Zhvillimi i artit të miniaturës së kodikëve mesjetarë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Zhvillimi i artit të miniaturës së kodikëve mesjetarë

Piktura të shpellave eremite dhe të kishave

Siç e kemi thënë në fillim të këtij studimi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit zotëron një sasi të mirë kodikësh mesjetarë, që vitet e fundit ka arritur në 94 vëllime, duke përfshirë në to dhe kodikët e etapës së sundimlt osman si dhe 4-5 copë që nuk e ruajnë sasinë e fletëve nga koha kur janë riprodhuar ose kanë mbetur në fragment.

Ky thesar i kodikëve mesjetarë riprodhuar në vendin tonë deri në katastrofën që pësoi vendi nga fuqitë aziatike dhe që i kanë shpëtuar zhdukjes deri në ditët tona, arrin rreth 70 vëllime. Të tjerët rezultojnë të riprodhuara gjatë etapës së sundimit osman. Nga sasia e vëllimeve që përmendëm dhe nga analiza që i bëmë miniaturës së këtyre dorëshkrimeve, rezulton se vetëm 12-13 vëllime janë ruajtur të stolisura me miniaturë. Figura ungjillorësh të kompozuara ruhen vetëm 24 copë, sepse shumë prej tyre janë prerë në mënyrë barbare, me gjithë faqen e pergamenit, dhe janë marrë. Nga këto që ruhen janë dhe figura iniciale, gjysmëfigura iniciale dhe portrete iniciale. Pra janë gjithsej 58 copë, kanone me fusha të pikturuara dhe dekore të ndryshme që stolisin 26 fletë kodikësh, kurse fasada kishash në miniaturë janë vetëm katër faqe pergameni në Kodikun e 10-të të Vlorës. Gati të gjithë kodikët e tjerë të vendit tonë, që njihen deri më sot, duke mos përfshirë këtu dorëshkrimet e etapës së sundimit osman, stolisen vetëm me vinjeta iniciale, nganjëherë edhe me motive të përsëritura.

Në miniaturën e kodikëve tanë që njohim deri më sot, ruhen fare pak skena biblike ose ndodhi nga jetëshkrimet e martirëve, të cilat janë të etapës së sundimit osman.

Këto figura e dekore të ndryshme të kodikëve tanë me siguri nuk përfaqësojnë gjithë krijimtarinë artistike në miniaturën e librit, që duhet të jetë realizuar gjatë gjithë shekujve të mesjetës në vendin tonë, siç dihet për pikturën monumentale e për atë në ikonë.

Duke studiuar kodikët e vendit tonë, vihet re se, në disa prej tyre, ruhen lista inventarësh të materialeve që kanë pasur kishat e vendit para pushtimit osman, ndër të cilat përfshihen dhe listat e librave në dorëshkrim. Nga librat që figurojnë në këta inventarë, një pjesë ruhen edhe sot, kurse një pjesë tjetër është zhdukur.

Përveç këtyre, që nga viti 1399 ruhet një listë librash në dorëshkrlm të regjistruar në një ungjill nga jeromonak Daniell, igumen i Manastirit të Shën Kollit në Pendarhond (ka shumë të ngjarë të jetë fshati Perondi në Berat). Këta libra (gjithsej 20 vëllime), ky igumen i ka marrë me vete "nga frika e turkut", kur është larguar me Teodor Muzakën. Fatkeqësisht, shumë libra që përmend kjo listë nuk ruhen më sot.

Po ashtu, në Katalogun e dorëshkrimeve të vjetra të kishave të lagjes Kala të qytetit të Beratit, të përgatitur nga Anthim Aleksudhi dhe botuar në Buletinin e shoqatës historike dhe etnologjike të Athinës, përfshihen 49 kodikë të përshkruar shkurtimisht. Fatkeqësisht, edhe një pjesë e mirë prej tyre, nuk ruhet sot. Nga ana tjetër, në atë katalog nuk përfshihen edhe shumë kodikë të Peshkopatës së Beratit, që janë ruajtur deri në ditët tona.

