Anët e lumit Trebishnjica. Gradina. Një hakmarrje. Liqeni i Kotesit. Ishulli i Lagostës.
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Anët e lumit Trebishnjica. Gradina. Një hakmarrje. Liqeni i Kotesit. Ishulli i Lagostës.

~Guillaume Lejean

Të nesërmen dola me synimin për t'iu ngjitur Trebishnjicës mbi qytet për një apo dy orë për të kuptuar strukturën e asaj lugine interesante. Mora rrugën e Klobukut dhe u drejtova drejt një maje të veçuar, një gërmadhë mjaft krenare nga pamja e jashtme, rrethuar nga shtëpi dhe nga të mbjella që tregonin pasuri. Atë çast më bëri shumë përshtypje vetëm gjendja e bukur që mbizotëronte mbi lumë dhe pyeta një fshatar, që po kalonte andej, për emrin e atij vendi. Ai m'u përgjigj: "Ai vend quhet Gradina dhe i përket familjes së Dizdareviçit." Me të dëgjuar këtë emër, më erdhi në mendje një dramë homerike, ende e freskët në atë kohë.

11 maji i vitit 1858, dita e parë e betejës së Grahovës. Dy malazez të rinj, dy vëllezër, u vranë atë ditë. Një burrë që po kthehej nga beteja, pa nënën e tyre dhe i tregoi për gjëmën. Ajo, pa humbur asnjë minutë, u hodh drejt e në rrafshinën e përgjakur, i varrosi vetë dy kufomat e dashura, mori armët e tyre dhe rrugës për në shtëpi, i hodhi në këmbët e burrit të saj duke i thënë: "Dy djemtë e tu vdiqën, ja ku janë armët e tyre: mallkuar arma jote në qoftë se nuk merr hak për ta!" Burri, pa i kthyer përgjigje, rrëmbeu pushkën, kaloi kufirin dhe mbërriti në vend në çastin kur turqit, të shpartalluar kudo, përpiqeshin të nderonin humbjen e tyre me qëndresë. Një grup boshnjakësh që ishte nën urdhrat e Dizdareviçit, që dallohej nga armët e bukura dhe goditjet e fuqishme me shpatë, nuk po dorëzohej ende. Malazezi çau drejt e te Dizdareviçi, e la të vdekur, i preu kokën, u kthye në shtëpi dhe hodhi në këmbë të gruas së tij kokën e përgjakur: "A iu mor tani haku bijve të mi?" "Po, zemra ime tani është e kënaqur."

Pamja e lumit më përcillte, mendime më pak tragjike. Bluja e Trebishnjicës është përherë vala e kënduar nga një poet latin:

Nymphae, coerulae nymphae quaeque aftra Trebinnae

 

Quaeque lacës liquidas, Nai'ades, incolitis...

E gjerë, por pa thellësi, ajo shpaloset si mbulesë e tejdukshme midis kodrave të mbuluara nga fushat e mbjella dhe nga kopshtet pjellore.

Për lumin, ne nuk dimë asgjë, as burimin dhe as fundin. Një dijetar ilirian mendon se ai del nga një liqen në Bileçi dhe se humb pothuaj në lartësinë e Raguzës, për të rilindur në Ombla, "ky mbret i lumenjve nëntokësore" si e quan Pukëvili. Po i njëjti autor shton se objektet e hedhura në Trebishnjicë janë rishfaqur pas një rrjedhje nëntokësore në ujërat e Omblës: Res in Rhizonem projectae aracanoque lapsu ad Arionis latebras delatea sanxerunt fikem antiquitatis (Ignat Gjurgjeviç, I, 79).

Unë kam folur diku gjetkë për Omblën, këtë mrekulli të rrethinave të Raguzës. Atë ma kishin lavdëruar aq shumë sa vendosa ta vizitoj me parandjenjën e zhgënjimit që provon kur shkon të shohësh gjërat e mbiçmuara. Në vend të ndiqja rrugën e zakonshme të ujësjellësit, u hodha kuturu në mal, pushova një çast në fshatin Bozhanka dhe, duke vazhduar rrugën time në verilindje, dola në një luginë të vogël të mbërthyer midis dy kodrave me një lakuriqësi të frikshme, që nxirrte më mirë në pah bimësinë e harbuar të asaj rrudhe të truallit. Përgjatë livadheve, një fill i hollë uji të kulluar gurgullonte midis gërmadhave të mbuluara nga dafinat ngjyrë trëndafili në kulmin e lulëzimit. Unë nuk kam parë gjë më të bukur, më të këndshme se këto peizazhe të vogla që nuk janë të rralla, thuhet, në Peloponez. Dafina ngjyrë trëndafili është luksi i këtyre maleve shterpë dhe shumë vende edhe më të pasura e kanë zili këtë lule mbretërore që nuk lulëzon në asnjë vend me më tepër krenari sesa midis këtyre gurëve të mjerë.

