Xhihadi ndaj Sigetvarit

Xhihadi ndaj Sigetvarit

Kështjella e Sigetvarit, që ishte në kufi me territorin musliman, ishe një burim i vazhdueshëm shqetësimi për ta. Halifi-Sulltan tashmë ishte në moshë të thyer dhe kjo nxiti Austrinë që t'ia vononte Devletit Osman tagrën e saj vjetore. Edhe pse ishte i dobët nga shëndeti, Sylejmani i Madhërishëm vendosi të nisej për xhihad kundër perandorisë së madhe të krishterë. Teksa po nisej nga Stambolli, populli u lut: "O Allah! Ndihmoje sulltanin e Islamit dhe mbështeti muslimanët." Ushtria muslimane rrethoi kështjellën e fortifikuar mirë të Sigetvarit, ku mbrojtësit e saj kishin siguruar një sasi të madhe municionesh dhe mallrash. Megjithatë, ushtria muslimane arriti të përvetë-sonte pjesën e jashtme të kështjellës në pak ditë dhe i vuri zjarrin pjesës së brendshme të saj. Gjenerali kroat, Ruzunxhuk, u përpoq të arratisej, por në përpjekje e sipër mbeti i vrarë. Muslimanët e hapën Sigetvarin ndaj Islamit duke thirrur: "Nasrun min Allah ve Fefhun Karib". (Ndihma nga Allahu dhe një Fitore e menjëhershme).

Por gjatë rrethimit të kështjellës në vitin 974/1566, Halif-Sulltani ndërroi jetë dhe shehzade Selimi, Sanxhakbeu i Kytahjas, mori vendin e tij si sulltani osman.

Në këtë rast u tha:

Sheijd-i rah-ë Hakk Sulltan Sylejman

Martiri për çështjen e Hakkut (Allahut), Sulltan Sylejmani.

Vlerat numerike të germave (974) në këtë rresht tregojnë datën kur sulltani ndërroi jetë (sipas kalendarit që bazohet në Hixhretin islam).

Meqë ra fjala, Sulltan Sylejmani i Madhërishëm ishte një poet që njihej me pseudonimin "Muhibbi". Rreshtat e më poshtëm janë disa nga vargjet e tij më të famshme që janë mbajtur mend ndër shekuj nga shumë njerëz:

Hallk içinde muteber bir nesne jok Devletgibi Ollmaja Devlet xhihanda bir nefes sihhat gibi.

Nuk ka gjë tjetër me kaq vlerë ndër popuj veç Devletit,

Dhe nuk mund të ketë një Devlet në këtë botë vetëm se një frymëmarrje e shëndetshme

Sulltan Sylejmani ishte i njohur për shkëlqimin dhe madhështinë e tij. Është evidentuar se kur ishte në moshë të vogël ai vizitoi babain e tij, Selimin me një veshje zbukuruese dhe rrëzëllitëse. Babai i tij, Selimi kishte reaguar me sarkazëm: "O Sylejman, je veshur me gjithë këto gjëra të bukura! Çfarë do të veshë nëna jote (çfarë i ke lënë asaj për të veshur)?". Kjo joshje vazhdoi gjatë periudhës së Selimit II dhe arriti kulminacionin në periudhën e sundimit të Muradit III. Detyra e vezirëve ishte të ndihmonin sulltanin nën supervizimin dhe drejtimin e Vezir-i A'zamit. Sylejmani i Madhërishëm e ngriti Ibrahim Again, që nuk kishte shumë përvojë në rangim e Vezirit të Madh dhe i dha atij edhë fuqinë e një autoriteti pothuajse të pakufizuar.

Nga fundi i sulltanatit të tij, ai ia besoi të gjitha çështjet e rëndësishme të Devletit Sadrazamit (Vezir-i A'zam), Rustem Pashait (1555-1561). Pasuesi i tij, Selimi II, e konfirmoi Sokollu Mehmed Pashanë (1565-1579), si sadrazam dhe i dha liri të plotë veprimi. Por me vdekjen e Sokollu Mehmedit, mënyra dhe procedura e emërimit në këtë post ndryshoi shumë. Vezirët futeshin në garë për këtë titull duke u paraqitur përpara sulltanit, familjes dhe miqve të tij më të afërt me dhurata të çmuara. Kjo solli krijimin e intrigave, një gjendje e paqëndrueshme dhe shkeljen e rregullit të vazhdimësisë hierarkike që e dëmtoi së tepërmi Devletin. Shmangia e Sylejmanit të Madhërishëm nga metoda tradicionale për emërimin e Vezir-i A'zamit rezultoi veçanërisht e dëmshme për strukturën e Devletit.

info@balkancultureheritage.com