Termat ndodhen në qendrën e sotme sikurse dhe dikurshme të qytetit. Konturet e tyre kapen vetëm në anën perëndimore ku ato veçohen nga rruga nëpërmjet trotuarit (1 m). Për shkak të ndërhyrjeve të mëvonshme, skema funksionale e termave nuk mund të ndiqet në mënyrë të qartë, me përjashtim të caldarium-it, sallës së tepidarium-it dhe pishinës me ujë të ftohtë. Gjetjet i datojnë termat në shek. I rë pas Krishtit.
Pishina (6,6 x 5,3 m) është e ndërtuar me një mur të hidroizoluar me llaç dhe të veshur me pllaka mermeri të bardhë. Anash saj ndodheshin sofatet për ulje. Uji hynte aty me kanale qeramike dhe zbrazja bëhej me tubacione plumbi që shkarkonin në cloaca maxima. Caldarium-i (6,75 x 8 m) ka 3 porta me flegra të dyfishta druri. Dyshemeja e tij është e mbuluar me pllaka mermeri të bardha dhe blu të errëta ndërsa muret janë veshur me pllaka mermeri të bardhë. Dyshemeja e Caldarium-it, nën të cilën qarkullonin gazet e nxehtë, është e pezullt, e mbajtur prej kolonash me tulla. Gazet qarkullonin dhe mureve, në tuba qeramike me seksion drejtkëndësh. Në një nga tullat është gjetur mbishkrimi Lucius) Tutili Venerus) Rufus) Architector?). Në vitin 1960 kryhen gërmime arkeologjike shpëtimi dhe punime restaurimi. Banja ndodhet ndën godinën e bashkisë.