Historia, jeta, kultura, simobelt e kultit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia, jeta, kultura, simobelt e kultit

~Aleksandar Stipčević

Zhvillimi i hershëm ekonomik, krijimi i formacioneve të para shtetërore dhe zgjerimi i luftrave midis grupeve të ndryshme të popullsisë, solli si rrjedhim përmirësimin e pajimeve të tyre luftarake. Përkrenarja është pjesë e këtyre pajimeve dhe u fut në përdorim në shek. VII p.e.sonë, dhe vazhdoi deri në shek. III p.e.sonë
Paftë brezi që paraqet skenë luftimi. Në reliev katër luftëtar, tre kalorës dhe një këmbësor, Pafta zë një vend të veçantë në repertorin e artit ilir.

Njohja jonë e ilirëve, e kulturës së tyre, e gjuhës dhe së kaluarës së tyre, bazohet në dy Iloj burimesh: në tekstet e shkruara të shkrimtarëve grekë dhe romakë dhe në materialet arkeologjike. Deri në shekullin XIX autorët bashkëkohorë, të cilët në veprat e tyre janë marrë me çështjen e ilirëve, kanë shfrytëzuar, shpeshherë në mënyrë; jokritike, gati ekskluzivisht, ato të dhëna që i kanë gjetur nëpër veprat e autorëvej antikë.

Në gjysmën e parë të shekullit XIX, e veçmas në gjysmën e dytë të atij shekulli, njohuritë për ilirët u pasuruan me një mori faktesh të reja — arkeologjike, filologjike, antropologjike e të tjera, të cilat bënë të mundshme që të krijohet një parafytyrim shumë më i saktë dhe më i gjithanshëm për ilirët nga ai që ka mundur të fitohet vetëm në bazë të shkrimeve të autorëve grekë dhe romakë.

Vetë ilirët, fatkeqësisht, nuk na kanë lënë kurrfarë dokumentacioni të shkruar për të kaluarën dhe për kulturën e tyre, dhe meqë fqinjtë e tyre të jugut, grekët, dhe ata të J perëndimit, romakët, nuk kanë pasur shumë arsye që t’i simpatizojnë dhe që në veprat e tyre t’i paraqesin në mënyrë më objektive, nëse jo edhe nga pozitat miqësore shumë gjëra nga ato që i shkruan ata për ilirët kanë një tingull antipatie dhe armiqësie, prandaj edhe joobjektivitetij Në konfliktet e përhershme me grekët, të cilët me anijet e tyre depërtonin në ujërat ilire dhe të cilët shfrytëzonin çdo rast që të zgjerojnë ndikimin e tyre tregtar dhe politik në tokat e banuara nga ilirët, dhe me romakët të cilët vetëm prisnin rastin e volitshëm që fuqinë e tyre të madhe ushtarake të cilën e patën ngritur në luftrat kundër fiseve italike, kundër grekëve, Italisë Jugore, Sicilisë, mandej Kartagjenës, ta shfrytëzonin për zgjerimin e ndikimit të tyre politik edhe në bregun lindor të Adriatikut,(ilirët nuk kanë mundur për historiografinë greke dhe romake të jenë asgjë tjetër pos “ferocissimae gentes” dhe “latrones”. Të paktë janë autorët antikë të cilët shkruan objektivisht për ilirët, por edhe më të paktë janë ata që shkruan me simpati. Në mesin e këtyre të fundit bën pjesë edhe autori i panjohur i shkrimit “Periegesis” nga fundi i shek. II para e.r., i njohur në shkencë si Pseudo- Skymnos, i cili për ilirët, në pajtim me idealizimin e Hipokratit të popujve primitivë, shkroi si për një popull plot virtyte, popullin që respekton perënditë, i cili është i drejtë dhe mikpritës. Me siguri do të jemi afër së vërtetës nëse themi se një idealizim i tillë i ilirëve është gjithashtu aq joobjektiv dhe i pasaktë sa edhe paraqitja e ilirëve si kusarë, siç i paraqitën autorët e tjerë.

Me shkatërrimin e botës antike u zhdukën edhe shkrimtarët të cilët interesoheshin për të kaluarën e ilirëve. Megjithatë emri i tyre nuk u harrua. Roli i madh që luajtën ilirët në kuadrin e Perandorisë Romake dhe fakti se me emrin e tyre u quajt një provincë shumë e rëndësishme romake, është shkak që emri ilir paraqitet edhe më vonë, në Mesjetë dhe në Kohën e re, veçmas nga shekulli XV e këndej për të quajtur popujt që jetonin në pjesët perëndimore të Siujdhesës Ballkanike.

Emri i famshëm i ilirëve është dashur që te popujt e ndryshëm sllavë, të cilët në Mesjetën e hershme u vendosën në Ballkan të shkaktojë dëshirën që të stolisen me të, kështu që në shekullin XII mund të shënojmë mendimin, i cili do të paraqitet më vonë shpeshherë, se ilirët e lashtë kanë folur gjuhën sllave (kronikani rus Nestor e të tjerë). Po këtë mendim e gjejmë gjithashtu edhe në veprën e njohur “II Regno degli Slavi” (1601) të dubrovnikasit Mavro Orbini, dhe si teori e rrumbullaksuar me përmbajtje pragmatike kjo teori paraqitet te Ludevit Gaji* dhe iliristët e tjerë në kohën e Rilindjes Popullore të Kroacisë. Argumentin e Gajit, natyrisht, nuk ishte vështirë ta rrëzosh,5 sepse ai as që është përpjekur qët’i japë bazë të fortë historike. Mirëpo, edhe pse atij, si dhe bashkëmendimtarëve të tij, u kishte mbetur shumë më tepër që të gjendet platforma politike për bashkimin e sllavëve të jugut se sa studimi i problemit të përmendur shkencor, Gaji edhe pa e ditur ia ka qëlluar një pjese të së vërtetës mbi marrëdhëniet e ilirëve dhe të sllavëve. Askush, sot, natyrisht as në ëndërr nuk do ta përkrahë “argumentin” romantiktë Ludevit Gajit, por hulumtimet e reja, siç theksuam edhe në hyrje - treguan se ekziston një fije e së vërtetës në atë teori, sepse ilirët e lashtë, duke i rezistuar pjesërisht, romantizimit në kohën e sundimit të gjatë romak, kanë vepruar si një nga elementet më të rëndësishme në etnogjenezën e sllavëve të jugut. Se megjithatë, vetë ilirët emrin ilir e morën më tepër nga shkaqe politike, e më pak nga që ishin të bindur në këtë se me të vërtetë janë pasardhës të ilirëve antikë, tregon edhe fakti se vetë lëvizja ilire nuk ndikoi në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e ilirologjisë. Thënë më saktësisht: hulumtimi i vjetërsisë ilire, qoftënë bazë të teksteve të shkruara antike, qoftë në bazë të monumenteve arkeologjike, nuk përjetoi kurrfarë zhvillimi që do të mund të lidhej me përdorimin e emrit ilir në kohën e Rilindjes Kombëtare Kroate.

Pavarësisht nga kjo interesimi për ilirët përjeton ngritjen më të madhe mu në shekullin XIX. Në gjysmën e parë të atij shekulli nuk mund të regjistrohet ndonjë punim më i rëndësishëm për ilirët, por qysh nga mesi i shekullit një varg autorësh, në veprat e veta, analizon gjurmët linguistike të pjesës perëndimore të Ballkanit, dhe paraqitet një numër gjithnjëe më i madh edhe i punimeve arkeologjike të mbështetura në hulumtimet e vendbanimeve dhe të nekropoleve ilire. Në mesin e hsitorianëve të asaj periudhe vend i veçantë i përket gjermanit Georg Zippel. i cili qysh në vitin 1877, botoi historinë më të hollësishme të ilirëve, të bazuar në burimet e shkruara, ndërsa në mesin e arkeologëve klasikë Theodor Mommsen, i cili në pjesën e tretë të veprës së vet të famshme “Corpus inscriptionum Latinarum” i tuboi të gjitha mbishkrimet e njohura deri atëherë të provincës romake Illyricum. Georg Hahni udhëtoi nëpër Shqipëri dhe shkroi veprën e vet interesante “Albanesische Studien (Bd. I-IIl, Jena, 1854) në të cilën ndërtë parët paraqet tezën se shqiptarët e sotëm janë autoktonë, gjegjësisht se rrjedhin drejt për drejt nga ilirët e lashtë. Një varg emrash të tjerë të mëdhenj të arkeologjisë, të linguistikës dhe të historiografisë po i kushton vemendje gjithnjë e më të madhe studimit të ilirëve. Në mesin e tyre është edhe hulumtuesi i famshëm anglez i Afrikës dhe Arabisë, RichardF. Burton, i cili si konsull anglez në Trieste, interesohet për fortifikimet dhe vendbanimet ilire në Istri, duke e informuar për to botën e atëhershme të ditur; mandej edhe anglezi, Artur J. Evans, i cili më vonë do të fitojë famë si hulumtues i Knossosit në Kretë, ka kaluar nëpër viset tona dhe i ka përshkruar me vëmendje shumë të madhe monumentet arkeologjike, të cilat arriti t’i shohë dhe t’i studiojë duke lënë në punimet e veta dëshmi të çmueshme për gjendjen e atëhershme të monumenteve. Carlo Marchesetti në fund të shekullit XIX hulumtoi sistematikisht nekropolat dhe kalatë (castellier) ilire në Istri dhe shkroi një nga sintezat e para për kalatë ilire, e cila është edhe sot e përdorshme. Në Slloveni disa arkeologë të njohur vendas (Alfons Mullner, Jernej Pecnik, Simon Rutar, Karl Deschmann) dhe të Austrisë (JozefSzombathy, Moritz Hoernes, Ernst Windischgratz, Gundaker Wurmbrand, FerdinandHochstetter, hulumtojnë gjurmët ilire dhe shkruajnë për to. Në Kroaci hulumtimet arkeologjike kanë traditë të madhe. Që në shekullin XVII kemi përshkrimet e para të muranave të varrezave ilire në kronikën e ujdhesës së Braçit, që e shkroi Vicko Prodici. Tradita e mbledhjes dhe e komentimit të mbishkrimeve romake është shumë më e gjatë, sepse me këtë disa njerëz (për shembull poeti Marko Marulic) si edhe të huajt u morën edhe në kohën e Renesansës. Moment vendimtar për zhvillimin e ilirologjisë në Kroaci ishte themelimi i muzeut në Split më 1818-1821), në Zarë më 1830 e veçmas në Zagreb (1846) si dhe themelimi i Komisionit Qendror për hulumtimin dhe për ruajtjen e monumenteve artistike dhe historike (Zentralkomimission zur Erforschung und Erhaltung der Kunst-und historischen Denkmale) në Vjenë në vitin 1856 dhe të Shoqatës Arkeologjike të Kroacisë më 1878 në Zagreb (krijuar nga Shoqata e vjetër për Historinë Jugosllave). Frane Bulic është personaliteti qendror i arkeologjisë në Dalmaci ndërsa S. Lubic drejtor i Muzeut Popullor në Zagreb. Mbas vdekjes së Sime Lubic-it në arkeologjinë kroate dominon personaliteti Josip Brunsmid nga Vinkovci, profesori i parë i arkeologjisë në Universitetin e Zagrebit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ilirologjia fitoi ngritje vendimtare me themelimin e Muzeut të vendit në Sarajevë (1888) dhe me ardhjen në vend të drejtorit të tij, Ciro Truhelkës, punëtorit të palodhshëm dhe të gjithanshëm, me meritën e të cilit shpejt mbi gjurmët ilire në Bosnje dhe Hercegovinë u informua tërë bota shkencore. Në të vërtetë ishte meritë e tij që u bënë gërmimet në një nga vendbanimet më të rëndësishme ilire në Donja Dolina afer Bosanska Gradishkës dhe që nekropola e madhe tumulare në fushën e Gllasincitmbas rezultateve sensacionale që i arriti Truhellka në hulumtimin e tyre, u bë sinonim për kulturën e ilirëve të periudhës parahistorike. Franjo Fiala, Vacllav Radimsky, Vejsil Curcic, Karl Patsch, Dimitrije Sergejevski dhe një varg arkeologësh të tjerë bënë gërmime të mëdha sistematike arkeologjike dhe vunë bazat njohjes së antikiteteve ilire në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mihailo Valtrovici është pionier i ilirologjisë në Serbi, mirëpo aktivet më i madh në këtë fushë në Serbi nuk është zhvilluar derisa u paraqit emri i madh i arkeologjisë serbe dhe i historisë antike, Nikola Vulic, veprimtaria e të cilit vetëm më vonë, në gjysmën e parë të shekullit XX, do të rezultojë me punime shumë të rëndësishme.

Deri në fund të shekullit XIX arkeologjia në shumë drejtime zgjeroi njohuritë shkencore për ilirët, për kulturën e tyre materiale, për vendbanimet e tyre, doket mortore, besimin dhe mënyrën e jetës së tyre. Shënimet e pakta për ilirët, veçmas ato që kanë të bëjnë me doket e tyre, me armët, me anijet e të tjera të ngjashme, që i hasim te autorët antikë, janë plotësuar tashmë me shënime të reja, të cilat bëjnë të mundshme që të bëhet rindërtimi i vendbanimeve në të cilat kanë jetuar ilirët në hapësira të ndryshme gjeografike, vendbanimet dhe fortifikatat e tyre, që të njohin almiset me të cilat kanë punuar tokën, objektet të cilat gratë ilire i kanë mbajtur si stoli, armët të cilat i kanë pasur luftëtarët ilirë në fushatat luftarake si dhe shumë objekte të tjera, të cilët janë origjinale, me gjuhën e kuptueshme na kanë folur për ilirët. Një numër i madh mbishkrimesh të varreve e të tjera nga periudha antike të cilat i kanë gjetur arkeologët kanë mbajtur emrat si Teuta, Pinnes, Gentius e shumë të tjerë, të cilat janë të njohur fare mirë edhe nga tekstet e autorëve grekë e romakë, ndërsa shumë personalitete historike, si është për shembull, konsulli romak Cornelius Dolabella, për të cilat më parë ka mundur të shkruhet vetëm në bazë të asaj që kanë shkruar Ciceroni, Apiani ose ndonjë autor tjetër romak, paraqitet tashmë edhe në mbishkrime - në ato dëshmi të prekshme të pranisë së tyre dhe të veprimit të tyre në truallin tonë.

Ajo që filloi në shekullin XIX vazhdoi edhe më intensivisht në shekullin XX. Së pari bën përparim të dukshëm arkeologjia, metodat e saj të gërmimeve dhe të studimeve të objekteve arkeologjike. Një numër i madh arkeologësh, si të vendit ashtu edhe të huaj, zbulojnë sistematikisht antikitete materiale të ilirëve dhe në bazë të këtyre objekteve po zgjidhen ose po bëhen përpjekje të zgjidhen, shumë gjëra të panjohura që kanë ekzistuar. Kështu, për shembull, ka rëndësi të veçantë çështja ende e pazgjidhur e origjinës së ilirëve, çështja e përkatësisë të ndonjë fisi ilir, etnosit ilir, çështja e raporteve të ilirëve me popujt fqinj (veçmas me grekët), çeshtja e monedhave që i kanë farkuar disa qytete ilire, sundimtarët ose fiset, mandej çështja shumë komplekse e romanizimittë ilirëve, gjegjësisht e paraqitjes së atij romanizimi në visetë ndryshme ilire, çështja e lidhjeve tregtare me rajonet rreth e rrotull, mandej gjurmët e ilirëve dhe të kulturës së tyre materiale e shpirtërore në kulturat e mëvonshme të Ballkanit etj. Zbulimi i shumë reliefeve, veçmas të atyre nga Perandoria e vonë, kanë sqaruar artin dhe besimin e ilirëve të asaj periudhe, ndërsa numri i madh i mbishkrimeve në gjuhën greke dhe latine, në të cilat paraqiten emrat autoktonë dhe emrat e perëndive vendase u dhanë filologëve një material të çmueshëm për njohjen e onomastikës ilire e me këtë edhe të vetë gjuhës ilire.

Krahas arkeologëve një kontribut të madh për njohjen e ilirëve dhanë edhe filologët. Edhe linguistët me ilirët nisën të merren në shekullin XIX, kështu që në mesin e atyre që shkruan për ilirët, gjegjësisht për gjuhën e tyre, mund të numërohen edhe emra të mëdhenj, si Carl Pauli, Herman Hirt, Norbert Jokl e të tjerë dhe veçmas Paul Kretschmer, i cili në veprën e vet të famshme “Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache”, Gdttingen, 1896 fq. 244-182, dha i pari një pasqyrë sintetike të gjuhës ilire.

Datë e rëndësishme për studimin e gjuhës ilire është edhe paraqitja e dy librave të filologut gjerman Hans Krahe, ekspertit më të mirë dhe më me meritë të gjuhës ilire. Atajanë “Die alten balkanillyrischen geographischen Namen”, Heidelberg, 1925 dhe “Lexikon altillyrischer Personennamen”, Heidelberg, 1929. Duke u nisur nga supozimi i gabuar se ilirët kanë jetuar në një rajon shumë më të gjerë gjeografik, Krahe në ata libra, paraqitet si propogandues i panilirizmit, kështuqë në repertorin e vet të emrave ilirë ka radhitur edhe shumë emra italikë, grekë, keltë e emra të tjerë. Megjithatë është meritë kryesore e tij se ka mbledhur në një vend materialin që është i vetmi që ka mbetur nga gjuha ilire: emra vendesh dhe njerëzish. Në shumë punime të tij të mëvonshme, e sidomos në veprën e tij themelore “Die Sprache der Illyrier”, Bd. I, Wiesbaden, 1955, Krahe dha çdo gjë që mund të jepej me metodën e atëhershme. Para se të vdiste i rishikoi idetë e veta panilire, por megjithatë duke mos arritur të përpunojë hollësisht pikëpamjet e veta të reja më hollësisht.

Një kontribut të madh për gjuhësinë ilire i dha filologu kroat Anton Mayer, veçanërisht në veprën e vet kapitale “Die Sprache der alten Illyrier”, Wien, 1957 - 1959, Bd. I-II, mandej Petar Skoku, HenrikBaric, lon I. Rusu e të tjerë, ndërsa viteve të fundit, i pajisur me metoda të reja gjuhësore, po punon me shumë sukses në studimin e gjurmëve të gjuhës ilire Radosllav Katicic.

Një numër i madh revistash arkeologjike, ose ato që botojnë punime arkeologjike, dëshmojnë për përparimin e madh të ilirologjisë në shekullin e kaluar dhe në këtë të tashmin, kështu që, bile edhe një pasqyrë e këtillë e historisë së kësaj shkence do të ishte jo e plotë sikur të mos përmendeshin disa prej këtyre revistave.

Në Bosnje dhe Hercegovinë rol posaçërisht të rëndësishëm pat dhe ka ende revista Glasnik Zemaljskog muzeja, që filloi të botohet në vitin 1889 dhe që botohet edhe sot. Për nga numri i punimeve ilirologjike dhe simbas për nga rëndësia që ka luajtur dhe po luan ende për zhvillimin e kësaj disipline shkencore, me këtë revistë nuk mund të krahasohet asnjë revistë tjetër. Punimet më të rëndësishme nga kjo revistë u përkthyen në gjuhën gjermane dhe u botuan në revistën Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien undder Hercegovina, e cila doli në Vjenë që nga viti 1893 deri më 1916, kështu që me rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Bosnje e Hercegovinë ka mundur të njihet tërë bota e atëhershme shkencore.

Në Kroaci ka rëndësi të veçantë Bullettino di archeologia e storia dalmata, ku Frane Bulic, Josip Alacevic, Oskar Hovorka dhe shumë të tjerë në kohën më të vjetër, kurse më vonë Mihovil Abramic, Grga Novak, Dujo Rendic - Miocevic, Mate Suic Ivan Marovic dhe të tjerët, kanë paraqitur rezultatet e studimit ilir në Dalmaci. Numri i parë i kësaj reviste doli qysh më 1878 dhe me ndërprerje të shkurtra del edhe sot (prej vitit 1920 me titull Vjesnikza arheologiju i historiju dalmatinsku). Vetëm një vit mbasi doli kjo revistë në Zagreb nis të dalë revista tjetër, më e rëndësishmja arkeologjike, në Kroaci - Vjesnik Hrvatskog arheoloskog drustva. Përveç këtyre dy revistave qendrore arkeologjike në Kroaci botohen edhe disa revista të tjera arkeologjike si janë Diadora në Zarë (prej vitit 1959), Arheoloski radovi i rasprave në Zagreb (prej vitit 1959), Opuscula archaeologica, në Zagreb (prej vitit 1956) etj. Veçmas duhen përmendur edhe dy revista të rëndësishme për shkak të numrit të madh të punimeve për antikitetet ilire. Këto janë Atti e memorie della Societa istriana di archeologia e storiapatria, që më parë dilte në Poreç (1885-1918), e mandej në Pulë (1927-1940), me raporte për gërmimet në kalanë ilire Nesactium (Pjetro Stikoti, Alberto Puschi) dhe në lokalitetet e tjera, si de Bollettino della Societa adriatica di scienze naturali që botohet në Tireshtë prej vitit 1876 me një numër të madh punimesh për vendbanimet ilire në Istri nga K. Marchesetti.

Në Slloveni në shekullin e kaluar dolën disa revista, të cilat botuan materiale ilire (Carniola, Argo, Izvestja muzejskega drustva za Slovenijo), por më e rëndësishmja është Arheoloski vestnik, të cilën prej vitit 1950 e boton Akademia Sllovene e Shkencave dhe Arteve e Lublanës, revistë që është bërë një nga revistat kryesore jugosllave me punime nga ilirologjia. Duhet theksuar veçmas punimet e shumta të Josip Korosec-iC France Stares, Stane Gabrovcit, Stanko Pahic-it dhe të shumë arkeologëve të tjerë bashkëkohorë, në të cilat paraqiten rezultatet e gërmimeve të rëndësishme arkeologjike, që u bënë në atë periudhë në SHoveni.

Starinar (prej vitit 1884), revistë e Shoqatës Serbe të Arkeologëve, është revista qendrore arkeologjike në Serbi dhe veçmas në serinë më të re, të mbasluftës, ka botuar një numër të madh punimesh mbi hulumtimet e lokaliteteve ilire si dhe artikuj teorikë për ilirët (Milutin dhe Draga Garasinini, Branko Gavela etj.).

