Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj - Kështjella e Petrelës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj - Kështjella e Petrelës

Petrela ndodhet mbi një kodër shkëmbore në juglindje të fushës së Tiranës, atje ku lumi i Erzenit pasi del nga depresioni i Krrabës, kthen në drejtim të lindjes. Kodra që është vazhdim i malësisë së Krrabës, ndahet prej fushës së Tiranës vetëm nga një valzim i lehtë i terrenit, duke dominuar një pikë nevralgjike vend-kalimesh. Këtu që në kohët e lashta ishte krijuar një nyje rrugore, ku kryqëzoheshin rrugë me rëndësi ekonomike dhe ushtarake. Rruga e parë vinte prej veriut, duke kaluar në Shkodër, Krujë dhe në fushën e Tiranës, ndërsa tjetra, që niste në Durrës, përgjatë rrjedhjes së poshtme dhe të mesme të Erzenit. Më tej ato vijonin në brendësi të malësisë së Krrabës, për t'u takuar në Elbasan me rrugën përgjatë luginës së Shkumbinit.

Vargmali i mësipërm mbi nyjen rrugore lartësohet me dy shkëmbinj masivë, të ndarë prej një qafe, prej të cilëve, masivi lindor, «Mali i Vilës», që ka pjerrësi më të butë dhe sipërfaqe më të madhe, mbart mbi vete rrënojat e një qyteti antik dhe të një fortifikimi antik të vonë. Masivi perëndimor, në drejtim të veriut, bie me pjerrësi 40 - 50°, ndërsa nga jugu, lindja dhe perëndimi rrëzohet me shkëmbinj të thepisur mbi qafën që e lidh me «Malin e Vilës». Në majë masivi kurorëzohet prej një platforme të vogël, prej ku shihet Kruja dhe sistemi i fortifikimeve mbrojtëse përreth Durrësit. Nga ana tjetër terreni përreth paraqitet mjaft i përshtatshëm për bujqësi dhe blegtori, kështu që Petrela me pozitë kyçe për kontrollin e një pjese të lëvizjeve ndërmjet Shqipërisë Veriore me atë qëndrore dhe lindore dhe rrethana të kënaqshme ekonomike, i ka pasur të tëra kushtet për tu kthyer në kështjellë dhe qytet. Si pasojë në antikitet lind dhe zhvillohet qyteti në Malin e Vilës, ndërsa në mesjetë, me ndryshimin e rrethanave, kjo qendër reduktohet në madhësi dhe shpërngulet në Petrelë.

Për hir të pozitës dhe rolit të saj në histori, Petrela tërhoqi vëmëndjen e udhëtarëve dhe studjonjësve që në fillim të shek. XIX. Shënimin e parë për të e hasim tek Ami Bueja, të cilit i përket merita e identifikimit me Petrula-n e Ana Komnenës dhe Petrelae-n e Barletit. Pak vjet më vonë Petrela vizitohet prej albanologut austriak J. G. Hanit, i cili na jep një përshkrim mjaft të goditur të pozitës së saj dhe e emërton atë Kështjellë roje mesjetare. Në fillim të shekullit tonë T. Ipeni, pa sjellë ndonjë të re për Petrelën, boton 2 fotografi të Kështjellës, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore ajo vizitohet dhe prej Prashnikerit e Shoberit, të cilët, me që gjejnë në të qeramikë të periudhës romake dhe duke u nisur nga forma planimetrike, e datojnë kështjellën në shek. III-IV të e.sonë. Më vonë M. Shuflai, i mbështetur tek autorët e mësipërm dhe në burimet shkrimore e identifikon Petrelën me fortesën, ku në shek. V ndodhi bashkëbisedimi i Adamantit me Teodorikun.

Por prej autorëve të mësipërrn nuk trashëgojmë nonjë përshkrim, qoftë dhe të përciptë të fortifikimit. Studimi i parë në këtë drejtim i përket D. Komotës i cili kryen në Petreië dhe gërmime arkeologjike. Pa dyshim këtu kemi të bëjmë me një punë mjaft më të kualifikuar, që paraqet sprovën e parë serioze për studimin e kështjellës.

Në vitin 1968 Instituti i Monumenicve të Kulturës ndërmori në Petrelë një sërë punimesh konservuese par evitimin e degradimit të mëtejshëm të monumentit. Në kështjellë, ato u përqëndruan në konservimin e kullave mureve (L-K), rampës së shkallëve  dhe në restaurimin e hyrjes (fig. 13). Në rrethimin e jashtëm u restauruan frëngjitë e ambientit të hyrjes , një pjesë e murit rrethues, si dhe dalja në mesin e këtij muri. Njëkohësisht u pastruan dhe një sërë ambientesh të mbuluar nga hedhurinat. Në sajë të këtyre punimeve, studimi i monumentit për restaurimet e ardhshme, mund të kryhej me një bazë dhe përfytyrim më të plotë. Gjatë këtij studimi u bë e qartë se Petrela, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori, ruan dhe një sërë elementesh unikë, me mjaft vlerë për historinë e arkitekturës, kështu që duhet ti nënshtrohej një analize më të hollësishme dhe më të bazuar arkitektoniko-konstruktive nga ajo e D. Komatës. Nga ana tjetër nuk jemi të një mendje me autorin përsa i përket ndarjes së fazave, vendosjes në kohë dhe lidhjes së tyre me rrethanat historike. Për këtë arsye ju kthyem dhe një herë analizës arkitektoniko-historike duke synuar të thellojmë më tej studimin e ndërmarrë prej D. Komatës.

