Kjo xhami ka qenë një ndërtesë e thjeshtë drejtkëndore dhe e ulët, me një tavan prej druri dhe çati me tjegulla. Një minare e gjatë dhe e veçantë i shtonte një pamje të këndshme kësaj ndërtese të ndërtuar pa kërkesë krijuese. Xhamia ndodhej në pjesën jugperëndimore të qytetit, pak metra në jug të xhamisë së Agait. Xhamia e Pashës duket se është një ndërtesë e fillimit apo e mësit të shekullit XIX. Ajo nuk është konsideruar Monument Kulture dhe prandaj u shkatërrua pas vitit 1967.