Nga revistat që dalin në Maqedoni më e rëndësishmja është Ziva antika (Shkup, prej vitit 1951), me punime autorësh nga tërë Jugosllavia dhe nga bota (R. Katicic, D. Rendic — Miocevic etj)

Këtë numërim përmbledhës të revistave arkeologjike që botohen në Jugosllavi po e përfundojmë me revistën Archaeologia lugoslavica (prej vitit 1954) të Shoqatës së Arkeologëve të Jugosllavisë e cila në gjuhë të ndryshme boton rezultatet më të rëndësishme të arkeologjisë, edhe të ilirologj isë në Jugosllavi.

Në vendin, mbi të cilin ka shumë fakte në tekstet e shkrimtarëve antikë dhe në të cilin zhvillohen disa ngjarje më të rëndësishme nga historia ilire - në Shqipëri, deri para një kohe nuk ka pasur as arkeologë dhe gjuhëtarë të vendit, të cilët do të hulumtonin lokalitetet e shumta dhe mjaft të pasura arkeologjike si dhe të anaiizohen mbishkrimet në të cilat paraqiten emrat ilirë, e as revista arkeologjike të vendit. Tani ekzistojnë edhe ekspertët (Skënder Anamali, Selim Islami, Hasan Ceka, Muzafer Korkuti, Vangjel Toçi, Frano Prendi etj.) dhe revistat (Studime historike, Studime Filologjike, Studia Albanica, Iliria), ndërsa rezultatet e arritura në dy dekadat e fundit treguan atë që edhe më parë është marrë me mend - se ilirët që kanë jetuar atje kanë qenë në shumë pikëpamje (urbanizmi, rregullimi shoqëror, prodhimi i qeramikës, farkimi i monedhave etj.) më të zhvilluar se ilirët e tjerë.

Arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Jugosllavi, në Shqipëri, në Austri, në Gjermani dhe në vende të tjera po studiojnë intensivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë gjithnjë e më sistematike dhe më të organizuar trashëgiminë e pasur që na kanë lënë ilirët. Në tri dekadat e fundit studimi i anëve të ndryshme të jetës së ilirëve të lashtë ka dhënë rezultate të mëdha: po bëhen gërmime arkeologjike me përpjesëtime të gjera, po botohen revista të reja dhe po themelohen institucione të ndryshme për stiidimet ilire (në mesin e tyre bën pjesë edhe Qendra për Studime Ballkanologjike në Sarajevë, institucion shumë aktiv, në krye të të cilit gjendet eksperti i njohur Alojz Benac). Kjo është koha kur gjithnjë e më shumë po paraqiten punime përmbledhëse e sintefizuese për ndonjë temë ilirologjike, bibliografitë e para, pasqyrat e para të përgjithshme tëjetës dhe të kulturës së popullit të lashtë të Ballkanit."

Preardhja e emrit Ilir

Simbas një legjende të lashtë greke të cilën e shënoi Apolodori, Illyrios, kryefisi i fisit ilir, është i biri i fenikasit Kadmi dhe i së shoqes së tij Harmonisë. Me urdhërin e babait të tij, Agenorit, mbretit të fenikasve, Kadmi u detyrua të niset për ta gjetur motrën e vet Evropën, të cilën e kishte rrëmbyer Zeusi. Mbas shumë bredhjeve, duke mos munduar të vendoste që të kthehej pa kryer punën në atdhe së bashku me shokët e vet është ndalur në Beoti të Greqisë dhe aty themeloi qytetin Teba. Duke u martuar me Harmoninë, me të bijën e perëndisë së luftës, Aresit dhe perëndeshës Afërdita, Kadmi shkoi me urdhërin e profetit në mesin e enkelejve ilirë dhe u bë mbret i tyre. Aty, në tokën e ilirëve, i lindi i biri Illyrios, simbas të cilit ilirët morën emrin. Në pleqëri Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinj dhe në atë formë vazhduan të jetonin në fushat e Elizesë.

Kjo është përmbajtja e shkurtër e legjendës e cila ilirët i ka vënë në mitologjinë e grekëve të lashtë. Në trajtimin tonë do të kthehemi përsëri në këtë legjendë, sepse domethënia e saj për të kaluarën më të lashtë si dhe për religjionin e ilirëve është e shumëfishtë. Tani për tani ne na intereson vetëm Illyriosi, ky person mitologjik simbas tëcilit ilirëtkanë marrë emrin. Në legjendën për Kadmin Illyriosi është i lidhurngusht me gjarpërin: ai e kishte mbështjellë menjëherë mbas lindjes, duke përcjellë kështu nëtë aftësinë e vet magjike. Filologjia bashkëkohore po përpiqetgjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikëpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë. Gjermani. Gruppe i pari e solli në lidhje emrin Illyrios me fjalën greke kthehem, mbështillem, kurse kjo fjalë nxirret nga rrënja u el = sillet, kthehet.1 Filologu slloven Karel Ostir gjithashtu ka ardhur në përfundimin se në këtë emër fshihet gjarpëri. Arsyetimin për këtë e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik te hetitët indoevropianë kanë pasur emrin nga e njëjta origjinë. Ai gjarpër është quajtur Illurjanka dhe vërtet është vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjashmëria me emrin ilir. Gjarpëri, si do të shohim, ka pasur rol shumë të madh në mitologjinë ilire dhe është e sigurt se nuk është gjë e rastit që emri ilir mund të lidhet me emrin e kësaj gjallese.

Megjithatë, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir, si është, për shembull, ai që e ka paraqitur Julius Pokorny dhe e pranuan disa nga filologët e tjerë (Paul Kretschmer) dhe arkeologët, sipas të cilit ilirët janë “banorët rreth lumit Iller” (degë e Danubit afër Ulmës në Gjermaninë Jugore). Një shpjegim, mjaft naiv, por që shpeshherë citohet, e dha arkeologu Ciro Truhelka, sipas të cilit emri ilir mund të shpjegohet me fjalën shqipe i lirë. Përveç kësaj ekziston edhe mendimi se emri ilir nuk ka origjinë indoevropiane, por paraindoevropiane (“pellazgjike”).

Etimologjia e emrit ilir - këtu po e përfshijmë shpjegimin që e dha C. Truhelka — përveç domethënies filologj ike ka domethënie shumë më të gjerë, sepse kjo çështje është e lidhur me teoritë mbi origjinën e vetë ilirëve, gjegjësisht me etnogjenezën e tyre.

Etnogjeneza e Ilirëve

Formimi i etnosit ilir dhe origjina e tyre është temë e shumë shqyrtimeve në të cilat janë paraqitur teori shumë të ndryshme për këtë çështje të rëndësishme të arkeologjisë ilire dhe në përgjithësi evropiane. Vështirësitë që të formulohet dhe që të dëshmohet në pikëpamje shkencore cilado nga teoritë e paraqitura deri tani janë vështirësuar edhe me futjen e momenteve jashtë arkeologjike dhe jashtëshkencore të cilët nganjëherë kanë bërë të pamundurën vlerësimin drejt edhe të fakteve arkeologjike, gjuhësore dhe historike. Momentet jashtëshkencore janë të pranishme edhe në disa prej teorive më të vjetra mbi origjinën e ilirëve, janë të pranishme deri diku edhe sot në diskutimet e disa autorëve, prandaj nganjëherë është vështirë, në punimet e tyre, të shihet ajo që është shkencore prej asaj që është aprioriste.

Na duket se vështirësia kryesore është në krijimin e një teorie mbi etnogjenezën e ilirëve mbasi nuk ekziston mendimi unik për atë se cilat fise, që janë të njohura nga burimet e antikes, mund të konsiderohen ilire dhe cilat janë elemente etnike që kanë ndikuar në formimin e etnosit ilir. Njohuritë tona të sotme të arkeologjisë ilire, të kulturës ilire materiale e shpirtërore, të onomastikës etj. tregojnë se për ilirët si një popull të bashkuar, në pikëpamje etnike kompakt dhe të formuar, nuk mund të bëhet fjalë fare.Nëtë vërtetë hulumtimete viteve të fundit potregojnë gjithnjë e më bindshëm kuptimi i emrit ilir duhet marrë si përzierje e elementeve heterogjene ndonëse të ngjashme, etnike, që nuk janë shkrirë plotësisht në një entitet unik etnik dhe që qartas nuk kanë pasur origjinë të njëjtë. Në të vërtetë, ky fakt i fundit na detyron të flasim jo për etnogjenezën e ilirëve, por për etnogjenezën e disa elementeve etnike, të cilat kanë ndikuar në formimin e atij elementi etnik, që ne sot, ndoshta edhe pa arsye, e quajmë ilir. Ky konstatim tërheq me vete edhe konkluzionin se zgjidhjen të cilën shkenca mund të na e japë për origjinën e një grupi ose të shumë grupeve etnike duhet të vlejë edhe për grupet ose fiset prej të cilave përbëhet etnosi ilir.

Në mesin e teorive mbi origjinën e ilirëve një popullaritet të madh, si në mesin e gjuhëtarëve, ashtu edhe në mesin e arkeologëve, e ka pasur deri tani vonë teoria mbi ilirët si krijues të së ashtuquajturës kulturë të fushave të urnave (Urnenfelderkultur), veçmas të degës së saj, të cilën arkeologët e quajnë kulturë Iluzhicase. Sipas kësaj teorie, të cilën së pari e kishte formuar arkeoiogu gjerman Gustav Kossinna i dhe e përfaqësuan në mënyrë më besnike arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny5 themeluesit e kulturës së kohës së bronzit të fushave të urnave kanë qenë protoilirët prej të cilëve në periudhën e hekurit janë zhvilluar ilirët) Qendrat më të hershme protoilire kanë qenë në rajonin e Lluzhicës në Gjermani. Rreth 1200 vjet para e.r., e ndoshta edhe më herët, kanë filluar dyndjen e tyre nga Galia, Spanja, dhe nga Ballkani, duke shkaktuar turbullira të mëdha, të cilat më se një shekull e kanë tronditur Evropën. Me përhapjen e tyre të furishme në ato rajone kanë shkaktuar edhe lëvizjet, në formë zinxhiri, të shumë popujve të tjerë, ndërsa depërtimi i tyre në Ballkan shkaktoi shpërngulje të mëdha në drejtim të Greqisë, që në shkencë janë të njohura si dyndje dorike ose të Egjeut. Në pikëpamje arkeologjike, vërtet është fare lehtë të vërtetohet depënimi i bartësve të kulturës së fushave të urnave në drejtim të rajoneve të përmendura në Evropë. Kah Ballkani depërtimi i tyre mund të përcillet në bazë të kulturës materiale dhe të riteve të varrosjes së të vdekurve deri në jug të Savës e të Danubit, por disa elemente të kulturës së tyre mund të identifikohen edhe në Bosnjen Qendrore, bile edhe më tutje kah perëndimi. Prandaj pa dyshim, mund të thuhet se bartësit e kulturës së fushave të urnave, duke rënë në kontakt me popullsinë që më parë jetonte në viset veriore të Ballkanit dhe duke u përzierë me të, ndikuan në procesin e etnogjenezës së ilirëve. Ky fakt i pamohueshëm i ka sjellë shumë filologë në konkluzione të pasakta, kështu që ilirëve ua kanë mveshur rolin e forcës kryesore nxitëse në Evropën e epokës së bronzit. Me studimin e toponimeve dhe të antroponimeve në viset perëndimore të Ballkanit dhe me zbulimin e materialit të ngjashëm të emrave në viset e tjera të Evropës dhe duke u nisur nga supozimi se në ata eçira nëpër Evropë duhet shikuar dëshmitë mbi dyndjet e protoilirëve të Lluzhicës, gjuhtarët i zbuluan ilirët gjithkund ku arkeologët mundën të identifikojnë praninë ose ndikimin e bartësve të kulturës së fushave të umave, bile edhe atje ku ndikimet dhe prania e tyre nuk ka ekzistuar. Ky panilirizëm të cilin disa gjuhëtarë më të matur, si është Vittore Pisani, e karakterizuan si “qesharak” dhe si “sëmundje”, ka mbizotëruar një kohë të gjatë, sidomos në mesin e gjuhëtarëve, por është i pranishëm edhe sot e kësaj dite në radhët e disa gjuhëtarëve (Giulio Banfante, Hans Krahe, në punimet e hershme) dhe te arkeologët. Në tendencat panilire në filologji duhet përmendur edhe teorinë e ekspertit të njohur bullgarpërgjuhëtballkanike Vladimir Georgiev i cili mbrontezën se krijuesite kulturës kreto-mikene qenë ilirët (më saktësisht: protoilirët),6 të cilën edhe paniliristi H Krahe e vlerësoi si fryttë një fantazie.7 Arkeologu gjerman KarlSchuchhard mendoi se bartësit e qeramikës neolite thrakase (në të cilën përmend edhe qendrën e njohur të Vinçës afër Beogradit) janë parailirët (Urillyrier), të cilët më vonë nën ndikimin e indoevropianëve janë indoevropizuar. Simbas Schuchhardit, qeramika me stoli thrake ka ardhur në zonën danubiane dhe në Ballkan nga Gjermania Juglindore, ndërsa bartësit e saj parailirët depërtuan në dyndjet e tyre në drejtim të Jugut deri në Greqi, kështu që edhe Odisea i Homerit për nga kombësia është ilir.8 Më së largu në këto kombinime panilire shkoi R. Heine - Geldern, sipas të cilit ilirët, diku rreth shekullit IX - VIII para e.r. morën pjesë në një dyndje që i çoi deri në Mongoli, në Kinë dhe në Indi.

Si reaksion, në radhë të parë ndaj teorisë për origjinën lluzhicase të ilirëve, por edhe si rezultat i gjurmimeve të reja arkeologjike në Ballkanin Perëndimor, lindi teoria autoktone simbas së cilës kultura ilire është formuar në këtë truall në bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit. Josip Koroseci, Francë Starë, Alojz Benac etj., duke studjuar materialet arkeologj ike të gërmuara në disa vendbanime me shtresat më të vjetra të epokës së bronzit dhe me ato më të reja ilire (Zecovi afër Prijedorit, Ptuj) konkluduan se nuk ka ekzistuar kurrfarë ndërprerje kulturore midis atyre shtresave, prandaj mund të flitetedhe për kontinuitetin etnik midis bartësve të kulturave të epokës së bronzit dhe të asaj të hekurit në Ballkan. Vërtetimin e këtij konkluzioni e kanë parë në faktin se format e disa enëve ilire të qeramikës mund të lidhen në pikëpamje gjenetike drejtpërdrejt me format më të vjetra nga periudha e bronzit. Një autoktonizëm të ngjashëm po e zhvillojnë kohëve të fundit edhe arkeologët shqiptarë, simbas të cilëve nuk ekziston kurrfarë dyshimi se ilirët qëjetuan në truallin e Shqipërisë së sotme në epokën e hekurit kanë qenë po aty edhe në epokën e bronzit dhe se ata të epokës së bronzit janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike të ciiat këtë pjesë të Evropës e populluan qysh nga fundi i neolitit.

Teoria autoktone po fiton kohëve të fundit përkrahës gjithnjë e më shumë, në radhë të parë në mesin e arkeologëve të cilët mund t’i zgjidhin shumë më realisht problemet në iidhje me etnogjenezën e ilirëve dhe kulturën ilire në bazë të materialeve shumë më të begatshme, por edhe në mesin e filologëve, të cilët në konkluzionet e tyre u bënë shumë më të matur se sa ishin më herët. Në të vërtetë, shumica e ekspertëve bashkëkohorë të mësuar nga ngatërresat e paniliristëve përpiqen që përfundimet e tyre t’i nxjerrin vetëm në bazë të fakteve të vërtetuara saktësisht, në radhë të parë në bazë të materialit arkeologjik që kohëve të fundit është zbuluar në Ballkan dhe jasht tij. Këto hulumtime arkeologjike treguan se çështja e etnogjenezës ilire është shumë më komplekse se sa supozonin ekspertët e vjetër.

Arkeologu i Sarajevës^Zq/z Benac, i cili me çështjen e etnogjenezës së ilirëve në kohët e fundit është marrë më shumë, në referatin e vet të cilin e lexoi në Sarajevë në vitin 1964 në Simpoziumin për përkufizimin territorial dhe kronologjik të ilirëve me titull “Parailirët, protilirët dhe ilirët e lashtë” iu afrua problemit të etnogjenezës së ilirëve në mënyrën në të cilën në shkallën e sotme të shkencës arkeologjike është më e drejta: duke analizuar shënimet arkeologjike duke identifikuar elementet etnike, ose bile kulturore të cilat në pjesët e ndryshme të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në procesin e krijimit të atyre fiseve që kanë jetuar në ato rajone, të cilat në ato kohë antike i kanë mbajtur si ilire.LSipas A. Bencit baza etnike prej së cilës më vonë do të zhvillohen protoilirët (e prej tyre përsëri ilirët) u krijuan qysh në fillim.të kohës së metalit, kur në rajonin e Ballkanit vërsulen popujt e stepave të Lindjes. Kjo është koha e lëvizjeve të mëdha në sipërfaqe të gjera evroaziatike, të cilat në Ballkan i sollën indoevropianët e parë. Me ardhjen e tyre përfundon epoka e gurit në Ballkan dhe fillon procesi etnogjenetik, i cili me kohë do të sjellë ilirizimin e pjesës perëndimore të Ballkanit. Gjatë epokës së bronzit, si mund të vërtetohet fare mirë në bazë të analizës së zhvillimit të vendbanimeve dhe të kulturës materiale në Ballkanin Perëndimor nuk u bënë kurrfarë imigrimesh të reja prej së jashtmi. Në Glasinc, për shembull, në këtë regjion klasik të kulturës ilire mund të përcillet zhvillimi i pandërprerë i kulturës prej periudhës së bronzit deri te ajo e hekurit^ Sipas A. Bencit periudha e hershme, e mesme dhe pjesërisht ajo e vonë e bronzit është koha e formimit të substratit që nuk është ende ilir, por që ka të gj itha elementet e një popullsie protoilire.

Kah fundi i epokës së bronzit në Evropë, përsëri ndodhin dyndje të mëdha të popujve, ndër të cilat edhe ajo që tashmë u përmend, dorike ose dyndja egjeane." Në këtë kohë nga Ballkani depërtojnë edhe bartësit e kulturës së fushave të urnave, mirëpo këta popuj Benac i ndan ekskluzivisht prej fiseve protoilire (gjegjësisht ilire). Benci pranon se depërtimi i popujve nga veriu ka shkaktuar një varg lëvizjesh dhe shpëmguljesh (krahas dyndjes së përmendur dorike edhe dyndjet e grupeve etnike nga Ballkani në Itali përtej detit Adriatik), mirëpo ato kurrsesi nuk kanë ndikuar qenësisht në stabilitetin e kushteve në pjesën perëndimore të Ballkanit, e as në etnogjenezën e etnosit ilir. Sipas Bencit zhvillimi i mbrendshëm në Ballkanin Perëndimor shkaktoi mu në fundin e epokës së bronzit formimin e bashkësive etnike të ilirëve të vjetër, e mandej në periudhën e hekurit, edhe krijimin e etnosit ilir.

Ngjashëm me Benacin procesin e formimit të etnosit ilir e sheh edhe arkeologu spanjol Pedro Bosch - Gimpera, i cili megjithatë, përfshin në këtë proces edhe bartësit e kulturës së Lluzhicës nga veriu. Prej të gjithateorive që u përmendën ose u paraqitën mbi origjinën e ilirëve padyshim teoria më e përhapur është ajo të cilën më qartë e formuloi A. Benac, ndonëse mund të bëhet pyetja a ka rrjedhë procesi etnogjenetik në të gjitha rajonet në të cilat kanë jetuar ilirët në kohën protohistorike dhe atë historike me të vërtetë ashtu si e ka paramenduar A. Benac. Na duket se duke marrë parasysh rajonin shumë të madh në të cilin kanë jetuar ilirët, pamja të cilën na e ka dhënë A. Benac, ndoshta është thjeshtësuar. Sepse, a mund të mohohet me të vërtetë ndikimi i bartësve të kulturës së fushave të urnave në etnogjenezën e fiseve ilire, të cilat kanë jetuar në Slloveninë e sotme dhe në Kroacinë veriperëndimore, ose ndikimin e grupeve etnike jugore në etnogjenezën e ilirëve në Shqipërinë e sotme, ose veprimin e elementeve mesdhetare në etnogjenezën e liburnëve etj? Fitohet përshtypja se çështja e etnogjenezës së ilirëve në punimin e përmendur të A. Benacit është reduktuar në problemin e origjinës së ilirëve në Bosnje, në Serbinë Perëndimore dhe në një pjesë të Dalmacisë por jo edhe të ilirëve qëjetuan në rajonet e tjera të Ballkanit Perëndimor.13 Vërejtja tjetër që mund t’i bëhet skemës së propozuar ka të bëjë me supozimin se në procesin e etnogjenezës që ka zgjatur gati dy mijë vjet, ekzistoh stratigrafia kronologjike (Parailirët - protoilirët - ilirët e vjetër - ilirët) gjë që është vështirë të pranohet, sepse ai proces në vise të ndryshme të Ballkanit Perëndimor është zhvilluar në mënyrë aq të pabarabartë saqë është e qartë se nuk mundet as të bëhet fjalë për një stratigrafi kronoiogjike. Si shembull se një stratigrafe përtërë rajonin ilir nukekziston, mund të përmendim liburnët, fis që është indoevropianizuar shumë vonë, kurse është ilirizuar edhe më vonë, kështu që arkeologët bashkëkohorë, e para tyre edhe autorët antikë, kanë mundur të vërejnë një mori elementesh të kulturës së tyre materiale dhe të organizimit shoqëror (mbeturinat e matriarkatit si formë e organizimit fisnor, mënyra e varrosjes së të vdekurve të mbledhur, shfaqja e emrave vetëm të gjinisë femërore për hyjnitë) të cilët duket qartas janë tretur para fazës paraindoevropiane, mesdhetare në zhvillimin e tyre.

