Shebeniku (Sibenik)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shebeniku (Sibenik)

~Marcin Czerminski

Shebeniku, si çdo qytet dalmat, trashëgon një mori të lavdishme luftërash, sulmesh dhe rrethimesh. Dhe këtu në skenë dalin kroatët, hungarezët, venecianët, princër të ndryshëm, madje dhe perandorë bizantinë. Siç dëshmojnë dokumente të shkruara nga Kreshimiri IV i Madh, në vitin 1066, dhe mbreti i fundit i kroatëve, Stefani II, në shekullin II, ky qytet ishte me famë. Pas vdekjes së Kolomanit, udhëheqësi venedikas Ordelaf Faletro, i cili ua mori hungarezëve pothuajse të gjithë Dalmacinë në vitin 1116, nuk i bindi dot shebenikasit që t’i nënshtrohen Republikës së Venedikut, prandaj ai e pushtoi me forcë fortesën dhe shkatërroi muret e qytetit.

Kur. vitin 1124 flota venedikase u nis për në Siri për të marrë pjesë në luftën e kryqëzatave, Stefani II, për të siguruar kurorën e të atit të tij, pushtoi pjesën më të madhe të qyteteve dalmate, duke përfshirë edhe Shebenikun. Por dy vite më pas, Dominik Michaeli, mbasi shkatërroi Belgradin dhe pasi u kthye nga fiishata e Sirisë, mori zotërimet që kishte humbur. Por kjo nuk zgjati shumë, sepse në vitin 1167, nën Stefanin III, Shebeniku përsëri mbeti në duart e hungarezëve, duke marrë sërish privilegjet e një qyteti të madh, si ai i Splitit dhe Traut (Trogir). Ky ishte një trofe i vlefshëm për faktin se Emmanueli, perandori i shteteve të lindjes, u josh për të pushtuar qytetin për një kohë të gjatë, së bashku me disa qytete të tjerë të Dalmacisë.

Në vitin 1301, Karli, mbreti i Napolit, u premtoi banorëve të Shebenikut proteksionin dhe privilegje në tregtinë me Italinë, vetëm e vetëm që ata t’i premtonin bindjen. Shebenikasit e hodhën poshtë këtë propozim, pasi jetonte ende protektori i tyre, Andrea III, mbreti i Hungarisë, i fiindit nga dinastia e Arpadëve. Në kohët e mëvonshme, Shebenikun e mori Rektorati Venecian (1342). Megjithatë, ai kishte administratën e vet dhe qeverisej me statutin e tij, deri në çastin kur Campo-Formio nuk e bashkoi atë me Monarkinë Habsburge, siç ndodhi me qytetet e tjerë të Dalmacisë.

Kanoniku Karabiç zbriti në tokë bashkë me mua dhe më çoi ••c hotel, i cili, për një qytet me popullsi prej shtatë mijë vetësh siç ëshië Shebeniku, ishte shumë i mirë dhe i pastër. Ai po shkonte tek kusheriri i tij, që ishte kujdestar në Knin, kryeqyteti i dikurshëm i Kroacisë. Më ftoi për të shkuar tek ai, por më parë qëndroi paksa inc mua për të më shoqëruar gjatë vizitës në zonat e bukura të Shebenikut. Vizitën e parë e bëmë në restorant, që nuk kishte pamje të këndshme, por nuk kishim ku të shkonim tjetër, pasi ishte i vetmi në qytet. Pastaj kaluam nëpër rrugicat e qytetit, nëpër ngushticat, nëpër shkallët e gjata që ngjiteshin dhe zbrisnin dhe, më në fund, ndaluam para një shtëpie të vjetër venedikase. Ajo ishte e thjeshtë, por shumë e bukur, me një konstruksion origjinal. Në katin e parë ishte restoranti. Ishte kreshmë, prandaj porosita gjellë që i përkisnin këtij riti. Për fat të keq përfundova në peshq të vegjël.

  • Keni ndonjë gjë tjetër? - e pyeta të zonjën e shtëpisë.
  • Zhaba, - ishte përgjigjja e saj.

Pra, ai që pëlqen zhabat për t’i ngrënë në ditët e Kreshmës, le të shpejtojë për në Shebenik!! Pasi u ngopa me zhaba, shkova tek peshkopi që, siç më thanë, ishte një arkeolog i famshëm. Për fat të keq nuk e gjeta në shtëpi dhe kështu nuk munda që të përfitoja nga fjalët e tij të ndritura. Por më vonë lexova disa artikuj të publikuar në “In notificationibus diocesalibus”. Kjo është një arkeologji e vërtetë, sepse çdo fjalë që ishte shkruar dilte nga gjuha hebraike dhe pothuajse çdo statujë ose ndonjë guralec dalmat, siç përshkruhej, origjinën e kishte prej kohërave biblike. Vikari i përgjithshëm i peshkopit, që me sa duket në dioqezë është figura më e shquar, një at françeskan, na mundësoi vizitën në katedralen e mbyllur, që ishte një mrekulli e bukurisë së arkitekturës.

