Xhamia e Beqarit, fillimisht Xhamia e Sulejman Pashës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Xhamia e Beqarit, fillimisht Xhamia e Sulejman Pashës

Kjo xhami, e ndërtuar në vitin 1243 H (1827/258) me urdhrin e Sulejman Pashë Vlorës, por që njihet më shumë me emrin “Xhamia e Beqarëve”, është një nga veprat më të mrekullueshme të artit osmano-shqiptar. Mbi të gjitha, ajo njihet për dekoracionin mural elegant dhe pikturat që mbulojnë pjesën më të madhe të mureve të brendshme e të jashtme të saj. Xhamia është relativisht e madhe, 16. 90m e gjerë dhe 18.30m e gjatë. Ajo është e ndëituar përgjatë Kazanxhylar Çarjjy-së së mëparshme, në fund të kalasë, përballë me lumin Osum. Meqë drejtimi i kiblës tregonte se xharnia duhej vendosur me hajatin përballë bregut të pjerrët dhe me murin e mihrabit përballë rrugës së tregut, pozicion ky i vështirë për shkak të bregut të rrëpirë, duhej të gjendej një zgjidhje e veçantë. Kështu, një pllajë u nda në shkëmb për t’u bërë vendi për hajatin dhe më pas duhej të ndërtohej një brezare, mbi të cilën do të vendosej salla e faljes. Në këtë brezare ndodhen tre dhoma apo dyqane të gjata në formë të harkuar. Përballë këtyre dyqaneve është një pasazh prej tre harqesh, të vendosura mbi katër shtylla prej guri. Mbi këtë pasazh është ngritur muri i mihrabit të dhomës së faljes, duke i lejuar kështu ndërtuesit ta vendosin sallën në nivelin e rrugës, por edhe kalimtarët të ecin përgjatë rrugës poshtë xhamisë pa qenë të shqetësuar. Kjo sallë faljeje është thuajse 12 m2. Ajo është e ndërtuar prej guri gëlqeror pak të punuar, i suvatuar me shumë kujdes me një llaç ngjyrë gri, mbi sipërfaqen e të cilit janë pikturuar motive blloqesh, të prera në mënyrë të rregullt. Është e njëjta teknikë si ajo e përdorur për xhaminë e Bajazidit n, çka përbën një tregues të mundshëm të vitit kur është ndërtuar kjo e fundit. Pjesa e sipërme e mureve, e mbrojtur nga çatia e gjatë, është e mbuluar me zbukurime shumëngjyrëshe, që paraqesin qytetet imagjinare turke, xhamitë, pallatet e lumenjtë me varka si dhe tablo me motive të pasura lulesh, kurorash dhe buqetash. Hajati është 4.90 m më i gjerë se salla e pritjes, duke u zgjatur përtej secilës anë të kësaj të fundit me nga 2.45m. Minarja, e ruajtur në formë të plotë, është e vendosur në pjesën jugperëndimore, pra në anën e majtë, kur shihet nga rruga. Ajo është relativisht e ulët, e ndërtuar mbi një bazë shumëkëndëshe, të përbërë nga tetë anët e një dymbëdhjetëfaqëshi, ashtu sikurse edhe xhamia e Ibrahim Pashës, babait të Sulejmanit. Hajati i gjerë ka një pasazh me pesë harqe përballë dhe tri harqe në dy anët e tjera. Katër anët e mafilit janë të mbështetura nga mure; të gjitha mbështetëset e tjera janë shtylla të rrethore prej guri.

Pjesa e brendshme e sallës së faljes është e ndriçuar nga 16 dritare, dy rreshta me tri dritare në muret anësore dhe dy rreshta me nga dy dritare në murin e mihrabit. Minberi dhe vendi i grave janë akoma të ruajtur. Pjesa e sipërme e mureve është krejtësisht e mbuluar me piktura të të njëjtit lloj dhe stil, ashtu si edhe në pjesën e jashtme. Mbi pjesën më të ulët të dritareve fillon një brez i pandërprerë me motive lulesh dhe buqetash. Zbukurimi i pjesëve të poshtme të mureve është prishur dhe është bërë përsëri. Ndoshta, fillimisht ajo mund të ketë qenë vetëm një sipërfaqe e ngjyrosur me disa konture si një gjysmë dekoracioni. Mbi brezin e pandërprerë të dekoracionit ndodhet një pjesë me tablo, e cila alternohet me dritaret e sipërme. Këto tablo janë të mbushura me dizenjo buqetash dhe lulesh gjeometrike, të gjitha me ngjyrë të kuqe dhe jeshile të ëmbël, përkundrejt një sfondi të verdhë dhe të bardhë. Në disa vende ka pasqyrime xhamish, të fiymëzuar nga ndërtesat madhështore në Stamboll, por, në tërësi, motivet e pikturave në pjesën e brendshme janë më pak laike sesa ato në pjesën e jashtme, ku gjenden edhe skena betejash.