Gjendja e tashme e njohurive tona arkeologjike, filologjike dhe historike është e qartë e nuk na jep mbështetje të sigurt për rekonstruktimin e procesit të varfër të etnogjenezës ilire. Nuk është e tepërt të përmendet këtu se në shqyrtimin e origjinës ilire shpeshherë bëhen gabime të njëjta, të cilat i bëjnë arkeologët shpeshherë kur përpiqen që ndonjë manifestimi kulturor të periudhës parahistorike t’i japin atribute etnike. Sa të rrezikshme janë këto e dinë të gjithë arkeologët, por në mesin e tyre pak do të gjenden të atillë që do të dinë të kundërshtojnë këtë tentativë që dhe vetë të ndjekin shembullin e të tjerëve. Kjo sjell që autorët e ndryshëm, e nganjëherë bile edhe të njëjtët autorë në kohë të ndryshme ua mveshin një kulturë popujve krejt të tjerë ose fiseve të ndryshme. Nuk është vështirë të merret me mend se konkluzione të tilla të gabuara mund të arrihen duke studjuar kulturën materiale dhe shpirtërore në Ballkan, ku situata etnike dhe kulturore gjithnjë ka qenë mjaft e paqartë dhe ku disa popuj e ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre edhe mbas disa shekujve të kaluar në afërsi të popujve të tjerë. Metodologjia e jopërsosur sa duhet për identifikimin e bartësve etnikë të manifestimeve të caktuara arkeologjike në periudhën parahistorike jep mundësi të mëdha - deri tani janë shfrytëzuar me shumicë - për shpjegime të ndryshme dhe për paraqitjen e teorive shumë subjektive. Mundësi edhe më të mëdha për konstruktime të gjithfarshme jep edhe paleolinguistika, kështu që mund të thuhet se kjo disiplinë shkencore është fajtore kryesore për teoritë e pabesueshme mbi origjinën e ilirëve, për shtrirjen e tyre gjeografike dhe për rolin gjoja të madh që kanë pasur ilirët gjatë periudhës parahistorike në Evropë.

Kufijtë etnik të ilirëve

Në lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen e origjinës së ilirëve gjegjësisht të fiseve të ndryshme ilire është edhe çështja e shtrirjes së tyre gjeografike. Në të kaluarën arkeologët dhe gjuhëtarët nën ndikimin e teorive panilire, ilirët i kanë gjetur gati nëpër tërë Evropën dhe Azinë e Vogël, bile edhe më tutje në Azi, por pikëpamje të tilla i përkasin së kaluarës. Sot me kombinimet e burimeve historike dhe të rezultateve të disiplinave modeme shkencore po bëhen përpjekje që identifikimi i etnosit ilir të hyjë në bazë rreptësisht shkencore - nëse kjo është e mundshme me metodat e tanishme.

Diskutimin mbi kufijt etnikë të ilirëve duhet ta fillojmë me një analizë të shkurtër të burimeve të shkruara antike, sepse shkrimtarët antikë kanë pasur rast - sa në mënyrë indirekte duke u mbështetur në dëshmitë e të huajve, sa në mënyrë direkte, në bazë të qëndrimeve vetiake në mesin e ilirëve —të caktojnë kufijt e tyre në mënyrë shumë më autentike se sa mundemi ne sot. Për shkencën bashkëkohore, megjithatë këto burime të shkruara, shpeshherë janëtë papërdorshme, ose janë qartas të pasakta, ose tregojnë që autorët antikë nuk e kanë njohur sa duhet atë për çka kanë shkruar. Autorët grekë, të cilët të parët kanë tentuar të caktojnë kufijt, nuk kanë pasur pikëpamje të qarta për atë se kush janë ilirët dhe cilat rajone kanë banuar. Sa kanë qenë të paqarta parafytyrimet për ilirët dhe për vendin e tyre, derisa romakët nuk i pushtuan viset në të cilat banonin ilirët, tregon miti i njohur për argonautët, sipas të cilit Jazoni dhe shokët e tij, mbasi rrëmbyen në Kolhidë leshin e artë, me anijen e tyre Argo, lundruan nëpër Danub në mënyrë që me të të depërtojnë në veri të detit Adriatik. Apoloni nga Rodosi i cili e përshkroi këtë udhëtim të argonautëve, tregon, në shekullin III p. e. r. aq mosnjohje të brendësisë së Ballkanit, saqë ka besuar se një udhëtim i tillë prej Danubit deri në Adriatik është i mundshëm.'

Mirëpo, derisa brendësia e Ballkanit për autorët grekë ka qenë pak e njohur ose fare e panjohur, bregdetin e njihnin mirë, kështuqë e përshkruan në shumë tekste. Janë shumë të çmueshme veçanërisht dëshmitë e tyre nga koha kur grekët qëndruan në bregdetin ilir jo vetëm si detarë dhe tregtarë, por edhe si banorë të përhershëm të atyre brigjeve, si kolonistë.

Faktet më të lashta për ilirët në Adriatik i gjejmë qysh në shek. VII p.e.r. te poeti grek, Alkmani. Lajmet e herëpashershme, si është edhe ai te Alkmani, që i gjejmë te autorët grekë gjatë shekullit VI p. e. r. fare pak mund të na ndihmojnë lidhur me lokalizimin e disa fiseve ilire, por rreth vitit 500 para e.r. shkruhet udhëpërshkrimi (Periegesis) i logografit Hekateu nga Mileti, në të cilin gjendet përshkrimi më i vjetër i rrugës nëpër bregun lindor të Adriatikut. Ky përshkrim i çmueshëm është ruajtur në fragmente, kështu që na mungojnë disa pjesë të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me bregun Adriatik (“të Jonit” - si e quajti ai). Megjithatë Hekateu është i pari që di për liburnët, mentorët, histritët dhe fiset e tjera, disa prej të cilëve nuk do të paraqiten kurrë më në burimet e shkruara, si ndodhi me hythmitët.

Një burim shumë i rëndësishëm për njohjen e bregut ilir është një udhëpërshkrim tjetër (Periplus), i cili është shkruar kah mesi i shekullit IV p. e. r. dhe i mvishet autorit anonim të quajtur Pseudo-Skilaks. Ky autor është i bindur se Danubi me një degë të vetën derdhet në Detin e Zi, ndërsa me tjetrën në detin Adriatik, e me këtë ka treguar sa pak e njeh brendësinë e Ballkanit, por me përshkrimin e bregdetit të Adriatikut, tregoi se jo vetëm ai por edhe grekët në përgjithësi kanë pasur, në atë kohë, një parafytyrim më të qartë për popujt të cilët e banonin këtë bregdet. Simbas tij ilirët në veri kufizohen me liburnët, të cilët ai nuk i numëron si fise ilire, ndërsa nga jugu ilirët shtrihen deri te kaonët (Chaones) në Shqipërinë e sotme të jugut. Për këtë autor emri ilir përfshin disa fise që jetojnë në këtë pjesë të bregdetit adriatik, e jo vetëm një fis të vogël, si do të pohojnë disa autorë më vonë. Është interesant se dy shekuj më vonë, diku nga fundi i shekullit II p. e. r. në përshkrimin e një autori anonim, autorit të veprës “Orbis descriptio”, e cila i mvishet Skymnit nga Hiosi, ilirët zënë pjesën më të vogël të bregdetit nga ajo që e thotë Pseudo — Skilaksi, bile prej bylinëve dhe hilejve (në lartësi të ujdhesës Vis) e deri te Kaonia.'7 Me këtë ngushtim të bregdetit ilir në një rajon relativisht të vogël ky autor i është afruar pikëpamjes së shprehur më vonë te Plini dhe P. Mella, sipas të cilëve “Illyrii proprie dicti”, janë fis i veçantë që zë një pjesë shumë të vogël të bregdetit. Sipas mendimit të disa prej autorëve antikë, në kuptimin e tyre ilirët, jetojnë vetëm në këtë rajon të vogël të bregdetit adriatik, më vonë me emrin e tyre nisën të quhen edhe të gjitha fiset e ngjashme gjatë bregdetit dhe në brendësi. Me siguri kështu edhe ka ndodhur, ndonëse për një konkludim të këtillë nuk kemi dëshmi të sigurta, se ai fis i vogël që mbante emrin ilir në kuptimin etnik është diçka tjetër prej fiseve të tjera që jetojnë në pjesën perëndimore të Ballkanit. Në të vërtetë, të gjitha këto fise, së bashku me ato fise që shkrimtarët e përmendur i quajtën “Illyrii proprie dicti” (ilirë të vërtetë), i takuan të njëjtit grup etnik tregon edhe fakti se shumë autorë grekë përdorin edhe më parë dhe më vonë se Plini dhe P. Mella emrin e përbashkët ilir për të shënuar më shumë fise në bregun lindor të bregdetit adriatik.

Për ne autori më i rëndësishëm antik që flet për kufijt e ilirëve është Apiani, i cili ilirët i vendosi në rajonin që edhe sot, marrë në përgjithësi, konsiderohet si ilir. Simbas tij “Grekët i quajnë ilirë ata popuj të cilët jetojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë prej kufirit të kaonëve dhe tesprotëve deri te lumi Istros (Danubi). Kjo është gjatësia e Ilirisë, ndërsa gjerësia nga kodrat maqedone dhe thrakase e deri te Peoni (Panoni!) deri te deti i<Jonit (Adriatik!) dhe deri në fillimtë Alpeve. Si thonë grekët, e gjërë është pesë, ndërsa e gjatë tridhjetë ditë. Mirëpo romakët mbasi e matën këtë vend, vërtetuan se i gjatë është më se gjashtë mijë, ndërsa i gjerë përafërsisht një mijë e dyqind stade”. Ky pasazh i shkruar në shekullin II të e. r., pra në kohën kur grekët dhe romakët njihnin fare mirë viset e banuara me fiset ilire, ka rëndësinë më të madhe për të caktuar kufijt etnikë të ilirëve. Apiani, në të vërtetë thekson ekskluzivisht se për pozitën dhe shtrirjen e ilirëve nuk paraqet mendimin vetëm të vetin, por mendimin e grekëve, pra mendimin që në Greqi e kishin pranuar në përgjithësi të gjithë njohësit e atëhershëm të brendësisë së gadishullittë Ballkanit. Meqenëse etnosin ilir e përkufizojnë kështu edhe disa autorë të atëhershëm (Straboni, Plini), duhet të përfundojmë se në kohën romake, e ndoshta edhe pak më herët, historianët dhe gjeografët të cilët shkruan për ilirët, kishin mjaft njohuri që të caktojnë se kush i ka takuar në përgjithësi etnosit ilir.

Mendohet se kufijt që i caktoi Apiani kryesisht i përgjigjen gjendjes faktikc. Për shembull filologu rumun lon. I Russu në sintezën e vet “Illyrii - istoria, limba §i onomastica, romanizarea”, Bukuresht, 1969. fq. 26 thotë se ilirët kanë jetuar në rajonin që e mbyll Epiri në jug, gadishulli i Istris në perëndim dhe vija Dravë - Danub - Moravë. Në përfundime të këtilla erdhën edhe ekspertë të tjerë bashkëkohorë në bazë të studimeve të materialeve arkeologjike dhe gjuhësore, mirëpo megjithatë, të gjithë nuk pajtohen me kufijt e caktuar kështu dhe paraqesin fakte me të cilat dëshirojnë t’i lëvizin kufijt qoftë jashtë këtyre suazave, qoftë edhe brenda tyre. Një rëndësi të madhe për caktimin e kufijve etnikë të ilirëve kishte edhe Simpoziumi për degëzimin territo- rial dhe kronologjik të ilirëve në periudhën parahistorike, që u mbajt në Sarajevë në vitin 1964. Në këtë simpozium arkeologët, gjuhëtarët dhe historianët u përpoqën që çështjen e kufijve të ilirëve ta zgjidhin në bazë të rezultateve më të reja të disiplinave përkatëse shkencore. Megjithatë, aty u shpreh edhe një tendencë, e cila është prezente kohëve të fundit në punimet e disa ekspertëve, e kjo është ngushtimi i territoreve ilire vetëm në Ballkanin Veriperëndimor. Kjo tendencë u shpreh veçmas në punimet e arkeologut të Sarajevës Zdravko Maric-it, i cili kufirin verior të ilirëve e lëvizi në jug të Savës (nëpër vijën, në të cilën në periudhën romake kaloi kufiri midis provincës Illyricum dhe Panonisë). Në veri të këtij kanë jetuar Panonët, të cilët simbas Mariqit nuk kanë gjë të përbashkët me ilirët. I njëjti autor vuri në pyetje më vonë edhe çështjen e japodëve në Likë (deri në Adriatik) dhe në luginën e Unës se a janë ilirë, duke konsideruar se edhe ky fis i përket grupit etnik të Panonisë Perëndimore.

Nuk është e nevojshme të theksohet veçmas se kufij ekskluzivë midis ilirëve dhe grupeve etnike fqinje as që ka pasur dhe se për këtë shkak janë të mundshme shumë mospajtime dhe shumë mosmarrëveshje në rastet kur domosdo dëshirohet të caktohet një kufi i këtillë. Natyrisht më së shpeshti mosmarrëveshje të tilla shkaktohen kur flitet për rajonet periferike, por gjithashtu edhe për disa rajone të tjera të cilat nuk janë periferike, por në të cilat ishte i pranishëm elementi ilir. Këtu kemi parasysh Italinë, Azinë e Vogël dhe Greqinë, pra vendet larg prej rajoneve të cilat, në mënyrë tradicionale, mbahen si vende ilire.

Homeri në “Iliadë” i përmend disa fise që luftojnë në muret e Trojës, lidhja e të cilave me ilirët ballkanikë nuk mund të mohohet kurrsesi. Aty janë peonët, të cilët në periudhën protohistorike i gjejmë si fis ilir rreth rrjedhës së mesme të Vardarit, mandej dardanët, fis që më vonë do të ketë rol të rëndësishëm në historinë e brendësisë së Ballkanit.24 Këto fise marrin pjesë në luftën e Trojës, kurse pas shkatërrimit të Trojës, dardanët i gjejmë edhe si pjesëmarrës në betejën e famshme në Kadesh, në vitin 1286 para e. r. në anën e hititeve, kundër faraonit egjiptian Ramzesit II.25 Prania e atyre fiseve në luftën e Trojës, si dhe të disa fiseve të tjera në Azinë e Vogël në atë periudhë të cilat, mund të supozohet, se janë të ngjashme me fiset ilire në Ballkan (për shembull frigët tregon, në radhë të parë, lidhjet e fuqishme të Azisë së Vogël me Ballkanin nga fundi i periudhës së bronzit (këto lidhje ekzistojnë edhe shumë më herët, prej fillimit të neolitit). Materiali i zbuluar në të ashtuquajturën shtresë homerike në Trojë tregon, simbas disa ekspertëve, disa veçori të kulturës materiale ilire (më saktësisht protoilire), e kështu edhe ai material do të duhej të vërtetonte atë që thuhet edhe në “Iliadë” mbi praninë e protoilirëve ballkanikë në luftën e Trojës.

Në përpjekjet për të identifikuar këtë element “ilir” në Trojë dhe përgjithësisht në Azinë e Vogël, më së largu kanë shkuar filologët, të cilët shumë trimave të njohur nga eposet e Homerit a kanë mveshur kombësinë ilire. Përmenden kështu emrat e Prijamit, Parisit, Kasandrës etj.27 Teprimet e këtilla sot, kryesisht, janë hedhur.

Vetvetiu një pyetje imponohet këtu kur flitet për elementet ilire në Trojë në kohën e luftës së Trojës. Këto elemente etnike ilire kanë ardhur, si besohet, në Azinë e Vogël në kohën e kthesave të mëdha në kontinentin evropian në periudhën e bronzit se pasojë e atyre dyndjeve, të cilat më parë u quajtën dorike, ndërsa në kohën e re si të Egjeut. Kur folëm për etnogjenezën e ilirëve në Siujdhesën Ballkanike theksuam se në atë periudhë përgjithësisht nuk mund të flitet ende për ilirët, por vetëm për atë substratin etnik i cili mund të karakterizohet si protoilir. Simbas kësaj, as ardhësit eventualë nga Ballkani në Azinë e Vogël gjatë shekullit XIII para e. r. nuk do të mund të ishin kurrsesi ilirë në kuptimin në të cilin i njohim në epokën e hekurit, por pjesëtarë të atyre fiseve prej të cilave u zhvilluan më vonë ilirët. Ky substrat etnik mund të karakterizohet si protoilir, prandaj edhe ata luftëtarë që luftojnë në muret e Trojës dhe emrat e të cilëve na i ruajti Homeri nuk kanë qenë ilirë, por pjesëtarë të formacioneve fisnore protoilire.

Ajo që, megjithatë, na duket e pamohueshme, duke marrë parasysh emrat e fiseve të cilat i përmend Homeri si dhe materialin arkeologjik që u zbulua në Trojë, është prania e elementeve protoilire në Azinë e Vogël në kohën e luftave të Trojës. Si ka arritur ai element atje dhe në çfarë kohe, tash për tash është vështirë të thuhet. Megjithatë, nuk guxojmë ta heqim nga mendja se prej epokës më të lashtë të neolitit ekziston rrymim i fuqishëm - kulturor, por edhe etnik, prej Azisë së Vogël në drejtim të Ballkanit dhe të Pellgut danubian dhe se është fare lehtë e mundshme që disa elemente etnike kanë bërë rrugë të kundërt me atë që përmendëm pak më parë. Nuk duhet habitur, duke marrë parasysh atë që arkeologëve u është fare mirë e njohur, për lidhjet anatolike — ballkanike, në qoftë se një ditë ekspertët vërtetojnë se dardanët, peonët dhe disa fise të tjera ilire në Ballkan kanë ardhur nga Azia e Vogël, ose së paku elementet etnike anatolike të kenë ndikuar si një nga elementet e etnogjenezës. Të gjitha këto janë supozime dhe të atillë do të mbeten edhe një kohë shumë e gjatë, derisa të mos hulumtohen më hollësisht raportet e Azisë së Vogël dhe të Ballkanit në periudhën e bronzit.

I ngjashëm me problemin e pranisë së ilirëve në Azinë e Vogël është edhe problemi i ilirëve në Greqi, sepse edhe këtu kemi shumë fakte të cilat arkeologët dhe gjuhëtarët i kanë shtyrë në përfundime të gabuara ose bile të tepruara.

Te ekspertët më të vjetër ka ekzistuar mendimi unanim se ilirët kanë pasur një histori më të lashtë se të Greqisë.. Qysh në vitin 1924 Urlich von Wilamowitz- Moellendorff krijoi tezën se Hylleis, një ngatri filet dorike në Spartë, ka origjinë ilire si edhe fisi hylleioi që ka jetuar në pjesën e bregdetit midis Skradinit dhe Trogirit në Dalmaci. Fila tjetër dorike, Panfiloi, do të ishte e përbërë prej elementeve të ndryshme etnike, ndërsa me karakter grekdo të ishte vetëm fila e tretë Dimanses. Willy Borgeaud i cili në këto gjurmime për gjurmët ilire në Greqi ishte më këmbëngulsi, pohonte se Boetia Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta kanë qenë plot me antroponime dhe toponime ilire. Gjuhëtarë të tjerë kanë sjellë dëshmi të tjera për praninë ilire në disa vise të ndryshme greke. Në mesin e tyre duhet përmendur, në radhë të parë, Albrecht Blumenthalin, i cili analizoi gjurmët gjuhësore ilire në Greqi. Arkeologët zbuluan gjithashtu shumë gjurmë të ilirëve (dhe të protoilirëve) në truallin grek. Objektet më të vjetra në Greqi të cilat mund të lidhen me protoilirët nga viset veriperëndimore të Siujdhesës Ballkanike rrjedhin që nga e ashtuquajtura periudhë e dyndjeve dorike (ose egjeane; në të cilën, natyrisht, nuk kanë mundur të marrin pjesë ilirët, sepse në atë kohë për ta ende nuk mund të bëhet fjalë si për një grup të formuar etnik. Këta protoilirë lanë gjurmë të dukshme në kulturën materiale të Greqisë së atëhershme. Më vonë, në epokën e hekurit, valë të reja ilirësh depërtuan te viset e ndryshme të Greqisë, veanërisht tek ato në veri, të cilat qenë të ekspozuara ndikimit të drejtpërdrejtë të elementit etnik ilir.

Grekët e vjetër nuk dinin shumë për praninë e elementit ilir në mesin e tyre, mirëpo e dinin mirë se fiset të cilat jetonin në veri të vendeve të tyre u përkisnin ilirëve. Ata mendonin përgjithësisht se çdo gjë që është në veri të gjirit të Ambrakisë në detin Jon dhe të malit Olimp u përket të tjerëve, popujve “barbarë” ose “gjysmëbarbarë”, d.m.th. ilirëve. Në kohën e vjetër nën presionin e fiseve ilire kufiri midis grekëve dhe ilirëve është shtyrë nga jugu, ndërsa më vonë zhvillohet proces i kundërt, procesi i helenizimit të disa viseve të cilat më parë konsideroheshin barbare. Simbas Tukididit, bile edhe fiset në Etoli flasin “me një gjuhë plotësisht të pakuptueshme”. Për kufirin etnik midis ilirëve dhe helenëve nuk pajtohen as vetë autorët grekë ashtu si edhe ata bashkëkohorë, të cilët mbështeten si në dëshmitë e tyre ashtu edhe në materialet onomastike dhe arkeologjike. Mendimet e ndryshme për përkatësinë etnike ekzistojnë veçmas për epirotët, të cilët për autorët antikë janë barbarë, që flasin me një gjuhë për ta të pakuptueshme, e mandej bëhen helenë. Kjo paqartësi sa i përket përkatësisë etnike të fiseve në Epir, që përsëritet edhe te autorët bashkëkohorë është pasojë e faktit se karakteri etnik i atij rajoni gjatë shekujve ka ndërruar; përveç kësaj asnjëherë midis helenëve dhe ilirëve nuk ka pasur ndonjë kufi të dukshëm etnik. Problem i njëjtë është edhe me Maqedoninë dhe Peoninë.

Është çështje e posaçme—një nga më interesantet dhe më kontradiktoret në historinë e ilirëve -prania e tyre në trollin italian. Përmendëm, duke folur për dyndjet e popujve nga fundi i shekullit XIII para e.r. në viset ballkanike, se disa fise nga ky bregdet kaluan në Siujdhesën Apenine. Megjithatë, ato nuk kanë mundur të jenë fise ilire në kuptimin e plotë të kësaj fjale, por të atij popullacioni të cilin tashmë e quajtëm protoilir. Një numër i madh faktesh mbi praninë e elementeve etnike ballkanike në Itali, disa prej të cilave në trollin italik arritën në epokën e hekurit domethënë në kohën kur nga Ballkani mundën të kalojnë Adriatikun tashmë si ilirë të formuar, na tregon për një mori valësh etnike nga Ballkani kah Italia. Në bazë të asaj që dimë mund të përfiindojmë se elementet etnike ballkanike kaluan Adriatikun diku deri në mesin e mijëvjeçarit të parë para e.r.

