Cikloni etnik në Ballkan
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Cikloni etnik në Ballkan

Mbiemri i habitshëm "serbo-alvanito-bullgaro-vllah " në kronikën e Janinës të vitit 1400. - Arvanito-vllehët e sotëm në Thesali. Në Manastirin e Shën Pantej lemonit në ishullin e liqenit të Janinës ruhet një kronikë e shkruar në gjuhën greke. Kryesisht përfshin ndodhitë e qytetit të Janinës (1355-1400), që atëherë ishte ende shprehimisht qytet grek shumë i pasur, famën e të cilit më vonë e përhapi në mbarë botën i fuqishmi dhe i tmerrshmi shqiptar, Ali Pashë Tepelena (1822), një nga krijesat më të përkryera të gjakut violent dinarik.

Kjo kronikë, nën titullin "Tregime të murgut Komnen dhe të Proklit", u botua shumë herë dhe më në fund u botua së bashku me përkthimin serbisht të Evta Avramoviqit në Glasnik Srpske Slovesnosti (1862). Lajmi më i fundit i saj thotë tekstualisht kështu: "Më 29 tetor, të mërkurën, (1400), despoti Spatas kaloi në përjetësi. Menjëherë pas kësaj, vëllai i tij Zguri pushtoi Artën.

Pas disa ditësh sulmoi kundër tij Vonko serbo-albanitas-bullgaro- vllah, i cili e përzuri Zgurin, filloi t'i lajkatojë eprorët e vet, I mbylli në qytet dhe rrënoi pasurinë e tyre". Pas këtyre fjalëve vijojnë disa ankime për rrënimin e tokës së mrekullueshme të Akarnanisë dhe për humbjen e dy autorëve, që heshtën përgjithmonë.

Një ciklon i tërë etnik qindravjeçar është simbolizuar në mbiemrin serbo-alvaijito-bullgaro-vllah, të cilin popullsia greke e qyteteve ia kishte ngjitur ngadhënjyesit të Spatëve, fituesit të ri e të përkohshëm të Epirit. ky mbiemër tregon,se ekzistenca e këtij ciklofii ishte e njohur plotësisht tashmë nga vëzhguesit e asaj kohe. Por për të edhe 500 vjet më parë shihej edhe ai mozaik kombëtar, sikurse shihet edhe sot më në lindje, në Maqedoni, i mbushur me element të fortë turkë e pastaj më pak elementë izraelitë të ardhur në shek. XVI nga Spanja. Shihet edhe se emri "arvanito-vllahë" që sot grekët u japin Farsheriotëve rumunë nomadë në Thesali, është teprica e një përzierje etnike shumë më të ndërlikuar.

Ku dhe sa gjatë është përdredhur kjo stuhi, kjo mund të tregohet lehtë nga historia e Ballkanit e shek. XIV. Por që të tregohet se nga janë elementët jogrekë dhe josllavë të këtij mozaiku, duhet depërtuar shumë më thellë në të shkuarën.

Gjurmët e racës paraindoevropiane në Atlas, në Pirenejtë, , në Alpet, në Kaukaz dhe në malet Dinarike, - Përhapja e Ilirëve të vjetër. - Zona e përzier iliro-thrake. - Thyerja e shtresave tëpara në kohën e romakëve. - Romanizimi intensive i bregut te Adriatikut: Huazimet latine në gjuhën shqipe. - Gjuha telefonike e malësorëve, - Romanizimi përhapës mbi Danub, gjuhët rumune të kompromisit.

Më përpara dyndjes së sllavëve, më përpara kolonizimit romak, Ballkani në veri të Heladës u përkiste fiseve ilire përgjatë detit  Adriatik dhe fiseve thrake në Brendësi, Në kohën e pushtimit romak, në Malin e Zi të sotëm ishin DokleatëL Fqinjët e tyre përgjatë liqenit të Shkodrës ishin Labeatët; përreth grykës së Kotorrit ishin Pirustët. Sikulotët banonin në viset përreth Drinit të bashkuar dhe siç duket, prej këndej kishte ardhur herët një pjesë e Sardeatëve, që ishin më në veri. Ndërmjet Lezhës e Durrësit banonin Batiatët; mbi Shkumbin (Genussos) ishin Partinët; tafër liqenit të Ohrit Dasaretët* mbi Vjosën e sipërme Atintanët, Amantët, Bulinët; në kufi të Maqedonisë banonin' Linkestët dhe Orestët Ilirët e vjetër gjuhësishti përkasin grupit indoevropian (arian).

Por ata kur erdhën në Ballkan, sikurse edhe thrakët e Helenët, gjetën një shtrat më të vjetër të një race, e cila, sipas gjakut e gjuhës, nuk ishte ariane. Racat e humbura dhe gjuhët e tyre I ruan më mirë malësia. Në Atlas kanë qëndruar Kabilët dhe Tuarezët, në Pirenejtë Baskët? kurse Kaukazi është muzeu i vërtetë i kombeve të humbura. Linguistika moderne i ka kushtuar një vëmendje të madhe relikteve gjuhësore të malësive, si për gjuhët e plota, ashtu edhe për dialektet. Dhe në bazë të këtyre studimeve, ajo ka depërtuar thellë në të kaluarën dhe në elementët e gjuhëve evropiane ariane, shumë më thellë sesa ka mundur deri tani me krahasimin e thjeshtë të gjuhëve ariane.

