Analiza e pikturës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Analiza e pikturës

Skena që ruan figura të padëmtuara, të cilat nga ana e trajtimlt, e modelimit dhe e kompozimit duken më shumë të goditura dhe me interes stilistlk e artistik është skena "Larja e këmbëve të apostujve nga Krishti". Në këtë skenë përfytyrohet Krishti duke u larë këmbët apostujve në një mjedis dhome, ku vërehet një kolonë mermeri e kuqe, e shkurtër me bazament të gjelbër, që i jep dhomës pamjen e një mjedisi aristokratik. Në skenë përfytyrohet momenti kur Krishtl është duke i fshirë këmbët apostul Pjetrit, që është vendosur i ulur në një vend më të lartë para një lajtoreje prej guri si ato që përdoreshin në kohën bizantine për pagëzimin e foshnjeve.

Në mjedisin pas Pjetrit, apostujt janë sistemuar të shpërndarë dhe të gjithë të ulur poshtë me qëndrime të ndryshme duke zbathur shollat e tyre.

Figura e bukur e Krishtit, përveç pak gërvishtjeve të ngjyrës në ballë e në flokë, është dhënë pak e zgjatur, me flokë ngjyrë kafe në gështenjë, që i varen nga pas në fytyrë e në qafë, me karnacion modeluar prej një okri origjinal të ëmbël, anëve me nuanca hijesh të gjelbra dhe me konture fare të lehta natyrore, si dhe me reflekse të pakta në mollëza e në qafë. Ndriçimi i figurës, në tërësi, është i njënjëshëm. Këto tipare i japin figurës volum dhe plastikë të tillë reale, që hasen rrallë në pikturën tonë paraturke.

Figura e Krishtit, më kryesorja nga pikëpamja kompozicionale e skenës, është dhënë në këmbë, pak e kërrusur, duke i fshirë këmbët Pjetrit, me krye të ngritur dhe vështrim serioz. Krishti duket i qetë, sikur do të qetësojë nxënësin e tij për reagimin që ai tregoi me rastin e larjes së këmbëve nga mësuesi.

Arrltja e fytyrës së Krishtit me atë vështrlm psikologjlk jo vetëm që e gjallëron skenën, por edhe e interpreton atë dhe bën kështu që forma t'i përgjigjet përmbajtjes për të arritur efektln didaktik.

Në këtë skenë Krishti si figurë, i modeluar me tipare gati realiste dhe në mënyrë piktureske të theksuar, i stolisur me hitonin e tij të gjatë e mëngë të gjera pak të përveshura në ngjyrë të gjelbër të errët në vishnje, evidencohet mbi sfondin gri në kafe të çelët dhe me pamjen e tij elegante e qëndrimin e tij të matur. I tillë, ai jep një pamje serioze, tepër madhështore, si ato të shtresave feudale të aristokracisë bizantine.

Në pikturën e Shën Triadhës skena "Ngjallja" është e të njëjtës vlerë trajtimi artistik me skenën që trajtuam më siper dhe e realizuar me figura, gati në madhësi natyrore.

Aty Krishtin e shohim të kompozuar në mes të skenës mbi portat e shpartalluara të ferrit, që simbolizojnë shpartallimin e fuqisë së të ligut, të stolisur me veshjen e tij të verdhë në krem, duke ngritur nga ferri, me dorën e tij të djathtë, Adamin, si një plak shumë të moçëm. Veshjet e këtyre dy figurave derdhen me pala e rrudha të shumta sipas lëvizjeve të tyre në mënyrë krejt reale e me shumë art. Anash tyre janë dhënë figurat e të drejtëve, që duken si duke dalë nga thellësltë e errëta të ferrit, të cilin piktori e ka përfytyruar "në më të përposhtmet e dheut", brenda një mali të prerë.

Pranë Krishtit, figurat e Davidit e të Solomonit, që ruhen në gjendje fare të mirë dhe në madhësi gati natyrore, stolisen me dolloma luksoze mbretërore, në ngjyrë të kuqe të errët me lejla të çelët, që harmonizohen bukur me të gjelbrën e errët të hitonit të brendshëm si dhe me kurorat e tyre mbretërore prej ari të ndritshëm dhe prej cohe të kuqe të errët të ndezur, që evidencohen në mënyrë të shkëlqyer në sfondin e errët të ferrit.