Stili i ndërtimit të kishës së katedrales është një përzierjc e atij gotik me të rilindjes, ku në vetvete ka edhe diçka bizantine. Por megjithë këto stile të ndryshme, mbizotëron një harmoni e çuditshme. Ndërtimi i kësaj faltoreje zgjati mbi një shekull (1443-1555). Disa metra larg tokës, mjedisin e zbukuron kurora me buste (koka njerëzish) me dimensione më të mëdha se ato natyroret. Ato ndryshojnc me njëra-tjetrën, janë origjinale dhe kanë karakteristikat e tyre. Në hyrje, dyert anësore ruhen nga dy luanë të vendosur karshi njëri-tjetrit, ndërsa në kolonat e zbukuruara me basorelieve që ndodhen mbi ta qëndrojnë Adami me Evën. Me sa duket, kjo e fundit turpërohet më shumë, sepse është e zhveshur. Kasa e derës është bërë trefishe prej kolonash mermeri. Hyrja kryesore nga ana e veriut është punuar me shumë shije. Nga të dyja anët e saj ka kolona gotike, siç është edhe një galeri e vogël me kolona të holla elegante. Pranë kasës së derës, nga të dyja anët e saj, janë 5 buste të vegjël shenjtorësh, punuar nga një daltë profesionale dhe mbi ta janë dy dritare të rrumbullakta gotike.

Si brenda, ashtu dhe jashtë, përveç omamenteve prej mermeri, e gjithë kisha është ndërtuar me gurë të gdhendur. Anijatën kryesore nga dy anësoret e tjera e ndajnë shtatë harqe të mrekullueshëm gotikë, që janë ngjitur me njëri-tjetrin dhe duken si një trup i vetëm. Rreth e rrotull është një galeri e vogël, e cila, nëpërmjet shkallëve të nëndheshme, të lidh me banesën e peshkopit. Dhomën e Presbiteriumit’ e ngritur disa shkallë më lart, nga pjesa tjetër e kishës, e ndan një parmak prej mermeri.

Ai është i ngjashëm me atë që është në bazilikën e Shën Vavzhinit në Romë. Sipas zakonit të vjetër, pas murit ndodhen dhe dy salla për t’u lexuar besimtarëve leksione nga Ungjilli. Nga kisha e sipërme, disa shkallë të çojnë tek pagëzorja prej mermeri. Gjithë sistemi i ndërtimit dhe punimet plot bukuri të ornamenteve kanë një pamje të mrekullueshme, të denjë edhe për një njohës të zakonshëm.

Karshi katedrales, nga ana e veriut, në një shesh të pastër ngrihet një pallat venecian i stilit lombardez. Kjo është shtëpia më e bukur në gjithë Shebenikun. I gjithë ky vend, me noërtesat e veta, me sistemin dhe bukurinë e tyre më krijojnë përsnrypjen e njëjtë kur, për herë të parë, vizitova sheshin e Shën Markut në Venecia. Ndër shtëpitë dhe sheshet e ndryshme më tërhoqi vëmendjen një pllakë e madhe prej mermeri me shkrimin: Këtu ka lindur Nikolla Tomasseo. Ndonëse këtu gabohet, sepse Shebeniku ishte qyteti i parë pas Raguzës, në të cilën patën lulëzuar shkencat në bregdetin dalmat, megjithatë fama e këtij shkrimtari vlen shumë. Ai ishte filolog, filozof, politikan, kritik, historian, staticien, madje dhe novelist e orator, që la pas si trashëgimi të një pune 52-vjeçare letrare bibliotekën e tij me vepra të shquara. Mjafton të përmendim vetëm leksikun e tij të sinonimeve për t’i ngritur autorit një monument, madje do të thoja që vetë ai ta ngrinte këtë vepër. I lindur në vitin 1802, ai u nda nga jeta pak kohë më parë. Por ndoshta pak vetë e kanë ditur se ai ishte dalmat. Edhe unë, deri tani, e kam ditur se ai ishte italian dhe se kishte lindur në Itali.

