Xhamia e lljaz Bej Mirahorit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Xhamia e lljaz Bej Mirahorit

Kjo xhami na paraqitet si një kub i fortë me përmasa 11.75 me 11.75m , me një portik të hapur në balle. të mbuluar nga tri kube të njëjta, të mbështetura mbi kolona të rënda 0.87 m të gjera. Kubi ndahet në dy pjesë nga një frizë horizontale, e cila zhvillohet rrotull gjithë ndërtesës. Mbi frizën, masa kubike vazhdon lart, por këndet janë të hequra dhe janë të mbuluara me trekëndësha, në mënyrë që ta përgatisë syrin për të parë tamburin tetëkëndësh sipër. Kubeja e mbuluar me plumb mbështetet mbi një tetëkëndësh dhe forma e saj gjysmërrethore ia shton bukurinë siluetës së fortë të kësaj xhamie. Pjesa e brendshme e ndriçuar mire është 9.48m-. Nga brenda, kubeja mbështetet mbi katër trompa, të zbukuruara me një punë shumë të pasur stalaktite në lidhjet. Gjithashtu edhe lidhjet e harqeve të secilës prej trompave anësore kanë zbukurime stalaktite. Pjesa e brendshme është e ndriçuar nga tre rreshta dritaresh me harqe me majë në karkasën e xhamisë dhe tetë dritare të një madhësie pak më të vogël në tambur, një në secilën anë të tetëkëndëshit. Minarja është ndërtuar mbi një bazë katrore pak të zgjatur, por vizualisht të ngritur jashtë karkasës së xhamisë. Që nga tërmeti i vitit 1961 ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e trupit të saj, e ndërtuar me tulla.

Kjo lloj xhamie e fortë me një kube të vetine duket se ka patur një popullaritet të madh në këto zona. Ajo i ngjan shumë Xhamisë Ishakije të qytetit fqinj të Manastirit (Bitola, në Maqedoni), e cila është ndërtuar 10 vjet pas xhamisë së lljaz Beut. Edhe pse një ndërtesë relativisht e vogël, xhamia e Korçës njihet për fortësinë dhe madhështinë e saj të jashtëzakonshme. Padyshim, ajo është projektuar për të qenë tipari dominues arkitekturor i qytetit të ri. Minarja, që tashmë nuk ekziston, mund t’ia ketë shtuar shumë bukurinë asaj.

E gjithë ndërtesa është e bërë me një kluasonazh të punuar me shumë kujdes. Çdo bllok i prerë me mjeshtëri prej guri gëlqeror të bardhë, rrethohet nga dy radhë horizontale tullash të kuqe dhc dy vertikale. Tamburi është i suvatuar. Portiku me kubc është i vetmi në llojin e tij që ekziston akoma në Shqipëri. Përdorimi i kolonave të mëdha prcj guri për mbajtjen e kubcve të hajatit, në vcnd të shtyllave më shumë elegante, duket paksa arkaike për një ndërtesë të bërë në vitin 1495. Një gjë e tillë mund të jetë bërë ose për arsye provincializmi ose me dëshirën e arkitektit apo të mbikëqyrësit për të përdorur këtë portik më shumë madhështor sesa atë të lojit modern me shtylla të mermerta.

Fatkeqësisht, nuk është ruajtur asnjë mbishkrim origjinal në lidhje me të. Në vendin mbi hyrjen, ku dikur mund të ketë qenë ky mbishkrim, tashmë gjejmë një tekst të shekullit XIX, të prerë në një pllakë të madhe guri dhe të shkruar në pesë rreshta. Mbishkrimi është vjershë në osmanisht, e cila përmban disa gabime. Në transkriptimin tonë jemi përpjekur t’i përmbahemi sa më shumë origjinalit, në mënyrë që të dallohen veçoritë gjuhësore. Ato të çojnë tek një shkrimtar që kishte një dije të përgjithshme, por jo të plotë të turqishtes osmane, i cili ka shumë mundësi të ketë qenë shqiptar. Mbishkrimi, i pabotuar më parë, përmend disa riparime të xhamisë gjatë ekzistencës shumëvjeçare të saj:

  1. Zotëria i veprave të bukura dhe të mira, i ndjeri padron i kuajve Iliaz Beu. përfundoi ngritjen e kësaj ndërtese në vitin 901.
  2. Mehmed Beu e mbuloi atë me plumb në vitin 980, është një dëshirë.
  3. Në vitin 1249 Dervish Islam Beu bëri riparimin e parë të saj.
  4. Në vitin 1285, Salih Beu e riparoi atë në mënyrë të shkëlqyer për herë tëdytë
  5. U bekofshin shpirtrat e tyre! 1289

info@balkancultureheritage.com