Në figurat e Davidit e të Solomonit, ndonëse nuk vihen në dukje format e trupit, sepse ato mbulohen nga dollomat e tyre të rënda, duke qenë prej ngjyrash të mirëkultivuara, të përdorur Intenslvlsht, të ngjeshura e të shndritshme, si dhe duke u evldencuar mbl sfondin e errët, harmonizohen me shumë estetlkë, duke marrë një pamje sikur ndodhen në një ceremoni të gëzuar të pallatave perandorake bizantlne.

Edhe në këto dy figura, si dhe në të tjerat e kësaj skene, modelimi i portreteve arrihet jo me më pak vlerë artistike dhe stil të përparuar. Ndonëse me ndriçim të menjëhershëm, portretet e tyre i vërejmë të realizuara me konture të buta, jo të theksuara, modeluar me nuanca të okrit me një mjeshtri të hollë në dhënien e toneve të gjalla. Të gjitha këto bëjnë të arrihen me volum e me plastikë të plotë, me individualitet të theksuar e me vështrim të gjallë psikologjik, plot emocion, duke shprehur gjendje shpirtërore si pasqyrim të ngjarjes së përfytyruar në skenë. Këto tipare e tregojnë tablonë e realizuar me prirje të theksuara realiste.

Një ngjyrim të tillë, të arritur me ritme tonesh të harmonizuara me prirje realiste, mund të soditim dhe në skena të tjera të pikturës së Shën Triadhës, si p.sh., në skenën "Pagëzimi i Krishtit”. Në këtë skenë, ndonëse figura e Pagëzatorit është zhdukur, gjë që e ka cunguar skenën si kompozim të përgjithshëm, figurat e tjera të saj, duke u ruajtur në gjendje të mirë, na bëjnë të soditim pjesën më të madhe të saj, Krishtin dhe engjëjt në mjedisin e lumit Jordan.

Në figurat e kësaj skene, përveç modelimit të portreteve, arritur, gjithashtu, me nivel të lartë, me volum e me plastikë të plotë e të përpunuar, na duket me interes artistik të vëmë në dukje figurën e Krishtit, kryesore nga ana kompozicionale në skenë. Kjo figurë qendrore është kompozuar lakuriq mbi ujërat e lumit, që, nga ana anatomike, arrihet me pjesë të sakta me karnacion prej okri të verdhë të errësuar dhe me hije të të gjelbrës në oksid bakri. Këto e bëjnë figurën të harmonizohet bukur dhe me estetikë të rrallë mbi ujërat prej tonesh të gjelbra në blu të thellë të lumit Jordan.

Skena "Ngjallja e Llazarit", ndonëse ruhet mjaft e zbehtë dhe e kompozuar sipas traditës, ka interes artistik për tiparet e përparuara, si në trajtimin e fligurave, në modelimin e tyre me plastikë, apo në sistemimin e tyre në skenë me qëndrime të natyrshme e të matura, arritur me shumë art. Kështu që dhe në disa skena të zbehta mund të konstatohet përdorimi i ngjyrave në mënyrë të shkueshme e harmonike. P.sh., në skenën "Ngjallja e Llazarit" mund të vihet në dukje qëndrimi madhështor i figurës së Krishtit me hap të shtrirë dhe me të djathtën e zgjatur duke I thirrur Llazarit. Ky është i stolisur me veshje të gjera ngjyrë të gjelbër e gri të errët që i derdhen me pala të natyrshme të errëta. Po kështu edhe dy motrat e Llazarit janë të gjunjëzuara pranë këmbëve të tij me veshjet e tyre të kuqe e të gjelbra, që harmonizohen bukur me veshjet e errëta të Krishtit, duke u evidencuar mirë në sfondin e çelët shkëmbor.

Në pikturën e Shën Triadhës së Beratit dhe në atë të Trapezarisë së Apollonlsë vërejmë tipare të ngjashme, por gjithashtu dhe tipare të ndryshme në secilën prej tyre. Krahasimi mes tyre mund të na japë të dhëna artistike të larmishme dhe interesante për zhvillimin e vlerave të ndryshme artistike në artet tona figurative mesjetare, prandaj këtu po krahasojmë tiparet kryesore të pikturës monumentale të këtyre dy monumenteve tona.

