Apollon Baçe - Vështrim mbi qendrat e banuara antike dhe mesjetare në luginën e Drions (Gjirokastër)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Apollon Baçe - Vështrim mbi qendrat e banuara antike dhe mesjetare në luginën e Drions (Gjirokastër)

Lugina e Drinos është një nga krahinat më të pasura të Shqipërisë me gjurmë vendbanimesh antike dhe mesjetare (tab. I). Kjo pasuri shpjegohet me faktin se lugina është një zonë e begatëshme bujqësore, e rrethuar nga një reliev i ashpër malor, i përshtatëshëm kryesisht për blegtori. Meqenëse fusha ka qënë më e pambrojtur se malësia, banorët e luginës qenë të detyruar t'i fortifikonin vendbanimet e tyre dhe të zgjidhnin për to pozitat më të favorshme. Në përshtatje me kushtet hislorike këto vendbanime kanë patur synime taktike: të mbronin vetvehten nga inkursionet e të tjerëve, si dhe synime strategjike: të mbronin bashkërisht luginën, të kontrollonin depërtimin nga malësia në fushë dhe të kontrollonin rrugën përgjatë saj.

Lugina e Drinos, që ka një formë të përzgjatur nga juglindja në veriperëndim, fillon në afërsi të Kakavies dho mbaron në afërsi të Tepelenës. Ajo ka një gjatësi prej 55 kilometrash dhe gjërësi të ndryshme, e cila në disa piko arrin deri në 7 km. Nga të dy anët lugina është e rrethuar nga vargmale të larta, që zgjaten paralelisht midis tyre, në të njejtin drejtim që ka lugina. Në anën perëndimore ngrihet vargu i Malit të Gjerë, thuajse i zhveshur nga bimësia, me majën më të lartë 1800 metra. Ky masiv gëlqeror është normalisht i kapërcyeshëm vetëm në dy pika: në Qafën e Muzinës dhe në Grykën e Kardhiqit, të cilat e lidhin luginën: e para me fushën e Delvinës, ndërsa e dyta me malësinë e Kurveleshit. Në anën lindore ngrihet vargu i maleve të Lunxherisë me pikën më të lartë 2.155 metra. Në këtë anë vargmali është më i pasur me bimësi dhe thyhet në drejtim të fushës me një sërë kodrinash flyshore, të cilat kanë toka të mira dhe konture të buta. Vargu i Lunxherisë krijon mundësi komunikimi me viset fqinje vetëm në një pikë, në grykën e Suhës, e cila të nxjerr me vështirësi në krahinën e Pogonit dhe të Zagorisë. Përkundrazi, të dy skajet e luginës paraqesin lehtësi të konsiderueshme komunikimi. Nga jugu, rruga natyrale që kalon nëpër ngushticën e Kakavisë, nëpërmjet shtratit të Kalamës, e lidh luginën e Drinos me pellgun e Janinës, prej nga shpërndahen rrugë nëpër tërë Greqinë. Nga veriu lugina lidhet me lumin Vjosë, gjatë të cilit rruga të çon në detin Adriatik dhe në Shqipërinë qendrore. Falë pozitës së saj gjeografike këtu kanë kaluar qysh në antikitet dy rrugë ballkanike, të cilat fillonin në bregdet: nga Vlora dhe Butrinti. Përmes Luginës së Drinos ato shkriheshin me njera-tjetrën dhe pastaj vazhdonin më tej, për në territoret e Greqisë e të Maqedonisë.

Pasuria arkeologjike e Luginës së Drinos u ka rënë prej kohësh në sy studjuesve të huaj, që kanë patur rastin të vizitojnë Shqipërinë e Jugut. Kështu në shek. e XIX, Pukëvil, Lik, Hjugs, Holland, Han dhe Isamber gjurmuan dhe përshkruan shkurtimisht një sërë qendrash të banuara. Më von Hamond, gjatë ekspeditës që kreu në territoret e Epirit antik, e për shkoi dhe Luginën e Drinos. Rezultatet e studimeve ai i botoi në vitin 1965 në veprën e tij kushtuar Epirit. Vëmendjen e tyre ndaj Luginës së Drinos arkeologët shqiptarë e drejtuan vetëm pas çlirimit, kur në Shqipëri u krijuan mundësitë për kërkime e studime shkencore. Kërkimet e para i përkasin J. Adamit dhe H. Cekës, të cilët ndoqën trasenë e rrugëve antike dhe për-shkruan një sërë qendrash të banuara; ndërsa gërmimet sistematike në fakt janë kryer vetëm këto kohët e fundit, kryesisht proj Dh. Budinës. Rezultatet e arritura gjatë këtyre vëzhgimeve dhe gërmimeve kanë krijuar mundësinë që vendbanimet e dikurshme të Iuginës së Drinos të studjohen nga pikëpamja arkitektonike-arkeologjike me një bazë materiale më të shëndoshë. Veç kësaj, ato kanë krijuar mundësinë qe vendbanimet e dikurshme të kësaj treve të studjohen, jo më si objekte të veçantë, por si pjesë përbërëse të një sistemi. Në këtë punim do të bëhet një orvatje paraprake për të parë sistemin e vendbanimeve antike dhe mesjetare të Luginës së Drinos si fenomen te diktuar nga kushtet ekonomike dhe politike të një periudhe të caktuar. Sikurse do të shihet më poshtë, të dhënat e grumbulluara deri sot tregojnë se gjatë kohës antike dhe mesjetare paraturke, në Luginën e Drinos janë zhvilluar pesë sisteme vendbanimesh, të cilat u takojnë po aq periudhave historike: periudhës antike të hershme, periudhës shtetërore epirote, periudhës së sundimit romak, periudhës së hershme mesjetare dhe periudhës së mesjetës së mesme.

PERIUDHA ANTIKE SHQYRTIMI ARKITEKTONIKO-ARKEOLOGJIK

Lekli. Po ta nisim shqyrtimin nga veriu, ngushticat e para që hasim janë ato të «Antigonesë», të cilat e lidhnin trevën me llirinë e Jugut. Për tu futur në brendi të luginës rruga antike duhet të ndiqte shpatin lindor të ngushticave, me terren të stabilizuar dhe pjerrësi relativisht të paktë. Trasesë së saj të mundshme rreth 500 m. në juglindje të Leklit i kundërvihej një kreshtë e gjatë shkëmbore. Prej kësaj pike shikimit i hapet një horizont i gjerë, që prej fushave të Tepelenës deri në bashkimin e Drinosit me Kardhiqin. Rjedhimisht vendi i kishte të tëra kushtet, si taktike ashtu dhe strategjike, për komandimin e hyrjes veriore në luginë. Këto kushte u shfrytëzuan për ndërtimin e një fortifikimi të vogëi rreth 1 hektarësh. Muret e tij nga lindja, jugu dhe perëndimi qarkojnë pjesën e sipërme të kreshtës, ndërsa ana veriore që rrëzohet me shkëmbinj të thikët është lënë e parrethuar. Në anën lindore gjëndet një kullë drejtkëndëshe (tab. IV fig. 3) dhe po këtu një damar shkëmbor të çonte tek një hyrje e strukur midis shkëmbinjve. Muret e fortifikimit janë ndertuar me bloqe të punuar në dy stile. Stili i parë, poligonal, haset vetëm në hapësirën e krijuar midis dy shkëmbinjve të lartë e të çrregullt në të majtë të hyrjes (tab. IV fig. 4), ndërsa stili i dytë, drejtkëndësh izodomik me faqe të rrafshta, haset në tërë vendet e tjerë (tab. IV fig. 3). Bloqet poligonale të nxjerrë prej formacioneve lokale gëlqerore i kanë faqet e bashkimit të gdhëndura, faqen e jashtme të prerë rrafshët, ndërsa buzët, për evitimin e thyerjes, janë prerë ashpër diagonalisht duke krijuar një shirit 2-4 cm. të gjerë. Bloqet drejtkëndësh të punuar prej konglomerati gëlqeror kanë lartësi të njëjtë 0,45 m., faqe të rrafshta dhe buzë po të prera diagonalisht. Grada e njëjtë e cilësisë së punimit të faqeve, prerja e njëjtë e buzëve si dhe nivelimi në lartësinë e truallit të brendshëm të traktit poligonal për vazhdimin mbi të të muraturës izodomike (tab. IV fig. 4), të shpien në përfundimin se të dy stilet i përkasin së njëjtës fazë ndërtimi. Muret, 3,20 m. të gjërë, përbëhen prej faqes së brëndshme dhe të jashtme, që ndërlidhen tërthorazi me njera-tjetrën, duke krijuar boshllëqe kuadratikë të mbushur me gurë të vegjël. Në muret e kullës vërehet edhe ndërthurja e bloqeve gjatësore me ata tërthorë.

Paleokastra. E çara tjetër në vargjet malorë hapet në Humelicë, ku lumi i Kardhiqit, pasi e përçan Pllajën e Kurveleshit prej Malit të Gjërë, derdhet në Drino. Në pikën e bashkimit, në bazamentin e kalasë antike të vonë të Paleokastrës, shihen bloqe drejtkëndësh (fig. 15) prej konglomerati me faqe të rrafshta dhe lartësi të njëjtë (rreth 0,47 m.). Sasia mjaft e madhe e bloqeve dëshmon se ata i përkisnin një fortifikimi diku në afërsi dhe jo ndonjë banese ose ndërtimi shoqëror.