Ndër disa kishëza të Shebenikut, ja vlen të shohësh bazilikën ffançeskane të Etërve Konventualë. Tavani i saj prej druri është i bukur, me ngjyra natyrore, ndërsa nga pikturat kuadrate të vizatuara prej një peneli jo të mirë, të bën përshtypje veçanërisht ajo e “Fjetjes së Shën Mërisë”, e cila duket sikur është ngjitur në tavanin e kishës. Disa piktura të shkollës italiane të vizatuara 

Ndër disa kishëza të Shebenikut, ja vlen të shohësh bazilikën ffançeskane të Etërve Konventualë. Tavani i saj prej druri është i bukur, me ngjyra natyrore, ndërsa nga pikturat kuadrate të vizatuara prej një peneli jo të mirë, të bën përshtypje veçanërisht ajo e “Fjetjes së Shën Mërisë”, e cila duket sikur është ngjitur në tavanin e kishës. Disa piktura të shkollës italiane të vizatuara “cinqecente”, të gjitha këto janë monumentet më të vlefshme artistike.

Me të mbërritur në manastirin ngjitur, mbretëroi një qetësi dhe përqendrim shpirtëror, sepse në këtë kohë atë po e vizitonte eprori i provincës. Megjithatë, më treguan sende që ia vlente t’i shikoje, midis të tjerave arkivin e manastirit dhe një numër të madh letrash dhe faqesh prej pergameni. Disa dorëshkrime ishin që (ë shekullit XIII, letra origjinale papi. diploma të epokave shumë të r. Ndërkohë murgjit nuk ishin gjendje të më përcaktonin pë-\’c -.isht se çfarë materialesh fshiheTm eventualisht në dhomën e këtij artdvi. Duke mos patur as kohë dhe as dëshirë për të thithur pluhurin e dokumenteve shumë të vjetër, me zor mora në dorë pa ndonjë interes një ose dy pergamenë. Pjesën tjetër të tyre po ua lë të tjerëve, për të hequr edhe ata kuriozitetin se mund të gjejnë aty ndonjë thesar të fshehur dhe shumë të çmuar për një historian dhe paleograf.

Para 500 vjetësh, nga ky manastir doli “njeriu i Zotit”, emrin e të cilit sot e nderojnë në altar. Ai ishte Nikolla Tavigliçi, nga një familje e njohur dhe e respektuar e Shebenikut. Ai vdiq si martir nga torturat e tmerrshme që i bënë myslimanët, pasi me kurajo dhe pa u lëkundur deklaronte se besonte tek Krishti. Ishte i lumtur që vdiq për shpëtimtarin e tij në të njëjtin qytet ku vdiq edhe Ai, në Jenizalem.

Shoku im shpejtonte të udhëtonte për në Knin, prandaj atë e shoqërova me këmbë për një copë rrugë anësore e të ngushtë që ndodhej jashtë qytetit. Kaluam nëpër rrugica të qytetit e në ato të fshatit dhe aty munda të shikoja se në çfarë varferie jetonin banorët e fshatit. Shtëpi pothuajse gërmadha prej gurësh, strehë të bëra nëpër shkëmbinj, pa oxhaqe, ku tymi dilte nga dyert. të çarat e çatisë dhe nga ato të mureve. Sikur të mos i shikoja m: sytë e mi, nuk do ta besoja se në to banojnë njerëz. Rreth këtyre shtëpive kishte kopshte. Por çfarë pemësh mund të rriten në këto toka ? Pra, kishte vetëm disa kaçube-pemë mollësh. Gjelbërimi aty-këta rritej në copëzat e tokës të mbuluar me gurishte. Kudo ku hidhje sytë shikoje vetëm gurë. I çuditur nga kjo pamje i thashë shokut 'im se isha i zhgënjyer!

Në përgjithësi për Dalmacinë nuk duhet gjykuar nga pamjet e bregdetit, - përgjigjet kanoniku. - Prandaj, i nderuar, duhet patjetër të shkosh në Knin dhe atje të njohësh rrethinat, që me siguri, do të të zhgënjejnë.

