Xhamitë me sallë zë mbuluar me çati druri
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Xhamitë me sallë zë mbuluar me çati druri

Faltoret e mbuluara me çati druri e tavan dërrasash, më të lehta në ndërtim, në Shqipëri më të shumta se ato me sallë me kupolë, sidomos në fshatra dhe në brendësi të lagjeve dhe si mesxhide. Nga tipologjia këto xhami e kanë prejardhjen nga sallat me shumë kolona të xhamive të para. Kryesisht kështu janë xhamitë selxhukide, xhamitë e mëdha (ulu xhami), të cilat, gjatë periudhës së principatave të selxhukëve, ndjekin rrugën e thjeshtimit të hapësirës së brendshme, nëpërmjet zvogëlimit të numrit të kolonave.

Këtij tipi i përkasin xhamitë e para të ndërtuara nga pushtuesi në vendin tonë. Po kështu, mendojmë se edhe kthimi i kishave njënefshe në xhami, menjëherë pas pushtimit por dhe më vonë, mund të shpjegojë, deri në një farë mase, përdorimin për xhamitë e vendit tonë të sallave me çati druri, në të cilat, kolonat përdoren vetëm në xhamitë pak a shumë të mëdha dhe vetëm për mbajtjen e strukturave të çatisë, pra jo nga ana estetike, për krijimin e një hapësire të brendshme specifike, siç ndodh në xhamitë turke. Ky tip arkitekturor, për vendin tonë, duhet konsideruar si një zgjidhje e përhershme në arkitekturën e ndërtimeve të kultit mysliman.

Të këtij tipi janë, sidomos, faltoret e vogla të lagjeve dhe mesxhidet në qytete dhe fshatra të ndërtuara thjesht, përgjithësisht ndërtime për bashkësi fetare lagjesh dhe fshatrash, të ndërtuara si përpara ashtu edhe gjatë shekujve XVIII-XIX, të cilat nuk shquheshin për vlerat arkitekturore si e xhamia e Sheh Beqirit ne Elbasan, e Nivicës në Tepelenë, e Shëngjergjit në Tiranë,e Gurit të Bardhë në Mat, e Telelkave Berat,e Beqarëve në EIbasan dhe e Mihajasit në Tiranë.

Xhamia në kala të Shkodrës

Kjo xhami në gjendje rrënoje, që njihet si xhamia e Sulltan Mehmetit të II-të, në gjendje rrënoje, është realizuar duke kthyer në xhami katedralen e Shën Stefanit. Në këndin juglindor, ndërmjet mureve lindore të naosit e narteksit dhe atij jugor të absidës, është ndërtuar minarja. Vendi i saj, jashtë perimetrave të mureve, ka kushtëzuar një zgjidhje të rrallë; hyrjen nga jashtë nëpër një portë të ndërtuar në anën jugore. Minarja ruhet sot pjesërisht dhe forma e saj e plotë, fillestare, nuk përcaktohet dot. Ajo përbëhet nga bazamenti katror, një pjesë kalimtare mbi të dhe trupi tetëfaqësh. Bazamenti është i ndërtuar me gurë të skuadruar të lidhur me llaç gëlqereje në fuga të holla, teknikë në përdorim gjatë shekujve të fundit të mesjetës së mesme. Me këtë teknikë është ndërtuar dhe pjesa kalimtare, ndërsa trupi i minares; me breza tullash dhe gurësh që këmbehen. Çdo brez ka tre rreshta me tulla, ndërsa brezat me gurë kanë tre-katër rreshta.

Porta për në shkallët e minares është e ndërtuar me gurë të gdhendur dhe mbulohet me arkitra të rrafshët e një hark shkarkues mbi të. Shkallët helikoidale janë të gjera dhe të ndërtuara me gurë e tulla.

Me shndërrimin e kishës në xhami, në brendësi të ambientit të altarit ndërtohet nikja e mihrabit, me tulla të lidhura me llaç gëlqereje, me prerje gjysmërrethi dhe e orientuar nga juglindja. Kjo strukturë ngrihet mbi një bazament drejtkëndor.

Siç kemi treguar më lart, shndërrimi i kishës në xhami duhet të ketë ndodhur menjëherë me pushtimin e Shkodrës nga turqit, në vitin 1479.

Xhamia mbret në Kala të Elbasanit

Xhamia mbret në Kala të Elbasanit është më e madhja dhe më e vjetra faltore e qytetit, ndodhet në pjesën qendrore të saj, në të djathtë të rrugës që nga porta që të fut në kala dhe është në gjendje relativisht të mirë. Në përshkrimin e udhëtimit të tij Çelebiu, përmend në kala xhaminë e Gazi sinan Pashës si një ndërtesë të madhe, por të vjetër dhe të ulët. Çelebiu na tregon de të katër faqet e mureve të brendshme të sallës së lujtjeve janë mbushur me vjersha të shkruara bukur prej udhëtarëve nga Turqia, Arabia dhe Persia. Edhe ai vetë la një shënim në vitin 1670-të. Xhamia Mbret sot është e tjetërsuar nga dëmtimet e vitit të mbrapshtë 1967, kur iu rrënua minarja me mjaftë vlerë e kohës së ndërtimit dhe ju dëmtua e tjetërsua brendësia.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja (fig.137,138). Salla e lutjeve është drejtkëndëshe në plan, me përmasa të brendësisë 11,52 x 12,35m dhe mbulohet me çati druri. Për të lehtësuar ndërtimin e çatisë, tërthor aksit gjatësor të godinës, janë vendosur tri shtylla druri, për të zvogëluar hapësirën e dritës së trarëve mbajtës të çatisë, një strukturë e rindërtuar në shek. XIX, që sipas Kiel, është një formë e rrallë7. Në sallë hyhet nga porta në murin verior, e trajtuar në formën e një portali, që e lidh me portikun. Mbas saj është mafili mbi struktura druri. Përballë hyijes është mihrabi, në të djathtë të tij minberi mbi struktura druri, i ngritur mbi një dysheme pak më të lartë.

Salla ndriçohet nga 14 dritare të vendosura në dy radhë në të tri faqet dhe vetëm në pjesën e poshtme në faqen veriore. Kështu, në secilën faqe kemi nga katër dritare. Dritaret e poshtme janë drejtkëndëshe dhe mbulohen me arkitra druri, duke pasur mbi to një hark shkarkues, të ndërtuar me tulla dhe me profil fundlundre të futur pak më brenda murit . Një shirit tullash qarkon harkun. Nikja që formohet nën hark është e suvatuar dhe e zbukuruar me motive gjeometrike, karakteristike për artin islamik. Dritaret e sipërme janë më të vogla dhe mbulohen me hark të mprehtë prej tullash.

Ndërtesa e xhamisë ngrihet në një terren që është në nivel më të lartë se rruga pranë dhe për këtë është ndërtuar një mur mbajtës. Vëllimi paralelopipedik i sallës mbulohet me çati druri, me katër kullime, e tjegulla vendi me strehë të gjera. Muratura është ndërtuar me teknikën e kluasonazhit; me dy tulla vertikale e dy tulla horizontale. Pjesa ndërmjet tullave është suvatuar me një patinë të hollë që për kërkesa estetike dhe pamje të rregullt fsheh ndërtimin e pjesës së murit që është prej disa gurësh. Pjesa e poshtme e muraturës është ndërtuar me gurë të çrregullt të lidhur me llaç gëlqereje.

Me interes për arkitekturën e xhamisë është minarja pak a shumë e ulët. Në të hyhet nga një portë e vogël në këndin veriperëndimor të sallës së lutjeve. Sot prej saj ruhet bazamenti, i ndërtuar me teknikën e kluasonazhit por të ndryshëm nga ai i mureve, me një tullë horizontale dhe pa suvatim të blloqeve të gurit. Bazamenti me pesë faqe të rregullta të një tetëkëndëshi përfundon me një kornizë të hollë prej gurësh të profiluar, mbi të cilin ishte pjesa kalimtare, e ndërtuar prej gurësh pak të punuar. Mbi të ngrihej trupi dymbëdhjetëfaqësh i minares, ndërtuar me gurë të punuar e të suvatuar. Dy korniza ndërprisnin trupin e minares, duke e zvogëluar në dukje atë, njëra, pak pas fillimit e tjetra, pak përpara kreut. Kazani i minares ishte ndërtuar me tulla trekëndëshe në pjesën e poshtme, të nxjerra pak ndaj njëra-tjetrës dhe të punuar në mënyrë të rregullt, në formë stalaktitesh.

Portiku i xhamisë dallohej nga format arkitektonike që është ndërtuar vonë dhe me sa duket mbi baza më të vjetra.

Xhamia Mbret e Elbasanit ka interes të veçantë për studiuesit sepse është e vetmja që ruan format vjetra e dikurshme me shumë se xhamitë e tjera të kohëve të para të pushtimit turk.

Për vendosjen në kohë të xhamisë, si një ndërtim i bërë rreth vitit 1492, ne jemi nisur nga cilësimi i saj "Mbret" dhe nga thënia e Çelebiut se janë ndërtuar në kohën e Sulltan Bajazitit të II (1481-1512). Dihet se nga qershori i vitit 1492 deri në mes të dimrit, sulltani qëndroi në Shqipëri, prej nga u kthye përsëri në Stamboll. Sidoqoftë nuk dimë se ku qëndroi Sulltani gjatë kësaj kohe, përveç se 24 ditë të muajit Ramazan i kaloi në Tepelenë, ku ushtria e tij shkretoi zonat përreth dhe u mundua të nënshtronte Himarjotët kryengritës. Prandaj mendojmë se kjo xhami, si dhe shumë të tjera që mbajnë cilësimin "Mbret", ose janë ndërtuar nga Sulltan Bajaziti, ose janë porositur, nga Sulltani, për t'u bërë qendra të propagandimit dhe të përhapjes së fesë myslimane. Dhe jo vetëm kjo, sepse edhe teknika e ndërtimit dhe format arkitekturore i takojnë shekullit të XV-të. Ndërsa, lidhur me ndërtimin dhe dhuruesin, Kiel mendon se kemi të bëjmë me Sinan Pasha Boroviniq, që njihet për vakëfin e tij në Elbasan në kapërcyellin e shekujve XIV-XV, me emrin e të cilit siç pamë më lartë na e jep dhe Çelebiu. Por, ndërkohë në Elbasan, por jo brenda kalasë, ruhen rrëojat e xhamisë së e Gazi Sinan Pashës nga e cila ruhen foto nga gjysma e pare dhe mesi i shekullit të XX. Ishte një xhami me portikë mbi shtylla druri në dy anët, që në një kohë të vonë rindërtohet. Minarja e lartë ishte mbi një bazament kuadratik e të ndërtuar me gurë. Ka të dhëna që në çatinë e saj dyujëse, salla e lutjeve mbulohej me kupolë me struktura të drunjta. Një foto të xhamisë e publikon dhe Tutuncu, e cila përputhet me foto të vjetra që kemi siguruar.

Pra kemi të bëjmë me një pasaktësi të Çelebiut që duhet të merret në konsideratë, ashtu siç duhet te hetojmë praninë e një xhamije, tashma të zhdukur, me këtë emër në Lagjen Kala.

Xhamia Mbret në Berat

Xhamia Mbret në Berat e quajtur dhe e Bajazitit, ndodhet në qendër të qytetit të Beratit, si pjesë e një kompleksi arkitekturor ku, veç saj janë dhe teqeja e Halvetive me gjithë konakët si dhe ajo e Sheh Qerimit. Për të Çelebiu, që dhe ai e emërton e Sulltan Bajazitit të II-të, na thotë se është xhamia më e madhe dhe më e rëndësishme, që frekuentohet më shumë, është 60 gjurmë e gjatë dhe 50 gjurmë e gjerë, me minare të lartë e të bukur, me tri porta, një përpara dhe dy anash, dhe me një hajat të madh sa një xhami, është xhami e vjetër e ndërtuar në stil arkaik. Siç kuptohet dhe nga mbishkrimi që ruhet i pikturuar në strukturat e mafilit, xhamia, në vitin 1832-1833 (1248 H) ka pasur një rindërtim të rëndësishëm nga që ishte në rrezik shembjeje. Sipas mbishkrimit, në atë kohë janë kryer ristrukturimi dhe zbukurimi i sallës, rindërtimi i mihrabit dhe minberit, si dhe punime të tjera që nuk përcaktohen dot. Këto ndërtime, sipas mbishkrimit u kryen nga Veziri i Madh Mehmet Reshid Pashai, kur pat ardhur në Shqipëri për të shtypur kryengritjen kundër Tanzimatit dhe kur rrënoi kalanë e Beratit. Gjatë këtij rindërtimi ka shumë gjasë të jetë suvatuar salla e lutjeve, në anën e jashtme, duke vështirësuar përcaktimin e rindërtimeve të mureve, pra nuk mund të themi se cilat janë pjesët e ruajtura nga ndërtimi i parë, dhe çka i takojnë rindërtimit të mësipërm.

