Urat e gurit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Urat e gurit

Sipas gjerësisë së shtratit të lumenjve ku ndërtoheshin, urat ishin me një ose më shumë qemere. Nga burimet përmenden disa ura me qemer në vendin tonë por që sot nuk ruhen më si ura e Çobanajt, e Kushës dhe e Muriqanit (në Elbasan), e Fierit, e Darçit pranë Kavajës.

Sot gjurmë të një ure me një qemer nga kjo periudhë ruhen në fshatin Grabovë e Sipërme në rrethin e Gramshit.

Ura e Grabovës mbi prroin e Dushit, urë me një qemer guri e ruajtur plotësisht deri para disa vjetësh, është pjesa e rrugës së Devollit, e cila nga Gopeshi e Moglica nëpër Shënepremte kalonte në Grabovë e që këtej në Bulçar dilte përsëri në brigjet e Devollit. Më tej ndiqte anën e djathtë të devollit deri në Gostimë, ku një degë hynte në Elbasan nga Topçiasi dhe dega kryesore ndiqte rrjedhën e Devollit deri në takim me urën e Kuçit mbi Seman në kufirin Berat - Lushnjë.

Ura e Grabovës, ruan vetëm mbështet jen e djathtë, ku shihet dhe gjurma e fillimit të themrës së djathtë të qemerit. Sipas shenjave ura ka qënë ndërtuar me një qemer me blloqe guri të rregullta, me hapësirë drite 11-12m. Gjerësia e urës ishte 3.90m ndërsa gjatësia e saj duhej të arrinte rreth 23-24m. Mbështetja e djathtë që ruhet është e lartë 4.60m e gjatë 500m dhe e gjerë 3.90m. Në ballin e poshtëm të mbështetjes shihet qartë teknika e punimit të urës faqet e dukshme janë punuar me blloqe guri përmasa 40-50cm x 50-75-115cm dhe me trashësi 30-40cm. Në faqe duket dhe një riparim mesjetar me blloqe me lartësi 20 cm. Lidhja e gurëve është bërë me llaç me tjegull të shtypur. Muri brënda faqeve është punuar me gurë kave i hedhur formë butobetoni. Poshtë në ballin karshi prroit ruhen blloqet e fillimit të qemerit. Qemeri duhet të jetë punuar me blloqe me trashësi 25-35 dhe 45 cm, ndërsa trashësia e qemerit duket se arrinte 40 - 50 cm. Në bregun e majtë duken gjurmët e kalldrëmit të rrugës që vijonte pas urës. Ajo është e ngjashme me kalldrëmin e rrugës Egnatia, me gurë të mëdhenj plloçakë shtrirë mbushur me gurë më të vegjël ndërmjet. Me interes janë në urë dy reliefe të gdhendura në dy blloqe të mbështetjes, nga ana e poshtme e lumit. Blloku i poshtëm tek themra e qemerit, me përmasa 50x115cm ka një kalë pa samar (në lëvizje) me relief 8 cm, kurse blloku i sipërm me përmasa 52x75cm ka të gdhendur në relief një kalë me samar në lëvizje.

Lidhur me datimin e urës së Grabovës duke marrë për bazë qemerin punuar me blloqe 30 e 40 cm në anollogji me disa ura të ndërtuara nga romakët në Itali siç janë ura e katërt në Folinjo (Peruxhia), ura e Piorakos në Maçerata, ura mbi Anjenë në Agosta të Romës etj. datuara në kohën e perandorit August (30 p.e.sonë. -14 e.sonë.), mendojmë se ura e Grabovës është objekt i kohës së Augustit dhe ndoshta pikërisht i dhjetë vjeçarit të parë të shek. I e.sonë, kur perand Oktavian Augusti ndërmori ekspeditat në Iliri kundër kryengritjeve antiromake të fiseve ilire, kryesuar nga dy Batot, i disidiatëve dhe i brenkëve, dhe nga Pimesi.

