Apogjeu i fuqisë bizantine: Bazili II
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apogjeu i fuqisë bizantine: Bazili II

Megjithëse të drejtat perandorake të përfaqësuesit të ligjshëm të dinastisë maqedone,ashtu si në kohën e Niqifor Fokës, edhe nën Johan Cimishënmbetën të padiskutuara, prapëseprapë në ndërgjegjen e fisnikëve bizantinë po shuhej dalëngadalë ideja se froni i takonte me çdo kusht Porfyrogjenetit (princit trashëgimtar). Po bëhej zakon që pushteti të binte në duart e ndonjë gjenerali, pjesëtar i familjeve fisnike. Kështu, pas vdekjes së Johan Cimishës, kunati i tij Barda Skleros u orvat të zërë vendin vakant të bashkëperandorit. Dukej se dinastinë perandorake maqedone po e ndiqte fati i keq të bëhej viktimë e oborrtarëve të vet më të fuqishëm, njëlloj siç ndodhte tek Merovingët apo te kalifi i Bagdadit, që në krahasim me një sulltanat ushtarak të gjithëfuqishëm ishte kthyer në një element krejt dekorativ pa farë rëndësie. Ishte energjia e jashtëzakonshme e perandorit të ri Bazilit II ajo që shpëtoi dinastinë e tij nga një fat i tillë.

Djemtë e Romanit II kishin arritur tashmë një moshë që mund të drejtonin: Bazili ishte tetëmbëdhjetë vjeç kurse Konstandini gjashtëmbëdhjetë. Me ndihmën e çmuar të të afërmit të tyre, eunukut Bazil, ata mundën ta marrin pushtetin. Por vetëm vëllai i madh e ushtroi efektivisht atë. Konstandini VIII, ashtu si i ati, qe një djalosh i lehtë që e kishte mendjen vetëm për bankete dhe jetë qejfi. Krejt ndryshe ishte Bazili II, që e tregoi veten shumë shpejt si njeri me vullnet të hekurt dhe me energji të pashtershme. Ishte i vetmi që kishte brumin e sovranit dhe i vetmi burrë shteti i madh ndër të gjithë pasardhësit e Bazilit I. Por dhe ai ishte krejt i papërgatitur për të ushtruar funksionet e sovranit. Qysh kur ishte fëmijë ishte trajtuar thjesht si figurant në ceremoninë e oborrit apo si një shtojcë e thjeshtë dekorative nga uzurpuesit e fuqishëm. Ndaj fillimisht edhe ai u gjend i pambrojtur ndaj ngjarjeve të jashtme. Por provat e rënda që iu desh të kapërcejë pas liipjes në fron e poqën dhe e kalitën karakterin e tij. Timonin e shtetit fillimisht e mori në duart e tij të regjura parakoimomenos Bazili. Ndaj dhe rebelimi i organizuar nga Barda Skleri drejtohej pikërisht kundër tij dhe jo kundër njerëzve të tij që nuk dukeshin aspak të rrezikshëm. Barda Skleri, eksponent i njërës prej familjeve më të vjetra e më të pasura bizantine, gjeneral i shquar, që nën sundimin e kunatit të vet Cimishës, kishte ushtruar ofiqin më të lartë ushtarak, atë të domestikut të Lindjes, në verën e vitit 976 u shpall perandor nga trupat e tij. Pasi theu njërin pas tjetrit gjeneralët besnikë të perandorit që u dërguan kundër tij, futi pak nga pak nën pushtetin e vet gjithë Azinë e Vogël, dhe në fillim të vitit 978 pasi pushtoi Nikenë, iu afrua kryeqytetit. Në këtë çast tejet të rrezikshëm, eunuku Bazil iu drejtua nipit të perandorit Niqifor, Barda Fokës, një luftëtar i tmerrshëm me trup gjiganti, që dikur kishte bërë një përpjekje për grusht shteti kundër Johan Cimishës. Atëherë kishte qenë Barda Skleri që e kishte thyer dhe e kishte detyruar fi bindej Johan Cimishës, kurse tani qe pikërisht ai që nënshtroi Sklerin dhe e vuri në bindje të perandorit të ri. Në fakt, Barda Foka e mundi kundërshtarin e vet të dikurshëm, por jo aq për t'i bërë shërbim perandorit të ligjshëm, sa në cilësinë e përfaqësuesit të familjes së fuqishme të Fokajve, duke e detyruar uzurpatorin të tërhiqej. Skleri i fitoi betejat e para, por më 24 maj 979, në fushën e Pankaleas jo larg Amorit, Foka arriti ta thyejë kundërshtarin në duel dhe pastaj shpartalloi vendosmërisht edhe ushtrinë e tij. Sklen u strehua në oborrin e kalifit dhe kështu, pas tre vjet luftimesh, u mbyll lufta e parë civile, e cila shumë shpejt u ndoq nga ndërlikime të tjera serioze.

