Xhamia e Plumbit është ndërtesa më e rëndësishme osmane, e ruajtur në qytetin e Beratit dhe njihet si një ndër më të mirat në Shqipëri. Ajo ndodhet në pjesën lindore të qytetit, rreth 900 m në lindje të qendrës dhe të xhamisë së Bajazidit II. Xhamia na paraqitet në një gjendje të gjymtuar, por akoma të tërheq syrin për shkak të formës elegante, së cilës i shtohet edhe minarja e gjatë dhe vendndodhja midis pemëve të vjetra të selvive. Rrethinat e saj arkitekturore janë prishur nga modemizimi i kohëve të fundit.
Ndërtesa përbëhet nga tri pjesët e zakonshme: salla e faljes, minarja dhe hajati. Ky i fundit e ka humbur plotësisht formën e tij origjinale. Pjesën më të madhe të ndërtesës e zë salla e faljes me 12. 48 m2. Kjo sallë është projektuar në formën e një kubi, të realizuar nga një teknikë kloasonazhi e kryer me kujdes. Në komizat e dritareve janë vendosur blloqe të mëdha, të prera mirë të gurëve gëlqerorë me ngjyrë gri. Muret janë 1.05m të trashë, mjaft të fortë për mbajtjen e kubesë, e cila mbulon hapësirën e brendshme prej 10.38m2. Kubeja ngrihet mbi strukturën kubike: katër anët formojnë një lloj tamburi të ulët tetëkëndor. Në këtë ndërtesë nuk është përdorur ndonjë komizë për të dalluar ndryshimin midis kubit dhe tamburit. Në fakt, kalimi i kubesë brenda bazës katrore, ashtu sikurse shihet nga brenda, nuk është ndërtuar në atë mënyrë që të shihet edhe nga jashtë. Dritaret e ru'ajtura në formën e tyre origjinale, janë të rregulluara sipas një ritmi të caktuar: dy dritare në formë drejtkëndore me një hark të verbër sipër si dhe tri dritare të tjera, me harqe të vendosura mbi të parat. Në mes të anëve të xhades është e vendosur një dritare e pestë.
Nga brenda, kalimi midis kubesë dhe katrorit është i realizuar me trompa me nëntë brinjë, sipas stilit të shekullit të XVI (shih foton). Dy anët e motiveve të harkut, dallohen nga stasaktitel e punuara, nga më të mirat në vend.
Minarja e xhamisë ngrihet mbi një bazë të gjatë, që ka formën e gjashtë anëve të një dhjetëkëndëshi. Muri i saj është i së njëjtës cilësi të mirë, sikurse edhe pjesa tjetër e xhamisë. Boshti i hollë, ballkoni dhe pjesa e sipërme e minares, janë të ndërtuara me blloqe guri të prera me kujdes. Ballkoni qëndron mbi një brez mbështetësesh stalaktite të një forme të thjeshtë. Evlia Çelebiut i ka bërë shumë përshtypje minarja në formë shigjete dhe e ka krahasuar me atë të xhamisë së Jahja Pashës në Shkup. Sipas tij, xhamia ka qenë pika kryesore e një kompleksi ndërtesash, të përbërë nga medreseja, mejtepi, imareti dhe hamami. Dikur, të gjitha këto ndërtesa kanë qenë të mbuluara me plumb. Në fillim, xhamia duhet të ketë patur një pamje shumë më madhështore sesa sot. Sipas Evlias, ajo ka patur një hajat të madh, të mbuluar nga shtatë kube, të mbajtura nga shtylla prej mermeri. Ne mund të shpjegojmë vetëm formulimin e tij, duke thënë se ai i ka numëruar të gjitha kubetë e ndërtesës, së bashku me kubenë që ndodhej mbi sallën e faljes: përkatësisht, 6 kube për hajatin, të cilat mund të kenë qenë të mbështetura mbi tetë shtylla. Muri zinte pjesën më të madhe të peshës së kubeve. Në pjesën e brendshme të sallës ishin të nevojshme vetëm dy shtylla. Dy shembuj të një portiku të tillë me gjashtë kube, i shohim në qytetin perëndimor maqedonas të Bitola-Manastirit, në xhaminë Ishakije, të vitit 1506/07(41) dhe në Yeni Xhami ose Kady Mahmud Efendi Xhami, të vitit 1558/59. Duhet të kemi parasysh se, Bitola e shekujve XV, XVI dhe XVII, ka qenë një qendër e madhe turke, më një jetë të larmishme kulturore dhe me një zhvillim arkitekturor të një shkalle të lartë. Ky qytet i madh osman ndodhej në rrugët e Shqipërisë së Mesme. Këtë qendër të madhe kulturore duhet ta shohim si burimin kryesor të frymëzimit për ndërtimin e xhamisë së Beratit, po ashtu edhe për një numër të konsiderueshëm veprash të arkitekturës klasike osmane.