Edhe në gjuhën e malësorëve shqiptarë janë skalitur shenja nga e kaluara e largët, paraindoevropiane, paleoevropiane. Aty gjenden fjalë, sidomos Çalë blegtorie, të cilat nuk mund të shpjegohen me mjetet ariane, por të cilat jetësohen në dialektet gjermane të Alpeve përmes Helvetis deri në dialektet romane mbi liqenin e Gjenevës: (shqip mëz = zhdrijebe, lopë = krava, berr = ovca).Për disa fjalë të përbashkëta të gjuhës shqipe e rumune (shqip - mal, rum. mal) kanë vërtetim në gjuhën ilire (Dimallum = mal me dy krerë) dhe në gjuhën thrake (Dacia maluensis = Dacia ripensis). Kjo tregon se të dyja këto gjuhë ishin të ekspozuara ndaj ndikimit të ndonjë idiome parahistorike.

Kjo hipotezë përforcohet edhe me atë, që te shqiptarët janë ruajtur gjurmë të forta të numërimit vigezimal joindoevropian (njëzet (20), dyzet (40); trezet (60), që i gjejmë plotësisht te pasardhësit e Iberëve të vjetër, te Baskët e sotëm në Pirenejtë. Ndërmjet këtyre dy gjuhëve ekzistojnë edhe krahasime të tjera: (shqip bisht, në gjuhën e Baskëve buston).1} Pa dyshim pastaj, që materiali toponomastik në Iliri e në Thrakë "ka ruajtur nënshtresën e përbashkët paleoevropiane, përrtibi të cilën u derdhën, në kohë të ndryshme, fise të ndryshme indoevropiane".

Përhapja tërësore e popullsisë ilire është vështirë të përcaktohet, sepse dhe vetë bërthama e saj qe në lëvizje të pandërprerë. Ashtu si fiqnjët e tyre të Lindjes, ilirët ishin ndarë në grupe të panumërta, të mëdha e të vogla, gjendeshin në luftë fisesh ndërmjet njëri-tjetrit dhe, përveç kësaj, paraqisnin një plazmë të lëvizshme, sepse mënyra e jetesës së tyre ishte baritore.

Në skajet e bërthamës ilire mund të vërehet qysh herët një përzierje e fortë me popujt fqinjë. Japudët, që banonin në Kroacinë e sotme, Straboni i quan "popull kelto-ilir'V Pikërisht në të njëjtin skaj, ku më vonë shihet cikloni i madh serbo-shqiptar e bullgaro-vllah, në Epir, Akarnani dhe Etoli, për shkak të ekspansionit të fiseve ilire, formohet popullsia e përzier iliro- greke, të. Euripidit, gjuhën e të cilëve Tukididi e tregon fare të pakuptueshme dhe të cilën shkenca e sotme nuk e numëron në ilirishten e vërtetër

Kur u bë kolonizimi romak i Ballkanit, nënshtresa etnike e atjeshme nuk formonte njësi homogjene. Ndërmjet popullsisë  ilire e thrakase shtrihej një zonë e madhe e përzier, e cila sa më në jug, aq më e gjerë ishte. Shtresat etnike të mëparshme ishin shpërndarë dhe asimiluar. Brendësia e vendit ishte më pak e populluar se bregdeti. Përveç kësaj, pushteti politik romak grabiste shtresat e fiseve me fuqi elementare; këtë na e tregon dyndja e fisit të Pirustëve, nën mbretin Trajan, nga malet ilire për në grykën e Rizonit, në vise të largëta, të populluara nga Thrakasit. Të gjitha njësitë luftarake ilire i kishin banimet e veta edhe në shek. VI pas Krishtit në vende të huaja.

Pakësimi i ngadalshëm dhe i vijueshëm i popullsisë bëhet I dukshëm, po të krahasojmë numrin e madh të njerëzve që nxorën fiset ilire ne rastin e kryengritjes kundër perandorit August, megjithëse në kohën e dyndjes së popujve këto vende ishin fare të dobëta.        ,

Pra, ai medium i rrjedhshëm dhe me dendësi të ndryshme ishte i larmë, në të cilin thyheshin rrezet gjuhësore të kolonizimit romak për 800 vjet në bregdetin shqiptar e dalmat dhe për 500 vjet në Danubin e Poshtëm.

Përgjatë bregdetit Adriatik, ku bashkitë romake mundën të ngrinin foletë e veta në qytete të sheshta dhe të forta, deri në Durrës e Skampa në jug dhe ku mundën të qëndronin në kontakt të vazhdueshëm me Italinë, romanizimi zhvillohej intensivisht. Atje qëndroi gjuha romake dhe pastaj u zhvillua gjuha dalmatine, e cila nga të gjitha bijat romane është më e afërt me italishten.