Skena "Larja e këmbëve të apostujve" në pikturën e Trapezarisë së Apollonisë me skenën analoge të Shën Triadhës së Beratit, ndonëse me të njëjtën temë, po t'i krahasojmë të bie në sy menjëherë diferencimi në kompozimin e figurave dhe në mjedisin në të cilin janë ekspozuar, pa përmendur këtu ndryshimet individuale të secilit. Në skenën e Apollonisë apostujt janë pikturuar në këmbë, zbathur, radhitur njëri pas tjetrit. Vetëm apostul Pjetri është vendosur i ulur mbi një si tavolinë para një lajtoreje, duke i fshirë këmbët Krishtit. Të gjithë këto janë ekspozuar në një sfond arkitektonlk me dy palë dritare që duken si godinë dykatëshe.

Në skenën analoge të Shën Triadhës ekspozohet një mjedis salle aristokrate, ku vërehet dhe një kolonë mermeri e kuqërremtë me bazament të gjelbër. Në të apostujt i shohim të kompozuar të shpërndarë dhe ulur, me qëndrime të ndryshme dhe me veprim duke zbathur nga këmbët shollat e tyre. Në këtë skenë Krishtin e shohim të stolisur me hitonin e tij të gjerë, në ngjyrë të gjelbër të errët në vishnje, evidencuar në sfondin e sallës ngjyrë gri në kafe. Me qëndrimin e tij të matur dhe hijerëndë,- me kryet të ngritur dhe vështrimin e tij psikologjik të butë, por serioz, Krishti sikur qetëson Pjetrin për reagimin e rreptë që tregon me rastin e larjes së këmbëve nga mësuesi i tij.

Me këto mjete pikturimi, me këtë trajtim e kompozim, piktori ynë i talentuar ka arritur të interpretojë në mënyrë shumë të qartë dhe artistike idenë didaktike të kësaj tabloje.

Jo më me pak rëndësi për tiparet e saj të ndryshme është dhe skena "Ngjallja" në Shën Triadhë të Beratit nga skenat e Trapezarisë së Apollonisë, si nga stili më i përparuar, edhe për nga vlera artistike me të cilën janë realizuar figurat e saj, të cilat i shohim në madhësi pak më të vogël se natyrore.

Në këtë tablo me vlerë të madhe artistike, Krishti duket i kompozuar në mes të skenës, mbi portat e shpartalluara të ferrit, i stolisur me hitonin e tij ngjyrë krem, me pala të shumta ngjyrë kafe të çelët, duke ngritur nga varri me të djathtën e tij Adamin, si një plak shumë të moçëm. Adami jepet i stolisur më veshjet e tij të gjera, me rrudha të shumta, ngjyrë gri, pakëz në vjollcë të lehtë, që i derdhen sipas lëvizjeve në mënyrë fare të natyrshme dhe me shumë elegancë, sikur të ishin prej stofi të hollë të çmueshëm.

Anash tyre vërehen figurat e të drejtëve, që duken sikur po vijnë nga thellësltë e errëta të ferrit, të cilin piktori e përfytyron dhe e pikturon brenda një mali të prerë si "në më të përposhtmet e dheut". Pranë figurës së Krishtit figurat e Davidit dhe e Solomonit, që ruhen në gjendje gati fare të mirë, duken të stolisura me dollamat e tyre mbretërore luksoze të rënda, ngjyrë të kuqe në lejla të errët. Këto ngjyra kombinojnë bukur me të gjelbrën e errët të veshjes së brendshme dhe me kurorat e tyre mbretërore mbi kokë, prej ari të ndritshëm e gurë të çmuar dhe prej cohe të kuqe si në vishnje të errët të ndritshme duke u evidencuar me aq estetikë mbi breroren e verdhë si prej ari, kurse figurat në tërësi evidencohen, gjithashtu, mbi sfondin e gjelbër të errët.