Disa vjet më vonë, shpërtheu grindja midis perandorit Bazil dhe kushëririt të tij të plotfuqishëm. Bazili tashmë nuk qe një adoleshent i papërvojë dhe i varur nga të tjerët. Atëherë u shfaqën forca dhe etja e tij për pushtet. Tutela të cilën dikur e kishte pranuar me dëshirë, tani po i dukej e padurueshme, derisa dëshira e pashuar për sundim dhe mllefi që e gërryente për shkak të mënjanimit nga punët e shtetit, u kthyen në një ndjenjë urrejtjeje kundër njeriut, të cilit i detyronte edukatën politike dhe vetë fronin. Në këtë mënyrë punët erdhën në mënyrë të tillë që ai burrë shteti i madh, që aq mirë e dinte sesi duhej sjellë me perandorët-ushtarët aq të vrazhdët, ra viktimë e etjes rinore për pushtet të nipit të tij. Ka të ngjarë që ai ta ketë parandjerë fatkeqësinë që e priste, ndaj organizoi një komplot kundër beniaminit të tij mosmirënjohës duke u lidhur me Barda Fokëndhe gjeneralë të tjerë. Por perandori kundërveproi në kohë. Eunuku Bazil u arrestua si rebel i zakonshëm. Pronat e tij të pallogaritshme u konfiskuan dhe ai vetë u dërgua syrgjyn, ky vdiq i dërmuar nga fati i tij tragjik.

Zyrtarisht sundimi autokratik i Bazilit II fillon nga vitit 976, por drejtimi i pavarur i tij filloi vetëm pas largimit të eunukut të madh, më 985. Sesa absolut kishte qenë gjithëpushteti i parakoimomenit dhe sesa i hidhur e i qëndrueshëm kishte qenë mllefi i perandorit për shkak të mënjanimit të tij nga qeverisja, këtë e tregon fakti që ai deklaroi të pavlefshëm ligjet e nxjerra përpara largimit të kushëririt të tij, përveç rasteve kur ato përmbanin një shënim konfirmimi retrospektiv të shkruar me dorën e tij: kjo ndodhte sepse "në periudhën që fillon me sundimin tonë autokratik e përfundon me largimin e parakoimomenos Bazilit... shumë gjëra ndodhën jo sipas dëshirës sonë, pasi vullneti i tij bënte ligjin dhe vendoste për gjithçka."

Ndërmarrja e parë e pavarur e Bazilit II qe fushata e tij ballkanike e vitit 986. Vdekja e të fuqishmit Cimisha i kishte çliruar armiqtë e perandorisë nga njëmakth. Lufta civile që vijoi paskëtaj si dhe ndërlikimet e tjera që ndodhën në Bizant, i lanë dorë të lirë për disa vjet veprimeve të tyre. Nëse sulmet e largëta të kalifatit fatimid të Egjiptit, që mbetej i vetmi kundërshtar serioz i perandorisë në lindje, mund të zmbrapseshin nga viset periferike, paralizimi i pushtetit qendror bizantin pati pasoja të thella në zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan. Pas vdekjes së Johan Cimishës shpërtheu një kryengritje në territorin maqedon, e drejtuar nga katër Komitëpullët, djem të komes ikollës, një qeveritar provincial në Maqedoni. Kryengritja mori përmasa serioze dhe u kthye në një luftë çlirimtare, që shkëputi nga Bizanti pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. I vënë në dijeni për kryengritjen e Ballkanit, cari bullgar i shfronësuar, Borisi, u arratis nga Kostandinopoja me vëllanë e tij Romanin, por vdiq ndërsa po kalonte kufirin. Romani mundi të mbërrijë në atdhe, por meqenëse ishte zhburrëruar nga bizantinët, nuk mund të pretendonte kurorën e carit. Drejtimi i luftës dhe pastaj edhe kurora e carit i takoi më të voglit të Komitopullëve, tnmit Samuel. Në fakt dy vëllezërit e mëdhenj ranë nëbetejë kurse i treti u vra më vonë nga dora e Samuelit.

Samueli u bë krijuesi i një perandorie të fuqishme, qencira e së cilës ishte në fillim Prespa e pastaj Ohri. Pak nga pak ai bashkoi nën pushtetin e tij të gjithë territorin e Maqedonisë, me përjashtim të Selanikut, territorin e vjetër bullgar midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, Thesalinë, Epirin, një pjesë të Shqipërisë me Durrësin e në fund edhe Rashën e Dioklenë. Gjatë sundimit të Samuelit u ringjall edhe patriarkati bullgar, që kishte qenë hequr nga Cimisha. Pasi ndërroi disa seli me radhë, patriku zuri vend në Ohër, kryeqytet i Samuelit. Si qendër e re kishtare, Ohri do të jetonte edhe shekuj të tjerë pas shembjes së perandorisë së Samuelit.