Gjuha latine ndikoi fuqishëm mbi ilirët përreth Durrësit e Shkodrës, qëndresën e të cilëve e theu më së pari administrate ushtarake e civile romake.

Nga shek. III para Krishtit e deri në shek. VI pas Krishtit, kur këtu gjuha latine ishte ende gjuhë zyrtare, parashqipja edhe për pak qe duke u shndërruar në një gjuhë romane. Gjuha e sotme shqipe, edhe pse e marrë rreptësisht nuk është gjuhë gjysmëromane dhe e përzier, por është e mbushur me elemente  latine. Huazimet e shqipes nga latinishtja nuk janë vetëm në nocionet e kulturës, që romakët sollën me vete, por edhe në emrat e kafshëve, të metaleve, të gjellçve, të veshjeve, të pjesëve të trupit dhe të kuptimeve, që kanë të bëjnë me banimin. Ndikimi latin ka prekur edhe ndërtimin shtëpiak të fleksionit; në zgjedhimin e foljes shqipe gjejmë kohët dhe mënyrat latine, shumësi i lakimit të emrave shënohet edhe në mënyrën latine.

Sikurse mbi gjuhën ilire, ashtu edhe mbi formën e fjalëve shqipe ka vepruar sigurisht një moment antropogj eografik, duke mbuluar përherë e më shumë burimin e tyre indoevropian. Dihet se malësorët shqiptarë mund të merren vesh njëri me tjetrin me thirrje në largësi të madhe, nga mali në mal. Një bisedim të tillë në largësi na e 'vërtetojnë drejtpërdrejt burimet e mesjetës

Ky zakon i natyrshëm është shumë i vjetër dhe gjendet në të gjithë popujt që banojnë në zona malore. Kudo ka vepruar ai në përshtatjen e gjuhës për të folur në largësi, në drejtim të elizionit, kontraksionit dhe të gjymtimit të fjalëve. Parimi i emrave të përveçëm, të gjatë indoevropianë,. sipas të cilit këta formojnë kompozita dhe i cili është ende i dukshëm tek ilirët e vjetër, ka humbur te shqiptarët si dhe te malësorët e tjerë arianë (Frigasit, Armenasit), ndoshta nga shkaku i të folurit në largësi të mëdha.

Nga gjuha e Baskeve në Pirenejtë, ky zakon krijoi gjuhën e komprimuar telefonike klasike po ky zakon bëri që huazirriet e shqipes nga latinishtja të mbeteshin shumë shpesh vetëm rrokje të theksuara.

Krejt ndryshe nga bregdeti ishte kolonizimi romak në perandorinë (limes imperii) e Danubit. Këtu ai mbajti një karakter thjesht ushtarak. Ngulimet e; veteranëve të legjioneve të kufirit arritën deri thellë në jug, në rrethinat e Prizrenit dhe të Shkupit Këtu bëheshin qendra etnike romanizimi jo qytetet e mbyllura të fortifikuara, por legjionet ushtarake të veteranëve. I mbartur prej legjionarëve të panumërt të shërbimit dhe familjeve të tyre në brendësi të vendit, romanizimi veproi në këto anë ekstensivisht.

Gjuha latine u përhap me të shpejtë, por u egërsua dhe u largua përherë e më shumë prej asaj të Italisë dhe Dalmacisë. Në territorin ku banonin "militares et paene barbari" romakë, nuk qëndronte asnjë gjuhë autoktone, por krijohej një grup "gjuhësh kompromisi" dhe ky sipas fuqisë së romanizimit dhe sipas cilësisë të shtresës etriike vendase (ilire e thrake). Bërthama (nukleus) e niadhe dhe kryesore u formua mu në bregun e Danubit; atje ku shtrati latin në vendet e Danubit të Poshtëm kishte gjerësinë më të madhe, gjendej qendra pararumune, por nga ana e jugut, deri afër viseve parashqiptare, gjendeshin formime të tjera me bërthamë romane. Përreth këtyre formimeve do të ishin kristalizuar, sikurse në gadishullin e Pirenejve, dialekte romane të veçuara, po të mos kishte arritur cikloni i madh i dyndjes së popujve, veçanërisht invazioni sllav.

Dyndja sllave rrethon bërthamën shqiptare dhe thyen shtresat rumune. - Brezi dalmatin i Morlakëve dhe vijimi duklan i tij. - Zona veriore e simbiozës shqiptare-rumune- serbe. - Kolonitë e mercenarëve të Osetëve. – Terminologjia ndërkombëtare e barinjve.