Sistemi i fortifikimlt të Petrelës përbëhet prej kështjellës dhe një muri rrethues, i cili nis në skajin lindor të masivit dhe vijon në drejtim të perendimit. Në fillim të tij gjëndet hyrja e fortifikuar, prej ku nis një rrugën e ngushtë, që të shpie në kështjellën e cila kurorëzon pjesën e sipërme të shkëmbit. Ky i fundit nga jugu, lindja dhe perëndimi bie thikë, ndërsa nga veriu zbret <me pjerrësi 30-35°. Në këtë anë, prej nga sulmi është më i lehtë, gjenden dy kulla të fuqishme, të ndërlidhura me një mur mjaft të gjerë (E F), ndërsa më në brendi gjendet një mur i dytë me gjerësi më të vogël. Hyrja e vetme e kështjellës, një koridor i shkurtër dhe i ngushtë, i përshkon të dy muret dhe të nxjerr në një syprinë të vogël që pjerrët në drejtim të veriut, skajet e së cilës, që bien thikë nga një lartësi e madhe, përforcohen me mure të ngushtë. Në pjesën e saj më të lartë gjënden rrënojat e një kulle vrojtimi, ndërsa ngjitur me kullën lindore, gjurmët e dy ambienteve, gjasisht për banim. Veç këtyre në syprinë ruhen dy stera uji, kurse një sterë e tretë gjëndet në brendi të kullës perëndimore.

Brenda murit të rrethimit, rreth 30 m. poshtë kështjellës, gjëndet i mbështetur në shkëmb, një «nymfe» i periudhës së vonë antike, prej të cilit ruhet baseni ujrambledhës me përmasa 5,75 x 1,5 m x 1,20 m., i ndërtuar me tulla me fakture ngjyrë vishnje, të pjekura mirë. Tullat (31,5-32 x 29,6 x x 3-4 cm) janë vendosur në rreshta me fuga horizontale më të trasha se vetë tulla (4-6 ndaj 3-4 cm), të lëmuara me kujdes. Llaçi i përdorur si për lidhjen e tullave, ashtu dhe shtrimin e dyshemesë së basenit është hidroizolues, me gëlqere dhe pluhur e grimca tulle. Muret e basenit, gjërësia e të cilëve ndërron sipas konfiguracionit të shkembit prej 0,70 — 1,30 m., në ballë vazhdojnë më mur guri, i cili lejon kalimin e ujrave nga pjesa e sipërme e shkëmbit.

Ndërtimet në kështjellën e Petrelës i përkasin disa periudhave të ndryshme, të cilat, duke u nisur nga teknika e ndërtimit si dhe mbivendosja e tyre, i kemi ndarë në 6 faza të veçanta (duke përjashtuar këtu nymfeun), në ndryshim prej D. Komates i cili dallon 3 faza ndërtimi.

Fazës së I i përket kulla cilindrike me diametër 9,50 m. Muret e saja shihen vetëm në anën lindore dhe në pjesën e sipërme, pasi në anët e tjera ajo rrethohet prej një muri të mëvonshëm. Kulla që ruhet deri në mesin e katit të II, sipas nesh, ka pasur tre kate, prej të cilëve kati i I shfrytëzohej për sterë, ndërsa katet e II dhe të III shërbenin për ambiente luftimi. Me qenë se kulla ngrihet mbi një terren të pjerrët shkëmbor, lartësia e saj deri në dyshemenë e ruajtur të katit të II është: nga jugu 6.50 m., ndërsa nga veriu 9.60 m. Lartësia e saj e plotë, sipas rikonstruksionit tonë (tab III), duhet të ketë qenë rreth 18-20 m.

Muret e kullës, të ndërtuara me teknikën «opus testaceum», përbëhen prej dy paretesh anësorë tek tullë, midis të cilëve është derdhur një përzierje prej gurësh të vegjël dhe llaçi të bollshëm, i cili rreth çdo 1,30 m. lartësi, nivelohet dhe përforcohet me breza prej dy rreshtash tulle. Por në pjesët më të ngarkuara frengjitë, qemeret, mbështetjet e kupolave, muret janë të tërë prej tullash. Këto të fundit që kanë formë sektoriale (39 x 24 (19) x x 7 cm), nuk janë të ndonjë cilësie të mirë, në brumin e tyre, në sipërfaqe të kuq, në brendi gri të errët, shihen gjurmët e fijeve të kashtës. Tullat që janë vendosur në rreshta të rregullt, me fuga 1,5 — 2 cm., lidhen me llaç të fortë ngjyrë hiri, me gëlqere dhe zhur lumi.