Salla e lutjeve është me planimetri drejtkëndëshe, me përmasa 12,1 x 15,4m. Në të hyhet nga porta në anën veriore, nëpër portikët, si dhe dy porta të tjera në muret perëndimore e lindore. Veç tyre, që përmenden edhe nga Çelebiu, një portë tjetër të shpie drejtpërsëdrejti në mafil. Në të hipet dhe nga porta e shkallët e jashtme, të shtuara më vonë. Porta kryesore mbulohet me hark guri gjysmërrethi, brenda një portali drejtkëndor prej gurësh të profiluar bukur. Mbi portal është një nike e mbuluar me hark fundlundre është mbi portalin si dhe një ballkon që lidhet me portën mbi të.

Vëllimi i sallës ndahet nga arkade prej tre harqesh që në muret anësore mbështeten në dy shtylla dhe dy pilastra. Përballë, në murin jugor, është mihrabi me prerje gjysmërrethi, mbuluar me stalaktite dhe i zbukuruar me dy kolonada anësore dhe një pjesë trekëndëshe mbi stalaktitet me motive bimore. Anash tij, në vendin e zakonshëm, është minberi prej strukturash të drunjta. Pjesën veriore të sallës e zë mafili i vonë, ku në të dy anët e hyrjes, janë dy sofa, me parmakë të ulët, pak më të ngritura nga toka. Mbi parmakët e mafilit është një rrjetë prej listelash të kryqëzuara.

Salla mbulohet nga tavani prej dërrasash, të cilin, arkada mbajtëse e strukturave të çatisë e ndan në dy pjesë të veçanta. Tavani përbëhet prej dhjetë kupolash, dy prej të cilave, ato qendrore janë më të mëdha dhe zbukurohet me gdhendje druri me mjaftë hijeshi, sipas frymës së kohës.

Salla ndriçohet bollshëm nga shumë dritare, të vendosura në dy radhë. Dritaret e poshtme janë drejtkëndore dhe mbulohen me arkitra guri. Mbi të, ka nga një nike pak të thelluar, mbuluar me hark të mprehtë gurësh të skuadruar. Dritaret e sipërme janë të gjitha të mbuluara me hark të mprehtë prej gurësh të skuadruar deri në brendësi. Ndër dritaret e poshtme bëjnë dallim ato të murit verior në të dy anët e hyrjes për në sallë, që janë të mbuluara me hark të mprehtë. Për sa i përket portave ato janë mbuluar me hark në anën e jashtme dhe me arkitra të rrafshët në anën e brendshme.

Në formulimin arkitektonik të xhamisë Mbret një vend të rëndësishëm zë dhe portiku, me përmasa 18,6 x 9,9m, i cili shtrihet më shumë se faqja veriore e sallës së lutjeve. Ai rrethohet nga arkada që mbështeten në pilastra masive në të katër qoshet, në portën e hyrjes dhe në shtylla, në pjesët ndërmjet tyre. Në anët perëndimore dhe lindore kemi nga një arkadë treshe, ndërsa në anën veriore, në qendër, kemi portalin e hyrjes ndërtuar prej muri dhe dy arkada dyshe në të dy anët. Në brendësi të portikut, në të dy anët e korridorit që lidh hyrjen për në hajat me sallën e lutjeve, janë dy arkada me nga dy kolona secila e tre harqe me profil pak më të mprehtë mbi to.

Harqet mbështeten në murin e portalit të hyrjes dhe në faqen veriore të sallës. Kolonat janë prej guri dhe mbi to ngrihen kapitele trungpiramide, me cepa të gdhendur e mbi ta tirande të drunjta. Mbi këto arkada mbështetet struktura mbajtëse e çatisë. Në portik, për t’i shërbyer besimtarëve që ndodhen në hajat, është dhe një mihrab suplementar, i vendosur më në lindje të tij.

Një element me mjaft vlerë për këtë ndërtesë është minarja elegante, e lartë dhe e hollë. Ajo përbëhet nga bazamenti shumëfaqësh, ndërtuar me teknikën e kluasonazhit. Bazamenti përfundon me një kornizë të hollë mbi të cilën është pjesa trung-piramide, ndërtuar prej çmërsi, për kalimin në trupin e minares. Minarja e hollë, gjashtëmbëdhjetëfaqësh, është ndërtuar me gurë çmërsi të suvatuar. Ajo përfundon me kazanin, i cili del konsol ndaj trupit, nëpërmjet një sërë rreshtash prej gurësh të gdhendur hijshëm. Mbi kazan është një pjesë e ulët, e suvatuar, ndërtuar prej gurësh çmërsi. Në të ndodhej porta për në kazan.

Pa një zhveshje tërësore të mureve anësore të sallës së lutjeve është e vështirë të përcaktohet,siç thamë dhe më sipër, se çfarë ruhet nga ndërtimi i vjetër në muret e sotme. Ne kemi dalluar fugën e lidhjes së pjesës së vjetër pranë bazamentit të minares me murin më të ri, ku është dhe porta e perëndimit Nga mbishkrimi mësojmë se xhamia, në fillim të shek. XIX, ishte në rrezik shembjeje dhe prandaj u rindërtua. Mbishkrimi thotë që punimet u kryen me shpenzimet e Vezirit të Madh, Mehmed Reshid Pashës, pikërisht ai që një vit më parë ndërmori sulmin ndaj kryengritësve. Sigurisht që veç çatisë, nënstrukturat e saj edhe pjesë të mureve duhet t’u jenë nënshtruar rindërtimit. Po kështu, na duket se dhe portiku në trajtën e sotme, duhet të jetë ngritur në atë kohë. Mendojmë kështu prej formave të arkadës dhe kapiteleve mbi kolona, që kanë paralele në shumë ndërtime të kohës në qytetin e Beratit.

Për sa i përket kohës së ndërtimit të xhamisë Mbret të Beratit L. Rey, duke u nisur nga emri e ka datuar si të vitit 1492. Edhe mbishkrimi e quan xhaminë si të Sulltan Bajazitit. Pra edhe kjo, si dhe xhamitë e tjera të mbiemëruara Mbret apo të Bajazitit, mund të jentë ndërtuar rreth vitit 1492.

Për sa i përket mendimit se ajo mund të jetë porositur edhe më përpara, ne na duket i pambështetur, sepse mendojmë që në vitin 1492 kjo xhami duhet të jetë porositur edhe të ketë filluar së ndërtuari.

Xhamia e Poloskës në rrethin e Korçës

Xhamia e Poloskës në rrethin e Korçës është me interes të veçantë për minaren e vjetër, qi i takon periudhës së parë të pushtimit osman. Ishte një xhami e vogël me planimetri gati katrore me përmasa 8.25x8.10m. Salla e lutjeve, mbuluar me çati druri, në brendësi ndahej në dy pjesë, nga një arkadë mbi shtylla druri, që nga trajtimi arkitektonik kuptohet se i takon shek. XIX. Në sallë hyhej nga ana veriore, nga një portë e mbuluar me arkitra druri dhe me një hark të ulët shkarkues mbi të. Shpatullat e portës ishin me gurë të punuar. Në të dy anët e portës kishte dy dritare me shpatulla dhe hark të ulët tullash, kurse tri të tjera janë në pjesën e sipërme të faqes veriore. Në brendësi të sallës së lutjeve, një arkadë mbi katër pilastra masive ndante mafilin nga pjesa për lutje. Nga mafili hipej dhe në minare. Në murin jugor kemi niken e mihrabit. Salla ndriçohej dy nga dritare të në anën lindore dhe një në anën perëndimore.

Në këndin veriperëndimor ngrihej minarja, që përbëhej nga bazamenti prizmatik me prerje katrore, trupi cilindrik dhe kazani. Bazamenti ishte i ndërtuar me gurë shtufi e çmërsi, të skuadruar në këndet e bazamentit. Bazamenti në pjesën e sipërme përfundonte me një kornizë të hollë prej gurësh të profiluar. Mbi të kishte një pjesë të ulët piramidale, ku fillonte trupi cilindrik i minares, i ndërtuar me breza tullash dhe rreshta gurësh çmërsi. Në të ishin disa të çara si frëngji, për ndriçimin e shkallëve. Si në pjesën e poshtme, ashtu edhe në mbarimin e trupit të minares kishte një kornizë të hollë prej guri të gdhendur në formë spirale. Mbi trupin e minares, që ruante dhe pjesë të suvatuara hollë, fillonte kazani i ndërtuar me rreshta tullash dhe gurësh të gdhendur në formë stalaktitesh. Gurët dilnin konsol ndaj njëri-tjetrit Mbi kazanin ishte pjesa e sipërme e minares, më e hollë se vetë trupi i minares. Për nga përpjesëtimet dhe silueta, minarja shquante në tërë ndërtesën për vlerat e saj. Një vend të veçantë zinte kazani, për nga mënyra dhe cilësia e zbukurimeve.

Nëse do të shohim planimetrinë, do të kuptojmë me lehtësi se minarja dhe pjesët e mureve që lidhen me të, i takojnë një ndërtimi më të vjetër, ndërsa pjesët e tjera janë të një rindërtimi më të vonë, (shek. XVIII -XIX). Ndërtimi fillestar, të cilit i takonte dhe minarja, mendojmë se ishte i periudhës së parë të pushtimit turk; fillimi i shek.XV.

Xhamia e Kuqe në kala të Beratit

Xhamia e Kuqe në kala të Beratit ndodhet në gjendje rrënoje pranë mureve të akropolit dhe mureve rrethuese Të kalasë së Beratit. Muret janë pak mbi tokë dhe minarja me tulla, që i ka dhënë emrin rrënojave, është e ruajtur deri në nivelin e fillimit të kazanit. Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, me përmasa 8,25 x 7,50m, dhe hajati, me brinjën më të shkurtër, 4,90m. Ndërsa brinjën lindje-perëndim nuk mund ta përcaktojmë me saktësi sepse muri kufizues i hajatit nga veriu nuk dallohet saktë deri ku shkon në drejtim të perëndimit. Në sallë hyhet nga porta në murin verior, shpatullat e së cilës nuk ekzistojnë sot. Përballë saj ndodhej mihrabi, për sa mund të gjykohet nga boshllëku në muraturën. Në të djathtë të mihrabit, në dysheme ruhen gjurmë të minberit. Dyshemeja është e ndërtuar me rrasa guri, pjesë të së cilës ruhen pranë murit perëndimor. Një shtresë më e vjetër, me tulla të vendosura mbi harasan, ruhet 60 cm nën dysheme.

Minarja është e ruajtur më mirë dhe më e vlera në këtë monument. Xhamia, duke qenë në terren të pjerrët, në pjesën e poshtme ka një bazament drejtkëndësh, rreth 1.70 m të lartë, të ndërtuar me teknikën e kluasonazhit. Mbi të fillon bazamenti pesëfaqësh i minares (pjesë e një tetëfaqëshi), edhe ky ndërtuar me teknikën e kluasonazhit me dy rreshta horizontale tullash e dy vertikale me fuga të përpunuara pastër. Mbas një kornize që përmbyll bazamentin dhe një pjesë kalimtare në formë trungpiramide kemi trupin cilindrik të minares, ndërtuar me rreshta gurësh çmërsi dhe tullash që këmbehen. Nga kazani ruhet vetëm një pjesë e fundit të tij me tulla të vendosura në formë dhëmbësharre.

Muratura e sallës është me gurë gëlqerorë të papunuar, kurse qoshet janë punuar pak më mirë. Në anën lindore vërejmë dhe tjegulla ndërmjet gurëve. Në muraturën e minares shihen vrimat e brezave të muraturës, si dhe lidhjet me muraturën e vjetër. Sidoqoftë, nuk është e lehtë të kuptohet se me çfarë teknike ishin të ndërtuar muret e sallës së lutjeve në fazën e parë dhe çfarë pjesësh i takojnë një rindërtimi eventual, kur ngrihet dhe niveli i dyshemesë. Sa i përket hajatit, janë të qarta fugat e kontaktit të muraturës së tij me të sallës së lutjeve.