Veç urës së Grabovës në Shqipëri ruhen dhe gjurmë nga disa ura të tjera me një qemer.
Mbi Vjosë në dalje të Këlcyrës, rreth 5 km në drejtim të urës së Dragotit ruhen gjurmët e ure të periudhës romake. Sot në këtë vend ndodhet një urë metalike e ngritur në vendi quajtur ura e Muço Hysos. Këtu në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XVIII u ndërtua një urë i udhëheqësi fshatar i këtyre anëve Muço Hyso, e cila u ngrit mbi themelet e një ure romake. A urën duhet të kenë kaluar rruga e hershme që lidhte luginën e lumit të Zagories dhe më në Greqinë me luginën e Vjosës. Sa hynte në luginën e Zagories rruga takonte kalanë antike të Lima në të majtë të Lumit të Zagories, karshi fshatit Limar. Nga ura ruhet një fragment në mbështet e djathtë. Gjurma është një bllok muri me përmasa 3.60m (ballë nga lumi) x 7.00m (në shkëm me një faqe të qartë me gjatësi 5.00 nga ana e tjefit të sipërm. Kjo faqe është ndërtuar me rrjeshta blloqesh me trashësi 28 dhe 40cm dhe me gjatësi nga 40 deri 80 e më shumë cm. Muri fuga të rregullta horizontale është ndërtuar me blloqe gëlqerore të latuar jo krejt rrafshit në faqet e dukshme, të lidghur me llaç gëlqëror të imët.

Kjo teknikë ngjan me atë të urës së Shën Xhovanit në Masa Martana të Peruxhias (Itali) e kohës së perandorit August. Mund ta datojmë kështu urën e Këlcyrës ne shekullin I e.sonë,  në këto anë, mbi lumin e Drinos, pak kur sa kalon pikën turistike të Ujit të Ftohtë të Tepelenës në drejtim të Gjirokastrës, ndodhet ura e Subashit. Ura mesjetare e Subashit (shek. XVII-XVIII), është ndërtuar mbi themelet e një ure të hershme, e cila në antikitet e mesjetë duhet ketë lidhur vendbanimet e Antigonesë dhe Paleokastrës me rrugën kryesore Vjosë - Drinos Greqi. Pasi më në jug gjatë Drinosit nuk vërehen gjurmë antike, ka shumë mundësi që rruga e luginës së Drinosit të hidhte lumin pikërisht mbi këtë urë dhe më tej të vazhdonte djathtas lumit për në Antigona, Labovë e Kryqit, Melan, etj. të gjitha vendbanime antike të luginës së Drinosit.

Gjurmët antike të urës së Subashit ruhen në mbështetjen e djathtë nga ana e bjefit të sipërm. fillimi i harkut të rrëzuar është me blloqe guri konglomerat me trashësi 50 cm. Këtu qemeri duket rreth 1 m i trashë. Nga themra drejt ardhjes së ujit është çarësi me bazë trekëndëshi punuar me dloqe konglomerat me fuga të rregullta horizontale. Pranë ujit duken blloqet konglomerat të themrës së qemerit të harkut me përmasa 50x120 cm lidhur me llaç të cilët krijojnë një mur të rregullt (tre rrjeshta). Shuarsi është realizuar me blloqe konglomerati me përmasa 40x50x50-80-90cm teknikë e ngjashme me atë të urës së Muço Hysos, kështu dhe gjurmët antike të urës së Subashit duken si të shekullit I e.sonë. Ura e Subashit duhet të ketë qenë me një qemer të madh mbi Drinosin me hapësirë rreth 18 m dhe gjerësi 4.25 m dhe nga të dy anët duhet të ketë pasur disa lemere më të vegjël për realizimin e mbushjeve në disnivelet rrugë - niveli i lumit.

Edhe në luginën e Osumit ruhen gjurmë ure nga periudha e pushtimit romak. Kjo është ura e Sharovës, rreth 1 km mbi Çorovodën, në lumin e Osumit. Këtej duhet të ketë kaluar rruga antike e luginës së Osumit, e cila lidhte bregdetin me fushën e Korçës nëpërmjet Beratit, bregut të majtë të Osumit, urës së Sharovs dhe malësisë së Oparit. Gjurmët e urës antike ruhen ne themelet e urës mesjetare, e cila edhe kjo është në gjendje rrënojë. Ruhen mbështetjet e qemerit nga të dy anët. Në bregun e djathtë ruhet 2.50m nga themra e qemerit. Nga qemeri me trashësi 3.40m ruhen 16 rrjeshta me blloqe guri të zi me lartësi 32 - 36 cm.

Në mbështetjen e djathtë ruhen 4 rrjeshta me blloqe gurë të zi me lartësi 28-38 cm dhe me gjatësi 40-70 cm. Nga teknika e punimit të qemerit edhe ura e Sharovës, me blloqe guri me fuga horizontale të dallueshme dhe me faqet e gurëve jo të lëmuara, duket e kohës së Augustit, e fillimit të shekullit të I të erës sonë. Tek kjo urë duken dhe gjurmë të riparimit të saj në periudhën bizantine si dhe riparime të periudhës së pushtimit turk, gjurmë që shihen qartë sidomos në mbështetjen e djathtë. Ura e Sharovës ka shërbyer dhe për lidhjen ndërluginore Vjosë - Kala e Prishtinës - Sharovë - Opar - luginë e Devollit - Grabovë - Gostimë - Shkumbin. Kështu ura e Sharovës veç rëndësisë për trafikun që lidhte paraq interes dhe për fazat e ndërtimit që mbart mbi vete.