Kardhiqi. Në luginën e Kardhiqit pozicioni më i përshtatshëm për ngulimin e një qendre të fortifikuar është në mesin e luginës, në Kardhiq, ku gjenden dy kodra me shpate të pjerrët (fig. 1). Prej tyre lindorja, më e vogël dhe e ulët, bart kalanë mesjetare, ndërsa perëndimorja, më e madhe dhe e lartë, rrenojat e qytetit të vonë mesjetar dhe fshatin e sotëm. Të dy kodrat lidhen me një qafë me njera tjetrën, përmes së cilës, sipas vendasve, kalonte rruga për në Delvinë. Lik, ndonse nuk zbulon gjurmë antike, presupozon në këtë vend në saje të pozitës strategjike, Fanoten, mendim ky i rrëzuar prej studjuesve të mëvonshëm, të cilët gjithashtu nuk gjejnë ndonjë gjurmë. Gjatë vrojtimeve tona në terren arritëm të zbulojmë disa trakte me bloqe të nxjerrë prej formacioneve lokale gëlqerorë, të punuar me stilin poligonal. Ata gjënden në veriperëndim të kodrës lindore, në veri të qafës si dhe në juglindje të kodrës perëndimore. Ndërsa të dy traktet e parë, që ruhen deri në 2 bloqe lartësi, kanë fugatura të mira dhe faqe anësore të latuara (tab. III, fig. 1), trakti i tretë, që ruhet deri në 3 m. lartësi, ka bloqe të papunuar mirë me përmasa më të vogla (tab. II fig. 5). Me sa kuptohet muri rrethues qarkonte si kodrën lindore ashtu dhe atë perëndimore, duke arritur sipërfaqja e rrethuar mbi 15 ha.

Jerma. Më tej, në Jermë, përballë Gjirokastrës, gjëndet kryeqendra e luginës. Qyteti ngrihet në një pllajë të gjërë trekëndëshe me kulmin e drejtuar nga fusha (fig. 2). Në lindje dhe jugë ajo rrëzohet me shkëmbinj të lartë mbi luginat dhe kodrat përreth, në perendim dhe jugperëndim ulet me pjerrësi në drejtim të luginës, ndërsa në veri lidhet nëpërmjet një qafe me formacionin mëmë. Pikërisht në këtë vënd pllajës i bashkëngjitet nga veriu një kodër e ulët. Sipërfaqja relativisht e rrafshtë e pllajës rreth 50 hektarëshe rrethohet prej një muri 4 km. të gjatë. Muret rrethues edhe në Jerm hasen në të dy stilet, me një mbizotërim të theksuar të teknikës këndrejtë izodomike (tab.IV fig. 2) ndaj asaj poligonale (tab. III fig. 2). Muret e ndërtuar me teknikën e parë janë 3,20 m. të gjërë dhe përbëhen prej dy paretesh të bashkuar me lidhje transversalë. Blloqet e murit kanë lartësi ta njëjtë me atë të qendrave të tjera, 0,46-0,46 m, dhe paraqiten të përpunuara në të gjitha anët. Po kështu, boshllëket e krijuara prej lidhjes transversale kanë përmasa standarte: 2,70 x 2,70 m.

Labova. Gryka -tjetër është ajo e lumit të Suhës, i cili ndërlidh luginën me malësisë e Zagorisë dhe Pogonit. Në brëndësi të saj, rreth 500 m. në jugë të fshatit Labovë e Kryqit, prej malit të Buretos shkëputet një rrasë e pjerrët shkëmbore (fig. 3). Rrasa lidhet me formacionin mëmë vetëm në jugë, me anën e një kreshte të ngushtë. Syprina e saj qarkohet prej muresh që krijojnë një fortifikim të zgjatur, brëndia e të cilit zihej prej banesash (fig. 4). Muret e fortifikimit, që e ndjekin terrenin me vija të thyera, përforcohen dhe prej dy kullash; njera tropezoidale që i kundërvihet kreshtës bashkuese, tjetra rrethore që mbron hyrjen (Fig. 5). Në veri dhe perëndim muret janë ndërtuar me rrasa të mëdha e të pagdhendura guri. Në sojë të shtresëzimit dhe pjerrësisë së terenit rrasat janë nxjerrë dhe rreshqitur lehtë në trasenë e murit, që përbëhet vetëm prej paretit të jashtëm, të niveluar nga ana e brëndshme me dhe (fig. 6). Fugot gjatësore të mureve janë horizontale dhe të punuara relativisht mirë, por si pasojë e shtresëzimit të përsosur të formacionit dhe jo e përpunimit të gurëve (fig. 6), kështu që në disa vënde, terreni i gropëzuar ka sjellë si pasojë lakimin dhe boshllëke të mëdha të fugave horizontale (tab. II fig. 4). Një ndryshim cilësor vërehet vetëm në muraturën e kullës rrethore (fig. 5), ku rrasave të zgjedhura me lartësi të njëjtë u është dhënë një formë e lakuar dhe një sipërfaqe disi e rregullt. Në ndryshim prej mureve të mësipërm, muret në anën lindore dhe jugore, sot të shëmbur, për shkak të terrenit të thikët të mbrojtur në mënyrë natyrale dhe vështirësisë së lëvizjes së bloqeve kundër pendensës, kanë qënë ndërtuar me gurë të vegjël.

Muzina. Kalimi i dytë për në pellgun e Foinikës ndërmjet Qafës së Muzinës mbetet i pambrojtur. Vendbanimi i fortifikuar më i afërt, ai në Melan, gjëndet rreth 6 km. larg qafës dhe për më tepër ndahet prej saj nga lumi i Drinos.

Melani. Fortifikimi në Melan, zë syprinën e një pllaje trekëndëshe ne kulmin e orientuar drejt lindjes, ku një qafë e ngushtë e bashkon me rripin flyshor që shtrihet para majave të Buretos (fig. 18). Në veri e në jugë anët e saj bien thikë mbi dy platforma ndërmjetëse, ndërsa në perëndim ulen në drejtim të fushës me rënie thuajse vertikale që shkëmbehen me taraca. Muret rrethues, me përjashtim të anës veriore të thikët e të paarritshme, e qarkojnë pllajën në perëndim, jugë e lindje, madje duke zbritur në këtë anë dhe në platformën veriore. Muret rrethues paraqiten me dy stile, i pari poligonal (tob. III fig. 3) dhe i dyti drejt-këndësh izodomik me faqe të rrafshta (tab. IV, fig. 1). Muret e punuar me stilin izodomik përbënen, si dhe në qëndrat e tjera, prej dy këmishësh me bloqe këndrejtë 0.45-0.47 m. të lartë, të lidhur në mënyrë transversale. Muret e punuar me këtë stil i gjejmë në anët ku shihen prej kalimtarit: në anën verilindore dhe veriore. Në të kundërt muret me bloqe poligonale gjenden në anën me pak të dukshme të rrethimit në jugë dhe jugëperëndim.

Pepefi. Në jugperëndim të luginës gjënden dy fortifikime. I pari në afërsi të fshatit Pepel, në kodrinën shkëmbore të “Kastrit». Kodrina lartësohet me pjerrësi të madhe prej dy luginave që e rrethojnë nga veriu e jugu dhe lakohet lehtas vetëm në pjesën e sipërme, ku krijohet një pllajë e vogël shkëmbore. Syprina e saj qarkohet përgjatë izoipseve prej një muri rrethues  1.50-2,20 m. të gjërë, i cili krijon një fortifikim eliptik 0,23 hektarësh me skajin verilindor të mbrojtur prej një kulle të jashtme (fig. 7). Brenda në fortifikim të fusin 3 hyrje: jugorja e thjeshtë, ndërsa lindorja dhe perëndimorja në formë koridori të përthyer. Të dy hyrjet e fundit 0,60 m. të gjëra (fig. 8,9), që ruhen mjaft mirë deri në nivelin e arkitraut, një rrasë 2 x2 x 0.20 m., me sa dimë, paraqesin një tip unik për territorin tonë. Tek muret e fortifikimit, të ndërtuar me gurë të papunuar shistorë me madhësi mesatare, shihet synimi për një lidhje më të mirë të gurëve, që shprehet nëpërmjet alternimit të rreshtave me gurë të lartë e të ngushtë me rreshta pllakash të holla e të gjëra (tab. II fig. 1, 2, 3), si dhe synimi për një rreshtim horizontal, i favorizuar nga forma e sheshtë e gurëve. Por megjithëkëtë fugatura mbetet ende shumë e dobët (tab. II fig. 1). Për më tepër në vëndet e gropuara fugat zakonisht 3-5 cm. të gjëra arrijnë deri në 15 cm. Më e rregullt paraqitet vetëm muratura e koridoreve të hyrjeve, ku rreshtat janë horizonlalë dhe gurëve që i janë nënshtruar përpunimit sipërfaqësor u është dhënë forma e përthyer e hyrjes (fig. 8, 9).

Selo-ja. Fortifikimi tjetër gjëndet në një kodër shkëmbore rreth 500 m. në P. të fshatit Selo. Kodra krejtësisht shkëmbore, me përjashtim të një pllaje të vogël në brinjën verilindore, ku dhe gjënden gjurmë banesash e keramikë, ka në plan formën e një ylli trecepësh, prej të cilëve cepi veriperëndimor e ngushton së tepërmi luginën e përroit malor të Kisharit. Pikërisht në të dhe shihen gjurmët e një muri mbrojtës punuar me stil poligonal me tendencë ndaj trapezoidalit të parreshtuar. Muret 3,30 m. të gjërë përbëhen prej dy paretesh të veçanta pa lidhje tërthore, të mbushur me gurë e çakëll. Bloqet e mureve të nxjerrë prej formacioneve lokale gëlqerore e kanë faqen e jashtme të papërpunuar, ashtu siç ka dalë nga gurorja, ndërsa feqet e tjera janë gdhendur dhe puqen mirë me njera-tjetrën (tab. III, fig. 4). Në anët e kullave bloqet janë skalitur me kujdes për formimin e vijës së peshimit, dukuri qe e hasim dhe në Melan. Muri përforcohet prej dy kullash, prej të cilave e para gjendet në skaj të brinjës, atje ku kjo bie thikë mbi luginën (tab. III, fig. 4). Në jugë me kullën puqet një mur, i cili ndjek me pjerrësi 45° shpatin perëndimor të brinjës, ndërsa në krye të kësaj distance gjëndet një kullë e dytë. Mbi të terreni, krejtësisht i pakalueshëm, nuk përforcohet më. Muri vazhdon dhe në ballë të kullës së parë, në drejtim të rrjedhës së përroit. Gjurmë të tjera shihen dhe në anën lindore, në rrëzë të kodrës.