Datimi i xhamisë së kuqe është i vështirë. Janë dhënë mendime të ndryshme duke u nisur nga emri ose minarja. Evlia Çelebiu e quan atë të Bajazitit II, për çka Kiel shprehet se këtë gjë ai e bënte me gjithë xhamitë e vjetra të Shqipërisë. Për Kiel, Sulltan Bajaziti mund të ketë qenë themelues për xhaminë e akropolit, xhaminë e Bardhë, sepse xhamia e Kuqe është më e vjetër dhe ka mjaft gjasë të jetë ndërtuar menjëherë pas pushtimit të qytetit në 1417. Dhe në të vërtetë emri i saj i dytë është Fetije xhami (e pushtimit). Me interes është përmendja në regjistrin e vitit 1431-32 e “Imamit të kalasë", me emrin Haxhi Faki. Dhe ne bashkohemi me mendimin e Kiel. Mendimi i shprehur nga Gj.Frashëri dhe S.Dashi, se kjo xhami është ndërtuar gjate viteve 1389-1402, koha e sundimit të Sulltan Bajazitit të I-rë, nuk është i bazuar, sepse Berati, siç tregojnë burimet historike, është pushtuar në vitin 1417. Për sa i përket argumenteve arkitektonike që sillen për një datim të hershëm, për formën dhe mënyrën e ndërtimit të minares, janë mjaft të largët. Por vlen të shënojmë se minaret e periudhës Selxhukide në Azinë e Vogël vazhdojnë të imitohen në këto treva dhe në shek.XVI. Minaren cilindrike në vendin tonë e hasim në xhamitë e Poloskës dhe të Agait në Elbasan, të ndërtuar me tulla. Teknikën e ndërtimit me breza gurësh dhe tullash në minare e takojmë në xhaminë e kalasë së Shkodrës (Shën Stefani) dhe në xhaminë e Nazireshës. Kurse bazamentin me kluasonazh në Shqipëri e gjejmë në gjitha xhamitë e fundit të shek.XV.

Prandaj, edhe ne mendojmë se xhamia e Kuqe duhet të jetë ndërtuar menjëherë pas pushtimit të qytetit, për t'u përdorur nga administrata pushtuese, garnizoni e familjet e tyre, që banonin brenda kalasë e jashtë kështjellës.

Xhamia Mbret e Përmetit

Kjo xhami ka qenë ndërtuar me porosi të sulltan Bajazitit të dytë, në vitin 1494-1495 (900 H) siç mësojmë nga mbishkrimi i vonë i saj. Xhamia u dogj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ne njohim prej saj vetëm minaren dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës së vonë.

Xhamia ka qenë e tipit me sallë të mbuluar me çati druri dhe paraprihej nga një portik i hapur. Minarja ndodhej, si zakonisht, në anën perëndimore dhe përbëhej nga bazamenti prizmatik me bazë katrore, nga trupi tetëfaqësh dhe nga pjesa e sipërme me dy kazanë. Trupi i minares ishte i ndërtuar me gurë pak të punuar, plloçakë e të lidhur me llaç gëlqereje në fuga të holla, dhe i suvatuar. Në trupin e minares ishin dhe një sërë të çarash për ndriçim. Trupi përfundonte me një kornizë të lehtë mbi të, prej nga fillonte kazani i poshtëm. Zgjerimi i tij për në ballkonin bëhej nëpërmjet kalimesh të rregullta të lakuara. Mbi të është një pjesë e trupit të minares, pak më i ngushtë se i poshtmi, që përfundon me një kornizë të hollë. Dhe kazani i sipërm gjithashtu është me kalime të lakuara, por të dhëmbëzuara. Mbi të është pjesa e fundit të minares.

Minarja, me dy kazanë e xhamisë mbret të Përmetit, është shembull unik për vendin tonë. Me përmasat dhe përpjesëtimet e saj të rënda, ajo flet qartë për një ndërtim të hershëm, një imitim i shembujve të huaj të hershëm. Lidhur me xhaminë e Sulltan Bajazitit, djegur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në muzeun e qytetit kemi një pllakë me mbishkrim për rindërtimin e saj në kohën e sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit, 1774-1789, nga Jahja Silhardari, në vitin 1786-87 (1201H).

Xhamia e Bardhë në kala të Beratit

Xhamia e Bardhë në kala të Beratit është në gjendje rrënoje, brenda rrethimit të dytë, në anën veriore të tij dhe ngrihet mbi ndërtimet ndihmëse të sistemit mbrojtës. Me vendndodhjen e saj kuptohet se ajo xhami u ka shërbyer sundimtarëve dhe garnizonit. Xhamia përbëhej nga salla e lutjeve, me përmasa 9,46 x 7,65 m, hajati më i gjerë se xhamia, me përmasa 10,70 x 6,01 m dhe minarja.

Muret e xhamisë ruhen rreth 30 cm mbi nivelin e dyshemesë, ndërsa minarja, rreth 2,5 m lartësi. Ato duhet të jenë shkatërruar së bashku me muret e kalasë, gjatë kryengritjes së Tanzimatit. Në sallë hyhet nga një portë me paturë e shpatulla guri, ku, pas një kalimi në nivel pak më të ulët, me një këmbë shkallë, kalohet në dyshemenë e sallës. Muret e sallës së lutjeve, si dhe ato të nënstrukturave, janë të ndërtuar me gurë të papunuar, të vendosur në rreshta horizontalë dhe të lidhur me llaç gëlqereje. Në faqen jugore muratura e pjesës së poshtme është më e çrregullt dhe, tek-tuk, ka dhe ndonjë copë tulle. Si zakonisht, në anën perëndimore ndodhet minarja, prej të cilës ruhen vetëm 9 këmbë shkallë. Minarja, ndryshe nga muret e sallës dhe ato të nënstrukturave, është ndërtuar me gurë të gdhendur e të skuadruar, të lidhur ndërmjet tyre me llaç gëlqereje e fuga të holla (fig.166).

Portiku është më i gjerë se salla e lutjeve dhe del anash saj, në anët; lindore dhe perëndimore, në tërë gjerësinë e minares. Nga gjetja e një fragmenti kolone me diametër 0.35 m, Gj.Frashëri dhe S.Dashi mendojnë se portiku mundet të ketë qenë i hapur, pra me arkade mbi kolona guri27. Duke parë ndryshime me gjerësinë e mureve të portikut, rreth 70 cm lindori e perëndimori, i cili ishte vijim i murit të sallës dhe 55 cm veriori, na shtyn të mendojmë se portiku do të ketë qenë i hapur vetëm në anën veriore.

Nga jugu terreni është në nivel më të ulët dhe, për këtë, salla e lutjeve është mbi një nënndërtim, në rolin e bodrumit. Ambienti më nga jugu, në gjerësi 6,0m, mbulohet me qemer cilindrikë me formuese lindje-perëndim.

Në të hyhet nga porta e mbuluar me hark. Një korridor i ngushtë të shpie në nënndërtimet e kullave të rrethit të dytë, që ndodhen në atë anë të kështjellës.

Nga ndërtimi planimetrik dhe mbetjet në lartësi, mendojmë se xharnia ka qenë e mbuluar me çati druri e tjegulla.

Për kohën e ndërtimit të saj kemi, së pari, të dhënat e Çelebiut. Duke folur për kështjellën e brendshme të kalasë së Beratit ai e quan atë si "xhami e Bajazit Hanit''. Ne bashkohemi me mendimin e Kiel që interpreton përshkrimin e Çelebiut me rrugën që ai bën, duke kaluar nga xhamia e Bardhë tek ajo e Kuqe e më tej, tek Manastiri i vjetër. Sipas tij, pikërisht xhamia e bardhë është e Bajazitit, pra e ndërtuar në fund të shek. XV. Ndërsa në rastin e parë është e qartë se për cilën ndërtesë flitet, në rastin e dytë flitet "lart në kala". Sigurisht nuk jemi të tillë se bëhet fjalë për të njëjtën xhami. Të dhënat që nuk përkojnë, nuk na lejojnë të pranojmë se xhamia e bardhë datohet në vitet 60 të shek. XV. Por edhe monumenti e teknika e mureve nuk ofrojnë të dhëna për një datim të sigurt. Me vendndodhjen e saj brenda kështjellës kuptohet se ajo i shërbente administratës sunduese dhe gamizonit; për këtë edhe mund të ishte faltorja më e vjetër islame e qytetit. Po kështu, nuk është e qartë nëse ajo që ruhet sot është ndërtimi i parë, një rindërtim, apo dhe një ndërtim më i vonë në kohë se xhamia apo mesxhidi më i vjetër në atë kala. Për këtë një ndihmesë mund të japin gërmimet arkeologjike në akropolin e kalasë së Beratit.

Xhamia e Selvies në Shkodër

Kjo xhami është rrënuar në vitin 1967 dhe e rindërtuar vitet e fundit, ishte një rindërtim i vonë i një strukture më të vjetër që lidhej me emrin e Sulltan Bajazitit të dytë, siç na tregon dhe mbishkrimi që ruhej në të: "mirëbërësi dhe porositësi i veprave të mëdha Sulltan Bajazit Khani, meremetuesi 1271H-1854-55". Edhe Çelebiu e përshkruan shkurtazi atë si një xhami “në fund të pazarit, përball saj një pus me ujë të mirë. Eshtë më e bukura e xhamive mbuluar me çati me tjegulla, me sallë të madhe”.  Ajo ndodhet në këmbë të kodrës kalasë. Pak gjurmë ruante nga ndërtimi i vjetër dhe salla e lutjeve paraprihej nga hajati dykatës që hapej ndaj sallës me një ballkon.

E këtij tipi ishte dhe xhamia e Pazarit, që ndodhej në pazarin e vjetër, ndërmejt Bunës dhe kodrave ku ngrihej dhe Kalaj e Rozafës. Me mjaftë gjasë i takon një rindërtimi të shekujve të fundit të sundimit osman. Salla e lutjeve ndriçohet nga dritare të vendosura në dy rradhë, të poshtmet më të mëdha kuadrike mbuluar me arkitra guri e hark shkarkues prej tullash në formë funlundre, të sipërmet mbuluar me hark rrethor. Hajati ishte dy katësh me sa duket i spërmi shërbente si mafil për gratë. Ai kishte hyrjen në aksin gjatësor të ndërtesës dhe ndriçohej me dritare të mëdha drejtkëndore.

Xhamia Fethije në Durrës

Xhamija Fethije në Durrës është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike mesjetare dhe përbëhet nga salla e lutjeve, hajati i vonë dhe minarja. Salla e lutjeve, nga ndërtimi i vjetër, ruan murin verior (arkada bazilikës) dhe murin perëndimor. Muri lindor është bërë i ri pas prishjes së murit lindor të kishës dhe të tri absidave të saj, ndërsa muri jugor është tërësisht i ri. Në sallën e mbuluar me çati druri  hyhet nëpërmjet portës, në anën veriore, me hark gjysmërrethi e të zbukuruar me stuko, relieve me motive bimore. Salla është e shtruar me dysheme tullash dhe në qendër ka një shtyllë të fuqishme druri, që mban strukturën e çatisë dhe që fshihet nga tavani prej dërrasash. Në anën jugore të sallës është mihrabi, me prerje gjysmërrethore, i brendashkruar një drejtkëndëshi dhe i zbukuruar me stukorelief e me motive gjeometrike. Për sa mund të gjykohet nga gjurmët në murin jugor dhe në dysheme dikur ka pasur dhe një minber me struktura druri. Në anën veriore, menjëherë pas hyrjes, i mbështetur në dy shtylla druri, është mafili me strukturë të drunjtë. Në pamjen e tij janë tetë harqe mbi shtylla druri. Në mafil ishin dy dritare, që shihnin në hajatin e dikurshëm, dhe një portë e ulët në këndin veriperëndimor, që të nxirrte në katin e dytë të hajatit dhe prej andej në minare.

Salla e lutjeve ndriçohet mirë nga shtatë dritare të gjera e të larta, të mbuluara me hark rrethor. Nga dy dritare kanë faqet perëndimore dhe lindore dhe tri faqja e jugut, kurse dy në perëndim të mihrabit, i cili nuk është në qendër të faqes. Muret e sallës së lutjeve i takojnë disa duarve dhe janë ndërtuar me gurë e tulla të ripërdorura. Ato ngrihen mbi themele të reja ose përdorin pjesë të strukturave të bazilikës së dikurshme.

Sigurisht që në formulimin arkitektonik të xhamisë, në paraqitjen e bukur të saj, ka qenë primare minarja. Ajo përbëhej nga bazamenti shumëfaqësh, trupi dhe kazani. Bazamenti është i ndërtuar mbi një xokol vetëm me gurë dhe mbi të kemi breza gurësh e tullash. Ndërmjet rreshtave horizontale të tullave (tre ose katër) ka dy tulla vertikale, më rrallë një. Kemi të bëjmë me teknikën e kluasonazhit në formën që zakonisht e takojmë në xhamitë e kohës.

Për kohën e ndërtimit të kësaj xhamie kemi thënë se ajo duhet të jetë ngritur menjëherë me pushtimin e Durrësit nga Turqit, në verën e vitit 1501, me në krye sanxhakun e Elbasanit, Evrenosoglu Mehmed Bej, d.m.th. rreth viteve 1502-1503, kohë kur u ndërmorën punime të mëdha mbrojtëse, për të zvogëluar rrethin e kalasë. Lidhur me mendimin e Gj.Frashërit dhe S.Dashit, se xhamia është ndërtuar rreth viteve 1479-1480, kur Durrësin e morën për pak kohë turqit me Ahmet Gjedik Pashën në krye, ne nuk jemi të këtij mendimi dhe kemi treguar, mbi bazën e dokumentacionit historik, se një pushtim i tillë nuk ka ndodhur.