Me mjaft interes nga urat me një qemer është ura e Kaurrit ose e Frëngut në fshatin Poshnj të Beratit, sot në gjëndje të restauruar (viti 1983), në shtrat pa ujë pasi prroi i dikurshëm e devijuar rrjedhën e tij. Ura e Poshnjës duhet të ketë qenë pjesë e rrugës antike, e cii tek ura e Kuçit shkëputej nga dega jugore e Egnatias Apolloni - Kuç - Lushnjë - Rrogozhinë rruga Egnatia dhe duke ndjekur anën e majtë të Seman - Osumit futej në Berat tek ura Goricës pasi merrte në Velabisht dhe rrugën tjetër antike Apolloni - Bylis - Dimal - Si në Velabisht. Rrugët e bashkuara hynin në Berat ndoshta rreth 300 m poshtë urës së Goricës, në bregun e majtë ruhen disa blloqe të mëdhenj gëlqerorë me trashësi 40-40 cm e gjatësi 71-80-115, ndoshta themelet e ndonjë ure antike ose gjurmë të një porti lumor pasi në vijim të sipër janë disa blloqe me faqe të punuara nga ana e lumit.

Ura e Poshnjës është ndërtuar me një qemer me tulla me trashësi 82 cm, dhe hapësirë 5 m. Tullat me trashësi 5-6 cm lidhen me llaç me ranë të imët 0-5 mm. Qemeri me tulla sipër tij ka një kornizë tulle 5 mm. Muret anash harkut janë punuar me blloqe guri gëlqerore të kodrës pranë. Blloqet në bregun e djathtë, bjefi i poshtëm janë me përmasa 21-27x44-85 cm ndërsa blloqet më të mëdha janë në mbështetjen e majtë; bjefi i sipërm. Këtu blloqet me faqet disi të rrafshuara, por me zgavra janë vendosur me një farë fugimi horizontal. Blloqet me trashësi kanë copa çakulli dhe tulla të thyera. Balli i qemerit dhe arkivolta kanë qenë të suvatuara me një shtresë 3 mm gëlqere të pastër. Kalldrëmi i urës është i shtruar me gurë kave gëlqeror me madhësi mesatare vendosur shtrirë. Vende-vende (nga bregu i djathtë) shikon gjurmë kalldrëmi me pllaka guri 60x70 cm me trashësi 25 cm shtrirë ratë, teknikë e ngjashme me kalldrëmet e periudhës romake (Dardhë, Llëngë).

Si element bazë përveç datimin e urës së Poshnjës merret tulla e përdorur në ndërtimin e harkut të urës. Tulla e harkut ka pëmasat 5-6 x 33 x 38 cm. Tulla të tilla hasen në mjaft ndërtime të antikitetit të vonë tek ne si në fazën e shek, VI të kalasë së Elbasanit në muret e shek. V-VI të kalasë së Durrësit etj. Kështu për datim të urës së Poshnjës do të jenë shekujt V-VI të erës sonë, pra rezulton e vetmja urë nga periudha e antikitetit të vonë e ruajtur tek ne. Këto ishin urat me një qemer të ruajtur nga periudha e pushtimit romak dhe antikiteti i vonë, gjithsej katër nga periudha romake - Grabova, e Muço Hysos, e Subashit dhe ura e Sharovës të gjitha të kohës së perandorit August (fillimi i shekullit I e.sonë) si dhe vetëm një e periudhës së antikitetit të vonë ura e Poshnjës e shekujve V-VI të erës sonë,.