Shkuam edhe disa minuta në ngjitje dhe qëndruam në stacionin e trenit. Gjë e çuditshme: ndërkohë që kryeqyteti i Dalmacisë nuk ka hekurudhë, e kundërta, Shebeniku ka udhë të hekurta që atë e lidhin nga lindja me Dernishin dhe Kninin, ndërsa nga jugu me Splitin. Më vonë e kuptova arsyen e këtij transporti. Rrethina midis Shebenikut, Splitit dhe Alpeve Dinarike është më e gjera, më pjellorja dhe më shumë dinamike në gjithë Dalmacinë. Që nga kohët e hershme, këndej ka kaluar rruga kryesore që lidhet me Bosnjën. Nëpërmjet kësaj rruge, prodhimet e saj transportohen për në bregdet dhe prej andej në vende të ndryshme të botës me anije. Përveç kësaj, në Dernish është hapur një minierë qymyrguri, gjë që përbën pasurinë më të rëndësishme për gjithë vendin. Ai zëvendëson drutë e zjarrit që shpeshherë nuk sigurohen edhe me çfarëdolloj çmimi që të kenë. Për sa i përket Shebenikut, tregtia dhe industria aty janë pak të zhvilluara.

Punët më të rëndësishme me të cilat merren banorët e këtyre rrethinave janë: peshkimi, mbledhja e koraleve dhe sfungjerit, përkujdesja ndaj pemëve të vishnjes për prodhimin e pijes “Maraskina”, për manat, për prodhimin e krimbit të mëndafshit, dhe së fundi, kujdesi ndaj ullishteve e vreshtave. Prodhimi i drithrave me vështirësi mjafton për nevojat e brendshme. Në fshatin puro- sllav Zablace (Zablakica), që ndodhet një milje larg Shebenikut dhe shumë afer liqenit të kripur që quhet “Selina”, banorët rrisin “agave americana” dhe prej fijeve që nxjerrin prodhojnë materiale të trashë e të errët për gunat e tyre. Të tillë me këtë veshje pashë në mjafi raste, ku ato ishin qepur me shirita të kuq, bojëqielli ose të bardhë. Ato zbukurohen me kopsa të argjendta të rrumbullakta, të qepura në katër rreshta dhe të bëra me një punë shumë të saktë. Kjo është një punë e argjendarëve vendas dhe ka të ngjarë që të ketë kërkesa të shumta, sepse në gjithë Dalmacinë zbukurime të tilla përdoren si nga burrat, ashtu edhe nga gratë.

Në ishujt përreth rriten vreshtat që prodhojnë rrush për verëra shumë të mira. Ato ndoshta janë verërat më të mira në gjithë vendin dhe që me kurajo mund të rivalizojnë me verën “Madera” ose “Malaga”. Fatkeqësisht, rrushin që përdoret për lloje të ndryshme të verërave klasike, fshatarët e shtrydhin në mënyrë shumë primitive. Ata përziejnë Iloje të ndryshëm rrushi të cilësisë së lartë me rrush të cilësisë së dobët, duke ulur në këtë mënyrë edhe cilësinë e verës, gjë që ndikon për fshatarët edhe në uljen e klientelës. Përveç kësaj, për shkak të mungesës së fuçive të drunjta, ata e transportojnë verën me kacekë të çfarëdolloji, gjë që keqëson shijen e këtij nektari.

Në qytet dhe në periferi takova tipa të ndryshëm njerëzish, duke filluar nga ata me çehre delikate të bardhë si qumështi e deri në ata me çehre të bronztë, pothuajse të zezë si flokët e zinj, duke të lënë përshtypjen sikur kanë ardhur nga Afrika. Disa e mbulojnë kokën me shami të kuqe e me xhufkë të zezë, e cila është e vogël sa madhësia e pëllëmbës së dorës dhe nëpërmjet petaleve prej pëlhure kapen tek flokët me një shirit të hollë. Të tjerë mbajnë feste, çallma të kuqe me gërsheta të vogla që dalin mbi to. Për të ecur mbajnë shapka të sheshta prej lëkure ose stofi të trashë, si ato që mban popullsia e Malit të Zi. Ata veshin xhaketa treçerekshe të zeza, jeshile ose blu, të ngjashme me xhaketat tona të mbyllura në gjoks, me kopsa deri në grykë dhe të qepura me shirita të pamar me ar. Për veshje të poshtme, ata mbajnë brekushe turke, të gjera ose të ngushta si ato të hungarezëve që përfundojnë me shirita leshi me disenjo të çuditshme. Gjithashtu, ata veshin këpi- • prej lëkure me ngjyrë të verdhë ose të kuqe dhe mbajnë çorape të gjata prej leshi. Nuk bëjnë përjashtim as çiftja dhe as pistoieta, të zbukuruara me filingrana të ndryshme. Më parë ato i mbanin çdo ditë, ndërsa sot më rrallë. Në pajisjet e veshjeve hyjnë edhe kamat me rrip të gjerë e me ngjyra. Të gjitha këto e çojnë mendimin tim në Lindjen e Largët. Për më tepër, ato më thonë që të harroj se këtu jam në Evropë.

info@balkancultureheritage.com