Për pasurinë e këtyre dorëshkrimeve tona dëshmojnë edhe dy stoqe kodesh që fatkeqësisht, u dogjën. Njëri, me 25 vëllime në dorëshkrim, që u dogjën në Voskopojë gjatë Luftës së Dytë Botërore në shtëpinë e Stefan Faberit, i cili, si kujdestar I Manastirit të Shën Prodhomit, pronë e të cilit ato ishin, i kishte fshehur në shtëpinë e tij për t'i ruajtur nga ushtarët gjermanë.

Një stok tjetër dorëshkrimesh, numri i të cilave nuk dihet, u dogj aksidentalisht nga një zjarr që ra në Manastirin e Ardenicës në vitin 1927.

Nga këto të dhëna të sakta, të cilat i kemi marrë nga njerëz që i kanë pasur ndër duar këta kodikë, vërtetohet se nuk janë pa bazë edhe gojëdhënat e popullit tonë nga krahina të ndryshme, që flasin për ekzistencën e blbliotekave shumë të pasura me dorëshkrime nëpër manastiret e vendit tonë, të cilat në rrethana shumë të vështira të së kaluarës, fatkeqësisht, u zhdukën.

Po sjell si shembull Kodikun e 50-të të Beratit. Në fletët e fundit të tij, ndër të tjera, lexojmë: "U shkrua dhe u përfundua ky piastir me kontributin dhe shpenzimet e zotit Maksim, I cili e vuri atë në manastirin e ... Shën Mërisë në Vërri Zezia... u shkrua me dorën time të të përvuajturit Teodorit dukë dhe logjothet (sekretar) i Beratit... pranë Teodor Muzakës... në vitin 6919 (1411)"

Fshatl Vërri Zezia (hija e zezë), si edhe Kisha e Shën Mërisë e ish-manastirit mesjetar, ruhet e përtëritur dhe sot në Myzeqe, në jug të fshatit Bubullimë të Lushnjës.

Emrin e riprodhuesit, Teodorit, e gjejmë edhe në një shënim tjetër të gjatë, në fletë pergameni lidhur në fund të Kodikut të 24-t të Beratlt, e cila ruhet e grisur keq në drejtimin gjatësor me shënim gati krejt të zhdukur. Në fragmentin e mbetur lexohet qartë: "U shkrua Teodor Gramatia (sekretarl) dhe ... iu dha Gjergjit të Madh, në vitin 6946 (1438)".

Fjalët "u shkrua" i përkasin shënimit të fragmentuar dhe jo kodikut që është shumë i vjetër. Fjalët "... iu dha Gjergjit të Madh", duhet t'i përkasin Gjergj Arianitasit, që, në vitin 1438, ishte i dëgjuar në Shqipëri, dhe jo Gjergj Kastriotit, heroit kombëtar, mbasi ky në atë kohë ende nuk ishte bërë i dëgjuar.

Në Kodikun e 51-të të Beratit, në faqen verso të fletës lexohet shënimi autograf i riprodhuesit: "Ky libër është i Shën Mërisë Vangjelistra... dhe gjendet në manastirin e Vangjelistras... e shkrova unë jeromonak Simeoni... në vitln 6933 (1425)". Edhe Kisha e Vangjellstrës ruhet e përtërirë në kalanë e Beratit me muret rrethuese të manastirit mesjetar dhe jeromonak Simeoni - riprodhuesi, ka shumë të ngjarë të ketë qenë një nga murgjit e atij manastiri.

Përveç këtyre, ka edhe të dhëna të tjera, siç janë ato të Kodikut të 52-të të Beratit, që flasin për kodikun, i cili "u shkrua në vitln 6937 (1429), me shpenzimet e zotit Leon, legjislator në qytetin e Beratit dhe e vuri në Manastirin e Shën Mitrit në qytetin e Beratit.

Në një ungjlll, që përmend jeromonak Daniell, ruhet ky shënim Interesant: "U shkrua ky ungjill në muajin qershor në vitin 1413 me shpenzimet, përpjekjet dhe kontributin e shumëflsnikut zotit Niqifor Luv dhe kreu i qytetit të Beratit e të bashkëshortes së tij Maria.

