Xhihadi drejt Lehistanit

Xhihadi drejt Lehistanit

Në vitin 895/1484 u nënshkrua një traktat paqeje midis Bajezidit II dhe mbretit të Lehistanit (Polonisë), Kasimir Jagellon IV. Devleti Osman kishte interesim për Bogdanin dhe nga ana tjetër, edhe Hungaria në perëndim dhe Polonia në veriperëndim të Bogdanit ishin të interesuara për të. Vojvodët e Bogdanit i paguanin tagër mbretërve të Hungarisë. Pra, kishte tre rivalë për Bogdanin. I angazhuar me çështje të tjera në vende të ndryshme, Sulltani osman Bajezidi II kishte lidhur një traktat paqeje tre vjeçar me mbretin polak, traktat ky që rino-vohej çdo tre vjet.

Djali i Kasimirit, Jan Alberti, që në vitin 897/1492 mori fronin e mbretërisë së Polonisë në vitin 902/1497, iu drejtua me ushtrinë e tij Bogdanit, që në atë kohë ishte nën mbrojtjen e osmanëve. Vojvoda i Bogdanit, Stefani, iu drejtua Devletit Osman duke i kërkuar ndihmë për të përballuar këtë sulm të Polonisë. Mbreti i Hungarisë, Vladislavi, u përpoq të lidhte Poloninë me traktatin e nënshkruar midis Hungarisë dhe Devletit Osman, në mënyrë që të shmangte marshimin e osmanëve kundër Polonisë, por Devleti Osman nuk pranoi.

Në verën e vitit 903/1498, drejt Lehistanit (Polonisë) u nis Sanxhakbeu i Silistrës dhe një komandant akënxhë, Malkoçogllu Bali Bej (Malkoçoglu Bali Beg), në krye të një ushtrie prej 40.000 luftëtarësh. Këta luftëtarë akënxhinj u drejtuan në fushatën e tyre edhe nga Vojvoda i Bogdanit. Ata kaluan Lumin Turla (Dnjestër) nëpërmjet urës së ndërtuar mbi lumë dhe arritën të hynin në Lehistan. Ata morën kështjellën e Krakovit, që ishte vendosur në bregun e lumit Turla, kështjellën e Drecnit, Glagorit, Kancugës, Gelenbanjas në brendi, e madje dhe kështjellën e Braklavit, që shërbente si rezidencë verore për mbretin, dhe i shkatërruan të gjitha. Më pas luftëtarët akënxhinj u kthyen në Akkerman, brenda territorit osman.

info@balkancultureheritage.com