Sot, kjo xhami është më e mirmbajtura në Elbasan dhe kohët e fundit është riparuar nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë. Xhamia, që hyn ndër ndërtesat më të rëndësishme osmane të lëna në këtë vend, ndodhet në veri të hekurudhës Durrës-Korçë, disa qindra metra në veri të lumit Shkumbin. Këtu ndodhet edhe lagjja më jugore e Elbasanit. Arsyeja pse e ndërtoi Naziri (mbikëqyrësi) këtë xhami monumentale pikërisht këtu, mund të shpjegohet me dëshirën për ta pajisur qytetin e madh të shekullit XVI, me një qendër të re socialo-fetare. Çarshia, me xhamitë dhe mesxhidet e saj të shumta, ndodhej më shumë se një kilometër në veri të këtij qyteti, shumë larg për ata njerëz që dëshironin të merrnin pjesë në pesë faljet ditore. Ndërtesa ndodhet në një copë toke të rrethuar. Deri vonë ajo dallohej në të gjithë pjesën jugore të Elbasanit, e cila karakterizohej akoma nga shtëpitë njëkatëshe, të ndërtuara me kopshte të bollshme sipas mënyrës së përshkruar nga Evlia Çelebiu. Disa vjet më parë, ndërtesa e ka humbur këtë tipar mbizotërues, pasi janë ndërtuar një numër i konsiderueshëm godinash të larta afer saj, me koncesion të Shërbimit të Monumenteve të Kulturës ndaj Këshillit të qytetit, i cili donte t’i hiqte qafe të gjitha reliket e të kaluarës islame të Elbasanit.
Xhamia e Nazireshës është relativisht e vogël. Ajo është një kub prej 10.70m3, i cili përfshin një hapësirë të brendshme prej 8.70 m2. Ky kub është i lartë, i thjeshtë dhe i fortë, i ndërtuar sipas traditave më të mira të stilit të vonë klasiko-osman. Anët trekëndore dhe skaji i tetëkëndorit të formuar mbaronin me një kornizë në formë dhëmbë sharre. Mbi këtë kornizë, tetëkëndori vazhdon lart për gati një metër dhe pastaj mbaron në një kornizë tjetër. Kupola e kubesë, e mbuluar me tjegulla, është shumë e dukshme mbi kornizën e fundit. Suvaja mbi kornizën e parë tetëkëndore është e një cilësie më të ulët sesa ajo e pjesëve të tjera të ndërtesës. Një cilësi e tillë kaq e dobët dhe fonna e plogësht që i jep kontureve të ndërtesës, na tregon se ajo është rezultat i një riparimi të mëvonshëm. Nga ndërtimi origjinal mund të kenë mbetur pjesa më e madhe e kalotave gjysmësferike të qosheve nën kube, të dukshme për syrin, në një stil të ngjashëm me atë të xhamisë së Plumbit në Berat. Një element i tillë ka qenë me të vërtetë një modelim klasik. Ajo që shohim tani, shfaqet në Ballkan gjatë shekullit XVII, si një shenjë e rënies së forcave krijuese të arkitektëve provincialë osmanë. Ky është stili në të cilin është ndërtuar xhamia, tashmë e shembur, xhamia e Agait në Elbasan, një vepër që i përket viteve ’60 të shekullit XVII.
Pjesa më e madhe e suvasë së ndërtimit origjinal të xhamisë së Nazireshës është realizuar si një kluasonazh shumë i rregullt. Blloqet drejtkëndore të prera me kujdes janë të modeluara me dy shtresa tulle të vendosura horizontalisht dhe dy të tjera të vendosura vertikalisht, sipas stilit të xhamisë së Mbretit (Sinan Pashës), por të një cilësie shumë më të mirë. Dritaret, të vendosura në tre kate, kanë të njëjtën cilësi ndërtimi. Ato që ndodhen në katin e poshtëm, gjithsej gjashtë të tilla, kanë forma drejtkëndore dhe janë të rrethuara nga një hark osman me katër qendra me skaje dekorative. Zona e harkuar mbi komizat e dritareve është e mbushur me suva. Dritaret në dy katet e sipërme kanë harqe me majë dhe janë të së njëjtës formë si ato të katit të poshtëm, por pak më të vogla. Kati i tretë ka vetëm një dritare, e vendosur në qendër të murit për të shmangur lakimin e kontureve të brendshme të kalotave, mbi të cilat mbështetet kubeja.
Pjesa e brendshme, edhe pse relativisht e vogël për një xhami periferike me kube, është e gjatë dhe përputhet me konceptin e vonë klasik të përpjestimit të vëllimit. Një gjë e tillë mund të shihet mirë në formën e dobët të harqeve kryesore të kalotave. Harqet klasike kanë paraqitje më të forta. Motivet e harqeve kanë skalitje stalaktite të pasur, ashtu sikurse edhe këndi i secilës prej kalotave. Mihrabi është i së njëjtës cilësi të punimit stalaktit me stuko, por kjo pjesë e xhamisë ka pësuar shumë dëmtime, pasi ndërtesa ka dalë jashtë funksionit të saj. Duhet shtuar se është ruajtur vetëm pjesa e jashtme e xhamisë.