Nga këto të dhëna rezulton qartë se thesari dorëshkrimor është shkruar - riprodhuar, në qendra kulturore të vendit, siç është Berati, dhe intelektualëve vendas, siç përmenden Teodori, logothet i Beratit, dhe jeromonak Simeoni i Manastirit Vangjelistra etj. dhe porositur prej ktitorëve vendas, si zoti Maksim ose zoti Leon, legjislator i qytetit të Beratit, si edhe Niqifori, kreu i qytetit të Beratit.

Përveç dokumenteve të drejtpërdrejta, na duken tepër të rëndësishme e të pakundërshtueshme edhe dokumentet e tërthorta. Ekzistenca dikur e bibliotekave të pasura me dorëshkrime pranë manastirëve e kishave tona, librat e të cilave nevojiteshin për shërbimin e kultit në mijëra faltore të vendit ose si literaturë për propagandimin e ideologjisë fetare, nuk mund të na lejojë importimin. Dihet se vendi ynë ka pasur qendra riprodhimi librash deri në pragun e pushtimit osman, siç u dokumentua më sipër, ndër të cilat më e rëndësishmja ka qenë në Berat, ka të ngjarë në Manastirin e rëndësishëm të Vangjelistras.

Ka shumë të ngjarë që në pjesën më të madhe riprodhuesit e këtyre kodikëve të kenë qenë edhe piktorët që i stolisnin ato me miniatura.

Nga analiza që i bëmë miniaturës së kodikëve tanë, mund të dalim me disa konkluzione interesante rreth zhvillimit të kësaj gjinie arti në vendin tonë.

Dokumentet e parashtruara na e bëjnë të qartë e të pakundërshtueshëm faktin që Shqipëria, si një vend kulture i lashtë, që ka marrë pjesë pothuajse në lëvrimin e të gjitha gjinive të arteve mesjetare të zhvilluara në Gadishullin Ballkanik, gjatë mesjetës nuk ka munguar të ushtrojë e të kontribuojë edhe në gjininë e artit të miniaturës së librit mesjetar. Ne trashëgojmë vepra arti të niveleve të ndryshme artistike për çdo shekull, prej shek. VI, e deri në shek. XV, në pragun e pushtimit turk me përjashtim të shekujve VII e VIII. Nga shek. VII e VIII asnjë dokument dorëshkrimor nuk ruhet në vendin tonë, pra dhe asnjë miniaturë ose dekoracion. Me sa duket, është e përgjithshme mungesa e kësaj gjinie arti për ata dy shekuj për territorln e Evropës Jugperëndimore, ndoshta përveç ndonjë përjashtlmi të rrallë.

Minlatura e kodikëve tanë, duke u krijuar brenda kuadrlt të Perandorlsë Blzantine, në kushte ekonomike, shoqërore e fetare bizantine, në përgjithësi bart tipare të stilit bizantin, me përjashtlm të minlaturës së një kodiku të vetëm me karakter perëndlmor, të Kodikut të 41-të të Beratit.

Sikurse pamë gjatë analizës së miniaturës sonë, si më të hershme rezultuan ato të kodikëve të shek. IX, duke përfshirë në to edhe dekorin paleokristlan të Beratinusit në argjend.

Si miniatura, ashtu dhe dekoret e motiveve gjeometrike e lulore të shek. IX, kanë një diferencim me ato të shekujve të mëvonshëm, në trajtimin e në motivet e tyre dekorative.

Figurat e kodikut të artë, ndonëse me veshje të artë në sfond vishnje, karakterizohen nga një stil grafik i thatë, ku format e trupit e të gjymtyrëve realizohen vetëm me anën e linjave. Veshjet e tyre trajtohen të rrafshta e me pala prej linjash të drejta e të thyera, të trasha e të zeza mbi ar. Figurat, ndonëse të thjeshta, me portrete të shuara, të kompozuara brenda një katërkëndëshi tepër të ngushtë, për vizatimin e hollët e të saktë karakterizohen nga një siluetë me një finesë të theksuar. Një tjetër karakteristikë e këtyre figurave të shek. IX është dhe stolia e tyre prej kornizash të gjera, të mbushura me motive gjeometrike e lulorë të stilizuara ari, të cilat ua shtojnë bukurinë figurave.