Kulla është ndërtuar me një teknikë homogjene dhe nuk kemi një kombinim, siç shkruan D. Komata, të teknikës me tulla në pjesën e poshtme dhe «muraturës» së përzier në pjesën e sipërme, i cili me sa duket e merr për të njekohëshëm meremetimin me gurë të anës se sipërme veriore të kullës, që i përket fazës së V, dhe meremetimin e vogël pjesor me teknikën «opus mikstum» në anën lindore, të cilin përmasat e tullave dhe cilësia e llaçit e datojnë në fazën e III.

Mbeturina të një shtrese suvaje 0,5—1 cm. të trashë, me llaç me shumë gëlqere, në ambientin e katit të II, dëshmojnë se ai ka qenë i suvatuar. Gjurmë suvatimi shihen dhe në anën e jashtme të kullës.

Stera me diametër 2,90 m. me mbulesë sferike, ruhet deri në 2/3 e lartësisë së kupolës. Ne anën e saj jugore gjendet një pusetë me grykë katrore 0,50x0,50 m., e cila pershkon kupolën sferike, duke përfunduar tangent me faqen e brendshëme të cilindrit. Gryka që ruhet të ketë qenë mbuluar me kapak në nivelin e dyshemesë, shërbente për marjen e ujit, si dhe për pastrimin e saj. Stera hidroizolohet nga brenda me një shtresë 2-3 cm, llaçi me pluhur tulle dhe mbi të me një shtresë të hollë llaçi gëlqereje. Furnizimi i saj me ujë kryhej nëpërmjet një sistemi tubash prej qeramike, të cilët kalonin prej taracës në sterë, duke përshkruar paretin e brendshëm të mureve. Për të krijuar dyshemenë e katit të dytë pjesa mbi kupolen e steres nivelohej me një derdhje gurësh e llaçi.

Ambienti i katit të II ka diametër të brendshëm 4,15 m. dhe trashësi muresh 2.70 m. Në një lartësi 2,90 m. nga dyshemeja e tij, në paretin e brendshëm, shihen tulla të vendosura me një kënd 45°, ndaj horizontit, që dëshmojnë se ambienti, ashtu si dhe stera, mbulohej me kupol, duke arritur lartësia në pjesën e mesit 4.97 m. Në muret e këtij ambienti gjënden 3 frëngji që ngushtohen lehtë nga 1.50-1.60 m. në 1,10-1,30 m., të orientuara në anët prej ku sulmi është më i lehtë: në juglindje, jugperëndim dhe veriperëndim. Prej tyre jugperëndimorja, e cila ruhet më e plotë, mbulohet me qemer sektorial, duke arritur 1,95 m. lartësi nga niveli i dyshemesë. Në ballin e jashtëm të frëngjive shihen gjurmët e patures, një tullë të trashë, e cila e ngushton ballin e frëngjisë, duke lënë një hapësirë vetëm 40 cm. të gjërë; patura është shembur më vonë për të lejuar kalimin në shtegun e kullës së fazës së V. Me sa kuptohet frengjitë kanë pasur strukturë të njëjtë me ato të kullave të shek. VI, në murin rrethues të Durrësit. Nëpërmjet tyre sigurohej nje hapesire e mjaftueshme per vendosjen e armeve te rënda si dhe monovrimin e luftëtarëve.

Në anen e maje te frengjisë jug-perendimore, e cila ne ndryshim prej dy te tjerave per te fituar gjatesi, nuk kalon ne menyre radiale por sekante, gjendet nje ambient i vogel sanitar, i mbuluar me qemer cilinarik (fig. 7). Zgjatimi i kanalit të shkarkimit dhe në katin e siperm, tregon se ky nuk ishte ambient i vetëm sanitar në kulle. Aash frengjise, ne brendi të kullës, gjënden dhe dy kamare te thelluara ne mur. Prej tyre e djathta, qe ruhet me mire, dhe mbulohet me hark sektoral.

Duke qene se mungojne rampat e shkallëve të jashtme dhe në dyshemene e katit të II nuk ka shkallë të brëndshëme, vetkuptohet se ngjitja dhe zbritja ne kulle kryhej nëpërmjet shkallëva të levizëshme, ndërsa komunikimi ndërmjet kateve, kryhej nepermjet shkallësh të lehta, që kalonin nëpërmjet kupolave, në puseta te ngjashme me ato të sterës.

Prania e një ambienti të dytë sanitar, volumi i madh i sterës së ujit dhe sipërtaqja e vogël e banimit, na shtyn të supozojmë se veç këtij kati duhet të ketë pasur dhe një kat tjetër, të ngjashëm me të, mbi të cilin gjëndej tarraca e rrethuar me parapet, ku mblidhej uji për sterën.

Siç shihet në këtë fazë kemi të bëjmë me një kullë, të cilën muret e fuqishëm e të lartë si dhe rezerva e madhe e ujit (rreth 30.000 I.), e bënte të aftë që tu rezistonte rrethimeve të gjatë. Por sipërfaqja e vogël e ambienteve presupozon një truproje të vogël, e cila nuk ishte në gjendje të kryente veprime aktive ushtarake, por shërbente kryesisht për vrojtim.