Xhamia Fethije në Kala të Krujës

Rrënojat e xhamisë ndodhen menjëherë sa kalon hyrjen kryesore të kalasë së Krujës, në anën veriore e duhet të këtë qenë ajo e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i II-te menjëherë pas pushtimit të kalasë në vitin 1478. Në gjendjen përpara rrënimit të vitit 1967 xhamia paraqiste një rindërtim pas rrënimeve që pësoj në vitin 1831 gjatë kryengritjes së Tanzimatit. Së pakut minarja është ndërtuar në vitin 1839-40 (1256 H) me shpenzimet e sulltan Mahmutit, siç tregon mbishkrimi i vonë në një gur pllakë i muraturës së minares.

Sot ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe bazamenti i minares. Salla ka përmasat 11.5 me 10.9 m. ndërsa muret anësor janë rreth 0,8 metra trashësi.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve dikur mbuluar me çati druri, si dhe nga hajati i vonë i lartë sa salla e lutjeve, i hapur me portik mbi shtylla druri. Portiku në anën perëndimore shtrihej deri në faqen e minares duke rezultuar në këtë mënyrë më i gjerë se vetë salla e lutjeve. Minarja përbëhej nga bazamenti paralelopipedik ndërtuar me gurë të gdhendur, që ende ruhet, kalimi me trung piramide dhe vetë minarja.

Xhamia në Kala të Lezhës

Ruhet në gjendje rrënoje, në pjesë më të lartë të fortesës, me ndërtime të tjera të rrënuara pranë. Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve dhe hajati i shtuar më vonë në anën veriore. Salla e lutjeve është drejtkëndëshe në plan, me përmasa të planit, 8.90 x 7.60 m. Muret e sallës ruhen, afërsisht, deri në lartësinë e dikurshme, duke na mundësuar njohjen më të plotë të arkitekturës së ndërtesës, e cila nuk rezulton që të ketë qenë mbuluar me kupolë, siç mendon Kiel.

Në sallë hyhet si zakonisht; nga porta e vetme në anën veriore. Përballë ndodhet mihrabi, gjysmërrethi në plan, me dy dritare anash, nga të dlat, ajo e perëndimit ruan vetëm shpatullën, sepse qoshja jugperëndimore e ndërtesës është rrënuar. Mbi secilën prej tyre duhet të kenë qenë dritare të tjera nga që ruhen shpatullat e asaj nga lindja. Nga dy dritare kanë pasur edhe muret e tjerë të sallës së lutjeve. Prej tyre ruhet e plotë, meqenëse është e murosur, dritarja në anën veriore të murit lindor, dhe mbulohet me hark të mprehtë, ndërtuar me gurë.

Dyshemeja e sallës ka qenë shtruar me pllaka guri të çrregullta, që në një kohë të dytë, pas një mbushjeje është ngritur në nivel më të lartë. Në këndin veriperëndimor të sallës është kalimi i ulët për në minare, e cila ruhet deri në një farë lartësie dhe në brendësi ka shkallët helikoidale. Në anën e poshtme minarja, për aq sa ruhet sot, përbëhet nga tre vëllime. Dy të poshtmit janë prizmatikë me prerje drejtkëndore, i dyti pak më i vogël, ndërsa pjesa e sipërme vazhdon me format e një prizmi tetëfaqësh, që mund të ketë qenë për tërë lartësinë e saj.

Muratura e xhamisë është e çrregullt me gurë të papunuar e të lidhur me llaç gëlqereje, dhe ka si mbushës rërë të ashpër. Në muraturë rrallë shohim copëra tullash. Për të siguruar më mirë atë, muratura ka breza gjatësore e tërthore prej druri.

Në anën veriore të ndërtesës është hajati i mbyllur, dikur dhe ai i mbuluar me çati druri. Fugat e qarta, në vendtakimin me murin verior të sallës së lutjeve, tregojnë se hajati është shtuar në një kohë të dytë. Ai ka mure më të lartë se të xhamisë. Në të hyhet nga porta e vetme në murin verior dhe ndriçohet nga dy dritare në muret anësore. Hajati është i shtruar me rrasa guri të çrregullta. Nën murin perëndimor të hajatit shihet, që del jashtë murit një themel i vjetër.

Për nga niveli i ndërtimit kuptohet se xhamia është ngritur me nxitim, nga mjeshtëra jo të aftë dhe pa kërkesa arkitekturore. Ndërtimi i saj duhet lidhur me rindërtimin e kalasë së Lezhës nga Turqit, që, siç na tregonte mbishkrimi, dikur në një nike të vogël mbi njërën nga hyrjet për në kala, është kryer në vitin 1522 (928 H),nën drejtimin e Muhamet Dervish Uzgurit, në kohën e sundimi të Sulltan Sulejmanit. Siç dihet, kalaja e Lezhës, që mbrojtësit e saj e dogjën përpara se të largohen u mor nga turqit në vitin 1478, dhe, siç thonë kronistët e kohës, e kthyen atë “në pirgje dheri” ose thjesht “e shkatërruan. Që atëherë kalaja e Lezhës nuk përmendet më në dokumentet e kohës. Shpjegimi gjendet në rrethanat historike të atëhershme. Në këto territore për mjaft vite vazhduan kryengritjet e shqiptarëve për çlirimin e vendit. Baza e tyre ishte në ishullin e Lezhës, i cili mbeti i fortifikuar në duart e shqiptarëve deri në vitin 1506 kur ata detyrohen ta braktisin. Që kalaja e Lezhës nuk ekzistonte në këtë kohë, si qendër e ndonjë garnizoni turk, na e thonë tërthorazi burimet, kur gjatë viteve 1502-1506, turqit disa herë u përgatitën për ta marrë ishullin e Lezhës. Për këtë u mobilizua Sanxhakbej të ndryshëm, si Feriz Beu i Shkodrës, ai i Krujës, Elbasanit dhe Durrësit, por nuk përmenden asnjëherë trupa të Lezhës, që po të kishte, do të ishin mobilizuar të parët.

Prandaj, mendojmë se xhamia në kala të Lezhës duhet të jetë ndërtuar pas vitit 1514, menjëherë me vendosjen e garnizonit osman dhe kryerjen e punimeve të rindërtimit të kalasë dhe jo në vitin 1480, siç mendohet.

Xhamia e Pazarit, Krujë

Ngrihet në anën jugore të pazarit të vjetër të qytetit dhe nga mbishkrimi ndërtimor datohet në vitin 1553-54 (940H) dhe është ndërtuar nga Murat beu i biri i Nasuh beut, për të cilin Kiel mendon se do të ketë qenë Komandant i kështjellës ose mbase dhe sanxhakbej i Ohrit ku në atë kohë përfshihej Kruja. Me të drejtë Kiel mendon se ndërtimi i një xhamie të madhe jashtë kështjellës tregon për një qetësi relative në qytet dhe krahinë. Në vitin 1837-8(1253 H), siç tregon mbishkrimi ka pësuar një rindërtim"meqenëse me kalimin e kohës rrezikonte shembjen".

Xhamia e Murat beut është ndërtuar në kompleksin e pazarit të vjetër dhe ngrihet në një terren të pjerrët dhe është jo shumë e rregullt në plan. Ajo përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa 8.10 x 15,40 m, portiku dhe minarja. Salla e lutjeve ka në murrin jugor mihrabin gjysmërrethor, mimbarin me strukturë druri të dëmtuar, si dhe mafilin me struktura druri e ballkon në anën veriore. Në të hipet me një shkallë druri në këndin veriperëndimor. Nga ky ballkon nëpërmjet një porte të ulët e të ngushtë lidhesh me shkallaren e minares. Salla ndriçohet me 5 dritare në anën perëndimore, katër në anën jugore dhe vetëm një në lindje për shkak të terrenit.

Portiku është më i gjerë se vetë salla e lutjeve dhe në këndin që formon me të ndodhet minarja mbi bazament paralelopipedik. Portiku është një katesh dhe i lartë, i hapur në pjesën më të madhe të anës veriore me një kolonadë druri me shtatë hapësira. Salla e lutjeve dhe hajati mbulohen me të njëjtën çati prej strukturash druri e tjegulla vendi.

Xhamia e Sulejman Pashës në Tiranë

Xhamia e vjetër, rreth të cilës u formua bërthama e qytetit të Tiranës, ishte ndërtuar në vitin 1614, nga themeluesi i qytetit, SulejmanPashë Bargjini. Ajo u dogj gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe për këtë e njohim nga dokumentacioni fotografik i kohës, piktura e gravura të kohës, si dhe nga ndonjë skicë planimetrike e përafërt.

Xhamia e vjetër përbëhej nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja. Salla e lutjeve ishte në plan drejtkëndore, dhe mbulohej me çati druri e tavan dërrasash. Në sallë hyhej nga një portë e vetme në anën veriore, përballë së cilës ishte mihrabi, me prerje gjysmërrethi dhe mbuluar me stalaktite në pjesën e sipërme si dhe mimberi mbi struktura të druri. Salla ndriçohej nga dritare të shumta. Ato ishin deri në dy rreshta në anën jugore, në të dy anët e mihrabit, kurse nga tri në dy rreshta, në murin lindor dhe nga dy në dy rreshta në murin perëndimor, në pjesën që lë bosh minarja. Edhe në murin verior, anash portës për në sallë kishte dy dirtare dhe tri të tjera në katin e dytë të portikut, që ishte në rolin e mafilit. Dritaret e poshtme ishin drejtkëndore, ndërsa të sipërmet, mbuluar me hark të mprehtë. Brendësia ishte e gjitha e pikturuar dhe, siç pamë, ndriçohej bollshëm nga numri i madh i dritareve. Brendësia bëhej dhe më interesante nga zbukurimi me piktura i mureve, tavani i pikturuar, dhe nga dritaret me xhama të ngjyrosur edhe me skelete allçie.

Një element përbërës me rëndësi ishte dhe portiku. Ai ishte dykatësh, i rrethuar nga një sistem arkadash të mbyllura me xhama, por që dikur ishin krejt të hapura në katin e poshtëm dhe me kangjella në të sipërmin.

Portiku kishte tre arkada në pjesën perëndimore, gjashtë në atë veriore dhe shtatë nga lindja. Në pjesën jugore, një mur i mbyllur e lidhe me sallën e lutjeve. Harqet ishin gjysmërrethi dhe mbështeteshin mbi kapitele të stlizuar dhe shtylla guri. Pejsa e sipërme e sallës së lutjeve,ashtu edhe arkada e poshtem, ishin të zbukuruara me piktura me motive bimore e pamje qytetesh.

Minarja e xhamisë së vjetër, për të cilën thuahej se ishte ndërtuar nga Ahmet Pasha, i biri i Sulejman Pashës, përbëhej nga bazamenti tetëfaqësh, trupi prej 16 kanelyrash dhe kazani, i nxjerrë konsol me katër rreshta gurësh të gdhendur në formë trekëndëshi. Minarja ishte përcaktuese për ndërtesën. Duke gjykuar për format dhe elementët e veçantë mendojmë se arkitektura e xhamisë së Sulejman Pashës në mjaftë aspekte kishte lidhje të shumta me arkitekturën popullore.

Në anën jugore të xhamisë ishte tyrbja ku ishte varrosur sulejman Pasha. Ishte një ndërtesë e ulët me vëllim paralelopipedik mbuluar me çati druri dhe e zbukuruar në anën e jashtme me piktura si dhe vetë xhamia.

Deri në vitet 30 të shekullit të kaluar, në veri të Pazarit të Vjetër ndodhej xhamia e Karapicëve, një xhami e hijshme e mbuluar me çati druri rrethohej me hajat mbi shtylla guri dhe kapitele të zbukuruar me motive bimore. me vlerë të veçantë ishte pikturimi i jashtëm i ndërtesës me motive bimore, dritaret shumëngjyrëshe, e mbi të gjitha arkada e hapur e hajatit që re rrethonte nga të dy anët sallën e lutjeve. Arkada kishte 5 harqe nën lindore, 5 në anën veriore dhe 2 në anën perëndimore. Porta e hyrjes për në hajat është në anën veriore dhe me mur në pjesën e sipërme. Shihet qartë ngjajshmëria me xhaminë e Ethem Beut që na shtynë të mendojmë se xhamija e Karapicëve është ndërtuar pak kohë pas saj.

Ndodhet në pjesën më të ulët të qytetit të dikurshëm mesjetar të Drishtit, i cili, pasi u pushtua nga Turqit në shtator 1479 u tkurr në një qendër fshatare që nuk u mëkëmb më.