Ktismata. Në jugë lugina e Drinos, që nëpërmjet Kalamasit e ndërlidh trevën me pellgun e Janinës, komandohet prej një vendbanimi të fortifikuar brënda territorit të Greqisë, në jugperëndim të Ktismatës (Arinishtes). Sipas përshkrimeve të Hanit, Isamberit dhe Hammondit, si dhe skicës së këtij të fundit, fortifikimi ka formën e njëtrapezi me perimetër 1950 hapa. Ana e tij juglindore, ku masivi shkëmbor bie thikë, është lënë e parrethuar, ndërsa anët e tjera qarkohen prej një muri 3,10 m. të gjërë të përforcuar prej kullash drejtkëndëshe, Hammondi përmend vetëm teknikën izodomike me faqe të rrafshta me lartësi mesatare 0,45 m., ndërsa prej skicave të Hanit si dh përshkrime të tij dhe Isamberit kuptohet dhe prania e mureve të punuar me stil poligonal.

Datimi. Përcaktimi i një kronologjie të saktë për fortifikimet e mësipërme, në gjendjen e sotme kur mungojnë gërmimet (me përjashtim të Jermës) është mjaft i vështirë. Duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe funksioni, mendojmë se grupi kryesor i vendbanimeve të fortifikuara (Lekli, Jerma, Melani, Paleokastra, Ktismata, ndoshta edhe Seloja i përket së njëjtës periudhë ndërtimi, ndërsa ndërtimet e tjera janë më të hershme.

Sipas nesh, më i hershëm është fortifikimi i Pe-pelit. Ndonëse muret e tij janë të ngushtë, horizontalë, muratura vazhdon të mbetet e çrregullt. Ky karakter i ndërmjetshëm vërehet dhe në trajtimin arkitekto-nik. Ndërsa planimetria e fortifikimit ruan formën e lakuar, karakteristike për fortifikimet e periudhës së I të hekurit (Marshej, Ganjollë, Kulla e Bllacës etj.), në të çfaqen dhe elementë të avancuar, si kulla dhe hyrjet në formë të përthyer. Fortifikimi i Pepelit, si nga gjërësia e mureve, teknika, prania dhe forma e kullës, paraqitet mjaft i ngjashëm me atë të Dorzit, të cilin qeramika e daton rreth fundit të periudhës së I të hekurit.

Në kalanë e Kardhiqit mendojmë se ka dy faza ndërtimi, prej të cilave ajo me bloqe poligonalë, me faqe të latuara bashkimi, është e mëvonshme dhe, ndoshta, mund ta lidhim me veprimtarinë fortifikuese në Lekël, Paleokastër, Jermë, Melan, Ktismatë.

Përsa i përket fortifikimit të Labovës, duke u nisur nga teknika e ndryshme, që sipas nesh është më primitive se ajo e grupit kryesor, pozita e tërhequr, jo tipike për këtë grup, dhe mungesa e komunikimit vizual me qendrat e tjera, mendojmë se i përket një faze më të hershme se këto qendra, por sidoqoftë më të vonshme se ajo e fortifikimit të Pepelit.

Siç u pa nga shqyrtimi i mësipërm në Lekël, Paleokastër, Jermë, Melan e Ktismatë, muratura haset në dy stile: i pari poligonal i çrregullt, me tendencë ndoj trapezoidetit të çrregullt, me faqe tëjasht me të pa përpunuara (këtu hyn dhe kalaja e Kardhiqit dhe Selos), ndërsa i dyti izodomik këndrejtë, me faqe të rrafshta të përpunuara dhe me buzë të gdhëndura. Ndeshja e stilit të parë në terrene shkëmbore, që bashkohen me vështirësi (Lekël), në anët më pak të dukshme të qyteteve (Jermë, Melan, Ktismatë), si dhe masa aq e paktë në Jermë, që e përjashton mundësinë e qënies si fazë në vete, dëshmon se të dy stilet janë bashkëkohorë dhe kanë plotësuar njeri-tjetrin. I pari më ekonomik, ndërsa i dyti më i fortë (në sajë të lidhjeve tërthore) dhe më estetik. Tipologjikisht të njejtë paraqiten dhe elementet e tjera të muraturës: lartësia e rreshtave të muraturës izodomike (45-48 cm.), lidhja tërthore dhe përmasat e boshllëqeve të krijuara prej saj (rreth 2,70x2,70 m.), vijat e peshimit, xokolatura 10-15 centimetërshe dhe forma këndrejtë e kullave. Rrjedhimisht, përsa i përket kronologjisë relative, mund të themi se qendrat e mësipërme i përkasin një periudhe të vetme ndërtimi.

Një kufi per këtë veprimtari na e jep Pseudoskylaksi, i cili në mesin e shek. IV para e.re; shkruan se Kaonët banojnë në vendbanime të hapura fshatare (xara xopai) Peripl., 28)'-), ndërsa «terminus ante quem»-i përcaktohet prej Polibit, i cili në fushatat ushtarake të vitit 230 p.e. sonë, permend qytetin e Antigonesë (II 1,5). Duke u nisur nga bashkëkohësia e qendrave të mësipërme përcaktimi i kronologjisë absolute për një nga këto qëndra ka vlerë dhe për qendrat e tjera. Si pasojë diapazoni ngushtohet prej gjetjeve sporodike, materialit numizmatik dhe kryesisht prej keramikës së zbuluar gjatë gërmimeve në Jermë, të cilën Dh. Budina e përcakton tipologjikisht të shek. III. Duke u nisur nga koniukturat politike na lind një forë dyshimi në se veprimtaria e mësipërme mund t’i atribuohet Pirros, siç e përcakton Hamondi. Kjo bie veçanërisht në sy me hermetizimin e ngushticave jugorc nëpërmjet Ktismatës, që e kthejnë luginën në një nën njësi të Kaonisë, deri diku të veçuar prej territorit jo Kaon të Epirit, gjë që do të ishte në kundërshtim me politikën e Pirros. Keshtu që si pasojë na lind një farë supozimi, të cilin e shprehim me mjaft rezervë, se veprimtaria ndërtuese i përket viteve pasuese pas Pirros, kur fillon të dobësohet influenca e Mallosëve dhe riforcohet pozita e Kaonëve, e ilustruar kjo mjaft mirë me transferimin në vitin 235 të qendrës së Lidhjes Epirote në Foinikë.

Tipologjia dhe shpërndarja e ngulimeve. Masa kryesore e ngulimeve në luginë përbëhet prej vendbanimeve të hapura fshatare (xopal). të cilat kanë vetëm funksion ekonomik. (Sotiraj, Bodrishta, Sofratika, Frashtani, Derviçani, etj.). Këto vendbanime gjënden kryesisht në cakun ku formacionet gëlqerore të vargmaleve hyjnë në formacionin aluvial të fushës. Një vendosje e tillë u siguronte atyre afrinë me tokat e punuara, terrenin e stabilizuar të ngritur mbi nivelin e përmbytjeve, si dhe ujin e pijshëm.

Përsa i perket qendrave të fortifikuara Pepeli dhe Labova që i përkasin periudhës tranzitore, gjenden në pozita të fshehta që nuk dallohen nga ambienti përreth, që arrihen me vështirësi nga ata që s’e njohin terrenin, por njëkohësisht prej tyre vrojtohet mjaft mirë territori i afërt. Pozita e tyre jo strategjike dhe larg vijave të trafikut, tregon se fortifikimet nuk kryenin ndonjë funksion aktiv ndaj lëvizjeve në luginë. Si pasojë ato mund t'i fusim në tipin e fortifikimeve strehuese (Fluchtburg). Kërkesat kryesore ndaj tyre qenë terreni me mbrojtje natyrale, sipërfaqja e vogël që mbrohej me lehtësi, si dhe qënia në vënd e matenalit të ndërtimit, gurit. Përkundrazi kërkesa për komoditet nuk merret parasysh. Labova kurorëzon një shkëmb ku ngjitja kërkon lodhje dhe kohë të gjatë, ndersa në Pepel mungon, madje, dhe qafa ndërlidhëse me terrenin nga ku mund të kalonte rruga. Por kushtet e Labovës, më të përshtatëshme për banim se ato të Pepelit (qafa ndërlidhëse që e lehtëson koniunikimin, sipërfaqia më e madhe, afërsia e burimeve), si dhe gjurmët e banesave na shtyjnë të mendojmë se Pepeli kishte dhe rolin e një qendre fisnore.

Jemi në kundërshtim me mendimin e Hamondit, sipas të cilit qëllimi i fortifikimeve të Labovës e Selos ishte pengimi i infiltrimeve nga lugina në zonat malore. Arësyetimi i mësipërm është i gabuar, pasi banorët e luginës me një potencial më të lartë ushtarak, nuk do të lejonin një trup të huaj brënda territorit të tyre. Së fundi, në se do të pranonim hipotezën e Hamondit, qënia e fortifikimit në Labovë do të qe iracionale, meqenëse banorët e trevës mund ta shmangnin fare mirë këtë fortifikim, madje dhe shikimin prej tij, duke kaluar prej Jermës në Stegopull e në Suhë. Vetë Hamondi paraqitet kontradiktor me mendimin e tij, pasi më tej fortifikimin e Labovës e lidh apriori me veprimtarinë ndërtimore të Pirros.

