Çuka Ajtoit ndodhet 11 km në Jug-Perëndim të Butrintit në territorin e Kestrinëve. Para qytetit, nën kontrollin e tij të plotë, kalonte arteri që pulsonte nga veriu i Adriatikut (Aquilea) deri në jug të Jonit (ishulli Kythera) (TP Miller IR 559- 571, IA Cuntz 323- 325). Si i tillë, qyteti kishte funksionin e postbllokut për lëvizjet gjatë rrugës dhe më tej atë të një qendre administrativo-ekonotnike të Kestrinëve.
Fortifikimi kurorëzon një masiv shkëmbor konik 205 m të lartë nga fusha, të cilit i është prerë si me thikë gjysma veriore (fig. 45). Ky konfigurim natyror u la në dispozicion ndërtuesve shpatin jugor dhe gjysmat e anëve lindore dhe perëndimore. Në 1/3 e lartësisë koni qarkohetprej një muri të fuqishëm,duke përfshirë një sipërfaqe 7.50 ha, çka e rendit atë në kategorinë e qyteteve të mesme. Arkitektura ushtarake, me trase dhe hyrje të pambrojtura nga kullat dhe dhëmbëzime tepër të rralla, e daton atë nga gjysma e parë e shek. 5 p.e.s., për të mos thënë nga fundi i shek. 6 p.e.s. Rrënojat e banesave dhe gjurmët e rrugëve, tregojnë se struktura urbane vijonte me brezare të përzgjatura gjysmunazore, koncentrike me njëra-tjetrën, rreth 6/7 të tilla në skajin lindor dhe 3/5 në anët e tjera. Buzë tyre, në ndjekje të së njëjtës vijë rrushkulluese, kalonin rrugë me gjerësi 2.80 m dhe mbi rrugët banesa të gdhendura dhe ngulitura në shkëmb.
Prej tyre të pasurat me 3 kate lartësi, orientohen pingul ndaj jugut të insoluar mirë. Të varfrat, njëkatëshe dhe të vogla, janë të orientuara drejt perëndimit me insolacion të keq. Kjo tregon për një bashkësi shoqërisht dhe financiarisht të hierarkizuar dhe një bursë qoftë primitive trualli. Perpendikular me rrugët unazore, kalonin rrugët sekondare, jo dhe aq të rregullta: të rralla, të shkallëzuara dhe të përthyera. Si e tillë, struktura urbane i qëndron mjaft larg rregullsisë së sistemit ortogonal, ndërkohë që intervallumi, hapësira e lirë mes banesave dhe murit rrethues zbatohet me respekt të plotë, më mbi 10 m distancë mes tyre. Kjo mund të perceptohet edhe si tabu ushtarake, çka do të theksonte rolin militar të qytetit.