Xhamia është një ndërtesë e thjeshtë, e tipit të mbuluar me çati druri, në plan drejtkëndëshe, me përmasa të sallës, 11,46 x 6,74m. Në xhami hyhet vetëm nëpër një portë, në anën veriore, mbuluar me arkitra druri e shpatullat ndërtuar me paturë gurësh të skuadruar. Anash portës janë dy çifte dritaresh mbuluar me arkitra druri në dukje dhe shpatullat ndërtuar me gurë të skuadruar. Mbi portë është një dritare e vogël rrethore.

Në brendësi xhamia ka pasur një mafil, nga ku kalohej në minare nga një portë e ulët dhe e ngushtë, sot e murosur, nga që minarja mungon dhe prej saj ruhet vetëm bazamen ti në pjesën e poshtme. Në murin jugor është mihrabi i mbuluar me stalaktite në pjesën e sipërme, me dy dritare anash, me arkitra druri e shpatullat me gurë të skuadruar. Salla e lutjeve gjithashtu ndriçohet edhe nga dy dritare në murin lindor dhe tri të tjera në atë perëndimor, dy pak mbi dysheme dhe e treta nën strehë.

Muret e xhamisë janë ndërtuar me gurë të papunuar, vendosur në rreshta me tendencë horizontale, por jo të vazhdueshëm. Gurët janë të madhësive të ndryshme, lidhur me llaç gëlqereje ngjyrë të hapur e rërë të imët. Ndërmjet gurëve, vende-vende, janë vendosur dhe gurë të vegjël. Muret përfundojnë me një kornizë të thjeshtë rrasash guri që nuk ruhet kudo.

Xhamia e Meçitës në Gjirokastër

Ngrihet në qendër të lagjes me të njëjtin emër dhe formon në një ansambël me krojet dhe hamamin e vetëm të qytetit. Për të Çelebiu na thotë se "Poshtë, në fund të hamamit ndodhet xhamia e Muratit, e gurtë dhe në të hipet me shkallë. Kjo xhami ka një minare guri të zbukuruar me një çezme ... Ka vizatime në tavan mjaft të përpunuara...". Siç shihet, njësimi i kësaj xhamie me xhaminë e lagjes Meçite është i sigurt, po kështu dhe datimi i saj në gjysmën e parë të shek. XVII.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, mbuluar me çati druri e tavan, nga hajati sot i transformuar dhe minarja.Për shkak të terrenit të pjerrët, në katin e poshtëm të hajatit hipet me shkallë guri dyrampshe, të ndërtuara në mënyrë masive me muraturë. Në katin e dytë të hajatit të shpien një palë shkallë druri. Hajati ndriçohet nga dritare të vendosura në murin verior të tij. Në sallë hyhet nga porta veriore, anash të cilës janë dy dritare. Në murin jugor të sallës së lutjeve kemi mihrabin me dy dritare anash. Salla ndriçohet edhe nga katër dritare në murin perëndimor, si dhe dritare në murin lindor. Për tavanin e dikurshëm na flet Çelebiu, ndërsa tavani i sotëm është relativisht i ri. Me interes është dhe minarja ndërtuar prej guri, në bazamentin shumëfaqësh e të cilit ka një çezme, rast i veçantë për xhamitë e vendit tonë. Muratura e xhamisë është me gurë në rreshta horizontale, të lidhur me llaç gëlqereje, një teknikë e njëjtë për qytetin muze të Gjirokastrës.

Xhamia në kështjellën e Delvinës

Gjatë periudhës së gjatë të sundimit osman qyteti i Delvinës ishte një qendër e rëndësishme administrative. Shqipëria e Jugut pushtohet nga osmanët në vitin 1417 dhe Delvina bënte pjesë në Vilajetin e Vagenetisë dhe në regjistrimin e vitit 1431-2 kishte 60 shtëpi. Delvina falë pozitës së saj pati një zhvillim të shpejtë dhe kur atë e vizitoi Çelebiu në vitin 167058 kishte 100 shtëpi jashtë kështjellës si dhe disa xhami e mesxhide, nga të cilat ai përmend atë të Sulltan Bajaziti të II,menjëherë jashtë kështjellës dhe ato të lagjes Gjin Aleks, të lagjes Vlaka dhe të lagjes së lëkurëpunuesve. Në Delvinë sipas tij ndodheshin gjithashtu 3 medrese, 3 mejtepe, 3 teqe një hamam dhe 10 çezme.

Xhamia Mbret ndodhet pranë hyrjes së kështjellës. Kjo xhami, siç na kumton dhe Kiel, është ndërtuar nga sulltan Bajaziti II kur ai rimori kështjellën. Xhamia është e tipit sallë mbuluar me çati druri me përmasa të planit 7.30 x 8.10 m. dhe me mure 0.8 m. të trasha, ndërtuar me gurë të çrregullt e llaç gëlqereje e me breza druri. Prej saj sot ruhen muret perimetral dhe bazamenti i minares. Në murin perëndimor ka një dritare poshtë dhe dy në pjesën e sipërme, ndërsa në murin lindor janë dy dritare poshtë dhe dy sipër. Në murin verior që ruhet pjesërisht i rrënuar ka qenë porta e hyrjes për në sallë, kurse përballë saj nikja drejtkëndëshe e mihrabit.

Në Delvinë ruhen dhe rrënojat e kompleksit që njihet me emrin e lagjes, xhamia e Xherrmëhallës  e që përbëhet nga xhamia, teqeja, hamami dhe një çezme, të vendosura në nivele të ndryshme sipas terrenit ku ndodhen. Në hyrje të tij është çezma dhe mjedise që i shërbejnë asaj. Pranë ndodhen dy tyrbe, ndërsa xhamia është më tej, e paraprirë nga një hajat shtesë. Xhamia ruhet me muret në këmbë, të ndërtuar me gurë të çrregullt dhe të lidhur me llaç gëlqereje. Në anën veriore ishte porta e hyrjes për në sallën e lutjeve mbuluar me arkitrarë druri dhe dy dritare po të tilla. Në faqet e tjera ka dritare në pjesën e sipërme të mureve. Ruhen dhe mbetjet e një hamami si dhe pak më larg rrënojat e Teqesë së Baba Hazizit.

Xhamia në kështjellën e Prezës

Në fshatin Prezë në veri-perëndim të Tiranës ndodhet kështjella e ndërtuar në periudhën turko-osme. Fshati me 76 familje përmendet së pari në regjistrin e vitit 1431-2 si pronë e peshkopit me mjfatë gjasë të Durrësit. Më vonë në vitin 1583, fshati kishte 59 familje myslimane dhe 30 të krishtera.

Gjatë riparimeve të kështjellës në vitet 1528-1547 një banesë garnizoniz të atjeshëm u kthye në faltore e cila ruhet dhe sot edhe pse me ndyshime të shumta të herëpashershme. Siç vëren Kiel një shembull, si ai në Kalanë e Elbasanit, të xhamisë mbi portën e hyrjes për në kështjellë. Për datimin e saj Kiel niset nga e dhëna që gjendet në një urdhër të Sulltanit, të vitit 1547 (953H), për emërtimin e imamit dhe hatibit “në xhaminë e ndërtuuar në kështjellën e Prezës”, si dhe për pajisjet që duhet të siguroheshin për të.

Xhamia është një ndërtesë e thjeshtë mbuluar më çati druri, që ruan gjurmë të tre rindërtimeve. Ajo është drejtkëndëshe në plan me përmasa 19.0 x 7.0m, me muret në lartësi 4 m. Hyrja për në sallë është në ana perëndimore, ndërsa në anën juglindore minarja me bazë katrore. Dritare të shumta janë vendosur në mënyrë të çrregullt, rezultat dhe i rindërtimeve të saj. Në brendësi të sallës pas veshjes nga suvatimet duken qartë tre rindërtime që kanë konsistuar në zmadhimin e sallës në drejtim të veriut. Në murin lindor janë dhe edhe dy mihrabët që janë murosur gjatë këtyre veprimeve. Mihrabi më i vjetër është pjesërisht nën dyshemenë e sotme, ndërsa dy të tjerët i takojnë kësaj dyshemeje. Pranë mihrabit të dytë u gjet një pllakë më mbishkrim që mbanë datën 1772 (1186H), që duhet të jetë data e këtij rindërtimi.

Xhamia e Prezës është shembulli i një faltoreje i një qendre të banuar modeste, e ndërtuar e rindërtuar me nxitim me synimin e vetëm plotësimin e funksionit të kultit. Ajo nuk ka qenë faltorja e vetme islame në këtë fshat. Një xhami tjetër ka qenë deri vonë jashtë kështjellës, në qendër të fshatit, faltore me minare, katrore në plan dhe me një mihrab të bukur në murin lindor. Duket se për këtë xhami flet mbishkrimi i vitit 1684-5 (1096 H) që jep dhe V.Buharaja, nëse nuk i takon ndonjë xhamie tjetër.

Xhamia në Kalanë e Ndroqit

Kalaja e Ndroqit ndodhet në mes të rrugës automobilistike që lidh Tiranën me Durrësin, dikur një degë e Rrugës Egnatia. Për herë të parë vendbanimi përmendet në regjistrimin e vitit 1431-2 me emrin Andronikleri, si fshat me 23 shtëpi, ndërsa në vitin 1570 kështjella përmendet si një fortesë e dobët në një reladon mbi ndërtimet mbrojtëse të zonës. Zona përmendet dhe në një relacion të Pjetër Budit dërguar kardinal Gozzadinos në vitin 182164 . Midis mureve të brendshme të kalasë ndodhet ndërtesa me përmasa të planit 9.0 x 10.0 m. dhe me të mure të ruajtura deri në 6 m. lartësi. Muret janë ndërtuar me gurë të çrregullt e lidhur me llaç gëlqereje. Në çdo faqe të xhamisë ka nga dy dritare të mbuluara me hark të mprehët. Minarja e shtuar më vonë që ndodhet në faqen jugore të ndërtesës, flet për një përshtatje të saj për këtë funksion. Me mjaftë gjasë kthimi i saj në faltore duhet të jetë i vonë.

Xhamia e Beqarëve në Berat

Xhamia e Beqarëve në Berat, ngrihet në pjesën e poshtme të lagjes Mangalem. Ajo i ka shërbyer rufetit të Beqarëve të esnafëve të ndryshëm të qytetit, që, si një bashkim i zejtarëve të pamartuar, kryente dhe shërbimin e ruajtjes së rregullit dhe të rojës së natës në Pazar. Sipas mbishkrimit, xhamia është pikturuar në vitin 1827-28 (1243H).

Xhamia është ndërtuar në terren të pjerrët prandaj rezulton me gjysmëkat. Ajo përbëhet prej dy vëllimesh nën të njëjtën çati, vëllimi kryesor në anën jugore, që ka një portik tri arkadash, tri galeri në pjesën e poshtme dhe hajati me arkada në anën veriore. Kati përbëhet nga salla e lutjeve dhe hajati apo portiku i hapur. Në sallën e lutjeve hyhet nëpër portik nga një rruginë në nivel më të ulët se dyshemeja e vetë portikut. Kjo ndodhet brenda një portali me gurë të gdhendur që ka mbi portë një dritare drejtkëndëshe. Në planimetri salla e lutjeve është drejtkëndëshe, me përmasa 114-11,25 x 9,63-s10,0m. Salla, pas ndërhyrjeve restauruese, është mbuluar me tavan të riformuar. Salla ndahej në dy pjesë nëpërmjet një arkade treshe mbi dy shtylla druri. Në faqen jugore gjendet mihrabi si nike me prerje gjysmërrethi.

Salla e lutjeve është e shtruar me rrasa guri. Ajo ndriçohet me dritare të vendosura në dy radhë, në të katër faqet anësore. Të gjitha dritaret e radhës së poshtme janë drejtkëndëshe dhe të mbuluara me arkitrarë druri, ndërsa dritaret e sipërme, janë të mbuluara me hark gjysmërrethi në anën e jashtme dhe me arkitra të rrafshët në brendësi. Dy çifte dritaresh ka në krahun jugor në të dy anët e mihrabit, nga tre çifte në faqet lindore dhe perëndimore dhe katër dritare ajo veriore, në të dy anët e portës së hyrjes për në sallën e hitjeve.

Portiku në anën veriore shtrihet më tepër se sa muri verior i sallës së lutjeve, dukuri që e kemi parë dhe në xhaminë Mbret po në Berat, ku krijohet një mjedis shtesë për faljen e besimtarëve. Po për këtë arsye një mihrab i dytë është krijuar në faqen e murit verior të sallës së lutjeve. Kështu, hajati qarkohet me arkada të plota nga anët veriore, lindore dhe perëndimore, dhe me harqe të veçantë në anën jugore, në pjesët ku lidhet vëllimi i sallës së lutjeve me arkadat. Në anën veriore arkada përbëhet prej 6 harqesh që mbështeten në dy pilastra, të cilat kanë formën e shkronjës "L" dhe pesë kolona. Në këtë anë ndodhet dhe hyrja për në portik. Arkada lindore përbëhet nga dy harqe, që mbështeten në dy pilastra dhe një kolonë, ndërsa arkada perëndimore ka tre harqe, duke përfshirë hajatin dhe një dritare të sallës së lutjeve e duke arritur deri tek bazamenti i minares.