Në kufijtë romakë u grumbulluan gjatë shumë shekujve energjitë e mëdha të popujve të ndryshëm borealë. Kur nën këtë trysni shpërtheu ledhi romak, u derdhën në Ballkan, porsi lumë I idalë nga shtrati i vet, popujt nomadë dhe pastaj prapë u zhdukën, siç thotë fjala e urtë çeke, si Obrët. Mbeti vetëm raca sedentare (bujqësore) sllave, e cila, duke qenë pa impulse të gjakut nomad, kudo u ngjit për trualli me forcë të madhe ashtu si kinezët. Në shek. X, mbretërit bizantinë fërkonin sytë si në ëndërr se si u "sllavizua mbarë vendi". Qendra sllave më e fortë ishte atëherë në gadishullin Halkidik: Njoftimet ë manastireve të Atosit përmendin në fqinjësi më të afërt grumbuj sllavësh të fortë. Në Peloponez edhe sot e kësaj dite dëshmojnë emrat topografikë për ngulimet e shumta të dikurshme të sllavëve.

Bërthamat shqiptare me qendrën e vet përreth Krujës kurrë nuk mundën sllavët t' i vërshonin etnikisht. Por, ngulimi sllav e ngushtoi dhe e ngjeshi në mënyrë të dyfishtë këtë bërthamë. Zona depërtuese sllave ndaj detit Adriatik shkonte në veri përtej Shkodrës, përgjatë Drinit e Bunës, deri në krahinën e vile Poles (Vilipolle, Uilipola në listat latine të shek. XV, sot Velipojë) afër Medues, sikurse u quajt në gjuhën sllave zona e iportit të vjetër Nymphaeum. Në Jug u bë një depërtim përtej Çermenikës (Scampa) e Beratit (Beloga grada) deri në selinë ipeshkëvore të Glavnikës nën Vlorë e deri në zonën bregdetare të Silavicës (1297 contrata que dicitur Slaniça, sot quhet Soli) ndërmjet Devollit dhe Vjosës.

Dyndja sllave edhe pse nuk i shkatërroi bërthamat shqiptare në male, megjithatë shpërndau kristalizimet romake përmes Ballkanit. Kjo dyndje ngjeshi pjesën e madhe të masës tërësore etnike romane; hodhi tërë shtresat e barinj ve rumunë të veriut në shtresat e jugut, në masa kompakte i shtyu ata në lindje, i dëboi ata thellë në jug përtej kufirit klasik të gjuhës greke e latine dhe i qarkoi ata në perëndim deri para portave të qyteteve bregdetare dalmatine.

Stërgjyshërit e Morlakëve të mëvonshëm (Maurovlachi, Crnim Vlasi, vllehët e zinj), të cilet edhe në shek. XVI përhapeshin përgjatë mbarë Dalmacisë, nga Kotorri deri në Senjë dhe një herë, në shek. XII, përtej Istrës deri në Tagliamento, përmenden edhe në letrat dalmatine të shek. IX (Negulus, Draculus, Dedullus). 

Që këta qenë me të vërtetë rumunë, shihet prej prapashtesave - ul Në Maqedoni dhe në Thesali, që në shek. XIII e XIV quhej "Vllahia e Madhe" (Msyalrj BXaxia), përmenden në shek, X e XI stërgjyshërit e Maqedono-Rumunëve të sotëm, të Aromunëve, të Cincarëve ose të Kucovllehëve. ^

Pjesë të forta rumunësh, si vazhdim jugor i Morlakëve tëjugut, shihen në viset e Malit të Zi liridor të sotëm. Jo vetëm dy maja malesh, Durmitori e Visitori, mbanin në vitin 1330 emër rumun, por edhe dokumentet e vjetra serbe, që kanë të bëjnë me vise edhe më Brenda lindjes, janë plot me emra sllavë me prapashtesën rumune {Gradul, Radul, Bvladul). Vëllazëritë e shumta të barinjve rumunë banuan këtu, u grumbulluan së bashku, si Piperët e Mogushët, ndërmjet lumenjve të Zetës e Moraçës dhe dhanë, bashkë me Luzhanët sllavë, material për krijime fisesh malazeze. Origjinën dako-romane të këtyre rumunëve e jep emri i Mogoshëve, të cilët jetojnë edhe sot në shumë vende të mbretërisë rumune (Mogosani, Mogosesci, Mogosoie); pastaj sidomos vëllazëria "Vllehët Sremlanë", që në vitin 1330 banonin afer Pejës. Kjo vëllazëri me emrin e vet ka ruajtur kujtimin në Srijem (Syrmium). Ëdhe në harkun e veriut të Drinit të bashkuar në rrethinat e Shkodrës dhe në rrethin e Pukës (Epicaria) kanë mbetur elementë rumunë bredhës.

Viset ndërmjet Ulqinit, Raguzës e Prizrenit, nga deti përgjatë Drinit deri në masivin e Alpeve shqiptare (Bjeshkët e Namuna) dhe deri në anën e mëngjërt hidrografike të lumës, formonin në mesjetë rijë brez të fortë të simbiozës etnike, në të cilën elementi shqiptar e rumun i barinj ve shkrihej me banprët sllavë bujqësorë. 