Këto dy skena të Shën Triadhës, që krahasuam më sipër, të cilat nuk ruhen në gjendje aq të mirë, si dhe figura të veçuara, siç është ajo e Shën Gjergjit dhe ajo e Shën Nestorit e të tjera janë dhënë me veshje luksoze aristokrate. Ngjyrat janë përdorurtë mirëkultivuara, me mjeshtëri të rrallë: të ngjeshura, Intensive, të ndritshme e të fuqishme, me tone të rënda e tipare të tjera si këto, të cilat tregojnë se piktura e Shën Triadhës, përveç tipareve të përparuara me prirje realiste, siç i ka dhe piktura e Trapezarisë së Apollonisë, bart mjaft tipare të një mjedisi aristokrat feudal. Këto tipare bëjnë që piktura e Shën Triadhës së Beratit të ndryshojë nga ajo e Trapezarisë së Apollonisë, ndonëse dhe kjo, siç e thamë, bart tipare të përparuara me prirje realiste. Por në të piktura duket më e thjeshtë, me tipare të shtresave popullore, me ngjyra përdorur me tone të qeta, ndonëse të kultivuara, pa luks e salltanete të shtresave feudale aristokrate.

Duke pasur parasysh tiparet e pikturës së Shën Triadhës, që dëshmon për një mjedis feudal aristokrat, si dhe për vlerat artistike të rralla të kësaj pikture, mund të supozojmë se piktori i saj ka të ngjarë të jetë me prejardhje nga shtresa feudale e aristokracisë së qyteteve tona të zhvilluara, siç ishin Durrësi, Berati, Kefalonia (Ballshi i sotëm), Selasfori (Zvezda e Korçës) etj.

Ndërsa autori i pikturës së Trapezarisë së Apollonisë, ndonëse shumë i përparuar në stil e në art, i jep tiparet e pikturës së tij të thjeshta duke mos pasur nuancat e pikturës së Shën Triadhës dhe tiparet e asaj që përmendëm, duke e karakterizuar nga ngjyra të qeta. Ai na bën të mendojmë se, ka të ngjarë, kjo të jetë me prejardhje nga shtresat tona popullore ose nga vëllazëria e murgjëve të manastireve tona, që jetonin në një mjedis fare të thjeshtë.

Nga këto skena që analizuam dhe të tjera të cunguara, që vetëm i përmendëm, dalin në dukje mjaft mirë tiparet kryesore që e karakterizojnë pikturën monumentale të Shën Triadhës.

Karakteristika kryesore e kësaj pikture qëndron në stilin e saj më të përparuar dhe në arritjen e një niveli artistik më të lartë nga plkturat e bëra më parë në monumentet e Shqipërisë.

Stili dhe niveli i lartë artistik i pikturës së Shën Triadhës qëndron larg nga stili i pikturës që i atribuohet periudhës deri nga gjysma e shek.XIII, sepse gjatë kësaj periudhe piktura e monumenteve tonë karakterizohet më shumë nga stili grafik. Themi më shumë se dhe në këtë periudhë të vjetër mund të gjendet tek tuk ndonjë figurë me vlera të larta artistike dhe me ndonjë tipar më të përparuar nga të tjerët.

Piktura e Shën Triadhës i përket stilit që fillon të zhvillohet nga fundi i shek.XIII deri në dekadat e para të shek.XIV. Kjo pikturë ka ngjashmëri më tepër me skenën e madhe të vitionit të Profet Danielit në monumentin e Shën Kollit në fshatin Perondi pranë Beratit dhe me pikturën Trapezarisë së Apollonisë.

Nga sa trajtuam rreth pikturës monumentale të Shën Triadhës së Beratit rezulton që kjo pikturë i përket stilit më të përparuar në pikturën tonë paraturke, me disa tipare që e karakterizojnë si pikturë të aristokracisë feudale mesjetare dhe që i përket stilit të rilindjes së aritit bizantin në përgjithësi.

Duke u mbështetur në stilin e pikturës dhe në të dhënat e mbishkrimit kryesor të monumentit në fjalë mendojmë që kjo pikturë duhet ti atribuohet kohës me shumë saktësi prej shek.XIII deri kur mbaron sundimi i perandorit të Bizantit Androniku II Paleolog (1328).

info@balkancultureheritage.com