E favorizuar nga zhvillimi ekonomiko-shoqëror dhe terreni i papërçarë, Lugina e Drinos kthehet në një njësi administrative kaone. Në të përfshihet lugina e Kardhiqit, pjesë organike e trevës, dhe orientohen ekonomikisht malsitë e Zagorisë, Pogonit, Kurveleshit. Si rezultat i këtij fenomeni lindën qendrat e fortifikuara dhe qytetet e trevës. Në këtë veprimtari ndërtuese padyshim kanë influencuar dhe fushatat ushtarake të shtetit ilir.

Ndonëse ende nuk mund të përcaktojmë se kush nga këto qendra lindi e para dhe si qe rruga e zhvillimit të mëtejshëm, tiparet e qendrave dhe vetë sistemit në fazën e tij të fundit janë mjaft të qarta. Shpërndarja e tyre nxjerr në pah synimin për kthimin e trevës në një njësi me një qendër koordinative në mesin e saj, gjë që arrihet duke mbyllur me qendra të fortifikuara ngushticat dhe qafat e vargjeve të pakalueshëm malorë, duke përdorur për këtë qëllim dhe fortifikimin e Labovës. Këtë veprimtari qëndrore të planizuar, përveç skemës së shpërndarjes e dëshmon dhe vetë teknika e ndërtimit: bloqet në muroturë izodomike (Lekël, Jermë, Melan, Paleokostër, Ktismatë) janë punuar jo vetëm me stil të njejtë, por dhe me përmasa të njëjta.

Qëndrat e fortifikuara të kësaj periudhe për nga madhësia dhe zhvillimi ekonomik mund t'i ndajmë në qytete (Jerma, Melani, Ktismata, Kardhiqi) dhe qytete të vegjël (Lekli Labova, Selo). Funksioni i këtyre qendrave është i dyfishtë: ushtarak dhe ekonomik, me një shtim të karakterit ekonomik në qytetet dhe të karakterit ushtarak në qytetet e vegjël. Po të analizojmë funksionin e tyre ushtarak do të vëmë re se në sistemin mbrojtës të trevës dallohen dy linja. Linja e parë, periferike, që mbyll ngushticat dhe qafat e kalimit në luginë dhe linja e dytë, gjatësore, që kontrollon rrugën kryesore. Linja e parë fillon me Leklin, i cili mbyll ngushticën nëpërmjet së cilës penetronte në luginë rruga gjatësore. Rrugët e tjera që bashkoheshin me të kontrolloheshin po ashtu prej qendrave ushtarake. Përkatësisht rruga nëpërmjet luginës së Kardhiqit kontrollohej prej qytetit në Kardhiq, rruga përgjatë luginës së Suhës për në Zagori e Pogon prej qytetit të vogël në Labovë, infiltrimet nga rajoni malor jugperëndimor kontrolloheshin prej qytetit të vogël në Selo, ndërsa ngushticat jugore prej qytetit në Ktismatë. E pambrojtur mbetej vetë Qafa e Muzinës që të çonte në pellgun e Foinikës. Meqenëse lugina e Gjirokastrës me pellgun e Finiqit përbënin dy njësi të tërësinë etniko-politike kaone, fakti i mësipërm na shtyn të mendojmë se izolimi i tyre nuk qe i nevojshëm.

Linja e dytë gjatësore fillon me Leklin, Më tej ajo vazhdonte me fortifikimin në afërsi të Paleokastrës, që kontrollonte nyjen e rëndësishme rrugore në pikën e takimit të lumit të Kardhiqit me Drinon, me qytetet në Jermë, Melan dhe përfundonte në jugë me qytetin në Ktismatë. Përveç kontrollit të lëvizjes në luginë, veprim që fitonte rëndësi të veçantë kur armiku shpërthente nëpërmjet ndonjë fortifikimi hermetizues, qëndrat e mësipërme luanin dhe rolin e «Strehimeve» për popullatën fshatare.

Studimi i pozitës së qendrave qytetare nga ana ekonomike, na jep të kuptojmë se kriteret e ndjekura për përcaktimin e vendit të ngulimit kanë qenë pozita qëndrore në një rajon të pasur bujqësor, si qendër ekonomike e këtij rajoni dhe prania e tokave pjellore. Kështu skaji jugor dhe lugina e Kordhiqit, zona të përshtatura për zhvillim, zihen prej qytetesh (Ktismota, Kardhiqi), ndërsa vetë brendia e luginës prej qyteteve në Jermë e Melan, karakteri ekonomik administrativ i të cilëve spikat qartë prej pozitës qëndrore ndaj rajoneve më të përshtatur bujqësorë të luginës (paralelja e tyre mund të ndiqet deri në ditët tona nëpërmjet binomit Gjirokastër-Libohovë. Zonat e tjera, më pak të përshtatura për zhvillimin ekonomik (ngushticat veriore, gryk e Suhës, e Klisharit), si dhe ato në afërsi të qyteteve të mëdhenj (Paleokastra), zihen prej qyteteve të vegjël (Lekli, Lobova, Seloja, Paleokastra). Kjo vendosje shmang dhe interferencat e rajoneve ekonomike. Së fundi çdo qendër dhe nënqendër ishte në funksion të kryeqendrës së luginës , Jermës, me sipërfaqe dhe potencial ekonomik mjaft më të madh se qendrat e tjera. Pozita e saj në qendër të luginës, ndërmjet-qafave e kalimeve për në të (në veri ngushticat e Antigonesë dhe lugina e Kardhiqit, përbri gryka e Suhës, në jugë Muzina dhe ngushtica e Klismatës dhe rajoneve kryesore ekonomikë të trevës (Lugina e Kardhiqit, zona qendrore dhe pellgu jugor) i jepnin asaj mundësi të koordinonte veprimet mbrojtëse ushtarake dhe të administronte ekonomikisht trevën, duke shërbyer njëkohësisht si qendra kryesare e shkëmbimit në luginë.

Qëndrat e mësipërme qytetare nuk janë vatra të një territori blegtoral-bujqësor (kategoria e Amantias, Bylisit), por pjesë organike të një territori kryesisht bujqësor me popullsi të dëndur, i cili kërkesat për prodhime blegtorole, ashtu si dhe në kohët e vona, duket se i plotësonte prej trevave të lidhura ekonomikisht me luginën (Zagori, Pogon, Kurvelesh). Mungesa e ndërtimeve dhe varrezave në fushën në të djathtë të lumit, si dhe gjetja e veglave bujqësore në Jermë dhe Melan, tregon se tokat punoheshin prej një pjese të popullatës qytetare dhe se qytetel krahas rolit kryesor si qendra prodhimi e shkëmbimi, kishin dhe karakter bujqësor. Si zonë bujqësore e tyrja mendojmë se ka qënë fusha në të djathtë të lumit ku mungojnë vendbanimet e hapura. Në të kundërt fusha nga e majta e lumit, ku mungojnë qëndrat qytetare dhe gjenden vendbanime të hapura (Sotiraj, Gorica, Sofratika, Erashtani, Derviçani), ka qenë zona e punuar prej fshatit.

PERIUDHA E VONË ANTIKE DHE BIZANTINE E HERSHME.

Shqyrtimi arkitektektoniko-arkeologjik:

Hadrianopoli. Sundimi romak i zëvëndësoi qëndrat e mëparshme qytetare të trevës me një qendër të re unike. Për herë të parë qendra e re, me sa duket e riemërtuar në shek. II të e. sonë prej Hadrianit, përmendet në Tabula Pentingerianën. Po prej kësaj tabele mësojmë se Hadrianopoli gjëndej 55 mile pasum (81,5 km.) prej Amanties dhe 20 m.p. (29.6 km.) nga llio (Vella). Duke u nisur nga largësitë e mësipërme qyteti është lokalizuar prej kohësh në zonën midis Melanit dhe Libohovës. Mungesa në bregun e Melanit e materialit keramik prej shek. II p. e. sonë deri në antikitetin e vonë, na shtyn të supozojmë se qendra e re nuk gjendej në syprinën e pllajës, por shtrihej në fushë, ku dhe janë gjetur vazhdimisht fragmente arkitoktonike, monedha dhe keramikë. Për fat të keq, koha, punimi intcnsiv i tokave dhe përmbytjet ja kanë zhdukur nga sipërfaqja pothuajse tërë elementët urbanistikë, duke lënë vetëm disa gjurma të zbehta; rrënojat e një teatri, një kishë paleokristiane dhe nekropolin.

Teatri gjëndet në fushë, përballë fshatit Sofratikë, në një distancë të barabartë prej lumit dhe rrugës au-tomobilistike. Forma e tij planimetrike, një gjysëm elipsi me përmasa 40,5x51 m., krijohet prej një muri të jashtëm, 0,90 m. të gjerë, të përforcuar prej kontrafortesh. Brendia e teatrit zihet prej skenës me dy palë mure, orkestrës 23 m. të gjatë dhe shkallares (Cavea) së mbështetur në mbushje dheu e të përforcuar prej tre rradhë muresh perimetralë e tërthorë, e cila duket se zinte rreth 3500 spektatorë.

Nekropoli gjëndet në perëndim të teatrit, në rrëzë të formacioneve gëlqerore të vargut të djathtë. Pu-nimet bujqësore dhe gjetjet sporadike dëshmojnë se varrezat shtrihen në një sipërfaqe të gjërë. Rrjedhimisht, nuk kemi të bëjmë me një varrezë fshatare, por me një nekropol qyteti, përkatësia e të cilit në këtë periudhë kuptohet dhe nga inventari i varrezave si dhe gjetja e 4 mbishkrimeve mortore të shek. II-IV të e. sonë:!0) (tab. V). Po në këtë anë kemi parë, të zbuluara prej punimeve bujqësore, mure me gurë e llaç, teknikisht të njëjtë me muret e teatrit. Themele të tjera në këtë zonë janë parë edhe prej Hjugsit.