Pranë detit, shqiptarët në mesjetë shtriheshin në veri më lart se sot. Degët e trungut shqiptar të prerë nga kolonizimi sllav i zhupanëve të vjetër ndërmjet Ulqinit, Budvas dhe liqenit të Shkodrës, shiheshin në shek. XIII dhe XIV përreth Raguzës e Kotorrit, pastaj prapë në emrat malazezë dhe në emrat e vendeve të Hercegovinës (Golemade 1441, shqip "Gojamadhe", Beri 1444, edhe sot Shën Gjoni e Shekulare në Mal të Zi, 1300 Burmazi afër Stolcës, prej fjalës shqipe;"burri i madh"). Në fund të shek. XIII u shtua, për shkak të përhapjes së shqiptarëve drejt veriut, edhe popullsia e re shqiptare.

Në mesjetën e vonshme, në distriktin e Shkodrës gjendej edhe kolonia e Osetëve kristianë nga Kaukazi, të cilët rusët dhe serbët i quanin "Jasi" dhe që patën ardhur këndej si ushtarë mercenarë nën mbretin Urosh II (1296-1321). Në kadastrën e vitit 1416 përmendet "villa Oseti, cavo Pietrq Oseti", dhe-'tS tillë Osetë (OsettU Ochsete) gjendeshin të shpërndarë edhe në fshatra të tjerë.

Sikurse për shkak të plastikës së tokës në zonën dinarike të katundeve të vjetra dhe sllavët iu nënshtruan mënyrës së jetesës së barinjve, kështu u krijua këtu ndërmjet Kotorrit e Prizrenit edhe terminologjia shqiptaro-rumune-serbe në sferën e blegtorisë e të bulmetit, e cila i kishte bazat e veta paraindoëvropiane. Në shek. XV një banor i Kotorrit quhej "Gurcho Vrda" një tjetër thirrëj (1427) "Pantho de Briza".

Në fshatin Repisht afër Shkodrës përmendet (1416) "Gjin Brinzi". Bmimet verore të fisit shqiptar të sotëm Merturiqxhsn Briza.Edhe në dialektet malazeze gjenden mjaft gjurmë të kësaj terminologjie (turin, hira, frus).

Fiset e vjetra rumune u asimiluan mjaft shpejt. Përkundrazi, procesi -i amalgamizacionit ndërmjet serbëve e shqiptarëve qëndron edhe sot, Raca më tipike është rasti i fisit tq Kuçit, për të cilin në vitin 1610 thuhet se "gjysma qe ortodokse e gjysma latine".

Përhapja e malësorëve shqiptarë drejt Jugut. – Cikloni shqiptaro-vllah afër Gramozit dhe Pindit. - "Gjinde e egër " dhe "rëmënjtë ". - Zona jugore e simbiozës shqiptaro-rumune-sllave. - Zbritja e serbëve të Humës në jug nën mbretin Dushan.

Shumë më intensive se në veri ishte simbioza apo amalgamizimi i popullsisë shqiptare e rumune në jug të masivit shqiptar, në Vllahinë e madhe. Në fund të shek. XIII filloi të vërshojë me vrull bërthama shqiptare. Shqipëria ndërmjet Tivarit, Prizrenit, Ohrit e Vlorës ishte në qytete e fusha me të vërtetë të qytetëruara. Por në gryka, në male të pakalueshme banonin njerëz gjysmë të egër,"gjinde e egër. Në këto vise qëndronte qysh nga koha e vjetër hobja dhe shigjeta e lyer me helm. Atje sundonte katundi i lëvizshëm, I mbushur plot me prona të trashëguara të kohëve shumë të vjetra, me besë dhe me marrjen e gjakut, të cilën kudo në fusha e kishte hequr ndikimi i kishës dhe i shtetit të fortë.

Nëpër malet shqiptare, të paprekura nga luftërat dhe rreziqet, popullsia e një race shumë të bukur u mbajt e freskët, pjellore, e fortë, me një vitalitet të jashtëzakonshëm në disa individë, e qëndrueshme në të gjitha fatkeqësitë, luftëtarë, të cilëve u ishte "dyshek toka dhe jastëk guriAi-element bredhës filloi të  rrotullohej nga malet në ultësira, i lodhur nga luftërat e pandërprera dhe rreziqet e vazhdueshme, pranë Thesalisë e Pilurit, tokë me pyll", sikurse e quanin atëherë shqiptarët Epirin (1510 te Muzaki: Epiro ch 'in lingua albanese se dice Pylloria). Shtytjen për këtë ciklon fort të madh e dha lufta ndërmjet anzhuinëve në Durrës dhe bizantinëve, veçanërisht pas goditjes së gjeneralit të Napolit Sullyes-it kundër Beratit (1280). Shqiptarët u derdhën mbi "fiishën ilire", mbi Savrën a Muzakin (Myzeqenë), dhe me gra e femijë, me, bagëti e kuaj, u grumbulluan në Thesali, duke shkretuar tokën e hapur (1325, et ad presens consumunt et destruunt taliter, quod nihil remansit penitus extra castra). ~Në luginën e Ahelousës, në viset e Angelokastrës (Gjirokastrës), u bashkuan shqiptarët me Remerimët (shqip rëmen, shumë rëmënjtë), sikurse quheshin rumunët prej shqiptarëve, që u formua nga emri: Romanus. Nga gjaku dhe mënyra e jetesës, ky popull ishte i aferm me shqiptarët dhe ishte i lëvizshëm si zhiva. Sot fjala "emër" nuk është më emër i përveçëm, por do të thotë sikurse fjala turke "çoban", me të cilën shqiptarët emërtojnë vllehët përreth Beratit.