Faktin se disa fise në Itali kanë origjinë ilire e kanë ditur edhe autorët antikë. Duke përcjellë traditën e njohur fisnore, Plini* flet për origjinën ilire të fisit të poediculeve, ndërsa Festusi për të njëjtën origjinë të paeliginëve dhe të daunëve në Apuli. Simbas shumë autorëve bashkëkohorë me origjinë ilirejanë edhe japigët, gjithashtu në Apuli (ngjashmëria e emrit të këtij fisi me emrin e japodëve në bregun lindor të Adriatikut, emri i të cilëve paraqitet gjithashtu edhe në formën Japydes, është e padukshme), mandej mesapët, sallentinët, dardët e të tjerë në Italinë e Jugut. Fakte të ngjashme për praninë e ilirëve ekzistojnë edhe për rajonin e fisit të picenëve, që jetonte në Italinë e Mesme, pranë bregdetit adriatik, përballëjapodëve dhe liburnëve ilirë. Plini, përmend ekskluzivisht liburnët ilirë si banorë të asaj pjese të bregdetit italik, të cilët më vonë prej andej i dëbuan umbrët. Plini gjithashtu flet për atë se limanit Truentum ishte pikëqëndresa e fundit e libumëve në Itali. Natyrisht, Plini të gjitha këto për praninë e libumëve në Picenum nuk i ka ditur nga përvoja e vet, por ka përshkruar dorëzimin fisnor të pincenëve. Një fakt shumë interesant për praninë fizike të ilirëve në trollin e Italisë së Mesme e gjejmë në tabelat e njohura Iguvine të shekullit V - IV para e. r. në të cilat në mesin e të huajve që nuk guxojnë të marrin pjesë në ceremonitë fetare gjendet edhe Japuzkumnumen, emri i popullit në të cilin nuk është vështirë të njihen japodët nga bregu ilir.

Këto si dhe fakte të tjera historike që nuk u përmendën këtu për praninë e ilirëve në Itali ishte shkak që shumë herët, në mesin e ekspertëve bashkëkohorë të flitet për rolin e madh të ilirëve në kulturën, etnogjenezën dhe historinë e Italisë në periudhat parahistorike dhe protohistorike. Eksperti i parë bashkëkohor, i cili kërkoi edhe fakte të tjera të pranisë së ilirëve në vise të ndryshme të Italisë përveç atyre historike, ishte gjermani Wolfgang Helbig, i cili duke krahasuar lëndën onomastike nga Italia me atë të Siujdhesës Ballkanike përfundoi se emra ilirë paraqiten shumë shpesh në Italinë e Mesme dhe të Jugut. Ekspertë të tjerë - linguist, emra të tillë gjetën edhe në vise të tjera të Italisë, prej Siçilisë në jug e deri te lugina e lumit Po në veri. Duke u nisur nga faktet e përmendura historike shumë linguistë kanë përfunduar se mesapët, gjuha e të cilëve na është e njohur rnjaft mirë nga një numër i madh mbishkrimesh të zbuluara në ato vise të Italisë, kanë folur gjuhën ilire, gjegjësisht një dialekt të ilirishtes, i cili ka pasur një numër të mjaftueshëm izoglosash të përbashkëta me dialektet që janë folur në Balikan sa që gjuha e mesapëve mund të merret si pjesë përbërëse e trungut gjuhësor të përbashkët ilir. Kështu H Krahe në veprën e vet jetësore “Die Sprache der Illyrier” gjuhën mesape e ka përfshirë në gjuhën ilire, ndërsa në një punim të tij më të hershëm ai numroi 86 emra të përveçëm mesapë për të cilët kishte gjetur emrat përkatës në materialin onomastik të ilirëve ballkanikë. Kështu emrat mesapë Dazes, Artenes, Tizao, e të tjerë i krahasoi me emrat ilirë Dases, Artemieus, Tizus e të tjerë. Në kohë më të reja, megjithatë, gjuhëtarët studiuan shumë më me maturi problemin se sa kjo gjuhë i përket ilirishtes. Vetë H. Krahe, ka hequr dorë nga kjo teori, ndërsa ekspertët e tjerë, të pangarkuar me qëndrimet e mëhershme, mohojnë lidhjet midis atyre dy gjuhëve, duke mos dyshuar në të njëjtën kohë në autenticitetin e asaj që për origjinën ilire të disafiseve italike na i sjellin burimet antike. Megjithatë, theksojnë se sot është e pamundur të vërtetohet lidhja midis gjuhës mesape që e njohim dhe asaj ilire për të cilën dimë vetëm se mund të konkludohet në bazë të analizës së emrave të përveçëm, e kjo është fare pak që të mund të bëhet çfarëdo krahasimi midis atyre dy gjuhëve.

Nëse çështja e përfshirjes së gjuhës mesape në familjen ilire është e diskutueshme, megjithatë nuk është kontestuese se ilirët prej periudhës së bronzit dhe gjatë tërë periudhës së hekurit qenë të pranishëm qoftë si banorë të përhershëm, qoftë edhe si mysafirë të përkohshëm (tregtarë, luftëtarë, kusarë) në shumë vise të Italisë. Këtë përfundim, e mbështesin shënimet e autorëve antikë dhe analizat e materialeve onomastike, por gjithashtu edhe nga materialet arkeologjike, shumë të ngjashëm me atë që e njohim nga varrezat dhe vendbanimet ilire në Ballkan, që janë zbuluar në ato vise të Italisë për të cilat ekzistojnë edhe shënime të tjera mbi praninë e ilirëve. Kështu arkeologu austriak Jozef Szombathy, më 1917 i bëri të njohura objektet nga disa varreza të zbuluara në Apuli, të cilat janë aq të ngjashme me objektet nga lokalitetet ilire në Ballkan sa që objektet nga Apulia i mori si shembuj që dëshmojnë praninë ilire në këto vise të Italisë.

Gjetjet arkeologjike janë shumë më të rëndësishme për të dëshmuar praninë ilire në Itali, ato që në sasi të mëdha janë zbuluar në Picenum, ku ndikimi i kulturës ilire gjatë periudhës së vjetër të hekurit ishte aq i madh sa që tërë kultura picene mban vulën e kulturës ilire. Fibulat me kokrrën e qelibarit në hark, fibulat dhe varset, pektoralet dhe shumë stoli të tjera nga nekropolet picene gati plotësisht u përgjigjen atyre ilire, veçmas atyre nga rajonet e liburnëve dhe të japodëve, të cilët jetonin përballë bregdetit picen dhe që depërtonin shpeshherë dhe për një kohë të gjatë si pushtues në ato vise të tokave italike. Ndonëse sot nuk mud të flitet më për ndonjë migrim masiv të fiseve ilire nga Ballkani në rajonin e Picenës si është folur më parë nuk ka dyshim se ilirët me praninë e tyre në këto provinca italike luajtën rol shumë të madh jo vetëm në formimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të picenëve por gjithsesi edhe në procesin e etnogjenezës së tyre.

Rajoni i tretë për të cilin është menduar se ishte i banuar nga ilirët ishte pjesa verilindore e Italisë, ku jetonte fisi i madh i venetëve. Duke interpretuar gabimisht shprehjen e Herodotit (Historia, 1,196), “Enetët ilirë”, duke parë në këta enetë venetët në Adriatikun verior e jo fisin enet në Maqedoninë veriore për të cilët me të vërtetë mendoi Herodoti, i përfshinë disa ekspertë të vjetër, sidomos filologët, edhe venetët në rrethin e fiseve ilire. Kështu njohësi më i mirë i gjuhës së tyre KarlPauli pohoi se edhe gjuha venete është vetëm një pjesë e asaj iiire. Simbas Paulit prania e ilirëve në ato pjesë të Italisë është pasojë e depërtimit të tretë (mbas atij në Italinë e Mesme edhe në Apuli) të ilirëve në drejtim të Italisë. Mosmarrëveshjen me enetët e Herodotit e shpjegoi H. Krahe në vitin 1939, por ndërkohë edhe hulumtimet arkeologjike, si dhe anaiizat e onomastikës së venetëve si dhe të gjuhës së tyre treguan se për karakterin ilir të bartësve të kulturës venete (në të vërtetë të kulturës Este si e quajnë arkeologët) nuk mund të bëhet fjalë.

Shumë gjëra në këtë drejtim janë ende të paqarta dhe të pahulumtuara në lidhje me praninë e ilirëve në Itali, Hulumtimet filologjike në të kaluarën, shpeshherë nën ndikimin e panilirizmit, kanë shkaktuar shumë ngatërresa në lidhje me këtë problem, ndërsa disiplinat e tjera shkencore, veçanërisht arkeologjike, nuk kanë bërë deri tani të gjitha hulumtimet, të cilat do të vinin në baza shkencore dhe do të zgjidhnin këtë problem. Megjithatë, ajo që qysh tash e dimë është e mjaftueshme të vërtetojmë se prej fundit të epokës së bronzit deri në mesin e epokës së hekurit bregu italik i qe nënshtruar ndikimit të fuqishëm kulturor të ilirëve ballkanikë dhe se ilirët kishin qendrat e tyre ushtarake dhe tregtare në truallin italik. Nuk ka dyshim se ilirët luajtën rol të rëndësishëm jo vetëm në ngjarjet historike në Itali por morën pjesë në etnogjenezën e shumë fiseve në Siujdhesën Apenine.

Duke bërë rezymenë e asaj që thamë këtu shkurtimisht lidhur me kufijt etnikë të ilirëve, mund të përfundojmë se ata në epokën parahistorike dhe atë historike kanë banuar në një rajon të gjerë që nga perëndimi mbyllet nga deti Adriatik dhe ai Jon, në veri nga Alpet Lindore dhe Drava, në lindje Danubi — Morava - Vardari, ndërsa në jug Epiri dhe vise të tjera helene. Përveç kësaj mund të flitet me mjaft siguri për praninë e elementeve ilire në Azinë e Vogël, në Greqi dhe në Itali.

Topografia e fiseve Ilire

Një pjesë e madhe e ilirëve siç duket as që ka ditur që i përket një grupi më të gjerë etnik, të cilin ne sot e quajmë ilir; e vetmja gjë që kanë ditur ka qenë ajo se i përkasin një fisi të caktuar, të cilin ne, në bazë të fakteve të autorëve antikë ose në bazë të rezultateve të shkencës bashkëkohore, sot i quajmë ilirë. Këto fise të cilat i njohim edhe me emra të veçantë në viset perëndimore të Ballkanit kanë qenë rreth shtatëdhjetë, ndër të cilat disa që kanë qenë fise shumë të vogla.Emrat e fiseve ilire dhe vendosja e tyre janë të njohura së pari nga shënimet që na kanë lënë autorët antikë dhe nga emrat e gjetur shpeshherë në mbishkrime. Territori i fiseve ilire nganjëherë është fare lehtë të caktohet, por natyrisht vetëm për ato periudha kur për ta kemi shënime të shkruara. Çka ka ndodhur më parë me këto fise, në çfarë drejtimesh kanë qarkulluar, nëse kanë lëvizur, janë çështje për të cilat vështirë se do të mund të përgjigjemi ndonjëherë. Në raste të këtilla vetëm mund të supozojmë se ç’ka ndodhur me ato fise, të cilat i përmendin disa nga autorët e lashtë dhe më vonë u humbin të gjitha gjurmët.

Duke u nisur nga jugu drejt veriut hasim këto fise më të mëdha ilire:

Në pikën më jugore kemi së pari fiset, të cilat kanë banuar Epirin antik (atintanët,5' kaonët, molosët etj.) të cilët në periudhën historike nuk i përkasin më familjes së fiseve ilire, sepse në ndërkohë kryesisht janë helenizuar, por mendohet se janë me origjinë ilire. Në veri të tyre jetonin taulantët ilirë, të cilët në kohët më të lashta kishin qendrën e tyre në veri të Drinit, në mënyrë që më vonë të shtrihen në jug, në rrethet e kolonive greke Dyrrhachion dhe Apollonia. Simbas disa burimeve ky fis ka qenë i përbërë prej disa fisesh më të vogla siç janë helidonët (Cheilidonioi), sesaretët, abrët (Abrei), partinët (Partini), por shpeshherë këto fise përmenden edhe si të pavarura. Edhe taulantët fqinjtë e tyre enhelejët (Encheleae) gjithashtu lëvizin nga veriu në jug. Duket se ata së pari kanë jetuar rreth Gjiut të Bokës së Kotorit, por më vonë i gjejmë në pikën më jugore të tokave ilire, në mes të taulantëve dhe kaonëve të Epirit. Tek liqeni i Ohrit jeton fisi dasaret (Dassaretae), në veri të atij liqeni, rreth Drinit të Zi, gjenden penesët (Penestae), kurse afër tyre pirustët Pirustae) — xehtarë të mirë, të cilët më vonë në kohën e romakëve, do të shkojnë në Daci për të nxjerrë ar. Besohet se gjurmë të emrave të tyre gjenden në emrin e qytetit Perast në Bokë të Kotorit. Në jug të liqenit të Shkodrës, në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, jetonin një varg fisesh më të vogla, ndër të cilat duhet përmendur fisin e albanëve (te Ptolomeu në formën Albanoi), i vogël për nga domethënia dhe madhësia, por i rëndësishëm për shkak se sipas tij shqiptarët e sotëm morën emrin e tyre kombëtar.

Rreth liqenit të Shkodrës (Lacus Labeatis) jetuan labeatët (Labeates), afër tyre në lindje scirtonët (Scirtones), e mandej nga veriu fisi i dokleatëve (Docleates) të cilët emrin e tyre e morën simbas emrit të qendrës kryesore fisnore Doklea (Doclea, Dukla e sotme afër Titogradit në Mal të Zi), ku simbas disa autorëve të lashtë ka lindur edhe perandori romak Diokleciani, mandej melkumanët (Melcumani), deremistët (Deraemistae), ndërsa midis Bokës së Kotorit dhe Peleshacit pleraei. Vazhdon fisi i ardiejve (Ardiaei, Vardaei) të cilët në luftrat kundër romakëve do të luajnë një nga rolet kryesore. Më parë, deri në shekullin IV para e. r. ata kishin qendrën e tyre në bregun e djathtë të Neretvës, por prej andej u detyruan të shpërngulen nën presionin e keltëve. Së pari kaluan në bregun e majtë të lumit, e mandej shkuan në brendësi, ku përleshen me autariatët. Pasi e humbën luftën u shpërngulën në drejtim të detit dhe zunë bregun prej Neretvës nga jugu, deri në Vjosë të Shqipërisë. Në shekullin II para e.r. ardiejt gjenden në kulm të fuqisë së tyre. Shpejt hynë në konflikt me grekët e me romakët dhe pasi pësuan disfatën definitive nga romakët në vitin 135 para e.r. u detyruan të shpërngulen përsëri në drejtim të brendësisë. Të pamësuar me jetën e re, larg nga deti, në trojet e vrazhda të reja, pothuajse ishin zhdukur në kohën kur për ta shkroi Plini Plak (shek. I).

Rreth Neretvës jetonin gjithashtu edhe daorsët (Daversët), qendra fisnore e të cilëve gjendej në vendbanimin e madh të fortifikuar, të zbuluar dhe të hulumtuar, afër Oshaniqit, jo larg Stollcit në Hercegovinë. Në veri të tyre jetonin dalmatët (Delmati), të njohur nga luftrat e tyre të gjata e të rrepta që zhvilluan me romakët; për shkak të atyre luftrave ata u bënë sinonim i rezistencës ilire kundër penetrimit të tyre në bregun lindor të Adriatikut, prandaj edhe e quajtën Dalmaci provincën e tyre në pjesën perëndimore të Ballkanit. Dalmatët së pari, sa mund t’i përcjellim lëvizjet e tyre në bazë të lajmeve të autorëve antikë, jetuan në brendësi, në Hercegonën e sotme, ku gjendej edhe qendra e tyre gisnore, Delminiumi. Në shekullin II para e.r. u lëshuan në det, duke pushtuar bregdetin midis Kërkës dhe Cetinës.

Në veri të Kërkës, përgjatë bregdetit jetonin liburnët, fis që në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të parë para e.r. ishte dominues në Adriatik por më vonë fuqia u bie. Në shekullin IV para e.r. liburnët duke shfrytëzuar rrethanat e vështira të cilat u krijuan tejapodët fqinj për shkaktë sulmeve kelte, zgjeruan territorin e tyre, në dëm tëjapodëve duke pushtuar kështu tërë brezin bregdetar deri në Rashë të Istrisë si dhe ujdhesat para saj, duke përfshirë edhe ato të Kvarnerit.

Japodët (Japodes, lapydes) zinin rajonin e gjerë midis Sanës në lindje, Zërmanjes dhe Velebitit në jug, detit Adriatik në perëndim (deri në shekullin IV para e.r.). Në Istri me lumin Rasha janë kufizuar me histritët, ndërsa gjurmët e kulturës së tyre materiale i gjejmë gjithashtu edhe në viset jugore të Sllovenisë. Në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të parë para e.r. ky fis së bashku me liburnët luajti rol shumë më të madh në ngjarjet që zhvillohen në basenin e Adriatikut. Japodët i hasim në mesin e atyre fiseve të cilat nuk mund të merrnin pjesë në ceremonitë fetare të përshkruara në tabelat iguvine, kështu që në shekullin V — IV para e. r. padyshim ishin të pranishëm në Italinë e Mesme. Supozohet se edhejapodët kanë marrë pjesë në dyndjet e popujve të Ballkanit ngafundi i epokës së bronzit dhe më tutje në drejtim të Siujdhesës Apenine.

Prej Rashës në perëndim deri te lumi Reka në veri dhe deri te kufiri i venetëve në veriperëndim jetonin histritët, simbas të cilëve mori emrin Istria e sotme. Për ta është vështirë të flitet si fis i pastër ilir sepse në siujdhesën e Istrisë përzihen elementet venete dhe ilire. Megjithatë, kultura materiale e histritëve është shumë më e afërt me kulturën ilire, prandaj edhe për këtë fis mund të flitet se ishte kryesisht ilir.

Në viset e brendshme jetonin një varg fisesh, disa prej të cilëve janë fare mirë të njohura nga burime historike dhe epigrafike. Duke shkuar përsëri prej jugut në drejtim të veriut hasim së pari maqedonët, për origjinën dhe karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë. Grekët deri në shek. V- IV para e.r. i radhisin në mesin e popujve barbarë, por me kohë, veçanërisht prej kohës së mbretit të tyre, Filipit II e më tutje, maqedonët helenizohen shpejt, kështu që Polibi në shek. II para e.r. i mban si grekë. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe me fqinjtë e tyre peonët (Paeones), të cilët padyshim kanë origjinë ilire, por prej shekullit IV para e.r. u helenizuan gati plotësisht. Peonët zinin rajonet e rrjedhës së mesme të Vardarit (Axios) dhe rreth degëve të tij Bregalnica (Astibos) dhe Cërna Reka (Erigon) deri te lumi Struma (Strymon). Në kohën e vjetër ky fis duket se ka qenë shumë më i përhapur, deri në detin Egje.

Në veri të tyre shtrihej fisi i madh i dardanëve (Dardani). Për hapësirën në të cilën janë shtrirë, mund të gjykojmë në bazë të asaj që kanë shkruar autorët antikë, kanë jetuar gati në tërë Serbinë e sotme jugore, në perëndim të Moravës si dhe në një pjesë në lindje të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumit Pek (Pingus) dhe Timok (Timachus), në Maqedoninë veriore dhe në Kosovë. Sipas përhapjes gjeografike, ky fis ishte më i madh se të gjitha fiset e tjera, mirëpo nuk ishte i bashkuar, pasi përbëhej prej shumë fisesh të tjera më të vogla.

Në perëndim të dardanëve jetonte fisi i autariatëve (Autariatae) dhe i desidiatëve (Daesitiates). Autariatët, sipas fjalëve të Strabonit “një kohë kanë qenë populli më i madh dhe më i fuqishëm ilir”. Prej shënimeve të pakta nuk është e mundur të caktohet saktësisht hapësira në të cilën kanë jetuar, përafërsisht mund të thuhet se qendrat e tyre kanë qenë në Bosnjen lindore rreth lumitTara (emri i të cilit lidhet me autariatët) dhe të Limit, e deri në Moravë, në lindje. Desidiatët jetuan në Bosnjen qendrore, e afër tyre dindarët, deurët, deretinët, mezejët (Maezaei) dhe fise tjera më të vogla.

Talasokracia Ilire

Për talasokracinë e liburnëve në Adriatik (mbi pjesëmarrjen e japodëve në këtë talasokraci faktet janë mjaft të pakta) na flasin burimet e shkruara në mënyrë indirekte të mëvonshme, të cilat, megjithatë, nuk lënë kurrfarë dyshimesh lidhur me faktin se ky fis një kohë mbizotëroi në tërë Adriatikun. Së pari kemi lajmin për praninë e liburnëve në Picenum, të cilin e përmendëm më parë, mandej lajmet e autorëve antikë për praninë e tyre në ujdhesat Hvar, Llastovë, bile edhe në Korfuz në detin Jon. Simbas Teopompit liburnët themeluan qytetin Adria në Itali, ndërsa simbas Florit, liburnët shtriheshin nëpër tërë detin Adriatik (“longissime per totum Adriani maris litus efftisi”). Më i rëndësishmi në mesin e lajmeve e autorëve antikë është ai që na ka lënë Straboni (VI, 269), sipas të cilit në vitin 734 para e.r. bakhiadi i Korinthit, Hersikrates, arriti t’i përzërë liburnët nga Korfuzi (Corcyra). Ky fakt na tregon për dy gjëra të rëndësishme: së pari është dëshmi se deri në atë kohë liburnët kishin qendrat e tyre strategjike bile edhe jashtë detit Adriatik dhe e dyta, ky është konflikti më i lashtë i dokumentuar historik midis grekëve dhe ilirëve. Ky konflikt është i pari në mesin e një vargu luftërash për dominim e rrugëve detare, të cilat qysh prej neolitit e këndej kalonin nëpër bregun lindor të Adriatikut. Grekët ishin shumë të interesuar për këtë rrugë, sepse i çonte në vise të pasura të Italisë së Veriut, të Panonisë dhe të Evropës Qendrore. Kjo është e njëjta rrugë e vjetër, tradicionale nëpër të cilën ndikimet kulturore nga baseni i Egjeut dhe në përgjithësi nga Mesdheu lindor depërtuan nga veriu qysh prej epokës së neolitit dhe nëpër të cilën në epokën e bronzit kalonte pjesa e rrugës së qelibarit që nga Evropa Veriore çonte së pari nëpër rrugën tokësore deri në Adriatikun verior, e mandej nëpër det deri në Greqi. Për shkak të përbërjes së bregdetit  italik anijet që lundronin nëpër Adriatik detyroheshin të kalonin nëpër bregdetin lindor, i cili me kanalet, grykat dhe limanet natyrore, të mbrojtura nga erërat (sidomos nga stuhitë dhe juga) ka mundur t’u sigurojë mbrojtje detarëve të atëhershëm. Konflikti midis grekëve dhe zotëruesve të atij bregdeti për këtë shkak ishte i paevitueshëm. Liburnët, e me ta sigurisht edhe fiset e tjera ilire, i bënë rezistencë një kohë të gjatë fuqisë gjithnjë e më të madhe detare të Greqisë; për një kohë të gjatë grekët nuk do të vendosin që në brigjet e Adriatikut të themelojnë qendrat tregtare dhe kolonitë e tyre. Me kohë, megjithatë, edhe kjo do të ndodhë, ndërsa prej fuqisë së madhe detare libume nuk do të mbesë gjë: të shtyrë nga njëra anë nga grekët dhe nga ana tjetër nga fiset e ndryshme italike liburnët që në shekullin V para e.r. bëhen fuqi e shkallës së dytë ushtarake. Fiset e tjera ilire vetëm më vonë do të paraqiten në skenën historike si faktorë politikë. Në të vërtetë, në kohën kur në bregun lindor adriatik nuk ekzistonte ndonjë fuqi e organizuar detare e ilirëve ndodhi edhe depërtmi i fuqishëm i grekëve në brendësi të Adriatikut si dhe kolonizimi i bregdetit ilir.