Faza e II

Përbëhet prej murit «K L A B C D G» me lartësi të ruajtur 5 .m„ gjatësi 37 m. dhe gjerësi 1,05-1,30 m. Muri rrethon shkëmbin nga ana veriore dhe pjesërisht nga perëndimi e lindja, duke ja lënë mbrojtjen e anëve të tjera shkëmbinjve të thikët. Në këtë mënyrë krijohet një syprinë e fortifikuar që ka formën e një trekendeshi me sipërfaqe 500 m2, këndi veriperëndimor i së cilës veçohet nga një mur terthor, duke krijuar një kullë të brendshëme me planimetri trekëndëshe (tab. II, Nr. 8), që ruhet deri në 3 m. lartësi.

Muret e kësaj faze janë ndërtuar me gurë kavoje të vendosur në mënyrë krejt të çrregullt, të lidhur me llaç të fortë me ngjyrë të bardhë, të përbërë nga gëlqere e zhur. Në sipërfaqen e murit duken gjurmët e trarëve tërthorë të brezave, me seksion të rrumbullakët ose katërkëndësh. Trarët kanë qenë vendosur 1-1,3 m. lart njëri tjetrit, ne një distance horizontale 1,5 m. Në faqen e jashtme të murit vërehet dhe vrima e një kanali për shkarkimin e ujrave të brendshëme. Brenda rrethimit të kësaj faze ruhet një sterë me planimetri trekëndëshe, e cila hidroizolohet me llaç të përzier me pak pluhur tulle, si dhe gjurmët e një ambienti banimi 8,20 x x4,84 m,.

Faza e III e ndërtimit përfaqësohet prej kullës lindore, pjesës së brendshëme të murit ballor dhe ndoshta hyrjes.

Muratura e kësaj faze përbëhet prej gurësh të papunuar gëlqerorë, të vendosur me një farë rënditje të dobët horizontale (tab. VI, 3). Gurët lidhen me llaç mjaft të fortë, në ngjyrë të bardhë, me gëlqere dhe rërë të ashpër lumi. Midis tyre gjenden tulla dhe tjegulla të vendosura horizontalisht, në vija të vazhduara, ose në shtresa mbi njëra tjetrën. Siç kuptohet nga përmasat e tullave dhe gjurmët e llaçit shamot, një pjesë e tyre është marrë nga nymfeu osa ndërtimet e njëkohshme me të.

Kulla «3» ka diametër të jashtëm 6,90 m, trashësi muresh 2,10 m dhe lartësi të ruajtur 12.80 m. Kati i I i saj, krejtësisht i mbyllur, që ndahet nga kati i sipërm me dysheme të mbështetur mbi trarë, do të ketë shërbyer si depo. Kati i II, 3,70 m. i lartë, mbulohet me një kësulë të çrregullt sferike prej tullash. Në këtë kat gjënden dy frëngji mjaft të ngjashme me ato të kullës perëndimore, 1,75 m. të larta. Frëngjitë mbulohen me qemer sektorial, ndërsa në ballë mbyllen me një mur të hollë. Në pjesën e tyre të sipërme gjëndet një çarje gjatësore për hedhjen e shigjetave, ndërsa në pjesën e poshtme një vrimë e rrumbullakët me diametër 17 cm, Në anën e brendëshme të kështjellës, kulla vazhdon me faqe të rrafshët, në të cilën gjëndet një hapësirë e mbuluar me hark sektorial, me thembra të pjerta. Harku, 31 cm, i gjërë, është ndërtuar me tulla me përmasa 33 x 54 x 3,5 cm. Nën të gjëndet një mur i përbërë nga dy parete, prej të cilëve pareti i brendshëm paraqet vazhdimin e murit të fazës së II, ndërsa i jashtmi, që i vishet atij, është i njëkohshëm me kullën.

Në pjesën e sipërme kulla dhëmbëzohej prej një sërë kanalesh, që gjenden midis diafragmave, të cilat dalin në formë tufe rrezesh nga qendra. Duke u nisur nga gjurmët e trarëve në faqet e diafragmave, mendojmë se në kanalet vendoseshin trarë për mbajtjen e një ballkoni rrethor me konstruksjon druri.

Nga një fragment muri kurtine të rrëzuar para kullës lindore, punuar me të njejtën teknikë me kullën, kuptojmë se gjerësia e kurtinës ka qenë 0,80 m. dhe se ajo dhëmbëzohej në bedenë.

Për të hyrë në brendësi të rrethimit kalohet në një rampë shkalle, e cila të çon tek hyrja e jashtëme me hapësirë 1,4 x 2,20 m., dera e së cilës sigurohej nga brenda me anën e dy kataraheve. Ambienti i hyrjes ka formën e gërmës «L». Pjesa e tij e parë, qe mbulohet nga një qemer i cekët, ndriçohet dobët prej një kanali të vogël me seksion kënddrejtë, i cili del në fasadë me rrugë të përthyer për evitimin e depërtimit të shigjetave. Prej ketej 4 këmbë shkallë të shpien në një sheshpushim të mbuluar me qemer kryq sektorial, anash të cilit gjënden dy thellime për pushimin e rojeve, 5 këmbë shkallë të çojnë më lart, në një platformë të vogël, në dalje të së cilës gjëndet një portë tjetër e mbuluar me arkitra, e siguruar nga brënda kështjellës po me ketarah. Qemeret e hyrjes janë punuar me gur të butë çmërsi ndërsa anët me muraturë të çrregullt guri. Disa tulla të përdorura në qemeret, harqet dhe qemeret sektorialë, si dhe punimi i murit të jashtëm të këtij kompleksi me një teknikë të njëjtë me murin e kullës «3», na shtyn të mendojmë se dhe kompleksi i hyrjes i përket fazës në shqyrtim.