Kundër shqiptarëve e aleatëve të tyre u ngrit mbreti bizantiri dhe Katalonët, që ishin sundimtarët e dukatit të Athinës. Ky I dëboi me ndihmën e ushtarëve mercenarë turq deri në kreshtat e maleve, kurse emri "katalla" kaq ka hyrë në kujtesën e shqiptarëve, sa edhe sot me këtë fjalë kuptojnë "njeriun e lig" (mizorin, katilin). Kundër dyndjes së popullsisë shqiptare u mbrojt popullsia urbane greke; qyteti i Thesalisë Phanarion kërkoi që ata të mos vendoseshin kurrsesi në tokën e tij. Kjo, pa dyshim, ndodhte për të njëjtat shkaqe, prej të cilave në kohën e diasporës shqiptare, Ankona nxori statutin e vet të famshëm kundër shqiptarëve, prapë nga këto shkaqe qyteti Chieti në Italinë jugore i detyroi shqiptarët të banonin jashtë qytetit (në geto); kurse baronët e Napolit ua ndalonin atyre (1506) mbajtjen e çdo lloj arme. Por të gjitha këto masa nuk sollën asnjë dobi në Thesali dhe Greqi. Në gjysmën e shek. XIV silleshin nëpër Thesali Mazrekët e fortë shqiptarë në kronikën e Janinës, te Kantakuzeni, Marchaseos 1304 në diplomat anzhuine: ky emër është i përbërë nga fjala shqipe mas (mbas) dhe "rëke"); ashtu silleshin edhe Zenebishët bashkë dhe Malakashët e Bujët, të cilët shkenca sot i njeh si rumunë dhe të cilët mbreti Kantakuzen - që është shumë karakteristike - i emërton gabimisht si shqiptarë. Në vargjet e maleve të Pindit e të Gramozit, në viset ndërmjet Janinës dhe Kosturit, u ngrit cikloni i madh etnik, i cili zgjati plot një shekull; kaloi në Maqedoni dhe Heladë dhe thithi në dredhën e vet gjigante pjesë të të gjitha kombësive të Ballkanit. Në vitin 1346 banonin "vllehët, bullgarët dhe shqiptarët" në terrenet e episkopatit Stagi në Thesali. Atje u pa në pakicë simbioza e këtyre tre kombeve, e cila gjatë një shekulli, më parë dhe më pas, u bë e madhe dhe arriti deri në paralele interesante në shprehje dhe në fraza të gjuhëve shqipe, rumune, bullgare dhe të greqishtes së re, deri në krijimin e "tipit ballkanik" e sidomos në sintaksë.

Mbreti Dushan pushtoi në vitin 1348 Epirin dhe Thesalinë deri në kufirin e dukatit të Athinës. Në ushtrinë e tij gjendeshin më shumë shqiptare. Në vitin 1350 udhëheqësi i ushtrisë serbe, Prelubi, depërtoi deri në kështjellën e Pteleonës në gjirin e Volosit përkundruall Negropontit. Venedikasit i quanin trupat e tij "Albanenses Arhontët e stratiotë grekë u dëbuan nga terrenët e tyre me ardhjen e Dushanit në Epir e Thesali. Vendet e tyre I pushtuan në pjesën më të madhe kryetarët e luftëtarët shqiptarë dhe pak serbët. Këta erdhën në masa të mëdha në Maqedoni, duke pushtuar vendet e pronarëve grekë. Në vitin 1350 përmenden në Beri 30 bujarë serbë me fëmijë e gra dhe me 1500 kalorës. Në këtë kohë zbritën në jug banorët e viseve të largëta malore të Perëndimit. Vojvoda Mlladen, i ati i sebastokratorit Branko në Ohër, dikur ishte komandant në rrethinat e Raguzës. Nipi i tij, mbreti Gregori (Grgur), ndërtoi (1361) në bregun lindor të liqenit të Ohrit kishën përkushtuar "Bogorbdici Zahumskoj" - Shënmërisë Zahumska (sot manastiri i Shën Naumit). Në ato vise gjendeshin (1379) bujarë nga Nevesinja e Lubomira e Hercegovinës.