Nëse do të rikonstruktohej me një portik prej gjashtë kubesh, xhamia mund të ishte dukur më e madhe dhe më madhështore sesa është sot. Ka mundësi që portiku origjinal të jetë shkatërruar gjatë shekullit të kaluar. Ai është zëvendësuar me një portik të mbyllur të një lloji tjetër. Stili i kësaj vepre arkitekturore dhe tiparet e ndërtimit na tregojnë se ky rikonstruksion daton në vitet e para të këtij shekulli. Portiku aktual është më i gjerë sesa vetë xhamia, tipar ky, i përbashkët me pararendësen e saj. Xhamia është e mbuluar nga dy kube të mëdha, të vendosura në skajet e portikut dhe ka një pjesë qendrore po aq të madhe sa edhe njëra nga kubetë, e mbuluar nga dy kube të tjera të vogla. Në pikën ku takohen kubetë e mëdha me kubetë e vogla ndodhen mbështetëse plotësuese, në formën e dy shtyllave prej mermeri. Këto shtylla janë pasardhëse të atyre që më parë mbanin gjashtë kube. Zgjidhja e bërë me rindërtimin e saj është më e thjeshtë dhe përputhet më shumë me priijet e periudhës rreth viteve 1900. Kjo na kujton hajatin e xhamisë së Jillderim Bajazidit, në Dramma të Maqedonisë greke, e rindërtuar në të njëjtën periudhë me hajatin e Beratit, në dekadat e fundit të sundimit të Abdulhamidit.
Nuk mund të thuhet me shumë saktësi ndonjë informacion mbi datën e ndërtimit dhe ndërtuesin e kësaj xhamie kaq tërheqëse. Padyshim, ndërtesa është një vepër klasike e hershme, por një periudhë e tillë ka një limit prej 60-70 vjetësh. Strazimiri, i cili e njihte Beratin shumë mirë, jep si datë të ndërtimit të saj vitin 1553. Ky formulim i referohet ndoshta një mbishkrimi, të cilin unë nuk pata mundësi ta shihja. Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një ndërtesë të periudhës klasike të arkitekturës osmane. Megjithatë, ndërtesa është shumë e sertë, një përshtypje që ndoshta mund të krijohet për shkak të mjedisit provincial që e rrethon atë. Vetë ndërtesa duket se ka një datë më të hershme. Ajo ngjan shumë me xhaminë Kup Dodan në Edrene, e ndërtuar në mesin e shekullit XV dhe me xhaminë e Kasem Pashës në po të njëjtin qytet, e ndërtuar në vitin 1478. Modeli i xhamisë me vetëm një kube dhe me një tambur tetëkëndësh, që shkon drejt pjesës kubike, ka qenë i përhapur në pjesën perëndimore të Europës osmane, në Maqedoni dhe, veçanërisht, në Shqipëri. Midis shembujve të hershëm, në Maqedoni mund të përmenden xhamia Nevrokop e shekullit XV dhe xhamitë e Bitolës, të përmendura më sipër. Një model tjetër në Shqipërinë lindore është xhamia e Mirahorit në Korçë. Pra, një lloj i tillë xhamie është paraqitur në Ballkanin perëndimor që në mesin e shekullit XV. Ne e datojmë këtë xhami diku rreth viteve 1490-1510, por nuk mund të përjashtohet as mesi i shekullit XVI. Gjithsesi, është i nevojshëm një studim më i hollësishëm, veçanërisht përsa i përket një mbishkrimi të gdhendur, në mënyrë që ky problem të zgjidhet përfundimisht.
