Brirët Konsekrativë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Brirët Konsekrativë

Bashkë me simbolet etjera nga gjiri kulturor egjeo-kretas nga veriu depërton edhe njëri prej simboleve religjioze karakteristike të këtij rrethi, brirët konsekrativë. I gjejmë, siç kemi cekur, në kulturën e Vuçedollit. Mirëpo, as ky simbol, si edhe shumë të tjerë që në Ballkan dhe në pellgun e Danubit kanë arritur nga viset e ndryshme dhe në kohëra të ndryshme, nuk e ka gjetur në sistemin simbolik ilir vendin e vet. Ky simbol në realitet pas paraqitjes së tij në kulturën e Vuçedollit, zhduket nga kjo trevë, dhe përsëri shfaqet, prap si element i huaj, shumë vonë madje vetëm te disa vise ilire.

Së pari, e gjejmë në trevën e liburnëve në trajta të varseve të vogla prej qelibari dhe bronzi me dy brirë të vegjël në secilën anë. Deri tani janë të njohura vetëm ato të nekropolit të Ninit dhe datohen, në bazë të materialit përvjellës në varre, me shek. VII. - V. para e.r. Për disa prej atyre varseve është mjaft e qartë se paraqesin brirët konsekrativë,kurse për të tjerët nuk jemi të sigurt a paraqesin brirë të tillë apo, ndoshta lundrën solare me krerëttejettë stilizuartë shpendëve shtegtarë. Kjo sidomos vlen për disa varëse prej qelibari. Mund ta marrim me mend se mjeshtrit të cilët i kanë punuar këto dhe që e kanë njohur mirë, domethënien simbolike të shpendëve shtegtarë e gjithashtu edhe të brirëve konsekrativë, nuk i kanë përzier rastësisht dhe pa arsye të thellë në rastet e përmendura siluetat e këtyre simboleve. Për ta si edhe për ata që i kanë bartur këto varëse, të dy këto simbole i kanë takuar të njëjtit kompleks astralo-religjioz. Është më se e besueshme, se për nga prejardhja e tyre, varëset në forma të brirëve konsekrativë, kanë rrjedhur nga simboli i lundrave solare me reduktimin e protomeve të shpendëve dhe transformimin e tyre në brirë.

Grupi tjetër i objekteve për të cilat mund të supozojmë se paraqesin brirët konsekrativë vjen nga Maqedonia e sotme. Fjala është për kallafe të gjata prej bronzi, të cilët në pjesët e sipërme përfundojnë me dy brirë (T. XVI, 1-4). Objekte të tilla janë gjetur në Radanje (3 copë) dhe në lokalitetin Oreshani te Shtipi (1 copë), dhe janë të kohës së vjetër të hekurit (faza IIB e kohës së vjetër të hekurit në Maqedoni). Objekte të ngjashme janë gjetur edhe në Maqedoninë greke (Chauchitsa), si edhe në Delf. K. Kilian, duke folur për këto objekte, konstaton se funksioni i tyre, tani për tani, është i panjohur, por ne na duket se shembulli nga Delfi, që ai vetë e sjell dhe e lidh me ato në Maqedoni, dhe mbaron me pllaka me paraqitjen e dashit dhe të mashkullit itifalik,130 mjaft qartë e shpjegon edhe funksionin e ekzemplarëve të përmendur nga Radanja dhe Oreshani. Prania e atyre paraqitjeve në shembullin nga Delfi tregon gjithsesi domethënien e kultit të të gjithë shembujve të ngjashëm.

Brirët konsekrativë, porjo si varëse më vete, por të aplikuar në dorëza të filxhanëve prej dheu, janë gjetur në Donja Dolina dhe pa dyshim janë mbeturinë të besimeve të lashta në këtë lokalitet.

Brirët konsekrativë janë, siç dihet nga gjiri i kulturës kreto-mikenas, brirët e gjedhëve dhe në thelb kanë të njëjtën domethënie si edhe vetë gjedhi. Mendohet se brirët e kaut janë të lidhur me simbolikën lunare për shkak të ngjashmërisë së tyre me drapërin e Hënës, dhe kjo është edhe arsyeja, pse gjedhi njësoj si edhe brirët konsekrativë, janë të lidhur ngushtë me kultin e Nënës së Madhe.

Të bartur rreth qafe, te liburnët kanë mundurtë shërbejnë si amulete, të cilët grave ua kanë siguruar plleshmërinë.

info@balkancultureheritage.com