Kur u shkatërrua mbretëria e Dushanit, pjesët e reja serbe në jugun e largët, në Thesali, dhe rië jugun e Maqedonisë, së bashku me popullsinë bujqësore sllave, nganjëherë e quajtur sipas emrit të shtetit bullgar, hynë në vorbullën e ciklonit shqiptaro-vllah, gjë që e ka fiksuar kronika e Janinës në shprehjen: serbo-albanito, bullgaro-vllah.

Nën shtypjen turke lëvizi bërthama serbe e kroate drejt veriut; fillon diaspora shqiptare dhe rithyerja e shtresave rumune. - Përparimi i shqiptarëve drejt veriut e lindjes 1690-1878. - Zbatica sfyqiptare në horizont.

Dhe në atë kohë vjen goditja e tmerrshme turke. Popullsinë bujqësore sllave nuk e vuri në lëvizje për një kohë të gjatë; për tre shekuj bërthama serbe e kroate lëvizi ngadalë nga jugu drejt Danubit, përkatësisht drejt Dravës, Por trysnia turke ktheu menjëherë rrjedhën e popullsisë shqiptaro-rumune në drejtime të tjera.

Invazioni shqiptar lëvizi në jug, në dukatën e Athinës (1387), në Argolidë dhe Napuli (1380); prej këndej në ishullin Negroponte dhe më në fund (1550), me mbështetjen e turqve, edhe në ishujt e tjerë të detit Egje.

Pasojë e trysnisë turke është edhe diaspora e madhe e bërthamës shqiptare, përbri së cilës dhe nën emrin e së cilës u dyndën gjatë shek. XV edhe rumunët e sllavët nga Dalmacia e jugut, Duklja dhe nga viset e lumit Vjosa për në Jakin, Venedik,

Istria dhe pastaj më e shumta në Apuli e Kalabri. Sulmi i parë turk shkaktoi një turbullirë të madhe në popUllsinë shqiptare në veri. Në senatin e Raguzës u diskutua në muajin gusht 1388 për të arratisurit shqiptarë (faciendo libero relaxari omnes Albanenses fuqientes captos për mostros). Në atë vit, në muajin maj, mori vendim qeveria e Venedikut për të arratisurit nga viset përreth Durrësit (de partibus Durabhii). Thuhet për ta se ishin "fshatarë të thjeshtë eprimitivë" (dicteanime suntrustice et rudis intellectus).

Në Rekan atë përmenden të arratisurit në vitin 1437; në Ankonë në vitin 1458 dhe në Venedik në vitin 1444 përmenden kolonitë e forta shqiptare. I përzier me sllavët e zonës veriore të përzier dhe mandej me dalmatinët e jugut (1419) filloi të rridhte nga mbarë Shqipëria (1442,1467,1478) një lum i vërtetë njerëzish në Apuli dhe në Kalabri (1467).

Sikurse shihet qartësisht nga emrat, që në amzë gjenden me shkurtimet latinisht, ishin përzier edhë toskët shqiptarë nga Shqipëria e Jugut (Prori, Niccolaus de Durazo, Nicolaus Musayhgi, Musaghy, Musaghius, Petrus de Ghonno Spati) me elementë sllavë të jugut (Bracassin).

Në vitin 1482? mbreti i Napolit, Frideriku, u premtoi liri të gjithë sllavëve, shqiptarëve dhe grekëve, që niseshin për në Brindizi. Këta në të vërtetë ishin shqiptarë nga Greqia. Shpërnguljes për në Itali i dhanë fund emigrantët nga Himara në vitin 1744. Në vitin 1886 numëroheshin në Itali 196 768 shqiptarë në 79 bashki.

Dialektet e tyre janë fare të afërm me dialektet toske të shqiptarëve të Greqisë.

Kolonia e sotme e shqiptarëve afër Zarës (Borgo Erizzo), që u krijua në vitet 1723-1727 doli prej viseve të Dukles së vjetër, nga zona e përzier serbo-shqiptare. Këtë gjë nuk e tregojnë vetëm rastet në të cilat u krye ajo shpërngulje me ndërmjetësinë e Tivarit dhe me ndihmën e kryeipeshkvit të Tivarit, Viçenc Zmajeviqit, por edhe kujtimi i disa familjeve të shpërngulura (Sestani, Vladagni), të cilat mbajnë emrat e fshatrave përreth Tivarit, përkatësisht të Shkodrës.