Kolonizimi grek

Themelimi i kolonive greke në bregdetin ilir është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e fiseve ilire dhe në përgjithësi në historinë e Adriatikut. Ky kolonizim shkaktoi ndryshimin e kushteve politike në këtë rajon, gjë që për ilirët do të ketë pasoja shumë të rënda në fushën politike, por në të njëjtën kohë edhe pasoja shumë më të thella për zhvillimin e kulturës materiale dhe shpirtërore ilire si dhe të shoqërisë ilire.

Kolonitë e para greke në bregdetin ilir u themeluan në jug të këtij bregdeti. Qysh në vitin 627 para e.r. korkyrasit themeluan qytetin Epidamnos (më vonë romakët do t’ia vënë emrin Dyrrhachium, Durrësi i sotëm), e pak më vonë, më 588 para e.r. korkyrasit dhe korinthasit së bashku themeluan qytetin Apollonia, gërmadhat madhështore të të cilit shihen edhe sot te manastiri i Pojanit në afërsi të Fierit.

Themelimi i kolonive kishte domethënie jashtëzakonisht të madhe për zhvillimin e fiseve ilire që jetonin në afërsinë e tyre, por gjithashtu edhe për zhvillimin e shumë fiseve që jetonin më në thellësi. Marrëdhëniet shumë të zhvilluara tregtare midis atyre kolonive dhe ilirëve i kontribuan zhvillimit të tyre më të shpejtë dhe i shndërruan në fidanishte të klasës së parë të kulturës dhe të teknologjisë greke në mesin e ilirëve. Deri para disa kohësh për ndikimin e kolonive në kulturën materiale dhe shpirtërore të ilirëve kemi mundur të flasim në mënyrë të përgjithshme për shkak të mungesës së fakteve, mirëpo hulumtimet permanente të arkeologëve shqiptarë kohët e fundit nxorën në dritë një mori materialesh që hedhin dritëtë re në rolin e atyre kolonive në zhvillimin e një vargu aktivitetesh midis ilirëve. Përveç kësaj, këto hulumtime kontribuan që të flitet për ilirizimin e kolonive gjatë shekujve të jetës së përbashkët si për një fakt të vërtetuar shkencërisht. Emrat e vendasve në monedha dhe në përmendoret e varrezave që u zbuluan në Dyrrhachium dhe në Apolloni tregojnë në të vërtetë se procesi i ilirizimit kishte përfshirë aq shumë kolonitë greke sa që mund të thuhet - si është shprehur njohësi i shkëlqyeshëm i këtij problemi Skënder Anamali- se ato koloni në shekullin III para e.r. humbën në pikëpamje etnike, karakterin e kolonive greke.

Ne brendësi të Adriatikut grekët themelojnë si kolonitë në një numër më të madh vetëm në shekullin IV para e.r. Para kësaj ata kishin qendra shumë të forta tregtare në Spinë dhe në Adri në deltën e lumit Po të Italisë. Edhe më herët, sipas disa autorëve, grekët silinin mallrat e tyre për të shitur në emporinë tregtare Naronë që gjendej në lumin Neretva. Në Korçullë, sipas disa autorëve, ka ekzistuar qysh në shekullin VI para e.r. një koloni knidase, por asgjë e sigurt nuk dihet për vendin se ku do të duhej të shtrihej kolonia në fjalë. Kolonizimi në përmasa të gjera ndodh në fillim të shekullit IV para e.r. me meritën e tiranit energjik dhe ambicioz të Sirakuzës, Dionisit Plak. Me qëllim që të zgjerojë sundimin e vet edhe në brigjet e Adriatikut, Dionisi themeloi së pari Issën, (në siujdhesën Vis) midis vitit 397 dhe 390 para e.r. e mandej u ndihmoi kolonistëve nga ujdhesa Paros në detin Egje që të themelojnë koloninë Pharos në vend të qytetit të sotëm Starigrad në ujdhesën Hvar (385 - 384 para e.r.). Në fillim Issa ishte në kuadrin e shtetit të Sirakuzës, mirëpo menjëherë pas vdekjes së Dionisit politikisht u bë plotësisht e pavarur. Issa zgjeroi ngadalë ndikimin e vet në ujdhesat fqinje, themeloi koloni si dhe emporitë tregtare e kështu bëhet edhe vetë fuqi e shkallës së parë ekonomike dhe politike në Adriatikun e mesëm. Ajo qysh gjatë shekullit IV para e.r. themeloi një koloni në Lumbardën e sotëm në ujdhesën Korçulla, ndërsa në shek. II para e.r. themelon empori të tjera- Tragurion (Trogirin e sotëm) dhe Epetion (Stobreqi i sotëm, nëjugtë Splitit) në pjesën bregdetare. Në shek. II para e.r. themelon edhe një empori në Salonë (Solini i sotëm afer Splitit) krahas vendbanimit ekzistues ilir në këtë vend.

Përveç kolonive të përmendura greke në truallin ilir kishte edhe të tjera, mirëpo për to dimë fare pak. Dihet me siguri, për shembull se diku në Dahnacinë e mesme, në shekullin IV para e.r., ka ekzistuar qyteti Herakleja, i cili bile preu edhe monedha. Besohet gjithashtu se me veprimtarinë kolonizuese greke është lidhur edhe themelimi i disa qyteteve të tjera në bregun lindor të Adriatikut, si janë Olciniumi (Ulqini i sotëm) dhe Epidauri (Cavtati i sotëm), ndërsa për disa qytete të tjera dihet se gjithsesi kanë qenë qendra tregtare greke, ndonëse ato nuk i temeluan grekët, e as më vonë këto qytete nuk u helenizuan (si për shembull Buthoe, Budva e sotme në bregdetin malazes).

Nuk kemi shënime se si i pritën vendasit kolonistët në Vis. Siç duket nuk patën vendosurt’u bëjnë rezistencë, por ilirët reaguan shumë rreptë lidhur me themelimin e Pharosit. Po atë vit që u themelua, ilirët vendas, banorë të ishullit Hvar, ftuan në ndihmë popullsinë e brigjeve të aferta në ndihmë për të përzënë kolonistët. Rreth 10 mijë ilirë me barka të vogla, u shkuan në ndihmë banorëve të ujdhesës. Duke kuptuar se nuk do të mund t’u kundërshtojnë armiqve më të fortë pharasit i ftuan në ndihmë qytetarët e Isës. Ata menjëherë dërguan një radhë triremash, të cilët shpartalluan lehtë anijet e flotës ilire. Në këtë betejë të parë, midis kolonistëve grekë dhe ilirëve u vranë, nëse mund t’u besohet historianëve grekë, 5 000 ilirë, ndërsa u zunë robër 2000 të tjerë.

Shteti i Enkelejve

Në Ilirinë e jugut shumë më herët se sa në viset e tjera ilire u bë formimi i organizatave shtetërore. Shtetin më të vjetër të njohur për të cilin flitet në bazë të burimeve të shkruara e formoi fisi enkelej në pikën më jugore të liirisë.

Shënimet më të vjetra për këtë shtet i përkasin më tepër sferës së mitologjisë se sa asaj të historisë. Përmendëm më parë rrëfimin për ardhjen e fenikasit Kadmi dhe gruas së tij Harmonisë midis enkelejve. Siç thotë legjenda në këtë kohë enkelejtë luftonin me ilirët fqinj dhe Kadmi, me urdhërin e profetit, u shkoi në ndihmë. Mbasi i mundën ilirët, enkelejtë zgjodhën Kadmin mbret të tyre.

Si edhe shumë legjenda të tjera, edhe kjo për Kadmin, ka shprehur ngjarjet që kanë ndodhur me të vërtetë. Arkeologët dhe historianët, me kohë, në bazë të shumë fakteve - arkeologjike, historike dhe linguistike - kanë arritur në përfundimin se kanë ekzistuar shkëmbime intensive të vlerave kulturore midis viseve jugore ilire dhe basenit të Egjeut e Lindjes së Aferme dhe se rruga nëpër të cilën është bërë ky shkëmbim është po ajo rruga e lashtë nëpërtë cilën kultura neolite nga baseni i Egjeut depërtoi nga deti Adriatik dhe nëpër të cilën gjithashtu më vonë kaloi Via Egnatia. Nëpër këtë magjistralë parahistorike erdhën nga fundi i epokës së bronzit në Adriatik edhe - sipas autorëve bashkëkohorë - tregtarët nga Fenikia e largët, pra nga atdheu i Kadmit. Si dëshmi materiale të pranisë fenikase te enkelejët dhe te ilirët e jugut në përgjithësi merren sopatat e shumta të bronzit, të ashtuquajturat tip shqiptare - dalmatinase (ose shkodrane), të cilat në mënyrë tipologjike mund të lidhen vetëm me sopatat e ngjashme nga Lindja e Aferme.67 Si reminisencë lidhur me praninë e fenikasve në Ilirinë e jugut disa autorë mbajnë edhe emrin e qytetit të Epirit verior Foinike (Foenice) në Shqipërinë e sotme.68

Me siguri nuk është e rastit që legjenda për Kadmin lidhet me enkelejt. Prej fakteve të pakta me të cilat disponojmë është e qartë se ky fis një kohë ka mbizotëruar në vise të gjera të Ilirisë së Jugut, se ka zhvilluar luftime edhe me fqinjtë helenë, prandaj tradita helenase, të cilën etransmeton Herodoti, ushtrisë së tyre dhe asaj ilire i mvishet sulmi në tempullin e Delfit. Nuk ka dyshim se Ilirët e Jugut, e në radhë të parë enkelejt, kanë luftuar shpeshherë me helenët verior dhe se shënimi të cilin na e ka lënë Herodoti është vetëm një hollësi nga luftimet shumëshekullore të këtyre dy popujve. Edhe një shënim i ruajtur për këto luftime që katë bëjë me sulmin e enkelejve në Tebë vërteton se ky fis u ka shkaktuar shumë brenga helenëve veriorë.

Kulmin e fuqisë enkelejt e arrijnë diku në shekullin VIII - VII para e.r. Qysh në shekullin VI para e.r. fuqia e tyre bie, kurse shteti i tyre zhduket nga skena historike vetëm në shekullin IV para e.r.

Shteti i Taulantëve

Dobësimi i shtetit të enkelejve qe shkaktuar edhe nga forcimi i një shteti tjetër ilir në afersi të tij — shtetit të taulantëve, i cili një kohë ekzistoi në të njëjtën kohë me shtetin e enkelejve. Fisi i taulantëve kishte qendrën e vet në shpinë të kolonisë greke, Epidamnosit, por pushteti i tyre në kohën e fuqisë më të madhe u shtri në një rajon shumë më të gjerë të Shqipërisë së mesme dhe të veriut. Taulantët në veprat e autorëve grekë përmenden shpeshherë në bazë të betejave të shumta që i zhvilluan kundër maqedonëve, epiriotëve dhe kolonive greke në brigjet ilire. Lajmi i parë për shtetin e tyre ka të bëjë me luftën që sundimtari i tyre Gaularos, zhvilloi në fund të shekullit VII para e.r. kundër mbretit maqedon Argeiosit. Në shekullin V para e.r. taulantët ishin përzier drejtpërdrejt në incidentin që shkaktoi luftën e përgjakshme të Peloponezit midis Athinës dhe Spartës. Në vitin 437 para e.r. oligarkia qytetare në Epidamnos, e cila mbante monopolin etregtisë me ilirët, u përzu nga qyteti dhe u strehua te taulantët duke kërkuar ndihmë prej tyre.Nga frika taulantëve Epidamnosi i drejtohet për ndihmë së pari Korkyrës dhe mbasi ajo refuzoi ndihmën e kërkuar, atëherë i drejtohet Korinthit. Korinthi dërgoi flotën e vet për t’i ndihmuar Epidamnosit, mirëpo flotën e Korinthit e mundën Korkyrasit të cilët patën marrë anën e kundërshtarëve të Epidamnosit, kështu që banorëve të tyre nuk iu mbet gjë tjetër veç të dorëzoheshin. Aleanca me Korkyrën forcoi pozitën e taulantëve, kështu që ata nisën të përzihen aktivisht në punët e kolonive greke dhe të fqinjve të tjerë, sidomos të maqedonëve.

Shteti i taulantëve arriti kulmin e fuqisë në shekullin IV para e.r., mirëpo qysh nga fundi i atij shekulli kjo fuqi nisi të bjerë shpejt. Forcimi i shtetit maqedon dhe depërtimi i keltëve në tokat ilire, ndryshoi raportin e forcave në Ballkanin perëndimor.

Luftërat e ilirëve me maqedonët

Shtetet ilire, siç theksuam, ranë shumë herët në konflikt me fqinjët e tyre maqedonë.71 Këto konflikte u bënë të shpeshta veçanërisht gjatë shekullit IV para e.r. në kohën e forcimit të madh të shtetit maqedon dhe gjatë shndërrimit të tij në një nga fuqitë ushtarake më të mëdha të botës së atëhershme.

Në vitin 360, pasi ilirët arritën t’ua imponojnë maqedonëve tributin, ata sulmuan përsëri Maqedoninë, të cilën e sundonte mbreti Perdika. Në këtë betejë maqedonët pësuan disfatë të rëndë: 4000 ushtarë të tyre humbën jetën në fushëbetejë së bashku me mbretin e tyre. Ilirët mbas kësaj pushtuan viset perëndimore të Maqedonisë, kështu që rrezikuan edhe vetë qendrën e saj. Trashëgimtari i Perdikës, Filipi II mblodhi një ushtri të madhe dhe e mundi mbretin ilir, Bardhylin, duke e detyruar që të tërhiqet nga territori maqedon. Kufiri midis Maqedonisë dhe Ilirisë u caktua atëherë në liqenin e Ohrit.

Një shtet maqedon i fortë, ishte rrezik jo vetëm për ilirët, por edhe për të gjithë fqinjët e tjerë, në radhë të parë për grekët. Athina frikohej posaçërisht prej Maqedonisë së fuqishme, të cilën Filipi II energjik dhe ambicios me reformat e veta në fushën e brendshme dhe me fitoret kundër armiqve të jashtëm e bëri si një faktor më të rëndësishëm politik dhe ushtarak në Evropën e atëhershme. Athina në luftën kundër rrezikut të ri kërkonte, dhe i gjeti aleatë popujttë cilëtjetonin në fqinjësi të Maqedonisë. Në vitin 356 para e.r. me iniciativën e athinasve u lidh aleanca antimaqedone midis athinasve, thrakasve, peonëve dhe ilirëve. Për nder të kësaj aleance në Athinë u ngrit stela e mermertë në të cilën përmendet edhe Grabi, sundimtar ilir. Megjithatë, Filipi nuk u frigua, kështu që kundër ilirëve dërgoi prijësin e vet ushtarak, Parmenionin. Ilirët pësuan disfatë të rëndë, e cila maqedonëve iu bëri të mundur që të pengojnë fuqinë ilire dhe për një kohë t’ i evitojnë sulmet e tyre kundër Maqedonisë. Megj ithatë, as pas kësaj luftimet me ilirët nuk pushuan. Filipi u detyrua edhe disa herë të luftojë me ilirët.

Mirëpo as Athina nuk u qetësua. Kundërshtari i madh i Filipit, oratori Demosten mbajti fjalime të njohura (filipike) kundër mbretit maqedon duke i paralajmëruar qytetarët e vet për rrezikun maqedon. Në vitin 342 para e.r. Demosteni duke kërkuar aleatë shkoi vetë në Iliri, por nuk pati aq shumë sukses. Megjithatë, luftimet e ilirëve kundër Filipit vazhduan derisa ai vdiq në vitin 336 para e.r.

I biri i tij, Aleksandri i Madh, vazhdoi luftën kundër ilirëve. Qysh në fillim të sundimit të tij, u detyrua të luftojë për shkak të sulmit që i bënë mbreti i enkelejve, Kleiti, i biri i Bardhylit dhe mbreti i taulantëve Glaukia. Aleksandri i mundi dhe prej atëherë enkelejt njohën sundimin suprem të maqedonëve.

Një nga trashëgimtarët e Aleksandrit në fronin maqedon, Kasandri, arriti deri në det dhe pushtoi kolonitë greke Epidamnos dhe Apollonia. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, sepse rrethanat në vetë Maqedoninë dhe në Greqi e detyruan që të lidhë paqen me Glaukin dhe të kthehet së shpejti në atdhe. Epidamni dhe Apollonia u çliruan nga pushteti maqedon.

Luftërat me maqedonët nga njëra anë dhe me epiriotët në anën tjetër do të vazhdojnë edhe një kohë të gjatë me fat të ndryshueshëm. Të lodhur nga këto luftra të gjata enkelejët dhe taulantët së shpejti do të detyrohen t’ua dorëzojnë udhëheqësinë fiseve të tjera ilire.

Invadimi i Keltëve

Përafersisht në të njëjtën kohë kur grekët kishin marrë hov në themelimin e kolonive në bregdetin adriatik dhe ilir, kundër ilirëve u lëshuan populli luftarak i keltëve.

Duke ardhur nga Italia veriore dhe nga Alpet keltët depërtuan në Ballkan dhe në Pellgun danubian në gjysmën e parë të shekullit IV para e.r. Të armatosur me shpata të gjata (shumë më të gjata se ato që i përdornin ilirët) më të fortë dhe me kuaj, keltët në një depërtim të fuqishëm nga jugu i Ballkanit i mundën fare lehtë fiset e përçara ilire. Caku i depërtimit të tyre në Ballkan ishte Greqia në përgjithësi, dhe pasuria e Delfit në veçanti.

Në rrugën nga Greqia gjendej shteti maqedon dhe derisa ai shtet ishte i fortë, keltët nuk morën guxim të kalonin nëpër të. U ndalën në tokat ilire, duke pritur ditë më të mira. Ata shpeshherë luftonin me fise të ndryshme ilire dhe me depërtime të ndryshme arritën madje edhe deri në detin Adriatik. Për këto luftime dimë fare pak. Teopompi shënoi një episod për luftën të cilën keltët e bënë kundër ardiejve. Ai na rrëfen se si keltët shfrytëzuan dinakërinë që të mundin ushtrinë e ardiejve. Në të vërtetë keltët duke ditur për dobësinë e madhe të ardiejve ndaj ushqimit dhe pijes u tërhoqën nga kampet duke lënë në vende të dukshme ushqim dhe pije, në të cilat kishin vënë barëra helmuese. Duke mos menduar për të keqen ardiejtë, duke ardhur në kampin e braktisur, u lëshuan të hanë e të pinë, duke harruar me këtë rast armikun. Ai u kthye shpejt dhe i mundi.

Nëpër luginat e lumenjve të mëdhenj të Panonisë, keltët gjetën toka të mira, kështu relativisht lehtë mundën të sigurojnë mjetet e jetesës. Aty ku u vendosën zhvilluan bujqësinë, prodhimin e qeramikës, xehtarinë dhe veçanërisht përpunimin e metaleve. Duke u forcuar ekonomikisht, ata depërtuan gradualisht nga perëndimi, veçmas te rajonet në të cilat jetonin japodët. Sipas dëshmive të disa autorëve antikë (Strabonit, Dionis Halikarnasit), keltët u përzien aq shumë me japodët, sa që ata autorë japodët i konsideronin si një fis kelto-ilir. Hulumtimet bashkëkohore të kulturës materiale dhe shpirtërore si dhe të onomastikës hedhin poshtë mendimin e këtyre autorëve antikë. Megjithatë, është e vërtetë se, kultura kelte ndikoi deri diku në atë të japodëve, por jo në një shkallë më të lartë se sa ka ndikuar në kulturën e shumë fiseve të tjera ilire, për të cilat megjithatë askush nuk pohon se janë iliro-kelte.

Gjatë qëndrimit në brendësi të Ballkanit dhe të Pellgut danubian, keltët nuk harronin qëllimin kryesor të dyndjes së tyre. Në vitin 335 para e.r. në kohën kur mbreti maqedon Aleksandri i Madh luftonte në Pellgun danubian kundër fisit tribal, keltët dërguan te ai një delegacion që ta nderojnë, e në të vërtetë që të përpiqej të mësonte fuqinë e ushtrisë së Aleksandrit. Të dekurajuar me atë që panë ata u bindën se ende nuk ishte koha për të sulmuar Greqinë.

Vetëm disa dhjetë vjet mbas vdekjes së Aleksandrit, kur Maqedonia ra në krizë të thellë, dhe kur nuk ishte më fuqi së cilës duhej friguar, keltët vendosën të nisen nga jugu. Në vitin 280 para e.r. tri ushtri kelte nisen nga Greqia. Keltët për këtë sulm shfrytëzuan rrethanën e volitshme që mbreti i Epirit, Piri, me ushtrinë e vet e cila ishte e vetmja që mund të bëhej pengesë në qëllimet e tyre, ishte atëherë në Itali.