Shtrirja e gjërë e qytetit, me sa duket, shkakton braktisjen e tij në periudhën e vonë antike, kur lind domosdoshmëria e fortifikimit të kryeqendrës. Si pasojë fortifikohet qyteti i periudhës së përparme në syprinën e Bregut të Melanit. Muri 1,70 m. i gjërë i ndërtuar me gurë madhësie mesatare dhe bloqe antikë të lidhur me llaç të fortë me zhur dhe i përforcuar me kulla kuadratike, në lindje, jugë dhe perën-dim, vazhdon afër mureve të periudhës së herët antike, ndërsa në veri i zbret rrëpirës dhe përfshin platformën ndërmjetëse. Siç shihet, ashtu si dhe në mjaft ndërtime të kësaj kohe (Bereti, Kanina etj.), muret rrethues i përmbahen me pak ndryshime konturit të vjetër. Brënda qytetit përqëndrohen ndërtimet e reja, ndër të cilat bën pjesë dhe ujësjeliësi (fig. 10) që nëpërmjet një sistemi tubacionesh (fig. 11) dhe një akuedukti  furnizonte qytetin me ujin e burimeve, Përveç fortifikimit të kryeqendrës gjatë kësaj kohe lind dhe një sistem i ri fortifikimi.

Paleokastra. Vargu i fortifikimeve duhet të ketë filluar në nyjën e rëndësishme rrugore në Tepelenë, por, gjurmët e para materiale të sistemit i gjejmë ve-tëm në Paleokastër, në deltën ku bashkohet Drinosi me Kardhiqin (fig. 12). Mbeturinat e një ure të vonë antike dëshmojnë se rruga në këtë pikë kalonte lumin e Kardhiqit dhe po këtu bashkohej degëzimi rrugor për në këtë luginë. Rruga gjatësore vijonte në të majtë të Drinosit, përgjatë deltës 120 m. të gjërë, të mbrojtur në lindje dhe perëndim prej shtratit të lumenjve Siç shihet vendi e përmbushte si kërkesën për pozitë strategjike (kontrolii i plotë i nyjes rrugore) ashtu dhe kërkesën për pozicion taktikisht të përshtatshëm (mbrojtja natyrore nga shtratet e lumenjve). Këto kushte u shfrytëzuan për ndërtimin e një kështjelle fushore me përmasa 97 x 97 m. (fig. 14). Muret e saj 2,30 m. të gjerë, të ndërtuar me teknikën «opus mixtum» (fig. 13), përforcohen prej 17 kullash drejtkën-dëshe në meset (fig. 13), dhe në formë freskoreje në anët. Hyrja (fig. 15), e mbrojtur prej dy kullash, gjëndet në mes të brinjës perëndimore, para së cilës krijohet një rrip i ngushtë toke, ku dhe kalonte rruga. Fragmente të shumta qeramike ndërtimi dhe përdorimi të përditshëm, në një periferi prej 100 m. në veri-jugë dhe matanë Drinos, dëshmojnë se në afërsi të kështjellës gjendej një vendbanim i thjeshtë fshatar.

Kollorca. Fortifikimi tjetër gjëndet në Kollarcë në kodrën mbi rrugën automobilistike (fig. 16), traseja e së cilës duket se përkon me trasenë e rrugës së vonë antike. Kodra bie me pjerrësi në truallin fushor, me përjashtim të anës perëndimore ku një qafë e lidh me ambientin përreth. Fortifikimi krijohej me anën e një muri, që qarkonte majën e sheshtë të kodrës me sipërfaqe prei afro një hektari.

Mavropulli. Më tej, në ngushticat jugore përballë Ktismatës (Arinishët), gjëndet Kastroja e Mavropullit. e përshkruar shkurtimisht prej Isamberit si një fortifikim i braktisur, me mure të lidhur me llaç gëlqereje.

Lekli. Mungesa e komunikimit vizual të fortifikimeve të mësipërme me njera-tjetrën ka mundësi të plotësohej me anë të një sistemi pikash vrojtimi. Gjurmë të shumta keramike të antikitetit të vonë në Lekël na shtyjnë të mendojmë, ndonse mungojnë ndërtimet e kësaj kohe, se këtu gjëndej një pikë që e ndërlidhte Tepelenën me brendinë e luginës.

Shtëpëza. Pika tjetër gjëndet në fshatin Shtëpëzë, në «bregun e Kishës», prej ku mund të kryhet ndërlidhja vizuale midis Leklit dhe Paleokastrës. Ndërtimi me përmasa 10 x 5 m. dhe mure prej guri të vegjël të lidhur me llaç, ruhet vetëm në themel. Mungesa e absidës dhe mosorjentimi nga lindja përjashtojnë mundësinë e të qenit kishë. Po kështu përmasat e vogladhe pozicioni i papërshtatur ekonomik përjashtojnë mundësinë e qënies «Vilë» dhe na shtyjnë ta shohim si një kullë vrojtimi, të cilën keramika e daton në antikitetin e vonë.

Datimi. Për lindjen e këtij sistemi, në veçanti të kryeqendrës si element kryesor, disponojmë vetëm një «Terminus ante quem», vitet 117-138 kur kryeqendra mori emrin e Hadrianit. Ky emërtim ka bërë që një sërë studjonjësish t’ja atribuojnë themelimin e qytetit pikërisht këtij perandori. Përveç faktit se shumica e qyteteve që mbartnin emrin e Hadrianit nuk qenë krijime të periudhës së tij, por vetëm impulse të reja ndaj qyteteve ekzistuese, mendimit të më sipërm i kundërvihet dhe kërkesa për një qendër ekonomiko-fiskale në trevë. Materialisht kjo mbështetet nga fakti se teatri nuk mund të ngrihej në një territor pa popullatë qytetare, si dhe nga keramika, e cila dëshmon banimin e këtij vendi para periudhës së Hadrianit.

Përsa i përket veprimtarisë fortifikuese është e vështirë të përcoktohet në se ajo ishte e menjëherëshme, në shek. e VI, ose ky ishte shekulli i kristalizimit të saj. Problemi paraqitet më i thjeshtë në kështjellën e Paleokastrës, të cilën teknika specifike e ndërtimit, opus mixtum me breza me 5 rreshta tulle, ku trashësija e tullës është më e madhe se e llaçit, si dhe keramika, e datojnë në shek. e VI të erës sonë. Në të kundërt në Hadrianopol-Justinianopol, ku mungojnë gërmimet arkeollogjike, kohën e ndërtimit mund ta përcaktojmë vetëm në mënyrë indirekte. Për këtë qëllim na vlen datimi i mureve të ujësjellësit, të ndërtuar me po ato vcçori teknike si muret e rrethimit: muraturë e çrregullt guri, pa breza druri dhe tulle, e niveluar afërsisht çdo 1 m. lartësi. Tubacionet e ujësjellësit, të veshura me smallo të gjelbër, karakteristike për shek. e VI, dhe të mbuluar me solenë të njëjtë me ata të Paleokastrës, e datojnë murin e ujësjellësit në po këtë kohë. Si pasojë mund të vemë në dukje se në këtë shekull kemi të paktën një rindërtim të mureve rrethues. Këtë e konfirmon dhe Prokopi i Çezaresë, i cili shkruan se «perandori (Justinian) ndërtoi në Epirin e vjetër qytetin Justinianopolis që më parë quhej Hadrianopo- lis.

Keramika e ndërtimit, kreitësisht e njëjtë me atë të Paleokastrës, e daton dhe Shtëpëzën të njëkohëshme me të. Datimi në periudhën antike i Kollorcës dëshmohet prej Pukëvilit, i cili shkruan se gjatë disa gërmimeve në kohën e Ali Pashë Tepelenës u zbuluan mozaikë dhe fragmente arkitektonike të periudhës së vonë antike. Po kështu qënia e saj thuajse ngjitur me kalanë e Gjirokastrës, pa patur ndonjë fushëshikimi më të gjërë, përjashton mundësinë e ndërtimit në mesjetë. Për datimin e Mavropullit vlejnë fragmentet arqitekturale të antikitetit të vonë të gjetur prej Isamberit në tërë sipërfaqen e kalasë.

Tipologjia dhe shpërndarja e ngulimeve.

Fushata romake e vitit 167 p.e.sonë pati pasoja të rënda, që e ndryshuan krejtësisht fizionominë politike dhe ekonomike të trevës, si refleks ndryshoi esencialisht dhe kriteri i shpërndarjes së ngulimeve. Në radhë të parë territori etnik (civitates) kthehet në territor romak duke e humbur tërësinë e tij. Ky fenomen pasqyrohet me shkatërrimin e dhunshëm të fortifikimeve në luginë dhe me marrjen fund të jetës qytetare në Jermë, Melari dhe ndoshta në Ktismate veprim karaktcristik ky për rajonet malore me popullatë kryengritëse, që rrezikonte «paqën» romake. Më tej qëndra e re, qytet shtetëror, kryeqendër administrativo-ekonomike, shpërngulet prej mesit të luginës me pozitë koordinuese në jugë, në zonën me të përshtatur bujqësore. Në fakt shpërndarja e vendbanimeve tregon se kryeqendra është kthyer në një pikë polarizimi ekonomik, rreth së cilës grupohen vendbanimet e hapura që vazhdojnë të ruajnë pozitën fushore të trashëguar prej periudhës pararendëse. Në të kundërt me reduktimin e fortë të qendrave urbane, ndoshta dhe si pasojë, këto vendbanime rriten në numur dhe shtrihen më gjerë në luginë, duke ju afruar zonës ekonomikisht të varfër të Gjirokastrës. Nga ana tjetër kryeqendra duket se tenton të shtrihet në drejtim të shpatit perëndimor të luginës. Veç afërsisë me vendbanimet e hapura një arësye kryesore për këtë shtrirje ishte tërheqja që ushtronte rruga, e cila ndiqte rrëzën e vargut perëndimor me terren të stabilizuar.  Afërsia me të, një nqa arteret kryesore ekonomike që ndërlidhte skelat e bregdetit tonë (Aulonë, Apolloni, Durrës, Butrint) me Greqinë perëndimore dhe Thesalinë, e ktheu Hadrianopolin në një qëndër tregëtare ndërinjetëse për mallrat që lëviznin nga skelat e Adriatikut dhe llirisë në Greqi, duke influencuar kështu në zhvillimin e tij. Kjo tërthorazi dëshmohet prej riemërtimit me emrin e perandorëve Hadrian dhe më vonë Justinian, dashamirë të ndërtimeve urbane.