Kolonat, të përbëra prej rrotullash guri, mbështeten mbi bazamente guri në formën e trungut të piramidës. Kapitelet mbi to, janë në forma pak më të zhvilluara. Harku, që mbështetet drejt e në kolonat, është në formë gjysmërrethi, i ndërtuar me gurë të skuadruar, të vendosur sipas rrezeve, pak më brenda faqes së murit mbi të. Ai qarkohet nga një hark tjetër më i ngushtë me gurë të vendosur sipas perimetrit.

Minarja ngrihet mbi bazamentin prizmatik dhe trupi i saj i ulët është shumëfaqësh e me kanelyra. Mbi të kemi kazanin e nxjerrë konsol ndaj trupit, nëpërmjet tullash dhëmbësharre që dalin ndaj njëra-tjetrës.

Pjesa nën kat e xhamisë në anën jugore është në formën e një portiku tre pjesësh, ndërsa në anët e tjera, e mbyllur dhe sipas terrenit. Faqja jugore dhe pjesa mbi harqet e vegjël anësore të portikut është ndërtuar me gurë të gdhendur e me fuga të holla ndërmjet tyre. Muret e tjerë janë ndërtuar me gurë të papunuar, të nxjerrë në formacione shtresore. Pjesa me gurë të gdhendur ndahet nga pjesa mbi të, që i takon sallës së lutjeve, nëpërmjet një kornize guri. Të gjitha muret e tjerë (me përjashtim të portikut) janë të suvatuar dhe pikturuar me motive blloqesh kuadratik të rregullt. Kiel me të drejt mendon se kjo mënyrë zbukurimi që imiton muraturën, e njëjtë me atë të xhamisë së sulltan Bajazitit II-të, ndihmon për të gjetur dhe datën e rindërtimit të saj. Me interes është zbukurimi i pjesës së sipërme, nën strehë, i mureve të sallës së lutjeve me pikturë murale. Ky brez është i ndarë në panele të veçantë të zbukuruara me motive bimorë dhe peizazhe me pamje qyteti.

Piktura murale është aplikuar dhe në brendësi të sallës së lutjeve, e organizuar në dy breza horizontalë në pjesën e sipërme të mureve. Piktura, që paraqet pamje të sajuara qytetesh, ndërtesa e xhami si dhe zbukurime me motive bimore, me panele të veçantë e rrallë ndërtesa. Me përsëritjen e motiveve të përafërta, piktura luan një rol jo të vogël në njësimin e brendësisë dhe perceptimin më të lehtë të saj.

Xhamia e Beqarëve është një ndërtim me vlera arkitekturore dhe me një vendosje interesante në ansamblin e lagjes dhe në terrenin e pjerrët. Në pamjen e jashtme ajo shquhet për vëllimin masiv dhe minaren e ulët, arkadën e përparme që, së bashku me pjesën mbi të, me gurë të gdhendur, është në rolin e një bazamenti për vetë xhaminë. Interesante është dhe vendosja e brezit të pikturuar nën strehët, që kurorëzon vëllimin e ndërtesës, duke vlerësuar më tepër dekorin. E parë në tërësinë e zgjidhjes arkitektonike ajo afrohet së tepërmi me arkitekturën popullore, duke u bërë pjesë e ansamblit. Gjithashtu me vlerë është dhe portiku me arkadat e tij, që fut një notë interesante në tërësinë e rrugicave dhe shtëpive pranë.

Ndërtimi i xhamisë së Beqarëve duhet të jetë bërë pak përpara vitit 1827, kur është pikturuar.

Për të njohur më mirë ndërtesën dhe historinë e saj, me interes janë të dhënat që na jep Vexhi Buharaja dhe që konfirmohen edhe nga Kiel, të cilat nxirren nga interpretimi i mbishkrimit të xhamisë. Shkruesi i vargjeve është poeti Arif Hiqmet, i cili ishte edhe Kryegjyqtari ushtarak (Kadiasqer) i Rumelisë. Nga mbishkrimi mësojmë se xhamia nuk është ndërtuar nga esnafi i beqarëve, por duket se u shërbente atyre si vend pushimi e faljesh. Xhamia është ndërtuar nga Sulejman Pasha, djali i Ibrahim Pashë Vlorës, që u bë guvernator në vitin 1824-25 (1240H). Është me interes të shënojmë se në Berat ishte dhe xhamia e Ibrahim Pashë Vlorës, e cila u rindërtua pas tërmetit të vitit 1852. Por Buharaja na thotë se, në dëshmi të shkruara të shekullit të XVIII-të, xhamia përmendet me emrin e Beqarëve, d.m.th nga Sulejman Pasha kemi pikturimin dhe ndonjë rindërtim të saj.

Karakteristika të përgjithshme të arkitekturës së xhamive të Shqipërisë

Faltoret e kultit mysliman; xhami e mesxhide, teqe, medrese, si dhe ndërtime të tjera të një tipologjie të re e të lidhur me pushtimin osman, si hamame, hane e tj., zënë vend me rëndësi në kuadrin e arkitekturës së Mesjetës së Vonë në Shqipëri, shek. XV-XIX. Ato shtrihen kudo dhe pothuajse njëtrajtshmërisht në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, duke qenë në këtë mënyrë, krahas ndërtimeve të gjinive të tjera, fortifikime, banesa, kisha e tj., dëshmi të qarta materiale e në shumë aspekte të një periudhe të historisë së popullit shqiptar, të historisë së arkitekturës dhe ndërtimeve në veçanti. Studimi i tyre deri më sot ka mundësuar të kuptohen më mirë si ndërtimet e mesjetës së vonë, niveli dhe shtrirja e tyre, ashtu dhe dukuri të tilla historike si; procesi i rezistencës ndaj pushtuesit, i islamizimit të popullsisë shqiptare, fillimi i ngritjes ekonomike të vendit dhe, në mënyrë të veçantë, i qyteteve, duke filluar nga shekulli i XV-të. Rezultati qe përfshirja shkallë-shkallë të vendit në jetën e Perandorisë Osmane si një perandori shumëkombëshe.

Ndryshe nga gjini të tjera të ndërtimeve të kësaj periudhe, për këto monumente, duke qenë më afër nesh në kohë, ka më shumë të dhëna, botime nga studiues dhe udhëtarë e bashkëkohës, dokumentacion të pasur arkivor, që ende nuk mund të thuhet se është shfrytëzuar sa duhet. Përfshijmë këtu, dhe të dhënat mbishkrimore, të grumbulluara në kohë të vështira nga Vexhi Buharaja, dhe ato toponomastike. Është e nevojshme për një vështrimin kritik të botimeve të derisotme dhe, mbi të gjitha, kërkime të reja në terren dhe në arkiva; krahas dokumentacionit të ndërtimeve të humbura.

Studimi i ngjarjeve historike, që lidhen me pushtimin osman të tokave të banuara prej shqiptarëve në mesjetë, tregon qartë se fundi i shekullit të XIV-të dhe shekulli i XV-të janë për Shqipërinë dhe shqiptarët një periudhë ndryshimesh rrënjësore dhe të mëdha politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore pas një shekulli rezistence dhe vendosjes së sundimit shumëshekullor dhe përfshirjes në Perandorinë Osmane. U përpoqëm të tregojmë se ardhja më e hershme, e dëshmuar në burimet historike, të një ekspedite turke në trojet e banuara nga shqiptarët, e kemi rreth vitit 1380, kur Despoti i Janinës kërkoi ndihmën e turqve për f ju kundërvënë shqiptarëve në luftë mes tyre. Që nga ajo kohë inkursionet vijojnë deri sa në vitin 1385 kemi betejën e njohur e të shumë të përfolur, të Fushë Savrës në Myzeqe.

Burimet historike gjithashtu na tregojnë se trojet shqiptare që pushtohen më herët janë ato të Shqipërisë Juglindore, ndërmjet vitit 1383, kur pushtohet Manastiri dhe vitit 1394 Ohri. Sipas S.Pulahës Sulltan Bajaziti i I-rë në vitin 1392 vendosi në këto treva administratën, siç tregon dhe regjistri i Korçës, Përmetit dhe Konicës i vitit 1431-2. Si vazhdim i një politike të qartë pushtimesh në Ballkan, duke u shtrirë drejt veriut dhe perëndimit, për të siguruar dalje në det, turqit vazhduan ofensivën në trojet shqiptare duke marrë Krujën, në vitin 1415, Vlorën dhe Beratin, në vitin 1417 dhe Gjirokastrën, në vitinl418 dhe shtrinë në to sistemin e timarit.

Dinamika e pushtimeve osmane ishte e njëjta, ajo fillonte me ekspeditat plaçkitëse, vijonte me ekspeditat që siguronin nënshtrimin dhe vasalitetin e feudalëve, islamizimin e tyre, dhe përfundonte me pushtimin e mirëfilltë, që konkretizohej me skllavërimin dhe deportimin e një pjese të popullsisë, me vendosjen e gamizoneve dhe administratës osmane si dhe përfshirjen e territorit të pushtuar në sistemin e timarit, që dokumentohet në regjistrimet. Pikërisht, pas këtyre mund të flitet për përcaktimin e kohës së fillimit të ndërtimit të faltoreve islame në Shqipëri. Nga dokumentacioni historik mësojmë se në Kalanë e Krujës, kisha brenda kullës u kthye në mesxhide dhe banesë, po kështu, në regjistrin e Përmetit dhe të Korçës përmenden Timaret e Imamit të Korçës dhe Përmetit, çka flet për bashkësi të organizuara islame. Është me mjaft interes hipoteza e Kiel, mbi mundësinë e ndërtimit të një faltoreje islamike në Kalanë e Shkodrës gjatë pushtimit të parë në vitin 1395, që mbetet për f u vërtetuar, sepse mund të vlente, të arsyetonim edhe për raste të tjera analoge. Vetëm gërmimet arkeologjike në qendrat kryesore të banuara të kësaj periudhe do të japin përgjigje shkencore për këto probleme.

Dokumentacioni historik, gërmimet arkeologjike dhe vrojtimet e derisotme në terren, krahas studimit të monumenteve të ruajtura, ka treguar se një shekull luftërash ishte me pasoja të mëdha për jetën e qendrave të banuara shqiptare. Rezultat i kësaj politike dhe metodave që ndiqeshin nga pushtuesit osmanë, kemi rrënimin e qy teteve, shpopullimin deri dhe braktisjen e tyre për një kohë. Menjëherë, disa prej tyre, për nevoja të administrimit të territorit të sapopushtuar u kthyen në qendra të gamizoneve ushtarake dhe të administratës sunduese osmane si Lezha, Shkodra, Durrësi, Berati, Vlora, e tj. Ndërsa shumë qytete të tjera u kthyen në fshatra, që nuk e morën veten kurrë, si Drishti, Danja dhe Shurdhahu. Prej kësaj përmbysjeje të madhe politike, ekonomike dhe shoqërore është e natyrshme të kemi, për një periudhë jo të vogël, dhe rënie të aktivitetit ndërtimor dhe arkitekturën.

Studimi i monumenteve të ruajtura, krahas të dhënave të tjera (regjistrat e popullsisë dhe të dhënat fiskale), tregon se gjatë shekullit të XVI, vërehet një rritje e ndjeshme e rolit ekonomik e shoqëror të qyteteve, rritje e numrit të banorëve të tyre, rigjenerim të forcave prodhuese, dhe jo vetëm në to, por edhe në fshatra. Sidomos kjo kuptohet dhe nga krahasimi i regjistrave të viti 1431-2 me ato të fillimit dhe të fundit të shek. XVI. Mjafton për ta ilustruar këtë shembulli i mirëdokumentuar i qytetit të Beratit, me respektivisht 175 -406 -1094 shtëpi.

Ndërtimi i faltoreve, veç pranisë së garnizoneve dhe administratës turke, lidhet dhe me procesin e islamizimit të popullsisë vendase, i cili, siç pamë, njihet mirë nëpërmjet dokumenteve, është më i madh në qytete, dhe më i vogël në fshatra, si dhe kryhet me ritme jo të njëjta në gjithë vendin. Sigurisht që studimi dhe botimi i defterëve të taksave, regjistrave të taksës së xhizjes dhe i çdo dokumenti tjetër që lidhet me ndërtimin e faltoreve dhe vakëfeve do të na jap një pasqyrë më të plotë dhe më reale të kësaj dukurie dhe të ecurisë së saj në kohë.

