nga kubetë prej druri kanë nga një kuadrat tetëkëndësh. Katër trekëndëshat që mbesin tek cepat janë të mbushur me komiza të gdhendura dhe me gdhendje të tjera prej druri, në formë bimësh dhe lulesh. Brenda tetëkëndëshit ndodhet një rrip trekëndëshash, grila e të cilit është e ngjyrosur me ngjyrë të kuqe dhe argjendi. Në qendër ngrihet një kube relativisht e vogël, e bërë me teknikën e çatmasë. Sipërfaqja e saj është e zbukuruar me motive lulesh dhe bimësh në stilin e barokut osman, të lyera me ngjyra të ndezura. Në intervale të rregullta janë të vendosura tetë medaljone, të mbushura me emrat e kaligrafuar të Zotit, Profetit të Tij, katër kalifeve të drejtë si dhe të Hasanit dhe Huseinit. Sipër këtyre emrave ndodhet një lutje e shkruar në arabisht: Allah-Subhanallah (i lartësuar qoftë Allahu’), Muhamed Alejhi selamu (paqja qoftë mbi Muhamedinl). Emrave të katër kalifëve të drejtë dhe bijve të Aliut u është shtuar lutja “radiallahu anhu” (Zoti qoftë i kënaqur me të!). Këto janë formula kanonike, rrallë kaq të mirëruajtura sikurse në qytetin e Beratit. Tetë kubetë e vogla të brendshme janë pak të parregullta; ato kanë formën e tetëkëndëshave të shtypur, më të gjatë sesa gjerësia e tyre, dhe përbëhen nga trekëndësha pa ndonjë kube të plotë. Rreth të gjitha kubeve, në pikën ku ato takojnë muret, ndodhet një copë me allçi, e cila është e zbukuruar me al-esma al husna-të apo 99 emrat e Allahut, të kaligrafuar bukur.
Salla është e ndriçuar mirë nga një varg dritaresh. Secili nga muret anësorë si dhe muri i mihrabit kanë dy rreshta me katër dritare. Themeli i mureve (0, 85m i trashë) nuk është i dukshëm. Ai është i mbuluar nga një shtresë e trashë suvaje, e cila është e lyer në ngjyrë të verdhë në kafe, me një dizenjo mikse, duke lënë përshtypjen e një muri të ndërtuar me blloqe të rregullta. Ka shumë mundësi që ky ndërtim të jetë i njëjtë me atë të xhamisë që ka përshkruar Evlia, por suvaja, dritaret dhe çatia, u riparuan gjatë shekullit të fundit.
Kur e vizitova përsëri xhaminë e Beratit, në vitin 1978, salla e faljes kishte mbetur thuajse në të njëjtën gjendje si më parë, por tashmë ajo shërbente si dyqan për komunën. Mihrabi dhe minberi kishin mbetur të paprekura. Fatkeqësisht, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dy elementet e tjerë të xhamisë. Minaija, një ndërtim elegant dhe i hollë, i fiindit të shekullit XV, është rrënuar përpara vitit 1973.(30)Ajo i kishte shpëtuar Revolucionit Kulturor, por më pas ishte shkatërruar, gjoja për shkak të dobësisë strukturore të saj. Në fakt, arsyeja e vërtetë e rrënimit ishte se ajo i jepte një figurë shumë orientale qendrës së re të modemizuar të Beratit.
Elementi i dytë i xhamisë, i cili pati pasoja nga zhvillimet e vitit 1967, ishte hajati. Në këtë vit, ai kishte akoma pamjen e një lozhe të madhe me shumë shtylla. Në vitin 1978, të gjitha të çarat e tij u mbyllën dhe u lyen. Në të vërtetë, në vitin 1978, ai shërbeu si një punishte. Hajati i mëparshëm, mbahej nga katër kolona në anë dhe katër kolona të tjera të holla të mermerta, të zgjatura drejt murit të kiblës, me drejtim nga Meka. Pjesa e përparme e hajatit kishte 5 harqe, që mbaheshin mbi katër kolona; dy anët e hajatit mbaheshin mbi këmbët e sipërpërmendura dhe mbi dy shtylla, duke dhënë kështu pamjen e tre pasazheve. Një zgjidhje e tillë, që të kujtonte ndonjë xhami arabe, është shumë e pazakontë. Ndërkohë që hajati “klasik” shqiptar ka vetëm një pasazh të gjatë pa mbajtëse të brendshme, hajati në fjalë ka jo më pak se 18 mbajtëse, që e ndajnë atë në pesë “bucela”.
Kur e vizitova përsëri xhaminë e Beratit, në vitin 1983, shtesat e bëra në vitin 1978, ishin hequr përsëri. Ndërtesa ishte restauruar në pjesën e saj më të madhe dhe thuhej se do të adaptohej në muze apo do të përdorej për qëllime të tjera kulturore.
Pamja e sotme e xhamisë duhet të jetë një version i rikonstruktuar i ndërtimit të bërë nga Bajazidi II. Mënyra sipas së cilës është dizenjuar, hollësitë arkitektonike, omamentet dhe detajet e ndërtimit, datojnë në periudhën e begatë të artit osmano-shqiptar, midis viteve 1780-1840. Ka mundësi që ndërtesën e vjetër ta ketë rikonstruktuar njëri nga feudalët e fuqishëm lokalë (Kurt Ahmed Pasha apo ndonjëri nga familja e Ymer Vrionit). Gjithashtu, mund të jetë e vërtetë se ajo është restauruar apo rindërtuar për llogari të ndonjë sulltani, ndoshta Mahmudit II, në kohën pasi Shqipëria ishte kthyer nën administrimin e zakonshëm osman. Megjithatë, kjo është një çështje që ka nevojë për një sqarim më të hollësishëm.
“Xhamia e Sundimtarit” të Beratit është një monument kulture e njohur në mënyrë zyrtare.
të një mbishkrimi të gjatë osman, të ndodhur brenda xhamisë dhe, konkretisht, përreth mahfilit. Mbishkrimi ishte përkthyer dekada më parë nga Vexhi Buharaja. Në të thuhet se rikonstruksioni i xhamisë së Sulltan Bajazidit kishte përfunduar në vitin 1248 (1832/33) dhe që puna për rindërtimin e saj ishte bërë “për llogari të komandandit (Serdar-i Ekrem) dhe kryevezirit të Perandorisë, Mehmed Reshid Pashës”. Në fakt, midis viteve 1829 dhe 1833, Reshidi ka qenë me të vërtetë kryevezir. Atij i ishte lënë në dorë shtypja e rebelëve shqiptarë, në vitin 1830/31 dhe, duke shfrytëzuar një pozitë të tillë, ai rrethoi dhse bombardoi Beratin. Në tekstin e mafilit, thuhet gjithashtu se: “kur ai e pa se kjo xhami ishte shumë e shkatërruar, urdhëroi që të rindërtohej nga themelet.” Siç shihet, ndërtimi është realizuar sipas traditës lokale të periudhës së mëparshme.
Shënim: Në studimin e tyre me titull “Fillimi i artit islam në qytëtin e Beratit”, Monumentet, I, Tiranë 1988, fq.122 (i cili u botua në pranverën e vitit 1989), Gjergj Frashëri dhe Sulejman Dashi publikuan një faksimile