Fundi i periudhës në shqyrtim karakterizohet prej lindjes së një vargu qendrash të fortifikuara, pasojë e shpeshtimit të kryengritjeve të skllevërve e kolonëve dhe inkursioneve «barbare». Në bazë të karakterit dhe madhësisë këto qëndra mund t'i klasifikojmë në «castra» (kala) (Justinianopolis) që i përgjigjet pararendës dhe «Castella» (Kështjella) (Paleokastra. Kollorca) me madhësi të njëjtë.

Duke u nisur nga parimi çdo krahinë një «castrum», në radhë të parë fortifikohet kryeqendra. Mendojmë se shtrirja gjerë në fushë e Hadrianopolit e bën të pamundur rrethimin e tij me mure, veç kësaj në shek. e VI vërehet një farë reduktimi i popullatës qytetare, kështu që rimerret qyteti i lartë në Bregun e Melanit me pozitë të mbrojtur, por më të pafavorëshme nga ana ekonomike (larg rrugës dhe fushës). Fortifikimet e tjera ngrihen në terrene të mbrojtur nga natyra, duke paraqitur në këtë drejtim një farë afërsie me fortifikimet pararendëse; kapjen e lartësive optimale për kontrollin e rrugës. Por krahos zgjidhjes tradicionale, fortifikimit të terreneve të rrëpirtë dhjetra metra mbi rrugën, në rastin e Paleokastrës problemi zgjidhet në një mënyrë të re, me anën e një kështjelle fushore të mbrojtur nga të dy anët prej shtratit të lumenjve, para së cilës detyrimisht kalonte rruga.

Në esencë periudha romake e primitivizon skemën e shpërndarjes së vendbonimeve, duke u rikthyer në skemën paraqytetare me një gravitim në jugë (ndonse tashti përreth një qendre qytetare) dhe me çgjymtyrizimin e njësive të tjera të lidhura ose ekonomikisht të orientuara ndaj trevës. Spostimi i qendrës nga mesi i luginës dëshmon pikërisht heqjen dorë nga koordinimi ekonomik i trevës dhe, si pasojë e largësisë, lënien jashtë njësisë të luginës së Kardhiqit, malsisë së Kurveleshit dhe logjikisht Zagorisë e Pogonit. Fortifikimi i luginës në antikitetin e vonë, që nuk e prek skemën ekonomike, i nxjerr më qartë në pah kriteret e shpërndarjes së vendbanimeve. Një pjesë e vendbanimeve ngrihen më lart, në terrene të mbrojtur nga natyra, por gjithnjë në afërsi të vendbanimit të mëparshëm; fenomen që vërehet si për qëndrat rurale (Humelica, Lekli) ashtu dhe për «urbsin», Hadrianopolin. Çvendosja e këtij të fundit sjell me vete ndryshimin e funksionit prej një qendra administrativo-ekonomike në një qendër administrativo-ekonomike-ushtarake, e cila, përveç mbrojtjes së vetvehtes dhe rolit të «strehimit» për popullatën përreth, shërbente dhe si kontrollues aktiv i lëvizjeve në luginë. Sistemi i fortifikimeve gjatë luginës, në ndryshim prej sistemit të mëparshëm, nuk ka për qëllim kthimin e trevës në një njësi integrale, por vetëm mbrojtjen dhe kontrollin e rrugës gjatë luginës, një nga arteret e rëndësishme ekonomike dhe ushtarakë të kësaj periudhe: si pasojë, shpërndarja e fortifikimeve ka një karakter të theksuar linear, që përkon dobët me vijën e brendshme të sistemit pararendës.

MESJETA E HERSHME

Fizionomia e trevës gjatë mesjetës së hershme nuk është e qartë, pasi për këtë periudhë mungojnë plotësisht si burimet shkrimore ashtu dhe ato të kulturës materiale. Një përfytyrim i zbehtë për të mund të arrihet vetëm nga interpretimi i fizionomisë së trevës në periudhën e vonë antike, me fizionominë e saj në çastin kur ajo hyn rishtas nën sundimin bizantin. Këtë mundësi deri në një farë mase na e krijojnë diploma e Vasilit II, që përcakton të drejtat e kryepeshkopit të Ohrit dhe historia e Cedrenosit.

Në sajë të tyre kuptohet se dhe gjatë periudhës së pushtimit bullgar Adrianopoja e ruan rolin e saj si qendër peshkopale dhe se në shek. e XI ajo është sërishmi kryeqendër e trevës. Ka mundësi që këto dy funksione Adrianopoli ti ketë rifituar gjatë krijimit dhe zgjerimit të temës së Nikopolit dhe pushtimi bullgar, i cili e pasoi pas një intervali të shkurtër, të ketë ruajtur gjendjen e krijuar. Nga ana tjetër, siç kuptohet nga toponimia sllave, fshatrat ruanin shpërndarjen e fundit të periudhës antike, me një përqëndrim të tyrin në anën lindore dhe pellgun jugor të luginës. Siç shihet, fizionomia e trevës gjatë fundit të mesjetës së hershme paraqitet mjaft e ngjashme me atë të periudhës romako-bizantine të hershme, ndryshimi thelbësor prej së cilës qëndron në zhdukjen e fortifikimeve. Me sa kuptohet, kemi të bëjmë me një thjeshtësim dhe ngurtësim të formave të vjetra e jo me kërkesa e kritere të reja. Nga ana tjetër, këto veçanti ruhen dhe në fillim të periudhës feudale, pasi treva ri-bie nën sundimin bizantin. Vetëm qartësimi i plotë I tipareve të kësaj periudhe, aty nga fundi i shek. XII, rikrijoi një fizionomi të re thellësisht të ndryshme.

MESJETA E MESME (PERIUDHA BIZANTINE E VONË DHE E PRINCIPATAVE FEUDALE)

Shqyrtimi arkitektoniko-arkeologjik

Adrianopoja. Në fazën fillestare të kësaj periudhe, kryeqendra vazhdon të mbetet në bregun e Melanit, në Adrianopol. Në këtë fazë në të shihet një veprimtari fortifikuese, të cilën e dëshmojnë gjurmët e mureve rrethues në anën jugore të akropolit. Muret, të ndërtuar në mënyrë të çrregullt prej gurësh të papunuar me madhësi mesatare e të lidhur me llaç të dobët me mbushës shtufor, vazhdojnë me lartësi të ruajtur 3 m. përreth 100 m. gjatësi. Tërheqja e tyre në brëndësi të pllajës, rreth 15 m. nga konturi i murit antik, si dhe lënia jashië e platformës veriore, dëshmojnë për një ngushtim të sipërfaqes së qytetit. Veprimtaria e ndërtimit dhe ndjekja e traditave bashkëkohëse bizantine kuptohet dhe prej disa fragmenteve arkitektonikë, gjasisht të ndonjë kishe, punuar në gur ranor të nxjerrë në vënd. Fragmentet e mësipërm janë disa korniza të zbukuruara me motive të stilizuar gjeometrikë dhe një pjesë harku (fig. 17), në thembrën e të cilit është gdhendur një luan që shqyen një dash, motive këto karakteristike për artin bizantin të periudhës klasike (843--1204).

Gjirokastra. Feodalizimi i trevës e shpërnguli kryeqendren prej Adrianopolit në Gjirokastër. Kalaja e kësaj periudhe e ruajtur në bërthamë nën ndërtimet e mëvonshme të Ali Pashës, kurorëzonte syprinën e rrafshtë 350 m. të gjatë e 75 m të gjërë, të shkëmbit të thikët, i cili zgjatet prej lindje-verilindjes në perëndim-jugëperëndim të qytetit të sotëm (fig. 19, 20). Muret e kalasë në veri, jugë e lindje, ngriheshin drejt e mbi buzën e rrëpirës dhe vetëm në perëndim kalonin tërthorazi, duke lënë jashtë pjesën e ngushtë të rrafshit, të përfshirë më vonë në rifortifikimin e Ali Pashë Tepelenës. Kjo anë mbrohej prej një hendeku rreth 15 m. të gjërë dhe ketu dy rrugë, njëra prej veriut e tjetra prej jugut, të çonin në hyrjen kryosore të kalasë. Hyrja tjetër, e dorës së dytë, që ruhet dhe sot, gjëndet në veri për ku ngjitja kryhej me anë shkallësh.

Muret e kësaj periudhe, të ndërtuara me gurë plloçakë me përmasa mesatare e të lidhur me llaç të fortë gëlqeror, dallojnë prej atyre te periudhës së Ali Pashës prëj punimit më të kujdesshëm dhe ngrënies së fugave në thellësi me anë të mistrisë. Më qartë ato kapen në perëndim të hyrjes lindore, ku krijojnë një kullë rrethore, qëllimi i së cilës ishte mbrojtja e hyrjes. Kulla, që nga jashtë mbulohet prej murit të mëvonshëm, ndahej me dysheme prej druri në kate të ulët të paisur me frengji harku. Gjurmët e mureve kapen në formë traktesh të shkëputur dhe në mes të anës jugore. Po kështu në mesine anës veriore gjëndet një ambient i madh, i ndarë po me dysheme druri në 2 kate. Ambienti ndriçohej dhe ajrosej nga dritare që shihnin tmenda kalasë, ndërsa në anën e jashtme shihnin vetëm frëngji harku. Përveç ambientit të mësipërm në sipërfaqen prej 2,5 ha. të kalasë gjëndeshin dhe një sërë deposh dhe sterash uji.

