Bota e qenive njerëzore
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Bota e qenive njerëzore

Do ndahen vendet midis perëndive dhe njerëzve? Këtu përdorimi i dhunës brutale as që mund të çohet nëpër mend. Qeniet njerëzore janë tejet të dobëta. Mjafton një çokitje e dy gishtave për t’i kthyer në hiç. Por as të pavdekshmit nuk mund të negociojnë me vdekatarët, si mes të barabartësh. Atëherë, duhet gjetur një zgjidhje që të mos varet as nga forca e tepërt, as nga ndonjë mirëkuptim mes të barabartësh. Për të arritur një rregullim të tillë, medoemos të bërë shpejt e shpejt, Zeusi thërret një personazh që quhet Promete. Edhe ai vetë ka lidhje me mënyrën e çuditshme që do të përdoret për të ndarë perënditë nga njerëzit, për të sajuar garën midis tyre. Përse është Prometeu zgjedhja e duhur për situatën? Sepse në botën e perëndive, ai ka një status të dykuptimtë, të papërkufizuar mirë e paradoksal. E quajnë Titan. Në të vërtetë ai është bir i Japetit, vëllait të Kronit. Pra, i ati është Titan. Por vetë Prometeu nuk është vërtet i tillë, por nuk është as banor i Olimpit, sepse ai nuk i përket të njëjtës prejardhje. Ai ka natyrën e një Titani, si i vëllai Atlasi i cili, gjithashtu, do të dënohet nga Zeusi. 

Prometeu ka një shpirt rebel, është i zgjuar dhe i pabindur dhe gjithnjë i gatshëm të gjejë gabime. Përse Zeusi e ngarkon të ndreqë këtë punë? Sepse, duke qenë Titan, edhe pse jo plotësisht, Prometeu nuk ka luftuar me Titanët kundër Zeusit. Ai mbajti një qëndrim asnjanës dhe s’mori pjesë në përleshje. Në fakt, sipas shumë traditave, thuhet madje se Prometeu e ndihmoi Zeusin dhe se, pa këshillat që i dha ai - sepse është finok e dredharak - ky i fundit nuk do t’ia kishte dalë dot mbanë. Në këtë kuptim, ai është aleat i Zeusit. Një aleat, por jo njësh me të. Ai nuk është në kampin e Zeusit, është i pavarur, për hesap të vet.

Zeusi dhe Prometeu kanë mjaft tipare të përbashkëta përsa i takon zgjuarsisë e mendësisë. Që të dy karakterizohen nga një mendje të hollë, dinake, nga ajo cilësi që Athinaja do ta përfaqësojë te perënditë dhe që Odiseu e mishëron te njerëzit, finokëria. Finoku arrin të dalë nga bataku atëherë kur situata duket plotësisht e dëshpëruar, të gjejë një shteg aty ku gjithçka duket e mbyllur dhe, për të përmbushur synimet e veta, të mos ngurrojë të gënjejë, të ngrejë kurthe për të zënë në grackë kundërshtarin e të vërë në përdorim të gjitha djallëzitë që ia pret mendja. Zeusi është i këtillë e Prometeu gjithashtu. Ata kanë të njëjtën cilësi. E megjithatë, mes tyre është një hendek i gjerë. Zeusi është mbret, një sundimtar që ka në duar gjithë fuqinë. Në këtë vështrim, Prometeu nuk është aspak në rivalitet me Zeusin. Titanët ishin rivalët e olimpasve, Kroni ishte rivali i Zeusit, duke dashur të mbetej i gjithëfuqishëm, kur Zeusi kishte ndër mend të bëhej i këtillë në vend të tij. Kurse Prometeu as që e çon kurrë ndër mend të jetë mbret. Për asnjë çast ai s’është në garë me Zeusin për këtë. Bota që ka krijuar Zeusi, kjo botë e shpërndarjes së pushtetit, kjo botë hierarkike, e rregulluar sipas rangut, dallimeve në status e nder, është edhe bota e Prometeut, por ai zë aty një vend mjaft të vështirë për t’u përkufizuar. Kjo bëhet edhe më e ndërlikuar kur Zeusi më pas do ta dënojë, duke dhënë urdhër ta lidhin me zinxhirë, para se ta lirojë e të pajtohet me të, çka në fatin e tij vetjak shënon një luhatje ecejakesh midis armiqësisë e harmonisë. Me dy fjalë, mund të thuhej se në këtë gjithësi të rregulluar Prometeu shpreh kundërshtimin e brendshëm. Ai nuk dëshiron t’i zërë vendin Zeusit, por, në rendin që ka themeluar ky, Prometeu është zëri vocërrak i kundërshtimit, porsi një rebelim i majit ‘68 në Olimp, brenda botës hyjnore.

Marrëdhëniet e Prometeut me njerëzit janë marrëdhënie bashkëpunimi e bashkënatyrësie. Statusi që ai ka është i afert me atë të qenieve njerëzore, sepse edhe këto janë krijesa të dykuptimta, që mbartin diçka hyjnore, sepse më parë jetonin krah më krah me perënditë, por njëherësh kanë diçka kafshërore, shtazërie. Kështu si te Prometeu, ashtu dhe te njerëzit ka elementë kontradiktorë.

info@balkancultureheritage.com