Bizanti dhe Simeoni i Bullgarisë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Bizanti dhe Simeoni i Bullgarisë

Më 12 maj 912 vdiq Leoni VI. Qeverisja kaloi në duart e mendjelehtit Aleksandër, i ungji i djalit 6-vjeçar Konstandin. Pikësëpari ai kërkoi të çlirohej nga trashëgimtarët e vëllait të tij të vdekur. Mbylli në një manastir perandoreshën Zoe dhe pushoi nga detyra bashkëpunëtorët e saj më të shquar duke i zëvendësuar me njerëzit e vet. Në këtë kuadër u thirr përsëri Nikolla Mistiku, të cilit Euthimi u detyrua t'i lëshojë fronin e patrikut. SjelIja e sovranit të ri pati rrjedhoja shumë negative në politikën e jashtme. Pa e menduar gjatë ai refuzoi t'i paguajë Bullgarisë haraçin që Bizanti i detyrohej çdo vit në bazë të traktatit të paqes së vitit 896. Në këtë mënyrë ai i dha Simeonit shkasin e shumëpritur për të rifilluar luftën. Për perandorinë nuk mund të kishte fatkeqësi më të madhe. Menjëherë pas shpërthimit të luftës së shkaktuar nga ai vetë, më 6 qershor 913 Aleksandri vdiq. Përfaqësues i vetëm i dinastisë maqedone mbetej shtatëvjeçari Konstandin. Drejtimin e qeverisë e mori në dorë një këshill regjence i kryesuar nga patriku Nikolla Mistiku.

Gjendja ishte sa e vështirë aq dhe e ndërlikuar. I luftuar nga një opozitë e fortë, e përfaqësuar nga elementet më besnikë të dinastisë që u grumbulluan rreth personit të perandoreshës së ve Zoe, i penguar nga një pjesë e klerit, që i qëndronte besnik patrikut të rrëzuar, Euthimit, Nikolla Mistiku drejtonte regjencën për një fëmijë, kurorëzimin dhe vetëlindjen e të cilit ai i konsideronte të paligjshme. Konfuzioni u rrit më tepër pas një përpjekjeje për grusht shteti të organizuar nga kryekomandanti Konstandin Duka, doinestik i scholai. Simeoni përshkoi territorin bizantin pa ndeshur kurrfarë qëndrese dhe në gusht 913 mbërriti nën muret e kryeqytetit bizantin. Nuk ishte thjesht një inkursion dhe asnjë fushatë pushtuese kjo e Simeonit. Synimi i tij ishte, as më shumë e as më pak, kurora perandorake romake. Si nxënës i Bizantit, Simeoni ishte i magjepsur nga fisnikëria e titullit perandorak dhe mendonte, ashtu siç mendonin bizantinët, se mbi tokë mund të kishte vetëm një perandori. Ajo çka ai dëshironte nuk ishte themelimi i një perandorie nacionale bullgare, territorialisht e kufizuar, krahas Perandorisë Bizantine, por krijimi i një perandorie të re në vend të Bizantit të vjetër. Kjo i jep një notë të veçantë luftës së Simeonit kundër Bizantit dhe e ngre këtë luftë mbi nivelin e përhershëm të marrëdhënieve luftarake të shtetit bizantin me fqinjin e vet agresiv dhe e bëri atë njërën nga provat më të rënda që Perandoria Bizantine u desh të përballonte gjatë historisë së saj. Lufta për perandorinë në mesjetë donte të thoshte luftë për hegjemoni. Me luftën kundër Simeonit Bizanti mbronte pozitën hegjemoniste në hierarkinë e shteteve të krishtera.

Por në se Simeoni ishte shfaqur përpara portave të Kostandinopojës me qëilime krejtësisht të ndryshme nga ato që kishin pasur deri atëherë armiq të tjerë të perandorisë, prapë se prapë ai nuk pati fat të ndryshëm prej tyre dhe pati rastin tëbindej për papushtueshmërinë e fortifikatavemë të qëndrueshme të botës së atëhershme. Ai hyri në tratativa me qeverinë bizantine dhe, në praninë e perandorit të ri Konstandin VII u prit me solemnitet të madh në kryeqytet nga patriku, Nikolla Mistiku. Bisedimet midis Simeonit dhe qeverisë së trembur bizantine u mbyllën me konçensione tepër të rënda. Në të vërtetë qeveria bizantine kishte kapitulluar përpara sovranit të fuqishëm bullgar. Një vajzë e Simeonit do të bëhej grua e perandorit të ri Konstandin VII, ndërkohë që ai vetë mori kurorën perandorake nga duart e patrikut. Edhe pse me këtë Simeoni nuk ishte njohur akoma si bashkëperandor i Konstandinit VII por vetëm si i Bullgarisë, po dukej se tashmë ai ishte vetëm një hap larg qëllimit të tij: me titullin dhe si vjehërr i perandorit të mitur, ai kishte në dorë kontrollin mbi Perandorinë Bizantine. Tani ai mund të kthehej i qetë në atdhe dhe t'i premtonte Bizantit një paqe të qëndrueshme.