Dekoret e kornizave të figurave e të vinjetave prej motivesh gjeometrike e floreale të stilizuara të kodikëve të shek. IX kanë mjaft ngjashmëri në mes të tyre dhe përbëjnë një unitet më vete, por, njëherësh, flasin edhe për një trashëgimi nga arti antik i vonë ose paleokristian. Prandaj, me këto, mund të përfshihet edhe i vetmi dekor i kodikut tonë paleokristian me motivin në formë zemrash prej ari të shkrirë.

Kjo miniaturë e kodikëve të shek. IX, sot për sot, mund të konsiderohet si më e vjetra në artet figurative mesjetare të vendit, së bashku me një skenë (pikturë murale). "Fjetja e Shën Mërisë", shumë e zbehtë, në Shpellën e Shën Gjergjit në veri të fshatit Dhivër të Sarandës, të cilën për elementet primitive shumë të hershme ia kemi atribuar dy dekadave të fundit të shek. IX.

Për tipare të përbashkëta mund të përfshihet në një grup edhe miniatura e gjashtë kodikëve të Beratit të shekujve X e XI, nga të cilat, vetëm njëri ruan figura të ungjlllorëve. Të tjerat stolisen me kanone, vinjeta e iniciale të realizuara në mënyrë të theksuar artistike.

Si figurat, ashtu edhe dekoret ornamentale të kodikëve të këtyre shekujve, ndryshojnë nga ato të kodikëve të shek. IX, si në zhvililmin, edhe në trajtimin e tyre artistik. Kjo gjë mund të vërehet në kompozimin më të zhvilluar të skenave, me figurat brenda një mjedisi më të gjerë e më të pasur, ndenjur pranë tryezës së shkrimit me orendltë e shkrimit, dhe para pultit me ungjillin e hapur. Ndonëse me plastikë relativisht të mirë, me ngjyra të kultivuara dhe me kompozim harmonik, figurat nuk paraqiten të trajtuara me një finesë të theksuar, sepse ngjyrat, megjithëse të kultivuara, nuk janë përdorur me teknikë të lartë.

Karakterlstikë në këtë miniaturë është që në shekujt X e XI kanë arritur një zhvillim të mirë artistik stolisja e kanoneve, e vinjetave dhe e inicialeve. Fushat e kanoneve e të vinjetave paraqiten të ndara në skema të ndryshme gjeometrike dhe të mbushura me motive lulore e gjeometrlke të ndryshme, me kokëza lulesh jasemini të bardha e me një pikë të kuqe në mes, me motive boçesh me forma rozetash me lulkë në mes të gjitha të përfshira prej rrathësh të mëdhenj ose të vegjël. Motivet në fjalë kanë ngjashmëri me dekoret e mozaikëve paleokristianë ose antikë të vonë, p.sh. me ato të qemerit të Mauzoleumit të Kostandinit në Romë. Në motivet e ndryshme të luleve prej tri ose pesëpetalesh, ngjyrë të gjelbër ose blu, haset dhe motivi në formë zemrash të stilizuara, që përfshihen prej rrathësh, të cilat shkelin e shkelen prej rrathësh të tjerë me madhësi e me distancë të njënjëshme. Ky motiv është I zakonshëm në vendin tonë, sepse haset edhe në pikturën murale, p.sh., në Ristoz të Mborjes, në skenën "Guri" (1389), në sfondin prej metali të ikonave të mëdha të ikonostasit të katedrales së Beratit (shek. XIV), në atë të Pantokratorit të madh të Shën Triadhës së Beratit. Ky motiv është i gdhëndur në dru në dy ikonostaset më të vjetër të vendit tonë, në ato të Kishës së Shën Mërisë së Maligradit, ka më shumë të ngjarë, i pari, i vitit 1345, dhe, i dyti, i vitit 1369], si edhe në latimet në gurë.