Në pikëpamje politike e kishtare, perandoria e re konsiderohej vazhdim i perandorisë së Simeonit dhe të Pjetrit: si nga krijuesit e saj ashtu dhe nga bizantinët ajo ishte thjesht perandori bullgare. Në fund të fundit atë kohë, përveç Bizantit, vetëm Bullgaria gëzonte traditën e një perandorie dhe të një patriarkane të vetën. Samueli e bëri të vetën këtë traditë. Por në të vërtetë mbretëria e tij maqedone dallonte thellësisht nga mbretëria e vjetër e bullgarëve. Për shkak të përbërjes dhe të karakterit, ajo ishte një ngrehinë e re dhe e veçantë. Epiqendra u zhvendos drejt perëndimit dhe jugut dhe Maqedonia që kishte qenë një krahinë periferike e mbretërisë së dikurshme bullgare, tani formonte bërthamën e vërtetë të saj.

Ekspansionizmi i Samuelit ndoqi fillimisht drejt jugut. Pas sulmeve kundër Serres dhe Selanikut bullgarët bënë inkursione të vazhdueshme në Thesali, që çuan në një rezultat të rëndësishëm: pas një rrethimi të gjatë, në fund të vitit 985 apo në fillim të 986-ës, Larisa ra në dorë të Samuelit. Kjo e shtyu perandorin Bazil të organizojë një kundërmësymje, por ndeshja e tij e parë me Samuelin nuk doli mirë. Ai u përpoq të futet në territorin e Serdikës nëpërmjet të ashtuquajturës Portë e Trajanit. Por përpjekja për të pushtuar qytetin dështoi dhe gjatë tërheqjes ushtria perandorake u sulmua e u mund (gusht 986).  Tani Samueli mund të ndërtonte pa u shqetësuar fuqinë e tij dhetështrinte fuqimisht kufijtë e perandorisë së tij në të katër anët, ndërkohë që në Bizant shpërthente një luftë e re shumë më e rreptë civile.

Duke marrë zemër nga mossuksesi i perandorit, manjatët bizantinë ngritën krye. Në fillim të vitit 987 Barda Skleri u rishfaq në territorin bizantin dhe veshi përsëri purpuren. Barda Foka, që ishte degraduar për shkak të lidhjes së tij me parakoimomenos Bazilin, u emërua përsëri kryekomandant në Azi për të zbntur edhe një herë në fushën e luftës kundër adashit të tij. Por edhe ai ngriti krye kundër perandorit, të cilit nuk ia falte që e kishte lënë në hije vitet e fundit dhe, duke ndjekur shembullin e kushëririt të tij të madh, më 15 gusht 987 u shpall perandor. Ajo çka e bëri vërtet të rrezikshme revoltën e tij qe fakti se ajo u parapri nga një mbledhje e komandantëve të lartë të ushtrisë dhe të përfaqësuesve të familjeve të mëdha latifondiste të Azisë së Vogël. Në këtë mënyrë uzurpatori gëzonte mbështetjen e komandantëve të lartë të ushtrisë, që ishin të zemëruar nga pavarësia e perandorit të ri, si dhe të aristokracisë latifondiste, që shihte të rrezikoheshin ambiciet e saj. Barda Foka tani ra në ujdi me ish rivalin e tij të dikurshëm. Perandoria duhej të ndahej, Foka do të merrte pjesën europiane me Kostandinopojën, kurse Skleri territoret aziatike. Pas një periudhe të shkurtër bashkëpunimi, Barda Foka, që ishte i vetëdijshëm për epërsinë e forcave të tij, urdhëroi të arrestohej pretendenti tjetëri fronit dhe doli si pretendenti vetëm. Gjithë Azia e Vogël qe etija dhe në fillim të vitit 988 iu afrua Kostandinopojës. Një pjesë e ushtrisësë tij ndodhej afër Krisopolit, tjetra pranë Abidos dhe në këtë mënyrë u përgatit njësulm i njëkohshëm nga toka e nga deti, kundër Kostandinopojës.

Pozita e perandorit të ligjshëm ishte e dëshpëruar. Vetëm një ndihmë nga jashtë mund ta shpëtonte. Bazili II e kuptoi me kohë këtë domosdoshmëri dhe i bëri thirrje princit rus Vladimir. Në pranverë të vitit 988 një kontingjent rus prej 6 mijë vetësh u shfaq në territorin bizantin e kështu, druzhina e famshme variago-ruse e shpëtoi situatën në çastin e fundit. Nën komandën personale të perandorit, Variagët i shkaktuan rebelëve një disfatë të rëndë pranë Krizopolit. Pas kësaj, më 13 prill 989, lufta u vendos përfundimisht në betejën e Abidos, ku Barda Foka gjeti vdekjen, me sa duket nga një infarkt. Rebelimi qe shuar. Një kryengritje e re e Barda Skleros përfundoi me një zgjidhje paqësore dhe me nënshtrimin e uzurpatorit. Druzhina Varigao-ruse qëndroi në shërbim të bizantinëve dhe, e përforcuar vazhdimisht nga rekrutë të rinj variagë e normanë, luajti një rol të rëndësishëm në ushtrinë bizantine.