Me përfshirjen e kullës «1» në sistemin mbrojtës të kësaj faze (si rezultat i ndërtimit të murit EF), u ndërtua dhe një mur i vogël, i cili mbyllte shtegun ndërmjet kullës dhe murit «AD», duke ju mbeshtetur qartas këtij të fundit, gjë që provon se ai i përket fazës në shqyrtim dhe jo fazës së II.

Fazës së IV, i përket muri i rrethimit të jashtëm, që fillon në skajin perëndimor të qafës. Muri është ndërtuar me gurë të vegjël, të lidhur me llaç mjaft të fortë, në ngjyrë të bardhë, me gëlqere dhe zhur lumi. Midis gurëve gjëndet një shumicë tjegullash, në vendosjen e të cilave vërehet një shpërndarje uniforme në sipërfaqen e murit, si dhe një tendencë, ndonse mjaft e dobet, ndaj kluasonazhit të shpërbërë. Veç kësaj në paturat e portës shihen breza me 2-3 tulla, të cilët nuk vazhdojnë në gjithë gjatësinë e murit dhe nganjëherë lidhen në trajtë kluasonazhi me tulla vertikale.

Muri fillon me ambientin e mbrojtjes së hyrjes, në të djathtë të cilit terreni bie me pjerrësi të madhe, ndërsa në të majtë lartësohet me shkëmbinj të thepisur. Në ballë të ambjentit gjëndet hapsira e portës 2 x 2,90 m, e mbuluar me një hark segmentar me tulla (28 x 24 x 4,5 cm). Mbi të gjendet një hark me tulla në formë potkoi, i cili rrethohet prej një bordure tullash. Qëllimi kryesor i këtij harku ko qenë dekorativ e jo konstruktiv (hark shkarkimi), pasi muratura mbi të ka vëllim të pakët. Ndërso nga ana e majtë muri i hyrjes mbështetet tek shkëmbi, nga ana e djathtë ai kthehet me kënd të drejtë, duke shënuar njëkohësisht dhe fillimin e murit të jashtëm. Në këtë anë, me gjithë pjerësinë e madhe të terrenit, që e bën sulmin praktikisht të pamundshëm, gjënden tre frengji, lartësia e madhe nga toka e të cilave presupozon paisjen me platforma dërrasa. Muri 1,30 m. i gjerë i ambientit, ndahet në një bazë (0,60 m) për mbështetjen e dyshemesë prej trarësh, shënjat e së cilës ruhen dhe sot, si dhe në parapetin (0,70 m.), që, siç kuptohet nga gjurmët e murit në shkëmbin në të majtë të hyrjes, vazhdonte rreth 1,50 m. mbi nivelin e dyshemesë. Me sa duket në këtë mënyrë krijohej një kat i II për mbrojtjen e hyrjes.

Muri që vijon prej lindjes në drejtim të perëndimit ruhet në një lartësi 4 m. dhe gjatësi 80 m., për derisa pjerrësia e kodrës bëhet mjaft e theksuar dhe nuk ka më nevojë për pengesa artificiale. Një zgjidhje e tillë është më se e besuoshme, në se marim parasysh që dhe shkëmbi në perëndim të hyrjes, ku ngjitja nuk është e pamundshme, nuk rrethohej me mure. Një dyshim për këtë zgjidhje na lind nga fotografia e Ipenit, ku na duket se muri vazhdonte më tej, duke lidhur të dy rrëniet shkëmbore, si dhe nga prania e një daljeje të vogël (0,66 x 1.96 m,), pak metra para fundit. Rrethimi i mësipërm përfshin një sipërfaqe prej 0,5 ha., të mbrojtur në veri prej murit, ndërsa në lindje, jugë dhe perëndim prej rënieve shkëmbore.

Faza e V vesh kullën lindore, murin ballor të kështjellës dhe ri-sistemon kullën perëndimore.

Muret e kësaj faze janë ndërtuar me gurë të vegjël të papunuar, midis të cilëve gjënden të vendosura pa kurrfarë kriteri një shumicë tjegullash, me profil të njëjtë me ato të sotmet gurët lidhen me llaç të dobët gëlqereje me zhur lumi, i cili në anën e jashtme gjëndej me shumicë, thuajse duke e mbuluar tërë sipërfaqen e muraturës. Në anën e jashtme të murit, veçanërisht në veshjen e kullës perëndimore, shihen gjurmët e trarëve të tërthortë të brezave, që shërbenin njëkohësisht për përforcimin e strukturës së murit dhe mbajtjen e skelave. Trarët me diametër rreth 10 cm. kanë qenë vendosur në rreshta horizontalë, në çdo 1-1,2 m lartësi, afërsisht 1-1,5 larg njeri tjetrit.