Faltoret e besimit mysliman, me përhapjen e tyre gati në tërë territorin e vendit tonë, janë një fenomen arkitekturor me rëndësi. Ato i takojnë një periudhe historike të gjatë, ku, krahas tyre, ruhen edhe ndërtime të gjinive të tjera, çka e bënë më të plotë, tablonë arkitekturore të kohës, duke lehtësuar njohjen më të mirë të aspekteve të ndryshme të saj, duke u bërë elementë karakteristikë, deri dhe përcaktues, në fizionominë arkitekturore e urbanistike të çdo qendre të banuar, qytet apo fshat qoftë.

Gjatë shekujve XVI-XVII, xhamitë ndërtohen në pjesën më aktive të qendrës, pranë tregut dhe ndërtimeve të tjera publike, të veçanta, ose në komplekse; Berat, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan. Madje me kohë, me shtimin e tyre, brenda qendrës së qytetit ndërtohen edhe xhami të tjera; Berat, Elbasan, Shkodër, Tiranë. Gjithashtu vërejmë se në të gjithë qytetet, krahas xhamive të mëdha, ndërtohen edhe të tjera, më modeste për nga përmasat dhe trajtimi arkitekturor, sidomos mesxhidet, kryesisht në lagjet e ndryshme të qytetit të banuar nga popullsia e besimit mysliman. Edhe në fshatrat që u konvertuan në fenë myslimane ndërtohen xhami të cilat janë të thjeshta, të vogla dhe pa pretendime arkitekturore. Janë të rralla rastet, kur në qendra të vogla, ndërtohen xhami me vlera të veçanta. Rasti i xhamisë së Allajbegisë (fundi i shek. XVI) përbën një përjashtim dhe lidhet me porositësin.

Xhamitë e Shqipërisë, nga ana e tipologjisë arkitekturore, i takojnë dy grupeve tradicionale: ato me sallë unike mbuluar me kupolë dhe ato të tipit sallë e mbuluar me çati druri e tjegulla ku bëjnë pjesë dhe mesxhidet. Studimi i shembujve të ruajtur dhe i dëshmive të udhëtarëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtyre shekujve tregon se, fillimisht, menjëherë me pushtimin, janë përdorur ndërtesat e tipit sallë mbuluar me çati druri e tjegulla, për lehtësinë e ndërtimit; Shkodër, Krujë, Berat, Elbasan, Kaninë, duke transformuar në mjaft raste dhe kisha në xhami Shkodër, Lezhë, Durrës. Me stabilizimin e gjendjes dhe fillimin e mëkëmbjes së qyteteve, nisën të ndërtohen xhami të rëndësishme të tipit sallë mbuluar me kupolë, disa prej të cilave ruhen sot.

Më të vjetrat ndër xhamitë që kanë arritur deri në ditët tona për shkak të lehtësisë së ndërtimit, janë të tipit me sallë mbuluar me çati druri (Elbasan, Shkodër, Berat), ndërsa xhamia e parë me kupolë na rezulton të jetë xhamia e Mirahorit, në Korçë (viti 1496). Këto ndërtime të para pa pretendime arkitekturore dhe në qendra kryesore, që i takojnë periudhës së sundimit të Bajazitit të II1481-1512, të mbiemëruara Xhamia Mbret tregojnë rëndësinë që i kushtonte pushtuesi otoman islamizimit të vendit2, nëpërmjet ndërrimit të fesë, dhe futjes së kulturës islame, si mjet për nënshtrimin e popullsisë, islamizim që nuk arrit të ndërrojë karakterin kombëtar të popullsisë. Përfundim i dytë me rëndësi është se në këtë kohë fillon ngritja ekonomike e vendit. Me këto shembuj të vjetër fillon një varg ndërtimesh në të gjitha trojet shqiptare për nevojat e popullsisë myslimane dhe një rrugë e gjatë e zhvillimit të kësaj arkitekture. Në çdo rast, zgjidhja e tipit, është në vartësi të kërkesave dhe mundësive ekonomike të porositësit apo të bashkësisë fetare nga njëra anë, dhe aftësive të ndërtuesve nga ana tjetër dhe periudhës së ndërtimit.

Studimi i arkitekturës së xhamive më të rëndësishme, tregon se modelet për ndërtimin e tyre u morën nga prototipa arkitekturore të ndërtuara në Turqi dhe sipas formave tradicionale të ndërtimeve islamike. Ato u prunë nga pushtuesit, dhe u ndërtuan nga vendasit nën drejtimin e arkitektëve të huaj, të ardhur me pushtuesin, përderisa besimi dhe kultura e tij nuk bënin pjesë ende në sferën e ideologjisë së popullsisë vendase, as dhe njiheshin nga mjeshtrit vendas tipologjia e ndërtimeve turke në veçanti, dhe ato islamike në përgjithësi. Me kohë, me zhvillimin ekonomik të vendit dhe përfshirjen e tij në jetën e perandorisë, në repertorin arkitekturor të shekujve 16-19, ndërtimet e kultit mysliman në trevat shqiptare zënë një vend të rëndësishëm në tërësinë e ndërtimeve të kohës, duke krijuar një fizionomi arkitekturore origjinale, vendase, me një tipologji të fiksuar.

Vlerat arkitekturore, në mjaft aspekte kanë një dallim të qartë me periudhën paraardhëse, rezultat si i përdorimit të një tipologjie të re në aspektin vëllimor e planimetrik, ashtu edhe i karakterit të veçantë arkitekturor të saj të kushtëzuara nga funksioni religjioz. Gjithashtu, këto ndërtime në mënyrë graduale, afrohen me ndërtimet e tjera vendase, me më tepër elementë nga tradita arkitekturore e deriatëhershme. Kështu, nga arkitektura turko-osmane u parapëlqyen tipa dhe elementë, që patën afri me arkitekturën dhe ndërtimet vendase. Shqipëria, siç tregon dhe Kiel3, ishte një rajon kufitar dhe me veprat më të mira në periudhën e dytë, më pranë frymës klasike, ndërsa periudha e katërt, kur ndikimet e kryeqytetit ishin më të pakta, është krejtësisht origjinale shqiptare.

Xhamitë e mbuluara me çati druri në fillimet e tyre patën ndërtim të brendshëm e të jashtëm afër arkitekturës popullore. Në xhamitë e mëdha, Berat, Elbasan, Gjirokastër kolonat e brendshme janë të kushtëzuara nga nevoja strukturore e jo nga kërkesa të posaçme hapësinore. Ndërsa, xhamitë e vogla, e sidomos mesxhidet, u dalluan nga banesat vetëm nga minaret dhe portikët. Ndryshe qëndron ky aspekt në xhamitë me sallën mbuluar me kupolë, të cilat qysh me rastin e parë, Korçë, u ndërtuan sipas shembujve të vjetër të arkitekturës turko-osmane. Për mendimin tonë ishin këto shembuj, dhe për më tepër xhamia e Mirahorit, që shërbyen më vonë si prototipa për xhamitë e këtij tipi të vendit tonë, të cilat formuan, në vija të përgjithshme, një sërë tiparesh, që duhen konsideruar traditë. Të tilla janë; vëllimi i përgjithshëm i kubit në anën e jashtme, me çatitë e ulura trekëndëshe në qoshet, tamburet e ulëta si vijim i faqeve të jashtme të kubit, prania e portikut, vendosja në tri radhë e dritareve, nga të cilat ato të portikut janë drejtkëndëshe. Në ndërtimin e jashtëm dallimin e bën prania e një komize të drejtë në faqet e mureve dhe ngushtimin e pjesës së sipërme si në Vlorë, Rusanj, Gjirokastër, tambur të mirëfilltë, Korçë, Vlorë, Elbasan, Shkodër; ngushtimin e lehtë të pjesës së tamburit; Tiranë, Kavajë, Allajbegi si edhe përfundimin me komizë horizontale të mureve, Peqin, Shkodër. Elementë të tjerë arkitekturor, që i përmbahen një zgjidhjeje përafërsisht të njëjtë, janë dritaret, portalet e hyrjes, trompat në qoshet, minberet, mafilet, mihrabët etj.

Në anën e jashtme rol të rëndësishëm luanin edhe minaret, të cilat u bënë një element karakteristik jo vetëm i xhamive, por edhe i qendrave të banuara të Mesjetës së Vonë. Ato janë të lira nga organizimi i brendshëm i xhamisë. Shumë prej tyre shquhen për përpjesëtimet, linjën elegante dhe lidhjen me të tërën Xhamia e Mirahorit, e Plumbit Berat, e Muradies Vlorë, e Haxhi Efhem Beut. Element me vlerë i tyre janë kalimi nga bazamenti për në trupin e minares- kazani. Këto janë të trajtuara sipas shijeve dhe formave karakteristike të kohës, duke mos përjashtuar këtu edhe përsëritjen më vonë të tyre. Minaret janë kudo në anën e djathtë, përjashto xhaminë e Kuqe Berat, dhe përgjithësisht kanë nga një minare. Një dallim paraqet minarja me dy kazanë e xhamisë së Vjetër në Përmet.

Në trajtimin dekorativ xhamitë e vendit tonë i shmangen monokromisë së xhamive turko-osmane, në fillim nëpërmjet kluasonazhit e pastaj nëpërmjet pikturimit të hajateve si dhe gdhendjes së gurit, sidomos gjatë shek. XVIII-XIX, në dyer, dritare, mihrabë, kapitele. Kapitelet në fillim janë të thjeshtë, por më vonë përdoret së tepërmi dekori bimor që i vishet kapitelit: Tiranë, Shkodër, Peqin. Veç tyre, në Tiranë e Peqin hasim dhe vendosjen e gurëve të gdhendur me dekor bimor, shenjë e dëshirës për të gjallëruar faqet e rrafshëta me gurë të mureve anësore.

Në shekujt e vonë përdorimi i pikturës murale; Tiranë, Berat, i portikëve me dritëhijen e tyre; Tiranë, Berat, Kavajë, Peqin, Elbasan, i afrojnë xhamitë më shumë me arkitekturën e kohës. Pra, trajtimi i jashtëm i përmbahet traditës, vlerësimit të saj si në aspektin e formave, ashtu edhe të ngjyrës, linjë e cila me kohë vjen duke u zhvilluar, çka vërehet po të shohim rrugën nga xhamia e Mirahorit në Korçë, deri tek xhamia e Haxhi Et'hem Beut në Tiranë.

Brendësia e faltoreve më të spikatura trajtohej me shumë dritë, shpesh e pikturuar me zbukurime me motive bimore në gjithë muret, ose vetëm në kupolën, në mihrabin si dhe me dritare me xhama shumëngjyrëshe. Një vëmendje jo e vogël i kushtohej kompozimit dhe trajtimit dekorativ të elementëve të drunjtë si mafili minber, kolonat e brendshme dhe, në mënyrë të veçantë, tavanet prej dërrasash. Të gjitha këto ndihmonin në gjallërimin dhe vlerësimin e hapësirës së brendshme. Një dallim të qartë nga periudha e parapushtimit ka edhe në qëndrimin ndaj hapësirës së brendshme, në konceptimin e saj. Sapo kalon pragun dhe futesh në sallën e lutjeve hapësira e brendshme është statike, unike, që përftohen menjëherë nga besimtari, apo dhe vizitori dhe pasqyrohet tërësisht në anën e jashtme nga ndërtimi vëllimor.

Gati të gjitha xhamitë e vendit tonë kanë portikë. Format e tyre të para janë si të xhamisë së Mirahorit, sipas skemave të xhamive të Stambollit. Gjatë shekullit të XVII, me sa duket, kalohet në salla të lutjeve të mbuluara me struktura të dnmjta me përmasa gjithnjë e më të mëdha, sidomos gjatë shek, XVIII-XIX; Kavajë, Berat, Tiranë. Elementët të tjerë, si minaret, mihrabët, mafilet, janë sipas skemave dhe formave tradidonale të arkitekturës myslimane. Nëpërmjet zbukurimores për to është treguar përkujdesje e veçantë, në pënnasa e përpjesëtime.