Si shpërblim për këtë ndërhyrje shpëtimtare, princi i Kievit do të martohej me porfyrogjenetën Ana, motër e perandorit, në rast se Vladimiri dhe populli i tij do të pranonin të pagëzoheshin. Ky qe një lëshim tepër i madh: deri atëherë asnjë princeshë bizantine porfyrogjenete nuk qe martuar me një të huaj. Cari bullgar Pjetër u desh të kënaqej me një Lekapene, Otoni II me një kushërirë të uzurpatorit Cimisha; vetëm sovrani i mbretërisë së re ruse mundi t'i sigurojë vetes nderin e jashtëzakonshëm të bëhej kunat i perandorit të ligjshëm. Një lidhje e tillë binte ndesh aq shumë me traditën dhe me krenarinë bizantine, sa që pas largimit të rrezikut në Kostandinopojë u hodh ideja për të tërhequr mbrapsht fjalën që ishte dhënë në një moment kritik. Për ta detyruar Bizantin të dorëzonte princeshën, Vladimiri sulmoi zotërimet bizantine në Krime dhe pushtoi Kersonin (verë 989).

Kristianizimi i shtetit të Kievit nuk përfaqësonte vetëm fillimin e një ere të re për zhvillimin e Rusisë, por edhe një sukses të pashembullt të Bizantit. Rrezja e ndikimit bizantin u zgjerua kështu fare papritur dhe shteti sllav më i madh e më me të ardhme u vu nën drejtimin shpirtëror të Kostandinopojës. Kisha e re ruse u vu në varësi të patriarkatit të Kostandinopojës dhe u drejtua fillimisht nga metropolitë greke të dërguar nga Bizanti. Për shumë kohë zhvillimi kulturor i Rusisë e ndjeu fort ndikimin bizantin.

Bazili II doli fitimtar nga lufta kundër aristokracisë së Azisë së Vogël. Pas një lufte të dëshpëruar, pas luftërash të tmerrshme civile, të gjithë armiqtë e kundërshtarët e tij ishin eliminuar. Por lufta kishte zgjatur për vite të tëra dhe në këto vite me përvoja të hidhura karakteri i perandorit kishte ndryshuar mjaft. Për të kishin marrë fund gëzimet e jetës, të cilave u ishte kushtuar me pasion të shfrenuar në rininë e tij. Ai u bë një njeri i zymtë, i mbyllur, nuk i zinte besë askujt, nuk dinte ç'ishte miqësia e dashuria. Nuk u martua kurrë. Jetonte i vetëm, i mbyllur në vetvete. Dhe po ashtu i vetëm, pa përfillur këshillat e të tjerëve, qeveriste perandorinë si autokrat në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mënyra e tij e jetesës i ngjante asaj të një asketi apo të një luftëtari. Nuk e tërhiqnin lukset e oborrit dhe megjithëse ishte nip i të diturit Konstandin Porfyrogjenet, nuk interesohej as për artin e as për dijen. E urrente artin e retorikës, që çmohej aq shumë në Bizant. Mënyra e tij e të shprehurit, e thjeshtë dhee prerë, u dukej bizantinëve të ndjeshëm e të rafinuar si e pagdhendur dhe evrazhdë. Edhe pse armik i fisnikërisë, nuk u përpoq të fitojë përkrahjen e popullit. Nga shtetasit kërkonte bindje, jo dashuri. Ambicia e tij e vetme ishte të rritej fuqia e shtetit dhe të luftoheshin armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të perandorisë.