Shtresa e poshtme e sfondit të motiveve të kodikëve në fjalë është e kuqe dhe e sipërmja prej ari të shkrirë, për të evidencuar lulet në ngjyra të ndryshme. Ngjyra e përgjithshme që mbizotëron është bluja. Këto motive lulore njihen si të zakonshme në miniaturën bizantine të kohës. Stolisja e vinjetave ose e kanoneve me nga një kantarë, një shatërvan ose me ndonjë lule me frut kompozuar këto me nga dy shpendë të vegjël anash, si në motivet antike me dy pëllumba ose rosa, palloj, zogj pallojsh ose pula peshqish, thëllëza malore ose gjela të stilizuar, tregon trashëgimi nga arti i antikitetit, siç i shohim edhe sot në vendin tonë në simbolet e eukarestisë në mozaikët paleokristianë të Linit, të Butrintit e gjetkë. Përdorimi i shpendëve në stolisjen e kodikëve njihet, siç e kemi thënë më sipër, me prejardhje nga Armenia.

Me rëndësi për t'u theksuar është edhe fakti që derisa në qendrat e mëdha kulturore të Bizantit arti i miniaturës arriti kulmin e zhvillimit të tij gjatë shekujve IX e X me kryevepra të shkëlqyera miniature dhe rënia e tij fillon nga fillimi I shek. XI, Në vendin tonë, në këtë etapë historike, me gjithë ndikimet që pëson nga Kostandinopoja dhe nga qendra të vogla të Bizantit, arti i miniaturës sonë zhvillohet ende brenda territorit dhe nivelit provincial duke u ushqyer nga tradita lokale paleokristiane.

Vetëm aty nga fundi i shek. XI dhe jo më vonë se nga fillimi i shek. XII, në vendin tonë miniatura e librit mesjetar arriti kulmin e zhvillimit të saj artistik në miniaturat e kodikëve 10 e 11 të Vlorës. Këtë miniaturë e karakterizojnë kompozimet shumë më të pasura nga ato të kodikëve tanë më të vjetër. Figurat paraqiten në një mjedis tepër të zhvilluar, pranë një tryeze shkrimi, vërtetë si zakonisht, por para një sfondi arkitektonlk madhështor, prej bazilikash ose tarracash aristokrate bizantine ose para një mjedisi të zhvilluar shkëmbor. Trajtimi i skenave është arritur me perspektivë. Në to krijohet qartë ideja e hapësirës, që njihet si efekt i traditës së antikitetit.

Nga analiza e kësaj miniature të shek. XII rezulton fakti që trajtimi i skenave është realizuar prej dy elementesh të ndryshme, me një sintezë elementesh të artit antik dhe elementesh të stilit bizantin, që sapo kishin arritur formimin e tyre të plotë. Kështu, p.sh., në figurat e ungjillorëve vërehen tipa të sanksionuar në pikturën bizantine dhe të rrethuar prej një mjedisi bizantin. Por, nga ana tjetrër, në figura bie në sy menjëherë trajtimi i theksuar natyror e real, pa konture të theksuara, me ngjyra të kultivuara mirë, të lehta, gracioze, të përdorura me gradadone e me tone të ëmbla, të buta, trajtim ky që korrespondon dhe me lëvizjet e tyre të matura e të qeta. Kështu, ndonëse në kompleksin e tyre skenat japin idenë e pikturës bizantine, trajtimi i tyre realizohet më tepër prej elementesh të artit antik.

Zhvillimi dhe realizimi i kësaj miniature aristokrate të nivelit të lartë në vendin tonë përkon me kohën dhe me zhvilllmin e gjinive të tjera të arteve figurative të vendit. Ajo korrespondon me pikturën monumentale të shek. XII, p.sh., me pikturën klasike bizantine të Rubikut, me atë të Shën Mërisë së Cerckës pranë Leskovikut si edhe me ikonat e atij shekulli të krahinës së Korçës e të Beratit.

