Xhamia e Beqarëve
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Xhamia e Beqarëve

Kjo xhami ka qenë e një rëndësie të madhe për historinë e arkitekturës osmane në Shqipëri në përgjithësi dhe për Kavajën në veçanti. Përpara shkatërrimit të saj, xhamia jo vetëm që kishte tre elementet e zakonshëm, por madje edhe një element të katërt. Ajo kishte një sallë faljeje në formë kubike, me këndet e sipërme të ulura. Kjo sallë mbulohej nga një tambur tetëkëndor, mbi të cilin ngrihej kubeja si një kurorë relativisht e sheshtë. Salla ndriçohej nga një ,varg dritaresh në nivel të ulët dhe nga një rresht me dritare me harqe rrethore në zonën e sipërme të secilit prej mureve. Forma e dritareve dhe kolonat e këndeve të kubit e të tetëkëndëshit nuk janë osmane dhe janë me ndikim krahinor. Në të djathtë të hyrjes ndodhej një minare, një trup me kanalyra mbi një bazë katrore, të dyja prej guri të prerë mirë. Muret e sallës së faljes kanë qenë të ndërtuara prej gurësh kave, të suvatuar.

Elementi më i madh i kësai xhamie ka qenë portiku dypjesësh. Përballë sallës së faljes, 10 m , ishte një hajat prej druri 15 m i gjerë, pra shumë më i gjerë sesa salla. Ajo kishte pesë harqe, që qëndronin mbi gjashtë shtylla shumë të holla mermeri me një prejardhje antike, të zbukuruara me kapitele të bukura korintike, edhe këto antike. Anët e mafilit formoheshin nga tre harqe në të njëjtin lloj shtyllash dhe kapitelesh. Pra, kemi formulën e zakonshme shqiptare me një xhami të madhe, edhe pse ndërtesa e Kavajës ka qenë një monument ngurtësisht i projektuar dhe i fortë. Megjithatë, ishte portiku i dytë që përcaktoi bukurinë e saj më të madhe. Ai nuk lidhej me ndërtesën kryesore, por ndodhej veçmas përballë hajatit dhe jo në të njëjtin drejtim. Ky portik ishte në anë dhe ishte konceptuar si një njësi e pavarur arkitekturore. Në qoshen e anës së djathtë të kolonadës së dytë, por përballë hyijes së xhamisë, qëndronin katër shtylla të vendosura në formë katrore për të treguar hyg'en kryesore të xhamisë. Kolonada e dytë dhe këto shtylla nuk ishin të mbuluara me çati të ndonjë lloji, por kanë qenë gjithmonë të hapura. Ajo mund të jetë menduar si një vend varrosjeje për ndërtuesin e xhamisë dhe familjen e tij, padyshim njerëz të shquar lokalë të Kavajës. Disa selvi të gjata plotësonin bashkëveprimin e drejtimit horizontal dhe vertikal në mënyrën më harmonike.

Shtyllat dhe kapitelet thuhet se janë sjellë nga rrënojat e qytetit antik të Apollonisë afer Fierit (W. Pas shembjes së xhamisë, portiku u rindërtua në kopshtin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Sipas mbishkrimit osman, që dikur ndodhej mbi hyijen e sallës me kube dhe tani është i ruajtur në Muzeun e Kavajës, xhamia është ndërtuar me iniciativën dhe me shpenzimet financiare të Kapllan Beut, një musliman shqiptar dhe feudal i qytetit. Teksti është botuar nga Frashëri dhe Dashi në përkthimin shqip, i shoqëruar nga një fotografi. Frashëri na e siguroi këtë fotografi, e cila është lënda bazë e të lexuarit tonë dhe e përkthimit në shqip;

Metrum Hezec: v—/v—/v—/v—

Kemal-i jydkyle ard etdi mali fy sebilillah

‘uluvv-y riitbe Kaplan Beg ‘ibadet-gah ediib icad

giizel canbahs cami ‘ yad-y zabt-y sal-y tarih

te ‘alallah zehi ami ‘ki Kaplan Beg kylub biinyad sene 1148

Kronogrami është Tarih-i tam, që jep datën e plotë pa ndonjë ngatërrim apo hile.

Versioni i tij në shqip është:

Me sinqeritet të plotë, ai shpenzoi pasuri në rrugën e Zotit.

I lartë me pozitë, Kapllan Beu, ndërtoi një vend adhurimi.

Duke e hedhur (me shkrim) në kujtim të xhamisë së bukur që jep jetë,

Vitin e kronogramit të saj:

“I lartësuar qoftë emri i Zotit! Merita të shumta për xhaminë që ndërtoi Kapllan Beu”.

Viti 1148(24.5.1735-11.5.1736)

Është e vështirë për ne që të çmojmë vendimin e drejtuesve aktualë të Shqipërisë për të urdhëruar shkatërrimin e kësaj vepre monumentale dhe harmonioze të vetë artit të tyre kombëtar. Në fakt, shembja e xhamisë së Kavajës, e asaj të Peqinit dhe e dy xhamive me kube të shekullit XVH të Elbasanit, është gabimi më i pafalshëm i dekadave të fundit

info@balkancultureheritage.com