Pasi shpartalloi aspiratat politike të manjatëve bizantinë, Bazili iu vu punës për t'u vënë fre ambicieve të tyre ekonomike. Në kohën e tij Roman Lekapeni e kishte kuptuar që zgjerimi i latifondit provincial po e minonte strukturën ekonomiko-shoqërore të shtetit bizantin. Por qe vetëm Bazili II ai që, me përvojat e fëmijërisë e të rinisë së tij, ishte në gjendje të vlerësonte pasojat politike të këtij procesi. Ai iu kthye politikës agrare antiaristokratike të filluar nga Roman Lekapeni dhe e vazhdoi atë me konsekuencë dhe me ashpërsi akoma më të madhe. Në këtë rrugë e frymëzonin jo vetëm llogaritë politike që kërkonin të vihej dorë për të shpëtuar pronat e fshatarëve dhe të ushtarëve, por dhe urrejtja personale që kishte kundër familjeve të manjatëve, të cilat kishin dashur t'i rrëmbenin fronin atëror. Radikalizmi e bëri të mos pyesë për panmet e ligjit dhe të drejtësisë. Kështu e pësoi Eustak Malini, një ish bashkëluftëtar i Barda Fokës, tek i cili Bazili kishte qenë mik gjatë kthimit nga një fushatë në Siri. Pasuritë e pallogaritshme të këtij manjati nga Kapadokia, prona e tij të pafundme dhe sidomos numri i madh i skllevërve dhe i vartësve, me të cilët mund të krijohej një repart ushtarak me më tepër se njëmijë burra, bënë përshtypje aq të madhe tek perandori, saqë ky e ftoi mikun në Kostandinopojë, ku e mbajti rob të privilegjuar. Pasuritë e tij u konfiskuan nga shteti.

Në novelën e tij të vitit 996, Bazili i përmend qartë familjet e Fokajve dhe të Malinëve si përfaqësueset më të mëdha të aristokracisë latifondiste. Dispozita më e rëndësishme që novela e tij sjell si shtojcë të legjislacionit të mëparshëm, është heqja e afatit të skadimit 40-vjeçar pas të cilit, sipas ligjeve të dikurshme, humbte e drejta për të kërkuar kthimin e tokës së blerë në mënyrë të paligjshme. Novella e Bazilit II nxjerr në pah se për vetë pozitën e tyre, të fuqishmit e kishin shumë të lehtë ta kalonin afatin pa i hyrë gjemb në këmbë dhe paskëtaj të siguronin pronësinë përfundimtare mbi pronat e blera në mënyrë joligjore. Prandaj perandori vendosi që të gjitha blerjet e kryera nga të pasurit prej të varfërve pas daljes së ligjit përkatës në kohën e Roman Lekapenit, duhet H ktheheshin të varfërve pa marrë parasysh asnjë afat skadimi dhe pa kurrfarë shpërblimi nga ana e zotëruesve të mëparshëm. Sa për arkën e shtetit, sipas Bazilit II nuk kishte asnjë lloj skadence: e drejta e shtetit për të konfiskuar kishte vlerë prapavepruese deri në kohën e Augustit!

Në këtë novelë Bazili II përpiqet të kufizojë edhe shtrirjen e pronave tokësore të kishës në dëm të pronës fshatare. Kuvendet e ngritura nëpër fshatra me kontributin e fshatarëve dhe që kishin një numër të vogël murgjish, nuk mund të konsideroheshin manastire por vetëm vende lutjeje; ato do të viheshin në varësi të bashkësive fshatare dhe do përjashtoheshin nga derdhja e detyrimeve në favor të peshkopit. Ndërsa kuvendet më të mëdha me më shumë se tetë murgjër, mbeteshin nën varësinë e peshkopit, por nuk mund të blinin toka të reja. Me këtë dispozitë, Bazili risillte në jetë një urdhëresë të hershme të stërgjyshit të tij, Roman Lekapenit por ai preferon të mos bëjë asnjë aluzion për ligjin akoma më radikal të Niqifor Fokës, që kishte qenë revokuar nga Johan Cimisha.

Bazili II mori masa gjithnjë e më të ashpra kundër manjatëve. Pak vjet pas heqjes së afatit të skadimit, ai u ngarkoi atyre detyrimin që të paguanin allelengyon-in për të varfrit, me një fjalë i bëri përgjegjës për pagimin e taksave nga ana e fshatarëve. Në këtë mënyrë, pesha e sistemit të allelengyon-it e cila deri atëherë, në bazë të parimit të pagesës kolektive të taksave nga ana e bashkësisë së fshatit, rëndonte mbi fqinjët e mospaguesit, iu ngarkua vetëm latifondit. Kjo masë e rëndësishme pati efekt të dyfishtë: nga njëra anë i jepte një tjetër grusht të fuqishëm manjatëve, nga ana tjetër i jepte siguri më të madhe fiskut për vjeljen e allelengyon-it. Në fakt pagimi i taksave për pronat e fqinjëve që falimentonin ishte tepër i rëndë për mundësitë reale të fshatarëve dhe i shtynte ata të emigronin, duke i sjellë shtetit një dëm të ri. Bazili II nuk u ndal nga protestat e të fuqishmëve, megjithëse këta mbështeteshin nga patriku Sergj. Ai ishte krejtësisht i vendosur të thyente prepotencën e fisnikërisë, kundër së cilës të parët e tij kishin luftuar pa dobi.