Në tërësinë e problematikës studimore që paraqesin këto ndërtime na duket me interes edhe studimi i teknikës së ndërtimit të mureve dhe realizimi i strukturave mbajtëse. Studimi i shembujve të ruajtur na tregon se në faltoret e fundit të shek. XV-të, përdoren teknika dhe elementë, të njohur nga ndërtuesit vendas dhe në territoret pranë e të njëjtit areal arkitekturor, nga arkitektura e periudhës së shekujve Xl-XV-të, si kupolat dhe qemerët, komizat dhëmbësharre, harqet e shkallëzuara nëpër dritare, e, mbi të gjitha, teknika e ndërtimit me gurë e tulla i mureve të jashtëm, që përdorej rrallë në Turqi. Këto elementë hasen si në qytetet (Korçë, Berat, Elbasan, Vlorë, Durrës), ashtu edhe në fshatra (Allajbegi). Me kohë, mjaft prej këtyre elementëve lihen mënjanë, si ndertimi i mureve me teknikën e kluasonazhit, për t'u zëvendësuar në gjysmën e dytë e shek. XVII-XIX, nga teknika e zakonshme e murit me gurë, i cili, në ndërtimet e rëndësishme, përdoret gjithnjë i gdhendur e i skuadruar; Shkodër, Berat, Tiranë, Peqin, që dëshmon për një nivel të mirë të zhvillimit ekonomik. Veçanërisht vihet re në ndërtimet e periudhës në fundin e shek. XVIII-të - fillimin e shek. XlX-të. Ndërsa në shumë nga xhamitë, ku muret janë me gurë të papunuar, përdoret suvatimi dhe ngjyrosja e mureve me të bardhë. Sidoqoftë në ndërtimet e fundit kemi të bëjmë me ndërtesa më pak të qëndrueshme.

Në këto ndërtime futen dhe elementë të rinj strukturor si harqet e mprehtë e ata në formë fundlundre, trompat parabolike në qoshe, për kalimin nga plani kuadratik në atë rrethor të kupolës, stalaktitet pranë trompave dhe në mihrabët. Përdorimi i harqeve në formë fundlundre, shenjë dalluese e arkitekturës turko-osmane, në portikët e xhamive të para dhe në dritaret e dyert, është një element formal e jo përcaktues, megjithëse dallues, që nga fundi shek. XVIII zëvendësohet me harkun rrethor, i cili, ndërkohë, përdoret gjerësisht në arkitekturën popullore, në ndërtime të kultit të krishterë4, në ndërtime mbrojtëse, në ndërtime inxhinierike etj, që tregon se kemi mjeshtëra dhe atelie të përhershme vendase. Deri më sot për ta nuk kemi të dhëna të drejtpërdrejta. Dimë se ndërtuesit ishin të organizuar në atelie dhe esnafe, e, në disa raste, të drejtuar nga arkitektë të mirëfilltë ose agai i ndërtimeve; Berat, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër. Duhet, pra, të ndërmiren kërkime të posaçme, në arkiva si dhe në gjithë burimet dhe dokumentacionin e shkruar, lidhur me aktivitetin ndërtimor të esnafeve dhe të mjeshtrave me atelietë e tyre, sepse dëshmi të këtij aktiviteti ruhen patjetër në sixhilatet apo dhe regjistrat taksave të kohës.

Dimë gjithashtu se në Berat ka pasur çezme të ndërtuar nga arkitekt Kasemi, në Elbasan nga Sadefqar Mehmeti dhe se në Vlorë ka ndërtuar bastionin brenda kalasë Sinani. Së pakut për dy të parët, kombësia shqiptare është e pakundërshtueshme.

Për sa i përket nivelit, zhvillimit dhe ecurisë në kohë, xhamitë e Shqipërisë, në pikëpamje të arkitekturës dhe mënyrës së ndërtimit, mund të periodizohen në shumë mënyra, ne po i përmbahemi këtu mendimeve të shprehura nga M.Kiel si dhe Gj.Frashëri e S.Dashi, të cilët dallojnë disa periudha, dhe në ndonjë rast edhe ndërthuren me njëra tjetrën.

Periudha e parë në ndërtimin e xhamive në trojet e shqiptarëve lidhet me vendosjen e gamizoneve turke në kështjellat e Shqipërisë, duke mos jua lënë ato vasalëve vendas, d.m.th. nga viti 1417, në mos dhe më përpara, deri rreth vitit 1490, në fillim të sundimit të Bajaziti të Il-të. Me pushtimin dhe vendosjen e administratës dhe gamizoneve ushtarake në kështjella qoftë të mëparshme apo dhe të sapondërtuara del nevoja për faltore të kultit islam që përdoreshin nga banorët e rinj. Gjata kësaj periudhe zakonisht xhamitë ndërtohen brenda në kështjella, apo mbi portat e tyre, por shpesh edhe duke shndërruar kishat e atyshme në xhami, Përgjithësisht ato janë të thjeshta, me plan drejtkëndësh, pa ndonjë trajtimin arkitekturor e zbukurimore, mbuluar me çati druri e tjegulla, ku minarja ishte elementi i vetëm që e lidhte me fenë islame. Për vetë nivelin dhe materialet e ndërtimit të përdorur ato, përgjithësisht, nuk i kanë qëndruar kohës, por, edhe sepse janë zëvendësuar.

Periudha e dytë, që siç tregon Kiel zë fill me ndërtimin e xhamisë së Mirahorit në Korçë dhe vazhdon deri në fund të shekullit të 16-të. Xhamit e ndërtuara në këtë periudhë janë dhurime të dinjitarëve të administratës apo dhe të feudalëve vendas, të konvertuar në fenë islame. Ato ndërtohen sipas formave dhe metodave të stilit klasik otoman të kryeqytetit, që, sipas Kiel11, vinte dhe nëpërmjet Maqedonisë osmane , nga kalonin rrugët që e lidhnin me Stambollin dhe qendrat e tjera të mëdha të Perandorisë ku kishte dhe kolonizim turk. Përhapës të arkitekturë osmane në Shqipëri ishin administratorët e ardhur nga qendra, pasardhësit e familjeve feudale vendase dhe të tjerë shqiptarë që kishin marrë poste në administratën osmane Gjatë kësaj periudhe, siç pamë, nuk kemi islamizim masiv të popullsisë shqiptare. Njëherazi kuptohet që ndërtimet nuk mimd të bëheshin pa një popullsi që kishte nevojë për to dhe fi përdorte. Për këtë periudhë me të drejtë vëren Kiel se në rastin e Shqipërisë kemi një art të importuar që mbeti i huaj për ta. Përsa i përket teknikës së ndërtimit vazhdojnë traditat vendase gur i punuar në veri dhe kluasonazhin në jug.

Periudhë e tretë është shekulli i XVII-tëz gjatë të cilit popullsia myslimane e qyteteve përbënte shumicën, dhe bashkësitë e besimtarëve kishin nevojë për më shumë faltore, duke i dhënë fizionominë qytetit. Ndërtimet janë jo më rreptësisht sipas traditës osmane, janë të shumta në numër dhe, përgjithësisht, kemi një rënie të vlerave arkitekturore. Porositësit ishin jo vetëm ata që u pasuruan në Shqipëri por dhe ata që bënë karrierë në qendrat e perandorisë, si rasti i Qypriliut në Roshnik, apo dhe i Abdurrahman Pashës në Peqin12. Gjatë këtij shekulli pati një veprimtari të madhe ndërtimore jo vetëm për faltoret por dhe për gjinitë e tjera të lidhura me arkitekturën osmane13, të ndërtuar sigurisht nga vendasit në kuadër të artit osman, por me një fizionomi të qartë vendase, kushtëzuar nga niveli ekonomik e shoqëror i vendit dhe pozicioni periferik i tij, që duket në përpjesëtimet e ndërtesave, përmasat e tyre dhe teknikën e ndërtimit.

Periudha e katërt, përfshinë shekullin e XVHI-të dhe 30-40 vitet e para të shekullit të XlX-të, gjatë së dlës kemi kërkesa të shumta për faltore si rezultat i islamizimit në shkallë të gjerë i popullsisë vendase. Gjatë kësaj kohe del në pah një stil i ri, ndryshe nga territoret e tjera të perandorisë. Ndërtuesit vendas, të cilët punonin dhe për gjinitë e tjera të arkitekturës, krijonin në frymën e traditës , me të gjitha ndikimet dhe huazimet që ajo kishte marrë në shekuj, duke qenë kryesisht art vendas. Porositësit, tashmë, ishin thuajse përherë nga aristokracia vendase, por dhe esnafët14. Pikërisht në këtë periudhë kemi shfaqjen e stilit të ri15, karakteristik për Shqipërinë ku edhe ndërtohen xhami të reja, ndërkohë që në pjesët e tjera të Ballkanit riparohen ato ekzistuese,. Këtu porositësit dhe ndërtuesit janë pjesëtarë të shoqërisë vendase, pashallëqet e mëdha, feudalët dhe esnafet. Kiel mendon16 se kemi një arkitekturë vendase, pra provinciale e nga ndonjëherë jo osmane, punë e mjeshtrave vendas. Pra ndërthuret tradita e arkitekturës së shekujve XIII-XV me zbukurime orientale turko osmane, me ndikime baroku në gdhendjet dhe pikturën. Këto janë në të gjitha ndërtimet; xhami, teqe, medrese manastire, banesa kudo ku kemi shqiptar.

Periudha e pestë fillon me Reformat e Tanzimatit dhe shkon deri tek Shpallja e Pavarësisë, ku ndërtimet më të shumta janë përgjithësisht ndërtime publike dhe inxhinierike si dhe restaurime të xhamive të vjetra ose që u dëmtuan gjatë kryengritjes krahas ndërtimit të disa xhamive me vlera të pakta.

Periudha e gjashtë, vjen pas Pavarësisë e deri në Luftën e Dytë Botërore, me ndërtime krejt të reja me materiale dhe teknika të kohës, aspak sipas traditës, e aspak me vlera. Në këtë konceptim periodizimi të Kiel-it unë do të shtoja dhe një periudhë të shtatë, atë pas viti 1990, periudhë në të cilën kemi ndërtime të shumta, të kryera me nxitim, aspak në fiymë vendase, e aspak me arkitekturën dhe teknikat bashkëkohëse, megjithëse mjetet financiare e ato teknike nuk mungonin.

Studimi i ndërtimeve të kultit mysliman në Shqipëri dhe jo vetëm i xhamive, tregon qartë se kjo arkitekturë është krijimtari e një province kufitare. Si vëren Kiel, krijimet më të mira, edhe pse të pakta në numër dhe të vogla për nga madhësia, janë të periudhës klasike të artit osman. Ai habitet që i gjejmë në një zonë kaq të largët nga qendrat kryesore të krijimtarisë artistike, ndër to në radhë të parë Stambolli17. Një pjesë tjetër, më e shumtë në numër, janë ndërtime të fillimit të shekullit të XVIII-të, që përkon me pashallëqet e mëdha shqiptare, dhe kur forca njësuese e qendrës, nuk ndihej si më parë.

Studimet e derisotme nga studiuesit shqiptarë dhe të tjerë, përbëjnë një kontribut me vlera të mëdha në mjaft aspekte për të plotësuar tablonë e arkitekturës së shekujve XV-XIX, dhe, në veçanti, për xhamitë, të cilat flasin më tepër se të tjerat për shkallën e zhvillimit të kësaj arkitekture dhe nivelin e mjeshtrave të ndërtimit. Por me gjithë arritjet dhe përfundimet me interes, në kushtet e reja në cilat ndodhemi, përpara studiuesve dhe të interesuarve shtrohen disa probleme, të cilat mund të përmbushen me lehtësi:

së pari, është domosdoshmëri shkencore, si studimi i ndërtimeve të veçanta ashtu dhe studimi i përbashkët i xhamive të ndërtuara në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, gjatë mesjetës së vonë, dhe kjo sot është e mundur. Vetëm pas kësaj mund të themi se e njohim plotësisht këtë trashëgimi të shqiptarëve dhe të nxjerrim përfundime të drejta;

së dyti, duhet të shtrihen kërkimet përveç në Arkivit Qendror të Shtetit edhe në Arkivat përkatëse të Turqisë, , madje dhe gjetkë, për të pasur një njohje të plotë të dokumentacionit historik që lidhet me ndërtimet; lejet për ndërtim dhe koha e ndërtimit etj., porositësit dhe ndërtuesit, si dhe rrethanat historike, për të kuptuar drejt dukurit arkitekturore, ndikimet dhe lidhjet me kryeqytetin dhe me provincat e tjera;

së treti, është e domosdoshme të botohen sa më parë, sipas kritereve shkencore, të plota dhe me komentet e autorit, vëllimi "Mbishkrimet ndërtimore turko-ara.be të Shqipërisë", studim i kryer prej vitesh nga Vexhi Buharaja;

së katërti, të vazhdojë botimi i regjistrave të popullsisë të periudhës osmane dhe atyre të taksës së xhizjes, për territoret e banuara nga shqiptarët, si dhe i studimeve mbi këto argumente, për të njohur më mirë këtë periudhë të historisë, në të gjitha përmasat e saj.

Me realizimin e këtyre synimeve mund të flisnim në mënyrë më të plotë dhe më të bazuar nga pikëpamja shkencore, për arkitekturën e xhamive në trojet e banuara nga shqiptarët gjatë mesjetës së vonë, për zhvillimin në kohë të saj, për datime më të sakta të tyre dhe për aspekte të tjera po aq të nevojshme për historinë tonë .

info@balkancultureheritage.com