Në qoftë se miniatura e kodikëve tanë të shek. XII arrin kulmin e zhvillimit të saj artistik, zbukurimet dekorative të saj nuk shkojnë paralel me miniaturën. Ato nuk e kanë më atë elegancë të shekujve të mëparshëm, sepse e kanë humbur mprehtësinë kaligrafike të detajeve, lulet trajtohen shumë të mëdha, ndonëse shpendët trajtohen në mënyrë reale.

Mbas asaj etape, d.m.th. gjysmës së shek. XII dhe në vazhdim, arti i miniaturës së librit mesjetar në vendin tonë vjen duke rënë. Miniatura e kodikëve tanë të shek. XIII njeh rënie të theksuar. Figurat e miniaturës së këtij shekulll te ne, që paraqesin njëfarë interesi artistik, mund të konsiderohen ato të Kodikut të 6-të të Beratit, të cilat, nga ana kompozicionale paraqiten me qëndrime vertikale, statike e reale dhe me vështrime të gjalla, tipare këto, që janë dhe në miniaturën e kodikëve tonë të mëparshëm. Megjithatë, këto figura kanë një ndryshim themelor në krahasim me të vjetrat, që konsistojnë në paraqitjen trashanike të trajtimit të tyre. Përkuflzimi i figurave është kryer prej linjash të trasha e të errëta, portretet janë trajtuar me konture të theksuara e të trasha, veshjet, me një të gjelbër e të kuqërremtë të errët, me pala e rrudha të zymta, pa finesë, që krijojnë përshtypjen sikur rrobat janë të trasha e të rënda. Këtë efekt e bëjnë ngjyrat e pakultivuara dhe përdorimi i tyre pa shumë art.

Ndërsa miniatura e kodikëve të tjerë të këtij shekulli si, p.sh., të Kodikut të 24-t të Beratit, është realizuar në mënyrë fare skematike, me ngjyra të pakultivuara, pa art, si figura e ungjillor Markut dhe të tjerat që janë iniciale të shkronjës epsilon.

Miniatura e shek. XIII, e vështruar nga tiparet stilistike, i përket pikturës bizantine para rilindjes së artit bizantin dhe paraqitet e një niveli më të ulët artistik nga veprat e gjinive të tjera të artit bizantin të kësaj kohe.

Miniatura e shek. XIV, përveç kodikut me karakter perëndimor, qëndron më lart përsa i përket vlerave artistike. Në këtë miniaturë konstatojmë një kompozim të zhvilluar, me sfond arkitektonik, me një mjedis të shkruesit mesjetar. Figurat janë trajtuar natyrshëm dhe me siluetë elegante të theksuar, sidomos figurat monokrome të Kodikut të 38-të të Beratit. Në Kodikun e 35-të ngjyrat janë të kultivuara, por me penela të trashë, pra mungon finesa.

Vetëm te kodiku me karakter perëndimor hasim figura kleri me veshje jerarkike perëndimore. Figurat ushtarake jepen me divizë ushtarake perëndimore, figurat e mbretërve me veshje e kurora mbretërore mesjetare perëdimore.

Ndonëse këto figura realizohen si skica të thjeshta, pa forma, plastika e lëvizjet janë realizuar me anë të linjave. Ndër to ka skica të realizuara prej një skieografi të sprovuar dhe me nivel artistik.

Kjo miniaturë, për karakterin e saj perëndimor, sikurse e kemi thënë më sipër, është e huaj për vendin tonë.

Ndonëse mbas çlirlmit të Kostandinopojës nga latinët (1261) arti i miniaturës pati njëfarë ngritje, me përtëritjen e qendrave të riprodhimit në atë kryeqendër kulturore, në miniaturën tonë të asaj kohe, nuk haset ndonjë ndikim nga ajo kryeqendër, siç vihet re në gjinitë e tjera të arteve figurative, si në pikturën monumentale, dhe në atë të kavaletit.