Në kullën lindore, veshja që i përket kësaj faze arrin deri në 8 m. lartësi dhe ka një pjerësi 10°, të njëjtë me atë të murit ballor.

Kulla perëndimore në këtë fazë qarkohet prej një muri të jashtëm, me gjerësi 0,65 m., i cili në lindje bashkohet me murin ballor, ndërsa në jugë me murin e fazës së dytë. Duke vijuar me një reze më të madhe se ajo e kullës, muri krijon një boshllëk unazor, i cili përforcohet dhe ndahet prej 7 diafragmash të tërthorta në seksione të zbrazët, të mbushur me dhe deri në lartësinë e dyshemesë së katit të II (tab. III). Në këtë lartësi gjëndet shtegu i kalimit, i ndërsa vetë muri vijonte më lart duke krijuar parapetin. Në anën e jashtme të kullës, nga lindja, shihen dhe tre rozeta dekorative.

Faza e VI, përfaqësohet prej mureve gjakmbrojtës, në jugë dhe lindje të kështjellës (tab. II). Muret e kësaj faze, që i mbështeten ndërtimeve të fazës së V, kanë gjërësi C,60 m. dhe lartësi të ruajtur deri në 1 m. Muratura mjaft e çrregullt përbëhet prej gurësh të vegjël të papunuar, të lidhur me një llaç të dobët gëlqeror ngjyrë hiri. Në anën jugore prej kësaj faze ruhen frengji pushke.

 

Muratura me tulla, trashësia dhe faktura e të cilave është karakteristike për periudhën e vonë antike, llaçi me pluhur dhe kokriza tullash, si dhe fugat horizontale më të trasha se tullat e datojnë nymfeun si një ndërtim të shekujve IV-VI.

Teknika e ndërtimit opus testaceum e kullës «1» është karakteristike për periudhën romake dhe të vonë antike. Veç kullës së Petrelës në vendin tonë gjënden dhe dy shembuj të tjerë që, ndonëse jo plotësisht përkojinë me teknikën e saj të ndërtimit. Së pari, muret e shek. të VI të kalasë së Durrësit janë ndërtuar me tulla, por ato e përshkojnë tërë gjërësinë e murit. Me këtë fortifikim kullën e Petrelës e lidh dhe tipi i njëjtë i frengjive. Rastin e dytë e gjejmë në kalanë e Paleokastrës të datuar në shek. e IV, ndonse muret e saja janë ndërtuar me teknikën «opus mixtum». Në Paleokastër nga brezi sipërfaqësor prej pesë, rreshtash tulle, trashësinë e murit e përshkojnë vetëm dy rreshta, një shmangie kjo nga teknika tradicionale «opus mixtum», e njëjta me shmangien nga muratura e plotë me tulla në kullën e Petrelës, ku trashësinë e murit e përshkojnë po dy rreshta tulle. Jashtë territorit tonë, tipi i kullës së izoluar, me formë rrethore, haset gjatë shek. të IV-VI dhe në mjaft vende të tjera të perandorisë romake si në Pflershgraben, Tomget, Tiaret, Lalla Xhelallia etj. Konceptimi i qartë arkitektonik përjashton gjithaashtu mundësinë e ndërtimit të saj në mesjetën e her-shme, ndërsa pas shek. të XI muratura me tulla pëson ndryshime, siç janë pjerrtësimi i fugës ose vendosja e një rreshti tulle të mbuluar me llaç, ndërmjet dy rreshtash të dukshëm. Për më tepër në këtë kohë (shek. XI) Petrela figuron si kështjellë e jo kullë. Nga të dhënat e mësipërme arrimë në përfundimin se kulla «1» e fazës së I është ndërtuar në shekujt e IV-VI, me gjasi më të madhe në shek e VI, datim që mbështetet dhe nga qeramika e këtij shekulli e gjetur prej nesh në brendësi të teritorit të rrethuar.

Kurtina e fazës së II e cila kufizon vetëm anën veriore të platformës, është ndërtuar me një muraturë të çrregullt dhe për më tepër nuk përfshin në brendinë e rrethimit kullën «1», problem ky jo shumë i vështirë për tu zgjidhur, gjë që dëshmon për një ndërtim të nxituar. Kjo dukuri, vazhdimi i jetës në Petrelë gjatë mesjetës së hershme përforcimi i murit me breza druri, që nuk haset në asnjë ndërtim të perjudhës së vonë antike, si dhe përfshirja e këtij ndërtimi, midis fazës antike të vonë dhe asaj në fillim të mesjetës së mesme na shtyn që murin e mësipërm ta shohim si një ndërtim strehues vetëmbrojtës, të banorëve të Petrelës, të ndërtuar në mesjetën e hershme.