Ndërkohë, pas largimit të Simeonit, në Bizant ngjanë trazira të tilla që i varrosën shpresat e tij ambicioze. Pas çdo gjase, ishin lëshimet e tepruara ndaj Simeonit ato që i dhanë goditjen e fundit regjencës së patrikut Nikolla. Nëna perandoreshë Zoe u kthye në pallat dhe mori në duar frenat e pushtetit. Projekti i krushqisë bizantino-bullgare u hodh poshtë dhe u vu në pikëpyetje vlefshmëria e kurorëzimit perandorak të Simeonit. Për rrjedhojë, armiqësitë bullgaro-bizantine u ndezën përsëri. Territori trak u përmbyt nga bullgarët dhe Simeoni ngulte këmbë të njihej perandor nga populli bizantin. Në shtator 914 atij iu dorëzua Adrianopoja, në vitet e mëvonshme ai shkretoi territoret e Durrësit dhe Selanikut. Qeveria e perandoreshës Zoe duhej të vendoste të kundër mësynte. Komandën e ushtrisë e mori,.Leon Foka, djali i të famshmit Niqifor, që mjerisht nuk kishte trashëguar nga i ati talentin prej strategu. Në krah të tij qenë i vëllai, Barda, babë i perandorit të ardhshëm Niqifor Foka, dhe përfaqësues të tjerë të familjeve më të shquara bizantine. Kalimi i komandës së ushtrisë në duart e aristokracisë, gjë që rekomandohej  edhe nga ana e Leonit VI, ishte kryer tashmë në një masë të madhe. Por në krye të flotës ishte Roman Lekapeni, bir fshatarësh armenë që kishte arritur të dalë sipër rivalëve të tij fisnikë. Pas përgatitjesh të gjata, ushtria bizantine iu ngjit brigjeve të Detit të Zi, dhe u fut në territorin armik. Por më 20 gusht 917, në Akeloos, jo larg Ankialos, ajo u sulmua në befasi, u shpartallua dhe u asgjësua nga Simeoni. Këtë katastrofë e pasoi një tjetër humbje pranë Katasirtës, jo larg kryeqytetit bizantin. Simeoni ishte bërë zot i Gadishullit Ballkanik. Më 918 sulmoi Greqinë veriore dhe mbërriti deri në gjirin e Korintit.149

Nëse qeveria e patrikut Nikolla kishte dështuar nga që kishte lëshuar tepër kundrejt pretendimeve të Simeonit, qeveria e perandoreshës Zoe dështoi pasi qëndrimi i saj i palëkundur nuk përputhej me forcat dhe aftësitë që ajo zotëronte. Gjendja e dëshpëruar në të cilën u ndodh perandoria kërkonte një regjim ushtarak të fortë dhe të ndërgjegjshëm për detyrat e tij. I vetmi që dukej të ishte në lartësinë e këtyre detyrave ishte drungari Roman Lekapeni. Ai mundi t'ia kalojë kandidatit të perandoreshës, Leon Fokës, e të marrë në duar frenat e qeverisjes, në maj 919, perandori i ri u martua me Helenën, vajzën e regjentit të ri. Romani Lekapeni mori titullin, një lloj si dikur, në kohën e Leonit VI, Stilian Zauce. Por nuk kaloi shumë dhe ai arriti maja akoma më të larta. Më 24 shtator 920 dhëndri i tij e emëroi dhe më 17 dhjetor tëpoatij viti e kurorëzoi bashkëperandor. Roman Lekapeni ia doli mbanë aty ku Simeoni kishte dështuar: ai u bë vjehërr dhe bashkëregjent i perandorit tëri të ligjshëm dhe në këtë mënyrë zot i Perandorisë Bizantine.