Nga fundi i shekullit XIV dhe nga fillimi i shekullit XV, arti i grafisë së kodikëve tanë paraqitet me njëfarë ngritje, por duke mbetur si grafi e tipit të vonë. Ndërkaq, arti i miniaturës së librit vazhdon të bjerë, derisa u zhduk krejt.

Kjo rënie e artit të miniaturës së librit nuk është pa shkaqet e veta politike e shoqërore, siç dëshmohet nga shënimi i igumen Danielit në vitin 1413, i cili thotë se librat dorëshkrime i ngrënë (nga frika e turqve) ose, siç dëshmon më qartë shënimi autograf në Kodikun e 50-të të Beratit, në të cilin përveç të tjerave lexohet: "... U shkrua ky psaltir me dorën teme të përvuajturit Teodorit, dukë dhe logothet i Beratit..., pranë Teodor Muzakës... (dhe vazhdon) u shkrua në shtrëngatë të madhe dhe në hidhërim dhe në kohëra të këqja... në vitin 6919 (1411)".

Ky dokument autentik dëshmon qartë se qysh në vitet e para të shek. XV, vendi ynë nuk kishte më kushte të përshtatshme për të realizuar vepra artistike kulturore, të një niveli të lartë. Ky fakt përforcohet tërthorazi me mungesën absolute të ndërtimeve të godinave të kultit të krishterë, si dhe me mungesën e stolisjes së tyre me vepra arti në atë shekull, siç rezulton edhe nga studimi i epigrafisë së monumenteve mesjetare.

Dekoret e dorëshkrimeve agjiografike të vendit tonë, që shkojnë deri nga fundi i shek. XVIII, nuk kanë ndonjë vlerë me rëndësi artistike, për shkak të shpikjes së shtypshkronjës dhe të pushtimit osman. Me interes për vendin tonë duket një dorëshkrim i Voskopojës i shek. XVIII, i stolisur me vinjetat e inicialet me motive teratologjike, në formë gjarpërinjsh me koka njerëzish ose me koka shpendësh. Të tilla I hasim më pak të zhvilluara në Kodikun e 50-të të Beratit. Këto stolisje të thjeshta kanë vetëm vlera historike për të dëshmuar që, ndonëse dhe në mënyrë primitive, tradlta e stolisjes së dorëshkrimeve në vendin tonë zgjati deri nga fundi I shek. XVIII.

Nga studiml i miniaturës së kodikëve tanë rezulton fakti kryesor që populli ynë, gjatë etapës historike paraturke, ka dhënë kontributin e vet në gjininë e artit të miniaturës së dorëshkrimeve agjiografike mesjetare, sikurse dhe në gjinitë e tjera të arteve figurative, duke na lënë për çdo shekull vepra arti - miniaturë. Ndër to ka të tilla, nga më të shquarat për nivelin e tyre të lartë artistik, siç janë ato të fillimit të shekullit XII, të cilat mund të radhiten ndër më të bukurat në këtë gjini arti në përgjithësi. Me rëndësi të dorës së parë na duket dhe fakti që rezulton nga ky studim, sipas të cilit kodikët dorëshkrimorë të vendit tonë, përveç ndonjërit që mund të jetë sjellë nga jashtë, janë riprodhuar në vendin tonë dhe prej intelektualëve tanë.

Përveç qendrave të tjera të rrënuara e të zhdukura, siç del nga sa u tha më lart, Berati rezulton si një qendër riprodhimi librash në dorëshkrim me rëndësi të dorës së parë në vendin tonë. Madje, dhe kodikët që i kemi quajtur të Vlorës, më shumë ka të ngjarë ka të jenë riprodhuar në qytetin e Beratit. Gjithashtu, nga studimi I kodikëve tanë, Berati në mesjetë rezulton një qytet i pasur me institucione fetare të stolisura me vepra arti të arteve figurative dhe atyre të aplikuara, ndërtuar prej aristokracisë së vendit tonë dhe prej artistësh shqiptarë. Ato që jane ruajtur deri më sot dëshmojnë më së miri për një shkëlqim kulturor artistik që ka pasur ky qytet gjatë mesjetës, gjë që vërtetohet dhe nga piktor Onufri i Beratit, i cili në dorëshkrimin e tij në Kostur e quan Beratin qytet shumë të shkëlqyer.