D. Komata, duke u nisur nga «Forma e kullës «3» dhe materiali i përdorur «gur me copa tullash e tjegullash» e daton këtë kullë në periudhën turke! Por mbështetja e qartë e murit të kullës 3 në kurtinën e fazës së II dëshmon se kulla, dhe si pasojë e tërë faza e III, është më e vonë se muri i fazës së II. Siç e pamë më sipër në përiudhën e vonë antike, në Petrelë, kishte vetëm një kullë vrojtimi, ndërsa gjatë mesjetës së hershme një fortifikim të aftë vetëm për mbrojtjen pasive të banorëve të saj. Për pasojë rolin e rëndësishëm që ajo luan në luftën normano-bizantine, si dhe përmendjen në vitin 1153 si kështjellë ne i shohim të lidhura pikërisht me fazën e III, të ndërtuar në fillim të ripushtimit bizantin, e cila mendojmë se i jep Petrelës për herë të parë karakterin e një kështjelle. Ky datim, në shek. XI-XII mbështetet prej teknikës së ndërtimit të mureve me copa tjegullash e tullash, të vendosura në shtresa horizontale, karakteristike për këta shekuj.

Fakti që Skënderbeu nis për pushtimin e Petrelës thuajse tërë ushtrinë e tij, emërtimi i saj prej Barletit «oppidum inexpungnabile* (qytet i papushtueshëm) si dhe qëndrimi në të i motrës së Skënderbeut, Mamicës, me famiijen dhe kohortën e saj tregojnë se Petrela në këtë kohë kishte marrë tiparet e një qyteti të vogël (oppidum), rrjedhimisht ishte paisur me murin e jashtëm rrethues. Njoftimin e tërthor-të për kohën e ndërtimit të saj na e jep po Barleti, i cili shkruan se Petrela së bashku me Krujën u ndërtusn prej të parëve të Topiajve, tokat e të cilëve shtriheshin në këto anë. Duke e ditur se Topiajt kryen punime rindërtimi në Krujë dhe duke marë parasysh pozitën strategjike të Petrelës, lajmi i Barletit bëhet mjaft i besueshëm. Për më tepër teknika e punimit të paturave të portës së rrethimit të jashtëm me breza 2-3 rreshtash, që nuk kalojnë në tërë gjatësinë e murit (tab. VI, 3, fig. 13), përkon plotësisht me atë të portës së parë të Krujës. Teknikën e ndërtimit të mureve me ndërfutje tjegullash, të cilat janë shpërndarë uniformisht në sipërfaqe dhe kanë një tendencë të dobët ndaj kluasonazhit, e gjejmë dhe në muret e shek. XIV të kalasë së Beratit, si dhe në kishat e shek. XIII—XIV në po këtë kala. Nga ana tjetër harkun në formë patkoi e hasim në sterën, kishat dhe hyrjen e kështjellës, të datuara në shek. e XIV Kjo kohë përkon mjaft mirë me zgjerimin dhe lindjen e Varosheve në qendrat e tjera qytetare.

Veshja e kullës «3» me teknikën e fazës së V e daton qartë këtë fazë si të mëvonshme se e III, ndërsa çrregullsia e vendosjes së tjegullave dhe teknika më e dobët se e murit të rrethimit të jashtëm, na shtyn që ate ta shohim si më të vonë se faza e IV. Teknike e mësipërme dhe rozetat në kullën perëndimore paraqiten mjaft të ngjashme me ato të fortifikimeve të shek. XV—XVI Nga ana tjetër shënimi i autorit anonim, se Petrela është një kështjellë e fortë (asci fortissima), në krahasim me Ndroqin e dobët na shtyn që këtë fazë ta shohim si një ndërtim të turqve në shekujt XV-XVI. Ky datim, në një farë mase, miratohet nga fakti se turqit gjatë kësaj kohe ndërtuan dhe meremetuan një sërë fortifikimesh të tjera. Përmendja e kullës në shënimet e ambasadorit venecian në vitin 1590 si një bastion në formë gjysëm hëne tregon se ky ndërtim do jetë kryer para këtij viti.

Fazën e fundit, të ngritur me një teknikë të dobët ndërtimi dhe ku gjenden frengji pushke, e cila i mbivihet fazës së V, e shohim si një ndërtim të mëvonshëm, të shekujve pasues (XVII-XIX).

Deri në shekujt e parë të pushtimit romak, qendra kryesore e banuar mbetet në Persqop. Këtë e vërtetojnë gjetjet e shumta të kësaj periudhe në këtë vendbanim. Nga ana tjetër prania në teritorin e kë-shtjellës e qeramikës «terasigillata» dëshmon se gjatë kësaj kohe filloi të banohet dhe masivi perëndimor. Me sa duket jeta në qytetin antiktë Persqopit, zbehet së tepërmi rreth shek. III-IV, fenomen që kuptohet nga mosgjetja e monedhave të mëvonshme dhe paksimi i gjetjeve të tjera arkeologjike. Fortifikimi i periudhës së vonë antike i ndërtuar në Persqop, ka shërbyer si vendstrehim për gjithë zonën në rast rrcziku, gjë që dëshmohet nga punimi primitiv me gurë të pa lidhur me llaç dhe pa kulla. Me sa duket gjatë këtyre shekujve qëndra e banuar shpërngulet në Petrelë. Kjo dëshmohet edhe nga tijë ujsjellës me kapacitet dhe gjatësi të konsiderueshme, i cili e sillte ujin nga burimet e malit të Persqopit, në qafën ku gjindet fshati i sotëm.