Për Simeonin ngjitja e Roman Lekapenit ishte një goditje e tmerrshme. Patriku Nikolla Mistiku u përpoq më kot të luajë rolin e ndërmjetësit dhe të qetësojë shpirtin e egërsuar të sovranit bullgar duke i dërguar atij një tufë me letra. Por Simeoni kërkonte me këmbëngulje vetëm një gjë, shkarkimin e rivalit të tij fatlum. Ne fakt, për sa kohë që Roman Lekapeni do të qëndronte si tutor e vjehërr i perandorit të ri të ligjshëm Simeonit i mbeteshin të mbyllura të gjitha rrugët për arritjen e qëllimit të fundit të jetës së tij. Por Simeoni do të mund t'i bënte realitet pretendimet e tij ambicioze vetëm duke pushtuar kryeqytetin. Fakti që shkretonte vazhdimisht viset e perandorisë dhe që pushtoi përsëri Adrianopojën (923) nuk e ndryshoi aspak gjendjen. Pas mureve të kryeqytetit të tij, Romani mbetej i paprekur dhe priste i qetë. Zoti i situatës ishte ai që kishte në dorë Kostandinopojën: këtë Simeoni e dinte fort mirë, por për të zaptuar muret e jashtëzakonshme atij i mungonte flota. Ndaj lidhi aleancë me arabët e Egjiptit të famshëm për fuqinë e tyre detare, për të ndërmarrë së bashku një sulm kundër Kostandinopojës. Por ky plan u bë hi e pluhur nga diplomacia e shkathët bizantine. Nuk qe e vështirë për perandorin bizantin t'i kapërcente premtimet e sovranit bullgar dhe t'i neutralizonte arabët me anë dhuratash e premtime për t'u dhënë haraç të rregullt. Kur më 924 Simeoni u shfaq përsëri përpara portave të Kostandinopojës, s'i mbeti gjë tjetër veç të bindej, ashtu si më 913, se kufijtë e fuqisë së tij mbërrinin deri tek muret e kryeqytetit të perandorisë, ndaj i dha karar edhe kësaj radhe të ulej në bisedime me kreun e shtetit bizantin. Në vjeshtën e vitit 924 u zhvillua një takim midis sy sovranëve, që mbeti për një kohë të gjatë në kujtimin e bashkëkohësve dhe të pasardhësve dhe që u zbukurua me legjenda të ndryshme. Por nëse pritja që iu bë më 913 Simeonit nga patriku Nikolla Mistiku ishte fillim premtues për shpresat e tij, takimi pas 11 vjetësh me perandorin Roman shënoi fundin e tyre.

Ndryshe nga qeveria e perandoreshës Zoe, Romani I nuk e trajtoi asnjëherë ashpër kundërshtarin e tij të fuqishëm. Në një letër që i dërgonte Simeonit më 925, ai proteston energjikisht ngase Simeoni e quante veten basileus i bullgarëve dhe i bizantinëve, duke saktësuar, në një letër të dytë, se protesta e tij nuk kishte të bënte aq shumë me titullin perandorak të Simeonit, sa me pretendimet e tij ndaj perandorisë së romejve (bizantinëve). Edhe pse kundër dëshirës, Bizanti pranoi që sovrani bullgar të mbante titullin perandorak, me kusht që vlera e këtij titulli të mbetej e kufizuar vetëm për territoret bullgare. Në po këtë kuadër vendoset propozimi i bërë qysh më 920 nga patriku Nikolla Mistiku Simeonit për një lidhje martesore me familjen e re perandorake të Lekapenëve, që do t'i siguronte këtij një pozitë të nderuar, por do t'i hiqte gjithashtu çdo mundësi të ndikonte në fatet e Perandorisë Bizantine. Romani refuzoi të bëjë lëshime të tjera, përfshirë lëshime territoriale. Në fakt, përvoja e viteve të fundit kishte treguar se pavarësisht nga epërsia ushtarake, Simeoni nuk ishte në gjendje të zbatonte planin e tij me forcën e armëve. Arti ushtarak i bizantinëve e vinte gjithmonë në vështirësi të mëdha.

