Zica
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Zica

Rruga prej Janine në Manastirin e Zicës kalon pranë kodrës së Kardhiqit që kunorëzohet prej muresh të bukur, ciklopike, ku, si thotë Pouqueville, ka qenë Dodona e vjetër. Këtë mendim e kundërshton rreptësisht Leake.

Në kambët e kësaj kodre gjindet sot manastiri i emnuem i Faneromenit, i cili gëzonte nji nam të madh nga shkaku i nji mallkimi, që kishte lidhje me të, por që sot asht hekë. Të gjithë udhëtarët që shkonin rrugës, sa mbërrinin të muret e manastirit, u zbritnin kafshëve dhe ecnin në kambë duke i tërhequh ato për kapistre. Pëmdryshe kafshët i zinte mallkimi i manastirit: ato qëndronin në vend dhe nuk kishte fuqi në botë me i ba me ecë. Kështu nji ditë po udhëtonin së bashku nji luftëtar kapadai shqiptar dhe nji grek i përunjun. I pari i kishte hypë nji ati të bukur dhe kishte 30 qese me silah, që i kishte fitue në kurbet si mercenar. Tjetri kishte nji mushke të vogël dhe xhepat bosh. Kur mbërrinë afër manastirit, ia tregoi greku shqiptarit gojëdhanën e manastirit dhe fuqinë e mallkimit që nuk pyeste as për të krishtenë, as për muhamedanë. Luftëtari dha Çalën se do ta thyente mallkimin dhe të dy udhëtarët u lidhën me bast duke vu të hollat që kishin. Kur erdhën në manastir shqiptarin krenar e zu mallkimi, qëndroi atje tri ditë e tri net nalt në kalë, në mëngjes të ditës së katërt zbriti prej kalit, i dha grekut të hollat dhe nuk u pa ma.

Pllaja e vogël e Zicës, ku shkohet për Janinë nëpër nji grykë të ngushtë, gjindet afër 600 kambë sipër fushës së Janinës. Toka ka shumë hekur dhe prandaj përshtatet ma mirë për rrush, se per grunë. Edhe rruga që shkon në fshat kalon me të vërtetë përmes vreshtave që janë të punueme mirë, prodhimi i të cilave në pjesën ma të madhe shkon në Janinë. Në majë të kodrës ngrihet manastiri i Zicës. Lord Byroni në veprën e tij “Çajld Harold” përmend panoramën madhështore të këtij manastiri, prej ku shifen të gjitha malet e Epirit.

Fshati ka nja 150 shtëpi të mbulueme me rrasa të bardha gëlqerore, që po t’i vërejmë prej së nalti, duket si me pasë ra borë.

U habita shumë kur gjeta.në këtë fshat nji shkollë fillore dhe nji helenike (unike). Të tilla shkolla ka edhe në Delvinë dhe Gjinokastër. Më thanë se tashti në të gjitha fshatrat e mëdha të krishtere ka shkolla fillore. Këto i ndërtuen pas hymjes në fuqi të Tanzimatit në këto anë, por kjo gja nuk e shtoi simpatinë e popullit për qeverinë turke, sepse mënjanë u shtue liria dhe siguria, por m’anë tjetër u shtuen pagesat.

Dhjetë vjet përpara afër fshatrat e Epirit, me përjashtimin e qyteteve të mëdha, nuk kanë pasë shkolla. Në qoftë se ky zhvillim i edukatës së rajas kristiane do të bahet edhe ndër provincat e tjera të Perandorisë Osmane, atëherë do të ketë pasoja të randësishme për ardhmëninë e shtetit.