Në fronin maqedon ishte atëherë Ptoleme Kerauni. I bindur se falanga e tij do të jetë vetë e aftë që t’u bëjë rezistencë sulmuesve, refuzoi ndihmën e 20.000 ushtarëve që ia ofroi mbreti dardan. Për këtë u hakmorën kundër maqedonëve dhe ushtria kelte, e kryesuar nga prijësi i tyre Belgiosi, i shkeli terësisht. Vet Ptolemeu, ra në fushën e betejës. Keltët, zotëruesit e situatës e shkatërruan vendin tmerrësisht. Sipas dëshmisë së Justinit, maqedonët “nga majat e gërmadhave të qyteteve të tyre i ngritën duart nga qielli duke klithur emrat e Filipit dhe të Aleksandrit, si perëndi mbrojtës të atdheut të tyre”.

Belgiosi, me ushtrinë e vet nuk vazhdoi nga Greqia. Këtë e bënë dy ushtritë e tjera kelte, në krye të të cilave gjendeshin Brenni dhe Akichori. Nëse guxojmë t’i besojmë Pausanit, ushtritë e tyre kishin 152.000 këmbësorë dhe 20.000 kalorës. Grekët vendosën t’u bëjnë rezistencë nëTermopile, në të njëjtin vend ku spartanët para dyqind vjetësh u orvatën të pengojnë depërtimin e persianëve. Atë që nuk e arriti atëherë Leonida, e arriti tani (në vitin 279 para e.r.) ushtria e bashkuar greke: keltët pësuan disfatë të rëndë. Vetë Brenni, i plagosur rëndë gjatë betejës, duke e parë shkatërrimin e ushtrisë së vet, vret veten, ndërsa Akichori i prin ushtrisë së mbetur nga veriu. Shumë keltë u drejtuan edhe nga Azia e Vogël, ndërsa ataqë u kthyen në veri duhej të bënin përpjekje mbinjerëzore që të depërtonin deri në vendet e tyre. Shumë u vranë nga ilirët, të cilët nuk i kishin harruar të këqijat që kishin bërë ata në kohën kur po kalonin viset e tyre. Ata që arritën të kthehen në Pellgun danubian mbetën atje, duke ruajtur për një kohë të gjatë kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore si dhe identitetin e tyre kombëtar.

Shteti i Dardanëve

Gati çdo gjë që na kanë lënë të shkruar autorët antikë për dardanët në përgjithësi, ka të bëjë me luftërat që i zhvilluan me maqedonët. Dhe derisa shteti maqedon ishte i fortë dardanët nuk mundën të ishin në vëmendje të politikës ballkanike. Rolin e armiqve të përjetshëm të Maqedonisë e shprehu fare mirë historiani romak, Livi (XL, 57,6), kur shkroi “Dardani gens sempre infestissima Macedoniae”

Roli politik dhe ushtarak i dardanëve filloi të rritej vetëm pasi invadimi i keltëve dobësoi shtetin e maqedonëve të fqinjëve të tyre peonëve. Duke shfrytëzuar dobësinë etyre dardanët zgjeruan shtetin e tyre në rajonin e Peonisë, e cila zhduket definitivisht nga skena historike edhe të ilirëve të jugut. Sipas disaautorëve (Droysen) ata zgjerohen deri në detin Adriatik dhe në detin Jon, duke mbajtur për një kohë në duart e veta edhe Epidamnosin.73 Në gjysmën e dytë të shekullit III dhe në fillim të shekullit II para e.r. dardanët bëjnë presion të madh kundër maqedonëve, duke shfrytëzuar çdo rast për suhn.

Megjithatë, kjo ishte një ngritje e shkurtër që u bë më tepër në sajë të dobësisë së të tjerëve se sa për shkaktë fuqisë së vetë dardanëve. Dhe me të vërtetë, posa maqedonët morën veten dhe konsoliduan shtetin e tyre, dardanët humbën rëndësinë si faktor i rëndësishëm politik. Kufizimittë aksioneve të tyre luftarake ndaj fqinjëve i kontribuoi edhe forcimi i shtetit ilir në kufijt perëndimorë.

Dardanët përkundër nuk mundën të luanin një rol më të madh në ngjarjet politike të Ballkanit në epokën pararomake, është fakt se ata nuk kishin arritur atë shkallë të zhvillimit shoqëror, të domosdoshme për të krijuar një organizatë të fuqishme ushtarake. Të përbërë nga një mori fisesh më të vogla dardanët nuk kishin pushtet të fortë qendror, të aftë për ndërmarrje më të mëdha dhe për vendimet politike.

Shteti Ilir

Në një territor të gjerë prej ujdhesave të Dalmacisë së mesme në veri e deri në Epir në jug dhe deri te Dardania e Maqedonia në lindje u zhvillua formacioni më i rëndësishëm politik që krijuan ilirët në kohën e pavarësisë së tyre. Ishte ky shtet të cilin sundimtarët sipas burimeve antike e përmendin “ilir” për dallim nga ai “dardan”, “taulant”, etj., prandaj për këtë shkak studiuesit e sotëm këtë shtet e quajnë ilir. Shumë sundues të këtij shteti i dimë për nga emri, mirëpo përpjekjet e disa hulumtuesve të rinj për të caktuar radhën e tyre kronologjike dhe gjenealogjike nuk vërtetohet gjithnjë edhe nga burimet e shkruara antike. Këto përpjekje ndër të tjera nisen edhe nga supozime se kjo bashkësi politike, e cila kishte përfshirë një mori fisesh, të cilat nga emrat janë të njohura si ilirë. Fatkeqësisht, shumë gjëra janë të paqarta kur flitet për çështjet gjenealogjike të ilirëve të jugut dhe padyshim do të nevojiten jo vetëm zgjuarësi, por në radhë të parë burime të reja të shkruara (epigrafike dhe numizmatike) në mënyrë që të sqarohen problemet që burojnë nga shënimet fragmentare të cilat njihen sot.

Fanula Papazoglu, e cila kohëve të fundit është inarrë intensivisht me problemet e historisë ilire mehdon75 se mbretëria ilire fillon nga fundi i shek. V para e.r. me mbretin Siras dhe se vazhdon të jetojë pa ndërprerje deri në shek. II para e.r., derisa humbi pavarësinë politike kohë kur romakët morën rob mbretin e fundit ilir, Gentin (Genthios).Në këtë periudhë të gjatë shtetin ilir e sunduan pesëmbëdhjetë sundimtarë, të cilët ndahen në dy dinasti. Në të parën sundojnë nëntë mbretër të cilët i njohim nga emrat: Siras (fundi i shek. V dhe fillimi i shek. IV para e.r.), Bardhyli, themeluesi i parë i dinastisë, vdiq në vitin 359 ose 358 para e.r. Vijojnë mandej Grabosi, Pleurati, Kleiti, Glaukia (i cili në vitin 335 para e.r. së pari përmendet si mbret i taulantëve, ndërsa si mbret i ilirëve prej vitit 317 deri më 302 para e.r.), Bardhyli II, Monuni dhe Mytili, për të cilin kemi lajme nga viti 270 para e.r. Mbas kësaj dinastie pason tjetra, e cila fillon me Pleuratin (rreth vitit 260 para e.r.), ndërsa e trashëgon Agroni, mandej Pini i mitur i cili sundon nën mbikqyrjen e njerkës së vet Teutës. Pason Skerdilaidi, mandej Pleurati dhe në fund biri i tij Genti (sundoi prej vitit 180 deri më 168 para e.r.) me të cilin përfundon kjo dinasti dhe jeta e pavarur e shtetit ilir.

F. Papazoglu insiston në tezën se nuk kishte ndërprerje jo vetëm në zhvillimin e shtetit ilir, por as në mes të dinastisë së parë dhe të dytë. Për dinastinë e Pleuratit, një numër i madh burimesh të shkruara nuk lënë dyshime për relacionet gjenealogjike midis disa anëtarësh të kësaj shtëpie sunduese. Me arsye mund të dyshohet se a janë të njohur për ne sundimtarët ilirë që kanë sunduar me të vërtetë vetëm në një shtet dhe se mos autorët grekë i kanë quajtur “ilirë” vetëm për shkak se nuk i kanë dalluar mirë disa bashkësi fisesh, në krye të të cilave ishin sundimtarët e përmendur. Na duket se për dinastinë mbretërore ilire mund të flasim vetëm prej mesit të shekullit III para e.r. do të thotë prej Pleuratit. Shteti ilir, megjithatë, edhe më parë ka ekzistuar, mirëpo cilët nga sundimtarët që njohim kanë qenë me të vërtetë në krye të atij shteti, kjo është pyetje së cilës në mënyrë pohuese mund t’i përgjigjemi vetëm për disa prej tyre. Megjithatë, përjashtohet mundësia që shteti i mëparshëm ka pasur përafërsisht të njëjtë territorin si ai i kohës së Pleuratit dhe Agronit.

Me ardhjen e Pleuratit në pushtet rreth vitit 260 para e.r. dhe veçanërisht të të birit të tij Agronit, fillon faqja më e lavdishme e hsitorisë ilire. Ky shtet gjatë sundimit të tij si dhe të trashigimtarëve të tij do të qëndrojë në qendër të lojës politike midis shteteve ballkanike si factor i ri politik në skenën politike - të kohës.

Paraqitja e Romës së pari në bregun perëndimor të Adriatikut (gjatë shekullit III para e.r. Roma themeloi një varg kolonish në bregun italik), e mandej në atë lindor, shënoi fillimin e ngjarjeve shumë të bujshme, të cilët mbas luftërave të gjata e të vështira shkaktuan okupimin romak të pjesës perëndimore dhe jugore të Ballkanit.

Pozita dhe madhësia e shtetit ilir kushtëzuan angazhimin e tij në kombinimet politike dhe në luftërat në këtë pjesë të Ballkanit. Agroni hyri me mjaft mjeshtri në këto kombinime dhe luftëra duke i siguruar në këtë mënyrë mbretërisë së tij rol të rëndësishëm në ngjarjet që do të pasonin.

Me futjen e mbretit maqedon, Demetri II, i cili në atë kohë ishte i zënë me luftërat kundër dardanëve, Agroni me ushtrinë e vet prej 5000 ushtarësh u shkoi në ndihmë aleatëve të Demetrit, akarnanasve. Etolasit, kishin rrethuar në atë kohë qytetin akarnanas, Medion. Ushtria ilire duke zbarkuar në afërsi të këtij qyteti, me një sulm të furishëm shkatërroi taborrin etolas. Kjo ishte një nga fitoret më të lavdishme të ilirëve kundër një ushtrie greke e cila shtoi dukshëm prestigjin e armëve ilire në sytë e grekëve dhe të maqedonëve.

Fatkeqësisht, menjëherë pas kthimit nga kjo ekspeditë, Agroni vdiq. Kjo ishte një goditje e rëndë për shtetin ilir, sepse ai me politikën e vet të brendshme energjike arriti të kufizojë pushtetin e disa kryetarëve të fiseve dhe në këtë mënyrë të krijojë kushte për përfshirje më të gjërë të shtetit të tij në politikën ndërkombëtare.

Në fron erdhi atëherë Pinesi i mitur, i biri i Agronit dhe i gruas së tij të parë, Triteutës, por pushtetin e vërtetë e kishte njerka e tij, Teuta.

Teuta, fatkeqësisht, nuk diti të ruajë shtetin të fortë si e trashëgoi nga Agroni. Nën presionin e kryetarëve të pakënaqur të fiseve lejoi piraterinë, të cilën, si duket paraardhësit e saj e kishin kufizuar. Ndoshta që t’i qetësonte kryetarët e pakënaqur të fiseve, ndërmori në vitin 230 para e.r. marshimin e parë luftarak kundër Greqisë. Dërgoi nja njëqind barka që të plaçkisin Elidën dhe Meseninë në Peloponez, e mandej menjëherë filloi luftën me epiriotët, të cilët qëndronin në anën e etolasve kundër maqedonëve dhe ilirëve. Kjo ishte një pjesë e planit të saj që të depërtonte nga Greqia. I pari u godit qyteti Foinike, qytet shumë i rëndësishëm strategjik në Epirin e veriut (në afërsi të Sarandës së sotme). Duke zbarkuar në afërsi të qytetit, ilirët e morën pa luftë sepse qysh më parë qenë marrë vesh me garnizonin e përbërë nga 800 mercenarë keltë, të cilët mbronin qytetin. Mbas lajmit për një fitore të re të ushtrisë ilire kundër grekëve, u sulën kundër qyteteve epirote. Ushtria e tyre rrethoi qytetin, i cili ishte i mbrojtur me mure të forta dhe u bëri rezistencë me lehtësi sulmeve. Ilirëve të rrethuar u shkoi për ndihmë në krye të 5000 ushtarëve Skerdilaidi, i ungji i Pinesit. Për të penguar depërtimin e tij nga Foinike një pjesë e ushtrisë epirote u nda dhe ia mbylli rrugën afër Antigonesë, në lindje të Gjirokastrës. Zvogëlimi i ushtrisë epirote në Foinike u bëri të mundur ilirëve të rrethuar që një natë, befasisht, të dalin nga qyteti dhe të shkatërrojnë rrethimin. Epirotët pësuan edhe këtu një disfatë të rëndë.

Në kohën që ushtria ilire ishte zotëruese e situatës në Epir për shtetin ilir u çfaq një rrezik i ri. Dardanët, të cilët deri atëherë zhvilluan një varg luftërash me maqedonët, u nisën tani edhe kundër shtetit të Teutës. Teuta e thirri Skerdilaidin të kthehet shpejt me ushtrinë e vet në veri. Mirëpo para se të largohej nga Epiri lidhi me ta një marrëveshje shumë të volitshme, e cila i vente epirotët, praktikisht në pozitë të varur ndaj shtetit ilir. Akarnanasit, megjithatë, lidhën gjithashtu me ilirët një marrëveshje, me të cilën njohën pushtetin suprem të ilirëve. Kështu Teuta mbas luftërave në Epir zgjeroi kontrollin e vet prej Neretvës në veri e deri në gjiun e Ambrakisë në jug. Në këtë kohë shteti ilir ishte njëri nga shtetet më të mëdha në Mesdhe.

Mbasi u evitua rreziku prej dardanëve, Teuta vazhdoi politikën e vet ekspansioniste, duke i drejtuar përpjekjet e veta kundër kolonive greke në bregdetin dhe ujdhesat ilire. Në qendër të goditjeve ishin kolonitë në Ilirinë e jugut (Dyrrhachion dhe Apollonia) si dhe ato në ujdhesat e Dalmacisë së mesme, më e rëndësishmja në mesin e tyre Isa. Ushtria ilire rrethoi Isën, kurse ajo e vetëdijshme se nuk mund të mbështetej më në ndihmën greke, kërkoi mbrojtje në fuqinë e re ushtarake, e cila në atë kohë ishte gjithnjë e më e pranishme në Adriatik - Romën.

Ky ishte një akt vendimtar i cili solli shpejt ndërhyrjen romake në konfliktet ballkanike dhe fillimin e luftërave të gjata midis Romës dhe ilirëve dhe më në fund solli okupimin romaktë Ballkanit lindor si dhe humbjen e pavarësisë politike të ilirëve.

Senati romak, të cilit edhe më parë i kishin arritur ankesat e tregtarëve italikë dhe grekë për shkak të sulmeve të piratëve ilirë kundër anijeve të tyre që lundronin nëpër Adriatik, i nxiturtashmë edhenga lutjae isejve përndihmë vendosi t’i dërgojëTeutës një delegacion dhe të kërkojë prej saj të ndërpresë operacione luftarake kundër Isës si dhe të ndërpresë sulmet e piratëve kundër anijeve tregtare greke dhe italike. Delegacioni në të cilin ishin vëllezërit Gaj dhe Luc Korunkani, iu bashkua edhe greku i Isës, Kleemporos, nuk arriti të sigurojë nga Teuta atë që kërkonte. Simbas Polibit, Teuta duke dëgjuar kërkesat e tyre, iu përgjegj, duke mos njohur fare fuqinë e Romës, se ajo do të kujdesej që ilirët të mos u shkaktojnë kurrfarë të këqiash romakëve, mirëpo ajo nuk mund t’ua ndalte nënshtetasve të vet piraterinë, sepse kjo ishte çështje e tyre private. Kjo përgjigje nuk iu pëlqeu delegatëve të Romës dhe njëri prej tyre mori guxim t’i përgjigjet se Roma vetë do t’i mbrojë nënshtetasit e vet prej piratëve ilirë dhe sundimtarët ilirë do t’i detyrojë t’i ndryshojnë ligjet e tyre. Një përgjigje e tillë, sigurisht, në sytë e sundimtares së një shteti të lirë dhe në atë kohë të fortë do të dukej si përzierje prepotente e një shteti të huaj në punët e brendshme të mbretërisë së saj. Nuk dihet se a me dijen e mbretëreshës, ose ndoshta edhe me urdhërin e saj, delegacioni duke u kthyer nga pallati i saj u sulmua tradhtisht: një nga delegatët romak dhe Kleemporosi u vranë. Senatit romak, i cili me kohë kërkonte pretekst për intervenim, kjo vrasje qe e mirëseardhur si shkak për të depërtuar drejtpërdrejt në skenën politike dhe ushtarake të Ballkanit perëndimor.

Teuta u përpoq ta zgjidhë konfliktin e shkaktuar, prandaj për këtë dërgoi në Romë të deleguar të posaçëm, mirëpo nuk hoqi dorë as nga rrethimi i Isës, e as nga qëllimi që t’i nënshtrojë edhe kolonitë e tjera greke në Adriatik dhe në detin Jon. Për të realizuar qëllimet e veta dërgoi flotën e vet në drejtim të Dyrrhachionit dhe mbasi nuk mundi ta pushtojë, ushtria e saj u nis kundër Korkyrës. Në këto kushte kolonitë iu drejtuan për ndihmë vëllezërve të vet grekë, mirëpo lutjes së tyre iu përgjigjën vetëm ahejët të cilët dërguan kundër ilirëve dhjetë anije të rënda luftarake. Beteja detare midis ahejve dhe flotës ilire në anën e të cilëve gjendeshin edhe shtatë anije luftarake të akarnanasve, u zhvillua afër ujdhesës Paksos, afër Korfuzit. Ilirët në këtë betejë korrën fitore të madhe, kështu që mbas kësaj fare lehtë morën edhe qytetin Korkyra. Duke lënë në të Dhimitër Farin, komandantin e deriatëhershëm të Farit dhe sigurisht komandantin e flotës ilire, ilirët u nisën përsëri kundër Dyrrhachionit.

Në këtë kohë romakët përgatiteshin për sulm kundër ilirëve. Në pranverë të vitit 229 para e.r. në bregdetin përballë, në Brundisium (Brindisi i sotëm në Apuli) u mblodh një ushtri e fortë prej 20.000 ushtarësh, 2.000 kalorësish dhe 200 luftanijesh. Kjo ushtri u nis kundër ilirëve në kohën kur ushtria ilire gjendej rreth mureve të Dyrhachionit. Ky ishte fillimi i luftës sëparë romake-ilire.

Flota romake e udhëhequr nga Gnei Fulv Centumali u nis në drejtim të Korkyrës. Dhimitër Fari as që u orvat të bëjë rezistencë, e cila do të ishte e kotë kështu që ua dorëzoi qytetin romakëve, dhe vetë vihet në shërbim të tyre. Romakët u nisën mandej drejt Apollonisë, banorët e së cilës ua hapën dyert e qytetit, dhe mandej vazhduan drejt Dyrhachionit duke u liruar nga rrethimi ilir. Flota romake u nis mandej drejt Isës dhe Pharit, të cilat u vunë menjëherë nën mbrojtjen romake, ndërsa ushtria tokësore romake që operonte në Ilirinë e Jugut gjithashtu shënoi rezultate të rëndësishme për një kohë shumë të shkurtër. Disa fise, si atintanët dhe parthinët, shfrytëzuan situatën e vështirë në të cilën ishte shteti ilir dhe dërguan delegatë te romakët me lutje që t’i pranojnë si aleatë.

Teuta ushtarakisht nuk ishte e aftë që të pengonte depërtimin e legjioneve romake. U tërhoq në kështjellën Rizon (Risan i sotëm në gjirin e Bokës së Kotorit), mirëpo shpejt kuptoi se rezistenca ishte e kotë, kështu që kërkoi paqë.

Marrëveshja e arritur me Romën ishte shumë e rëndë për Teutën dhe për shtetin ilir. Ajo u detyrua të abdikojë në dobi të Pinit, ndërsa mbretëria e saj u vu pjesërisht nën kontrollin e Romës: kolonitë greke në bregdetin ilir Dyrrhachion, Apollonia, Issa e të tjera ruajtën autonominë politike, por nën protektoratin e Romës. Me marrëveshje qe precizuar se anijet e armatosura ilire nuk guxojnë të lundrojnë më në jug të Lisosit.

Personaliteti që doli në plan të parë të skenës politike ilire, ishte greku Dhimitër Farasi, njeri me aftësi të mëdha diplomatike i cili me kohë diti të kalojë në anën e romakëve, sa pa se çështja e Teutës dështoi. Me ndihmën e zotërve të rinj u bë sundimtar në Farku kishte lindur si dhe i disa pronavenë pjesën tokësore, mirëpo më i rëndësishmi ishte roli të cilin nisi ta luajë në vetë pallatin ilir, pasi mori grua të ëmën e Pinit Triteutën dhe kështu faktikisht, u bë person më me ndikim në shtetin ilir.

Romakët në atë kohë nuk ishin të gatshëm që të hynin në konflikte vendimtare me ilirët dhe të konsolidonin pozitat e fituara, për këtë shkak intervenimin në punët e Ballkanit për afirmimin e vet politik. Dëshironin që veçmas te grekët të krijonin kuptimin e mbrojtësit të interesave të tyre dhe të kundërshtarit të ilirëve barbarë, të atyre piratëve të rrezikshëm të cilët nuk respektonin ligjet e civilizimit në det. Për këtë qëllim senati romak dërgoi delegatët e vet të athinasit dhe te grekët e tjerë me mesazhe se që tani lundrimi nëpër Adriatik ishte i lirë jo vetëm për anijet italike, por edhe për anijet tregtare greke. Duke besuar se te romakët gjetën aleatët kundër ilirëve, grekët në shenjë mirënjohje, lejuan që të marrin pjesë në lojërat istmike, duke i njohur kështu si popull të civilizuar.