Xhamia nuk ka patur portik me kube të ndërtuar prej guri. Në pjesën e jashtme dallohen gjurmët e mbështetjes së një mafili prej druri me një çati të pjerrët. Vrimat e brezave të çatisë janë gjithashtu të dukshme, pasi nuk është bërë asnjë përpjekje për ta rindërtuar këtë hajat. Në fasadë ndodhet vetëm një dritare drejtkëndore me një komizë prej guri, e vendosur mbi një kamare të cekët, e cila është e rrethuar me një “hark” dekorativ të punuar me stalaktite.
Pjesa e realizuar më mirë e kësaj xhamie është minaga e saj, e cila ngrihet në qoshen veriperëndimore të ndërtesës. Ajo qëndron mbi një bazë katrore, të ndërtuar me të njëjtën teknikë kluasonazhi, sikurse edhe pjesa tjetër e xhamisë. Kjo bazë është po aq e lartë sa edhe zona e dytë e dritareve. Trupi i minaresë i hollë dhe i gjatë është dymbëdhjetëfaqësh. Ai është i ndërtuar me blloqe poroze të gurit të smërçit të prerë me kujdes, të cilat altemohen me tre rreshta tullash të kuqe të holla. Minaija ka në majën e saj një ballkon prej punimi stalaktit, i formuar nga tulla dhe një shtresë blloqesh gjithashtu prej gurësh smërçi poroz. Pjesa e sipërme e minares, koni i majës dhe tmpi, nuk ekzistojnë më. Nuk është ruajtur asnjë lloj mbishkrimi, por ka mundësi që dikur aty ka ekzistuar një i tillë, i vendosur në hapësirën mbi hyrjen. Kështu, ai nuk ka qenë i shkruar mbi një pllakë mermeri, sepse nuk ka vend për të, por mbi një pllakë të lëmuar, siç është bërë herë pas here edhe në vende të tjera.
Në një leksion mbi mbishkrimet osmane në Shqipëri, si burim për historinë, Vexhi Buharaja ka theksuar se “xhamia e Nazireshës në Elbasan është ndërtuar përpara vitit 1599, mesa kuptojmë në dy shënime në brendësi të saj”. Një vrojtim i tillë ka shumë mundësi të lidhet me mbishkrimet që mbajnë datën 1007 apo 1008 H. Buharaja nuk i botoi ato dhe ato janë zhdukur qysh atëherë kur muret e brendshme u mbuluan me blozë dhe’ nga mbeturinat e djegura herë pas here. Megjithatë, nëse është i saktë, ky shënim na jep një informacion të vlefshëm. Stili i punimit dhe cilësia e suvasë datojnë diku në dekadat e fundit të shekullit XVI.
Ajo çfarë mund të thuhet mbi identitetin e ndërtuesit të kësaj xhamie është edhe më pak e besueshme. Evlia Çelebiu nuk e ka vizituar atë, ndoshta për faktin se ai ka qenë i përqendruar në qendrën e qytetit, ndërkohë që kjo xhami ndodhet larg saj. Lista e xhamive të Lef Nosit përmban shënimin se ajo është ndërtuar nga vajza e Nazir Kejvan Beut. Një burim tjetër ia atribuon këtë xhami motrës së Hasan Balizades, ndërtuesit të xhamisë së Ballies. Nëse kjo është e vërtetë, çka duhet të jetë pak e mundshme, për shkak të emrit (djali i Baliut), atëherë Hasan Baliu ka qenë djali i Nazir Kejvanit. Njeriu që ka pasur këtë emër shumë të rrallë dhe që ka shërbyer si nazir ka qenë Kejvan Beu, i cili në vitin 1553 ndërtoi një numër të konsiderueshëm ndërtesash për promovimin e kulturës osmane në Hercegovinë.(42) a nuk është ky një rast i ngjashëm me Sinan Pashë Boroviniçin, i cili ndërtoi veprat më të rëndësishme si në Hercegovinë ashtu edhe në Elbasan? Kështu, ose ky fiinksionar ka shumë mundësi vajza e tij, Nazireja, e ndërtuan xhaminë e Elbasanit, të ngjashme (Gegenstiick), nëse përdorim fjalët e dr. Mullerit në vitin 1844, me atë të Hasan Baliut.
Hasan Baliu ka qenë djali i Nazir Kejvanit. Njeriu që ka pasur këtë emër shumë të rrallë dhe që ka shërbyer si nazir ka qenë Kejvan Beu, i cili në vitin 1553 ndërtoi një numër të konsiderueshëm ndërtesash për promovimin e kulturës osmane në Hercegovinë, a nuk është ky një rast i ngjashëm me Sinan Pashë Boroviniçin, i cili ndërtoi veprat më të rëndësishme si në Hercegovinë ashtu edhe në Elbasan? Kështu, ose ky funksionar ka shumë mundësi vajza e tij, Nazireja, e ndërtuan xhaminë e Elbasanit, të ngjashme (Gegenstiick), nëse përdorim fjalët e dr. Mullerit në vitin 1844, me atë të Hasan Baliut.