Një “Xhami e Teqes” është përmendur nga Evlia Çelebiu në shekullin e XVII. Xhamia me formën e saj aktuale është e një periudhe më të vonë, me sa duket e mesit të shekullit XVIII. Në vitin 1967, ajo ekzistonte ende, por mund të jetë shembur pak kohë më vonë. Xhamia e ka humbur minaren dhe është ruajtur vetëm salla e faljes, me një kube e mbuluar me rrasa guri. Ndërtimi është i njëjtë me atë të xhamisë së Pazarit dhe ndodhej midis pazarit dhe fortesës. Kohët e fimdit, Frashëri dhe Dashi kanë publikuar një fotografi të saj (17a). Ata vënë theksin tek një mbishkrim, në të cilin thuhet se xhamia është ndërtuar në vitin 1145 (A.D.. 1732/33), datë që përputhet me stilin e ndërtesës.
Në Gjirokastër ekzistonte edhe një xharni e tretë, në pjesën veriore të qytetit. Kjo duket se është xhamia teqe, që i takon fundit të shekullit të XVIII. Në lidhje me këtë ndërtesë nuk është mundur të gjendet asnjë hollësi arkitekturore.