“Banja e Pazarit” është një hamam i veçuar, një ndërtesë e ndërlikuar, e cila është një nga më të mëdhatë në llojin e saj në vend. Ajo ndodhet në parkun qendror të Elbasanit, përballë skajit jugperëndimor të mureve të vjetra të qytetit. Përpara rikonstruksionit të Elbasanit, banja ishte e rrethuar nga rrugët e ngushta të pazarit dhe dallohej me vështirësi. Si një ndërtesë e veçantë, hyija e saj ishte një Uzim çarshi dhe dilte në rrugën e vjetër kryesore të pazarit, tashmë e gjitha e shkatërruar. E gjithë ndërtesa është 26.20m e gjatë dhe 13.90m e gjerë. Ne mund të dallojmë dy elemente strukturalisht të ndryshëm, dhomën prej druri të zhveshjes dhe vetë banjën, të mbuluar nga një varg kubesh dhe harqesh.
Dy pjesët nuk të ngjashme, ndoshta për shkak të pranisë së materialeve solide dhe të shtrenjta, të cilat nuk mund të bliheshin dhe të prisheshin, kur u ndërtua banja. Dhoma e zhveshjes është një sallë e thjeshtë katrore, me përmasa 10.90m. Çatia dhe tavani qëndrojnë mbi katër shtylla druri, të vendosura në një shesh, rreth një shatërvani. Dhoma është e ndriçuar mirë nga tri dritare në secilin faqe të mureve. Kjo sallë i përket një faze më të vonë ndërtimi sesabanja. Hyrja për në banjë bëhet nëpërmjet e një porte, në qoshe të korridorit dhe fillimisht hyhet në një dhomë prej 5.80 m, 3.40m. Dhoma ështe e mbuluar nga një qemer cilindrik, të dyja anët e të cilit lakohen nga brenda, duke dhënë kështu përshtypjen e fillimit të një kubeje. Ajo është e ndriçuar mirë nga një varg “sysh” gjashtëkëndor në formë ylli. Berberana dhe tualeti janë në fimd të dhomës, të dyja të vendosura në dhoma të ndara të vogla, e para e mbuluar nga një qemer të shtrirë, dhe e fimdit nga një qemer i plotë. Berberana lidhet drejt për së drejti me një dhomë të madhe, ndërsa tualeti është në fimd të një korridori të ngushtë. Dhoma e madhe e tipit me qemer cilindrik është dhoma e freskët e banjës. Ajo ështe e pajisur me një stol të madh prej guri, ku personi që bën banjë mund ta aklimatizojë trupin e tij me një temperaturë më të lartë. Në zonën e nxehtë mund të shkohet nëpërmjet një dere të mureve anësorë të dhomës së freskët, e ndodhur në anën e djathtë mbi hyijen. Tek dhoma e laijes hyhet nga një qoshe. Kjo është e vendosur si dhoma e freskët, pak e çuditshme dhe jashtë modelit të rregullt. Dhoma e nxehtë është një drejtkëndësh i madh prej 3.70 dhe 8.30m, i ndarë në dy pjesë nga një hark. Një nga të dy pjesët është e mbuluar nga një kube një lloj (kalotte) sferike, kurse pjesa tjetër ka një gjysmë qemer të shtrirë. Një vendosje e tillë na tregon se planimetria e banjës është e lidhur me sistemin me tre eyvan krahë dhe një kube qendrore. Eyvan-i i anës së djathtë ka qenë i shtypur, ashtu sikurse krahu i qendrës. Në vend të këtij të fimdit u vendos një nga dhomat e vetmisë. Ana e përdorur ndoshta diktonte këtë planimetri të çuditshme dhe na ndihmon të shpjegojmë se pse dhoma e freskimit u “drejtua” në 90°, kurse tualeti ishte i vendosur anash kontenierit të ujit. E gjitha kjo është bërë për ta përshtatur banjën në një pjesë të disponueshme dhe për ta vendosur atë në një drejtim me rrugën kryesore të pazarit, tashmë ekzistuese.
Dhoma e laijes fillestar nuk ka patur një pllakë qendrore ku njeriu që bënte banjë mund të pushonte. Dy dyer të vogla të çojnë tek dy dhoma të vetmisë, të dyja me kube. Secila prej halveteve ka përmasat 3.70m2, përmasa pothuajse “klasike” për një dhomë të këtij lloji. Të dyja kanë dy hauze e lavamane. Kubetë e këtyre halveteve qëndrojnë mbi shtylla, të cilat kanë forma pak të lëmuara. Ky është një tipar i mëvonshëm. Një tjetër element që të çon në një datë më të vonë, në periudhën e vonë klasike të arkitekturës osmane, është paraqitja e një harku që ndan dy pjesët e korridorit kryesor të mjedisit të freskimit me akoladë paret apo kllapë gjarpëruese. Mungesa e plotë e zbukurimit stalaktit të ndonjë lloji tregon gjithashtu se banja është më e vonë se në shekullin XVI. Ky model relativisht i çmuar i “syve” në pjesë të ndryshme të banjës së nxehtë, tre rrathë yjesh dhe gjashtëkëndëshash në halvete dhe katër rrathë në kubenë kryesore të sycaklykut, ashtu sikurse edhe struktura interesante dhe e ndërlikuar e punës, na tregon se ajo është ndërtuar rreth vitit 1600. Ndoshta ka qenë pronë vakëf e xhamisë së Balizades apo ndonjë ndërtese tjetër të fillimit të shekullit XVII. Evlia Çelebiu jep datën 1671.
Banja ka qenë në përdorim deri në vitin 1940. Pas 30 vjetësh në gjendje të prishur, e gjithë banja u restaurua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërtesa është e mbuluar me tjegulla dhe ndoshta ka qenë e tillë që nga fillimi. E gjitha është osmane dhe shumë afer tendencave të artit osman të ndërtimit. Ndoshta ndërtesa tregon më mirë sesa xhamitë e tjera, se në çfarë shkalle ishte integruar Elbasani në jetën kulturore osmane të asaj kohe.