Nga gojëdhënat krahinore, ndërtuesi i kësaj xhamie mendohet të jetë Uzgur Ahmed Beu ose Uzgurlu Ahmed Beu. Në kronikat osmane apo në burimet e tjera, që janë të dispozicionin tonë, nuk figuron ndonjë person me këtë emër. Megjithatë, dihet emri i një anëtari të vjetër të kësaj familjeje, që mund t’i përkasë pikërisht ndërtuesit në fjalë. Ai është Uzgurodlu Ysa Beu, i cili është përmendur nga Oruc si bejlerbej (guvemator) i Anadollit midis viteve 1451 dhe 1454. Fatih Mehmedi e bëri atë vezir me gradën e pashait. Sipas Babingerit, ky njeri ishte nga soji shqiptar dhe emri origjinal i familjes së tij ishte Skura (apo Sguros). Sipas Muneccimba°it, Uzgurodlu Ysa Beu vdiq gjatë një lufte në Hungari, në vitin 884 H (1497/80). Ka mundësi që Isa Beu të ketë pasur dy ose më shumë djem. Salnameja e vilajetit të Janinës, e vitit 1306,ia atribuon këtë xhami vëllezërve Uzgurzade Mehmed dhe Ahmed. Ashtu siç u përmend edhe më sipër, Ahmedi nuk është i njohur, por kemi të dhëna mbi Mehmed Beun, të birin e Uzgurlu Isa Pashës, që përmendet në vitin 1516 si sanxhakbej (guvemator) i Gazës në Palestinë. Më pas, kjo e fundit u pushtua nga Selimi I. Po ashtu, edhe Uzgurodlu Mehmed Beu përmendet në vitin 1481 si komandant i trupave që luftuan me princin Xhem kundër Bajazidit II. Mehmed Beu u mund në betejën e Yeni°ehirit (afer Bursës) dhe u zu rob. Në bazë të informacionit të dhënë më sipër dhe hollësive të tjera të zbuluara në arkivat italiane, mund të themi se kemi të bëjmë me ndërtues që ishin pasardhës të një familjeje të vjetër fisnikësh shqiptarë. Në një shënim të regjistrit të përgjithshëm të vitit 835 H, njëfarë Uzguri përmendet si zotërues i një timari të rëndësishëm (me 12,957 akçe), por sipas një shënimi të bërë në vitin 845 H (1441/ 42), ai ishte zotërues i një beraeti të sulltanit, të marrë në Edrene.
Me fjalë të tjera, ky njeri bëri betimin e besnikërisë tek sulltani dhe, si shpërblim, u pranua si anëtar i klasës sunduese. Djemtë e Uzgurit mund të kenë pranuar Islamin; ndoshta vetë Uzguri mund të ketë mbetur i krishterë, edhe pse një gjë e tillë nuk kishte edhe aq rëndësi në praktikën osmane. Midis djemve të tij ishte edhe Isa Beu dhe ndër djemtë e këtij të fundit ishte Mehmedi, një nga themeluesit e ndërtesave të Beratit. Dokumentat italiane, të përdorura nga Flemingu, përmendin një numër Uzgurzadelerësh të tjerë: diplomatin Kasëm Beu, sanxhakbeun Mustafa në Vlorë, Uzgurodlu Murad Beun në vitin 1506, djalin i tij, Ali Beun dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, të cilët kishin mbetur të krishterë (Nikolaos Sguros dhe vëllain e tij Georgios) në vitin 1508. Këto dokumente tregojnë gjithashtu, se Uzgurët vinin nga Berati. Pasardhësit e kësaj familjejë janë promotorët e jetës islame në të gjithë vendin.
Xhamia është shpallur monument kulture dhe ruhet nga shteti. Pas shumë dekadash braktisjeje, në fund të viteve ’70 të këtij shekulli, ajo u restaurua plotësisht.
Pas murit të mihrabit të xhamisë, në vendndodhjen e varrezave të mëparshme, ndodhet akoma një varr i fillimit të shekullit XVI. Kur e pashë në vitin 1978, ai ishte në një gjendje shumë të shkatërruar dhe guri që mbante mbishkrimin e zakonshëm, nuk ekzistonte më. Ka shumë mundësi që ky të jetë varri e njërit prej ndërtuesve të xhamisë apo të paktën i ndonjërit prej të afermve të tij.
Shënim. Në studimin e Frashërit dhe Dashit, të përmendur në shënimin e xhamisë së Bajazidit II, autorët japin një faksimile të përkthimit nga Vexhi Buharaja, i cili përmbante tekstin e mbishkrimit, të ndodhur dikur në xhaminë e Plumbit. Ai është i shkruar sipas stilit të poezisë klasike osmane dhe në të thuhet se xhamia ishte ndërtuar nën mbikëqyijen e “Ghazi Uzgurlu”, në vitin 961 (1554). Data është dhënë si në numra, ashtu edhe në formën e kronogramit (ma’bed-i-ummet-i- resiil-i hakk), duke e përjashtuar kështu rrezikun e ndonjë gabimi në kopjim. Poeti ishte La’li. Kjo datë konfirmon mundësinë tonë të dytë teorike për datimin e kësaj xhamie sipas kritereve të artit dhe kontekstit historik.