«Kalaja e Tavanit». Fortifikim tjetër i kësaj kohe është «Kalaja e Tavanit» e ndërtuar në lindje të kështjellës së Paleokastrës, tej lumit, në një kodër me lartësi relativisht të vogël dhe  shpate të pjerrta. Prej kalasë që është e dëmtuar së tepërmi ruhen vetëm disa trakte të vegjël me gurë plloçakë mesatarë, të lidhur me llaç të dobët ngjyrë hiri. Interpolimi i tyre na jep të kuptojmë se perimetri i fortifikimit ishte afërsisht i njëjtë me atë të kalasë të Kardhiqit dhe Zhulatit. Po kështu, pothuajse janë zhdukur dhe ndërtimet e brendshme, prej të cilëve ruhet vetëm një sterë uji e izoluar nga brënda me llaç shomot.

Kardhiqi. Brënda në luginën e Kardhiqit lindin gjithoshtu dy fortifikime. I pari prej tyre zë fill në vëndin e fortifikimit të periudhës antike në Kardhiq (fig. 1, 22.). Kështjella e re ka trajtën e një pesëkëndëshi me sipërfaqe 0,2 ha. (fig. 21). Muret e saj, 1,30 m. të gjerë, janë ndërtuar me gurë të vegjël të papunuar, të vendosur në mënyrë të çrregullt e të përforcuar afërsisht në çdo një metër lartësi prej brezave të hollë të drunjtë. Prej tyre brezat anësorë gjënden në afërsi të sipërfaqes dhe mbulohen nga një rresht i hollë pllakash guri, i cili njëkohësisht nivelon muraturën. Muret përforcohen në çdo skaj prej kullash drejtkëndëshe  të mbuluara me qemer cilindrik, prej të cilave kulla verilindore shërbente njëkohësisht dhe si hyrje. Nga ana e brendshme mureve lindorë dhe veriore i mbështeteshin një varg ambientesh të mbuluar me qemer, ndoshta fjetina për garnizonin. Ambientet janë të paisur me frengji shigjete dhe komunikonin me anë të një koridori të mbuluar. Vend kryesor ndërmjet ndërtimeve të tjera zënë tre stera uji, me kapacitet rreth 300.000 litra.

Zhulati. Fortifikimi tjctër, që gjëndet në brendi të luginës në fshatin Zhulat, mbizotëron rrugën, e cila nëpërmjet luginës së Kardhiqit të çon në Vlorë dhe malsinë e Kurveleshit. Kështjella ka formën e një tra-pezi me sipërfaqe rreth 0.2 ha., të ngritur në rrafshin e një kreshte të zgjatur shkëmbore. Murct e saj të ndër-tuar prej gurësh mesatarë të papunuar ruhen më mirë në anën e ngushtë perëndimore, ku në skajet gjenden dhe dy kulla rrethore. Po në këtë anë gjëndej dhe hyrja. Rruga që të çonte atje ishte e pjerrët dhe i qe-pej mc gjarpërime shpatit jugor të shkëmbit.

Tepelena. Për qënien e fortifikimeve të kësaj periudhe në Tepelenë na bën të ditur Çelebiu, i cili shkruan se kështjella turke u ndërtua me gurët e kalasë së pushtuar me forcë. Pozicioni i tillë që kontrollonte si hyrjen ashtu dhe daljen nga luginat e Vjosës dhe Drinosit, si dhe mungesa e të dhënave historike, nuk na lejojnë të përcaktojmë nëse ajo bënte pjesë në sistemin e fortifikimeve të trevës apo ishte jashtë tyre.

Datimi. Në sajë të përcaktimit kohor të fragmenteve arkitektonike në shek. e XI, mendojmë se Adrianopoja në këtë shekull ka përftuar impulsin e fundit të ndërimit, karakteristik për qytetin bizantin të kësaj periudhe. Shuarja e jetës qytetare në të do të ketë ndodhur gradualisht, pa dhunë, për shkak të pakësimit të popullatës qytetare në dobi të qendrës së re: Gjirokastrës. Si pasojë, argumentat për çvendosjen e qendrës vlejnë si për lindjen e Gjirokastrës, ashtu dhe për fundin e Adrianopolit. «Terminus post quem» për këtë çvendosje është viti 1153 kur në «kitab-i Roger-in» e Al-ldrizit përmendet veç «Adernoboli, ndërsa «Terminus ante quem» viti 1336 kur Kantakuzeni (II, 34) përmënd «Adrianopolin», Ky interval mbështetet prej mungesës së plotë të qeramikës antike dhe mesjetare të hershme në kalanë e Gjirokastrës, ku qeramika më e herët e zbuluar gjatë gërmimeve voluminoze disa vjeçare, e tipit «Sgrafitto», daton pikërisht në periudhën e vonë bizantine. Si kohë më të mundëshme për çvendosjen e mësipërme shohim gjysmën e dytë të shek. XIII, kurtreva u shkëput prej Despotatit të Epirit të painteresuar për autonominë e saj. Në të kundërt L.Dilo, e daton kalanë në periudhën e Justinianit. I vetmi burim i tij duket se është kronika e Gjirokastrës, e cila përsa i përket periudhës antike paraqitet krejtësisht e pa bazë.

Problem tjetër është përcaktimi i kohës së shpërthimit të qytetit jashtë mureve të kalasë. G. Strazimiri mendon se qyteti u zgjerua jashtë mureve të kalasë vetëm në shek. e XVI. Defteri fiskal i vitit 1431-1432 dëshmon se Gjirokastra ishte kryeqendra e sanxhakut Arvanid dhe se numuronte 163 shtëpi. Duke marrë parasysh se një pjesë të mirë të kalasë e zinin ndërtesat administrative, rrugët e gjëra, stallat e kuajve dhe sterat e ujit, mund të themi se banesat e mësipërme nuk mund të mbarteshin prej sipërfaqes së vogël 2,5 hektarëshe të kalasë. Defteri gjithashtu na mëson se Turqit për banuesit e kalasë zbatonin faljen pjesore të taksave, gjë që nuk e hasim për popullatën qytetare të Gjirokastrës. Së fundi, qënia e saj kryeqendër e sanxhakut kërkonte një administratë dhe ushtri relativisht të madhe, të cilët sipas Halkokondilit qenë banuësit e vetëm të kalasë. Si përfundim shtëpitë e përmendura në defter i përkisnin qytetit të jashtëm, Varoshit. Duke marrë parasysh numurin e shtëpive dhe efektin frenues të invazioneve turke ndaj varosheve, mund të themi se ai lindi të paktën në gjysmën e parë të shek. XIV. Pa dyshim një hov në këtë drejtim dha çvendosja e qëndrës nga Adrianopoja në Gjirokastër, e shoqëruar me çvendosjen e administratës, artizonëve e tregëtarëve.

Kalaja e Kardhiqit i përket po kësaj periudhe. Përmëndja e rastit në defterin e vitit 1431-1432 si dhe pohimi i Çelebiut se kalaja ishte ndërtuar para pushtimit turk, përcaktojnë si «terminus ante quem» vitin 1417. Diapazoni ngushtohet në sajë të teknikës me breza të hollë druri dhe rreshtash nivelues prej pllakash guri, karakteristike për shek. e XIV-XV e më vonë.

Kështjellën e Zhulatit Çelebiu e quan gjithashtu një ndërtim paraturk. Teknika e ndërtimit, muraturë e çrregullt e përforcuar prej trarësh druri, si dhe qeramika e përcaktojnë dhe këtë si një ndërtim të mesjetës së mesme.

Teknika e ndërtimit e përcakton dhe «kalanë e Tavanit» si një ndërtim mesjetar. Prania e kalasë së Paleokastrës, thuajse ngjitur me të, përjashton mundësinë e ndërtimit të saj në mesjetën e hershme. Nga ana tjetër, përmëndja e terthortë në kronikën e Gjirokastrës dhe mospërmëndja në përshkrimin. e hollësishëm që Çelebiu i bën kësaj zone, na japin të kuptojmë se ajo s’i përket as periudhës turke. Rrjedhimisht si kohë e mundëshme për ndërtim mbetet periudha në shqyrtim.