Me të mbaruar lufta civile, iu kushtua me të njëjtën energji luftës kundër armiqve të huaj. Armiku më i rrezikshëm në mënyrë absolute ishte car Samueli. Lufta kundër tij dhe shkatërrimi i mbretëritë bullgare u bënë detyra themelore e Bazilit II dhe synimi kryesor i jetës së tij. Në luftën kundër perandorisë së fuqishme maqedone ai u përpoq të lidhej me sovranët e shteteve të tjera ballkanike dhe duket se bëri aleancë me princin Gjon Vladimir të Dioklesë. Rrotull vitit 992, një dërguat serbe, që me sa duket vinte nga Dioklea, mbërriti në Kostandinopojë pas një udhëtimi plot peripeci në det. Por perandori tashmë ishte zhvendosur në fushën e luftimeve. Pranverën e vitit 991 Bazili Ilkishte depërtuar në Maqedoni, ku për disa vjet me radhë drejtoi veprimet luftarake kundër Samuelit.

Por lajme të këqija që vinin nga Lindja e detyruan të ndërpriste luftën në Maqedoni. Në fakt fatimidët kishin sulmuar Sirinë dhe i kishin shkak- tuar komandantit perandorak një humbje të rëndë në Oront (994), pas së cilës Alepi u ndodh nën rrethim dhe vetë Antiokea u rrezikua të binte. Siç duket, Perandoria Bizantine ishte e dënuar të luftonte njëkohësisht në dy fronte. Sa herëqë përpiqej t'i shmangej këtij fati, e pësonte keq. Për Bazilin II problemi i Ballkanit ishte po aq therës sa ç'kishte qenë për Niqifor Fokën problemi sirian. Por ai nuk bëri gabimin e njerkut të tij të lavdishëm, i cili iu kushtua luftës në Lindje duke lënë pas dore detyrat në Ballkan. Më 995 Bazili II u shfaq vetë nën muret e Alepit, befasoi dhe theu armikun dhe pushtoi Rafa- nean dhe emesën. Disa vjet më vonë u kthye në Siri, ku dux-i i Antiokesë ishte shpartalluar përsëri. Por edhe kësaj radhe, përpjekja për të pushtuar Tripolin e për të shpëtuar situatën dështoi. Pasi vuri gjërat në vend në Siri, marshoi drejt Kaukazit për të rregulluar çështjet e Armenisë dhe të Hiberisë.

Samueli përfitoi nga mungesa e perandorit për të lëshuar një sulm kundër Greqisë dhe u shty deri në Peloponez. Por në kthim e sipër ai u sulmua në befasi nga gjenerali bizantin Niqifor Urani dhe u shpartallua. Vetë Samueli u plagos dhe me shumë vështirësi mundi t'i shpëtojë vdekjes (997). Pavarësisht nga kjo humbje, Samueli mbeti po aq ambicioz. Në vitet që erdhën ai aneksoi Rashën dhe Dioklenë. Aleanca me Bizantin nuk i solli ndonjë dobi të madhe princit Vladimir. Vendi tij iu bashkëngjit perandorisë së Samuelit. Ai vetë u mbyll në burg, por pastaj iu dha dora e një vajze të carit të fuqishëm dhe u rivendos në fronin e Dioklesë si vasal i tij.

Kundërmësymja e madhe bizantine nuk filloi para vitit 1001, kur Bazili II mundi t'i rikthehej Ballkanit pas fushatës së tij në Azi. Në bazë të një plani të përpunuar me kujdes, perandori mori në dorë drejtimin e fushatës, që i hoqi armikut çdo mundësi për të mbijetuar. Në fillim Bazili II u lëshua në territorin e Serdikës dhe shtiu në dorë kështjellat rreth e rrotull. Në këtë mënyrë Samueli u gjend i shkëputur nga territoret e vjetra bullgare buzë Danubit dhe kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska dhe Presllavi i Madh si dhe Presllavi i Vogël u pushtuan nga gjeneralët e perandorit. Paskëtaj Bazili II hyri në Maqedoni, Beroia u dorëzua, Servia u pushtua dhe kështu u hap rruga drejt Greqisë veriore. Sundimi bizantin u rivendos sakaq në Thesali, Bazili u shfaq në Maqedoni dhe pas një beteje të ashpër shtiu në dorë qytetin e fortifikuar të Vodenës. Pushtimi tjetër i rëndësishëm qe ai i Vidinit, fortesa e fuqishme buzë Danubit, që ai e nënshtroi pas 8 muaj rrethimi të ashpër, pa rënë në gracën e manovrës së guximshme krahëmarrëse të Samuelit, që kishte pushtuar dhe plaçkitur Adnanopojën. Prej Vidini perandori me anë të një marshimi të shpejtuar iu drejtua jugut. Jo larg Shkupit, buzë lumit Vardar, ai korri një fitore vendimtare mbi ushtrinë e Samuelit pas së cilës Shkupi i hapi portat, (1004). Me marrjen e Shkupit, nga njëra anë dhe të Vedonës, nga ana tjetër, pjesa qendrore e territorit të Samuelit u vu nën shtrëngimin e darës. Pas katër vjet luftërash të pandërprera, gjatë të cilave Bizanti kaloi nga fitorja në fitore, kundërshtari kishte humbur mëse gjysmën e territorit të saj. Vetëm në kushte të tilla epërsie të padiskutueshme Bazili vendosi të bëjë një pushim dhe duke kaluar nëpër Filipopojë u kthye në Kostandinopojë për të kaluar dimrin. Sipas fjalëve të një bashkëkohësi "Bazili II nuk i drejtoi fushatat si pjesa më e madhe e perandorëve, që i ndërmerrnin ato në pranverë për t'u kthyer në mbarim të verës. Koha e kthimit të tij varej nga arritja e objektivit për të cilin organizonte fushatën."