Pesëdhjetë hapa më larg, në skajin e një kanali të gjerë që gjarpëronte midis livadheve me bar të dendur, dallova një pellg të bukur gjatosh, midis një gjysmërrethi shkëmbinjsh me majë dhe prej nga një lumë i gjerë, pothuaj një lumë i madh, binte duke ushtuar në një kanal të poshtëm: ishte Ombla. Po e pohoj me plot gojë se prej pamjes së këtij lumi madhështor, provova diçka krejt tjetër nga zhgënjimi, që dyqind metra nga burimi i tij kishte njëzet e katër këmbë thellësi dhe një legë prej andej, në çastin kur humb në Adriatik, formonte gjirin e Gravozës, ku kishin hedhur spirancën shumë anije lufte. Më përfshiu kureshtja t'i kacavirresha atij mali të frikshëm, që lartohej mbi burimin, që të vërtetoja nëse në anën tjetër kishte ndonjë hon, prej nga Trebishnjica vërsulej me furi nën mal. Unë ia dola të arrij aty në sajë të lodhjeve të paprovuara ndonjëherë, duke rrokullisur nën hapat e mia rrëke të vërteta gurësh të shkëputur nga shirat nga maja e malit. Me të mbërritur në majë, u gjenda në territorin osman, përballë një rrafshnalte të shkretuar që m'u duk se kishte një gjatësi prej pesë kilometrash; përtej, vetëm forma e terrenit më shtynte të njihja luginën e Trebishnjicës, por isha shumë i lodhur për të vazhduar kërkimin tim. Gjurgjeviçi, në dy rreshtat që përmenda vetëm ka paraqitur një mendim të përgjithshëm për Raguzën. Kur Ombla fryhet, fshatarët raguzianë thonë: "Ka rënë shi në Trebinjë.

Për sa kohë që jam te Gjurgjeviçi dhe në Trebinjë, më lejoni një citim të fundit:

Ka tre fshatra, të quajtur Galish, Kotezi dhe Garmian, para të cilëve shtrihet një luginë mjaft e madhe. Uji që vjen nga shkrirja e dëborës dhe nga shirat e vjeshtës dhe të dimrit mbërrijnë aty nie shumicë nga pyjet dhe nga kodrat ngjitur, gjithë dimrin kjo luginë i ngjan një liqeni të madh, më të shtrirë se të thellë. Sapo toka mbulohet nga ujh nje sasi e madhe peshqish të vegjël, që banorët vendas i quajnë govicas, del nga gollja e thellë dhe vjen dhe mbush liqenin e përkohshëm; pastaj, me t'u dhjamosur nga ushqimet që u jep toka e  përmbytur, peshqit arrijnë një madhësi dhe një shije që i bën shumë të kërkuar për tryezën pa ndihmën e asnjë erëze. Pastaj kur vjen solstici, kur toka e etur ka pirë ujërat dhe peshqit janë tërhequr në skutën e tyre, dheu, i zbutur,i trashur dhe i ushqyer nga një lym i trashë, pret mbjelljet dhe përgatit të korra të bollshme.

Ja, ky është një liqen i vërtetë i përkohshëm, i ngjashëm me liqenin Czirknic. për të cilin flasin të gjitha gjeografitë. Unë mund të mburrem se kam zbuluar liqenin e Kotesit, aq më tepër që libri nga i cili huazova ekziston vetëm në gjendje dorëshkrimi dhe veç të tjerash ka një vlerë shumë të vogël; por e vërteta më detyron të them se u detyrova të lë Trebinjën dhe të kthehem në Raguzë pa pasur fatin të studioj në vend këtë dukuri të veçantë. Para se të lërë Raguzën dhe territorin e saj, do t'i këshilloja përsëri udhëtarit në kërkim të kurioziteteve ishullin e Lagostës dhe germat e çuditshme të quajtura prej ishullorëve veliki prievat të gdhendura në shkëmbinj. Unë u përpoqa më kot t'i lidh me ndonjë alfabet të njohur dhe me shpresë se ndonjë semiolog do të jetë më fatlum, po i jap këtu thjesht dhe pastër:

Moralistët do të parapëlqenin para këtyre tre shenjave legjendën e mëposhtme të mbledhur në të njëjtin vend.

Një plakë nga ishulli i Lagostës i kishte lënë djalit të saj dhe nuses së tij një trashëgimi të vogël; pastaj e rënë në varfëri, ajo gjeti në zemrat e tyre mosmirënjohëse veçse ashpërsi dhe fyerje të rënda. Një natë dimri, duke kaluar para shtëpisë së tyre, trokiti në portë për të gjetur një strehë kundër shtrëngatës që ulërinte përjashta: dera nuk u hap dhe të nesërmen në mëngjes nusja, duke dalë nga shtëpia, e gjeti kufomën të ftohur dhe të nderë mbi gurët e rrugës. Shumë vite më pas, dy bashkëshortët 182 mizorë vdiqën të përbuzur dhe mjaft të varfër. Ata i varrosën në tokën e shenjtë por për një shkak të panjohur eshtrat e tyre u rishfaqën në sipërfaqen e tokës, që dukej sikur i volli. Ato i hodhën në det: deti i përplasi mbi shkëmbinjtë. Kur donin t'i merrnin për fi futur në një varr përdëllimtar, asnjë forcë njerëzore, nuk i shkuli dot nga shkëmbi ku shiu dhe dallgët vazhdojnë t'i brejnë edhe sot.

Gjeologu, të cilit do t'ia tregojnë këto eshtra të mallkuara, do të shohë aty diçka tjetër, një lojë të natyrës, që nuk është e rrallë në terrenet gëlqerore; por të gjitha shpjegimet mbi "shkëmbinjtë lymorë" i interesojnë shumë më pak atij që udhëton në kërkim të shpirtit njerëzor sesa kjo legjendë e padjallëzuar, lindur nga përfytyrimi i ashpër i disa marinarëve të varfër sllavë të Adriatikut.

info@balkancultureheritage.com