Për shkak të pozitës strategjike dhe afërsisë me rrugët, në Petrelë, në periudhën e vonë antike, ngrihet një kullë vrojtimi dhe sinjalizimi, një nga ekzemplarët më klasikë të kësaj kategorie. Duket se kulla ishte një nga hallkat e vargut të fortifikimeve mbrojtëse përreth Durrësit (Dorz, Ndroq, Lalm, Petrelë, Dajt, Tujan, Sebastje), e cila kontrollonte kalimin nëpërmjet depresionit të Krrabës për në Via Egnatian.

 

Qeramika e përdorimit të përditshëm, e gjetur prej D. Komatës gjatë gërmimeve në brendi të kështjellës, e punuar me një brumë të ashpër me kokriza rane dhe fakturë kafe në të zezë, datohet prej tij si e shek. VII—Xll. Duke u nisur nga kjo e dhënë kuptohet se jeta në Petrelë vazhdon dhe përgjatë mesjetës së hershme, kështu që faza II, të cilën e datuam si të kësaj periudhe, duket se u ndërtua prej banorëve të Petrelës, për të krijuar një fortifikim strehues.

Petrela në sajë të pozitës së saj strategjike dhe rifortifikimit në shek. e XI, fiton një rëndësi të veçantë në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantinëve. Boemundi, i njohur me teritorin përreth Durrësit gjatë inkursionit dhe pushtimit të parë të këtij qyteti, në fillim të inkursionit të dytë (v. 1107/8), pushton si masë paraprake Petrelën, për të bllokuar arahjen e ndihmave nëpërmjet Krrabës, dhe vetëm pas kësaj mase, i siguruar nga shpina, nis rrethimin e Durrësit. Rëndësia kuptohet gjithashtu nga fakti se Petrela ishte një ndër katër pikat nevralgjike që u përforcuan me ngut prej bizantinëve (Aulona, Petrela, Debra, Klisurat afër Arvanonit); në të cilat komandantët u caktuan nga oficerët më të shquar.

Kjo rëndësi bëhet më se e kuptueshme ngaqë kalimi për në rrugën e Shkumbinit kryhej nëpërmjet Qafës së Krrabës.

Kështjella e Petrelës (Betrula) përmendet dhe prej Al-ldrizit në vitin 1153, i cili përgjatë rrugës nga Durësi në Ohër nuk takon nonjë tortifikim tjetër. Duke ditur se itinerarët e tij janë kryesisht itinerarë tregëtie dhe se në hartën dhe përshkrimet e hinterlandit shqiptar ai përmend vetëm dy qendra (Adrianopolin dhe Petrelën), mund të arrijmë në përfundimin se Petrela, përveç rolit ushtarak, duhet të kishte fituar dhe një farë roli ekonomik si qendër tregëtare.

Përgjatë më se dy shekujve nuk kemi më lajme për Petrelën, me sa duket pasi invazionet ushtarake ndjekin drejtime të tjer.

Roli i Petrelës, e cila në shek. e XV kishte fituar tiparet e qytetit (oppidum), del në pah në mënyrë të veçantë në luftën e popullit shqiptar kundër turqve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Po ashtu si në rastin e Boemundit fortifikimi i parë pas Krujës, që rrethohet dhe pushtohet prej Skënderbeut ishte Petrela. Siç e vë në dukje Barleti, kjo ndodhi për shkak të pozitës së veçantë të Petrelës, që kontrollonte rrugën më të mundëshme të inkursioneve turke: ate nëpërmjet Shkumbinit dhe Krrabës. Në këtë perjudhë Petrela hyn në kategorinë e qyteteve të vegjël (Ptrela, Modrica, Sfetigradi, Stelushi), të cilët zinin pikat kyçe në rrugën e kalimit të ekspeditave turke, duke pasur Petrela në këtë mes në raport me Krujën pozitën më të përshtatëshme. Sigurisht që këto fortifikime nuk e bllokonin dot kalimin e turqve, pov nga ana tjetër u shkaktonin atyre pasiguri dhe ndërprerje të furnizimeve dhe sinjalizonin me kohë arritjen e trupave. Njëkohësisht këto qendra kishin dhe karakterin e kështjellave feudale për qendrimin e të afërmëve të Skënderbeut, kështu në Petrelë banonte motra e Skënderbeut me familjen dhe Kahortën. Përmenadja e Petrelës në vitin 1465, si seli e Mamicës, tregon se ajo ishte një nga qendrat që i bënë ballë pushtimit turk deri nga vitet e fundit të jetës Skënderbeut. Pushtimi turk ja heq Petrelës rolin e qendrës qytetare, duke e kthyer në një fshat të vogël; por jo rolin strategjik, pasi në rregjistrin e vitit 1548 Petrelasit përjashtohen nga shlyerja e taksave duke u ngarkuar me detyrën e dervenxhiut.

info@balkancultureheritage.com