Sulmi turk mbi fiset rumune të Maqedonisë e të Thesalisë veproi në të kundërtën e dyndjes sllave dikur mbi rumunët e kufirit të perandorisë romake. Shtresat, nën sundimin turk, u copëtuan nga jugu në veri. Në vitin 1610 dëshmonte vendi Molocussi se afër Krujës gjendeshin pjesë të Malakashëve të Jugut. Ndërtimet që u bënë nën manastirin e famshëm benedikttë Shën Lleshit në Malin e Shenjtë të Mirditës mbanin emrin Orosh; këtë emër ia dhanë, pa dyshim, të arratisurit rumunë (rum. oroshi d.m.th. varosh). Në Bosnjë, në rrethin e Foçës, gjendet një fshat, që quhet Paraun. Analiza gjuhësore interesante e këtij emri, që e bën prof.  Skok, tregon se ai rrjedh nga rumunët, që erdhën atje nga jugu dhe që jetonin në kontakt të ngushtë me shqiptarët e vjetër (paraun vjen prej shqipes prrue, përrua, sllav. potok). Dialekti i rumunëve të sotëm në Shqipërinë e Veriut është maqedono-rumun. Fjalë sllave në dialektin e rumunëve, që në fundin e shek. XV u dyndën në Istria, formojnë tepricat e rinezmit, që të çojnë te gjuha bullgare e mesjetës. Shumë fjalë shqipe të blegtorisë, barinjtë rumunë ua lanë gjatë ikjes së vet sllavëve dhe maxharëve (hungarezëve).

Vala rumune, që ushtoi drejt veriut, ngrihej pjesërisht edhe në qendra të afërme. Ekzistonte edhe zona e madhe e Morlakës përgjatë bregut të Adriatikut, por as blloku kroat as ai serb nuk ishte kaq i dendur si sot. Qysh atëherë (nga fundi i shek. XVII) u sllavizuan edhe Morovllehët e fortë. Sot në viset thjesht slave gjendet një sasi fare e vogël aromunësh, të cilët, si për shembull në Bosnjë, e kanë humbur gjuhën e vet qysh prej asaj kohe që u dyndën. I njëjti fat i priti edhe maqedono-rumunët, që mbetën të shpërndarë në jug. Përreth Selanikut e Serës ata u shndërruan në grekë, përreth Velesës, Perlepit e Prizrenit u shndërruan në serbë, përreth Elbasanit, Ber^atit e Tiranës u kthyen në shqiptarë.

Në shek. XVII në këto vise filloi një ciklon i ri. Dhe prapë atë e shkaktuan barinjtë shqiptarë, por tani të besimit muhamedan, drejt qendrës së Ballkanit dhe pastaj drejt Maqedonisë. Që nga koha e pushtimit turk, popullsia serbe u tërhoq gjithnjë e më shumë drejt veriut, derisapas vitit 1690 vijoi një dyndje e madhe në Hungari. Në banimet e vjetra të serbëve hynë shqiptarët nëpër Opojë, Lumë, përgjatë Drinit të Bardhë në Kosovë e deri në Novi Pazar e Nish. Peja, ku për 600 vjet ishte selia kryesore e kishës serbe, u bë, si Gjakova e Gusia, njëfarë republike qytetare shqiptare në të cilën, për shkaktë popullsisë luftarake e kusare, ishte më vështirë të arrije sesa te gërmadhat e qytetit Ninivë.

Tërheqjen etnike të serbëve dhe përhapjen e shqiptarëve e shkaktuan kryengritjet serbe (1804-1815), sidomos lufta turko-serbe 1876-1878. Nga shek. XVIII ngjeshën rëndë Maqedoninë. Në luginën e sipërme të Vardarit qëndruan nëpër pronat muhamedane (çifligje) bujq sllavë; territoret e tjera i banonin barinjtë shqiptarë, Shqiptarët zunë edhë bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit. Fshatra shqiptarësh kishte afër Kumanovës, Kosturit etj. Të gjithë këta shqiptarë, që depërtuan larg në lindje, e dinë saktësisht se cilit fis të anës malore i takojnë. Përhapja e shqiptarëve u krye brenda dy shekujve, ashtu siç është vënë re në prag të Luftës Ballkanike (1912) nga prof. Cvijiq dhe shumë nxënës të tij në rrethinat e Pologut, të Tëtovës, Kërçovës e gjetiu. Së pari lindën banda shqiptare të forta prej 300 vetash, morën me vete femijë e burra (zullum), që t' i lironin pastaj kundrejt një shpërblimi. Popullsia sllave pësoi shqetësim, humbi sigurinë dhe ndërpreu punimet bujqësore të zotërinjve;

Këtu erdhën 2-3 familjë shqiptare, duke u paraqitur si zotërinj. Autoritetin ua jepte gjakmarrja, sepse prapa këtyre individëve qëndronte i bashkuar krejt fisi. Më në fund, fshatarët, duke mos mundur të duronin terrorin, larië tokën e tyre dhe u tërhoqën në brendësi të vendit.

Edhe lufta e madhe evropiane, si dhe pasojat e saj politike në të gjitha ato vise, që kanë elementë josllavë, shkaktuan, siç duket, një stuhi të re etnike. Dihet, për shembull, se traktati i Perlinit shkaktoi zbaticën e shqiptarëve, të cilët në verilindje filluan të tërhiqeshin nga distriktet e reja të Serbisë. Nëse një ciklon i tillë i ri do të ndryshojë mozaikun etnik të Maqedonisë ose nëse mandej do ta shkrijë në një masë të vetme, kjo gjë, siç mund të thoshte Homeri i vjetër, "është në duart e zotave".

info@balkancultureheritage.com