Lufta bulllgaro-bizantine, që kushtëzonte krejt zhvillimin e ngjarjeve në gadishullin ballkanik, tërhoqi edhe vendet e tjera ballkanike në rrezen e saj të veprimit. Në Serbi u ndërthurën e u përplasën ndërsjelltazi ndikimet e Perandorisë Bizantine dhe të asaj bullgare. Të dyja këto fuqi të mëdha i ofruan ndihmën e tyre eksponentëve të shtëpisë princore serbe dhe i nxitën ata për interesat e veta në luftë me njëri-tjetrin. Herë Simeoni e herë Roman Lekapeni arrinin të vendosnin në fronin serbbeniaminët e vet, duke eliminuar beniaminët e kundërshtarit. Kur, pas luftërash të gjata dhe ndërrimesh të përsëritura sovranësh, ndikimi bizantin filloi të bëhej mbizotërues dhe princi Zakaria, që kishte hipur në fron me ndihmën bullgare, iu drejtua për ndihmë Bizantit, Someoni vendosi ta asgjësojë këtë vatër trazirash në shpinë të tij. Por ushtria bullgare e dërguar në Serbi u thye dhe u bë i domosdoshëm dërgimi i forcave më të mëdha, të cilat, pas shkretimesh të llahtarshme, e shtruan vendin nën zgjedhën e Simeonit (rreth vitit 924). Nënshtrimi i Serbisë e solli sovranin bullgar në kufijtë e Kroacisë, e cila nën mbretërimin e Tomisllavit (910-928) zotëronte një forcë të konsiderueshme. Shumë shpejt edhe këtu u bë i pashmangshëm një konflikt i armatosur, gjë që e bënte të domosdoshme tërheqjen e forcave nga teatri kryesor i operacioneve kundër Bizantit. Sulmi kundër Kroacisë i kushtoi armatës së Simeonit disfatën më të rëndë: ajo u thye keqas (926) dhe Simeoni u detyrua të nënshkruajë paqe me kroatët.154 Thuhet se pas kësaj ai përgatiti një ekspeditë të re kundër Bizantit, por më 27 maj vdiq papritur.

Me vdekjen e Simeonit, situata u përmbys sa hap e mbyll sytë. Djalit të tij, Pjetrit, i mungonin krejtësisht ambiciet e mëdha dhe shpirti luftarak i Simeonit. Vazhdimi i luftësdukej epashpresë. Ndaj Pjetri nxitoi tënënshkruajë paqe me Bizantin, që e njohu car të bullgarëve. Me këtë rast mori edhe dorën e princeshës Maria Lekapeni, mbesë e perandorit Roman dhe bijë e djalit të tij të madh, Kristoforit. U njoh edhe patriarkati bullgar, që Simeoni me sa duket e themeloi në vitet e fundit të sundimit të tij. Sukseset e mëdha luftarake të Simeonit nuk mbetën pa lënë gjurmë. Por nga ana tjetër, dëshira e tij më e madhe mbeti e paplotësuar, ndërkohë që edhe vija e ashpër e Zoesë për të hedhur poshtë pa përjashtim çdo kërkesë bullgare qe treguar e paefektshme. Fitoi vija e ndërmjetme e perandorit mendjemprehtë Roman. Sovrani bullgar mori titullin perandorak, por ky konsiderohej i vlefshëm vetëm për perandorinë bullgare. Ai arriti të realizojë edhe një martesë me shtëpinë perandorake bizantine, veçse jo me dinastinë e ligjshme të porfyrogjenetëve, por me atë të Lekapenëve. Gjithashtu kishte ndodhur përmbysja e raporteve. Ndryshe nga ç'kishte dëshiruar Simeoni, nuk qe sovrani bullgar ai që u bë vjehërr e tutor i perandorit të Bizantit, por përkundrazi, qenë perandorët bizantinë Roman e Kristofor që e kthyen carin bullgar Pjetër në një dhëndër tëbindur. Lëshimet fort të matura që Romani I, i çliruar nga trysnia e jashtme, i bëri bullgarëve, krijuan një gjendje mjaft të favorshme në marrëdbëniet bizantino-bullgare. Qetësia në kufirin bizantino-bullgar nuk qe asnjëherë më e qëndrueshme dhe ndikimi i Bizantit mbi Bullgarinë nuk qe asnjëherë më i fortë sesa në dhjetëvjeçarët që pasuan paqen e vitit 927.

