Denisi i Halikamasit (I, 51, 2) e lidh themelimin e qytetit me Ankizin, i ati i Enesë, nga ku qyteti mori edhe emrin Port-Ankizi. Kjo traditë është rimarrë edhe nga Prokopi (De B. Goth., VIII, 22, 31). Denisi i Halikamasit e lidh me Ankizin dhe shokët e vet edhe themelimin e sanktuarit të Afroditës. Straboni (VII, 7, 5 c 324) e përcakton mirë vendndodhjen e portit të Onhezmit “në lartësinë e të cilit ndodhen pikat perëndimore të Korkyrës dhe përballë të cilit ndodhet në bregun tjetër një tjetër port tjetër, Kasiopea”. Qyteti është përmendur edhe nga Ptolemeu (III14, 4) dhe nga Hierokli (XII652, 3) që e rendit Ankiazmin midis dymbëdhjetë qyteteve të Epims Vetus.