Në fakt, mbi rezultatin e luftës nuk kishte farë dyshimi. Shteti bizantin, që mbështetej në tradita shekullore, e tregoi dhe njëherë epërsinë e tij. Cari bullgar nuk mund t'i bënte ballë artit ushtarak bizantin, organizimit të ushtrisë së tij dhe mjeteve teknike të perandorisë plakë. Gjeneralët dhe qeveritarët e tij filluan pak nga pak ta braktisin, më 1005 Durrësi ra në duart e perandorit për shkak të një tradhtari. Por goditja përfundimtare u dha në korrik të vitit 1014, pas betejash të gjata për të cilat pak jemi të informuar. Në një grykë të maleve Belasia, me emrin Kleidon, në territorin e Strumës, ushtria e Samuelit u gjend e rrethuar. Cari mundi të shpëtojë e të strehohet në Perlep, por pjesa më e madhe e ushtarëve të tij gjeti vdekjen dhe një numër akoma më i madh u zu rob. Bazil Bullgaroktoni (Bullgarovrasësi) e kremtoi fitoren e tij në një mënyrë të frikshme. Robërit, që thuhet se qenë 14 mijë, u verbuan dhe të ndarë në grupe qindëshe të prira nga mjeranë të qorruar vetëm nga një sy, u dërguan tek cari në Përlep. Kur Samueli pa tek vinte ky procesion makabër u këput për tokë pa ndjenja. Dy ditë më vonë, cari trim dha shpirt (6 tetor 1014).

Perandoria e tij nuk jetoi akoma veçse pak vjet pas tij. Grindjet e brendshme e lehtësuan punën e fitimtarit. Djali e trashëgimtari i Samuelit, Gabriel Radomiri u vra më 1015 nga kushërin i vet Ivan Vladislavi. Gruaja e tij dhe kunati, Gjon Vladimirik i Dioklesë pësuan të njëjtin fat. Ndërkohë vazhdonte nënshtrimi i territorit në mënyrë sistematike, derisa vdekja e Ivan Vladislavit që ra gjatë një sulmi kundër Durrësit në shkurt 1018, i dha fund luftës. Bazili bëri një hyrje triumfale në Ohër dhe priti aty homazhet e së vesë së carit dhe të anëtarëve të tjerë të gjallë të familjes perandorake. Qëllimi ishte arritur: ky vend rebel, kundër të cilit kishte filluar luftën mëse tridhjetë vjet më parë shtrihej i mundur nën këmbët e sovranit gjashtëdhjetëvjeçar dhe iu bashkëngjit perandorisë së tij. Gjithë Gadishulli Ballkanik ndodhej përsëri nën skeptrin bizantin, për herë të parë pas pushtimit sllav. Pasi përshkoi viset e nënshtruara dhe pasi vendosi kudo pushtetin e tij, perandori Bazil II bëri një vizitë në Athinën e vjetër. Fitorja shkaktoi një shpërthim hareje, që u shpreh plot efekt në ceremoninë që perandori fitimtar organizoi në Partenon, që atë kohë i ishte kushtuar kultit të Virgjëreshës.

