Varoni na rrëfen se gratë ilire lindnin lehtë. Kur vinte koha e lindjes, largoheshin nga puna në fushë, lindnin pa ndihmën e askujt dhe menjëherë ktheheshin e vazhdonin punën, duke mbajtur fëmijën “sikur ta gjenin e jo ta lindnin”.
Lehtësia me të cilën gratë ilire i lindnin femijët, dhe që aq shumë e kishte habitur romakun Varon nuk ishte kurrsesi specifike për iliret, sepse me të njëjtën lehtësi lindnin të gjitha gratë në civilizimet e paurbanizuara. Fatkeqësisht ilirët para okupimit romak, e shumë kohë pas tij, ende nuk dalloheshin për diçka prej popujve të tjerë në të njëjtën shkallë të zhvillimit, e kjo ishte mortaliteti i madh i fëmijëve të vegjël. Carlo Marcheseti, i cili e gërmoi nekropolin e madh nga koha e hekurit te Mosti në Soçë (Santa Lucia) afër Tolminit, numroi 770 skelete fëmijësh (ose 28,15Ç) ndaj 1960 (ose 71,85Ç) të rriturish. Një situatë të ngjashine e kemi edhe më vonë në kohën romake, duke gjykuar simbas shënimeve për kohën e të varrosurve që i gjejmë në varrezat e kësaj periudhe. Nga analiza e të dhënave për moshën e të varrosurve në varrezat e periudhës romake mund të zbulohet gjithashtu edhe jeta mesatare e ilirëve në kohë. Kështu marrim vesh se jeta e mashkujve, mesatarisht ka zgjatur rreth 39 vjet, ndërsa te gratë 36. Në Panoni dhe në Norik, ku kushtet e jetës ishin relativisht më të mira se në viset malore të Ballkanit Perëndimor, meshkujt jetonin mesatarisht 43,15 vjet, ndërsa femrat 43,93 vjet. Nga këto monumente e dimë se në lliri kishte njerëz që jetuan nga 100, bile edhe 125 vjet (në Salonë).