Në vitin 1968 u bë hulumtimi dhe restaurimi i këtyre pikturave të bukura. Në 1978 filloi një restaurim i plotë i gjithë ndërtesës, gjatë së cilit u rindërtuan veçanërisht çatia dhe tavani. Ato pjesë të pikturave që duhej të hiqeshin u rivendosën pasi mbaroi restaurimi i kësaj pjese. Teksti i gjatë fetar që ndodhëj në të gjithë sipërfaqen e murit, në pjesënku muret takohen me tavanin, u respektua po ashtu dhe përbën një element shumë të veçantë. Brezi i mbishkrimeve përmban 99 emrat e bukur të Zotit, i ngjashëm me atë në xhaminë e Bajazidit II dhe në teqenë Halvetije.

Mbi mbështetësen e tretë të hajatit, në drejtim të anës së majtë, ekziston akoma një mbishkrim i vogël në formë vargjesh në gjuhën osmane. Ai është i shkruar në mënyrë të rëndomtë, i ndotur, çka e bën të vështirë deshifrimin e tij. Ky mbishkrim nuk është botuar më parë. Teksti i tij ka përmbajtjen e mëposhtme:

Kronogrami jep datën: O musliman, fale namazin sipas rregullit, sepse këtu është shtëpia e Zotit.

Përkthimi në shqip:

la) Çfarë projekti madhështor dhe vend adhurimi për besimtarët!

b) Merr abdes me sinqeritet, sepse ky është vendbanimi i të devotshmit!

2 a) Këtë ndërtesë e ka ngritur Sulejman Pasha, dhe në këtë mënyrë, ai e realizoi dëshirën e tij.

b) Ai është një njeri me prejardhje fisnike dhe mik i shenjtorëve,

3a) ky hikmeti (Sulejman Pasha) e ka hartuar me një varg kronogramin për veprën e tij të mirë:

b) O musliman, fale namazin me përulje, sepse kjo është shtëpia e Zotit!”

Viti 1243 (1827/28)

Poeti që i ka shkruar këto vargje nuk mund të jetë kush tjetër, veç Sejid Ahmed Arif Hikmet bej Efendiut, djali i Kadyasker Ibrahim Ismetit, i lindur në Stamboll në vitin 1201 H (1786), qytet në të cilin edhe vdiq në vitin 1275 H (1859), pas një jete shumë produktive. Gibb e ka quajtur atë “njeriu më i ditur dhe më me kulturë i Lindjes”. Arif Hikmeti ka punuar si gjykatës në Jeruzalem, Egjipt dhe në Medinë. Ai u dërgua në Rumeli në vitin 1243 H (1827/28), u bë kadyasker (gjykatës ushtarak) i Anadollit dhe më vonë i Rumelisë dhe e kurorëzoi karrierën e tij me një post të °eyhulislam, që ai 'e fitoi midis viteve 1262 H (1846) dhe 1270 H (1853/54). Mbishkrimi i Beratit ndoshta është bërë gjatë tumeut të tij rumelian në vitin 1243 H (1827/28).

Nuk dihet se pse kjo xhami u bë e njohur me emrin e Beqarëve, organizimin e burrave të pamartuar, të cilët, sipas Eqrem Beut kryenin detyra ushtarake, por jetonin nga puna e duarve të tyre në kohë paqeje. Në Shqipëri, beqarët duket se kanë qenë një element i rëndësishëm i shoqërisë, sidomos në Berat. Sikurse u përmend më lart, ndërtesa mund t’i ketë bazat në dispozitat e Mehmed Fatihut. Ka mundësi që beqarët e përdomin këtë xhami, të ndërtuar në mes të çarshisë së vjetër, si vendin ku ata takoheshin rregullisht. Nuk është e thënë që xhamia të jetë ndërtuar me urdhrin dhe me kontributin e beqarëve, siç ka thënë kohët e fimdit Hasan Nallbani. Mbishkrimi i ndërtuesit mbi portik është krejtësisht i mjaftueshëm për ta pëijashtuar një mundësi të tillë.

Ndërtuesi i kësaj xhamie ka qenë Sulejmani, i biri i Ibrahim Pashës të familjes fisnike Vlora, që u bë guvemator i provincës të Avlonias (Vlorës, qendra e të cilës ishte Berati) në vitin 1240H (1824/25). Më pas ai u transferua në Maçin (sot Dobruxha rumune) dhe në vitin 1241H (1825/26) u ngrit në gradën e vezirit dhe iu la në dorëzim zotërimi i kalasë së rëndësishme kufitare të Brailës. Von Moltke e lavdëron atë për mbrojtjen e kësaj kalaje në luftën ruso-turke të vitit 1828/29. Ai vdiq menjëherë pas kësaj, duke u kujtuar si një burrë i sinqertë dhe i guximshëm. Kështu, xhamia e tij përfimdoi së ndërtuari kur ai ndodhej në Braila.

info@balkancultureheritage.com