Në zonën e Kavajës, në fshatin Bashtovë, rreth 800m në juglindje të kalasë së Bashtovës mbi lumin e Shkumbinit, në një pikë ku shtrati i lumit ka një gjerësi rreth 50 m ndodhen mbeturinat e tre këmbëve të urës antike të Bashtovës. Ura e Bashtovës, sot e rrënuar, ruan gjurmët e dy mbështetjeve në të dy brigjet si dhe mbeturina nga këmba e mesit në shtratin e lumit. siç shihet në mbështetjen e bregut të djathtë, ku duken qartë shenjat e fillimit të qemerit, ura e Bashtovës ka qenë me dy qemere ndërtuar me blloqe guri. Kjo urë e rrugës nga Apollonia në Durrës, që kalonte nëpër zonën e Divjakës nga qyteza e Babunjës (e shek. IV p.e.s.), është ndërtuar me blloqe guri të rregullt të gdhendur si në faqet e dukshme ashtu dhe në skaje. Blloqet japin fuga të drejta horizontale dhe vertikale. Këto blloqe me lartësi 20 cm, gjatësi 40-50 cm inkastrohen 20-38 cm në bërthamën e murit të këmbës, i realizuar me gurë formë çaklli të lidhura me llaç të shumtë . Kjo teknikë e punimit të urave me gurë të skuadruar (opux quadratum) me madhësi mesatare me trashësi 15 - 20 cm dhe gjatësi 30 - 40 cm me faqet e pastra e të rrafshta si dhe me fugat ndërmjet tyre të puthitura mirë, ku llaçi mezi dallohet, është karakteristikë për urat e perriudhës së perandorit Vespasjan (69-79 e.s.), në kohën e të cilit u ndërtuan mjaft rrugë dhe ura.

Po këtë teknikë ka dhe ura e Qukësit në lumin Shkumbin. Këtu zbret rruga e luginës së Shkumbinit për të kaluar hga malet e Polisit majtas lumit më të djathtë të lumit për në fushën e Prrenjasit.

Ura e Qukësit, me fazë dhe mesjetare me gjatësi rreth 70 m ka qenë me tre qemere guri. Gjurmët e periudhës së rrugës Egnatia ruhen në bregun e djathtë. Këtu shihen shenjat e fillimit të qemerit si dhe blloqet e fundit të themrës me përmasa 25-35 cm trashësi dhe 40-50 cm gjatësi. Qemeri me gjërësi rreth 2.7 m, ka gjurmë llaçi me zhavor deri 4 cm kokriza. Po e kësaj periudhë, pra e gjysmës së dytë të shekullit I e.sonë ka qenë dhe ura e Vjosës në Tepelenë, urë me disa hapësira me qemere guri ku ndahej rruga e luginës së Vjosës me atë që vazhdonte për në luginën e Drinosit. Nga ura e Tepelenës, e cila në mesjetë ka pësuar disa rikonstruksione, sot ruhen disa gjurmë të këmbëve me teknikën e asaj kohe. Dy ura të rëndësishme në kohën e funksionimit të rrugës Egnatia kanë qenë në Mirakë të Librazhdit, ura e Haxhi Beqarit dhe ura e Keçit. Nga ura e Haxhi Beqarit, pak më sipër se stacioni i Mirakës, gjithashtu me disa rikonstruksione gjatë mesjetës deri sa në kohën e pushtimit turk mori emrin ura e Haxhi Beqarit, prej periudhës romake vetëm një pjesë e mbështetjes në bregun e djathtë. Duken gjurmët e fillimit të qemerit me tulla me trashësi rreth 70 cm e gjerësi 4.20 m. Faqet e dukshme anësore të mbështetjes janë punuar me gurë mali të çrregullt me madhësi të ndryshme, me trashësi 25 - 35 cm e gjatësi 50-70 cm të ndërprerë një po një jo me brez tullash çift. Bërthama e murit është punuar formë butobetoni me gurë lumi të rrumbullakët 20 cm, 30 cm të derdhur në ilaç me gëlqere të pastër me ranë 0-15 mm (të imët). Tullat e përdorura në ndërtimin e urës së Haxhi Beqarit janë me përmasa 4 - 5 x 24 x 34 cm identike me  tullat e kanaleve të Durrësit antik të stacionit Ad Quintum në Bradashesh , të kanalit në sektorin D të Apollonisë, të gjitha të shek. II të erës sonë. Urat me tulla njihen dhe në territore të tjerë të perandorisë romake si ura mbi Limyrë në Lyki të Turqisë (shek. II-III e.s.) po kështu dhe një urë  në Milano. në një degë antike të rrugës së Sevezos (shek. III - fillimi i IV-ës).

Kështu ura e Haxhi Beqarit (faza më e hershme) mund të datohet si ndërtim i shekullit II e.s. Afër urës së Haxhi Beqarit, rreth 500 m më poshtë ndodhet ura e Keçit, sot në zall, pasi Shkumbini sot e ka devijuar shtratin e tij në drejtim të veriut . Kjo urë është ndërtuar me po atë teknikë dhe me po ato tulla si dhe ura e Haxhi Beqarit, kështu edhe ura e Keçit është ndërtim i shekullit II e.sonë. Si konstruksion ajo ka pasur tre qemere me tulla me hapësira rreth 15 m. Gjatësia e urës rreth 70 m.

