Ardhja e Bardhylit në fuqi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ardhja e Bardhylit në fuqi

Shekulli i ri (i katërt) i gjen përsëri ilirët në konfliktin me fqinjët e tyre maqedonë për çështjen e Lynkestisë. Në vitet e fundit të sundimit të mbretit maqedon Arhelaut, ndoshta në kapërcyell të shekullit, mësojmë se një luftë e re zhvillohet midis ilirëve dhe maqedonëve për këtë krahinë. Në këtë luftë mbreti i lynkestëve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin e ilirëve, Syrra. Aristoteli, që e përmend këtë fakt, nuk e cilëson origjinën etnike të Syrrës, por burimet e tjera e bëjnë të qartë se ai ishte mbreti i ilirëve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka të ngjarë ta ketë zanafillën e saj në ngjarjet e vitit 423 p.Kr. dhe duket se ka qenë përforcuar me një martesë dinastike midis Syras dhe një vajze të Arrabeut. Rezultatet e kësaj lufte nuk i njohim, por ngjarjet e mëpastajme tregojnë se nuk ndodhi ndonjë ndryshim në gjendjen ekzistuese.

Vrasja e Arhelaut (viti 399 p.Kr.) shënon për Maqedoninë fillimin e një periudhe trazirash, që zgjatën katër dekada me radhë. Kontradiktat e brendshme, që gjetën shprehje në këtë vrasje dhe në intrigat e mëvonshme dinastike, krijuan rast për hapjen e konflikteve midis Maqedonisë dhe fqinjëve të saj. Në fillim të sundimit të Amyntës II, që pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti një zgjidhje. Martesa e Amyntës me një bijë të mbretit Syrra, të quajtur Eurydike, që ishte në të njëjtën kohë dhe mbesë e Arrabeut, duket se fsheh në vetvete faktin që midis ilirëve e maqedonëve ishte arritur një marrëveshje pajtimi për çështjen e lynkestëve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Ilirët, interesat e të cilëve ishin ndeshur prej kohësh me ato të Maqedonisë në Lynkesti, ishin të interesuar për dobësimin e mëtejshëm të Maqedonisë. Rasti më i volitshëm për t'ia arritur këtij qëllimi paraqitet pikërisht tani që Maqedoninë e kishte pushtuar vala e turbullirave të brendshme. Në vitin 393 p.Kr. ilirët u dyndën në Maqedoni, pushtuan një pjesë të saj dhe, pasi dëbuan Amyntën, vendosën në fron njëfarë Argeu, që thuhet se zbriste prej dinastisë së lynkestëve. Nën presionin e pushtimit ilir, një pjesë e tokave të Maqedonisë Lindore hyri, me pëlqimin e mbretit të rrëzuar, në Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua në Thesali dhe vetëm pas dy vjetësh mërgimi ai mundi të kthehet në vend me ndihmën e thesalëve, të dlët preferonin më mirë sundimin e tij se atë të Argeut që përkrahej nga ilirët. Paqen me ilirët ai qe detyruar ta blinte me një tribut vjetor që do t'ua paguante atyre.

Rrethanat në të cilat ndodhi ky ndryshim në marrëdhëniet e vendosura së fundi midis ilirëve dhe maqedonëve, nuk janë të qarta. Dimë se ngjarjet e mëpastajme nuk janë të lidhura me Syrran, por me emrin e një mbreti të ri ilir të quajtur Bardhyl.

Megjithëse emri i tij shfaqet në burimet shumë vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.Kr., prapëseprapë duket se ai i udhëhiqte ilirët shumë kohë përpara. Sipas këtyre burimeve, Bardhyli jetoi një kohë të gjatë dhe, kur u ndesh me Filipin II (359 p.Kr.), ose pak më vonë, ishte në një moshë të thyer, 90-vjeçare. Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet që e paraqesin atë jo si trashëgimtar të Syrras, por si një përmbysës të tij, uzurpator të pushtetit mbretëror. Vetëm duke pranuar këtë fakt, mund t'i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve me maqedonët, në vitin 393 p.Kr. Duket se në Iliri forca të reja e kundërshtuan marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrrën dhe pushtuan Maqedoninë. Këto forca mbanin, siç duket, një qëndrim më realist ndaj rrezikut maqedon. Mendimi se ato përfaqësonin shtresën e re qytetare të porsalindur në Iliri, nuk është për të mos u përfillur. Pra, duhet të ketë qenë Bardhyli ai që udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393 p.Kr. kundër Amyntë^ dhe që, siç e pamë, e detyroi t'i paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 dhe të Perdikës III në 360 p.Kr., për fu çliruar nga kjo gjendje varësie. Tentativa e Perdikës përfundoi me dështimin e plotë të tij. Ai mbeti në fushën e betejës së bashku me 4000 maqedonë të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që pësuan maqedonët, në vargun e përpjekjeve të tyre për f u çliruar nga ilirët.

info@balkancultureheritage.com