Ekzistenca e kodikëve dhe e miniaturës së tyre qysh prej shek. IX e deri në prag të pushtimit osman, dëshmon në mënyrë të tërthortë edhe për ekzistencën e aristokracisë feudale. Ajo interesohej dhe porosiste riprodhimin e kodikëve, siç rezulton dhe nga shënimet në kronikat e vetë kodikëve, në të cilët përmenden kontë e kontesha, dukë e legjislatorë.

Ngritja e miniaturës sonë në një nivel të lartë artistik që korrespondon në kohë dhe me nivelin e lartë të gjinive të tjera të arteve figurative të vendit, na lejon të konkludojmë që vendi ynë, nga fundi i shek. XI dhe fillimi i shek. XII, duhet të ketë arritur në një gjendje relatlvisht të ngritur ekonomike, me një aristokraci të pasur dhe drejtues të lartë intelektualë. Ky fakt korrespondon me zhvillimin e forcave prodhuese të vendit, me rritjen e prodhimeve bujqësore, të teknikës e të zejtarisë edhe të qyteteve, pa të cilat vendi nuk do të kishte arritur këtë ngritje kulturore.

Në këtë kohë mbi katedrën e Kryepeshkopatës së Ohrit qëndronte për 25 vjet rresht Theofiliakti, një nga figurat më të ditura të kohës në Bizant, që njihej si njeri "me gusto të hollë bizantine" në pendë e në art. Ka të ngjarë që ky të ketë ndikuar në lëmin kulturor artistik dhe të peshkopatave tona që vareshin nga ajo kryekishë, kur dimë që në Ohër ai ka kontribuar shumë në këtë fushë.

Këto konkluzione përforcojnë edhe më tepër faktln historik që në këtë etapë historike populll ynë po konsolidohej me aristokracinë e tij kombëtare, me kuadro shqiptarë për vetëqeverisje të vendlt, siç u konkretizua nga fundi i shek. XII me princat feudalë të Arbërisë.

Piktura të shpellave eremite dhe të kishave

Nga burime arkivore të pakta dhe nga gërmime arkeologjike të të huajve në truallin tonë, vendi ynë njihej edhe para çlirimit si një vend kulture i lashtë, që prej periudhave antike, me qendra kulturore të rëndësishme, si Dyrrachium, Apollonia, Buthroti etj.

Para Luftës së Dytë Botërore kultura shqiptare mesjetare nuk njihej në botën shkencore, përveç disa të dhënave nga shkrimtarë vendas e të huaj, siç janë Evlogji Kurilla, Ilo Mitkë Qafzezi një shqiptar me pseudonimin Pan, Anthim Aleksudhi, Milan Shuflai, P. Miljukov, Theodor Ippen, S. Betini8 Nilo Borgia etj.

Këta studiues artin shqiptar e kanë njohur shkarazi dhe në mënyrë të përciptë, prandaj asnjë prej tyre nuk qe në gjendje të jepte diçka më tepër se ndonjë tregues rreth kulturës sonë mesjetare dhe as që mund ta lidhnin artin shqiptar me rrymat kulturore mesjetare.

Studimet e para rreth arteve tona figurative mesjetare kanë pasur karakter zbulues, identifikues dhe informativ, siç janë punimet e Viktori Puzanovës, të Theofan Popës etj.

Pak më vonë, me krijimin e Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, me studimin e materialeve epigrafike të monumenteve të kultit janë thurur studime më shkencore rreth piktorëve shqiptarë, si p.sh., rreth piktor Onufrit të Elbasanit, rreth pikturës së ndonjë monumenti të vetëm dhe studime sinoptike, që përfshijnë pikturën e disa shekujve, si p.sh. "Disa konsiderata të përgjithshme rreth pikturës postbizantine në Shqipni" si dhe "Ikona dhe miniatura mesjetare e Shqipërisë". Por studime më të gjera që të