Agresioni maqedon kundër mbretërisë ilire
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Agresioni maqedon kundër mbretërisë ilire

Në vitin 359 p.Kr. Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun 

e kundërshtarëve të tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, e filloi fushatën kundër ilirëve pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun thrak e paion.

I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe të përbërë prej 10.000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli doli përpara armikut me një ushtri po aq të madhe, 10.000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë. Filipi nuk i pranoi këto kushte dhe kërkoi që ilirët t'i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit një marrëveshje, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone, Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. "Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë vetë dhe ca më shumë u plagosën. Megjithëse maqedonët e fituan më nëfund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Se për cilat toka është fjala, Diodori e bën të qartë më poshtë, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Kështu, me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë.

Në kushtet e krijuara, Bardhyli u përpoq të kufizonte ndikimin e Filipit te fqinjët e tij, molosët, të cilët ndërkaq ishin afruar me të. Justini njofton se mbreti maqedon i kishte përforcuar këto marrëdhënie nëpërmjet martesës që kishte bërë me mbesën e mbretit Arryba, princeshën molose, Olympinë. Me qëllim që t'i ndryshonte këto marrëdhënie, Bardhyli pushtoi Molosinë, por u ndesh në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Pas kësaj fushate, Bardhyli nuk përmendet më.

info@balkancultureheritage.com