Carani
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Carani

Në mbarim të periudhës së vjetër të hekurit në rrethin kulturor të Alpeve lindore paraqitet objekti me domethënie të shumëfishtë simbolike, i cili, për nga analogjia me objektet e ngjashme që përdoren në kuzhinë, është quajtur cara (gjerm. Feuerbock). Carani - në parahistori, i punuar kryesisht prej argjilit dhe me dimensione relativisht të vogla, nuk ka patur ndonjë funksion praktik, por vetëm kulti.

Mbi domethënien e këtyre objekteve, në realitet, ekzistojnë mendime të ndryshme. Sipas disave caranët nuk janë gjë tjetër veçse paraqitje, ndonjëherë shumë të skematizuara, të Hënës, më saktësisht gjysmëhënës (Mondidol)."Të tjerët e hedhin poshtë një shpjegim të tillë dhe funksionin e tyre e reduktojnë në simbolin e vatrës së shtëpisë. Sipas shpjegimit të tillë caranët kanë qenë të lidhur me kultin shumë të lashtë dhe tejet të përhapur të vatrës shtëpiake dhe së këndejmi edhe me kultin e Diellit. Sipas po këtij shpjegimi carani duhet të vihet në lidhje me kultin e larëve shtëpiakë, dhe jo rrallë prania e kokave të deshve në to do ta përforconte edhe më tepër karakterin e tillë të caranit, sepse dashi, siç dëshmon Ciceroni (De Leg. II, 22), është kafshë që u është flijuar larëve të shtëpisë.

Duke mos kontestuar shpjegimin e caranit si simbol të vatrës së shtëpisë, megjithatë duhet të pajtohemi edhe me ata që në të shohin, simbolin e gjysmëhënës. Në rend të parë në të mirë të këtij mendimi flet edhe vetë forma e caranit, e cila doemos duhet të vihet në lidhje me brirët sakralë të periudhës së bronzit të Evropës Qendrore dhe veçanërisht me ato të pellgut kulturor kreto-mikenas. Përveç kësaj, shpjegimi i caranit si simbol i vatrës së shtëpisë është në pajtim me simbolikën e tij lunare, e kjo do të thotë edhe me botën htonike, sepse në simbolizimin e vatrës së shtëpisë përfshihet edhe kulti i të vdekurve, më saktësisht i kryeplakut të fisit. Banorët e gjallë të shtëpisë e kanë mbajtur lidhjen mistike me të vdekurit e tyre në botën nëntokësore.

Shembujt e caranit që deri tani janë gjetur në trevën ilire nuk dallohen as për nga forma dhe as për nga simbolet që paraqiten nga shembujt e mirënjohur nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore. Një prej ekzemplarëve që është zbuluar në Stiçna (T. XIV, 1) (ekzemplari tjetër i të njëjtit lokalitet është mjaft i dëmtuar, prandaj është vështirë të rindërtohet forma e tij) i takon tipit të rëndomtë të caranit me kokë dashi, shumë i shpeshtë në pjesët e tjera të Evropës dhe datohet nga mbarimi i periudhës së vjetër të hekurit. Tipit të tillë i takojnë edhe ekzemplarët fragmentarë nga Poshtëlci në Mribori, të cilët janë shumë më të rinj - sipas W. Schmidit i takojnë shek. I. para e. r.104 W. Schmidi në Poshtelc, përveç kësaj, ka gjetur edhe një pjesë të caranit me kokë kali, si edhe pjesët e disa ekzemplarëve të stolisur me svastika ose motive të tjera.

Shembujt e tjerë të njohur deri tani nga treva ilire - sa mund të gjykohet në bazë të pjesëve të gjetura - nuk i kanë mbaresat e sipërme në formë të kafshëve të përmendura, por, megjithatë, kanë në vete motivet e rrathëve koncentrikë, pra, prapë simbole të Diellit (T. XIV, 2).

W. Schmidi i cili është marrë sidomos me simbolizmin e caranit,108 me të drejtë i konsideron simbole të vatrës së shtëpisë, simbole të padronëve të shtëpisë dhe të familjes. Po ashtu me të drejtë insiston në lidhjen e këtij simboli me brirët konsekrativë nga gjiri i kulturës kreto-mikenase, por natyrisht, në rastin e shembujve tanë nga Sllovenia, nuk mund ta llogarisim me lidhjen e drejtëpërdrejtë, por si një dukuri e vonuar e cila e ka prejardhjen nga ato kohëra shumë të lashta.

info@balkancultureheritage.com