Beteja e Sërpsëndëgë (Sirpsindigi) 1364
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Beteja e Sërpsëndëgë (Sirpsindigi) 1364

Komandanti romak, që ua dorëzoi osmanëve qytetin Filibe dhe u largua së bashku me familjen e tij drejt Serbisë, iu drejtua Uroshit V, duke thënë se ushtarët turq ishin të pakët në numër, dhe e nxiti atë të sulmonte forcat osmane, duke shtuar se në të kimdërt situata do të përkeqësohej. Papa Urbani V, gjithashtu, u bëri thirrje të krishterëve, që të krijonin një front ushtarak të bashkuar kundër muslimanëve osmanë. Në këtë mënyrë, mbre-tërit e Hungarisë, Serbisë dhe Bullgarisë, si dhe Princi i Vllahisë formuan një Ushtri Kryqtare prej 50-60.000 luftëtarësh, të udhëhequr nga mbreti hungarez Lajosh. Në atë kohë, Murad Hani ishte i angazhuar në rrethimin e qytetit Biga në Anadoll, ndërsa kryqtarët ishin të vendosur që t i dëbonin osmanët nga territori i Evropës. Nëse Mbreti Lajosh (Louis), do të arrinte të kishte sukses në këtë luftë, mundësitë ishin që ai të merrte kontrollin mbi bullgarët dhe të përhapte katolicizmin në Evropën Lindore. Forcat e bashkuara ushtarake të krishtera, marshuan drejt Edrenesë. Bejlerbeu Llalla Shahin, njoftoi Sulltan Muradin për krijimin e kësaj situate të rrezikshme dhe dërgoi një forcë zbulimi nën drejtimin e Haxhi Ilbejit që arriti në vend-ngjarje vetëm pak kohë pasi Ushtritë e Bashkuara të krishtera kishin kaluar lumin Meriç. Kryqtarët, dukeshin të bindur për fitore, pasi nuk ishin përballur me asnjë rezistencë derisa mbërritën në Edrene. Edhe pse numri i ushtrisë së tij ishte më i pakët nga ai i ushtrisë evropiane, Haxhi Ilbeji i sulmoi anniqtë gjatë natës nga tre drejtime të ndryshme. Të krishterët, që raportohet të kenë qenë të dehur, u gjendën në befasi dhe pësu-an disfatë, madje disa prej tyre u mbytën në lumin Meriç, ridërsa mbreti hungarez Lajosh arriti të shpëtonte nga vdekja me shumë vështirësi. Kjo betejë u zhvillua në vitin 765/1364 dhe u quajt Beteja e Sërpsëndëgë (Disfata e serbëve). Kjo ishte përpjekja e parë e krishterëve të bashkuar, nga shumë të tilla, për një aksion kundër osmanëve. Mbreti hungarez Lajosh, ndërtoi Kishën Maria-Zell në Istirja, në shenjë falënderimi ndaj Maries. Murat Hydavendigari ndërtoi një xhami në Bilexhik, një imaret në Jenishehir, një teqe për Pustin Push Babanë, një xhami në kështjellën e Bursës, një imaret, një medrese, një hamam (banjë publike), një han (hotel për udhëtarët) në Çekirge, Bursa, në shenjë falënderimi ndaj Allahut për fitoren ndaj ushtrisë së krishterë.

Për shkak të zgjerimit të pamasë të territorit dhe të ushtrisë së tyre, osmanët krijuan postin e Kadiaskerit, që do të administronte çështjet sheriatike (religjioze-juridike) të ushtarëve, dhe i pari që u caktua në këtë detyrë ishte kadiu i Bursës, Xhendereli Kara Halili (v. 789/1387).112 Osmanët u përpoqën të rekrutonin robërit e luftës në ushtrinë e tyre, por kjo nuk pati shumë suk-ses, për arsye se disa prej tyre dezertuan. Në këtë mënyrë, ata krijuan një metodë të re për përgatitjen e ushtarakëve musli-manë, nga radhët e popujve të vendeve të pushtuar të Ballkanit. Studiuesi Mevlana Kara Rystem, argumentoi se përderisa Sheriati ia jep Devletit 1/5 e përfitimeve të luftës, një në pesë rob lufte duhet të shkojë në Bejtyl'Mal, Thesarin e Devletit Islam.

Kështu, Kadiaskeri Kara Halil e zbatoi këtë metodë për rekruti-min e ushtarëve të rinj për Devletin Osman. Rrjedhimisht, ata robër të luftës u dërguan në fshatra për të mësuar gjuhën turke dhe për të jetuar në një mjedis islam. Nëpërmjet kësaj praktike, që u quajt "Tyrke vermek" (dhënia turqve), u formua ushtria osmane e jeniçerëve. Fjala jeniçeri do të thotë "ushtar i ri". Duhet të theksojmë se kapela e mbajtur nga jeniçerët, quhej boruk (boriik) ose bork (bdrk); po ai emër që përdorej edhe nga Gokturqit në Turkestan, madje përpara shfaqjes së tyre, edhe pse kishte ndryshuar formën. Është tepër e rëndësishme të theksojmë gjithashtu se orientimi islamik i këtyre të rinjve, në shekullin e 14-të dhe të 15-të, nuk u arrit në institucionet zyrtare të arsimit, të cilat kishin një kurrikulum të caktuar, dhe profe-sorë të specializuar. Përkundrazi, u realizua në një mënyrë jo-formale, përmes kontaktit me njerëzit, gjë që tregonte se Islami ishte kthyer në atë kohë në një mënyrë jetese dhe në një kod morali lehtësisht të zbatueshëm. Me fjalë të tjera, popullsia osmane turke e Anadollit kishte krijuar, në terma sociolo-gjike, kulturën e saj dalluese islame, që ia kalonte asaj që kishin evropianët e krishterë të periudhës së shekullit të 14-të dhe 15-të. Historia na tregon se kur dy kultura janë në garë më njëra-tjetrën, kultura më e fortë i zë vendin kulturës tjetër. I njëjtë ishte dhe rasti i kulturës së lashtë greke, kundër romakes dhe i asaj mongple kundër kulturës së Islamit, edhe pse si ro-makët, ashtu edhe mongolët, arritën fitore të shumta ushtarake në fushëbetejat. Nëse kultura Islame e osmanëve, nuk do të kishte qenë mjaftueshmërisht e fuqishme, për t'i frymëzuar ata të rinj që ta pranonin Islamin dhe kodin e tij të etikës, ndoshta do të kishte qenë e pamundur që Devleti Osman të mbijetonte dhe të zgjeronte territoret e tij.