Unë fjeta në manastir. Murgu plak, që zëvendësonte kujdestarin i cili nuk ndodhi aty, më tregoi ngjarje nga kohna të kalueme dhe më tha se njiherë, në kohën e Ali Pashës, kur qe i ri, e kishin zanë me disa murgj të tjerë në Janinë për me përcjellë ushtarë me kafshët e vakëfit. Ata i zhveshën qysh natën e parë dhe iu muerën bile edhe opingat dhe kur mbërrinë mbas 3 ditëve në Vjosë, vendosën me u hypë të krishtenëve për me kalue lumin. Ai dhe disa murgj të tjerë që kuptonin pak shqip u dhanë kambëve, por nji murg plak nuk mujti me ikë. Ai i vorfën kaloi në shpinë përtej lumit 15 ushtarë, Por nji ushtar që ra në ujë bashkë me të, nxori koburen dhe shtiu mbi të, por për fat të mirë nuk e rroku. Ma në fund ia mbërriti komandanti i transportit dhe i dha fund kësaj torture. Kur i liruen ditën e katërt, ushtarët ua muerën edhe kapistrat edhe litarët dhe rrugës ata qenë tue vdekë urijet. Kur ndigjon këto, lexuesi nuk ka nevojë të kujtojë Plutarkun. Na po i rekomandojmë si punë paraprake çdo historishkruesi të Perandorisë Romake që të studiojë herën e parë gjendjen e Perandorisë Osmane para Tanzimatit, sepse besojmë që nuk gabohemi kur themi që turqit deri në këtë kohë e kanë lanë trashëgimin ashtu si e gjetën.

Ndonëse plaku më thoshte se sot nuk baheshin ma këto punë, kurs&më kohën e tij ishin ngjarje të përditshme^megjithatëjishte i mendimit se gjeridja e e tanishme nuk mund të krahasohej me periudhën e shkëlqyeshme të vendit në kohën e Ali Pashës. Tepelenasi asht ba heroi kombëtar i Epirit, me atë nuk mburret vetëm shqiptari muhamedan dhe i krishtenë, por edhe greku i krishtenë. Këtë gja ne nuk duam ta shpjegojmë, po vetëm ta shënojmë. I huaji nuk duhet ta urrejë, se ka qenë nji tiran gjakpirës, duke thanë se ka ba atë dhe këtë mizori Ali Pasha, por të bajë hetime të imta dhe atëherë do të gjejë se ato që thashë nuk janë gjana paradoksale.

Ai që vjen nga jugu i thatë do të dëfrehet, sikundër edhe autori, kur do të shofi lifqerin e lumit Kalama (Tyamis), që gjindet afer 2 orë në verilindje të manastirit. Ujët, që edhe në verë asht i shumtë, rrëzohet prej nji shkambi afër 60 kambë të naltë me zhurmë të madhe. Në dimër zhurma ndigjohet disa orë larg, vegjetacioni përreth i ushqyem vazhdimisht nga ajri i lagët, bleron për bukuri dhe hijeshon edhe ma tepër pamjen.

Ma poshtë ke manastiri i “Etënve” lumi ka edhe nji lifqer tjetër, por ky nuk duket atje ku çan nji grykë e mbulueme nëpër shkamb dhe del prapë në shesh në fund të tij. Afër lifqerit të dytë shtrihet nji urë natyrore mbi lumin, por këto vepra të natyrës greku thotë se i ka ba zoti, kurse ne themi se i ka ba shejtani.

Rruga për në Delvinaq kalon nëpër fusha të pyllëzueme, ku këndojnë zogjtë dhe janë të mbushuna me livadhe dhe me ara; këtu m’u duk sikur jam në vendin tem dhe pa dashtë kqyra përqark 4>ër me pa ndokund majën e kambanores së kishës. Këtu kishte shumë pëllumba të egër, ato nuk trembeshin aspak dhe unë vrava disa prej tyne në udhëtim e sipër, pa pasë nevojë me zbritë prej kalit. Këtu dhe kudo në Epirin e Veriut ka pyje dushku; kjo asht druja kryesore e vendit. Ndër fusha, ndër vende me ujë rriten rrapat, megjithatë nuk mujta me gjetë nji dushk të vjetër që mund të krahasohet me nji dushk gjerman, po t’asaj moshe. Ato dru të vjetër që pashë o ishin sakatue, o ishin të kalbët. Majat e .maleve kanë pisha.

Këto fusha janë edhe sot ashtu si kanë qenë tre mijë vjet përpara, kur lulëzonte falltoija e pëllumbave të Dodonës dhe kunora prej gjetheve të dushkut zbukuronte paret epirote26. Sheja e bubullimës që asht në mes, asht nji fenomen natyror i Epirit, se na nuk dimë nji vend tjetër ku bubullin dhe shkrepëtin ma shumë se këtu. Akrokerauniet e mbajnë me plot të drejtë emnin e tyne. Sa ngushtë që lidhet këtu shërbimi i Zeusit me natyrën e vendit.

info@balkancultureheritage.com