Lufta e dytë romake-ilire u zhvillua nja dhjetë vjet më vonë, mbasi romakët përfunduan se Dhimitër Fari, i cili në fillim luante rolin e vazalit besnik, nisi të bëjë llogari më tepër për interesat ilire se sa për të tyret. Në të vërtetë Dhimitër Fari nisi f u afrohet më shumë maqedonëve - atëherë armiqve më të rrezikshëm të politikës romake në Ballkan. Lidhi marrëveshje së pari me sundimtarin maqedon, Antigon Dosonin, e mandej edhe me trashëgimtarin e tij, Filipin V, sepse në Maqedoninë e fortë dhe mike shihte garanci për forcimin e pozitave ilire në krahasim me Romën dhe për dobësimin e ndikimit romak në Ballkan. Për këtë shkak ndihmoi ushtarakisht sundimtarët maqedonë që t’i forcojne pozitat e tyre në Greqi. Gjithashtu, mori aksione ushtarake kundër aleatëve të Romës në Iliri, e mandej me flotën e tij sulmoi edhe qytetet greke, bile edhe në detin Egje.

Senati romak u shqetësuangazhvillimi i ngjarjeve në Iliri, prandaj e ftoi Dhimitrin të shkonte në Romë që t’i sqaronte qëndrimet e tij. Dhimitri, megjithatë, nukju përgjigj dëshirës së senatit romak, kështu më 219 para e.r. kundër tij u dërgua një ushtri e fuqishme romake, me në krye dy konsujt — L. Emil Paulin dhe M. Liv Salinatorin. Dhimitri u strehua në kështjellën Dimallum,81 qytet të cilin ilirët e mbanin si të papushtueshëm, prandaj romakët për këtë vendosën ta sulmojnë. Mbas shtatë ditë lufte të rreptë ushtria romake arriti ta pushtojë qytetin. Dhimitri u fsheh në Far, në vendlindjen e tij, me shpresë se atje do të arrijë të bëjë rezistencë kundër sulmuesve, mirëpo romakët edhe aty e arritën shumë shpejt dhe i shkaktuan edhe një disfatë para hyrjes në qytet. Ai arriti të shpëtojë duke ikur, së pari, në viset fqinje e mandej në Maqedoni, ku e priti miqësisht Filipi V.

Mbretëria ilire me këtë disfatë mori edhe një goditje të rëndë e cila e kufizoi edhe më tepër sovranitetin e saj. Skerdilaidi i cili me kohë ishte ndarë nga Dhimitri, arriti në të vërtetë të ruajë mbretërinë, mirëpo u detyrua të njohë romakët si aleatë.

Kur në vitin 217 para e.r. vdiq Pinesi i mitur, në vitin e pesëmbëdhjetë të jetës, në krye të shtetit mbeti vetëm Skerdilaidi. Si vasal besnik i Romës ai mbrojti interesat romake në Ballkan, sidomos kundër maqedonëve. Mbreti maqedon, Filipi V, i cili nën ndikimin e DhimitërFarit ëndërronte mbi përtritjen e shtetit maqedon, lidhi aleancë antiromake me Kartagjenën dhe me Sirakuzën. Megjithatë, prej kësaj aleance nuk pat fitim, sepse asnjëra nga palët e angazhuara në këtë marrëveshje nuk iu përmbajt obligimeve të marra, mirëpo kjo aleancë e nxiti senatin romak që të marrë një varg masash, së pari diplomatike, e mandej edhe ushtarake, kundër maqedonëve. Filipi V, duke shfrytëzuar situatën e romakëve për shkak të fitoreve të Hanibalit në Itali, sulmoi Skerdilaidin dhe pushtoi një pjesë të bregdetit ilir. Romakët nuk mund të lejonin forcimin e maqedonëve në llogari të aleatëve të vet në Iliri, dhe dërguan kundër maqedonëve një ushtri e cila zbarkoi në afërsi të Dyrrhachionit. Në vitin 205 para e.re. midis maqedonëve dhe romakëve u nënshkrua paqja kompromise në Foinike të Epirit, mirëpo romakët sapo e mundën Kartagjenën, i filluan përsëri operacionet kundër Filipit V. Mbas një varg betejash në vitin 197 u arrit fitorja vendimtare romake te Kinoskefali në Thesali, e cila varrosi të gjitha shpresat e Filipit.

Shteti ilir nën protektoratin e Romës, mbas ndërhyrjes së legjioneve romake kundër Filipit V, ktheu një pjesë të madhe të territoreve të humbura. Pleurati i cili trashëgoi fronin e Skerdilaidit i shërbeu me besnikëri Romës. Këtë nuk e vazhdoi edhe trashëgimtari i tij, Genci, i cili erdhi në fron rreth vitit 180 para e.re. Sigurisht duke vlerësuar gabimisht situatën dhe raportin e forcave në kohë, Genci përsëri luajti me letrën maqedone. Ky ishte gabimi më fatal. Roma nuk donte të kishte më aleatë të pasigurt, gjithnjë të gatshëm të pajtohen me armiqt e saj, prandaj vendosi që me një aksion të furishëm, të nënshtrojë drejtpërdrejt provincën jugore ilire dhe të likuidojë mbretërinë ilire. Prijësi ushtarak romak, Luc Anic Gali në krye të 30.000 ushtarëve u nis në drejtim të Shkodrës së fortifikuar (Shkodra e sotme në Shqipëri), kryeqytet i shtetit ilir, ku ishte strehuar mbreti. Kjo luftë e tretë romake-ilire zgjati gjithsej nja tridhjetë ditë. Genci, në të vërtetë, nuk mundi të qëndrojë gjatë nën rrethimin e legjioneve romake, kështu që u detyrua të dorëzohet (më 168 para e.re.). Mbreti me tërë familjen u dërgua rob në Itali, ku së pari u internua në Spoletium e mandej në Gubbium. Ky ishte fundi i mbretërisë ilire dhe njëherësh një nga hapat vendimtarë ndaj okupimit romak të tokave ilire.

Mbas ngadhnjimit ndaj Gentit, L. Anic Gali caktoi kuvendin e kryetarëve të fiseve ilire (më 167 para e.re.) në Skodër dhe aty shpalli, “në emër të senatit dhe të popullit romak” se të gjitha ato fise dhe qytete që kanë kaluar në anën e Romës para rënies së Gentit, janë të lira dhe nuk duhet të paguajnë tribut. Kjo kishte të bënte me fiset e taulantëve, pirustëve, daorsve, mandej me banorët e qyteteve Rhizon, Olcinium, dhe mesa duket Lissos. Mbretëria ilire qe ndarë në tri pjesë, që të tria nën sundimin e drejtpërdrejtë të Romës. Në krye të pjesëve të ndryshme të ish mbretërisë ilire, e ciia ruajti autonominë shumë të ngushtuar qëndronin sundimtarë të ndryshëm, për të cilët dimë fare pak. Pak më tepër dimë vetëm për njërin prej tyre, Ballaiosin. Në bazë të aktivitetit të tij shumë të pasur numizmatik mund të supozohet se Ballaiosi ishte një nga sundimtarët lokalë, të cilët orvateshin të ruanin sido që të ishte kontinuitetin e shtetit ilir nën kushte shumë të vështira të okupimit romak. Selia e shtetit të tij - nëse guxojmë edhe ta quajmë kështu — gjendej në Rhizon të Bokës së Kotorit, e më vonë, ndoshta në Far.

Nënshtetas të dëgjueshëm ishin edhe sundimtarët e tjerë, gjegjësisht kryetarët e fiseve, të cilët qëndronin në krye të shteteve të vogla të posaformuara mbas vitit 167 para e.re. Me shkatërrimin e shtetit të përbashkët ilir në njësi më të vogla dhe me dhënien e autonomisë territoriale këtyre njësive të reja, duke shfrytëzuar me mjeshtëri mosmarrëveshjet e mëparshme dhe armiqësitë midis ish mbretërve ilirë si dhe kryetarëve të fiseve të nënshtruara, Roma arriti për një kohë të gjatë të ruajë paqen në atë pjesë të Ilirisë. Duke proklamuar dëshirën që ilirëve t’u sigurojë jetën e lirë, senati romak, i forcoi pozitat e veta në Iliri. Megjithatë, ato fise dhe qytete të cilat tradhtuan interesat e Gencit në kohën kur legjionet romake u vërsulën kundër mbretërisë së tij fituan shumë privilegje, ndër të cilat edhe atë që të presin të hollat e veta (labeatët, daorsët etj.

Lufta kundër dalmatëve

Shkatërrimi i shtetit ilir, në jug, nuk do të thoshte se ishte edhe fund i rezistencës ilire kundër Romës. Duke shkelur një herë në Siujdhesën Ballkanike Roma qe përfshirë shumë shpejt në grindjet dhe luftimet midis fiseve të ndryshme të lira ilire dhe kështu duke intervenuar me mjeshtri herë kundër një fisi e herë kundër një tjetri, i forcoi gjithnjë e më tepër pozitat e veta dhe e zgjeroi sferën e interesave. Një politikë e tillë pak nga pak do t’i bëjë të mundsur që të mbizotërojë tërë territorin ilir. Mirëpo, derisa arritën këtë romakët u detyruan të zhvillojnë edhe shumë luftëra, sidomos kundër dalmatëve, fisi që mori mbi vete barrën kryesore të luftës kundër Romës në kohën mbas Gencit.

Kur dalmatët gjatë shekullit III dhe II para e.re. populluan viset midis Kërkës dhe Cetinës, gjetën kolonitë Tragurion, Epiton dhe Salonën të rrethuara me fise të cilët nuk nguronin t’i sulmonin herë pas here. Ata gjithashtu i sulmonin edhe fqinjët e vet daorsët, të cilët atëherë kishin njohur pushtetin suprem të Romës. Kundër dalmatëve në Romë arrinin edhe ankesat e isejve dhe të daorsve, kështu që senati romak vendosi që dalmatëve t’ua dërgojë përfaqësuesit në mënyrë që me mjete paqësore t’i zgjidhë konfliktet e shkaktuara. Të deleguarit në krye me Gaj Fanin arritën në kryeqytetin dalmat, Delminium, në vitin 158 para e.re., mirëpo dalmatët nuk deshën as t’i pranojnë e as t’i gostisin, e jo më të zhvillojnë bisedime me ta. Delegacioni, si duket është sulmuar, kështu që u vranë edhe përcjellësit e daorsve dhe të isejve. Një sjellje e këtillë e dalmatëve i konvenoi senatit romak dhe ai vendosi t’i fillojë operacionet luftarake kundër dalmatëve. Kështu romakët filluan një varg luftërash kundër këtij fisi trim, të cilat vazhduan më se një shekull e gjysmë - derisa legjionet romake i nënshtruan plotësisht ilirët.

Në vitin 156 para e.r. operacionet kundër dalmatëve i filloi konsulli Gaj Marc Figuli i cili me ushtrinë e vet zbarkoi në Naronë (Vidi i sotëm afër Metkoviqit). Në fillim pësoi disfatë në përleshje me dalmatët, kështu që u detyrua të tërhiqet në Naronë. Shpejt e mori veten dhe përsëri u nis kundër Delminiumit, ku ishte përqëndruar ushtria kryesore e dahnatëve. Qyteti ishte fortifikuar mirë dhe mbrohej, kështu që Figuli nuk mundi ta pushtojë. Vitin tjetër atë e zëvendësoi konsulli Kornel Scipio Nazika, i cili më parë sulmoi qytetet e tjera dalmate, e mandej edhe vetë Dehniniumin. Mbas luftimeve të rrepta Delminiumi ra.

Lufta kundër Adriejve dhe Plerejve

Nja njëzet vjet pas luftës së parë romake-dalmate, romakët ndërmorën aksionin vendimtar kundër ardiejve dhe fqinjëve të tyre, plerejve. Ardiejt, të cilët në kohën e lulëzimit të shtetit ilir luajtën rolin dominues (Polibi, Livi, e autorë të tjerë antikë përmendin se disa nga sundimtarët ilirë sipas përkatësisë fisnore ishin ardiej), pas rënies së Gencit u shtynë në bregun e djathtë të Neretvës. Mirëpo, ata vazhduan përsëri zejen e tyre të luftës - piraterinë, për çka patën punë shumë herë me Romën gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më të pranishme në Ballkan. Ata tani sulmojnë bile edhe ato vise të cilat tashmë gjendeshin nën sundimin romak, prandaj kjo edhe shkaktoi reagimin e Romës. Dhe vërtet këtë reaksion të Romës nuk u desh shumë të presin. Në vitin 135 para e.re. konsulli Serv Fulv Flaku në krye të 10.000 këmbësorëve dhe të 600 kalorësve sulmoi qendrat e tyre dhe theu rezistencën e tyre. Për të penguar piraterinë e tyre të mëtejshme romakët i transferuan në brendësi dhe, si na njofton Straboni, i detyruan të merren me bujqësi. Të pamësuar me mënyrën e re të jetës dhe për shkak të klimës së ashpër ata vdiqën dalëngadalë dhe në kohën e Pliniut Plak (shek. I para e.re.) i cili shkruan për ta, kishin mbetur ende fare pak.

Luftëtar kundër Istëve

Luftërat me këtë fis u bënë të paevitueshme qyshse romakët nënshtruan Italinë Veriore dhe tokën e venetëve. Kështu romakët në të njëjtën kohë kur po zhvillonin luftime kundër shtetit ilir në jug, filluan operacionet luftarake edhe kundër ilirëve që jetonin në brigjet veriore të Adriatikut dhe në Alpet lindore. Në mes tyre të parët u goditën istrët - fis i njohur nga autorët antikë për shkak të aksioneve të tyre të piraterisë. Romakët kundër tyre ndërmorën aksionin e parë luftarak qysh në vitin 221 para e.re. për shkak të konflikteve të përkohshme midis romakëve dhe fiseve ilire. Romakët vendosën të themelojnë koloninë Aquilea, në mënyrë që të forconin vijën e tyre mbrojtëse kundrejt ilirëve. Edhe pse qyteti u themelua për shkaqe të mbrojtjes, istrët, me të drejtë atë e shihnin si rrezik për pavarësinë e tyre, prandaj në vitin 181 para e.r. u orvatën të pengojnë ndërtimin e këtij qyteti. Kundër tyre u nis pretori Q. Fab Buteoni dhe përsëri i mundi. Paqja nuk zgjati shumë sepse atëherë në krye të istrëve qëndronte mbreti EpuL Ky ishte një sundimtar luftarak dhe pa kompromis. Sa e mori fronin nisi të përgatitet për luftë kundër romakëve. Megjithatë, romakët nuk lejuan befasira dhe më 178 para e.re. kundër tij dërguan ushtrinë me në krye konsullin A. Manli Vulzonin. Lufta u zhvillua me kthesa në dobi të të dy palëve. Për këtë shkak vitin vijues, romakët sulmuan përsëri Epulin me forca shumë më të mëdha. Epuli i mundur u tërhoq në veri të Istrisë me luftëtarët e vet në Nesactiumin e fortifikuar, që ishte seli fetare e politike e fisit. Për të pushtuar qytetin romakët kthyen shtratin e lumit të vogël që rridhte pranë mureve të qytetit, duke ua prerë ilirëve ujin e pijshëm. Duke parë se nuk do t’u qëndrojë shumë sulmeve të legjionarëve romakë, mbrojtësi vendosi që më parë të vdesë, se sa t’ia dorëzojë qytetin armikut. Gjatë kohës kur luftëtarët romakë po pushtonin qytetin istrët i vrisnin gratë e femijët e tyre dhe i hidhnin nga muret e qytetit, ndërsa vetë luftonin deri në vdekje. Vetë Epuli, duke parë katastrofen e popullit të vet, e vret veten me shpatë.

Mbas rënies së Nesactiumit bien nën pushtetin romak edhe qytetet e tjera të Istrisë. Së shpejti tërë territori i istrëve ra në duart e romakëve. Ishte ky fundi i lirisë së këtij fisi, i cili para luftërave me romakët kishte ngritur shtetin e vet dhe qysh më herët kishte arritur një zhvillim të madh kulturor e ekonomik.

Me luftën kundër istrëve dhe me pushtimin e siujdhesës së Istrisë, romakët u forcuan në Adriatikun Verior, e pak më vonë pushtuan edhe shtetin e Gencit në jug, duke e kontrolluar tërë detin Adriatik. Mirëpo, midis këtyre dy rajoneve në të cilat sundonin, jetonin shumë fise të lira ilire, kundër të cilave romakët do të detyrohen të luftojnë edhe një kohë të gjatë. Megjithatë fati i këtyre fiseve qe vulosur: rëndësia e bregut lindor të Adriatikut dhe viseve në brendësi, në të cilat jetonin ilirët, ishte shume e madhe që Romatë mund t’i linte jashtë kufijve të perandorisë së vet. Pasuritë nimera ® në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni, të cilat u ishin të njohura popujve itali ë qysh nga koha parahistorike, kullotat e pasura në rrafshnaltat ballkanike, fushat e gjera të Panonisë në të cilat kultivohej drithi, rëndësia e bregdetit lindor të Adriati ut si rrugë detare - të gjitha këto ishin shkaqe që pushtuesit romakë sa më parë t i nënshtronin pushtetit tëtyre të gjitha tokat ilire. Prandaj nuk u desh shumë të pritet qe legjionet romake të përfundojnë atë që e filluan me suhnin kundër shtetit të Teutes. Radhën e kishin tani japodët dhe fiset e tjera të cilat me kohë e kishin ndier presionm e pranisë romake në kufijtë e tyre.

Luftërat e Oktavianit kundër Ilirëve

Që t’i nënshtronte definitivisht dalmatët dhe fiset e tjera ilire të cilat nuk e njihnin ende pushtetin romak, Oktaviani vendosi që vetë t’i prijë ushtrisë kundër tyre. Lufta filloi në stil të madh në vitin 35 para e.re. me suhnin nga veriu, së pari kundër tokave të japodëve. Njëra mbas tjetrës ranë në duart e Oktavianit qendrat e rezistencës së japodëve, Monetium, Avendo, Arupium dhe Terponus, e mandej Oktaviani sulmoi Metulin, ku, si duket, gjendej edhe kryeqendra e këtij fisi. Në sulmin kundër këtij vendbanimi të fortifikuar lokacioni i të cilit me siguri nuk ka mundur ende të caktohet, u plagos edhe vetë Oktaviani. Megjithatë romakët arritën ta pushtojnë dhe në këtë mënyrë të thyejnë rezistencën e mëtejshme të japodëve. Oktaviani mbas kësaj vazhdoi në drejtim të Siscit dhe e pushtoi këtë qytet me qëllim që ta krijonte si qendër për luftë kundër dakëve dhe fiseve të tjera panone. Vetë Oktaviani u kthye në Romë ndërsa në Sisci la Fuf Geminin. Pas disa muajsh Oktaviani u detyrua të kthehet përsëri, sepse në Sisci shpërtheu kryengritja kundër romakëve. Kryengritjen arriti ta shuajë vetë Gemini, kështu që Oktaviani mundi të nisej menjëherë kundër dalmatëve (viti 34 para e.re.).

Duke parë se e kishin të vështirë t’u bënin rezistencë forcave superiore të armikut, dalmatët vendosën që në luftë të zbatonin taktikën e dyfishtë: të fortifikohen në kështjellat e tyre dhe të bëjnë rezistencën e tyre më të madhe të mundshme, e njëkohësisht të zhvillojnë luftë partizane kundër armikut, duke e pritur dhe duke e sulmuar gjatë kalimeve të tij nëpër viset e vështira. Prijësi ushtarak i dalmatëve, Verzi, u fortifikua me 12.000 ushtarë në Promon, qytet që ua mori liburnëve, me qëllim që t’ia presë rrugën ushtrisë së Oktavianit. Duke ardhur para Promonës Oktaviani së pari mori kodrinat për rreth dhe mandej e filloi sulmin kundër qytetit. Prijësi tjetër ushtarak i dalmatëve, Testimosi, deshi t’i shkojë në ndihmë qytetit të rrethuar, mirëpo romakët ia prenë rrugën dhe e detyruan të tërhiqet. Së shpejti Verzi u detyrua të dorëzohet dhe kështu Oktavianit t’ia hapë rrugën nga zemra e tokave dalmate. Luftën kundër tij e zhvilloi më tutje Testimosi, duke zbatuar taktikën e luftimeve partizane: me sulme të shpeshta dhe të befasishme e trazonte ushtrinë romake. Mirëpo kjo nuk e ndali Oktavianin të përparonte me ushtri të madhe duke mos i lejuar armikut ta befasojë. Duke përparuar ngadalë ai pushtoi qytetet Synodium dhe Andetrium, kështu arriti edhe nën Setovi, ku ishte përqëndruar pjesa kryesore e ushtrisë dalmate, e vendosur që ta mbrojë me të gjitha forcat që kishte në dispozicion. Nën muret e këtij qyteti filloi beteja e fundit, vendimtare e dalmatëve për pavarësinë e tyre. Në një përleshje qe plagosur vetë Oktaviani, kështu që një kohë ia la udhëheqjen e luftës Statil Taurusit, ndërsa vetë u tërhoq në Romë. Mirëpo në fillim të vitit 33 para e.r. kthehet përsëri te Setovia. Qyteti nuk kishte shpëtim: në të mbretëronte uria dhe sapo u kthye Oktaviani, dalmatët vendosën të dorëzohen. Oktaviani u vuri kushte shumë të rënda: duhej të paguanin tribut, t’ua kthenin shqiponjat që ua kishin marrë kur e mundën Aul Gabinin dhe t’i jepnin si peng 700 djelmosha. Ky ishte fundi i pavarësisë dalmate dhe fundi i pavarësisë së ilirëve në përgjithësi. Me 40 deri 50 mijë ushtarë të stërvitur mirë Oktavianit i shkoi definitivisht për dore të nënshtrojë tërë pjesën perëndimore të Ballkanit, ndoshta tërë atë pjesë deri te Danubi dhe Drina. Duke i dhënë fund kështu okupimittë vendeve ku jetonin ilirët, ai mundi që definitivisht t’ia dorëzojë senatit në vitin 27 para e.re.

Duke u kthyer në Romë nga plaçkat që solli prej Ilirisë urdhëroi të ndërtohet një bibliotekë e madhe publike, të cilën për nder të motrës së tij Oktavisë, e quajti “Oktaviana”.

