Koalicioni antimaqedon
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Koalicioni antimaqedon

Në qoftë se më 213 p.Kr. dhe 212 p.Kr. Filipi kishte duart e lira në Iliri, më vonë punët ndryshuan. Me marrjen e Syrakuzës (212) dhe të Kapuas (211), romakët filluan të shijojnë frytet e para të epërsisë së armëve të tyre mbi Hanibalin. Pas kësaj, ata riaktivizuan politikën e tyre në lindje: në 211 p.Kr. përfunduan një aleancë me etolët, në të cilën tërhoqën më vonë, përveç disa shteteve të tjera greke, edhe Shtetin Ilir të përfaqësuar nga Skerdilaidi dhe i biri i tij, Pleurati. Duke shfrytëzuar me kujdes armiqësitë e popujve të ndryshëm ndaj politikës pushtuese të Filipit, romakët arritën kështu të krijojnë në Ballkan një koalicion të fuqishëm antimaqedon, i cili ua lehtësoi shumë peshën e luftës përtej Adriatikut.

Filipi u njoftua për aleancën në Pela, ku ishte duke dimëruar. Duke ditur se gjendja e krijuar në Greqi do ta tërhiqte plotësisht andej, ai vendosi të siguronte më parë shpinën e mbretërisë nga rreziku ilir: ndërmori papritur një ekspeditë kundër tokave të Orikut dhe Apollonisë dhe shkretoi viset fqinje të Ilirisë me Maqedoninë, me qëllim që të linte prapa frikë dhe terror. Në pranverë iu kthye Greqisë, por aleatët ia kishin marrë iniciativën dhe, duke e goditur në shumë anë, e detyruan të vihet në pozita mbrojtëse.

Në vitin 209 p.Kr. Filipi i mbante ende tokat e pushtuara në Iliri, sepse në bisedimet për paqe, që u zhvilluan midis tij dhe etolëve në Falara dhe pastaj në Aigion, mbretit iu kërkua f u kthente romakëve Atintaninë dhe Skerdilaidit e Pleuratit - ardiejtë, pra pushtimet e tij më veriore. Bisedimet dështuan dhe problemi në këtë rrugë nuk gjeti zgjidhje. Por po këtë vit Skerdilaidin e gjejmë duke luftuar në Etoli kundër Filipit dhe një vit më vonë, në 208 p.Kr., midis panikut që kishte kapur aleatët e tij në Greqi, Filipit i erdhi lajmi shqetësues nga mbretëria se "Skerdilaidi dhe Pleurati ishin vënë në marshim.

Hollësirat e këtij sulmi ilir nuk i dimë dhe as rezultatet e tij, por fakti që ky marshim kishte ngjallur shqetësime në Maqedoni, tregon se sundimtarët ilirë kishin zbritur thellë në jug dhe si pasojë, kishin dëbuar forcat maqedone, të paktën nga pushtimet e tyre veriore, Lisi dhe tokat e ardiejve.

Ndryshe nga këto rezultate, vitet 207 dhe 206 p.Kr. shënojnë një rënie të luftës kundër mbretit maqedon. Romakët, që deri atëherë kishin luftuar kundër Filipit me forca të pakta, u tërhoqën nga fusha e betejës, duke e quajtur se qëllimin e tyre për të larguar Filipin nga ndërhyrja në perëndim, e kishin arritur. Shembullin e tyre e ndoqi dhe Atali, thirrur në atdhe për nevoja të mbretërisë. Pesha e luftës mbeti kështu mbi aleatët ballkanikë. Duke shfrytëzuar këtë gjendje, Filipi përqendroi goditjen mbi etolët dhe në vitin 206 p.Kr. i detyroi ata të bëjnë paqe të veçantë.

Ndryshe nga këto rezultate, vitet 207 dhe 206 p.Kr. shënojnë një rënie të luftës kundër mbretit maqedon. Romakët, që deri atëherë kishin luftuar kundër Filipit me forca të pakta, u tërhoqën nga fusha e betejës, duke e quajtur se qëllimin e tyre për të larguar Filipin nga ndërhyrja në perëndim, e kishin arritur. Shembullin e tyre e ndoqi dhe Atali, thirrur në atdhe për nevoja të mbretërisë. Pesha e luftës mbeti kështu mbi aleatët ballkanikë. Duke shfrytëzuar këtë gjendje, Filipi përqendroi goditjen mbi etolët dhe në vitin 206 p.Kr. i detyroi ata të bëjnë paqe të veçantë.

I njoftuar për të gjitha këto, Filipi u gjend me të shpejtë në Iliri. Romakët, të cilët nuk kishin veçse forca të pakta, e ndien se nuk mund fi bënin ballë mbretit të Maqedonisë, prandaj hoqën rrethimin e Dimalit dhe u mbyllën në Apolloni. Duke ndjekur gjurmët e tyre, Filipi shkretoi tokat e apolloniatëve, iu afrua mureve dhe i ftoi romakët në betejë. Por as romakët dolën jashtë qytetit dhe as Filipi provoi f i sulmonte; ai ishte tërhequr në mbretërinë e tij kur romakët kishin mësuar se etolët nuk kishin pranuar ta prishnin paqen.

Këtu në Apolloni të dy palët dhanë shenjat e një dëshire për të mos e vazhduar më luftën. Një sërë rrethanash i detyronin ta bënin këtë. Punët kishin ndryshuar; Hanibali kishte pësuar humbje të rënda në Itali dhe aleanca me të kishte humbur çdo kuptim për Filipin. Edhe romakët e ndienin veten të lodhur nga lufta e gjatë me Kartagjenën. Të dy palët ishin të prirë për një paqe ose të paktën për një armëpushim të gjatë. Epirotët u vunë në rolin e ndërmjetësit dhe Foinike, kryeqyteti i tyre, u bë qendër e bisedimeve. Në verë të vitit 205 p.Kr. paqja u arrit. Sipas kushteve të marrëveshjes, romakeve u njihej e drejta mbi parthinët e Dimalin dhe dy qyteteve të vogla pranë tij, kurse Filipi mbante Atintaninë dhe kuptohet, Dasaretinë. Midis aleatëve të Romës është përfshirë edhe sundimtari i Shtetit Ilir, Pleurati, i cili tani përmendet pa të atin, Skerdilaidin. Në marrëveshje nuk thuhet shprehimisht cilat qenë të drejtat që i njiheshin atij. Paqja pa dyshim, i jepte fund gjendjes së luftës mes Shtetit llir dhe Maqedonisë, ndërsa çështje territoriale të pazgjidhura midis tyre me sa duket nuk kishte. Fakti që në bisedimet e Foinikes nuk bëhet fjalë më për Lisin dhe ardianët, tregon se çështja kishte gjetur zgjidhje që më parë, mbase që në vitet 209 ose 208 p.Kr.

info@balkancultureheritage.com