Nën drejtimin e Osman Gaziut, çdo musliman i aftë ishte një luftëtar muxhahid. Megjithatë, zgjerimi i pamasë i territoreve Çekirge, Bursa, në shenjë falënderimi ndaj Allahut për fitoren ndaj ushtrisë së krishterë.

Për shkak të zgjerimit të pamasë të territorit dhe të ushtrisë së tyre, osmanët krijuan postin e Kadiaskerit, që do të administronte çështjet sheriatike (religjioze-juridike) të ushtarëve, dhe i pari që u caktua në këtë detyrë ishte kadiu i Bursës, Xhendereli Kara Halili (v. 789/1387).112 Osmanët u përpoqën të rekrutonjn robërit e luftës në ushtrinë e tyre, por kjo nuk pati shumë sukses, për arsye se disa prej tyre dezertuan. Në këtë mënyrë, ata krijuan një metodë të re për përgatitjen e ushtarakëve musli-manë, nga radhët e popujve të vendeve të pushtuar të Ballkanit. Studiuesi Mevlana Kara Rystem, argumentoi se përderisa Sheriati ia jep Devletit 1/5 e përfitimeve të luftës, një në pesë rob lufte duhet të shkojë në Bejtyl'Mal, Thesarin e Devletit Islam.

Kështu, Kadiaskeri Kara Halil e zbatoi këtë metodë për rekrutimin e ushtarëve të rinj për Devletin Osman. Rrjedhimisht, ata robër të luftës u dërguan në fshatra për të mësuar gjuhën turke dhe për të jetuar në një mjedis islam. Nëpërmjet kësaj praktike, që u quajt "Tyrke vermek" (dhënia turqve), u formua ushtria osmane e jeniçerëve. Fjala jeniçeri do të thotë "ushtar i ri". Duhet të theksojmë se kapela e mbajtur nga jeniçerët, quhej boruk (bdriik) ose bork (bdrk); po ai emër që përdorej edhe nga Gokturqit në Turkestan, madje përpara shfaqjes së tyre, edhe pse kishte ndryshuar formën. Është tepër e rëndësishme të theksojmë gjithashtu se orientimi islamik i këtyre të rinjve, në shekullin e 14-të dhe të 15-të, nuk u arrit në institucionet zyrtare të arsimit, të cilat kishin një kurrikulum të caktuar, dhe profe-sorë të specializuar. Përkundrazi, u realizua në një mënyrë jo-formale, përmes kontaktit me njerëzit, gjë që tregonte se Islami ishte kthyer në atë kohë në një mënyrë jetese dhe në një kod morali lehtësisht të zbatueshëm. Me fjalë të tjera, popullsia osmane turke e Anadollit kishte krijuar, në terma sodolo-gjike, kulturën e saj dalluese islame, që ia kalonte asaj që kishin evropianët e krishterë të periudhës së shekullit të 14-të dhe 15-të. Historia na tregon se kur dy kultura janë në garë më njëra-tjetrën, kultura më e fortë i zë vendin kulturës tjetër. I njëjtë ishte dhe rasti i kulturës së lashtë greke, kundër romakes dhe i asaj mongole kimdër kulturës së Islamit, edhe pse si romakët, ashtu edhe mongolët, arritën fitore të shumta ushtarake në fushëbetejat. Nëse kultura Islame e osmanëve, nuk do të kishte qenë mjaftueshmërisht e fuqishme, për f i frymëzuar ata të rinj që ta pranonin Islamin dhe kodin e tij të etikës, ndoshta do të kishte qenë e pamundur që Devleti Osman të mbijetonte dhe të zgjeronte territoret e tij.

Nën drejtimin e Osman Gaziut, çdo musliman i aftë ishte një luftëtar muxhahid. Megjithatë, zgjerimi i pamasë i territoreve osmane, bëri që Devleti Osman të kishte nevojën e një ushtrie të rregullt dhe të përhershme. Orhan Gaziu (1324-1362) për herë të parë themeloi ushtrinë e rregullt osmane të përbërë nga trupa e këmbësorisë, të quajtur jaja dhe trupa e kalorësisë të quajtur muselem. Meqenëse zonat e reja të hapura ndaj Islamit, ishin të banuara kryesisht nga të krishterët, gjatë simdimit të Sulltan Muradit (1362-1389), osmanët praktikuan një metodë të re të rekrutimit të kësaj popullsie në ushtrinë osmane, të quajtur devshirme. Fëmijët e krishterë në ato zona merreshin për fu rritur në një ambient islam. Në këtë mënyrë, ata rekrutoheshin përfundimisht në forcën e re ushtarake osmane, të quajtur jeniçeri (ushtarë të rinj).

info@balkancultureheritage.com