Luftëra sporadike kundër sundimit romak në Iliri u zhvilluan edhe mbas luftërave të Oktavianit, mirëpo këto kryengritje nuk kishin suksese të mëdha. Një kryengritje të këtillë e organizuan dalmatët në vitin 12 para e.r. dhe atëherë e morën edhe Salonën, mirëpo rendi qe vënë shumë shpejt.

Kryengritja e Batos

Orvatja e fundit për të përzënë romakët nga Iliria u bë midis vitit 6 e 9 mbas e.re. Kjo përpjekje është e njohur simbas emrit të prijësve të cilët e zhvilluan, si kryengritja e Batos.

Shkak për kryengritje ishte rekrutimi në mesin e desidiatëve të cilin e urdhëroi Tiberi për shkak të luftës që po përgatiste kundër germanëve. Në krye të kësaj kryengritje ishte prijësi i desidiatëve, Bato. Fiset e tjera ilire iu bashkuan së shpejti kryengritësve, e në mesin e tyre u dalluan veçanërisht breukët me mbretin e tyre Pinnesin dhe me prijësin ushtarak, i cili gjithashtu quhej Bato. Këto dy Bato janë personalitete qendrore në këtë kryengritje të lavdishme, në të cilën një numër i madh fisesh ilire për herë të parë në historinë e tyre u bashkuan kundër armikut të përbashkët.

Batua i breukëve me ushtrinë e vet u nis kundër Sirmiumit (sot Sremska Mitrovica), mirëpo qe mposhtur. Batua i desidiateve ndërkohë u nis kundër Salonës, mirëpo as ai nuk pat fat të mirë. I plagosur rëndë nën muret e këtij qyteti u detyrua të heqë dorë nga plani për marrjen e Salonës dhetë niset ngajugu, duke arritur deri në Apolloni në Shqipërinë e mesme.

Kryengritja shkaktoi turbullira të mëdha në vetë Romën. Simbas Svetonit, kjo ishte lufta më e rëndë që Roma kishte zhvilluar ndonjëherë mbas luftërave kundër Kartagjenës. Në Romë flitej se ishin 800.000 kryengritës, prej të cilëve 200.000 luftëtarë dhe 9.000 kalorës. Perandori August i ballafaquar me rrezikun që kjo ushtri të nisej nga Italia dhe që fushën e betejës ta transferojë në truallin italik, i urdhëroi Tiberit që të lidhte menjëherë paqen me markomanët dhe me kuadët me të cilët deri atëherë luftoi dhe që me ushtrinë e vet të nisej në Ilirik. Tiberi arriti së shpejti në Sisci dhe aty u përqendrua. Megjithatë, e shtynte sulmin kundër kryengritësve, duke besuar se uria dhe vështirësitë e tjera, si pasoja të shkatërrimit të vendit, do t’i dobësonte forcat e tyre. I pakënaqur me këtë taktikë të Tiberit, Augusti i dërgoi si ndihmës të tij Germanikun. Shpejt filluan aksione ofensive në përpjesëtime të gjera. Një nga betejat vendimtare u zhvillua në lumin Athinus86 në të cilën Batua i breukëve pësoi disfatë të rëndë. Kjo shkaktoi mospajtime në taborrin ilir. Mbreti i breukëve Pinnes, kërkonte që të vazhdojë lufta kundër romakëve, mirëpo kështu nuk mendonte edhe prijsi i tij ushtarak Bato, i cili nuk shihte se si do të fitonin ilirët kundër një ushtrie aq të fortë si ishte ajo romake. Për këtë shkak u propozoi ushtarëve që t’u dorëzohen romakëve, gjë që ata e pranuan. Mbretin Pinnes gjithashtu ua dorëzuan romakëve, kurse romakët në shenjë mirënjohjeje e njohën Baton prijës të breukëve.

Batua desidiat, duke dëgjuar për tradhëtinë u vërsul në Panoni, e zuri rob Baton e breukëve dhe e nxori para gjyqit fisnor, i cili e dënoi me vdekje. Ky aksion i Batos së desidiatëve, megjithatë, nuk i ktheu breukët e Panonisë në radhët e kryengritësve kështu që u detyrua të kthehet në Dalmaci që të vazhdonte luftën kundër romakëve.

Kundër tij u nis Germaniku me një ushtri të madhe dhe të stërvitur mirë. Mbas luftërave të rrepta në të cilat dalmatët dhe ilirët e tjerë shfrytëzuan shumë terrenin e vështirë duke kaluar në luftë guerrile, arriti t’ua pushtojë romakëve qytetet Splonum, Seretium e të tjera. Ushtria e Germanikut pësoi edhe një disfatë të rëndë të Raetiniumi (ndoshta Golubiqi i sotëm afër Bihaqit). Shpejt në Ilirik u kthye edhe Tiberi, i cili së bashku me Germanikun ndërmori një sulm vendimtar kundër kryengritësve. Qytetet ilire ranë njëri mbas tjetrit në duart e romakëve, e mandej i erdhi radha edhe Andetriumit (MUçi i sotëm midis Splitit dhe Dërnishit) ku ishte fshehur Batua me luftëtarët e vet. Në muret e këtij qyteti u zhvilluan luftime të rrepta. Mbas humbjeve të mëdha nga të dy anët, Tiberi e pushtoi qytetin.

Rezistencën e fundit heroike kundër romakëve ilirët e bënë në qytetin Arduba (Vranduku i sotëm?). Kur legjionarët romakë vërsuleshin në muret e qytetit, gratë ilire që të mos binin në robëri, hidheshin me fëmijët e tyre në flakën që kishte përfshirë qytetin.87

Batua kur e pa se rezistenca e mëtejshme ishte e pamundur, hyri në bisedime me armikun. Duke iu dorëzuar romakëve për vete nuk kërkoi asgjë, por vetëm ushtarëve të tij t’u kursehej jeta. Pyetjes së Tiberit se pse ai, Batua, ishte ngritur kundër romakëve, sipas fjalëve të historianit Dion Kasit, ai iu përgjigj se këtë e bëri për shkak se Roma në mesin e ilirëve nuk kishte dërguar barij që të udhëheqin, por ujq. Tiberi nuk lejoi të vritet, por e dërgoi në mërgim në Ravenë, ku edhe vdiq.

Flaka e cila e përpiu Ardubën i varrosi përgjithmonë shpresat e ilirëve që të rifitojnë lirinë. Mbas dy shekuj e gjysmë luftë kundër të huajve, gjatë së cilës disa herë ditën edhe të ngadhnjejnë ilirët, më në fund, iu nënshtruan legjioneve superiore, më të organizuara të Romës. Gjatë atyre viteve të gjata e të përgjakshme, ilirët vetëm një herë e kuptuan - në kryengritjet e Batove - se vetëm të bashkuar dhe me aksion të përbashkët mund të kundërshtojnë armikun superior. Mirëpo, kjo fatkeqësisht, ishte vonë.

Me okupimin definitiv përfundon njëra dhe fillon epoka tjetër në historinë e ilirëve. Të përfshirë në kuadrin e perandorisë romake ata do të kenë fatin e kësaj perandorie. Jo rrallë, madje, në territorin e tyre do të zhvillohen ngjarje me rëndësi vendimtare për Romën, në të cilat ata do të kenë rolin vendimtar.

Ilirët në periudhën romake

Çfarë ndodhi me ilirët mbasi romakët okupuan tokat e tyre - është pyetje së cilës i përgjigjen ato disiplina shkencore që studiojnë gjurmët e shumta të ilirëve nga kjo periudhë. Ndonëse shumë hollësi të jetës së ilirëve, pas ardhjes së romakëve ende nukjanë të njohura sa duhet. analiza e një numri të madh mbishkrimesh, sidomos të atyre të zbuluara në viset ku nuk ka ndodhur romanizimi i fortë i popullsisë së vendit. ato gjurmë të kulturës materiale, të artit, dokeve, të varrosjes e të tjera, hedh mjaft dritë në proceset shumë të panjohura dhe interesante të sinkretizmit iliro-romak në sfera të ndryshme të jetës dhe në vise të ndryshme të tokave ilire.

Edhe analiza më sipërfaqësore e materialit arkeologjik nga kjo kohë na zbulon se procesi i romanizimit nuk ka ndodhur gjithkund në mënyrë të barabartë.

Derisa qendrat e urbanizuara, qoftë në bregdet, qoftë në mbretëri, u romanizuan gati plotësisht. kështu që aty flitej dhe shkruhej gjuha latine dhe jeta zhvillohej si në çdo qytet tjetërtë madh të Perandorisë Romake. ndërkaq jashtë këtyre qendrave situata ishte krejt ndryshe. Ilirët, ndonëse nën presionin e fuqishëm të akulturimit, i cili edhe në viset më të largëta, megjithatë, solli disa formatë civilizimitromak (p.sh. gjuha me të cilën u shkruan monumentet e ndryshme të varreve e mbishkrime të tjera ishte gjithnjë latine, pa marrë parasysh se kush e kishte vënë atë mbishkrim) vazhduan të flasin me gjuhën e tyrc popullore, i respektuan hyjnitë e tyre, i varrosnin të vdekurit në mënyrën e lashtë, tradicionale. e punonin tokën ashtu si e kishin punuar me shekuj të tërë të parët e tyre, ruanin veshjen e tyre popullore, femijëve të tyre u vinin emrat e tyre, në bazë të të cilëve do të njihen fare lehtë, sado larg që të kenë shkuar prej atdheut të tyre, i respektuan doket e tyre popullore dhe respektuan organizimet e tyre shoqërore-politike të fiseve, të cilat vetëm në raste nevoje ia përshtatnin strukturës administrative dhe politike romake.

Mënyra në të cilën u bë përfshirja e popullsisë vendase në jetën e administratës shtetërore, të ushtrisë dhe të jetës në përgjithësi, tregon se romakëve nuk donin që popullsinë e vjetër vendase ta romanizonin doemos, e aq më tepër nuk mund t‘u mvishen qëllimet genocide - në kuptimin e sotëm të kësaj fjale - ndaj popujve të nënshtruar. Shumë më tepër se çkombtarizimin e popullsisë vendase në kolonitë e nënshtruara, romakët dëshironin që aty të kishin punëtorë të qetë e të dëgjueshëm si dhe ushtarë trima, të gatshëm për të mbrojtur kufijt e Perandorisë. Nëse popujt e nënshtruar i shërbenin me besnikëri Romës, atëherë romakët ishin mjaft tolerantë si lidhur me ndjenjat kombëtare ashtu edhe ndaj të gjitha manifestimeve të kulturave të banorëve vendas. Ndërsa ilirët u takonin atyre popujve të Perandorisë të cilët - mbasi ranë plotësisht nën pushtetin e Perandorisë Romake - u shërbyen besnikërisht interesave të tyre; mund të thuhet bile se në kohën e Perandorisë së mëvonshme i shërbyen madhështisë së saj edhe më besnikërisht se vetë qytetarët e Romës.

Depërtimit të kulturës romake dhe të civilizimit e të mënyrës së jetës së romakëve në tokat ilire i kontribuan më së shumti italikët, të cilët më vonë u shpërngulën dhe u vendosën në qendrat e urbanizuara89 si dhe ushtria. Duke jetuar nëpër qytetet që për shkaqe strategjike ose ekonomike i themeluan vetë, refugjatët romakë sollën me vete edhe të gjitha frytet e civilizimit romak. Ky civilizim në mënyra të ndryshme depërtoi në mesin e popullsisë vendase. Vetë ekzistenca e qendrave të mëdha të civlizimit urban romak, si qytetet Pola (Pula), Senia (Senj), Jader (Zara), Salona (Solini), Narona (Vidi te Metkoviqi), Siscia (Sisaku) dhe shumë të tjerë qenë të mjaftueshëm që të ndikonin mjaft ndaj ilirëve të paromanizuar që jetonin në rrethinë. Këto qytete me godinat e tyre të bukura e madhështore, me punëtoritë, me tregtinë, me rrugët e shtruara, me banorët që shkonin nëpër teatro, shkollat, tempujt- ndikuan si një lloj magneti dhe si shembull i paarritshëm, ndaj blegtorëve të varfer, ndaj bujqve që jetonin në rrethinën e tyre të afert ose edhe më larg. Shumë prej tyre, të tërhequr nga shkëlqimi i këtij civilizimi kërkuan mënyra që edhe vetë ta shfrytëzojnë atë dhe të shpërngulen në ato qytete të pasura e tërheqëse. Këtë do ta bënin me vështirësi në fillim të sundimit romak, mirëpo në Perandorinë e mëvonshme kjo do të bëhet fare lehtë, kur shumë prej tyre, si qytetarë me të drejta të barabarta të Perandorisë do të bëhen edhe vetë krijues të civilizimit romak dhe përfaqësuesit e përhapësit e tij më të mirë.

Për shkaqe strategjike romakët sapo u krijoheshin kushtet ndërtonin një rrjetë të shpeshtë rrugës91 e afer këtyre ndërtonin stacionet dhe vendbanimet e tyre. Rrugët kryesore magjistrale shkonin prej bregdetit në brendësi (në drejtimet Salona-Sirmium, Narona-Sirmium, Jader-Ssicia dhe shumë të tjera që nga Senia, Epidaurmi, Scodra dhe qytete të tjera në bregdet çonin nga Lika, Bosnja, Pellgu danubian etj. gjegjësisht prej Italisë nga Pellgu danubian dhe më tutje kah Lindja) ose nëpër bregdet prej Tergeste (Trieshtës) nëpërTarsatikë (Tërsat) deri në Jaderë, Naronë dhe në jug deri në Dyrrhachium dhe më tutje nga Greqia. Pjesërisht nëpër territoret ilire kalonte edhe Via Egnatia e njohur, një nga rrugët më të njohura romake jashtë Italisë, që shkonte prej Dyrrhachiumit dhe Apollonisë deri në Selanik e ndërtuan romakët në trasenë e rrugës së lashtë nëpërtë cilën qysh prej neolitit shkonin ndikimet kulturore prej Lindjes nga Adriatiku dhe anasjelltas.

Nëpër ato rrugë ushtria romake transportohej shpejt në rrezik lufte, njëkohësisht nëpër to kalonin edhe mallrat tregtare dhe posta, nëpër ato rrugë, në fund të fundit, kalonin të gjitha frytet e qytetërimit romak. Nuk ka dyshim se, në të vërtetë, rrugët luajtën rolin më të rëndësishëm në procesin e romanizimit të brendësisë së tokave ilire.

Ushtria ndikoi në dy mënyra në përhapjen e qytetërimit romak në mesin e ilirëve. Përfshirja e ilirëve, aftësitë ushtarake të të cilëve ishin të njohura fare mirë nga romakët nga luftërat e gjata që i zhvilluan kundër atyre, në radhët e legjioneve romake si dhe qëndrimi i ushtarakëve në provinca të tjera të Perandorisë, larg nga atdheu, bëri që ata ushtarë të mësojnë shpejt gjuhën zyrtare të ushtrisë - latinishten, si dhe të njohin shumë nga gjërat të cilat nuk i kishin, në katundin në të cilin kishin lindur. Mbishkrimet e varreve me emrat e tyre, që janë gjetur nëpër tërë Perandorinë Romake, dëshmojnë për jetën e tyre ushtarake larg nga vendlindja e tyre. Dimë gjithashtu edhe nga shkrimet e autorëve antikë (për shembull Taciti) se ilirët për nga numri, ishin me shumicë në marinën romake, si në atë me qendër në Misenum të detitTiren, ashtu edhe në atë me seli në Ravenë, në Adriatik. Shumë prej këtyre ushtarëve dhe marinarëve nuk u kthyen kurrë më në vendlindje, por si veteranë, duke shfrytëzuar privilegjet të cilat i gëzonin si ish ushtarë,jetuan aty ku me vite shërbyen në ushtri. Nëse ktheheshin ata në katundet e lindjes vinin si njerëz plotësisht të rinj, me shprehi të reja, me dije të reja dhe padyshim me pikëpamje të reja lidhur me vlerën e qytetërimit romak.

Përveç kësaj ardhja e ushtarëve nga provinca të tjera të Perandorisë në mesin e ilirëve kishte si pasojë jo vetëm shpejtimin e procesit të romanizimit, por edhe përhapjen e kulteve, të cilat as që i takonin religjionit burimor romak. Sirianët, egjiptianët, çifutët e të tjerët që si ushtarë romakë qëndruan në tokat ilire shpeshherë edhe më vonë u faleshin hyjnive të vendlindjeve të tyre, kështu që veç kontributit që jepnin si ushtarë romakë në përhapjen e shumë fryteve të kulturës dhe të qytetërimit romak, kontribuan edhe për përhapjen e shumë religjioneve orientale si dhe të shumë vlerave të tjera kulturore në viset ilire.

Megjithatë, vetë ilirët, u qëndrojnë besnikë hyjnive të tyre si dhe riteve të kulteve shekullore. Bile edhe atëherë kur romanizimi solli hyjni të reja të panteonit romak edhe në viset larg nga qendrat e urbanizuara, popullsia vendase do t’i respektojë hyjnitë e vendit, duke pranuar vetëm ato hyjni romake, të cilat për nga atributet e tyre janë shumë të ngjashme ose identike me të tyret. Nëpër mbishkrime do të hasim shpeshherë emrat e hyjnive të vendit, por krahas tyre nganjëherë do të paraqiten edhe emrat e hyjnive romake. Jo rrallë do të ndodhë që emri romak ta zëvendësojë plotësisht atë të vendit, mirëpo analiza e kujdesshme e mbishkrimeve dhe e paraqitjeve ikonografike të atyre hyjnive do të na bindë se nën emër romak fshihet hyjnia e vjetër ilire, e cila përveç emrit asgjë romake nuk do të ketë në të.

Ajo që dimë më shumë për jetën e ilirëve në epokën romake është rezultati i analizave të kujdesshme të relifeve, të rrasave të varrezave, emrave ilirë që i hasim në to, dhe materialit tjetër arkeologjik. Muzeumet janë plot me material të këtillë. Mbishkrimet, të pashfrytëzuar ende plotësisht si burim për njohjen e marrëdhënieve të ndërlikuara dhe mjaft interesante iliro-romake, janë zbuluar në një numër të madh jo vetëm në qendrat urbane, por edhe shumë më larg tyre. Të gjitha ato janë shkruar në gjuhën latine (janë shumë të rralla ato që janë shkruar në gjuhën greke). Për habi ilirët nuk kanë lënë asnjë mbishkrim të shkruar në gjuhën ilire, e as që kanë zhvilluar ndonjë shkrim të vetin kombëtar. Ata që i shkruanin ato mbishkrime duhej të flisnin në gjuhën latine, mirëpo, si na zbulojnë mbishkrimet e zbuluara në brendësi, gjuha latine, me të cilën kanë folur nuk ishte ajo që mësohej nëpër shkollat e qyteteve dhe që flitej në qarqet qytetare. Gjuha të cilën e lexojmë në këto mbishkrime është gjuhë e njerëzve të cilët jo rrallë fjalët latine i shqiptonin ashtu si e kishin më lehtë t’i shqiptonin. Nuk duhet të dyshojmë se jo vetëm gdhendësit dinin shkrim e lexim, por edhe katundarët analfabetë ose gjysmë analfabetë ilirë, ose edhe zejtarët që jetonin në qytet ose në afersi të tyre, flisnin me një gjuhë të tillë të shtrembëruar dhe se ajo gjuhë latine vulgare — si e quajnë shkencëtarët - është dashur të jetë edhe më e keqe, edhe më e shtrembëruar se sa e gjejmë në mbishkrime nëpër rrasa varresh.93 Gabimet e shpeshta gramatikore të gdhendësve, tregojnë se ata në jetën e përditshme, do të kenë folur gjuhën e vet ilire dhe se vetëm në kontaktet me banorët e qyteteve kanë bërë përpjekje të flisnin me gjuhën e qytetarëve. Fakti se ilirët deri në Perandorinë e vonshme flitnin ekskluzivisht në gjuhën e tyre e tregon edhe Sh. Jeronimi që ishte me origjinë ilire.94 E papranueshme si gjuhë zyrtare e administratës dhe e ushtrisë, e panjohur nga njerëzit e ditur, të cilët në kohën e dekadencës më të madhe të Perandorisë.

Shembuj të ngjashëm do të mund të numroheshin, mirëpo me këtë nuk do të mund të jepej një pamje e plotë për kontributin ilir në shkallë të përgjithshme të kulturës dhe të jetës romake; kjo pamje do të fitohet vetëm pasi të bëhet valorizimi i plotë e i kujdesshëm i çdo gjëje që sollën ilirët në kulturën dhe në qytetërimin romak - e kjo është punë që na pret ta bëjmë në të ardhmen.

Depërtimi i popujve barbarë në provincat e Panonisë dhe të Dalmacisë u shkaktoi popujve ilirë dhe romakë mundime të mëdha dhe shkatërrime. Qysh në shekullin II të e.re. markomanët, kuadër dhe popuj të tjerë kalojnë kufijtë e Perandorisë dhe depërtojnë deri në Akuile. Vështirësitë e vërteta u shkaktuan më vonë, nga mesi i shekullit III, kur në Ballkan u vërsul një valë e vërtetë e popujve të ndryshëm barbarë. Kjo është koha kur legjionet romake, me seli në ato provinca, sollën në fron disa sundimtarë energjikë të gjakut ilir. Në gjysmën e dytë të shek. IV erdhën hunët dhe shumë popuj të tjerë, të cilët mbollën tmerr dhe vdekje. Qytetet e mëdha bëhen viktimë të hordhive shkatërruese barbare, kurse nëpër rrugët e mira të cilat i lidhnin të gjitha qytetet dhe vendbanimet qarkullonin tani lajmëtarët apokaliptikë të shkatërrimit të Perandorisë Romake dhe të qytetërimit antik. Sh. Jeronimi dëshmitar i këtyre ngjarjeve të tmerrshme, i përshkroi në një letër me fjalë tronditëse, të cilat përfundojnë: “gjithkund vetëm pikëllim dhe tmerr dhe shumë pamje vdekjeje”. Këto shkatërrime, duhej, natyrishttë goditnin më të shumtën në mënyrë direkte apo indirekte vendbanimet dhe qendrat e urbanizuara, e shumë më pak atë popullsinë e vjetër vendase, të paromanizuar, për të cilën fare pak edhe dihet. Mund të supozojmë se banorët në shumë vise të largëta, nëpër katundet larg drejtimeve të depërtimeve barbare nuk u goditën nga pasojat më të rënda të këtyre depërtimeve si dhe të luftërave që u zhvilluan midis barbarëve dhe legjioneve romake.

info@balkancultureheritage.com