Sa e tmerrshme dhe mizore kishte qenë sjellja e Bazil Bullgaroktonit në fushën e betejës, po aq e matur dhe e kujdesshme qe politika e tij kundrejt vendit të nënshtruar. Duke pasur parasysh gjendjen e vendit dhe traditat e tij, ai i lejoi shtetasit e tij të rinj që t'i paguanin taksat në natyrë, jo në të holla, siç bënin popullsitë e viseve ekonomikisht më të zhvilluara të perandorisë. Patriarkati i Ohrit u ul në nivelin e kryepeshkopatës, por kryepeshkopi i ri u konsiderua autoqefal, ai fitoi privilegje të rëndësishme dhe në varësi të tij u vunë peshkopata të tëra që më parë i përkisnin perandorisë së Samuelit. Nga ana tjetër, autoqefalia e kryepeshkopatës do të thoshte se ajo nuk ishte në varësi të patrikut të Kostandinopojës, por të perandorit, i cili i jepte vetes të drejtë të emëronte kryepeshkopin e Ohrit. Kjo zgjidhje, një kryevepër e politikës perandorake, i siguronte Bizantit kontrollin mbi kishat e popujve sllavojugorë, duke penguar zgjerimin e mëtejshëm të juridiksionit të patrikut të Kostandinopojës, dhe ashtu mjaft i shtrirë, si dhe duke nënvizuar të drejtat e veçanta që i përkisnin qendrës kishtare të Ohrit, kryepeshkopët autoqefalë të së cilës zinin në hierarkinë kishtare greke një vend më të rëndësishëm se krerët e tjerë kishtarë që ishin në varësi të patriarkatit të Kostandinopojës.

Si pjesë përbërëse e Perandorisë Bizantine, territoret e pushtuara sërishmi u organizuan në thema, si të gjitha territoret e perandorisë. Viset qendrore të perandorisë së mëparshme të Samuelit u bashkuan në themën e Bullgarisë, që për rëndësinë e madhe që kishte, u ngrit në rangun e katepanatit dhe më vonë në atë të dukatit. Qendra e saj qe Shkupi.232 Tokat bullgare në rrjedhën e poshtme të Danubit formuan themën Paristrion apo Paradunavon, me kryeqytet Silistrën, buzë Danubit. Më vonë kjo themë u gradua në katepanat e më tej në dukat. Pas çdo gjase edhe territori i kufizuar nga Danubi dhe Sava u organizua në një themë Yne qendër Sirmin.233 Bregdeti Adriatik me Zadarin (Zarën) në veri dhe Dubrovnikun (Raguzën) në jug formoi themën e Dalmacisë. Në të kundërtën territoret e Dioklesë e Zaklumies, Rashës dhe Bosnjës nuk u organizuan në thema, por së bashku me Kroacinë qëndruan nën princër vendas dhe formuan kështu jo provinca të mirëfillta, por shtete vasale të Perandorisë Bizantine. Territori në jug të liqenit të Shkodrës vazhdoi t'i përkasë, si dikur, dukatit të Durrësit, që përfaqësonte bazën më të rëndësishme strategjike të Perandorisë Bizantine në bregdetin Adriatik, ashtu si thema e Thesalisë, që gjithashtu u ngrit në rangun e duktit, ishte mbështetja më e rëndësishme bizantine në bregdetin e Egjeut.

Ripushtimi i gjithë Gadishullit Ballkanik pati rëndësi të jashtëzakonshme dhe për sa i përket politikës së brendshme. Nuk është e rastit që pushtimet e Niqifor Fokës, manjatit të Azisë së Vogël, u realizuan në territorin aziatik, kurse Bazili II armiku i madh i aristokracisë së tokës së Azisë së Vogël, u përkujdes sidomos për pjesën europiane të perandorisë. Me shtrirjen e kufijve përsëri deri në Danub e në Adriatik, Azia e Vogël nuk kishte më për perandorinë rëndësinë parësore që kishte pasur në shekujt e shkuar.

Përpara se të vdiste, perandori i palodhur i ktheu sytë përsëri nga perëndimi. Pozitabizantine në Italinë e Jugut, që po rrezikohej nga ekspansioni i perandorisë gjermanike, u përforcua pas përfundimit të pasuksesshëm të luftës së Otonit II kundër arabëve. Ideja e një renovatio romana nën perandorin e ri Otoni III, i biri i bizantines Teofano, përfaqësonte një shtrirje të ndikimit bizantin brenda perandorisë së Perëndimit. Me bashkimin e gjithë zotërimeve bizantine në një katepanat, pozita bizantine gjente një mbështetje më të fuqishme edhe nga pikëpamja organizative. Katepani energjik Bazil Bojani korri disa fitore mbi armiqtë e Perandorisë Bizantine. Bazili II kishte ndër mend t'i çonte përpara këto suksese dhe përgatiti një ekspeditë të madhe kundër arabëve në Sicili. Por më 15 dhjetor 1025 ai vdiq, duke lënë prapa një perandori që shtrihej nga malet e Armenisë deri në Adriatik dhe nga Eufrati në Danub. Një perandori e madhe sllave i qe bashkangjitur asaj edhe një tjetër, akoma më e madhe, kishte rënë nën ndikimin e saj shpirtëror.

Ende në shek. XIII një shkrimtar do t'i quajë Heraklin dhe Bazilin II perandorët më të mëdhenj të Bizantit. Në fakt, këta dy emra, më të mëdhenjtë e historisë bizantine, simbolizojnë epokën heroike të Bizantit, të cilën njëri e hapi kurse tjetri e mbylli.

info@balkancultureheritage.com