Tipologjia dhe shpërndarja e ngulimeve

Në fillimin e periudhës në shqyrtim Adrianopoli, pas një periudhe anemizimi në mesjetën e hershme, e merr veten dhe kthehet në një qendër të rëindësishme ekonomike. Përmëndja e tij prej Al Idrizit në vitin 1153 ndër 5 qytetet e vetëm të Shqipërisë, kur dihet se «Kitab-i Roger-i» i tij u shkrua në bazë të thënieve të tregëtarëve perëndimorë, si dhe aneksimi, qoftë fiktiv, i provincës së «Drinopojës» prej Venecianëve në ndarjen e vitit 1204, tregon qënien e një tregu të gjallë lokal. Kjo vërtetohet dhe prej Kronikës së Gjirokastrës, e cila dëshmon qënien e një tregu me dyqane dhe artizanë jashtë mureve rrethues. Dalja e tregut jashtë mureve, veç qëllimit të sigurimit, duket se u kushtëzua prej zhvillimit ekonomiko-shoqërore si dhe nga afërsia me rrugën, e cila e kishte rifituar rolin e rëndësishëm ekonomik. Po këto janë dhe kushtet e lindjes së qytetit të jashtëm. Ngjarjet e mëtejshme: thërmimi i perandorisë bizantine në vitin 1204, përfshirja e tokave të luginës në Despototin e Epirit dhe, së fundi, krijimi i principatave të pavarura feudale, patën pasoja të rëndësishme për jetën e trevës. Reflekset e këtyre zhvillimeve: afrimi i qendrës së gravitetit në Artë, Janinë e më tej në vetë luginën, roli i saj si sektor i njerës nga rrugët kryesore ekonomike të gadishullit, si dhe feudalizimi gjithnjë e ne avancim, sollën një rishpërndarje të ngulimeve dhe si pasojë, një skemë thellësisht të re, qe në rradhë të parë pasqyrohet me shpërnguljen e kryeqendrës. Shkaku i kësaj lëvizjeje qe nwvoja për një qendër kordinuese ekonomike, administrative dhe ushtorake. Adrianopoli, megjithëse në një pozitë të fortë, vështirë të pushtueshme (konditë e domosdoshme kjo për periudhën në shqyrtim), ishle larg përmbushjes së kërkesës së mësipërme, e cila bëhej dhe më akute në kushtet e autonomizimit gjithnjë e më të madh të trevës. I vendosur në jugë ai nuk arrinte të tërhiqte në sferën e veprimtarisë ekonomike krahinën e Kurveleshit, nuk administronte dot tokat dhe vendbanimet e lindura rishtas në veri e në qendër të luginës dhe së fundi, për shkak të largësisë nga lugina e Kardhiqit si dhe vetë rruga, nuk kontrollonte dot ushtarakisht trevën. Për pasojë treva kishte nevojë për një qendër të re me pozitë qëndrore, të mbrojtur nga natyra, në afërsi të rrugës. Këto kushte mund t'i siguronte vetëm një qendër e ngritur në rrëzë të vargut perëndimor, diku përballë qëndrës së periudhës qytetare epirote. Por nga ana tjetër kjo zonë paraqet kondita të këqia banimi. Kontradikta e lidhur në këtë rast ndërmjet synimit për një qendër koordinative dhe terrenit të papërshtatur do të eliminohej në se qendra do të ngrihej në të djathtë të luginës, diku afër Jermës, ku zona është e pasur me ujra dhe kodrina pjellore, por në këtë rast do lë humbiste afërsinë me rrugën, e cila që në periudhën romake vijonte anës së majtë të luginës. Ndërtimi i kalasë së Gjirokastrës për periudhën e dhënë paraqet rastin e rrallë të një fortifikimi të pa planifikuar, të ngritur në një truall të pabanuar më parë; si pasojë, kriteret dhe kërkesat që udhëhoqën ndërtimin e saj i hasim në një gjëndje krejt të pastërt. Vendosja e Gjirokastrës në një truall të shterpët, pa ujë e toka të mira, relativisht larg fushës, i përvijon mjaft qartë kërkesat dhe funksionet e qendrës së re, tipikisht feudale. Së pari, parimin e kësaj periudhe: «ai që zotëron kalanë (me kuptimin kryeqendër, qytet i fortifikuar), zotëron krahinën». Kjo reflektohet prej pozitës qëndrore ndaj trevës, buzë rruges kryesore, të përshtatur për mbrojtje nga sulmet e forta dhe rrethimet e gjata, por njëkohësisht të aftë për kontrollin dinamik të rrugës nëpërmjet reparteve të disiokuor në të. E ngritur mbi një kurriz shkëmbor të thikët e të paafrueshëm, kalaja e Gjirokastrës e përmbush më së miri këtë konditë, duke u cilësuar nga bashkëkohësit e «pamarrëshme për shkak të pozicionit». Si pasojë, kalaja ka një sipërfeqe jo vetëm më të vogël se qëndra e mëparshme Adrianopoli, por dhe se shumica e qyteteve të trashëguar. Rrjedhimisht qëndra e gravitetit shpërngulet prej qytetit të sipërm, kalasë, në qytetin e poshtëm, Varoshin. Por nga kjo arësye, si dhe për qëllime sigurimi, dhe tregu, ndërtohet jashtë mureve rrethues. Vendosja e varoshit dhe tregut në funksion të kalasë, si dhe zhvillimi spontan i të parit, tregon se planizimi i përket kalasë, e cila është objekti primar.

Pozitci e Gjirokastrës reflekton gjithashtu kërkesën ekonomike për një qendër shkëmbimi krahinor dhe ndërkrahinor. E para i sigurohet prej pozitës qëndrore ndaj krahinave të lidhura organikisht me të (për këtë periudhë Kardhiqi, pellgu i Delvinës) ose të lidhura ekonomikisht (malsia e Kurveleshit, Zagoria, Pogoni), kërkesa e dytë sigurohet prej afërsisë me rrugën gjatë luginës, komunikuese e qendrës së rëndësishme tregëtare, Janinës, me skelat e Adriatikut dhe Shqipërisë.

Në se Gjirokastrën, qendrën e periudhës feudale, e kundrojmë paralelisht me Jermën, qendrën e periudhës qytetare epirate, do të vemë re pikë afrimi dhe largimi. Karakteristikë e përbashkët dhe njekohësisht tipari thelbësor i tyre është pozita qëndrore dhe funsksioni koordinativ. Ndryshimi qëndron në faktin se Jerma paraqet një kryeqendër qytetare, një qendër prodhimi të lindur si të tillë. Gjirokastra paraqet një kryeqendër feudale, që kthehet në qendër prodhimi e shkëmbimi, por nuk lind si e tillë; gjë që pasqyrohet mjaft qartë. Refleksi shihet në madhësinë, shtrirjen, pozitën ndaj terrenit. Ndryshimi vihet re gjithashtu në rolin ushtarak. Ndërsa Jerma paraqitet pasive, kryesisht për mbrojtjen e vetvehtes dhe «strehimin» e popullatës përreth; Gjirokastra, me zhdukjen e sistemit të fortifikimeve hermetizuese, merr krejtësisht mbi vete funksionin aktiv ushtarak: kontrollin dinamik të luginës (pa përjashtuar këtu mbrojtjen pasive të vetvehtes), por për shkak të sipërfaqes së vogël dhe largësisë nga vendbanimet fshatare humbet rolin e strehimit.

Kështjellat «nënshtruese», të lindura rishmë gjatë kësaj periudhe, kanë një numur të kufizuar banorësh ushtarë. Kjo jep mundësinë e ndërtimit të tyre në terrene të pjerrët, në kodrina buzë-fushore. Rast tipik paraqitet ai i «Kalasë së Tavanit», ku hiqet dorë nga «castella» fushore e ruajtur mirë në Paleokastër, për të ndërtuar një kështjellë të vogël, thuajse me këto përmasa, në kodrën fqinjë, veç 50 m. larg së parës. Funksioni i tyre kryesor ishte ushtrimi i kontrollit feudal që shprehej në nënshtrimin fizik të popullatës fshatare, kontrollin e inkursioneve të popullatës malore (Tavani, Kardhiqi, Zhulati), komandi-min e qarkuilimit të mallrave, përkatësisht vjeljen e tak-save doganore (Zhulati, Tavani)102), si dhe kontrollin e lëvizjeve ushtarake në luginë. Për pasojë, fortifiki-met zenë nyjet rrugore në qendër të zonave blegtoro-bujqësore dhe përqëndrohen kryesisht, përgjatë luginës së Kardhiqit (Tavani, Kardhiqi, Zhulati). Nga ana ekonomike këto ngulime kanë një karakter ndërmjetës. që sintetizohen mjaft mirë prej termit bashkëkohës  (fshat-qytet). Qënia e tyre në këtë zonë dëshmon tërheqjen e plotë të luginës së Kardhiqit, madje edhe të zonave të soj më të thella (Zhulati), në sferën ekonomiko-politike të Gjirokastrës, si dhe rëndësinë që fiton rruga përgjatë luginës së Kardhiqit për në Vlorë. Kjo e fundit, ndonse kalonte në një terren më të vështirë se ai i Vjosës, ishte më e shkurtër dhe shmang te kalimin në teritorin e principatave të tjera; faktor ky që duhet marrë parasysh për periudhën në shqyrtim, kur për çdo kalim vileshin taksa doganore dhe në rrethana të pafavorëshme kalimi mund të ndërpritej plotësisht. Gjatë kësaj periudhe, më saktë në periudhën e principatave feudale, trevës i bashkangjitet dhe pellgu i Delvinës, i cili komandohej prej kolasë së ndërtuar në këtë kohë në qytetin e njëemërt. Në të kundërt ndërtime të tilla nuk gjënden në krahinën e Zagorisë dhe Pogonit, e cila në sajë të kushteve të pafavorëshme natyrale vazhdon të mbetet anemike dhe e dorës së dytë.

Për konceptimin e tërësisë që paraqet treva gjarë periudhës në shqyrtim nuk duhet të bien pre e dukshmërisë, përkatësisht numrit të fortifikimeve, por duhet të nisemi nga fakti se probleme të njejtë në kohë dhe në kushte të ndryshme zgjidhen në mënyra të ndryshme. Në thelb skema e mësipërme, ndonse ende e pakristalizuar mirë, paraqet një tërësi organike me teritoret përreth, në ndryshim prej teritorit të periudhës romako-bizantine, të çgjymtyrëzuar e të përqëndruar vetëm në jugë. Në këtë decjtim ajo paraqitet mjaft e ngjashme me skemën e periudhës qytetare epirote. Ashtu si në këtë periudhë elementët e saj përbërës janë: lugina e Gjirokastrës, lugina e Kardhiqit, si dhe Zagoria, Pogoni dhe malsia e Kurveleshit të orientuara ekonomikisht ndaj saj. Ndryshimi midis tyre qëndron në raportin e luginës së Gjirokastrës me pellgun e Finiqit-Delvinës. Ndersa në periudhën qytetare epirote vërehet një simbiozë dhe një farë vartësie prej pellgut të Finiqit, në periudhën feudale raporti paraqitet i anasjelltë. Në sajë të pozitës më të thellë e të mirëmbrojtur lugina e Gjirokastrës është bërthama e krahinave dhe zonave të tjera, midis tyre dhe pellgut të Delvinës.

info@balkancultureheritage.com