Pozitat bizanti ne u konsoliduan edhe në vendet e tjera sllavojugore. Serbia, e nënshtruar dhe e rrënuar nga Simeoni, u ringjall në kohën e princit Caslav, i cili pas vdekjes së Simeonit iku nga Preslavi dhe u kthye në atdhe, ku mori pushtetin duke njohur sovranitetin bizantin. Edhe aleati i Simeonit, Mihali i Zaklumies e pranoi aleancën e Bizantit dhe u shpërblye nga Kostandinopoja me tituj anthypatos e patrikios. Ndikimi bizantin u shtri gjithandej, ndërsa ai bullgar humbte terren. Vetë Bullgaria ra tërësisht nën ndjkimin e Bizantit. Bizantinizimi kulturor i shtetit bullgar, që përparonte vetëtimthi me përhapjen e krishterimit, arnti tani kulmin e vet, por nga pikëpamja politike e ekonomike vendi ishte përtokë, i rraskapitur nga luftërat e pareshtura të kohëve të Simeonit. Zhvillimi shpejtë i dhjetëvjeçarëve të fundit ia la vendin një periudhe krize. Ashtu si në Bizant, edhe në Bullgari plasën kontradikta të mprehta shoqërore. Krahas latifondit të laikëve, edhe ai i institucioneve fetare është në rritje të vazhdueshme. Në Bullgari apo në Maqedoninë e bashkuar me të, po zhvillohej me hapa të shpejta nga koha e kristianizimit të vendit krijimi i kishave e i manastireve. Por krahas manastireve të mbështetur nga kisha zyrtare, po lulëzonin edhe sekte kundërshtare të kishës, të cilët në kushte krize fitonin një pushtet të madh tek njerëzit e pakënaqur.

Në këtë mënyrë, në perandorinë bullgare të periudhës së car Pjetrit, shfaqet për herë të parë sekti i bogomilëve, armik i egër i Kishës. Doktrina e themeIuesit të herezisë, popit Bogomil, merrte shkas nga doktrina e mesalianëve e veçanërisht e pavlikanëve, të cilët, pasi u shpërngulën në mënyrë masive në Trakë nga qeveria bizantine, jetonin prej kohësh në kontakt të ngushtë me popullsitë sllave të Bullgarisë e të Maqedonisë. Ashtu si pavlikanizmi, që dikur ishte mbështetur në manikeizmin e vjetër, edhe bogomilizmi ishte një doktrinë dualiste, sipas së cilës bota drejtohet nga dy parime, e Mira (Zoti) dhe e keqja (Satanai), dhe lufta midis këtyre dy fuqive të kundërta përcakton gjithë ngjaq'et e botës dhe çdo jetë njerëzore. Gjithë bota e dukshme është vepër e Satanait, pra priret nga e Keqja. Ashtu si pararendësit e tyre të Orientit, bogomitet propagandonin një jetë fetare kryekëput shpirtërore dhe një mënyrë jetese rreptësisht asketike. Ata hidhnin poshtë me vendosmëri çdo kult të jashtëm, çdo rit kishtar dhe gjithë organizimin kishtar. Kryengritja bogomile kundër kishës zyrtare ishte në të njëjtën kohë një kryengritje kundër vetë rendit shekullor ekzistues, që kishte gjetur te kisha mbështetjen më të fuqishme shpirtërore. Lëvizja e bogomilëve ishte shprehje e protestës kundër qeveritarëve, të fuqishmëve dhe të pasurve.

Bogomilizmi hodhi rrënjë të thella në Bullgari, e sidomos në Maqedoni. Ai pati ndikim të madh edhe shumë larg kufijve të perandorisë bullgare dhe u shfaq nën emërtime të ndryshme edhe në Bizapt, në Serbi e sidomos në Bosnjë, në Itali e në pjesën jugore të mbretërisë franke. Sektet e bogomitëve, babunëve, patarinëve, katarëve, albigjezëve, ashtu si pararendësit e tyre të Azisë së Vogël, janë forma të ndryshme shprehjeje të një lëvizje të madhe, që shtrihej nga malet e Armenisë e deri në Francën jugore dhe që shpërthente, herë këtu e herë atje, në forma tepër të dhunshme. Herezia gjente terren më të përshtatshëm për t'u përhapur në periudhë krizash e shtrëngatash, pasi botëkuptimi i saj në thelb pesimist, që bashkë me një rend të caktuar mohonte gjithë botën materiale si të tillë, gjente mbështetje më të gjerë në momentet kur protesta e saj ushtronte ndikim më të madh.

info@balkancultureheritage.com