Ajkuna kján Omerin
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ajkuna kján Omerin

~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)

Argumenti: Ajkuna, kúr merr vesht, se i a kishin vrá djalin, nget tu vorri e shfren dhimbën e vet tue bisedue me tê si t’a kishte gjallë.

Lum për tý, o i Madhi Zot,
Qi s’jém kânë e Zoti na ká dhânë.
Drita â dalë e dritë s’po bân,
Ká lé dielli e nu’po xé
Ça ká bâ Zot Gjeto Basho Muji?
Dymbdhetë shokë trimi i ká marrë,
N’Lugje t’Verdha kúr ká dalë,
Djalin Shkjét i a paskan vrá.
Djalin n’dhé Muja e ká shti
Kurrkush ngjat nuk ká qillue,
Muji vorrin tue e rmue,
Veç se zânat tue lotue,
Veç se shokët, qi po e gjâmojnë,
Veç se gurt qi po e mbulojnë,
Edhe ahat, qi e rrothojnë,
Mirë bylbylat djalin po e vajtojnë.
 dredhë Muja e n’shpí ká shkue
Nâna djalit p’e pëvetë:
- Mujo djalin ç’m’a ká gjetë,
N’Lugje t’Verdha nuk t’ká mbetë;
Po ká shkue me bûjte tu dajat.
Bé në Zotin Mujit m’i ká bâ:
- Aman, Mujo, djalin ç’m’a ké bâ?
Atëherë trimi ká qitë e i ká thânë:
- Me e vajtue kúr t’shkojsh për drû,
Zhurmë n’konak nuk due me m’bâ,
Se shkjét djalin t’a kan vrá.
N’Lugje t’Verdha n’daç me e pá,
Aty djalin n’dhé t’a kena shti.
- Qyqja nâna e pá djalë!
Ká nisë grueja me bërtite,
Sá shpjet jashta Muji e paska qitë.
Qyqe vetëm rrugën m’a paska marrë,
Kan xânë vend hyjt vajin për me e ndie,
Kúr ká dalë ndër Lugje t’Verdha,
Atëherë hânën nâna ká mallkue:
- T’u shkimtë drita tý, o mori hânë – é
Qi s’m’a çove at natë nji fjalë,
N’Lugje t’Verdha shpejt me dalë
Bashkë me hî n’nji vorr me djalë!
Ndoshta vorri t’dyve s’na kish xânë,
Ndoshta djali ngjat nuk m’kishte lânë,
Nji vorr t’rí – por kishe çilë për brî.
Ahit t’malit rixha i kish bâ,
Gurit t’malit rixha i kishe bâ,
Rrahit t’zí ndër kâmbë i kishe rá:
- Ká qillue bjeshka e gjânë
Gjith ku t’dueni vend me xânë
Por mue gropën me m’a lânë
Se aq-e vend m’a kishin falë.
Mallkue kjofsh, o mori hânë
Qysh me e lânë nânën t’pá djalë!
Kúr ká shkue te vorri i djalit
Ká pá ahin treqind vjeç,
Ahi ishte rrêma-rrêma
Nja mâ t’bukrin mbí vorr qi p’e shtri,
Mirë po pshtetet për degë t’ahit,
Pikon lodja mbí vorr t’djalit
Kan lânë kângën zogjt e malit,
Kan lânë kangën me veshtrue!
- Po a s’e din se kush ká ardhë,
Qi nuk çohesh për m’u falë,
More i miri i nânës-ooo!
Amanet, o more bír,
Del nji herë ksi burgu t’errët,
Fol me nânën qi t’ká rritë,
S’m’ké lânë kurr kaq shumë me prit!
Ká lshue hana rrezet n’pyllë
Kan shkrepë hyjzit nëpër qiellë,
Pvesin diellin – a e ké pá?
- Nuk po m’lên nji ah m’e pá.
Amanet pse i lae m’u djerrë?
Thuej m’kan mblue me dhé të zí
Drita e juej mbrendë mos me hî,
Vaji i nânës o mos m’u ndie,
Lodja e nânës o veç me m’mrî,
Mor Homeri i nânës-ooo!
A thue gjogun me t’a prû,
Del ndo’i herë për me lodrue,
Bjen ndër gurra me u freskue
Kërkon majet bashkë me zana
Se tý vorrin t’a rue nâna
Mori i miri i nânës-ooo!
Orët e bjeshkës mâ s’und p’e ndîejnë,
Fjalën n’gojë po i a këthejnë dlaë,
Zêmrën s’rrahmi i a kan ndalë,
Lott ndër sý mirë po i a krîjnë,
Ftyrën lotsh mirë po i a shtîjnë
Vetë e bajnë e e çojnë n’Jutbinë

Visaret e Kombit – Vëllimi II, Tiranë 1937, f. 224  - 226

info@balkancultureheritage.com