Përgjatë Egnatias, mbi prroin Gurat e Zeza ndërmjet Dardhës e Xhyrës ndodhet një urë druri mbi shpatulla guri. Muret mbështetës janë punuar me blloqe guri pa llaç. Duke gjykuar nga përmasat e mureve bregorë ka mundësi që kjo urë e Via Egnatias, me hapësirë drite 6m duhet të ketë qenë me konstruksion druri që në fillim, megjithëse në mbështetjen e majtë me gjëfësi 4.3 m vërehen gjurmë të dyshimta të një fillimi qemeri.

Në luginën e Devollit, pranë fshatit Moglicë, në bregun e djathtë të lumit ruhen rrënojat e një ure të hershme, pjesë e rrugës antike të luginës së Devollit. Mbi këtë urë kalonte rruga antike e cila në Moglicë shkëputej nga Devollli dhe nëpër Opar dilte në luginën e Osumit për në Berat. Ruhet këmba në bregun e djathtë dhe një këmbë në mesin e lumit. Ura ka qenë ndërtuar me dy qemere me tulla e gurë. Muri është ndërtuar me gurë lumi të vegjël lidhur me llaç me ranë të trashë. Qemeri kryesor është ndërtuar me tulla dhe ka një trashësi të konsiderueshme 1.90 m. Qemeri në drejtim të bregut të majtë është prej gurësh me trashësi 90 cm. Janë përdorur gurë lumi në formë pllake.

Tullat e qemerit kryesor janë me përmasa 5 x 34 x 56 cm. Në objektet e Apollonisë janë përdorur tulla 6 x 28 x 56 cm tek biblioteka (shek. I - III) e.s. si dhe 6 x 23 x 45 cm dhe 6 x 24 x 43 cm tej Nekropoli 1 (shek. III e.s.) . Mundet që ura e Moglicës të jetë ndërtuar në shekullin III e.sonë, kur rruga e Beratit e luginës së Osumit njihej, përmendim kalanë e Zerecit pranë urës me origjinë nga antikiteti e me vazhdimësi romako-mesjetare dhe urën antike të Sharovës mbi Osum në Çorovodë.

Në përfundim mund të themi se me pushtimin romak në filllim tek ne u ndërtuan urat me një qemer Grabova, Sharova, Muço Hyso dhe Subashi të periudhës së Augustit (dhjetëvjeçari i parë i shek. I e.sonë). Gjithashtu në shek. I u ndërtuan dhe urat e drurit si ura e Topçiasit e Xhyrës, traditë kjo e njohur tek ne, përmendim urën antike të Bogdanit në Brataj. Teknika e ndërtimit  “opux kuadratum” që filloi tek urat në fillimin e perandorisë romake, pra me Augustin në vitin 36 para erës sonë, hyri tek ne së pari me realizime jo të përkryera si Grabova, Muço Hyso, Subashi, Sharova, të ndërtuara me blloqe 36-50 cm e me gjatësi nga 40-60-80 e bile më shumë se 100 cm me faqet e ashpra dhe me fuga horizontale të dallueshme, me trashësi më të madhe se 4 cm. Përjashtim në këtë fillim të opux kuadratum tek ne bën punimi i këmbëve të urës së Topçiasit ku gurët (më të hollë) janë punuar me rregullsi, me fuga të drejta dhe faqet veç gurëve të qarta.

Më vonë në fundin e epokës augustiane dhe po gjatë shekullit të parë sidomos në kohën e Vespasjanit (69-79 e.s.) teknika e blloqeve të punuar kuadratike arrinte një prefeksion. Gurët u zvogëluan në përmasa si dhe u punuan mjaft mirë. Blloqet me trashësi 20 - 35 cm e gjatësi deri 50 m u pastruan krejt në faqet si dhe u prenë drejt në skajet duke dhënë kështu një mur krejt të rregullt me fuga gjeometrikisht të drejta dhe të holla deri në 1 cm. Kështu janë tek në urat e Bashtovës, Tepelenës, Qukësit.

Ndërsa qemeri i fillimit të erës sonë punohej me blloqe me trashësi deri 45 cm. (Grabova), me përmirësimin e teknikës kuadratike qemerët filluan të punohen me gurë më të hollë 25 - 30 cm. Më vonë nga shek. II - III filluan urat me qemere tullash me tek ose dopio qemer siç u ndërtuan tek ne dy urat e Shkumbinit, Meglica dhe Poshnja (antikiteti i vonë).

 

 

 

info@balkancultureheritage.com